• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bli vendin e punes!

March 29, 2017 by dgreca

Nga Blerta Haxhiaj.

Që në kohërat e hershme sipas rrëfimeve mitologjike dhimbja u nda mes mashkullit dhe femres në dy kategori: femra duhet te përjetoje dhimbjet e lindjes ndersa mashkulli duhet te mbajë barrën e punës. Kjo është si pasojë sepse shkelën rregullat në kopshtin e Edenit. Si nga shprehjet më të dëgjuara është kjo ‘punë’, ndonjëherë ajo bëhet edhe e padiferencuar, e pakuptuar dhe shumë komplekse. Puna në gjuhën e shkencës paraqet veprimtarinë e njeriut në përgjithësi, mandej vijnë nëndarjet e saj të shumëllojshme. Në epokën e Homerit puna fizike është konsideruar si veprimtari jo e denjë për aristokracinë dhe luftëtarët. Aristoteli thotë: “Jeta është praxis (veprim) dhe jo poiesis (prodhim)”, mirëpo në ditët e sotme shikohet vetëm prodhimi si me veprim si pa veprim. Dallimi mes kohës së lirë dhe punës, në kohët e hershme, është shumë fondamentale dhe konsiderohet si parakusht për veprimtari shkencore dhe teorike, tipike për një jetë kontemplative e kundërt me jeten aktive apo fizike. Sipas Hanna Arend prodhimtaria dhe veprimi janë të njëjta me punen dhe të lidhura me domosdoshmërinë ku puna lirohet pak nga përbuzja Antike. Në nocionin modern të punës janë shumë kategorizime por bazamenti është te prodhimi, kemi punë fizike; pune mendore; punë shpirtërore; punë duke qëndruar kot; kjo e fundit ndikon negativisht ne konstituimin e shoqërisë sepse formësimi në vend të progresionit është regresioni. Më Locke (loqka) ‘fillon historia e nocionit modern të punës’. Fichte e çliron nocionin e punës nga domethënia negative dhe paragjykimet duke i dhënë një funksion civilizues. Të punosh nuk është turp.  Hegeli e barazon punën me veprimtarinë  ku subjekti modern shfaqet si demiurg i botës njerëzore. Njeriu është prodhues i vetë botës së tij duke u munduar të pavarësohet nga forcat e jashtme, natyra mund të mposhtet vetëm nëse nënshtrohet, kjo mund të arrihet me pranimin e rëndësisë shoqërore të punës. Puna është edhe si burim i pronës sepse përmes saj si veprimtari caktohet prona, që tashmë prona karakterizohet nga blerja. Duhet të blesh pronen që ta punosh pronës. Ajo luan rol në ekonomi është kategori kryesore e saj duke u manifestuar me migrimet e përkohshme të individeve. Shprehja Cogito Ergo Sum e përkthyer në ditët e sotme që është pak krize për vende të punës është Punoj pra jam. Duke mos diskriminuar personat punëtorë justifikohet blerja e punës. Nëse për një vend të punës duhet paguar një sasi parash, ato shlyhen përmes taksave që paguhen për të siguruar një shërbim sa më cilësor për jetësën, që në mënyrë indirekte kompensohen përmes punës. Privatja dhe publikja janë të prirura për një taksimetri të pashmangshme.

Njeriu gjithmonë i hap punë vetës. Njeriu jeton nga puna prandaj përtaci është i priviligjuar sepse rrnon nga puna e të tjerëve. Hegeli jep alegorinë e padronit dhe të shërbëtorit, ata janë të lidhur domosdoshmërisht nga puna e njëri – tjetrit apo nga ekzistenca e njëri – tjetrit. “Krahas të gjitha transformimeve të cilat i ka përjetuar puna më përsosjen, automatizimin dhe robotizimin e vet, mandej me transformimin e proçesit të punës në proçes shkencor (përkatësisht me faktin se ajo merr karakter shkencor), si dhe me reduktimin dhe eliminimin e saj, ajo megjithatë mbet kusht i ekzistencës së njeriut, formë e vetme e realizimit dhe e dëshmimit të forcave krijuese për shumicën e njerëzve në globin tokësor”(R.M) Me ekzistimin dhe kushtëzimin për jetesën është edhe kushtëzimi për punën. Teknologjia vetëm sa e lehtëson proçesin e punës, duke mos tentuar t’ia humbe kuptimin origjinal të saj. Gjithmonë ankohemi se ose kemi punë ose nuk kemi punë! kemi lënë punë pa bërë, skemi lënë punë pa bërë. Bli vendin e punës nuk duhet të marrë konotacione negative sepse në realitet oferta – kërkesa janë relative. Nga obligimet e shtetit që duhet të të japë punë ndryshon në Bli vendin e punës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Bli vendin e punes!

Nje shkrim dedikuar katrahurës shqiptare

March 29, 2017 by dgreca

“NJË VAKI, QË PËRSËRITET PËRSËRI “/

Nga Fadil LUSHI/

E nderuara ime mike e dashur! Para se ta lexosh këtë vështrim gazete, ki parasysh se do të ballafaqohesh me një fjalor paksa të denigruar, do të ballafaqohesh me një të folme krahinore dhe, së fundi, me atë fjalorin erotik të Edmond Tupjes nga Tirana. Bëj kujdes dhe vëre në “fiqir” faktin se këtë “shkarravinë” në asnjë mënyrë nuk do ta vë në parantezë pavarësisht se, ti, bashkëpunëtorët dhe  lexuesit e mi të vëmendshëm, të rregullt dhe të ndërgjegjshëm, herë pas here, me shumë të drejtë do të thonë se ky shkrim nuk vlen më shumë se “pesë para”, por ama, mua le të më jepet e drejta të besoj se ky vështrim në logjikë, gjithsesi, nuk do më dalë “si lesh arapi”, andaj që në fillim do ta përjashtoj çdo dualizëm me qëllim që të mos krijoj keqkuptime a edhe armiqësi me ty dhe me njerëz të tjerë, me të cilët shpesh vihem ballë për ballë për të nxjerrë në shesh të vërtetat e bëra nga unë dhe të tjerë të tillë si unë…, për Tetovën time universitare.

Për ta shkruar këtë vështrim gazete, s’do mend se “provokimi” erdhi nga takimi i së shtunës që lamë pas me një aktor të madh, me një njeri bujar, me një bashkëmoshatar timin, me një artist humanist, me një njeri që hiqet si puro kaçanikas, me një njeri i cili kur “zatetet” me ish-shokët e klasës të moteve 68/69, sikur kërkon rininë e tij…, me një njeri i cili ta kthen mallin për gjeneratën e Shku-pit të vjetër. Ata që e njohin nga afër do të thonë se ky njeri aktron. Jo, ai nuk aktron vetëm në skenë, përkundrazi, ai gjithmonë llafos të vërtetën, qoftë në rrugë, qoftë në ndeja burrash, po qoftë edhe në “mejhanen” e mëhallës sime. Dhe, ky njeri që e takova quhet Bajrush Mjaku, i cili javë për javë duket këtej afër nesh, duket pranë mëhallës sime, aty afër ku dikur ekzistonte xhamia më e bukur e qytetit. Ky njeri, sa herë që duket këtejpari në Tetovë, aq herë i jep “ustallëk” dhe shpirt godinës të artit dramatik që është e vendosur përballë apartamentit tim…, sikur do të thotë: “Miku, Tetova jote është shndërruar në kasaba a edhe në një katund të madh…,sikur me gjithë njerëzit që jetojnë në të është shndërruar në Kandahar, sikur në të jetojnë njerëz të cilët e rrëmbejnë të vërtetën, sikur në të jetojnë njerëz të cilët sapunin ta shesin për djathë, sikur vlerat (aq sa i keni) i nëpërkëmbni qëllimisht”. Së fundi, ramë në pajtim, ai të ma lavdërojë Tetovën, kurse unë të llafos, po edhe ta shaj, katrahurën a rrëmujën që na ka kapur për fyti. Para se të ikte, i “parashtrova një pyetje”, po ai nuk ma ktheu përgjigjen, sikur deshi të thoshte: ehe, gjithë ky “alamet shehërli” nuk paskësh lidhje rreth një informacioni të thjeshtë…, sikur deshi të më thoshte: “shporru nga sytë e mi dhe konsulto fjalorët, me kusht nëse i ke”… dhe ai mori udhë për në kryeqendrën e shtetit, kurse unë mora ashensorin për në banesën time, për të shfletuar Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, të botuar në motin 1980. M’u ngjall kureshtja sa i përket shpjegimit të nocionit “kondom a prezervativë”. Nuk e gjeta dot. E shfletova edhe fjalorin etimologjik (1980), edhe aty nuk jepeshin shpjegime në shqip, as te ai fjalorth i vjetër, të cilin dikur moti e vodha nga Biblioteka Universitare e Prishtinës, edhe në të nuk gjeta sqarim. Në fund, vendosa që ta konsultoj një mik timin të mençur dhe “garip” (njeri i huaj që jeton në mërgim, i ngratë, i çuditshëm). Ai i di të tërat, sidomos kur “sabah e aksham bëhet tapë a shndërrohet në dërrasë dyshemeje”, është një njeri njësoj si ata të pastrehët të Londrës rrospi. Është një sui generis, i cili nuk meriton urrejtjen dhe përçmimin…, çuditërisht, nuk kërkon mëshirë as prej shtetit, as prej njerëzve që kanë më shumë të mira se ç’u duhen. Nuk i do njerëzit me dy surrate, të cilëve në vend që t’u skuqen fytyrat, atyre u skuqet “bytha prej majmuni”. I kërkova shpjegim për fjalën “kondom!”. Ma ktheu thjesht, thuaj “filter”, po në do edhe “mushama”. Por, para se t’ia parashtroja pyetjen e radhës, më tha të paguaj edhe një të “Skraparit” e më pastaj do ma thoshte “hazerxhevapin”. I thashë se pse në vaktin e Enver Hoxhës nuk prodhoheshin dhe nuk përdoreshin “filtrat a mushamatë”. “Ehe, përdorimin e këtij lloj produkti xhaxhi e ndaloi jo rastësisht, mbase kishte të drejtë, po ndoshta kjo ndalesë e tij ia vlejti…, sepse sot e gjithë ditën e Perëndisë do të ishim në numër aq sa janë toptan malazezët dhe këta bashkëvendësit tanë – maqedoncit!” Këtij paragrafi sikur donte t’ia parashtrojë edhe një të vërtetë me sa vijon: “…, ca shqiptarë të papërgjegjshëm gjithsesi kanë nevojë për mushama vetëm e vetëm që të mos krijojnë fëmijë me fizik e mendje të degjeneruar” (Ne e dimë fare mirë se në këtë shkrim nuk kishim të drejtë ta përfshijmë nocionin “fëmijë”. Gjithsesi, është jo humane).  Dhe, kur miku ishte duke e përfunduar gotën e pestë me “lëng të sertë Skrapari”, më tha:  “Ore, qerrata, pa më thuaj, me këto habere që i merr nga unë, kë do të paragjykosh dhe kujt do t’ia fusësh, a mos vallë do t’ia fusësh Kushtetutës, Kryeparit kukull të shtetit, Sobranies, politikanit apo në fund mos e ke ndërmend të ma fusësh mua…,”  ashtu siç dikur moti  “Ahmet Zogolli e kishte futur në psikiatrinë e Vlorës kryeministrin e parë shqiptar, Sulejman Delvinën. Dhe kur njerëzit i thoshin pse s’dilte nga spitali, ai përgjigjej: E ku të shkoj? E gjithë Shqipëria një spital psikiatrik është”. Pasi miku im absolvoi muhabetin, fillimisht më sikterisi dhe iku nga mejhaneja duke më lënë me gisht në gojë.

Kjo filozofi e këtij shkrimi dedikuar katrahurës shqiptare sikur nuk funksionoi, jo pse ishte një filozofi e zbehtë, por pse ishte e paragjykuar që në fillim të dështonte. Çuditërisht, në hapësirat shqiptare sot e gjithë ditën nuk dështon vetëm tranzicioni, marrëzia, zënka dhe inati ynë homerik. Të tjerat janë relative!

Ime mike e dashur, më ndje për fjalorin tim “pis!”.

Filed Under: Analiza Tagged With: "NJË VAKI, Fadil Lushi, QË PËRSËRITET PËRSËRI "

Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

March 29, 2017 by dgreca

1 LetersiaKosovë-Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”/

PRISHTINË, 29 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Kadare, laureat i Çmimit, Letersia shqipe

DEMOSTRATAT NE RUSI

March 29, 2017 by dgreca

….PSE KETO DEMOSTRATA ISHIN NRYSHE NGA TE TJERAT/

1 Ok protesteNga Brian Whitmore/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/1 ProtesteMegjithse nuk pritet nje revolucion, nje renie e regjimit te tashem, nje sulm i Aleksei Navalnit kunder Kremlinit sepse sigurisht 2017 nuk asht e ngjashme me me1917.
Ne gjithe kete, demostrat qe u zhvilluen gjate fundit te javes qe kaloi, ne te cilat moren pjese me mijera njerez ne shume qytete te Rusise, ishin shume te ndryshme nga ato qe u bane kunder Kremlinit ne te kaluemen. Keto ishin te ndryshme ne disa menyra, gja kjo qe duhet t’a shqetesoi shume rregjimin e Putinit ne Kremlin.
Ne vazhdim vihen ne dukje pese menyrat e reja qe u vune re gjate demostratave te 26 marsit, qe u bane 17 -te vjete mbasi Putini u zgjodh president.
1) DEMOSTRATA EDHE NE ZONAT E MBREDESHME TE VENDIT
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi u bane kryesisht ne Moske, ne St Petersburg, dhe ne pake qytete te tjera te medha.
Si rrjedhim Putini dhe bashkpuntoret e tij ishin ne gjendje te pretendoshin, me njifar te drejte, se kundershtimet ndaj qeverise ishin te kufizueme ne disa njerez te paknaqun te elites se qyteteve.
Por gjate demostrates se fundit te javes qe kaloi ato ishin te pergjitheshme dhe me te vertete ne shkalle kombetare. Kjo per faktin se ato u bane ne 82 qytete te medha e te vogla, ne te gjitha anet e vendit.Ne qofte se kjo moskenaqsi e perhapun ane e m’ane vendit do te vazhdoje. mund te jete nji shej i rrezikshem per Putinin.
2) FEMIJET KANE TE DREJTE
Gjate demostrates ne qender te Moskes, nji grup te rijshe brohoriti tuej thane keto fjale “Kur ju po vidheshi te holla, ne ishim ne rritje e siper.!”
Gjate demostrates, nji nga gjanat ma te cuditeshme ishte, se ne to, moren pjese shume te ri dhe ata te moshes 20 vjecare. Nji prej ketyne te rijve, u tregoi disa prej njerezve te rritun, arsyen sepse Rusija ka nevoje, qe sistemi i saj politikte reformohet. dhe , vuni ne dukje, se sa te polarizue jane nxanesit e shkollave te vendit.  Nji djalosh tjeter shpjegoi lidhjen ndermjet korrupcionit dhe keqsimit te gjendjes se pergjitheshme ekonomike. Ky asht brezi i ri i kohes se Putinit, i cili perfaqeson te ardheshmen e Rusise.
Gjate demostratave nder te tjera u thane edhe keto fjale: “Ne nuk na duhet Siria. Ne kemi nevoje per rregullimin e rrugeve te qytetit Irkutsk.”
Gjate 3 vjetve te fundit, Kremlini asht mbeshtet ne nderhymjet ushtarake ne Ukraine e ne Siri, tuej e perdot kete , si nji iluzion, gjoja se Rusija asht ba tashti Superfuqi, si edhe ne propaganden patriotike per te perforcue ligjeshmerine e rregjimit.
Por keto demostrata, qe u shkaktuen  nga nji lloj filmi qe pergaditi udheheqesi i opozites Navalni, ne te cilin vihej ne dukje korrupcioni i kryeministrit Medvedev; duket se jane nji shej, se njerezit do te fillojne t’i kundervihen korrupcionit, qe asht aq shume i perhapun.
Shejet tregojn se edhe ruset do te fillojne te bajne demostrata kunder sistemit qeveritar te vendit,sic jane ba ne vendet perendimore gjate vjeteve te fundit.
Ne te kaluemen demostratat ne Rusi baheshin kryesisht per arsye te ndryshme politike, por keto te fundit kishin te bashin me kuleten (gjendjen e rand ekonomike). Kjo gja i bane demostruesit ma te vendosun e ma te guximshem, se ato qe bahen per rasye pilitike.

NUK KEMI NEVOJE PER LEJEN TUEJ PER TE BA DEMOSTRATA

Kur opozita donte te bante demostrata gjate  2011-2012, asaj i dihej te bisedonte me autoritetet. Kur ato nuk u lejuen me ba demostrata ne qender te qyteteve por ne vende larg qendres, ata i bane atje ku u lejuen. Por kesaj rradhe, kur Navalni kerkoi te baheshin demostratat e fundit ai kerkoi qe te baheshin ne qender te qyteteve dhe nuk pranoi ndryshe. Me kete veprim duket se Navalni ka ba nji gja qe nuk asht ba
ma pare.
NUK KEMI NEVOJE PER UDHEHEQES
Megjithse gjate demostrates Navalni u arrestue, demostratat vazhduen pa pranine e tij. Kjo gja tregon se’ megjithse demostratat u bane me inisiativen e tij, autoritetet nuk mujten me i ndale demostruesit, megjithse e arrestuen udheheqsin e tyne. Pra, si perfundim demostratat u bane nga masat e pergjitheshme te popullit. Prandaj keto demostrata, ishin me te vertete te ndryshme, nga ato qe jane ba ne Rusi gjate
vjeteve te fundit.
Sigurisht putinit do t’i duhet te kerkoje ne thesinm e tij te dredhive e te intrigave, per te gjete menyren per t’iu kunder vu kesaj gjendjeje te krijueme
Nga kanveshtrimi i Kremlinit, Rusia duhet te duket sot nji vend qe ka ndrushue krejtesisht.

Filed Under: Politike Tagged With: Brian Whitmore, DEMOSTRATAT, dielli, Gjon kadeli, ne Rusi

HUMANIZMI, NJË ËNDËR RINORE QË U BË REALITET NË JETË

March 29, 2017 by dgreca

  • thotë humanistja shqiptare nga Gostivari Mimoza Halili Lumani se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

mim

Nga Sokol Demaku/

Një tjetër Nenë Terez nga Gostivari, Mimoza Halili Lumani u lindë dhe rritë në Fushë Krujë ku aty mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe vazhdoi në Tiranë studimet universitare në degën e Psikologjisë. Jeta nuk është e lehtë për tu jetuar thotë krutanja e cila ka vite qe ka lenë vendlindjen dhe është martua në qytetin pitoresk maqedonas por të banuar me shqiptar mjaft pitoresk Gostivar.

Ajo vet thotë se Gostivari është muza e saj, apo më mirë te themi shipirti që asaj i jep vullnet për punë të palodhshme në ndihmë njerzve me nevojë dhe në nevojë.

Punën prej profesioni psikologe nuk e ka shijua por i është një një pune që shumë femra shqiptare e kanë virtytë të tyre të jetës, ndihmes së njerëzve me nevoje dhe familjeve nevojtare për nidhmë. Edhe sot ajo vazhdon te jete aktive në punën e saj të pandalur si kryetare e Shoqatës ”Dora e ngrohtë” më qendër në Gostivar ku në ketë qytet jeton qe plot 24 vite si nuse ne nje familje qytetare nga Gostivari.

Endrra e saj që në rini ka qenë që të arrij të ndihmoj ata të cilët kanë dhe janë në nevojë. T`u dal në ndihmë nevojtarëve, atyre të cilëve jeta nuk u ka pri, atyre të cilëve u mungon shumë cka në familje. E reja nga Fushë Kruja por me banim në qytetin turistik shqiptar Gostivar thotë se kjo për mua është dhuratë nga Zoti që unë kam mundësin tu ndal në ndihmë njerëzve të mi, atyre që kanë nevojë.

Humanistja shqiptare Mimoza Halili Lumani thotë se: ”Urrejtja është punë e djallit, ndaj gjithmonë preferoj të dua”.

Shoqata humanitare ”Dora e ngrohtë”me seli në Gostivar u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2014. Ajo ka realizuar disa projekte më rendësi jetike për popullatën e këtij qyteti por pohtujase edhe të regjionit si vizita dhe egzaminimin e kancerit te gjirit tek gratësi kategori me e prekur nga kjo sëmundje e cial sot është shume aktuale në trevat toan thot Mimoza. Por ajo cka është më kryesore në aktivitetin dhe punën e ksaj shoqate humanitare është fakti se ata jnë fokusuar më shumë në zonat rurale ku sigurisht edhe gratë janë te prekura më shume dhe për ketë ne kemi arritur që të angazhojmë mjek specialist në kontrollin e grave dhe krejt këtë me ndihmen e shoqates papagesë. Cdo gjë është berë në mënyrë humanitare pra falas apo me ndihmen e shoqatës. Projkt tjetër shumë i rendësishëm është edhe synetija e 456 femijeve në Maqedonin lindore kryesisht ne Veles e Kocani dhe në Maqedonin përendimire në Prilep dhe rrethinë e krejt kjo është arritur në bashkëpunim me komunën e Burses së Turqisë me ndihmen e  mjekut specialist nga Bursa e Turqisë.

Këto janë aktivitete që ”Dora e ngrohtë” ka relaizua në ndihmë qytetarëve të këtushëm, por duhet theksuar se aktiviteti i shoqatës është zgjeruarë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare kur është qeshtja e refugjatëve të cilët morën rrugë tranzite vendin tonë për në Europën përendimore. Duke parë kushtet dhe rrethanat në të cilat e gjenden njerëz të pafajshëm të cilët për të shpëtuar jetën e fmailjarëve të tyrë kishin marrë këtërrugë sa të rrezikshme ne në shoqatë jemi mobilizuar për refugjatët e ardhur Sirian duke ju ofruar ushqim dhe veshmbathje.

Shoqata ”Dora e artë” do të jetë në aksion te vazhdueshëm derisa të jetë e nevojshme për tu ardhur në  ndihmë  fëmijëve nga vendet e lindjes te ikur nga lufta. Për ne fëmijët jan qeniet më  të  pafajshme të kësaj bote prandaj ata duhet ti ndihmojmë dhe ti mbrojm dhe të kujdesemi me dashuri për ta.

Unë si humaniste dhe njeri që ndjej dhembje në shpirt për njeirun parashtrojë këtë pyetje: ”A mund të flejm të qetë para këtij realiteti që na dhemb ne shpirt.  Tu ndihmojmë këtyre fëmijëve të  ikur nga vendet e tyre që të  gjejnë pak ushqim e ngrohtësi.

Êshtë shumë e rëndësishme ajop që anëtarët eshqoatës kanë ndërmarrë për të ndihmuar në Shqipëri dhe Maqedoni fëmijët me aftësi të kufizuara në sigurimin dhe në shpërndarjen e karrocave për invalidët.

Por duhet të ndalem pak më tepërtek projektet madhore të Shoqatës e që  është ndërtimi i shtepisë së familjes së Xhevat Ibrahimit nga Toplica e Gostivarit nga themeli e deri ne mobilimin e saj. Shpërndarja e ndihmave ushqimore në muajn e shejntë të Ramazanit si dhe në vazhdimsi kujdesi për 200 familje skamnore që cdo muaj u sigurojmë ushqimet dhe gjërat e nevojshme për jetesë.

Shoqata e ceka më lartë është shumë aktive dhe për punën dhe angazhimine anëtareve të saj e ka mbi 500 aktivist kryesisht intelekatual dhe studnetë të cilët ndihmojnë në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Humanistja Mimoza Halili Lumani ka marrë cmimin ”Qytetare nderi” nga qyteti i Shkodrës për punën dhe akvitetin e saj të palodhshëm në këtë drejtim e ajo premton se me angazhimin e  saj dhe aktivistëve të shoqatës se shpejti mendojnë të shtrihen në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë sepse kjo ka vlerë.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: humanizmi, Mimoza Halili, Sokol Demaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2110
  • 2111
  • 2112
  • 2113
  • 2114
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT