• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë si referendum për ndryshimin e qeverisjës

February 11, 2021 by dgreca

Në sajë të parashikimëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahën me 14 shkurt të këtij viti, pa dilema subjekti i parë do të jetë LVV, por çështja qendron të formimi i koalicionëve paszgjedhore për të pasur një qeverisje të qendrueshme  në favor të qytetarëve e jo të partive apo të klanëve të ndryshme siç ka qenë tash dy dekada, ku  vetëm ndryshimi i qeverisjës është shpëtim!

FORUM

Nga Nail  Draga/

Sipas të dhënave nga KQZ, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do marrin pjesë  gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1079 kandidatë.

Tri subjektet më të mëdha politike, Lëvizja Vetëvendosja (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synojnë postin  e kryeministrit të Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani, presidentja në detyrë dhe Ramush Haradinaj synojnë postin e presidentit të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 14 shkurt, janë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (21 dhjetor 2020) që  ka shpallur të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës me 3 qershor 2020.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për „mashtrim me subvencione“. Vota e tij ishte vendimtare, më 3 qershor, për votimin e Qeverisë së kryeministrit A.Hoti, e cila u votua nga 61 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës. Sipas Gjykatës kushtetuese individët që kanë qenë të dënuar në tre vitet e fundit nuk mund të kandidohën për deputet, nga del së në këtë listë është edhe Albin Kurti, që nuk i lejohet të kandidohet në listën e LVV.

Qeveria e akrobacioneve politike

Vendimi i tillë hapi debate të mëdha politike në Kosovë duke e trajtuar qeverinë aktuale të paligjshme e cila ishte si rezultat i akrobacionëve politike të LDK dhe partive të tjera parlamentare, të cilat më herët rrëzuan qeverinë Kurti. Ishte ky një veprim kundër qytetarëve të Kosovës, të cilët për afër dy muaj sa veproi qeveria Kurti, Kosovës filloi të vijë era shtet, duke filluar të eliminoj disa anomali në qeverisje, për të ndaluar korrupcionin, zbuluar aferat korruptive si dhe keqpërdorimin e buxhetit të parave publike të qytetarëve të Kosovës. Pikërisht, ky veprim parimor paraqiste frikë të partitë tjera politike se çdo veprim në këtë drejtim do rrezikonte aktorët e veprimtarive të tilla, andaj, u bashkuan të gjithë kundër LVV, të prirë nga LDK, për të ruajtur pozitat dhe privilegjet e mëparshme.

Ndryshimi i nevojshëm

Por, në rrethanat aktuale shoqërore dhe politike në Kosovë, i tërë opinioni është i  mendimit se kemi të bëjmë me ndryshimin e nevojshëm, sepse janë bërë dy dekada me një status quo që  nuk është në favor të qytetarëve të Kosovës. Në këtë periudhë kohore janë partitë, LDK-PDK-AAK të cilat në forma të ndryshme kanë qeverisur duke mos dëshmuar qeverisje të qendrueshme, sepse në rënd të parë kanë vendosur interesat personale, partiake e klaneve të ndryshme e jo interesat e qytetarëve të Kosovës. Kemi të bëjmë me struktura të njohura individësh të cilët janë ndërruar në pozita të ndryshme, pa ndonjë risi dhe vlerë të veçantë si personale e profesionale, nga del se kemi të bëjmë me shtetin e kapur nga oligarkët e ndryshëm me pasoja shumëdimensionale. E dhëna se asnjë qeveri nga viti 2008, nuk ka përfunduar mandatin e saj të plotë, del qartë se kemi pasur paqendrueshmëri politike dhe qeverisëse, duke dëshmuar joseriozitet dhe mungesë të emancipimit politik.

Pushteti e jo shteti(!)

Përvoja e deritashme nga partitë politike që kanë qeverisur deri më tash për dy dekada në Kosovë, del qartë se ata kanë qenë të preokupuar për pushtet e jo për shtet. Aferat e ndryshme korruptive, nepotizmi në të punësuar, mos funksionimi i pushtetit ligjor, keqpërdorimi i mjetëve financiare të taksapaguesve, keqpërdorimi i pozitës zyrtare etj.,  janë dëshmi për qytetarët, të cilët janë ngopur me dukuritë e tilla, andaj shpëtimi mund të gjindet përmes zgjedhjeve, duke e dënuar pushtetin aktual, duke mos e votuar, por duke mbeshtetur parti të tjera politike, që nuk kanë qenë pjesë e qeverisjeve në Kosovë. Andaj kësaj here qytetarët do dijnë për të zgjedhur se kush mund ti përfaqësojë më mirë në Kuvend e më pas në Qeveri, dhe rasti është në zgjedhjet e parakohshme paralamentare të cilat do të mbahën me 14 shkurt të këtij viti.

Nëse me parë ekzistonte   ndjenja e idealizmit dhe  përgjegjësisë për të sakrifikuar për Kosovën, me keqardhje them se janë zbehur për të mos thënë janë eliminuar këto vlera të  një pjesë e konsiderueshme e pushtetarëve, sepse  për interesa personale e sakrifikojnë Kosovën(!). Dhe me një qasje të tillë del qartë se kastës politike, e oligarkëve të ndryshëm në Kosovë iu intereson vetëm  pushteti e jo shteti. Përjashtim në këtë aspekt si opozitë konstruktive  është dëshmuar vetëm LVV, e cila iu ka ndenjur besnik parimeve, në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kujtojmë me këtë rast mbrojtjën në parlament të çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pastaj të refuzimit të formimit të Bashkësisë se komunave serbe etj.

E para dihet, cila do të jetë e dyta

Si asnjë herë më parë  në zgjedhjet parlamentare, kësaj here në sajë të gjendjes aktuale  në skenën politike sipas  sondazheve të publikuara deri më tash vlerësohet  për një fitore të LVV-së, së bashku me grupin e bashkangjitur nga Vjosa Osmani. Por, dilema mbetet se deri  sa do të jetë numri i mandatëve të deputetëve, dhe a do të jenë të mjaftueshëm për shumicën parlamentare, apo iu duhet një subjekt tjetër politik  që  të formojnë qeverinë.

Nëse para zgjedhjeve në vitin e kaluar të mbajtura me 6 tetor 2019, të disa subjekte ishin definuar vijat e kuqe, çështja qendron se a do të kemi një qendrim të tillë pas zgjedhjeve. Në këtë aspekt besoj se nga LVV kanë mësuar leksion nga e kaluara dhe do të dijnë për ta menaxhuar situatën në rrethana të reja të imponuara nga faktor të brendshëm dhe të jashtëm, në favor të një Qeverie të qendrueshme dhe funksionale.

Ndërsa enigmë në skenën politike kosovare është vendi i dytë,  garë e cila do të jetë në mes LDK-së dhe PDK-së. Nuk ka dilemë se LDK do të ketë rënie të numrit të votuesve si rezultat i qeverisjës në kohë të krizës, por edhe të aferave të ndryshme, duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve dhe mos mbajtës së parimeve partiake, ku rast tipik është përjashtimi i V.Osmanit, nga partia si deputeti  me i votuar në listën e LDK. Nga ana tjetër për PDK nuk ka dilemë se shkuarja e dy personalitetëve kyçe në Gjykatën speciale në Hagë(Thaçi e Veseli), do të ndikojë në elektoratin e tyre votues. Edhe pse PDK  kishte qendrim opozitar, i dha një ndihmë të konsiderueshme LDK për të rrëzuar  Qeverinë  Kurti, duke i siguruar votën vendimtare nga një ish deputet i AAK-së, ku si shpërblim i premtoj postin e konsullit në Çeki për djalin e tij, duke dëshmuar së pazaret politike në Kosovë janë bërë dukuri normale(!).

Ishte ky një pazar tipik politik, dukuri kjo e njohur tash sa vite në skenën politike në Kosovë, ku  nuk zgjidhen mjete për të realizuar qellimet e veta, qe paraqet korrupcion tipik  politik me pasoja për qytetarët e Kosovës. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një shoqëri parapolitike pa parime por me sindromin e klanëve të interesit, këto veprime  nuk janë sekrete shtetëtore  por  janë të njohura për opinionin e gjerë.

Në  skenën politike kosovare numri i katërt ka kohë që është i rezervuar për AAK-në e cila është transparente ne kërkesat e saja. Për ata nuk ka vija të kuqe sepse janë deklaruar publikisht se do të jemi pjesë e qeverisjës së ardhshme pa marrë parasysh se kush i fiton zgjedhjet. Një qendrim të tillë e mbeshtesin në faktin se ato duhet të jenë subjekti plotësues, për formimin e shumicës parlamentare, sikurse më parë LSI-ja në Shqipëri. Ndërsa nga një supozim i tillë ata vlerësojnë se do të shpërblehen e ate pikërisht me postin e presidentit të Kosovës, për të cilin e dëshiron lideri i saj R.Haradinaj.

Presidenti dhe pazarët politike

Në mungesë të mundësisë së zgjedhjes së presidentit nga ana e qytetarëve, edhe kësaj here si duket do të bëhën pazare politike, si më herët, çështje kjo e cila duhet të trajtohet me seriozitet nga shumica e re  parlamentare. Pikërisht, duhet bërë përpjekje ligjore për   ndryshuar zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët e jo nga parlamenti, duke eliminuar spekulimet, që do të jetë në favor të demokracisë parlamentare.

Vendosin votat e mërgimtarëve

Në sajë të informacioneve del qartë se disponimi  i mërgimtarëve për pjesëmarrje  në  këto zgjedhje është e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave për të votuar kanë aplikuar rreth 140.000 votues, ku nga ky numër rreth 30.000 iu janë refuzuar aplikimet(!?). Një veprim i tillë është krim  duke iu mohuar të drejtën elementare për të votuar që nuk mund të arsyetohet më asgjë. Pikërisht, duke parë parregullësi dhe dyshuar në këtë proces, sepse aplikimet do të dërgohen me postë(2-12 shkurt) një numër i konsideruar i tyre do të udhëtojë drejt Kosovës, për të marrë pjesë në votim drejtpërdrejtë. Pasi, Kosova në botën e jashtme ka 60 përfaqësi diplomatike, ka qenë më e arsyeshme që qytetarët e Kosovës të votojnë në ato përfaqësi, e jo të votojnë me postë, apo të udhëtojnë në vendlindje, duke eliminuar dyshimet dhe shpenzimet materiale.  

Nuk ka dilemë se nëse në këto votime do të marrin pjesë ky numër i paralajmëruar i tyre, duke tejkaluar parashikimet, mërgimtarët me votën e tyre  mund të zgjedhin rreth 10 deputet, që do të jenë numër përcaktues për fitorën e zgjedhjeve.

Mërgimtarët, ndërgjegja jonë kombëtare

Në këto zgjedhje kemi risi sepse nga mërgata shqiptare disa individë janë nominuar për të qenë pjesë e listës zgjedhore me mundësi reale për të qenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. Një veprim i tillë nga subjektët politike  është për t’u përshëndetur, andaj i mbetët elektoratit votues me votë për të dëshmuar  respektin ndaj tyre, të cilët edhe pse fizikisht janë larg Kosovës, me tërë qenien e tyre kanë qenë dhe janë në Kosovë. Kontributi i tyre para, gjatë e pas luftës mbetet emblematik, andaj ata janë ndërgjegja e jonë kombëtare!

Zgjedhjet, referendum për  qytetarët

Në rrethana të tilla siç ndodhet Kosova, ndryshimet janë të mundshme dhe diçka të tillë janë duke pritur qytetarët jo nga partitë politike të cilat deri më tash kanë disa vite në pushtet me qeverisjen e tyre. Andaj kësaj here qytetarët do dijnë për të zgjedhur se kush mund ti përfaqësojë më mirë në Kuvend dhe më pas në Qeveri, dhe rasti është në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, të cilat me tepër i ngjajnë një referendumi se sa zgjedhjeve parlamentare.

Në rastin konkret që të shpetohet Kosova, për të kthyer besimin e humbur në qeverisje, qytetarët duhet të mbeshtesin atë forcë politike e cila është e pakorruptuar, e cila do të sjell model të qeverisjes, me individë me integritet personal e profesional, që veçohen me autoritet shoqëror e intelektual, që në rend të parë kanë shtetin e jo pushtetin si kanë vepruar deri më tash pjesa ma e madhe e partive politike duke humbur besimin të qytetarët dhe vlerat e demokracisë pluraliste

Kosova ka nevojë për  ndryshime politike, dhe do të jenë qytetarët e saj të cilët do të vendosin me votën e tyre, sepse të gjithë e kanë të qartë se kemi të bëjmë me rastin që nuk duhet të humbet, sepse vetëm ndryshimi është shpëtim!

( 10 shkurt  2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, Nail Draga, zgjedhjet Parlamentare

Covid i merr jetën gazetares Zenepe LUKA

February 11, 2021 by dgreca

Nga Elsa Xhai & Raimonda Moisiu/

Tronditje e thellë, dhimbje e madhe për  Gazetarinë, Letërsinë Shqipe, dhe Fondacioni Nermin Vlora Falaschi,Shuhet Publicistja, Gazetarja e njohur dhe Presidentja e Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski”, -Zenepe Luka Cekrezi, –  e cila nuk mundi ta fitonte betejen pas infektimit me  Covid-19. 

U shua Gazetarja e paepur që kishte dhuntinë të bashkonte brezat e grave dhe artisteve të shquara, gazetarja që promovonte vlerat e gruas shqiptare ndër breza e shekuj, gazetarja që të bënte ta gëzoje jetën! 

Publicistja dhe gazetarja e njohur  Zenepe Luka, i përket brezit të artë të gazetareve femra, si një ndër gratë e para në median shqiptare që me shpinën e mendjes dhe “kockë intelektuale” të  fortë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale na ka dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional në dekada të tëra. Gazetarja “rebele” Zenepe Luka me arritje të papara gjatë karrierës së saj ka sfiduar skeptikët e kritikët e kohës edhe për çështjet më të rëndësishme në jetën social-kulturore politike të vendit. Gazetarja e njohur Zenepe  Luka  i përket brezit të

 artë të gazetareve që së bashku me kolegët e tyre burra- bënë rrotacionin mediatik më spektakolar, profesional e historik mes kufirit të dy epokave –Gazetarisë para ’90-s dhe pas viteve ’90-t- në vazhdim e deri më sot-pra bënë historinë e medias shqiptare. Ja si shprehet shkrimtari i shquar i letrave shqipe, Dritëro Agolli për gazetaren Zenepe Luka: “Në kuptimin e marrëdhënieve shoqërore, të jesh gazetar, do të thotë; të njohësh dhe të të njohin shumë njerëz, t’a kesh për nder, që i njeh dhe ta kenë për nder ata, që të njohin. Në këtë larmi organesh shtypi, Zenepa Luka vazhdoi të përparojë stilin publicistik të gjinive të ndryshme të gazetarisë. Është një shprehje: Vrapojmë, të arrijmë Horizontin, Horizonti largohet duke paraqitur një pejsazh tjetër. Horizonti i shoqërisë politike shqiptare, ndryshoi, ndryshoi edhe përmbajtja dhe forma e gazetarisë. Nuk kishte më kontroll të rreptë të shtypit, u bë mënyra e të shkruarit më dinamike, më e thjeshtë, duke larguar ekstazën. Këtë përmbajtje dhe formë të re të shtypit, mundi ta përvetësojë edhe Zenepe Luka. Ajo filloi të shkruajë më thjeshtë, duke shmangur kozmetikën e frazës, kozmetikë, që fsheh përmbajtjen dhe zbeh faktin.’ Ndërsa babai i gazetarisë shqiptare, Prof.Dr.Hamit Borici, do të shprehet kështu për ish-studenten e tij Zenepe Luka: ”Zenepe Luka më sjell në kujtesë studenten që ngulmoi për të ndërruar degën, nga Gjuhë–Letërsi në Gazetari. Tashmë ajo është një gazetare e afirmuar me vision të gjerë profesional dhe përfaqëson një punë të madhe dhe me përkushtim në fushën e gazetarisë dhe publicistikës bashkëkohëse, profilin shoqëror e qytetar të njohur e vlerësuar jo vetëm nga kritika e kohës por edhe nga opinion publik shqiptar.

Profili i Publicistes e Gazetares së njohur Zenepe Luka Cekrezi

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.Është e para gazetare e RTSH ,në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.Vazhdon të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

 Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të  përballojë Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”,  ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko”.

Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.

   Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.  “Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”. Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Poëer”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill  2018.Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale” .Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua  në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi.“ .

Angjelina Arianiti Komneni Shpirti i shenjtë i Arbërisë”, që është libri i 18-të i autores, botohet me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shenjtores shqiptare, e panjohur dhe e pavlerësuar në vendlindjen e saj.

Largimi fizikisht  i Publicistes e Gazetares së njohur, Presidentes se Fondacionit “Nermin Vlora-Falaski”,- Zenepe Luka Cekrezi nga kjo botë, më ka shokuar,  lotuar dhe trishtuar  jo vetëm ne miket e koleget e saj,  por ka prekur në mënyrë më të konsideruieshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e Artisteve e Gruas të shquar Shqipatare, e Fondacionit Nermni Falaschi Vlora, që nga Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Makbule Ceco, Silvana Brace, Vitore Sallaku, Vllasova Musta, Kozeta Zavalani etj,  komunitetin gazetarëvë, shkrimtarëve e artistëve, -botën shqiptare,  Vloren dhe Librazhdin, Zenepe LUKA do të jetë i pranishëm shpirterisht dhe me Trashëgimine e saj  intelektuale, publicistjke letraro-artistike dhe aktivitet kulturore janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për vite e vite, që vijnë e ikin!

Prehu në PAQE, mikja e kolegja jone e cmuar!

Të qoftë dheu i lehtë, mike e shtrenjtë!

I përjetshëm kujtimi e vepra e saj!

Filed Under: Kronike Tagged With: Gazetarja Zenepe Luka, Raimonda Moisiu, vdes nga Covid

“PROCESI” – KAFKA

February 11, 2021 by dgreca

Shkruan: XhelalZejneli/ Pa kurrfarë dyshimi, Franc Kafka është një prej shkrimtarëve botërorë, më të rëndësishëm dhe më largpamës të shekullit XX. Romani “Procesi” është pjesë e pandarë e artit letrar modern. Ka studiues që thonë se për një “Proces” autentik, duhet t’u kthehemi dorëshkrimeve burimore, duke i shmangur të gjitha ndërhyrjet e mëvonshme që nuk burojnë nga dora e shkrimtarit. “Procesi” na e ngjall atë që edhe sot, në mënyrë vendimtare, e karakterizon ekzistencën tonë private dhe publike. Kështu do të jetë kurdo që të ballafaqohemi me absurdet dhe me anën e panjerëzishme të botës sonë. Në të njëjtën kohë, thellë në veprën e Kafkës, ekziston një qeshje me shumë kuptime e cila në mënyrë enigmatike ndikon që çdo dimension i “Procesit” të jetë thelbësor, autobiografik dhe imagjinues,metafizik dhe religjioz, psikologjik dhe profetik, përfshi edhe dimensioni që ka të bëj me kritikën e rendit opresiv apo me kufijtë e frikës sonë dhe të mendimeve tona. Romani i Kafkës është një vepër e madhe dhe pakapërcyeshmee kohës sonë. Pa të, kurrë nuk do të mund të thoshim se e njohim mjaftueshëm botën e njeriut të shekullit XX.

*   *   *

“Procesi” është një prej romaneve më të rëndësishme të shekullit XX. Dikush duhet të ketë shpifur për Jozef K., ngase, pa bërë kurrfarë të keqeje, një mëngjes arrestohet.

Jozef K., prokurist perspektiv i një banke të madhe, u arrestua në ditëlindjen e tij të 30-të, herët në mëngjes, sapo i kishte çelur sytë. Akuza nuk dihet. Nuk duhet as se në cilën gjykatë zhvillohet procesi dhe çfarë rrjedhe do të ketë ai. Jozef K.-së ia bëjnë me dije se gjykata nuk dëshiron t’ia çrregullojë mënyrën e rëndomtë të jetës dhe se ai, në përputhje me këtë, lirisht mund t’u kthehet veprimtarive të përditshme. Mirëpo, Jozef K., në ditët dhe në muajt e ardhshëm, gjithnjë më tepër ngatërrohet në rrjetën e padukshme të procesit të vet dhe të gjykatës së skëterrshme që e ka ngritur atë. Hap pas hapi, Jozef K. mëson se çdo gjë është në duart e gjykatës. Në prag të ditëlindjes së tij të 31-të, një vit pas arrestimit, Jozef K. i pret xhelatët me gatishmëri.

Sot e kësaj dite, Kafka është një fenomen unik i letërsisë botërore, ndërsa dekadat që kanë kaluar që nga paraqitja e veprave të tij, fare nuk e kanë pakësuar karakterin modern të tyre dhe aktualitetin e tyre. Te “Procesi” ballafaqohemi me një botë të pabesueshme, shqetësuese, përplot me individë të depersonalizuar dhe me ngjarje absurde, por që autori i paraqet si fare normale dhe të zakonshme. Proza groteske e Kafkës në kufirin e halucinacionit dhe të reales, sot e kësaj dite na tërheq në botën e vet shqetësuese, sikur reflektimi në një pasqyrë të shtrembëruar, për të cilin nuk dimë në është travesti, shtrembërim, maskim apo diagnozë profetike lucide. Apo, edhe njëra edhe tjetra.

*   *   *

“Procesi” është një prej veprave më të njohur gjermane të të gjitha kohëve. Kafka e shkroi në vitin 1914 dhe 1915. Romani u botua postum, në vitin 1925, i papërfunduar. Sidoqoftë, romani e ka kapitullin përfundimtar që veprimin e çon deri në fund. Romanin e përgatiti për shtyp miku i Kafkës, MaksBrodi, i cili edhe e sistemoi dhe e renditi romanin sipas kapitujve. Në botimin e sotëm, vepra përmban dhjetë kapituj. Me titullin e vet, vepra sugjeron veprimin në qendër të të cilit vihet procesi gjyqësor. Por, vepra në të vërtetë është revoltë e Kafkës kundër sistemit dhe burokracisë siç e njeh ai. “Procesi” është njëherazi proces i luftës së njeriut kundër atyre që janë më të mëdhenj se ai, i njeriut të mbetur pa ndihmën e kujt. Gjykata e cila si një instancë e padukshme, megjithëkëtë ekzistuese, shtrihet gjatë tërë veprës Ajo e përndjek dhe e dënonindividini cili nuk e di se përse akuzohet.Kësisoj, jeta e njeriut shndërrohet në formular dhe përfshihet në format e jetës robotike, ku ligjet dhe sistemi janë mbi jetën.

            “Procesi” interpretohet edhe si domosdoshmëri dhe pashmangshmëri e fatit, gjë që e vërejmë në sjelljen e Jozef K.-së në fund të romanit, ku ai, pa rezistencë, i dorëzohet dënimit me vdekje. I tërë koncepti i tjetërsimit që e hasim edhe te “Metamorfoza”, është reflektim i përpjekjes së Kafkës për ta gjetur veten. Kafka, si një hebre çek që flet gjermanisht, gjithmonë dhe në çfarëdo mjedisi, e ka ndjerë veten të huaj. Tjetërsimi vërehet më së miri në papërcaktueshmërinë e kohës, të vendit të veprimit, të numrit të personazheve që shfaqen vetëm një herë apo që zhduken sakaq, mu në mes të veprimit. Tjetërsimi vërehet edhe në ripërkufizimin e fajit që i ngjishet personazhit kryesor. Në situatën konkrete, personazhi kryesor nuk mund të bëjë dot gjë, pos ta pranojë atë, që në fund edhe e bën.

            Pjesa më e madhe e personazheve janë nëpunës, qoftë bankarë, qoftë gjyqësorë apo të policisë. E bezdisshme është edhe atmosfera e interierëve dhe e eksterierëve që i paraqet Kafka në roman. Hapësirat e gjykatave ndodhen në tavane, në pjesët e përhumbura, të varfra të qytetit. Pranë hapësirave gjyqësore kryhen punë të përditshme, siç është larja e rrobave. Ndjenjat e ankthit dhe paradoksalizmi i veprimit krijojnë dimensionin kafkian të romanit dhe reflektojnë dimensionin psikologjik të romanit. Më e keqja është se si personazhi kryesor i “Procesit” mund të jetë cilido njeri i botës. Jozef K. është i zakonshëm dhe kjo vërehet edhe në emrin e tij. ai nuk ka një identitet të plotë, por vetëm emrin dhe inicialin. Në vend të tij mund të jetë kushdo qoftë. Këtu qëndron edhe kanosja më e madhe e këtij romani. Për këtë arsye, “Procesi” i Kafkës është bërë sinonim i situatave absurde në të cilat vihet njeriu, pa fajin e vet dhe prej të cilave nuk mund të nxirret me logjikë. Atij s’i mbetet tjetër, pos ta pranojë gjendjen në të cilën ndodhet. Është një vepër e madhe dhe e rëndësishme e modernes e cila, si askush deri më sot, e tregon absurditetin e shoqërisë moderne dhe njeriun të mbërthyer në të.

*   *   *

Elementet letrare të “Procesit”– Vepra i takon gjinisë letrare të epikës dhe llojit letrar – romanit. Vendi i zhvillimit të veprimit –Veprimi zhvillohet në një qytet evropian tëpapërcaktuar. Veprimet zhvillohen: në banesat e zonjës Grubah (dhoma e Jozef K.-së); në gjykatë; në banesën e avokatit; në bankë, në banesën e piktorit Titoreli, në gurore.Koha e zhvillimit të veprimi – Veprimi zhvillohet në shekullin XX. Tema e romanit – Procesi gjyqësor i njeriut, të fajësuar pa të drejtë. Ideja e romanit –Pasqyrimi i absurdit të shoqërisë dhe i individit i cili nuk ka mundësi të dalë i pafajshëm.

*   *   *

Përmbajtja e veprës– Jozef K. është një nëpunës bankar i cili në ditëlindjen e tij të 30-të zgjohet nga një trokitje në derë. Në dhomë i hyn një i panjohur, ndërsa tjetri e pret në dhomën tjetër. Ata prezantohen si nëpunës të gjykatës të cilët kanë ardhur ta arrestojnë. Arsyen nuk duan t’ia thonë. Jozef K. mendon se kjo, nuk është veçse një shaka e pakripë e kolegëve të byrosë. Pajtohet me marrjen në pyetje të inspektorëve. Pas kësaj, ata i thonë se është i lirë për të shkuar në punë, derisa të mos fillojë gjykimi. Jozef K. e pa të arsyeshme që rastin t’ia rrëfejë pronares së banesës, zonjës Grubah (Grubach) si dhe zonjushës Byrstner (Bürstner), dhomën e së cilës, personat që e morën në pyetje, e kishin zaptuar atë mëngjes. Për ta trimëruar, Jozef K. e mbuloi zonjushën Byrstner (Bürstner) me të puthura. Një thirrje telefonike e njoftoi Jozef K.-në se hetimi i rastit të tij është caktuar për të dielën. Gjatë bisedës telefonike ia kishin treguar vetëm adresën se ku do të kryhej hetimi, ndërsa orën e hetimit – jo. Jozef K. supozoi se do të merrej në dëgjim në orën nëntë në mëngjes. Në këtë që po përjetonte, nuk deshi ta ngatërronte as shoferin taksist, ndaj u nis vetë. Kur mbërriti para ndërtesës, nuk u ndje mirë kur pa para vetes një godinë tejet të madhe shumëkatëshe me shkallë të veçanta. Nuk dinte ku të drejtohej. U ngjit në do shkallë dhe në të ecur, zhbironte çdo hapësirë, me shpresë se do ta gjente atë që kërkonte. Krejt që kishte parë, ishin do familje të varfra. U thoshte se e kërkon zdrukthëtarin Lanz. Në katin e pestë kalon pranë një gruaje e cila lante do tesha fëmijësh. Ajo e udhëzon se ku duhet të shkojë. Hap pas hapi, i afrohet një hapësire që duket si sallë gjykate. Njeriu të cilin e mori për gjyqtar i tha se ka ardhur me një orë vonesë. Publiku në gjykatë, e përshëndet herë me duartrokitje, herë me heshtje. Sakaq, gjyqtari kryesor filloi me pyetjet. Midis tjerash, e pyeti Jozef K.-në në ishte bojaxhi. Jozef K. menjëherë nisi të arsyetohet, duke e hedhur notesin e gjyqtarit dhe duke e përshkruar arrestimin e vet. I ra në sy se të gjithë në sallë kanë do broshë. Tha me vete se të gjithë këta, nuk janë veçse nëpunës të ndyrë. Deshi të dalë dhe të largohet, ndërsa gjyqtari ia bëri me dije se me këtë veprim i vë në dyshim të gjitha favoret që do të mund t’i kishte si një i pafajshëm. Doli me të shpejt duke lënë pas vetes një hordhi njerëzish të cilët filluan ta analizojnë rastin e tij.

Jozef K. vendosi që vetë të paraqitet në gjykatë. E priti po ajo grua që e kishte parë duke larë tesha. Në bisedë e sipër, mësoi se ajo ishte grua e shërbyesit të gjyqtarit dhe se aty, si kompensim për punën që bëjnë, banojnë pa paguar qira. Bisedën e tyre e ndërpreu studenti i drejtësisë që nisi ta përqafojë gruan e re. Jozef K. u largua duke i shikuar nga larg. Vjen burri i saj dhe ia qanë hallin Jozef K.-së për lidhjen e së shoqes me studentin. Por, për të mos e humbur punën, këtë s’ia thotë askujt tjetër. Shërbyesi i gjykatës e përcjell Jozef K.-në nëpër gjykatë. ngjiten nëpër do shkallë të larta, hyjnë në sallën e pritjes ku presin të akuzuarit. Nga të ecurit, Jozef K. u ndje i lodhur. Iu lut shërbyesit që të dilnin jashtë, por ky e refuzoi. Jozef K.-së nisi t’i dhemb koka, ndaj filloi të bërtasë. Britmën e tij e dëgjoi një grua e zyrës që ndodhej aty pranë. Ajo mundohet ta bindë se kështu ndjehen të gjithë që vijnë për herë të parë në gjykatë. Kërkon nga kolegu i zyrës që Jozef K.-në ta dërgojë në ambulancë. Por, Jozef K. i lut që ta çojnë jashtë. Më në fund, i shoqëruar nga dy policë që e mbajnë për krahu, e nxjerrin jashtë. Jozef K. mendon me vete sesi gjykata, sikur ajri i ndotur, ndodhet kudo përreth, e ky s’e sheh.

Ditë për ditë, Jozef K. tenton të bisedojë me zonjushën Byrstner (Bürstner), por ajo i shmanget. I dërgon edhe letër, por nuk merr përgjigje. Të dielën vëren se në dhomën e saj është vendosur një banuese tjetër, zonjusha Montag. Më në fund, Jozef K. i drejtohet edhe pronares së banesës, zonjës Grubah, me të cilën s’kishte folur me javë të tëra.

Rasti kur takon dy nëpunës pranë të cilëve ndodhet rrahësi me shkop, e huton edhe më shumë. Në të vërtetë, rrahësi me shkop kishte marrë detyrë t’i rrahë të dy nëpunësit për arsye se Jozef K. i ishte ankuar ndaj tyre – gjykatësit. Jozef K. përpiqet ta bindë rrahësin që t’i lirojë, por ai nuk o t’ia dijë. Jozef K.-së s’i mbetej tjetër, pos të largohej.   

Jozef K.-në e viziton xhaxhai i vet Karli. Ai është i brengosur për rastin e Jozef K.-së ngase prej kësaj çështjeje do të kishte pasoja krejt familja. Ai i propozon të shkojnë te një avokat që e ka shok, i cili do ta përfaqësonte. Me të mbërritur tek avokati, mbetën të habitur kur kuptuan se ai ishte i njoftuar me rastin. Madje, tek ai kishte qenë edhe paditësi kryesor. Avokati Huld, i sëmurë, ndodhet në shtrat. Për të kujdeset Leni. Ajo e tërheq Jozef K.-në dhe që të dy lëshohen në një aferë dashurie. Duke qenë se mungoi me orë të tëra, xhaKarli e qorton Jozef K.-në që e kishte lënë paditësin të presë. Po nëse vajza është dashnore e avokatit?!

Jozef K.-në gjithnjë më tepër e preokupojnë mendimet lidhur me rastin e tij. Në punë nuk mund ta ushtrojë detyrën si duhet, mendimet ndërkaq ka s’i shkojnë. Të gjithë janë të njoftuar për rastin e tij, saqë edhe një fabrikant i cili e këshillon ta vizitojë piktorin Titoreli. Ai  pikturon portrete nëpunësish të gjykatës dhe si i tillë ndoshta do të  mund t’i ndihmonte.Jozef K. e viziton.Ky jetonte në pjesën edhe më të varfër të qytetit, më të varfër edhe se zona ku ndodhej gjykata në të cilën shkoi për herë të parë. Piktori i ofron ndihmë nëpërmjet lidhjeve që i ka në gjykatë. Ai i jep sqarime për epilogët e mundshëm të rastit të tij. Derisa piktori i fliste për opsionet e aktgjykimit, Jozef K.-së përsëri nisin t’i merren mendtë, ndërsa bulçimi ia zë frymën. U largua nga banesa e piktorit, pa thënë se cila prej aktgjykimeve do të kishte qenë më e favorshme. Piktori e përcjell jashtë nëpër korridor që i ngjante dhomës së pritjes,me byrotë e avokatëve,në të cilat herën e parë kishte zënë neveria. Atëherë, me gojën të mbyllur me shami dhe i shoqëruar nga shërbyesi i gjykatës, Jozef K. kishte dalë nga ndërtesa.

Jozef k. vendos që rastin ta marrë në duart e veta.Shkon te avokati që t’i thotë se e ndërpret bashkëpunimin. Avokati e akuzon duke thënë se nuk është i durueshëm. Megjithëkëtë, Jozef K. e ndërpret bashkëpunimin. Për Jozef K.-në, punët ndërlikohen. Një ditë, i japin një detyrë në punë që një italiani t’ia tregojë katedralen. Edhe pse klienti nuk paraqitet, Jozef K. hyn vetë. Aty takon priftin i cili ia rrëfen parabolën për njeriun nga fshati dhe për rojtarin. Prifti e këshillon që në procesin e tij, të mos mbështet gjithaq te ndihma e huaj dhe t’u shmanget femrave.

Vepra fillon me ditëlindjen e 30-të të Jozef K.-së për të përfunduar me ditëlindjen e 31-të. Vijnë pas tij dy meshkuj të veshur me të zeza. Jozef K. i pret fare i përgatitur. Thua ti se i priste, i veshur me rrobat e tij të zeza. Nuk bën rezistencë. Lejon ta marrin dhe ta shpijnë deri në gurore. Kokën ia vënë mbi gur. Njëri prej tyre e nxjerr thikën nga kapota. Kanë luajtur me thikën sikur të prisnin se vetë ai do t’ua marrë, për ta therur veten. Më në fund, njëri prej tyre ia nguli thikën mu në zemër Jozef K.-së dhe mbyti.

Fjalët e fundit të tij ishin: “Sikur qenin!” Mendoi për turpin e tërë procesit që do ta përjetësojë.

*   *   *

Personazhete romanit – Jozef K., zonjusha Byrstner (Bürstner), zonja Grubah, zonjusha Montag, nëpunësit gjyqësorë, inspektori, avokati Huld, xhaxha Karl, vasha Leni, piktori Titoreli, studenti i drejtësisë, shërbyesi gjyqësor etj.

*   *   *

            Kafka është shkrimtar hebre që ka lënë gjurmë në letërsi me mënyrën karakteristike të të shkruarit dhe me temat interesante, paksa të zymta. Për Kafkën është shkruar shumë, kështu që për gjendjen psikike të tij ka një numër të madh teorish. Asgjë nga kjo nuk është dëshmuar. Të gjitha kanë qenë supozime, deri në çastin kur ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Kjo ka qenë dëshmi e një paqëndrueshmërie psikike. Kafka lindi në Pragë më 3 korrik 1883. U rrit nën hijen e të atit dhe kjo ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e tij. Vjen nga një familje e kamur në të cilën mbizotëron babai Herman Kafka, të cilin Profesor StenliKorngold (StanlyCorngold, 1934-1968) e përshkruan si një person dominues që e njihte mirë natyrën njerëzore. Prej viti 1889 deri në vitin 1893 Kafka u shkollua në Shkollën gjermane për fëmijë. Pas mbarimit të shkollës fillore, kreu gjimnazin. Më pas studioi kiminë. Pas kimisë, kalon në letërsinë dhe historinë gjermane. Pas kësaj regjistrohet në drejtësi. Gjatë jetës fitonte duke punuar si jurist, ndonëse gjithmonë dëshironte të bëhej shkrimtar. Përkundër faktit se ishte në marrëdhënie pune, në saje të babait, materialisht Kafka ishte i siguruar. E kanë përshkruar si një person të cilin gjithmonë e ka munduar epshi. Dihet se gjatë jetës shpesh i ka vizituar bordelet. Lidhje paksa të gjatë ka pasur me FeliceBauer(1887-1960)me të cilën kohë pas kohe shihej, por më tepër ka komunikuar me letra. me të, ka qenë e fejuar dy herë. Fejesën e dytë e ka ndërprerë kur e ka goditur sëmundja e rëndë e tuberkulozes. Në vitin 1920 është fejuar me JulieWohryzek(1891-1944), një punëtore dhomash hoteli. Derisa ishte i fejuar me FeliceBauer, ishte në lidhje intime me shoqen e sa, Margaretën(Margarethe) e cila jetonte në Berlin dhe e cila, sikur edhe vetë Kafka, ishte çifute. Është thënë se Kafka ka pasur fëmijë me Margaritën, për të cilin ai nuk ka ditur gjë dhe i cili paskësh vdekur shpejt pas lindjes. Por, ka që thonë se kjo nuk është e vërtetë. Kafka nuk ka pasur fëmijë me të, as edhe me ndonjë tjetër. Edhe pse kurrë nuk u martua, Kafka e ka çmuar institucionin e martesës dhe të familjes.Një prej dashnoreve të Kafkës ka qenë edhe Dora Diamant (1898-1952). Në vitet 1920-1923 Kafka ka qenë në lidhje me çeken MilenaJesenska(1896-1944).

            Në vitin 1952 botohet “Letra Milenës” (Briefe an Milena), dokument tronditës për përjetimet shpirtërore në periudhën e miqësisë me MilenaJesenskën.

            Motrat e Kafkës u vranë nga nazistët gjermanë në kampet e përqendrimit. Po kështu, edhe dy dashnoret e tij – MilenaJesenska dhe JukieWohryzek.  

*   *   *

Krijimtaria e Kafkës ka kaluar në shenjë të tregimeve, të aforizmave, të romaneve dhe të letrave. Të gjitha këto i ka lidhur uniteti shpirtëror. përkundër faktit se ka vepruar nën mbresat e romantizmit, të traditës evropiane siç e kanë kultivuarJohanVolfgangfonGëte(JohannWolfgangvonGoethe, 1749-1832), FjodorMihajloviç Dostojevski(1821-1881)dheGystavFloberi(GustaveFlaubert, 1821-1880) dhe të mësimit heterodoks hebraik, Kafka sot e kësaj dite ka mbetur si një prej autorëve të rrallë i cili nuk mund të radhitet në asnjë drejtim letrar.

Veprat e tij përshkruajnë realitetin e egër dhe të turbullt në të cilin personazhet, kryesisht të shtypur, ndodhen në luftë të pandërprerë me sistemin burokratik të egër. Kjo vërehet më së shumti në veprat si: “Amerika”, “Procesi”, “Kështjella” dhe “Metamorfoza”, si vepër më e njohur e Kakës. Në veprat e Kafkës ndihet një atmosferë në të cilën personazhet   janë disi të humbur dhe nuk janë në gjendje të komunikojnë me të tjerë. .

            Kafka u largua prej pikëpamjeve religjioze dhe iu kthye filozofisë, për t’u bërë një prej shkrimtarëve shpirtërorë më të njohur të shekullit XX.

 Sa qe gjallë iu botuan dy përmbledhje tregimesh. Shkrime të caktuara iu botuan edhe nëpër revista. Në të gjallë iu botuan tregimet “Vëzhgimi”, “Mjeku i fshatit”, “Ndezësi”, “Metamorfoza” dhe “Gjykimi”.

Kafka i kishte lënë porosi poetit, tregimtarit, dramaturgut dhe eseistit çek me prejardhje hebraikeMaksBrod(MaxBrod, Pragë, 1884 – Tel Aviv, 1968) që t’i digjte “Procesin”, “Kështjellën” dhe “Amerikën” që ishin dorëshkrime. Brodi nuk e çoi në vend porosinë e mikut të vet, të shndërruar në mit dhe në kryeidhull të modernizmit.“Procesi” u botua më 1925,“Kështjella” – më 1926, ndërsa “Amerika” – më 1927. Këto tre romane të Kafkës u quajtën trilogji e vetmisë. 

Tuberkulozi nga i cili lëngonte që nga viti 1917, në vitin 1924 iu përkeqësua. U kthye në Pragë. Këtu u kujdes për të e motra Otla (Ottla). Kafka vdiq nga tuberkulozi më 3 qershor 1924 në Vjenë.

Në vitin 1931 u botuan tregimet “Gjatë ndërtimit të murit kinez”.

Kafka është një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore bashkëkohore dhe të romanit bashkëkohor. Për këtë dëshmon literatura e gjerë. Të gjithë romancierët që kanë ardhur pas tij, u referohen veprave të tij si fillim i prozës tregimtare moderne. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Procesi-Kafka, Xhelal Zejneli

VOTA PËR NDRYSHIME E FORCON MIQËSINË ME AMERIKËN

February 11, 2021 by dgreca

-Presidentët amerikan nuk deklarohen, por Biden mendoj se do të preferonte Zonjën Osmani dhe Zotin Kurti në qeverisje të Kosovës/

MA. AGIM ALIÇKAJ*/         

                                 LETRA E PRESIDENTIT BIDEN

         Letra e presidentit amerikan Biden dërguar presidentit serb Vuçiq e manifeston politikën reale dhe të drejtë amerikane në interes të paqes në Ballkan. Kjo letër i shuan shpresat e Serbisë dhe Rusisë për dalje në det nëpërmjet tokave shqiptare. E hedh Minishengenin e armiqëve dhe tradhëtarëve të kombit shqiptar në liqenin“Trump”.

Të gjithë ata që kan kontaktuar, punuar dhe kan patur nderin ta njohin personalisht presidentin Biden, e dijnë qëndrimin e tij parimorë për çështjen e Kosovës. Ishte joserioze deklarata e kryeministrit në detyrë se “ju kam paralajmërue” për Biden. Edhe zogjët e malit e dijnë se ai ishte pro-Trump, ndërsa lideri i Vetëvendosjes i dha përkrahje publike kampanjës zgjedhore të presidentit Biden. Edhe pse një president amerikan dhe administrata e tij nuk dalin publikisht në përkrahje të liderëve të një shteti tjetër para zgjedhjeve nacionale, është e qartë se ai do të preferonte zonjën Osmani dhe zotin Kurti në qeverisje të Kosovës.  

         Amerika dhe presidenti Biden nuk kan kohë të merren me Kosovën në pafundësi. Presin me të drejtë që ne vetë ta ndërtojmë shtetin tonë. Politikanët e korruptuar nuk i duhen askujt. Nuk zhvillohet dhe forcohet miqësia me asnjë shtet në botë duke e copëtuar dhe shitur shtetin tënd. Forcimi dhe zhvillimi i shtetit, mbrojtja e sovranitetit dhe ruajtja e integritetit teritorial është në interes të Kosovës, Evropës dhe Amerikës. Serbia nuk bën të lejohet të vazhdojë të sillet si viktim. Duhet të paguaj dëmet e luftës, t’i kthejë të pagjeturit, t’i dorëzojë kriminelët e luftës të cilët sillen lirisht kudo, t’i pranojë krimet dhe të kërkojë falje për to. Nuk ka kompromis, nuk ka ndarje, nuk ka asociacione dhe pikë. Të drejtat e serbëve në Kosovë duhet barazuar me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Askush nuk mund ta detyrojë popullin e Kosovës për ta humbur lirinë. Kosova është fëmij i Amerikës e thoshte edhe vetë shovenisti Vuçiq. I shkreti, mendonte fëmijë i Grenellit për të bërë çfarë të dojë me te, por i doli ndryshe.

Amerika, është shumë më shumë se një ambasador ose politikan i saj arrogant. Është vendi i demokracisë dhe drejtësisë botërore.

                           SHTYPJA E VOTËS SË MËRGATËS

         Në shtetet me demokraci të përparuar siç është Amerika, shtypja e votës konsiderohet problem shumë serioz antidemokratik. Vota është e drejt e shenjtë e cila nuk guxon të cenohet. Në Kosovë, shtypjen e votës po e bën hapur dhe pa pikë turpi vetë KQZ-ja, institucioni më i lartë i cili e ka detyrë të kujdeset për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Mërgimtarët jan vënë në shënjestër të KQZ-së sepse ata e kan bërë të qartë se do të votojnë për ndryshime. Më shumë se gjysma e aplikacioneve të dërguara për regjistrim as që jan hapur, pra nuk jan konsideruar fare. Krijohet përshtypja se ky ishte regjistrim për të luajtur loto, ku disa fitojnë dhe shumica humbin.

         Këtë e ka përjetuar gati çdo familje, shumë nuk jan marrë në telefon fare, nuk jan dalë në listën e të regjistruarve dhe nuk kan marrë kurrëfarë arsyetimi për refuzim të tyre. Nga gjashtë anëtarë të familjes sime, të cilët i plotësojnë kushtet për regjistrim, vetëm një është telefonuar dhe vetëm dy jan regjistruar. Në ankesën tone dërguar PZAP dhe GJK, nuk përgjigjet askush. Megjithëate ne votuam, i dërguam votat me postë të shpejt-DHL në dy zarfa, njëra me dy vota të shtetasve të regjistruar, tjetra me katër vota të shtetasve të mohuar. Ne të diskriminuarit kërkojmë nga komisioni i KQZ-së që votat tona të numërohen, dokumentet që dëshmojnë kualifikimin tonë janë në zarf. KQZ-ja mund ta mohojë të drejtën tonë për të votuar, por nuk mund të na marr lirinë e fjalës.

                  ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT SHPRESË PËR NDRYSHIME

         Fjala e jonë, zëri i ynë i bashkohet zërit të fuqishëm të popullit të Kosovës. Kërkojmë ndryshime në qeverisje. Besojmë se populli i Kosovës me 14 Shkurt, do të votojë edhe për neve që mund të mbetemi me votë të shtypur, do të votojë për ndryshime, do të votojë për Vetëvendosje dhe Guxo. Krejt dhe Drejt. Zonja Vjosa Osmani është pasardhëse e denjë e presidentit legjendar Ibrahim Rugova. Ajo dhe Zoti Albin Kurti janë të drejtë, të vendosur, të pakorruptuar dhe të aftë për ta udhëhequr shtetin. Duhet shpresuar se votuesit që preferojnë kandidatë të partive tjera do të votojnë për kuadro të reja, të aftë, të shkolluar e të edukuar. Për ata që nuk morën pjesë në korrupsion dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Për ata që interesin shtetëror dhe kombëtar e qesin para interest individual, klanor dhe partiak. Detyra e tyre është e trefishtë, ta shpëtojnë partinë, të bëhen opozitë konstruktive dhe të ndihmojnë në shpëtimin dhe forcimin e shtetit.

         Sidomos nuk duhet votuar ata, që për interesa personale, bashkëpunuan dhe ju nënshtruan rrënuesit të demokracisë së Kosovës, ish-ambasadorit amerikan pro-serb Richard Grenell. Ai dhe ish-presidenti Trump ishin shpresa e fundit e shovenistit Vuçiq për ta ndarë dhe shkatërruar Republikën e Kosovës. Veprimet e tyre ishin në shërbim të Serbisë, kundër interesave shqiptare dhe amerikane. Politikanët e Kosovës duhet të kuptojnë se detyrë e tyre është për t’i mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, jo për të ju nënshtruar forcave të jashtme kur ato punojnë në interes të armikut. Vetëm populli i Kosovës ka të drejtë të vendosë kujt ja beson qeverisjen.

         Përpjekja klasës së dështuar për të mbetur në pushtet me çdo kusht, pa kërkuar falje për keqbërjet 21 vjeçare, pa i ofuar popullit programe reale për ndryshim, veç me sharje, fyerje dhe akuza imagjinare të oponentëve politik, është dëshpëruese. Duhet patur kujdes dhe syçeltësi në moslejuarjen e shkaktimit të ekseseve të mundëshme me qëllim të dëmtimit të proçesit zgjedhor, ngado që vijnë ato.

         Pas dështimit në Amerikë, serbët i kan ndryshuar metodat e veprimit. Janë orientuar nga Evropa, aty ku Rusia dhe pesë shtete që nuk e njohin Kosovën kanë influencë të madhe. Lajçak dhe Borrell jan pro-serb dhe më të këqinj se Grenell por nuk e kan arrogancën dhe fuqinë që e kishte ai. Kjo e bën edhe më të domosdoshme lidhjen e Kosovës me Amerikën. Vota për ndryshime e forcon miqësinë me Amerikën. Kosova dhe Trojet shqiptare, me mërgatën patriotike, të fortë materialisht dhe të ditur, janë në gjendje ta mundin shtetin mesjetar jocivilizues serb si në vitet 90-ta. E drejta është me ne, fitorja është e jona dhe varet nga ne.

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës 

  • Artikulli shpreh opinionin dhe pikpamjet e autorit.

Filed Under: Politike Tagged With: MA. AGIM ALIÇKA, Presidenti Biden, VOTA PËR NDRYSHIME

Pse është e mundur të dalim pozitivë për koronavirus edhe pas vaksinimit?

February 11, 2021 by dgreca

Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se akoma është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv për koronavirusin. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duhen disa ditë, deri në disa javë që vaksina të fillojë të tregojë efekt në trup.

“Duhet pak kohë që sistemi imunitar të reagojë”, tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Roe Green në Cleaveland për CNN. Salata, i cili ishte studiuesi kryesor për vaksinat Pfizer në spitalin ku ai punon, shtoi se është treguar se kjo vaksinë ishte 52 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas 14 ditësh nga marrja e dozës së parë.

Doza e parë mund të sigurojë njëfarë mbrojtje, por siç tha drejtori i Modernës, Stephen Bancel, “në këtë pikë, ne ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të siguruar prova të mjaftueshme”.

Arsyet pse një test rezulton pozitiv pas vaksinimit

Ekspertët thonë se rastet e infektimit me virus edhe pas vaksinimit nuk janë të habitshme dhe nuk sugjerojnë se diçka nuk është në rregull me vaksinat ose se ato janë bërë gabimisht. Ja edhe pse.

Vaksinat nuk kanë një efekt të menjëhershëm. Duhen disa javë që trupi të krijojë imunitet pas marrjes së dozës. Dhe, vaksinat të cilat jepen në vendet e botës, duhet të bëhen në dy doza; doza e dytë jepet disa javë pas së parës, që të jetë plotësisht efektive.

Vaksinat parandalojnë sëmundjen, por mund të mos parandalojnë infeksionin. Vaksinat kundër COVID-19 aprovohen bazuar në atë se sa mbrojnë nga sëmundja, shtrimi në spital dhe vdekshmëria. Shkencëtarët ende nuk e dinë se sa efektive janë vaksinat në parandalimin e infeksioneve të koronavirusit, nëse dikush infektohet apo transmeton virusin te një person tjetër. Prandaj, njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbajnë distancën fizike.

Edhe vaksinat më të mira nuk janë perfekte. Efikasiteti i vaksinave Pfizer-BioNtech dhe Moderna është jashtëzakonisht i lartë, por jo 100 për qind.

Si funksionojnë vaksinat?

Për të kuptuar se si funksionojnë vaksinat kundër COVID-19, së pari është e nevojshme të kuptohet se si trupi lufton sëmundjen. Kur viruset, siç është koronavirusi që shkakton COVID-19, sulmojnë trupin, ato shumohen, shkruan Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky quhet infeksion që shkakton sëmundjen. Sistemi imunitar përdoret në disa mënyra për të luftuar sëmundjen – gjaku përbëhet nga qelizat e kuqe të gjakut që çojnë oksigjenin në indet dhe organet në trup, kurse qelizat e bardha të gjakut ose qelizat imune luftojnë sëmundjen.

Herën e parë që një person infektohet me virusin që shkakton COVID-19, mund të duhen disa ditë ose javë që trupi të prodhojë dhe të përdorë të gjitha mjetet për të luftuar virusin e nevojshëm për të kapërcyer infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i një personi e kujton atë që ka mësuar se si ta mbrojë trupin nga ajo sëmundje.

Vaksinat kundër COVID-19 ndihmojnë trupin të zhvillojë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje për ta parandaluar atë. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionojnë në mënyra të ndryshme për të siguruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një furnizim me limfocite T që mbajnë mend, si dhe limfocite B që do të kujtojnë se si ta luftojnë virusin në të ardhmen.

Zakonisht, duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Prandaj, është e mundur që një person të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 menjëherë para ose menjëherë pas vaksinimit, dhe më pas të sëmuret, sepse vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje.

Ndonjëherë, pas vaksinimit, procesi i ndërtimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma të tilla si ethe. Këto simptoma janë normale dhe janë një shenjë që trupi po ndërton imunitet.

Vaksinimi, gjithashtu, nuk shkakton një rezultat pozitiv të testit për koronavirusin, por mund të prodhojë testin pozitiv për antitrupat sepse vaksina krijon një përgjigje imune të organizmit ndaj sëmundjes COVID-19.

Megjithëse vaksina nuk është 100 efektive kundër COVID-19, ekspertët thonë se rreziku i infeksionit vazhdon të ulet ndërsa më shumë njerëz vaksinohen.

“Virusi duhet të gjejë njerëz të prekshëm në mënyrë që të përhapet më tej. Nëse ai nuk i gjen dot, atëherë shansi i infektimit është shumë më i ulët”, tha për USA Today, Nicole Iovine, një specialiste e sëmundjeve infektive dhe epidemiologe kryesore në spitalin e Universitetit të Floridas.

“Sa më shumë njerëz në komunitet që vaksinohen, aq më e vështirë është që virusi të qarkullojë.”

Sa i përket varianteve të reja të koronavirusit, shkencëtarët thonë se vaksinimi që përshpejton krijimin e imunitetit kolektiv ndihmon, gjithashtu, në mbrojtjen nga variantet që kanë pësuar mutacion, sepse në atë mënyrë kufizohet përhapja e virusit.Përgatiti: Asja Hafner-Evropa e Lire

Filed Under: Analiza Tagged With: edhe pas vaksines, Pozitiv

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT