• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALFONS GRISHAJ SJELL VARGJE SHPIRTI NE SOFREN POETIKE

January 12, 2017 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Alfons-Grishaj1-250x300

JETA…. ËSHTË E BUKUR (REALE)/

Fëmijë ,  gëzoja  çdo ind të lirisë,/

Urrejtjen s’e njihja veç ëmbëlsi,/

Armatë e kuqe mbushur me ligësi,/

Ndëshkoi ashpër një  popull prej miopisë./

Pushkën rrëmbeva, por humbi llogore…/

Villja gjak … Zotin  s’e shita kurrë!/

U shfaq Engjëlli i bardh : ”Do jetosh burrë,/

Jeta është e bukur do gëzosh prore.”/

U çova nga varri që armiqtë e lirisë/

Popullin shqiptar pabesisht murosë,/

Flamurin tradhëtisht keq  katranosë./

Yllin komunist , akuiloni i Rusisë,/

U hoq nga ne , nga  gjaku i  rinisë,/

Por endet sërish  fantazma rozë!/
VATRA DHE TRADHËTARËT E KOMBIT

Bacilet e Kohn* emëtim si bushtrat,

Porsi grami  në tokë pjellore

Në eufemizë  zvarritë në  foltore…

Si peshq pa ujë kundërmojnë pushtat.

 

Rrahin gjoksin spiunët e Serbisë,

Pares huaj i thonë patriotizem …

Gjaku i pistë mpiks me Enverizëm,

Si urithat  në shërbim tradhëtisë.

Ka tjerë  shpirtështriga Salemit

Që pinë ujë në pisllek të  legenit,

Ku gjarpërinjtë  u krodhen, pështynë dhembët.

 

Ende nuk ësht’ tretë  çorbë e Titizmit

Armiku i regjur , Vatres  i trembet,

Prej lavdisë saj… toka i shembet !!!

SA SHUMË URREJTJE ?!

Sa  shumë urrejtje për të gjallët?!

Për të vdekurit,  rrul mbi varre për të zhdukur  jehonat.

Mizori insektesh rraca e  prishur njerëzore.

Qilimi asfalt  shprishet prej shpirtrave që këndojnë : “Paqe”!

O Zot!

Sa shumë mosmirnjohje ndaj Teje dhe njeriut të vërtetë

Që përçon mesazhin tënd !

Predikuesi falls urren  ozonin,

Duke klithur me gjuhën e gjarpërit:  “Jo kungim për “mëkatarët!” ,

E vetë …vjell vnerë çdo orë , në përfolje çdo minut ,

Kur këput kordat e  organos së preludit të shenjtë

Me instrumentin e verbërisë …

Paqja e Birit Tënd të sakrifikuar për mëkatet tona

Nuk përkon me predikimin e anti-Krishtit ,

Që vllaun e vet e don kërmë  për sorra dhe çakallë ,

E me besimtarin sillet si Neroni pagan…

Sa shumë urrejtje për të gjallët,

Për të vdekurit shumë më tepër mëri…

Mendel!*  Shtjellove  genin ,

po kurrë genin e zi !
VASHA ME BUSULL …

Echo! “Carmina Burana”*

Këmish stilos  notat me nam,

Tërsëllëm mot’ tek murana

Temelet rrënjë klith në gjam!

 

Nxjerr  kokën e zymtë  Lindje,

Larg  perëndim’ fikur alle,

Veriu  dhe Jugu në grindje

Kush heq të përtmortshmen  valle.

Moral  rrëzuar si çinarë

Prej më t’egrit  stuhi në gjak,

Krah varur mjelmë e vrarë

Shpirt lënduar , fjalë aspak.

 

Ja ! Busull brilant në dorë,

Në udhëkryq lind një shpresë,

Shtrin krahët vashë e gjorë

Shuan etjen si bar’ në vesë.

 

Përmes ozon’ diell’ në Lindje,

Hark perëndimi ngjyrë  bozhur,

Veriu, Jugu gjoks çel’  n’ andje,

Pjalm dashurie mbi buzët zhur!
ARKA E BESËLIDHJES SË RE

Gërmojnë  djersëtarët  arkeologë

Në mjergullën e kohës , gojëdhënës çart,

Por nuk humbi as nuk u dogj  Arkë e Artë,

Rabbitë  flirtuar  në sinagogë.

 

Tog  Engjëjsh  e morën  nuk i pa askush

Mes kataklizmës , flakës  dhe barbarisë.

Gjaku përrua, Tempulli i Solomonit prush

Nga Mbret’ që ndërtoi “Kopshtet e Babilonisë”!? *

 

E di ! Ekzistojnë ende  të Shenjtit Gurë,

Pllakat që u shkruajtën Urdhërimet Hyjnore…

Besimet , shkenca  s’ do i gjejë  kurrë!

Pa paq’ mbi dhe të  frymës  njerëzore.
————————————————————————————–

*Gregori Mendel , shkencatar , Babai i Genetikës . Ai i përkiste Urdhërit Agustinian

*Carmina Burana i Carl Orff ( O Fortuna – Carmina Burana)…

*Nebuchadnezzar i Dytë , Mbret i Babilonisë , pasi pushtoi Izraelin  dogji Tempullin e Solomonit , dhe sëbashku me Tempullin u “dogj” dhe  “Arka e Besëlidhjes Re”  Dhjetë Urdhërimet e Zotit , të shkruara në dy pllaka guri që,  Zoti ia dorëzoi  , Moisiut në malin e Sinait.

*Ferdinad Kohn , ishte i pari qe përshkruajti dhe spjegoi  ciklin e bacileve. Ai zbuloi disa lloje bakterjesh qe shkaktojnë infeksione….

*Shtrigat e Salemit , që u akuzuan dhe u varen  për metoda shtrigash në dëmin  e njerëzve. Por,  për të kuptuar realisht Shtrigat e Salemit ,  duhet lexuar libri i Mbretit , Xhejms VI  të Skocisë , “DAEMONOLOGIE”(Demonologji) .  Pas vdekjes Elizabet , Xhejms u bë Mbret  i  Anglisë…

P.S. Shënimet e mia…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: (REALE), alfons Grishaj, ËSHTË E BUKUR, jeta

RAMUSH HARADINAJ, I QETE PAS SEANCES GJYQSORE

January 12, 2017 by dgreca

…Dhe një mesazh në Facebook: Bashkatdhetarë:më keni bërë të ndihem krenar!/

Ramushi relaksohet

RAMUSH HARADINAJ, I QETE PAS SEANCES GJYQSORE/

Duket i qete Ramush Haradinaj pas senaces gjyqsore, qe Drejtesia Franceze zhvilloi te Enjten me 12 Janar 2017, pas ndalimit te tij, dorezimit te kerkeses se Serbise per ekstardim ne Beograd dhe kerkeses kembengulse te pales mbrojtese per lirimin e menjehereshem. Shqiptaret u bashkuan ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, SHBA, France, Austri, Zvicer, Australi, dhe protestuan para perfaqesive diplomatike te Frances(me nje perjashtim, disa organizata ne NY protestuan para Misionit te Serbise) dhe njezeshem kerkuan nga autoritetet franceze lirimin e menjehershem te ish Kryeministrit te Kosoves, komandantit te UCK, Ramush Haradinaj. Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA, ishte nga te parat qe e ngriti zerin e protestes e kerkeses per drejtesi, dhe e finalizoi protesten me dorezimin e Peticionit ne Ambasaden Franceze ne Washington. Sonte do te mblidhet Kryesia e Vatres per te shqyrtuar hapat e metejshem.

Shqiptaret edhe me tutje duhet te jene te bashkuar dhe te ndermarrin hapa te matur, por te mos e pushojne luften per lirimin e ish Kryeministrit, ne menyre qe ai te mos mbetet”Peng” ne duart e padrejtesise dhe te skenareve serbe, te luftohet ne menyre institucionale per t’i bere te pavlefshem urdher arrestet e Serbise per ish luftetaret dhe komandantet e Lirise. Dialogu Prishtine- Beograd, do te kthehet retorike, pa terhequr me pare Serbia flete arrestet.

MESAZHI NE FACEBOOK

Haradinaj: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!

PRISHTINË, 12 Janar 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka shkruar sot në ‘facebook’:

Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!

Juaji

Ramush Haradinaj

Filed Under: Featured Tagged With: PAS SEANCES GJYQSORE, Ramush Haradinaj

Gjykata franceze liron me kusht Ramush Haradinajn

January 12, 2017 by dgreca

*Shqiptarët të befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore Franceze/

1 RamushiNe Foto: Ramush Haradinaj duke dalë nga paraburgimi, 12 janar 2017/Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht, Ramush Haradinajn.Vendimi është marrë të enjten në seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.Lajmin e ka konfirmuar , avokati i Haradinajt, Arianit Koci.Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.

2 ok Ramush gjyq

Sipas avokatit, “Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, ka bërë të ditur ky burim.Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në “gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet” që siç thotë “pretendon pala serbe”.Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një Gjykate franceze e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka “implikime politike” meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj.Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe ‘janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë’ nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen.Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për “vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat”.

Kosovë-AAK e befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore Franceze

PRISHTINË, 12 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sapo dërgoi këtë deklaratë:AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi. Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gjykata franceze, liron me kusht, Ramush Haradinajn

Amza skllavodashëse…

January 12, 2017 by dgreca

1 Rexhep Kasumaj 2

Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin/Vetëm ngulmëria principiale, kultura ime leximore, do t’më shtyjë ti shkoja deri në fund romanit “Nënshtrimi” të Michel Houellebecq-ut. Më ngjante sikur shfletoja një pamflet të “Pegidas” dresdenjane. Pa art, pa bukuri, pa dhimbje dhe pa notën e letërsisë së deshpërimit…
1.
Nuk është ëndje e fshehtë dëshirake, aventurë fantaste, fluturim i magjishëm letrar. Një luftë civile parandjehet e, biles, kushtrimohet të ndodh shpejt midis “identitarëve europianë” dhe ardhësve islamistë që nxijnë si laraskat në motin me stuhi. “Ne nuk duam vërshimin e mallrave kinezë, praninë shfytyruese të kulturës amerikane, emigrantët myslimanë. Ky është trolli ynë dhe duam ta zotnojmë atë”. Kështu thotë kryerrëfimtari i librit (përmes fjalës së një sigurimsi të lartë në Shërbimin inteligjent). I tronditur e plot ankth.
Mirëpo këmbana e tij nuk është e re. As e vetmuar. I kanë rënë asaj dhe të tjerë para tij. Ndaj, vjen ajo si komponim harmonik me britmën e Thilo Sarrazin-it që alarmon: Gjermania po idiotizohet nga aziatët muhamedanë, kulturalisht të paaftë dhe biologjikisht inferiorë.
Edhe Marine Le Pen e skandalizuar pse gjermanja Angelë pranonte mijëra sirianë, që pikërisht armët e saj ua kishin rrënuar jetën, ironizonte: ah, gjermanët nëvojisin robër. Po si kështu? Franca nuk vuan më këtë nëvojë, këtë sindrom, këtë afsh të egër? Aq më tepër që është mësuar dhe s’mund të rrojë pa përuljen e tyre!
Në këtë vështrim ajo s’është veçse një nxënëse e dobët e Kamysë që në “Letra mikut gjerman” shkruante: Ne nuk i dhuruam botës skllevër. Po kujt ia thoshte ai e, më pas, kujt ia përseriste ajo këtë trill?
2.
Kuptoj e përfill n’plotëri, me ndjesi e arësye, sentimentin e njeriut europian. Është dhe sentimenti im. Tmerrin e të bardhit që pakësohet, ankthin gërryes nga programi i hixhra-emigrantëve që ia mësyjnë të kthejnë Dar El-Kufrin e nëmur në Dar El-Islamin e bekuar, evokimin frymëzues të betejave për të dëbuar myslimanët nga Europa e hershme…
Por, sërish, të gjithë bashkë sikur harrojnë lehtësisht një mësim të thjeshtë: ligjin e pamëshirshëm të kauzalitetit ose shkak-pasojën e dialektikës historike. Ç’kërkonte, pra, njeriu francez në Amerikë, në Magreb, në Afrikë dhe në gjithë botën? Kush e ftoi që të vriste, grabiste, poshtëronte e robnonte? Kush? Athua vetë të shtypurit, t’skamurit, të përbuzurit e Franz Fanonit? Ata që kishin mall e nëvojë për të qenë skllevër? Që i biri të shalonte nënën, që të hanin jashtëqitjen e tyre dhe të shërbenin si ushqim për peshq të uritur apo qen grindavecë vetëm për zbavitjen barbare të tij?!
Ende sot ai nxitë kryengritje, shuan rebelime, kontrollon burime, rrëzon e fronson tiranë dhe provon armë e doktrina ndër popujt “adoleshentë” a “natyrorë” në errësirën e tyre kronike..!
3.
Marsejeza, revolucioni i egalite-libertesë janë gjithnjë fanar zgjimi nga diktaturat a pushtimi i huaj. Ndoshta dhe i atyre që, madje në Europë, figurojnë në listën e Shoqatës së popujve të robnuar…Por, me gjasë, frëngu e kishte menduar atë për vete. Jashtë dhéut të tij, duhej të kishte ligje të ndryshme jete. Jean-Paul Sartre thoshte, po me këtë cinizëm, se komunizmi është i mirë për të tjerët, por jo për ne. E donte larg Francës së tij. Në stepat eksperimentale të Rusisë. Që këtej askush, veç britëve, nuk prodhoi skllevër më shumë se Franca në historinë e re të botës. Si për të plotësuar mozaikun,
Bernard-Henry Levy, mbanë tjetër, shkruante dinakshëm se Europa kristiane shpëtoi nga zhbërja myslimanët e Kosovës. Ç’vështrim i mykur që vinte pikërisht nga amza e rezervuar robdashëse. Shqiptarët e Kosovës nuk u gjenociduan dhe as nuk u mbrojtën si myslimanë. Ndryshe, përse aherë do të përgjakeshin mes vete kroatë e serbë, të dy të krishterë? Jo. Nuk kje “alfabeti shpirtëror” shtysa e ndjeshmërisë. Ishte interesi serbian për territor, resurse e qasje në det (për dalje nga “burgu” i Cvijiqit) që, tash njëqind vjet, përpiqet me hekur e gjak të gjej trollëzim.
Duke mbetur gjithnjë brenda llojit, Houellebecq shkruante në “Platfomë-n” e tij se me bombardimin e Jugosllavisë, dmth. Serbisë, në fundshekullin e ikur, e drejta dhe drejtësia humbëm përfundimisht kuptimin e vet. Ndërkaq, nëse të mos bombardoje Serbinë ishte njësoj sikur të kundroje duarkryq fortifikimet ariozofike të Rajhut të tretë – a nuk bënte aherë ky mendim levën intelektuale të ideologjisë së prodhimit të skllevërve?
Fundja dhe arresti i Ramushit, Luftëtar i lirisë së Kosovës, nuk është veçse pjesë e kësaj tradite të pasur skllavoprodhuese të Europës latine. Të Francës, veçanërisht!

Filed Under: Analiza Tagged With: Amza skllavodashëse..., Rexhep Kasumaj

PËR PRESIDENTIN E RI TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

January 12, 2017 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/Boston/

VISA ZHITI, intelektual i shquar nga radhët e të përndjekurve, shkrimtar shumë i talentuar dhe demokrat i vërtetë, është rast ideal për t’u propozuar dhe zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë në këtë kohë të rëndësishme për realizimin e reformës në drejtësi.

Zgjedhja e këtij peronaliteti shqiptar, që ngjan aq shumë me Vaclav Havelin e Republikës Çeke, do të krijojë një imazh tjetër për Shqipërinë në planin ndërkombëtar, kurse në plan kombëtar do të tregonte se partitë politike, sidomos PS-ja, janë emancipuar.

 

Filed Under: Komente Tagged With: President i Shqiperise, Thanas L Gjika, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2274
  • 2275
  • 2276
  • 2277
  • 2278
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT