Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu konkludon një sondazh i NBC News, i publikuar të mërkurën qe shkouar. Sipas anketës, 66 % e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 % prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 % “disi të shqetësuar”. Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak. Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 %, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare. Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s, është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër. Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat. Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shippensburg Professor Praises Professor Spahija
Shippensburg Professor Praises Professor Spahija/
Published in “Flashlight” February 3, 1977, Mansfield State University, Pennsylvania./
“Prof. Miftar Spahija has taught me much of scholarship, citizenship, and friendship”
Dear Editor:
During the Christmas holiday, I had the great pleasure of reading your interview with Professor Miftar Spahija of Mansfield State. Prof. Spahija was my friend on the charter faculty of le .Berkeley Preparatory School in Tampa Florida, in 1960-61 . He is one of the finest and most inspirational teachers I have ever known, and would like to share with you a few reflections of my own regarding this remarkable man.
First of all, I had never heard the moving story of his escape from the Communist regime in Albania to Greece. Prof. Spahija is a humble man, and he seldom talks of the hardships to which he has been exposed. So I am very pleased that he chose to tell that story to your audience.
Secondly, it seems difficult for me to praise sufficiently the restraint with which Prof. Spahija views his experiences. He could in my opinion, be a bitter, disillusioned, skeptical man. But he is, as I am sure those of you who are privileged to know him are well aware of, a very genial, optimistic, affirmative individual. He profoundly believes in the great ideal that many of us have reduced to the cliche’ “life, liberty, and the pursuit of happiness.” As my colleague, he quietly inspired me with this ideal. We worked hard to establish, a new school in Tampa, and none worked harder or more cheerfully than Miftar Spahija. When I was discouraged, I turned to him for counsel and strength. He had always a goodly abundance of both.
We both wanted careers in “college teaching, so we left Tampa in search of such careers. As fate would have it, we were quickly rejoined. I had gone on to graduate studies at the University of Virginia, and Miftar had accepted a teaching position at nearby Madison College. Again, I was strengthened through meeting with him, even as he recovered from a serious illness which he incurred at this time. Always I encountered a very steady, contemplative, strong companion in Miftar Spahija.
And now, practically decades later, we are colleagues in the Pennsylvania State College system. Several years ago I visited Miftar in Mansfield and mentioned in passing that I would very much appreciate reading Boccaccio’s long epic poem The Teseida in English translation but, alas, none was available. Within weeks, I received notebooks containing a careful literal, English translation of this heretofore inaccessible poem from my friend Miftar Spahija. Had I expeditiously edited this translation, it surely would have been published as another translation recently has been. But through this experience I came to know my friend as a careful translator and excellent linguist. Professor Spahija shared with you the Byronic allusion to the Albanian symbol of the two-headed eagle proud and indomitable. Certainly the good professor well exemplifies this image. Indeed through his experiences he seems to have given it new meaning: In his life he has brought together the traditions of the Albanian eagle and the American eagle. Prof. Spahija is at one and the same time the proud Albanian and the proud American. Knowing him has been one of the rare privileges of my life. He has taught me much of scholarship, citizenship, and friendship.
Sincerely yours,
Jim Hanlon
Associate Professor in English
Shippensburg State College
Editor’s Note: Last semester Dr. Miftar Spahija, French, contributed a two-part series relating experiences fleeing from the clutches of Communism, for which the Flashlight is ever grateful.
Ndryshime në qeveri – ikën Ministrat Tahiri, Çuçi, Klosi, Beqaj
Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi janë 4 Ministrat që kanë lënë kabinetin qeveritar për t’iu përkushtuar fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.Pas mbledhjes një oreshë me të gjithë koordinatorët e qarqeve, 8 prej të cilëve janë anëtarë të kabinetit qeveritar, Kryeministri vendosi që vetëm 4 prej tyre të lënë postet dhe të përqëndrohen në forcimin e Partisë Socialiste në qarqet që përfaqësojnë në funksion të rezultatit të zgjedhjeve. Në vend të tyre Rama emëroi: Fatmir Xhafa-Ministër i Brendshëm, Olga Manastirliu-Ministre Shëndetësie, Olta Xhacka-Ministre e Punëve Sociale dhe Eduard Shalësi-Minsitër i pushtetit Vendor.
Saimir Tahiri ka lënë Ministrinë e Brendshme si koordinator i qarkut më të madh në vend, Tiranës.
Largimi i tij u përfol që të premten në mbrëmje si dhe pas takimit të së shtunës në Kryeministri me shefin e qeverisë.
Blendi Klosi pas 23 muajsh në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e ka lënë këtë detyrë për tu fokusuar në qarkun e Beratit.
Një nga Ministrat më të sulmuar të kabinetit Rama, Ilir Beqaj i Shendetësisë, është një nga Ministrat që ka të lënë qeverinë për tu përqëndruar në qarkun e Kukësit.Mësohet se Beqaj do ti bashkohet edhe qarkut të Dibrës ku aktualisht koordinatore është Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Dhe së fundi, Ministri i Pushtetit Vendor nuk është më më Bledi Çuçi, pasi do të jetë koordinator i qarkut të Gjirokastrës.
Këto lëvizje kryhen 3 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe Ora News mëson se vendimi i Kryeministrit kërkon të forcojë më shumë qarqet ku Partia Socialiste nuk i ka Bashkitë dhe ku aleatët e saj janë të fortë në elektorat.Ndërkohë ende nuk dihen zëvendësuesit e këtyre Ministrave, por burime për Ora News kanë thënë se do të jenë njerëz politikë të Partisë Socialiste që do të angazhohen me kohë të plotë në aktivitetin qeveritar.Edhe pas këtyre ndryshimeve, opozita ka deklaruar se nuk tërhiqet nga protestat që vijojnë prej 23 ditësh.
Kryedemokrati Basha deklaroi se mbetet e panegociueshme kushti i tyre për qeveri teknike që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kosova avancon hapësirat e të drejtave dhe lirive për bashkësitë fetare me ligji të ri
– Veseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe manipulohen-/



PRISHTINË, 12 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është në procedim ligji i ri për bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet të cilit do të avancohet hapësira e të drejtave dhe lirive të këtyre bashkësive, tha sot kryeparlamentari Kadri Veseli.Kryetari i Kuvendit në një konferencë shkencore të organizuar në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, foli për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj.Kryeparlamentari Veseli tha se fjala tolerancë është fjalë e varfër për ta përshkruar tërë begatinë e raporteve paqësore dhe mirëkuptuese që tradicionalisht janë zhvilluar në mes komuniteteve fetare brenda kombit tonë.Ai tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pëgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat e identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ai shtoi se muslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.“Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe repsekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndërrat e të rinjëve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare.Në Kuvendin e Kosovës në axhendën e disa seancave ishte edhe votimi i Projektligjit përndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, por nuk mund të kalojnte derisa vazhdon “ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvend e grupit parlamentar prej 11 deputetësh të Listës Serbe, pasi duhen edhe më shumë se gjysma e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë – së paku 11 nga gjithësej 20 në parlamantin me 120 anëtarë./b.j/
KONSULLJA E PERGJITHSHME E KOSOVES NE KONCERTIN E SHKOLLES SHQIPE “ALBA LIFE”
Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York znj.Teuta Sahatqija midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në ditën e shenjtë të Mësuesit!/



Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY e festuan 7 Marsin me një program të pasur në Shqip/


Shqipëria ime pse më je kaq larg?/
Malli për ty më djeg pak nga pak,/
kur të rritem do të nderoj si biri yt,/
sepse ti je Dielli që më ndriçon sytë./
Nga Keze Kozeta Zylo/ New York/
Nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe mësuesit, prindërit, gjyshërit festuan së bashku ditën e shenjtë të Mësuesit, ditën e 7 Marsit, atë ditë kur Perëndia bekoi Shqipërinë dhe mësuesit që të hapnin shkollën e parë shqipe në Korçë, në të cilën mësues dhe drejtor i parë ishte Pandeli Sotiri si dhe Rilindasit Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj…
Programi artistik u dha në mjediset e shkollës publike amerikane 205, shkollë ku zhvillon mësim shkolla shqipe e Bruklinit.
Nxënësit me fytyra të qeshura që u ndrinin si Dielli vinin kush me tufa me lule, kush me përqafim të ngrohtë, kush me urim për 7 Marsin, kush me emocionin e skenës, për të mirëpritur me respekt dhe dashuri ditën e Mësuesit.
Ndonëse fatet na hodhën larg Atdheut në vende të ndryshme tëbotës, ka mësues, prindër dhe gjyshër që dëshirojnë për fëmijët e tyre të mos e harrojnë kurrë gjuhën shqipe. Edhe pse për të qenë realiste mijëra e mijëra fëmijë me prindër shqiptarë në botë po asimilohen dhe nuk po flasin shqip, pësëri funksionimi I shkollave shqipe ka rëndësinë e duhur jo vetëm për t’ju mësuar shqip fëmijëve, por edhe për sensibilizimin e shumë bashkatdhetarëve kudo në botë.
Në këtë festë të bukur nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja dhe Konsullja e përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, ardhja e saj u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.
Në këtë program u shfaq një vidio dokumentar përgatitur nga TV “Alba Life” për punën titanike të mësueseve dhe patriotëve të shquar që hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, dokumentar që u mirëprit me duartrokitje nga publiku arsimdashes. Vlen të theksohet se për shkak të pushtimit osman prej 500 vjetësh dhe që perandoria turke nuk lejonte shkollat shqipe, mësimi shqip bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje tejet të rëndësishme kulturore dhe historike.
Programi i nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për Diten e Shenjtë të Mësuesit
Programi artistik dhe kulturor u hap me këngën “Për Mëmëdhene” duke hyrë flamurtarët nga të dy anët e sallës të cilet ishin Jaden Doci dhe Eneo Rustani
Të gjithë së bashku si në një kor të vetëm mësues, prindër, nxënës kënduam për Mëmëdheun këngë që vazhdon t’i thërrasë shqiptarët për t’u mbledhur si: “Eja mblidhuni këtu, këtu”… Programi artistik me këngë të ndryshme u përgatit mjeshtërisht nga sopranoja e mirënjohur shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliu.
Programi është prezantuar nga dy nxënës brilantë Arsi Muda dhe Eda Kulla.
Të dy në një kohë përshëndetën:
Mirëdita, Miëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës! Mirë se keni ardhur për të festuar Ditën e Mësuesit! Gëzuar Festën e Mësuesit, Ditën e 7 Marsit!
Unë jam Eda Kulla nxënëse e Shkollë Shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë qëështë hapur në Janar të këtij viti. Një duartrokitje ju lutem për këtë sukses të radhës tëShkollës Shqipe “Alba Life”. Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe.
Unë Jam Arsi Muda nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë që eshte hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem per këtë vatër të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.
Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Prezantuesja Eda Kulla ftoi në skenë Dr. Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të procesit mësimor e cila ka përshëndetur të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për ditën e 7 Marsit.
Dr.Watkins tha midis të tjerash se hapja e Shkollave Shqipe nga Alba Life në New York e kanë gjetur frymëzimin nga Rilindasit tanë të shquar të cilët nën dhunë dhe terror, por me zjarrin e atdhedashurisë bënë të mundur hapjen e shkollës sëparë shqipe në Korcë. Sot ju do të keni kënaqësinë të shikoni nje program të shkurtër që fëmijët dhe mëseuest kanë përgatitur për ju. Eshtë një program i bukur dhe modest që zhvillohet tani për gati 10 vjet me rastin e kësaj feste kaq të rëndësishme për vendin tonë.
Shkolla e parë shqipe u hap ne 7 mars ne Korçë, nën drejtimin e mësuesit Pandeli Sotiri në një shtepi të ofruar nga Diamant Terpo.Une shikoj ngjashmëri me shkollën e parë dhe shkollën tonë “Alba Life”. Të gjithë këta fëmijë që vijnë në shkollën tonë janë nga troje të
ndryshme për të mësuar si të shkruajnë, lexojnë dhe flasin shqip. Këta fëmijë mblidhen në mjediset e shkollës publike amerikane çdo të premte dhe të shtunë nën drejtmin e mësueseve të tyre shumë të dedikuara që me dashuri dhe durim shpërndajnë dijen. Të jesh mësues apo t’u krijosh fëmijëve mundësinë të mblidhen së bashku për të mësuar, nuk është pune e lehtë.
Një mësues dhe drejtues duhet të kenë një karakteristikë shumë të rëndësishme, atë që të kenë një zemër të madhe dhe të jeni të sigurtë që të gjitha mesueset dhe drejtuesit e shkollës shqipe kanë një zemër të madhe për femijët tuaj dhe e bëjnë që kjo gjeneratë që shikoni në sallë mos të humbasë origjinën e tyre shqiptare. Pa u zgjatur shumë desha të falënderoj me një duartrokitje mësueset e shkollës shqipe “Alba Life”, Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Kozeta Zylo, Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi… Tani ju ftoj të shikojmë një dokumentar të shkurtër për hapjen e Shkollës Shqipe, më 7 Mars 1887në Korcë dhe në vazhdim.
Pas vidios nxënësit kënduan hymnin e Shkollës Shqipe si: “Gjuha Shqipe, Gjuha jone” kompozuar nga z.Petrika Melo.Prezantuesi Muda ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të përgatitur nga mësueset Entela Muda, Vlera Selaj dhe Kozeta Zylo.Ata ishin: Alban Bojlevic me vjershën Abetarja, Loriana Thaqi, Abetarja, Arlinda -Abetarja, Elira Dzemaili, Gjuha Shqipe nga At Gjergj Fishta, Lisa Pilku, Mësueses Time Entela dhe kengen “Moj e bukura More”.Dea Watkins këndoi këngën për mësuesen të interpretuar në piano nga vetë ajo.Aldini Boljevic: Gjuha Shqipe-Naim Frashëri, Rilind Bardhi, Korca —-Naim Frashëri,Lina Murati, Abetarja. Alisa Huseinovic 7 Marsi, Leona Dema, 7 Marsi ,Eliza Karpuzi, Gjuha Shqipe dhe Mikael Mashkulli, Atdheu.
Ali Boljevic , Unë jam nga Mali I Zi, Albert Karpuzi, Bir shqiptari, Ajdin Boljevic, Shqipëria ime, Aleen Karpuzi, Unë e dua shkollen shqipe,Arsi Muda, Jam dibran dhe Dea Kerliu, Skënderbeu.
Pas interpretimeve në poezi salla është mbushur me dashurinë për gjyshët kënduar nga Dea Kerliu, Elsa Kulla, Dea Kita, Emma Lula, Greis Hamili dhe Era Vadahi.Nxënësit e Brooklinit ishin përgatitur nga mësueset Adelina Lacaj dhe Raimonda Hysolli. Ata ishin: Eneo Rustani: I cili recitoi vjershën e thjeshtë për nënën
Kelvin Rustani: “Nena ime”, Biorni Berliu: Dy festa Të Bukura, Arion Mazdari: Dashuria për mamin. Pas poezive skena është mbushur me atmosferën e dashurisë hyjnore për nënën kënduar nga vëllezërit Eneo Rustani dhe Kelvin Rustani të cilët kënduan “Kënga e nënës”
Eda Kulla ftoi nxënësit e shkollës shqipe në Queens, shkollë që ka vetëm një muaj që është hapur. Hapja e saj është pritur me duartrokitje nga publiku.
Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi.
Ata ishin: Emma Lula, Festa Jote, festa ime, Heidi Haxhiu, Nena, Dea Kita, 7-8 Marsi, Alexia Borici, “Për një shkronjë”, Era Vadahi, 8 Marsi, Alba Vadahi Vendi im, Ilirjan Karamuca, Bicikleta.
Të dy prezantuesit thanë se: E mbyllim programin me këngën kuq e zi, kuq e zi si ngjyrat e Flamurit tonë Kombëtar. Le të këndojmë të gjithë sëbashku në ëitë të shenjtë për tënderuar tëgjithë ata Rilindas qëdhanë jetën për Gjuhën Shqipe, le të nderojmë të gjithë mëuesit kudo nëbotë si dhe të gjithë mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që kanë dhënë dhe po japin një kontribut të vyer për Gjuhën amtare!
Përshëndetja e Ambasadores Sahatqija dhe të ftuarve
Pas programit të pasur artistik Shqip në skenë është ftuar Ambasadorja dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj. Ardhja e znj.Sahatqija shoqëruar nga Konsulli i Kosovës z.Fatmir Zajmi midis nesh është si një urë shpirtërore që lidh Diasporën dhe Kosovën tonë martire.
Ambasadorja Teuta Sahatqija në emër të shtetit të Kosovës me një fjalë elekuente emocionuese ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe iu ka uruar atyre për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. Ambasadorja Sahatqija tha se: “Unë e dëgjova me plot emocion programin e përgatitur aq bukur nga mësuesit dhe nxënësit dhe nuk ka më këaqësi se të shikosh këta fëmijë të lindur dhe rritur në mërgim dhe t’i dëgjosh se si flasin dhe këndojnë në gjuhën amtare. Le të vazhdojmë kështu së bashku rrugën e ndritur të Rilindasve që gjuhën tone Shqipe mos ta harrojmë kurrë. Uroj që shumë prej tyre të jenë ambasadorë të Shqipërisë, Kosovë dhe gjithë trojeve shqiptare kudo në botë. Shpreh mirënjohjen time për themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life” dhe ju uroj atyre punë të mbarë kurdoherë. Vazhdoni dhe kurrë mos e ndaloni këtë punë të bukur patriotike dhe fisnike.Fjala e Ambasadores u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga pjesëmarrësit, prindërit, mësuesit dhe nxënësit.Pas fjales së Ambasadores në skenë është ftuar mësuesi veteran, historiani, shkrimtari, atdhetari zemërzjarrtë z.Rexhep Dedushaj, i cili kishte udhëtuar nga Kosova dhe ndodhej në New York.Z.Dedushaj solli kujtime të tij nga shkolla shqipe në Brooklyn kur dikur kishte qenë drejtor dhe iu kishte mesuar femijëve shqip. Me plot emocion përshkroi se si një ditë kishte takuar rastësisht një nxënëse të tij shqiptare që dikur ishte ulur në bangat e shkollës për të mësuar shqip, por tashmë e rritur. Ajo e kishte përshëndetur mësuesin e saj dhe i kishte thënë se tani punoj si përkthyese në ushtrinë amerikane. Pra të dashur bashkatdhetarë vazhdoi z.Dedushaj, ju siguroj se kjo punë nuk është e lehtë, është një punë e vështirë, por tejet e bukur, kur shikon që nxënësit mësojnë kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme. Ai faënderoi pëzemësisht themeluesit dhe mësuesit e shkollës Shqipe “Alba Life” që punojnë me aq përkushtim dhe devotshmëri. Në fund i dhuroi z. Qemal Zylo dhe librin e tij “Isha në Amerikë”.Pas përshendetjes se z.Dedushaj fjalën e ka marrë z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” i cili iu ka uruar mësuesëve dhe nxënësve festën e shenjtë të 7 Marsit. Ai ka falënderuar përzemersisht Ambasadoren Teuta Sahatqija, shtetin e Kosovës dhe gjithë personalitetet e Kosovës që kanë ardhur me një dashuri të pakufishme dhe që i kanë qëndruar pranë vazhdimisht shkollës Shqipe “Alba Life”. Më duhet t’ju kujtoj se kohët e fundit pranë shkollës sonë në Staten Island vazhdoi z.Zylo ishte ministry i Disaporës z.Valon Murati. Unë ju falënderoj në emër të gjithë stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe ju siguroj se do të punojmë të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Ai falënderoi ngrohtësisht të gjitha mësueset si Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Blerta Gjevori, Ardita Vadahi si dhe bashkëpunëtorët e përkushtuar Eduard Dilo dhe Rovena Grishaj…
Të gjitha mësueseve iu dhuroi nga një buqetë me lule të freskëta në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e tyre në mësimdhënie. Një tufë me lule në emër të Bordit tëShkollës Shqipe “Alba Life” iu dhurua Ambasadores dhe Konsulles se Pergjithshme të Kosovës znj.Teuta Sahtaqija si dhe mësuesit veteran z.Rexhep Dedushaj.Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Pas një festimi të bukur të 7 marsit Ditës së Mësuesit, prindërit dhe gjyshërit nuk rreshtnin së falënderuari gjithë mësueset e Shkollës Shqipe “Alba Life”, për mundësinë që iu jepet fëmijëve të tyre për të mësuar shqip dhe për të qenë konfidentë në jetë duke dalë në një skenë shqiptare veshur kuq e zi me ngjyrat e Flamurit Kombëtar në zemër të Nju Jorkut.Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman Todd Watkins dhe inxh.audio sistem Ermal Hasanlliu, filmim që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.
11 Mars, 2017
Brooklyn, New York
