• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“BIJTE E SHQIPES”-LAMTUMIRË DRITEROI YNË !

February 7, 2017 by dgreca

Nga ceremonia e organizuar  në Filadelfia/
NGA LLAZAR VERO/
01
 
 Në të gjitha trojet shqiptare, kudo në botë ku jeton edhe një shqiptar i vetëm, është ndjerë me dhimbje dhe respekt të veçantë, ndarja nga kjo jetë e poetit, romancierit, publicistit, skenaristit, dramaturgut, atdhetarit të shquar  – DITERO AGOLLIT. Ai u nda nga ne i rrethuar si asnjë autor dhe shqiptar tjetër, i rrethuar nga dashuria e pastër e gjithë bashkatdhetarëve. Si askush në periudhën midis dy shekujve ai na mësoi si të duam atdheun, gjuhën shqipe, jetën me gjithë larmishmërinë e saj.
06
Në sallën e veprimtarive të Qëndrës Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia do të organizohej lamtumira dhe nderimi i figurës së madhe të Dritero Agollit. Në krye të saj në një tavolinë ishte vendosur portreti i poetit të dashur të popullit tonë me një shirit të zi në këndin e sipërm të tij, dhe një vazo me lule. Filluan të vinin bashkatdhetarët e parë. Qëndronin paksa përballë portretit të tij, në shënjë nderimi dhe kalonin në sallën tjetër. Kështu njëri pas tjetrit dhe disa herë në grupe të vogla bashkatdhetarët shprehnin dhimbjen dhe respektin për këtë krijues dhe luftëtar të paepur për mbrothësinë e kombit shqiptar. Dritero Agolli ishte ndër autorët më të lexuar dhe të dashur të popullit tonë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim të shekullit të ri. Dhe sekreti ishte i thjeshtë. Me penën e tij ai solli midis nesh jetën me dhimbjen dhe gëzimin e saj dhe bukurinë e gjuhës shqipe. Jo më kot studiuesit e artit të tij thonë se tek vepra e tij gjen Naimin dhe Çajupin, Mjedën dhe Nolin, Migjenin dhe Poradecin.
03
 
Pastaj, të gjithë u ngritën në këmbë dhe me një minutë heshtje nderuan jetën dhe veprën e të madhit DRITERO.
02
 
 Mbi të gjitha tek Driteroi njeriu i thjeshtë gjente shokun dhe mikun, që i vinte dorën në ballë atdheut kur kishte halle, kur kishte dhimbje. E nisi rrugën e jetës si trim dhe si trim e mbylli. Faqebardhë.04
 Kështu duke folur  lirshëm për këtë emër të madh të të njërit prej shqiptarëve të mëdhenjë të kombit tonë, të gjithë bashkë kaluan tek salla e veprimtarive ku u urganizua dhe ceremonia e lamtumirës të poetit tonë të dashur Dritero Agolli.
05
 Ceremonin e hapi kryetari i shoqatës z. Tajar Domi i cili pasi shprehu dhimbjen për humbjen e këtij qytetari të madh të kombit tonë u kujtoi pjesëmarrësve se vetëm tre muaj më parë në këtë qëndër kishim festuar 85 vjetorin e lindjes së tij nga e cila u vendos që t’i dërgohej poetit tonë të dashur një letër përshendetëse dhe urimi për një jetë më të gjatë. Ishte vet z. Tajar Domi që ia dorëzoi letrën familjes së Driteroit në mes të muajit Nëntor, duke marrë mirënjohjen dhe respektin për këtë veprim të thjeshtë, vlerësues dhe dashamirës të komunitetit tonë për njeriun e madh të letrave dhe mendimit qytetar.
 
  Më pas e mori fjalën z. Sadik Elshani që solli mbresat e tij nga krijimtaria e këtij autori të shquar të kombi tonë, duke filluar nga poema e tij e famëshme “Devoll, Devoll” dhe duke vazhduar me shumë të tjera dhe sidomos me romanin  e madh “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” apo me “Njëriu me top” etj. Mbresat e tij shtriheshin në një hapsirë të gjërë kohore që niste në vitet e shkollës së mesme në Kosovë dhe vazhdonte në vitet studentore për të mos u ndarë deri në ditët tona e më së fundi deri në këtë ditë të mbrame lamtumire. Z. Sadik e mbylli fjalën e tij me disa vargje të tij kushtuar Dritero Agollit: ” Përherë do të jesh në këtë botë,/Si një trandafil në gotë,/ Poet i shpirtit të kombit tonë/…..”.
 
 Me të njëjtën ndjenjë dhimbje dhe respekti foli edhe z. Vlashi Fili , shkrimtar dhe sekretar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Pasi shprehu ndjenjat më të larta të dhimbjes dhe respektit për këtë figurë madhore të kulturës shqiptare ai lexoi një poezi të tij kushtuar Driteroit të madh, ku ndërmjet të tjerash shkruan: “Driteroi as ka vdekur as vdes,/ Atë do ta kemi përherë midis nesh.” 
 
Si në një ditë ngushëllimesh secili nga pjesëmarrësit donte të sillte kujtime dhe mbresa nga jeta dhe krijimtaria e  poetit dhe njeriut tonë të madh. Llazar Vero solli disa kujtime të tij nga dita kur po përgatitej për shtyp poema e madhe e Driteroit  “Nënë Shqipëri”, emocionet dhe këmbëngulja e poetit deri në çastet e fundit për të saktësuar çdo fjalë dhe varg. Ndërsa zonja Mirela Prifti recitoi poezinë e njohur të tij : “Kur të jesh mërzitur shumë” që është kthyer në një këngë të dashur për të gjithë me muzikën e Ardit Gjebresë.: ” …Kur të jesh mërzitur shumë,/ Në raft të librave kërkomë,/Aty do të jem fshehur unë,/ Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë./…
 
  Sipas traditës shqiptare, i zoti i shtëpisë, Tajar Domi i ftoi për një kafe të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni. Njërëzit vinin dhe shkonin dhe fjala e mirë zinte vend në bisedat e tyre për njeriun e tyre, e dukej sikur kërkonin ta mbanin përherë të gjallë mes dashurisë dhe respektit, një dashuri dhe respekt që nuk mund të matej as me mijëra kilometra të largësisë me vendin amë, Shqipërinë.
 
LLAZAR VERO
Filadelfia, më 5 Shkurt 

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, Dritero Agolli, Lamtumire

Shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Gjermean

February 7, 2017 by dgreca

Flora 1Floriana Igrishta e reja shqiptare që më hapa të shpejtë po bën emër në politikën Gjermane /
Flora 4Nga Nue Oroshi /
Flora 8Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalngadalë por sigurtë ka filluar me i dhënë frytët e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të rinjëve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtarve shqiptarë e lindur,rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë.
Flora 11Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avansue në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetarës së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit.Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetem tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtzakonshëm.
Flora 7Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidon për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahën më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale. Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gezuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komuninetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë.Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banor ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë që do të kenë rastin të votojnë për kandidatën e CDU -së Floriana Igrishta. Është mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamenitn e Schleswig Holsteinit. Bota është e të rinjëve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat në Gjermani që t’i bashkangjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avansohen politikisht.Shembull e kanë kandidatën tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Flora Igrishta, Nua Oroshi, Parlamenti Gjerman, Shqiptarja e pare

White House’s Fellows Program-SHBA, shans për profesionistët e rinj dhe të talentuar shqiptarë

February 7, 2017 by dgreca

Aplikime: Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi/

Programi/

AADF-LEADFondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania 2018”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të  institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës. Vendimet për pozicionet do të merren mbi bazën e interesave dhe përvojës së aplikantëve. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Në formate seminaresh dhe takimesh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përgjedhur shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku vendosen. 

Kushtet për të aplikuar

Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë).
  • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm.
  • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet.
  • Personat të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë.
  • NUK ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre.

Profili i kandidatëve

Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve:

  • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë;
  • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme;
  • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile;
  • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip.

Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë:

  • Aftësi shumë të mira në të shkruar;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja;
  • Qëndrim pozitiv;
  • Aftësi të mira menaxhuese;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit.

Procedura e aplikimit

Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2017, ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitura dorazi apo me email.

Filed Under: Komente Tagged With: “LEAD Albania 2018”, per profesionistet e ring, shans

Mitrovica Veriore-Publikohet marrëveshja

February 7, 2017 by dgreca

Marreveshja-muri-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës publikon marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal dhe Projektin për revitalizimin e sheshit në Mitrovicën Veriore/

 PRISHTINË, 7 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës në një komunikatë sot bën të ditur se në Mitrovicën e Veriut ka nisur ndërtimi i projektit të ri të rivitalizimit të sheshit, ndërsa publikon marrveshjen që më parë rezultoi me rrënimin e murit ilegal.

“Ministri Ferat Shala nënshkroi marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën veriore, si dhe Projektin për revitalizimin e sheshit”, thekson njoftimi i dërguar pak më parë, ku thuhet:

Më 4 shkurt 2017, me lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, janë pajtuar që të zgjidhin çështjen e cila lidhet me rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën Veriore, si dhe Projektin e Rivitalizimit të sheshit, duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Kosovës.

Palët e nënshkruese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala

–          Kryetari i Mitrovicës së Veriut, z.Goran Rakiç

Palët garantuese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa

–          Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Branimir Stojanoviç

–          Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova

–          Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie

Rrënimi i murit ilegal u realizua me sukses sipas Marrëveshjes, më dt 5 shkurt 2017, ndërsa ndërtimi i projektit të ri, Rivitalizimi i sheshit, ka filluar sot, më 7 shkurt 2017.

Filed Under: Politike Tagged With: marreveshja, Mitrovica e Veriut, muri

Rëndësia ndërkombëtare e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

February 7, 2017 by dgreca

16444068_10209941015219644_1566284015_o

Nga Prof. dr. Nusret Pllana/

16409638_10209941026019914_980222862_o16443758_10209940985858910_1724605694_o

16466400_10212031709011658_1537692175_o –Dr. Veton Zejnullahu, Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare, Prishtinë, 2016/

HYRJE/16406700_10212017982548505_4125129195750393044_n

Studimi i dr. Veton Zejnullahut, njërit nga njohësit më të mirë të konflikteve me përmasë ndërkombëtare, siç e ka përkufizuar edhe në titullin e veprës së tij, trajton dhe analizon  shkaqet dhe pasojat e konflikteve, mënyrën e krjimit të tyre, si dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre. Një tematikë shumë e gjerë, shumë specifike, edhe për faktin se është trajtuar pak në kulturën tonë, sidomos ndikimi i raporteve të këtyre konflikteve, sdomos në përmasë botërore, e veçanërisht në pjesën e tokave shqiptare që kanë mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Harta e këtyre konflikteve në veprën e dr. Veton Zejnullahut është shumë e gjerë. Ajo shtrihet në të tri kontinentet, duke përzgjedhur rastet ku konfliktet  kanë pasur ndikim jo vetëm në mes vendeve ku janë zhvilluar, por edhe në hapësira të tjera të globit.

 

Konfliktete ballkanike dhe shqiptarët

 

Unë nuk do të marrë në shqyrtim tërësinë e strukturës së ndërtimit të kësaj vepre, por do të ndalem në konfliktet brenda hapësirës së Ballkanit, duke specifikuar rëndësinë ndërkombëtare të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, jo vetëm si pjesëmarrëse në konfliktet e përmasës së Ballkanit, por edhe si faktor vendimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në një të ardhme historike, kuptohet, varësisht nga rrethanat e përgjitshme që do të mbretërojnë në botë. Por, pa marrë parasysh raportet e frocave ndërkombëtare, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka hapur procesin e madh historik të zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Duke u marrë me konfliktet në hapësirën e Ballkanit, autori ka trajtuar kushtet dhe rrethanat në të cilat kanë lindur këto konflikte, duke filluar nga Sllovenia e deri te Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Nëse merret në shqyrtim  periudha kohore e këtyre konflikteve, duke filluar nga viti 1991 në Slloveni e duke përfunduar në vitin 2001 në Maqedoni, mund të thuhet se konfliktet në këto hapësira kanë zgjatur më shumë se një dhjetëvjeçar. Pra, janë konfliktet, ku shqiptarët janë përballur me të tjerët që nga vitit 1997, deri në vitin 2001, kur nënshkruhet Marëveshja e Ohrit për ndërprerjen e luftës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Një karaktersitikë është shumë e veçantë për natyrën e konflikteve, ku pjesë e konfliktit janë edhe shqiptarët. Ata, shqiptarët pra, edhe nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, sidomos nën ndikimin e Evropës, ishin të shtrënguar të zhvillojnë luftë çlirimtare, jo në tërësinë e hapësirës shqiptare nën ish-Jugosllavinë, por ashtu të ndarë  nëpër disa shtete, prandaj pasojat ishin shumë të rënda dhe shumë të mëdha, kurse realizimi i të drjtave të tyre edhe sot e kësaj ditë le shumë për të dëshiruar, sidomos në Kosovën Lindore, siç do të duhej të quhej ana e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, e cila edhe sot ka mbetur pa emër.

 

Rruga e njohjes ndërkombëtare të Luftës së popullit shqiptar

 

Autori ka theksuar rëndësinë e madhe të ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, ku faktor vendimtar ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Mirëpo, procesi i njohjes  së kësaj lufte çlirimtare kishte kaluar nëpër disa faza. Dilemat dhe mëdyshjet e qendrave të vendosjes evropiane, por edhe atyre amerikane, mund të thuhet ishin dilema dhe mëdyshje, që këmbëngulnin në ruajtjen e tërësisë së Jugosllavisë, mbase edhe pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë.

Mirëpo, ky faktor ndërkombëtar, nën peshën e luftës çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, më në fund kshte pranuar realitetin që ishte krijuar, andaj bëhet përkrahës i kësaj lufte çlirimtare, kurse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bën aleate të sigurisë ndërkombëtare.

Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike (NATO-s) në caqet ushtarake serbe në Jugosllavinë e mbetur dhe në Kosovë, është dëshmia më e saktë e mbështetjes së një lufteje që ka karakter çlirimtar.

Kosova që në vitin 1995 kishte marrë përgjigjen për pamundësinë e zgjidhjes së gjendjes në Kosovë pa luftë, kur diplomatët amerikanë, Perina dhe Hollbruk, kishin deklaruar, njëri pas tjetrit, se në Dejton është shqyrtuar vetëm çështja e popujve që kanë luftuar.

Po ashtu, një rol vendimtar që të organizohej, të mbahej dhe të përfundonte me sukese një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila jo vetëm ishte pjesëmarrëse, por ishte faktori që vendoste për luftën dhe paqen, ishte faktori që vendoste për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, siç ishte edhe faktori vendimtar i bashkëpunimit ndërkombëtar në gjithë procesin e ndërhyrjes së NATO-s dhe pranisë së trupave të saj në Kosovë.

Autori dr. Veton Zejnullahu, duke trajtuar këto anë të konflikteve, edhe në hapësirat shqiptare që kishin mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë, që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, e deri të Konferenca e Paqes në Paris, më 1920, në një mënyrë, apo në një tjetër, ka specfikuar edhe mundësinë e pranisë së përhershme të konflkteve etnike, kur nuk zgjidhet drejtë çështja kombëtare e një populli, si dhe kur një popull tjetër kërkon ta realizojë të drejtën e tij përmes pushtimeve të territoreve që historiksht nuk janë të atij populli.

Natyra e konfliktit në ish-Jugosllavi, sidomos i luftërave në hapësirat shqiptare, ka qenë dhe është i kësaj natyre.

 

Përfundim

 

Studiuesi dr. Veton Zejnullahu i ka vënë theks të veçantë zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut dhe bisedimeve. Kjo anë e studimit të tij, më thotë mendja, dëshmon edhe për hulumtimin e shumëanshëm që ka bërë autori, duke ndjekur secilën anë të konflikteve kudo në botë, si dhe mundësinë e heshtjes së armëve, si njëra nga rrugët e dosmosdoshme për praninë e paqes në mes popujve.

Autorit, studieusit shumë të vyeshëm, dr. Veton Zejnullahut respekt për punën e vyeshme që ka realizuar përmes këtij libri të mrekullueshëm, andaj i dëshiroj shëndet e punë të palodhshme shkencore në këtë fushë të dijes.

 

Prishtinë, janar, 2017

 

Filed Under: Histori Tagged With: e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Prof. Dr. Nusret Pllana, Rëndësia ndërkombëtare, te Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2211
  • 2212
  • 2213
  • 2214
  • 2215
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT