• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha i përgjigjet Ramës e Metës: Qeveri teknike! Me PPE ka kush flet

April 15, 2017 by dgreca

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kërkesës së PS-LSI, për të ftuar në dialog PPE-në se “pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri”/

Tirane, 15 Prill 2017- “Zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me qeveri teknike. Meqë këta, PS dhe LSI i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin dhe paskan dalë me platformë që do i kërkojnë PPE të ndihmojë negociatat, po u them kërkojini ku të doni, pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më e rëndë do të jetë fatura për vendin. Ju siguroj që do të bëjë gjithçka që pjesën kryesore të kësaj fature ta paguani ju, përgjegjësit e kësaj situate. Prandaj lërini demagogjitë,zgjidhni njëherë punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar, se me PPE ka kush flet”, tha Basha.

Ai tha se për dialogun ka një objektiv të rakorduar prej 9 ditësh për një qeveri teknike. Ai i është përgjigjur Metës se nuk është një situatë mosbesimi.

“Dialogu ka një objektiv të rakodruar tash nëntë ditë, qeveri teknike dhe mandati i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.  Basha nuk është në situatë mosbesimi, po jeni ju me njëri-tjetrin. Unë jam fare i qartë, kjo është qeveri e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë nga kryeministri e çdo ministër duhet dhe do të largohet. Ju keni një hapësirë, të uleni bashkë me ne për të përcaktuar qeveri  teknike me mbështetje të gjerë politike, rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të pasur”, theksoi Basha.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, pergjigj, Rama-Metes

Rama-Meta ftojnë PPE: Dialog pa kushte me opozitën

April 15, 2017 by dgreca

Tirane, 15 Prill 2017- Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet. I pari ka qënë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi. 

Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxchorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejothemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demoratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të jgihtë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.
Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë.
“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta.
Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.

Filed Under: Opinion Tagged With: PPE, presidenti, Takimi Rama-Meta, vota

“Skënderbeu“rifreskon porositë e tij në Vjenë

April 15, 2017 by dgreca

_Skënderbeu në VjenëXhevat Limani: “Një popull kur i vë vetës çmim, e ka vënë gishtin në qëllimin e tij, atëherë e ka rrugën e hapur”/

Hazir MEHMETI, Vjenë/ Teatri shqiptar nga Amerika në Vjenë shfaqi poemën dramatike “Skënderbeu”, në qytetin ku ruhen shekujve shpata dhe përkrenarja e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Trupa e teatrit e udhëhequr nga aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani nga Amerika, u pritën ngrohtësisht nga publiku  në mesin e të cilit ishte përfaqësuesi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri z. Imer Lladrovci, konsull.        Vjenës, simbol  qyteti i klasikëve të mëdhenj, iu shtua dhe një realizim i shkëlqyer nga aktorët shqiptarë të cilën e ndihmuan regjisori i ri Safet Murati, aktivistja shqiptare në Vjenë, Drita Cacaj dhe Shpresa Kameraj. Loja e aktorëve u duartrokit ngrohtësisht nga publiku artdashës në fund të së cilës aktori Xhevat Limani ia dedikoi Naser Hanit, i cili e ndihmoi luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Gjithë të ardhurat nga shfaqja i dhuroj nismës për themelimin e teatrit shqiptar në Austri.    Poema dramatike sipas oratorikes së krye heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bazuar në strategjinë e tij diplomatike dhe ushtarake kundër Perandorisë Osmane si forcë kohe e cila synonte pushtimin e Gadishullit Ilirik dhe gjithë Europën, doli e fuqishme përmes aktrimi të shkëlqyer të krye personazhit Xhevat Limani i cili është dhe autor i dramës. Aktorja Era Hoxha në rolin e Donikës me zërin e saj në solo këndim dhe  lëvizjet në harmoni të mrekullonin në koloritin e fjalën e skenës duke  lanë mbresa të paharruara.
Përpos tekstit Xhevat Limani i cili e bëri edhe regjinë e dramës në bashkëpunim me Michael Tylo, ekipi realizues ishte: muzika e dramës nga Elvis Peçi, ndërsa pjesët e veçanta muzikore, arie enkas të kompozuara për rolin e Donikës dhe libreto për Skënderbeun e bëri Aleksandër Peçi. Skenografi e dramës nga Kristaq Kapedani, kostumet sipas idesë së regjisorit u përgatitën nga Fadil Sahiti, kurse përkrenaren dhe shpatën nga Lenny Tarrrantinos, elemente koreografike nga Altin Naska.

Drama e përgatitur me përkushtim për një kohë të gjatë, shpalosi me forcën e aktrimit madhështinë me gjithë lavdinë e një epoke historike e cila vuri rrënjët gjeneratave në pavdekësinë e etnisë së lashtë shqiptare.

Regjisori dhe aktori i madh Xhevat Limani rikujtoi porositë e Gjergj Kastriotit përmes lojës së tij të shkëlqyeshme. Një shfaqje të tillë me gjithë simbolikën e saj në shqip e për shqiptarë nuk është parë asnjëherë në Vjenë.
Salla e bukur në Vjenën e armeve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu pasuroi historinë e jetës së saj me një dramë të shkëlqyeshme në aktrim, skenografi, muzikë dhe mbi të gjitha me emrin e madh Skënderbe i cili e madhëron kryeqytetin austriak me shpatën dhe përkrenaren e tij të flakëruar në arin e kujtesës së Kalorësit të Shenjtë, mbrojtës i kulturës evropiane nga hija e gjysmëhënës së verdhë përtej Bosforit për 25 vjet me radhë.

Aktori, Xhevat Limani :  “E falënderoj publikun shqiptarë në Vjenë, kam pasur gjithmonë dëshirë dhe ëndërr që të prezantoj në Vjenë dhe më gjerë, jo vetëm me teatër por konkretisht  SKËNDERBEUN për hir të atij borxhi të madh, të asaj Embleme, kur dihet se austriakët këtu mbajnë shpatën dhe përkrenaren e kryeheroit tonë kombëtar.”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti Drama, Skenderbeu, Vjene

Kosovë- Programi i kremtimit të Festës së Pashkëve 2017

April 15, 2017 by dgreca

-Imzot Dodë Gjergji:Për festën e sivjetme të Pashkëve, me gjithë zemër ju shtrij dorën e urimit të gjithëve duke e përcjellë atë me përshëndetjen e të Ringjallurit: Paqja qoftë me ju! Ajo mbretëroftë në zemrat e të gjithëve, në familjen e secilit në Vendin tonë dhe në botën mbarë/

PRISHTINË, 15 Prill 2017-B.Jashari/ Ipeshkvia e Kosovës ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2017. Në vigjilje të ditës së festës, sonte në orën 21:00 mbahet Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Të dielen, në orëb11:00 zhvillhet Mesha e ditës së Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Në mbarim të meshës, rreth orës 12:00, Katedralja Nënë Tereza ka përgatit 1.000 vezë të pashkëve që do t’iu dhurohen fëmijëve të qytetit të Prishtinës.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

Në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë-Prishtinë mbahet mesha në ora 17:00 anglisht

e në ora 18:00 shqip.

Nga 0ra 19:00 deri 20:00 në axhendë është pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

“Për festën e sivjetme të Pashkëve, me gjithë zemër ju shtrij dorën e urimit të gjithëve duke e përcjellë atë me përshëndetjen e të Ringjallurit: Paqja qoftë me ju! Ajo mbretëroftë në zemrat e të gjithëve, në familjen e secilit në Vendin tonë dhe në botën mbarë”, theksohet në porosinë e Ipeshkvit të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: i kremtimit të Festës së Pashkëve 2017, Imzot Gjergji, Kosove, programi

Papa kryesoi Udhën e Kryqit

April 15, 2017 by dgreca

Papa Françesku kryesoi mbrëmë, në Koloseum, Udhën tradicionale të Kryqit të së Premtes së Madhe. Në përfundim shqiptoi këtë lutje:

“O Krisht, i lënë vetëm, i tradhtuar deri nga tuajt e i shitur me çmim fare të ulët.

O Krisht, i gjykuar nga mëkatarët, i dorëzuar nga Krerët.

O Krisht, i larë në gjak, i kurorëzuar me ferrra e i veshur me purpur.

O Krisht, i shporuar nga heshta, që e përshkoi tej e mbanë zemrën tënde.

O Krisht, i goditur e i gozhduar egërsisht.

O Krisht, i vdekur e i varrosur, ti që je Zoti i jetës e i qenies.

O Krisht, i vetmi shëlbues, rikthehemi tek Ti edhe këtë vit me sy përdhe nga turpi, por me zemër plot shpresë.

Turp, për të gjitha pamjet e shkretimit, të shkatërrimit e të përmbytjes, e zakonshme tashmë në jetën tonë.

Turp, për gjakun e pafajshëm, që derdhet ditë për ditë: gjak grash, fëmijësh, emigrantësh, njerëzish të persektuar për shkak të ngjyrës së lëkurës ose të përkatësisë së tyre etnike e shoqërore e edhe për besimin në Ty.

Turp, për të gjitha herët që, si Juda e Pjetri, të shitëm e të tradhtuam e të lamë të vdesësh vetëm, për mëkatet tona, duke dredhuar si burracakë përpara  përgjegjësive.

Turp e marre për heshtjen tonë, përballë padrejtësive, për duart tona, përtace për të dhënë, të pangopura, për të marrë e për të fituar.

Turp, për zërin buçimtar, kur mbrojmë interesat tona, e të shuar, kur flasim për ato të të tjerëve; për këmbët tona, që ngasin në pika të vrapit në rrugën e së keqes, e paralizohen, në atë të së mirës.

Turp për të gjitha herët që ne, Ipeshkvijtë, Meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, e shkandulluam dhe e plagosëm trupin tënd, Kishën; për çdo herë, që e harruam dashurinë tonë të parë, entuziazmin e parë, gatishmërinë tonë të plotë, duke i lënë të na ndryshken zemrën e shugurimin.

Shumë turp, o Zot, por zemra jonë ka mall edhe për shpresën besimplote  se Ti nuk do të sillesh me ne, sipas meritave tona, por vetëm sipas  begatisë së mëshirës sate; se nuk do të na mungojë dashuria jote, për shkak të tradhtive tona; se zemra jote, amtare e atërore, nuk na harron për shkak të ngurtësisë së përmbrendcave tona!

Nuk do të na mungojë shpresa jote:

Shpresa e sigurt se emrat tanë janë të skalitur në Zemrën tënde e të ngërthyer në beben e syrit tënd.

Shpresa se Kryqi yt i shndërron zemrat tona të ngurrta, në zemra mishi, të afta të ëndërrojnë, të falin e të duan: shndërroje, o Zot këtë natë të errët, në agimin rrezëllues të Ringjalles; Shpresë se besnikëria jote nuk bazohet mbi tonën.

Shpresa se aradhja e burrave e grave besnike ndaj Kryqit tënd vijon e do të vijojë të jetë besnike, si tharm që jep shije e si dritë, që hap horizonte të reja  në korpin e humanizmit tonë të plagosur;

Shpresa se Kisha jote do të përpiqet të jetë zë që bërtet në shkretëtirën e njerëzimit, për të përgatitur udhën e kthimit tënd triumfal, kur do të vish rishtas për të gjykuar të gjallët e të vdekurit;

Shpresa se e mira do të ngadhënjejë, pavarësisht se sot duket e mundur pa shpresë;
O Zot Jezus, Bir i Zotit, viktimë e pafajshme e shpërblimit tonë, përballë flamurit tënd mbretëror, misterit të vdekjes e të lumnisë sate, përballë  kryqit, gjunjëzohemi, plot me turp, por edhe me shpresë, e të lutemi të na lash në lumin e gjakut e të ujit, që gurruan nga Zemra jote e shporuar; të na i ndjesh fajet e mëkatet tona.

Të lutemi të kujtohesh për vëllezërit tanë të dërrmuar nga dhuna, indiferenca, lufta:

Të lutemi t’i këputësh zinxhirët, që na mbajnë lidhur në egoizmin tonë, në verbërinë tonë vullntare e në kotësinë e llogarive tona  njerëzore.

O Krisht, të kërkojmë të na mësosh të mos turpërohemi kurrë nga Kryqi yt, të mos e përdorim për interesat tona, por ta nderojmë e ta adhurojmë, sepse me të Ti na tregove sa të përbindshme janë mëkatet tona e sa madhe, dashuria jote; sa e ulët padrejtësia e gjykimeve tona, e sa e pushtetshme mëshira jote. Amen.

E Shtuna e Madhe e Shenjtë e Pashkëve: Kisha rri pranë varrit të Jezusit/

1 e shtuna

Të Shtunën e madhe e të Shenjtë të Pashkëve, Kisha rri pranë varrit të Jezu Krishtit, duke medituar mundimet dhe vdekjen e Tij. Pra, në këtë ditë të Shtune të Pashkëve, Kisha nuk kremton Eukaristinë – Meshën e Shenjtë. Altari, pika qendrore, në të gjitha Kishat, në këtë ditë është i zveshur në shenjë  zie e përkujtimi të mundimit e vdekjes së Shëlbuesit të botës, Jezu Krishtit. Vetëm pas Vigjiljes kremtore – pas kësaj nate të pagjumë të së Shtunës së Madhe të Pashkëve, fillon gëzimi i  Ngjalljes së Krishtit, fillon koha e Pashkëve e cila zgjat për 50 ditë, deri në festën e Rrëshajëve – Ardhjes së Shpirtit Shenjt Zot.

Sonte është Vigjilja e Ngjalljes së Krishtit. Nata më e bukur, Nata më e Shenjtë, pika kulmore e tërë vitit kishtar, thelbi i tërë fesë sonë të krishterë. Në këtë Natë të Shenjtë të Pashkëve, gjithçka përkon, gjithçka kondensohet dhe merr kuptim të ri në Dritën e saj shpëtimprurëse. Është një ritual, ai i liturgjisë së shenjtë, i ngarkuar me simbole, një “memorial” – “kujtesë” reale dhe e mistershme e tërë historisë dramatike të shpëtimit të njerëzimit, që realizoi Jezusi. Zoti i prini popullit të zgjedhur gjatë historisë së tij të vështirës deri në tokën e premtuar, deri në çlirimin e tij përfundimtar, që është çlirimi nga mëkati e nga vdekja e amshuar. Pashkët, që do të thonë kalim, tregojnë pikërisht kalimin e njerëzimit nga errësira në dritën e Zotit; kalimin nga mëkati në falje; nga urrejtja në dashuri; nga vdekja në jetë.

Vigjilja e Pashkëve është përplot me SIMBOLE. Në këtë Natë të Shenjtë të Pashkëve kemi bekimin e dy elementeve të rëndësishme kozmike: zjarri i ri dhe uji, simbole që kanë një domethënie të madhe biblike, që tejkalojnë kufijtë e historisë e të kohës. Një tjetër simbol, është QIRIU i madh, i bardhë që ndizet nga zjarri i ri që bekohet në fillim të liturgjisë hyjnore të kësaj Nate të Pashkëve. Është Qiriu që përfaqëson e simbolizon fitoren e Dritës së Krishtit të Ngjallur mbi errësirën e vdekjes, Dritë që ndodhet midis historisë së vjetër e historisë së re të njerëzimit, është Alfa e fillimeve metakozmike dhe Omega e metahistorisë, simbole të Fjalës së Hyjit që është para të gjitha kohërave dhe që i mbyll të gjitha kohërat, ndërsa data e vitit, e gdhendur në Qiri të Pashkëve, 2015, na tregon se Jezu Krishti rrënjoset thellë në historinë e përditshme, në historinë tonë të sotme, krah për krah me njeriun, për të fituar mbi errësirën e mëkatit, të vdekjes, të pakuptimit, të dhunës, të egoizmit, të asgjësë që josh çdo krijesë, të akullsisë së shpirtit.

Sipas ritit të liturgjisë së Dritës të Natës së Pashkëve, Qiriu i Krishtit të Gjall, zhytet në ujë të bekuar për të simbolizuar frytet e begatshme të Shpirtit Shenjt, në mënyrë që të krijojë bijë të tjerë të Hyjit me anë të Pagëzimit, Sakramentit të rilindjes sonë shpirtërore. Diakoni, duke marrë Qiriun e madh në dorë, simbol i Dritës ë Ngjalljes së Krishtit, gjithnjë sipas ritit të liturgjisë së kësaj Nate të Pashkëve, përshkon Kishën të zhytur në errësirë dhe me zë të madh i kumton asamblesë së besimtarëve të pranishëm Ngadhënjimin e Jezu Krishtit mbi vdekje. Është momenti kulmor i lajmërimit të Ngjalljes së Krishtit. Kështu, Kisha na fton t’i dëgjojmë fjalët që lajmërojnë fitoren e Krishtit të Gjall mbi vdekje, që kumtohen në çdo Kishë për të gjithë.

Kremtimi i Natës së Pashkëve vijon me liturgjinë e Fjalës së Hyjit.Dymbëdhjetë lexime bible nga Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re si një afresk gjigant i “historive të mëdha të familjes”, që nga tregimet e krijimit,  nga tregimet e ndrojtura të fillesës deri në vizionet e profetëve dhe në thirrjet e Shën Palit për t’u bërë “njerëz të rinj”.

Pastaj, festa e madhe në tryezën e lulëzuar për të komunikuar me Qengjin e Pashkëve, me Krishtin e vdekur e të ngjallur për ne, që shkëlqen mbi errësirat e mbi vetmitë shkatërrimtare dhe i jep kuptim, shije, shpirt e perspektivë ultrahistorike ngjarjeve dhe jetës njerëzore. Të kuptosh këto simbole, të jetosh realitetin e tyre do të thotë të hysh në më të madhin e mistereve me të cilat është mbështjell njeriu, do të thotë të kalosh “pyllin e simboleve” për të dalë në një kopsht në të cilin një gur i hequr mënjanë le të shihet një varr bosh: janë Pashkët e njeriut e të kozmosit.

Ky është kumti që informon për ngjarjen më të madhe të njerëzimit: çlirimin e tij nga mëkati dhe vdekja e përjetshme. Shpallja e lajmit të gëzueshëm të Pashkëve që kumtohen në Vigjiljen e Pashkëve, kremtim që pasqyron historinë e Zotit me popullin e zgjedhur, me tërë popujt e botës, me ne, që në Ngjalljen e Krishtit kanë (kemi) fituar Jetën e Pasosur. Në këtë lajm të gëzueshëm të Ngjalljes së Krishtit, gjejmë domethënien e vërtetë të Pashkëve dhe të jetës sonë njerëzore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Papa kryesoi, Udhën e Kryqit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2070
  • 2071
  • 2072
  • 2073
  • 2074
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT