• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndihmesë me rëndësi për etnokulturën e Hotit të Malësisë së Madhe

January 17, 2021 by dgreca

(Libri Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Dru­me, Hot, Malësi e Madhe, dyzet vjet  të vep­­r­imtarisë, kryeredaktor dhe përgatitja për shtyp: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, Tuz, 2018, 438 f.) /

Nga Prof. Zymer Ujkan Neziri/ Dielli

Libri Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Dru­me, Hot, Malësi e Madhe, dyzet vjet të vepr­­imtarisë, hapet me“Parathënien” e hartuar me shumë kujdes dhe me të dhëna të shu­­mta nga Prëlë N. Junçaj, me titull: “Dyzet vjet të ve­primtarisë së shoqërisë kul­tu­rore-artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit të Ma­lë­sisë së Madhe”. Në vijim është Hyrja: ’’Dëshmi për dyzet vjet të veprimtarisë së shoqë­risë kulturore-artistike “Ra­p­sha” e Drumes së Hotit të Malësisë së Madhe’’.

Pjesa e parë e librit përbëhet nga punimet studimore, të shkruara posaçërisht për këtë përvjetor, nga autorë të njohur në disa fusha të alba­no­logjisë: gjuhësi, fol­k­lo­ri­stikë, etnologji, etno­muzikologji dhe etnokoreografi. Pjesa e dytë e librit, Akti­vi­te­te, ka të dhënat kryesore të punës gjatë dyzet vjetëve të kësaj shoqërie kulturore – ar­ti­stike: pjesëmarrje në festivale të folklorit, organizimi i festivaleve të foklorit, pjesë­ma­rrje në manifestime kulturore dhe organizime të manifestimeve kulturore. Në pjesën e tretë janë të renditura këngët e kënduara gjatë dyzet vjetëve në SHKA ’’Rapsha’’, të lek­tu­ruara me kujdes nga mr. sc. Marjan Lulgjuraj, që po ashtu kanë rëndësi shumë të ma­dhe për trashëgiminë tonë kulturore në fushën e lirikës dhe të epikës gojore të Malësisë së Madhe. Në pjesën e katërt janë renditur ven­di­met, reagimet, mirë­njo­hjet, çmimet dhe shkrimet e gazetave. Pasojnë Pasthënia, Regji­stri i emrave të njerë­zve dhe Regjistri i emrave të vendeve.   

Pjesa e punimeve studimore fillon me fushën e gjuhësisë, ku prin akad. i asoc. prof. dr. Gjo­valin Shkurtaj, me punimin studimor shumë me interes “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike e etnolinguistike”, ku konstaton se të dhënat nxjerrin në pah afri­në shumë të madhe që kanë të folmet e Malësisë së Madhe njëra me tjetrën, sa mund të flitet si për një të folme të vetme, me disa dallime e luhatje. Të folmet e Malësisë së Madhe, sipas tij, dallohen prerazi nga të folmet e tjera të grupit veriperëndimor dhe të mbarë gegërishtes edhe për arsye të ruajtjes së togjeve uo dhe ua, për fja­lë­for­mim e leksik dhe për raste të rralla të rotacizmit, kurse në të folmen e Hotit da­llo­hen edhe formimet e emrave fare­fisnorë të shkallës së tretë zanafillore, tog­fja­lë­sha të qëndrueshëm e fra­zeolo­gjizma.

Nga fusha e folkloristikës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri paraqitet me punimin studimor “Eposi i Kreshnikëve në fillim të shekullit XXI: Malësia e Madhe me qendër në Tuz”, ku, në kuadër të projektit ballkanik E5, për UNESCO (15 vëllime), trajton vëllimin me këngë nga kjo ane, të hulumtuara, të shënuara dhe të inci­zu­ara në vitet 2012-2014. Lahuta (lavda), këtu ende përdoret, si në kohën e mble­dh­ë­sit të parë, Nikollë Ivanaj (1905), ku kreshnikët vazhdojnë së jetuari edhe në shek. XXI. Legjendariteti, fantastikja, mitikja, rrë­fimi i gjatë epik, Ora e Zana ende e mbajnë themelin e këtyre këngëve. Shquhen edhe formulat, figu­ra­cioni poetik, pamjet poetike, portretet e heronjve, dialogu, dyluftimet, tiparet etike e morale, ko­de­ksi i nderit, leksiku vendor etj. 

Nga fusha e folkloristikës edhe dr. sc. Ismail Doda paraqitet me punimin studimor “Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot, Malësi Madhe”. Gjatë hu­lum­ti­me­ve më 1988, në Drume të Epërme, ka mblodhur dhe ka incizuar edhe dy këngë për Mujon e Halilin dhe dy balada. që trajtohen në këtë punim: realizimi i dë­shi­rave dhe i planeve të personazheve, bëmat e tyre, mbajtja e besës, fuqia shprehëse gjuhësore, folklorike dhe estetike e vargjeve, interpretimi, roli i kalit e martesat me rrëmbim, Aga Imeri e rinjohja me gruan e parë pas kthimit nga Spanja në Ulqin etj. Autori vë në pah edhe risitë, elementet e veçanta dhe të përgjithshme të kë­ng­ë­ve në kuadrin gjithëkombëtar dhe më gjerë. 

Studiuesja prof. dr. Afërdita Onuzi, nga fusha e etnologjisë, paraqitet me punimin studimor “Xhubleta shqiptare nëpër shekuj”. Që në fillim konstaton se ndoshta asnjë veshje shqiptare nuk është konsideruar aq simbolike sa ajo me xhubletë, e përdorur nga gratë e zonës alpine të Shqipërisë Veriore. Veçoritë e kësaj veshjeje kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. E veçanta qëndron kryesisht në prerjen e saj. Mbi të gjitha, veshja me xhubletë ka një sistem dekorativ shumë të rrallë, ashtu si edhe repertori i motiveve, por simbolika e tyre fatkeqësisht ende nuk është trans-kriptuar, pohon ajo dhe përfundon se veshjet në terakota janë me pamje fundi në formë këmbane (si e xhubletës së malësive shqiptare), të njohura që në mijë­vje­ça­rin e dytë para Krishtit. 

Dr. sc. Rovena Vata paraqitet me punimin studimor “Frymimi shqip i kulteve, i dokeve, i zakoneve dhe i simboleve kombëtare në Hot”. Krahina e Hotit të Malësisë së Madhe është dalluar për traditë kombëtare dhe kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite, në ruajtjen dhe në kultivimin e saj, në ceremonitë e lindjes, të dasmës apo të vdekjes, thotë ajo. Kultet, doket e zakonet edhe në këtë krahinë ruhen si shtre­së­zime kulturore përgjatë shekujve, përfundon ajo, duke shtuar se tradita është tre­gues i karakteristikave sociale dhe individuale të njeriut, të shijeve të tij es­tetike, të karakterit, të moshës, të gjinisë dhe të etnisë edhe në Hot dhe në Ma­lë­sinë e Madhe. 

Nga etnomuzikologjia kemi punimin e ma. sc. Esat Ruka, “Vështrim etnomuzikor i repertorit në festivalet folklorike të SHKA-së“Rapsha” -Hot, Malësi e Madhe: Disa mendime rreth organizimit të festivaleve folklorike kombëtare”, ku flet për or­ganizimin e festivaleve folklorike dhe konstaton se në rreth 80% të programeve të tyre të performuara në skenë tingëllojnë jonet muzikore. Por, nga përvoja jonë or­ganizative dhe skenike, thotë ai, analizat dhe vlerësimet etnomuzikologjike dhe et­no­organologjike janë të pakta. Në këto veprimtari të dimensioneve të mëdha është e nevojshme prania e specialistëve, e ekspertëve folkloristë, etn­olo­gë, et­no­mu­zi­ko­lo­gë e koreologë dhe kontributi i tyre analitik, përfundon autori. 

Nga etnokoreografia, ma. sc. Dilaver Kryeziu, paraqet punimin “SHKA “Rapsha” e Hotit të Malësisë së Madhe, organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë: këngët dhe vallet -epika dhe lirika”. Krahina e Malësisë së Madhe ndryshon nga të gjitha krahinat shqiptare, sepse mbizotëron epika, thotë ai. Ndër pasuritë më të mëdha të kësaj zone konsiderohen të jenë këngët dhe vallet malësorçe me epikën dhe me lirikën e tyre, sidomos vallet njëshe dhe dyshe. Interpretimi, larushia kos­tu­mografike unike (xhubleta), indentifikojnë folklorin e Malësisë së Madhe. SHKA “Rapsha” është organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë, ku këto vlera të mëdha etnolkuture pasqyrohet që dyzet vjet.

Haziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, shkruan artikullin “Binjakëzimi / Vëllazërimi: U bashkuam për t’mos u ndarë kurrë”, duke theksuar që në fillim se nga viti 2002 SHKA-së “Malësori” Gjonaj, Has, ka një motër në Malësinë e Madhe – SHKA “Rapsha” e Drumes së Hotit. Sot, gati dy dekada pas asaj kohe, thotë ai, është i freskët momenti i paraqitjes në skenën e festivalit “Hasi jehon 2001” të SHKA – së “Rapsha” nga Drumja e Hotit. Ishte vëllazëror jetësimi i kësaj aspirate për binjakëzimin. Propozimi u bë në Gjonaj, ndërsa u konkretizua në Vitojë, në gu­sht të vitit 2002, atëherë kur “Rapsha” organizoi festivalin e parë me SHKA-të shqi­ptare aktive të Malit të Zi. 

Në vijim, Agron Dizdari shkruan artikullin “Për miqtë e mi në SHKA “Rapsha”: Për brezat në vazhdimësi” dhe fillon me mendimin se vallet e bukura, epike dhe lirike, në “Rapshë” janë punuar me mjeshtëri, që të spikasë e bukura, e fuqishmja, delikatesa, harmonia, burrëria, dashuria, pra, shpirti i malësorit. “”Rapsha”, i ka kushtuar vëmendje edhe instrumentistëve, që shoqërojnë këngët e trimave dhe të burrëreshave me tematikë nga e kaluara e lavdishme dhe shqetësimet e sotme. Id­e­ali dhe ndjenja kombëtare janë lajtmotivi kryesor i aktiviteteve të tyre. Kostumet popullore janë ruajtur me fanatizëm. Sa do të dëshiroja që punën e palodhur të kë­s­aj shoqate të nderohej me titullin “Nderi i Kombit”, përfundon autori. 

Ma. sc. Anton Lajçaj vjen me artikullin “Roli i mërgimtarëve me banim në SHBA, në përkrahje të SHKA-së “Rapsha”. Shumë shqiptarë nga Malësia e Madhe me qe­ndër në Tuz morën rrugën e gurbetit, shkruan ai. Në mesin e tyre ishin edhe ba­shkë­themeluesit e shoqatës “Rapsha”, që asnjëherë nuk e harruan. Ajo,  për shu­më rapshjanë ka qenë një ideal. Mërgata në SHBA ishte mbështetësja e saj kry­e­s­o­re financiare për 40 vjet. Mërgata rregulloi “Skenës verore” në Vitojë, më 2003. Më 2008, vazhdon ai, formuam “Fondin Humanitar Rapsha” në Detroit, kurse më 2010 u formua edhe SHKA “Rapsha” në mërgim, në kuadër të Fondit, me ish – an­ë­­­tarë të “Rapshës” dhe me pasardhës ra­pshjanë të lindur dhe rritur në Amerikë. 

Pjesa vijuese e librit, e përgatitur me shumë zell e vullnet të madh nga Prëlë Ju­n­çaj, që ka të dhëna për dyzet vjet aktivitete të “Rapshës”, është shumë e rëndë­si­shme, por  edhe bën të jetë model për historikun e shoqërive të tjera kul­tu­rore – artistike.

Libri mbyllet me “Pasthënie” dhe me regjistrin e emrave të njerëzve e të vendeve, pu­­­në me shumë vlerë nga Avdi Gashi dhe Valon Fetahu. Tekstet e librit janë shqy­r­­tuar me shumë përkushtim nga Këshilli Botues, po edhe nga recensuesit e re­dak­to­rët: akad. prof. Zeqirja Ballata, dr. sc. Ardian Ahmedaja, prof. asoc. dr. Bashkim La­jçi; prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. as. dr. Albin Sadiku, mr. sc. Esat Ruka. 

Kjo vepër është përgatitur për shtyp sipas stan­dar­de­ve teknike-shken­co­re: pu­ni­m­et studimore kanë shkurtore (ab­­s­tra­kte), fjalë çelësa, përfundim, rezyme në gju­h­ën angleze dhe bibliografi. Ma­dje, edhe artikujt kanë rezyme në gjuhën ang­le­ze, për hir të lexuesve të shumtë në Evropë e në SHBA. Edhe fotografitë sjellin dëshmi me shumë peshë dhe e plotë­so­jnë e e zbukurojnë librin Shoqata kulturore-artistike “Ra­p­sha”, Drume, Hot, Malë­si e Ma­dhe, 40 vjet të veprimtarisë, që bën të kon­si­de­ro­het ndihmesë me shumë rëndësi për etnokulturën shqiptare të Malësisë së Madhe.

Filed Under: Kulture Tagged With: Etnokultura e Hotit, malesia e Madhe, Zymer Ujkan Neziri

LIGJI GREK 2636/1940 NUK KA LIDHJE ME ARVANITËT VENDAS MUSLIMANË

January 17, 2021 by dgreca

Shkruan:Saimir LOLJA/

Pjesa jugore e Shqipërisë së Poshtme thërritet nga shqiptarët me emrin Çamëri. Për të ndeshet edhe emërtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I – IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike në Shqip “Tokat E Pirit” duke i ngjitur prapashtesën perandorake romake perëndimore -us. Rrënojat E Pirit, qytetit arban shumë të lashtë, ndodhen afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Tokat E Pirit u përvijuan për herë të parë si një rajon shtetëror i Greqisë së Madhe në vitin 1913 duke përdorur për të emërtimin romak Epirus. Përdorimi prej Greqisë së Madhe i emërtimit “Epirus” dhe mëtimi se “Epiri është grek” nuk do të thotë se “Greqia” e krijuar për herë të parë në histori në vitin 1830 bëhet “Greqi e lashtë”.   

Në Shqip, Ar  bana (e folur veriore) = Ar bëra (e folur jugore). Këto fjali rrënjë përshkruajnë veprimin themelor të bujqëve të paktën që 12’000 vjet më parë. Prej tyre lindin emrat cilësor të njëjtë në thelb dhe pak të ndryshëm në thurje: Arban = Arbër = Arbëresh = Arbëror = Arbanas = Arbanit = Arvanit = Arnaut (osmanisht) = Arnavut (turqisht, sot) = Alban = Albanian(prej të huajve) = Shqiptar = I-lir. Meqenëse germa B në gjuhën kishtare bizantine Katharevousa lexohet V, atëherë emri cilësor Arbanit u shndërrua në Arvanit. Sipas rrobes fetare të besimit, Arvanitët vendas dallohen në të krishterë ortodoksë dhe muslimanë. Gabimisht, dhe mbjellur qëllimisht nga propaganda kundrashqiptare, vetëm arvanitët vendas muslimanë të veriperëndimit të Greqisë së Madhe nënkuptohen nga shqiptarët si çamë.

            Pas kryengritjes së arvanitëve të krishterë në vitin 1821, Lidhja e pa çertifikuar Entente e perandorive Britani-Rusi-Francë krijoi më 3 Shkurt 1830, për herë të parë në histori, një principatë fetare jo perëndimore të quajtur “Greqi” dhe me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së Madhe të sotme. Për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, “Greqia” u përvijua si një shtet që do ringjallte perandorinë lindore të krishterë ortodokse të fikur në vitin 1453. Prandaj edhe sot, shtetas “grek” do me thënë jo një njeri më kombësi por një besimtar i krishterë ortodoks, që përdor edhe gjuhën kishtare bizantine Katharevousa të përshtatur për popullin (Dhimotiki), që emrin e ka me prapashtesat fetare bizantine -os e -is, dhe urren muslimanët e çfardolloji. 

            Lidhja Entente u çertifikua me firmat e vitit 1907 dhe në shekullin XX, për tradhti ndaj Europës e Perëndimit, edhe do zmadhonte akoma “Greqinë” edhe do krijonte tre herë Jugosllavi (Serbi më të Madhe). Me ndihmën e perandorisë Austro-Hungareze, shkollarët e spikatur shqiptarë mbajtën një Kuvend në datat 14-22 Nëntor 1908 në Manastir ku caktuan Abecenë e njësuar shqiptare me germa perëndimore. (Pjesëmarrës në Kuvend qe edhe çifti fisnik amerikan Phineas dhe Violet Kennedy.) Në Tetor 1912, me shtysën e Lidhjes Entente, Serbia e Madhe, Greqia e Madhe, Mali i Zi e Bullgaria ndezën Luftën I Ballkanike për t’u sulur me oreks të shtuar që të kapnin sa më shumë troje shqiptare që kishin mbetur si vilajete osmane. Në kushtet kur trojet shqiptare ishin ose nën ushtrinë turke ose nën ato serbe, greke, malazeze e bullgare, me këshillën e Austro-Hungarisë përfaqësuesit shqiptarë arritën të shpallnin mëvetësinë shqiptare në Vlonë më 28 Nëntor 1912. Tre muaj më pas, ushtria greke pushtoi për herë të parë Janinën më 6 Mars 1913, e ashtu Çamërinë të cilën vazhdon ta mbajë të pushtuar.

            Dhuna, zhvendosja nga vendbanimet, tretja dhe ndryshimi i besimit fetar me detyrim, grabitja e pasurive dhe pronave, masakrat dhe dëbimet jashtë vendit binin mbi muslimanët, edhe ata Arbanitë, sa herë që rajoni i tyre i dhurohej Greqisë. Si në Serbinë e Madhe (Jugosllavi), tërë arvanitasve vendas në Greqinë e Madhe iu ndalua edhe shkolla Shqipe. Një gjenocid i ngjashëm Lindor kundër banorëve të besimit të krishter ortodoks mori shtrirje të madhe në perandorinë e rrëgjuar osmane me fillimin e Luftës I Botërore në vitin 1914. Si pasojë, shumica e banorëve osmanë të besimit të krishter ortodoks deri në fund të vitit 1922 qenë ose vrarë ose dëbuar në Greqi.

            Konferenca e Paqes në Paris u mbajt në 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920. Me shtytjen e kryeministrit britanik David Lloyd George që premtonte se Greqisë së Madhe do i njihej zmadhimi akoma nëse pushtonte territore osmane, ushtria greke zbarkoi në Smirna (Izmir, sot) më 15 Maj 1919 dhe sulmoi në thellësi. Për shkak se perandoria osmane ishte në çastet e fundit të agonisë, përfaqësuesit e saj nënshkruan më 10 Gusht 1920 Traktatin e Sèvres, afër Parisit, kundrejt Britanisë, Francës, Italisë e Japonisë. Traktati i Sèvres që fikte përfundimisht perandorinë osmane i dhuronte Francës, Britanisë, Greqisë së Madhe e Italisë edhe në Anadoll territore të mëdha. Kur komandën e ushtrisë turke e mori Mustafa Qemali dhe pasi mbrritën furnizimet ushtarake nga Rusia bolshevike e Vladimir Iliç Leninit (një urith gjerman), ushtria turke kundërsulmoi në Gusht të vitit 1922. Lufta Greko-Turke mori fund më 11 Tetor 1922 me dëbimin e ushtrisë greke nga Anadolli. Bisedimet e paqes filluan në Lozanë të Zvicrës më 20 Nëntor 1922. Traktati i Lozanës u nënshkrua nga Britania, Franca, Italia, Greqia e Madhe, Japonia e Rumania më 24 Korrik 1923. Ai njihte formimin e Republikës së Turqisë në kufijtë që janë sot.             Një marrëveshje Lindore e nënshkruar që më 30 Janar 1923 si pjesë e Traktatit të ardhshëm të Lozanës qe shkëmbimi i 1.2 milion banorëve të besimit të krishterë ortodoks të mbetur në Republikën e Turqisë me 400’000 

banorë të besimit islam në Greqinë e Madhe. Shkëmbimi qe i detyrueshëm, i dhunshëm, i rrëmujshëm, me humbje të panumërta jetësh njerëzish dhe me këputje të shtetësisë nga vinin. Në atë shkëmbim popullatash e pësuan shumë arvanitasit vendas muslimanë e veçanërisht ata në veriperëndim të Greqisë së Madhe, Çamërisë. Qeveria shqiptare u përpoq nëpërmjet organizatës së Lidhjeve të Kombeve që në atë shkëmbim popullatash të veçoheshin arvanitët vendas muslimanë nga besimtarët islamikë të kombeve të tjera.    

            Me ndihmën britanike, një grusht ushtarak në Greqinë e Madhe rivuri në fuqi më 25 Nëntor 1935 mbretin George II. Ay caktoi më 13 Prill 1936 ushtarakun nazist Ioannis Metaxas si kryeministër (www.metaxas-project.com). Ky, nga ana e tij dhe me firmën e mbretit, vendosi më 4 Gusht 1936 sundimin e tij nazist duke shpërndarë Kuvendin, ndaluar partitë politike dhe përjashtuar Kushtetutën. Dhuna mbi arbanitët vendas muslimanë u shtua dhe menjëherë u urdhërua ndalimi i plotë i përdorimit të gjuhës Shqipe. Më 25 Mars, 2 e 6 Prill 1939 mbreti Zog I nuk pranoi kërkesën e prerë italianë që të pranonte shkrirjen e Shqipërisë me Italinë.  Atëherë, Lufta II Botërore në Europë filloi më 7 Prill 1939 kur ushtria italiane sulmoi Shqipërinë dhe përfundoi pushtimin më 11 Prill. Mbas dy ditëve, Britania e Franca u shpallën mbrojtëse të pavarësisë së Greqisë së Madhe. Më 16 Prill Shqipëria u tret si shtet politik duke u bërë pjesë e mbretërisë italiane. Më 3 Qershor 1939, Italia e avulloi Ministrinë e Jashtme shqiptare dhe diplomatët e huaj u larguan nga Tirana. Britania e pranoi zyrtarisht tretjen e Shqipërisë me Italinë më 31 Tetor 1939.

            Natën e 28 Tetorit 1940 kryeministri Ioannis Metaxas e ktheu mbrapsht kërkesën e prerë italiane që të pranonte hyrjen e ushtrisë italiane. Mbas disa orësh, ushtria italiane filloi mësymjen në Greqi përgjatë 145 km të kufirit shqiptaro-grek. (Dita e 28 Tetorit, në përkujtim të fjalës së një kryeministri nazist që kishte katër vjet që sundonte si i atillë, www.metaxas-project.com, vazhdon të jetë festë zyrtare në Greqinë e Madhe.) Ushtria greke furnizohej ushtarakisht me çdo gjë nga Britania dhe si fuqi ajrore e saj ishin avionët britanikë. Ndërkohë, zbulimi ushtarak britanik pat zbërthyer kodin e ndërlidhjeve gjermane e italiane që në Prill 1940. Komanda britanike njihte pa ndërprerje imtësisht gjendjen dhe planet e ushtrisë italiane. Si rrjedhim ushtria greke e përballoi shpejt ushtrinë italiane, kundërsulmoi dhe nuk ndaloi në kufirin shqiptaro-grek por vazhdoi dhe pushtoi gjysmën e territorit të Shqipërisë jugore. Edhe ushtria gjermane nga Greqia do ta pushtonte Shqipërinë në Shtator 1943.

            Me këshillën britanike, qeverie greke përgatiti dhe mbreti George II firmosi Ligjin e Miratuar Nr. 2636 më 10 Nëntor 1940 (Figura 1). Ai përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë si shtete armike dhe shtetasit e tyre, përveç atyre me origjinë greke, si armiq. (Meqenëse Greqia u krijua në vitin 1830, atëherë, bie fjala, nëse disa himariotë janë grekë kur e pse kanë ardhur ata në Himarë pas vitit 1830?) Ligjit të Miratuar i njihej zbatimi që më 28 Tetor 1940. Ndonëse dihej se Shqipëria nuk mund të ishte sulmuese, ai qe një mjet i artë për të vazhduar dëbimet dhe përvetsimet e pasurive shumë të mëdha të tundshme e të patundshme të shqiptarëve që kishin ndodhur që me shpalljen e pavarësisë shqiptare. Ai përkufizonte se si do veprohej ekonomikisht ndaj shteteve dhe shtetasve armiq. Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare ndërpriteshin kurse pasuritë e tundshme dhe të patundshme shkëputeshin përkohësisht nga pronarët (sequestration, ang.). Dhe caktohej qeveria greke që t’i shfrytëzonte ato pasuri të tundshme e të patundshme pa iu humbur emrat e pronarëve dhe qëllimet e pronësive (conservative confiscation, ang.). Të ardhurat monetare prej atyre pasurive derdheshin në një llogari të posaçme në Bankën e Greqisë. 

Ligji i Miratuar 2636/1940 nuk kishte të bënte me shtetasit e Greqisë, përfshirë edhe arvanitët vendas muslimanë. Ai, pasi përcaktonte Italinë dhe Shqipërinë e tretur si shtete armike, kishte forcën e ligjit ekonomik për raste të tilla dhe nuk i shpallte luftë Italisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qëllimisht, tradhtisht, pa aftësisht, gabimisht, Ligji i Miratuar 2636/1940 dhe arvanitët vendas muslimanë janë së bashku shartuar shterpë në dijeninë shqiptare si “Ligji grek i Luftës kundër edhe çamëve”. Çamëria nuk u bë pjesë e Shqipërisë edhe me ndryshimet e kufijve gjatë Luftës II Botërore. Arvanitët vendas muslimanë, të cilët qëllimisht e gabimisht quhen çamë e jo grekë në marrëdhëniet shtetnore, qenë pa ndërprerje shtetas të Greqisë së Madhe dhe ndaj tyre u krye gjenocid edhe në Qershor 1944 e muajt në vazhdim.             Ushtria greke kishte ngecur 14 Divizione përballë ushtrisë italiane në jugun e Shqipërisë ndërkohë që i kishin mbetur dy Divizione në kufirin greko-jugosllav dhe katër Divizione përgjatë kufirit greko-bullgar. Më 2 Mars 1941 komanda perandorake britanike zbarkoi në Greqi Brigadën I të Korracuar britanike, Divizionin II nga Zelanda e Re dhe Divizionin VI nga Australia, gjithsejt 62’000 ushtarë të cilët u rreshtuan si skalion i dytë. Më 6 Prill 1941 Armata XII gjermane sulmoi nga ana e Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe në 10 Prill hyri në Selanik. Po në 10 Prill forca perandorake britanike filloi tërheqjen duke luftuar. Brenda 20 Prillit 1941 Divizionet greke qenë dorëzuar dhe komanda gjermane i lejoi ushtarët e oficerët të ktheheshin në shtëpi bashkë me armët e tyre të lehta; një gabim që do ta vuante më vonë. Pushtimi i Greqisë kontinentale përfundoi në 30 Prill 1941 dhe i kushtoi ushtrisë perandorake britanike 11’840 ushtarë kurse asaj gjermane 5000 ushtarë. Në Greqinë e Madhe të pushtuar, 

ushtria gjermane mbulonte rajonin e Maqedonisë jugore me portin e Selanikut, Athinën me portin e Pireut dhe disa ishuj. Pjesën në lindje e mbulonte ushtria bullgare dhe të tërë pjesën tjetër e mbuloi ushtria italiane deri në Shtator 1943, më pas ushtria gjermane. Holokausti, me ngazëllimin e shtuar të qeveritarëve grekë, filloi të zbatohet menjëherë pas pushtimit.  

Një pjesë e ushtarakëve dhe komisarëve prifta të dorëzuar u rreshtuan menjëherë në formacione të ndryshme në shërbim të forcave të pushtimit. Ndërkohë, me arvanitas të krishterë nga malësia e Sulit në Çamëri dhe komisarë prifta, komanda britanike formoi në Shtator 1941 “ushtrinë” me dy regjimente të emërtuar Lidhja Kombtare Demokratike Helene (?!) e të drejtuar nga Napolon Zerva. Drejtoria Britanike e Operacioneve të Veçanta (Special Operations Executive – SOE, ang.) e paguante 16 stërlina ari/muaj Napolon Zervën kurse rreth 2000 mercenarëve të tij u jepte dy stërlina ari/muaj. Bandat e Lidhjes Kombtare Demokratike Helene (LKDH – EDES, dhim.) vepruan vetëm në Çamëri, jo kundër ushtrive të pushtimit, vetëm kundër njësiteve ushtarake sllavo-komuniste dhe nga fundi i luftës kundër arvanitëve vendas muslimanë të mbetur në Çamëri.

Flota perandorake britanike bllokoi brigjet greke menjëherë pas pushtimit dhe si pasojë edhe një kokërr gruni nuk futej për popullatën e Greqisë së Madhe. Si rrjedhim, Holodomori  në dimrin e fundvitit 1941 – fillimvitit 1942 u mori jetën 300’000 shtetasve grekë për shkak të urisë në të ftohtë. Një pjesë tjetër e ushtarëve të dorëzuar dhe rezervistëve i siguroi burimet njerëzore Partisë Komuniste Greke të hidhte në veprim Ushtrinë Liridhënse të Popullit Grek (ULPG – ELAS, dhim.) në Qershor 1942. Meqenëse fuqia e saj rritej, qeveria e Athinës dhe komanda gjermane formuan në Prill 1943 me 22’000 ish-ushtarë e komisarë prifta të dorëzuar Batalionet e Sigurimit (Evzonoi, dhim., sot përbëjnë Rojet Presidenciale). Ata luftuan kundër ULPG dhe kryen tërë llojet e krimeve.

Pas dorëzimit të ushtrisë italiane në 8 Shtator 1943 rajonet e zotëruara prej saj u mbuluan nga ushtria gjermane. Ajo e bëri me dije popullatën se për një ushtar gjerman të vrarë do të pushkatoheshin rreth dhjetë banorë. Më 24 Shtator 1943, partizanë të UPLG vrasin gjashtë ushtarë gjermanë që ishin duke bërë banja dielli në Shkallë të Paramithisë. Në mbajtje të fjalës së dhënë, ushtria gjermane pushkaton mbas pesë ditësh 49 banorë të Paramithisë.

Në Maj 1944, ULPG formon në Çamëri me arvanitë vendas muslimanë Batalionin IV “Ali Demi” si pjesë e Regjimentit XV të saj. Më 27 Qershor 1944, me udhëzim nga Dërgata ushtarake britanike SOE e fshehur, duke e bërë me dije ushtrinë gjermane të pranishme dhe duke mos u penguar prej saj, i quajturi Regjimenti XVI i LKDH filloi masakrën gjenocidale kundër arvanitëve vendas muslimanë në qytetin e Paramithisë. Ajo u pasua nga masakrat, dëbimet, shkatërrimet e djegiet në Parga në 28 Korrik 1944, në Filat, Spatar dhe vende të tjera më 23 Shtator 1944. Të zhgënjyer se xhamitë nuk i shpëtuan, ata që mundën morën rrugët të llahtarisur në këmbë drejt Shqipërisë. Të mbeturit, kryesisht fëmijë, gra e pleq e plaka u mbyllën në burgun e Paramithisë të ruajtur nga bandat e LKDH. Burgu ishte shfarosës sepse me kushtet çnjerëzore të tij vdisnin 7 ose 8 vetë në ditë. 

E urdhëruar që në 26 Gusht 1944 të përgatitej për tërheqje, Grup-Armata E e ushtrisë gjermane filloi sipas urdhërit tërheqjen nga Greqia në 3 Tetor 1944. Prapavija e saj perëndimore pasi hyri në Shqipëri e la Sarandën më 10 Tetor 1944 ndërsa praparoja e fundit kaloi kufirin greko-maqedonas natën e 1/2 Nëntorit 1944. Ushtria britanike mbrriti në Çamëri në Nëntor 1944 dhe i mori me makina arvanitët vendas muslimanë që kishin mbetur gjallë në burgun e Paramithisë dhe i dërgoi në Igumenicë. Nga aty, i ngarkuan ata në anije të vogla dhe i zbritën në Sarandë. 

Në Dhjetor 1944, brigadat e ULPG shpartalluan bandat e LKDH dhe mbeturinat e tyre u mbartën me anijet britanike në Korfuz. Të joshur, në Janar 1945, arvanitët muslimanë nga Filati u kthyen në shtëpitë e tyre. Në Korfuz, më 15 Shkurt 1945, komanda britanike e shkriu LKDH dhe mercenarët e saj i rreshtoi në njësitet e Rojes Kombtare që kishte formuar për qeverinë greke. Më 15 Mars 1945, njësitet e Rojes Kombtare me ish-banditë të LKDH u sulën dhe masakruan këdo që gjetën në Filat. Të paktë qenë ata që duke vrapuar arritën gjallë në Shqipëri.

Mijëra arvanitë vendas muslimanë u vranë, po aq humbën jetën rrugëve të përzënies, dhe me dhjetra mijëra u dëbuan. Pronat e shtëpitë u dogjën ose u shkatërruan dhe çdo gjë me vlerë u grabit. Veç dëshmive të gjalla, p.sh. nga  Sali Bollati, mjafton të lexohen librat ditarë Molla e Sherrit (Apple of Discord, 1948) dhe Diçka e Sprovuar (Something Ventured, 1982) e drejtuesit të Dërgatës britanike SOE në Çamëri, kolonelit Christopher Montague Woodhouse, për të prekur të vërtetën. Për shembull, në një dëftim të tij në 16 Tetor 1945, me citimin arshivor FO 371/48094/18138, shkruhej: “…Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat nën drejtimin tim, i përzuri çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944….”.            

Forcat komuniste jugosllave, ato sllavo-komuniste në Shqipëri dhe ato të LKDH në Çamëri u krijuan, u furnizuan, u armatosën dhe qenë imtësisht të drejtuara nga komanda britanike në Kajro të Egjyptit deri në Shtator 

1943 e më pas në Bari të Italisë. (Është domosdoshmëri të shfletohet libri “Receta pa komb”.) Sipas porosisë nga Lidhja Entente, urithi britanik Enver Hoxha nuk urdhëroi ndonjë njësit partizan sllavo-komunist që të pengonte gjenocidin kundër arvanitëve vendas muslimanë në Çamëri. As forca sllavo-komuniste ULPG, edhe pse kishte shtatë Brigada në Çamëri, nuk i pengoi masakrat e dëbimet që kryen bandat e LKDH.

            Më 13 Tetor 1944, tre Brigada britanike hynë në Athinë ndërkohë që shumica e Greqisë së Madhe ishte në duart e forcave sllavo-komuniste. Më 3 Dhjetor 1944 në Athinë, ushtarët britanikë dhe ish ushtarët e Batalioneve të Sigurimit tashmë policë qeveritarë qëlluan mbi një turmë shumë të madhe përkrahësish të forcave sllavo-komuniste duke vrarë të paktën 28 vetë. Në vazhdim, një luftë me përdorim artilerie, tankesh e avionësh do të përflaktë Athinën. Si përforcim komanda britanike zbarkoi e futi në luftime Divizionin IV Indian të Këmbësorisë. Mbas 37 ditëve forcat sllavo-komuniste u larguan nga Athina. Një luftë civile ndërkombtare do përcëllonte tërë Greqinë e Madhe e popullatën e saj deri në 16 Tetor 1949 kur do përfundonte me humbjen dhe dëbimin e forcave sllavo-komuniste të quajtura Ushtria Demokratike e Greqisë (?!). Mbretëria vazhdoi dhe vetëm në 8 Dhjetor 1974 Greqia do të shpallej  Republikë, për herë të tretë.

            Në vitin 1947, Italia e Greqia nënshkruan traktatin e miqësisë në të cilin Greqia e Madhe nuk e njihte më Italinë si vend armik. Marrëdhëniet e tyre ekonomike nisën në 4 Maj 1955. Projekti i Lidhjes Entente për të krijuar Federatën Komuniste Ballkanike duke tretur Shqipërinë në Jugosllavi u prish në vitin 1948. Dhe meqenëse përfundimi i Luftës civile ndërkombtare në Greqi dukej qartë, në 13 Maj 1949 botohet në gazetën qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138/1949. Ai kushtëzonte që nëse një vend do quhej jo armik duhej të miratohej një ligj i ri i nga qeveria dhe mbreti, dhe të botohej në gazetën qeveritare. 

            Shqipëria nën regjimin sllavo-komunist ishte vend i mbyllur dhe me Greqinë e Madhe nuk do kishte deri në 7 Maj 1971 as marrëdhënie diplomatike. Domethënë, qëllimisht, arbanitët muslimanë të dëbuar ishin të penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërcitjet e pasurive të tundshme e të patundshme të thyera në Greqi të Madhe nuk kishte vesh politik që ta dëgjonte. Në fund të vitit 1952, kishin mbetur 18’622 arvanitas muslimanë të dëbuar nga Çamëria në Shqipëri që akoma kishin statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Ligji Nr. 1654 i datës 19 Prill 1953 i shtetit shqiptar nën regjimin sllavo-komunist u dha atyre shtetësinë shqiptare me detyrim, pa përjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr nënshtetësinë. Domethënë atyre u mbulohej me detyrim në mënyrë të njëanshme shtetësia greke dhe njëkohësisht ata bëheshin “qytetarë armiq” sipas Ligjit grek 2636/1940. Po sipas porosisë për t’i tretur e shkëputur nga origjina, qeveria sllavo-komuniste në Shqipëri ndërmori në vitet 1946-1973 një fushatë propagande, burgosjesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kundër arvanitëve muslimanë të dëbuar. 

Ditarët e Luftës të Komandës së Epërme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945) u renditën në tetë vëllime nga një ekip historianësh të kryesuar nga Percy Ernst Schramm në vitet 1961-1965. Në ta nuk përmenden çamë apo arvanitas vendas muslimanë që bashkëpunonin me ushtritë e pushtimit në Greqinë veriperëndimore. Ndërkohë që aty përmenden, bie fjala, marrëveshjet për mos luftim me Napolon Zervën. Banditët e këtij kryen, me porosi, në Qershor-Shtator 1944 e Mars 1945 masakra dhe dëbime mbi arvanitët vendas muslimanë sepse këta të fundit edhe ishin ndër muslimanët e fundit të mbetur në Greqinë e Madhe bizantine edhe mbështetnin ULPG të drejtuar nga Partia Komuniste Greke. Edhe nëse ka patur prej arvanitëve vendas muslimanë bashkëpunëtorë me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kanë qenë të papërfillshme. Ata gjithmonë kanë qenë ose nën urdhrat e qeverisë qendrore në Athinë ose janë përdorur në Shqipëri. Për më tepër, veprimet e tyre as nuk mund të krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve të Sigurimit apo forcave të tjera qeveritare greke ose me 300’000 të vdekurit prej Holodomorit të shkaktuar nga flota britanike në dimrin 1941/1942. Nëse meshkujt dhe tërë popullata do kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve, atëherë komanda e ushtrisë gjermane do i kishte penguar bandat e LKDH të kryenin masakrat, dëbimet e burgimet në Qershor-Tetor 1944. Vetë Ligji grek i Miratuar 2636/1940, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë 14882/1947 dhe asaj të Financave greke 3574/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506/1966 përjashtojnë shtetasit shqiptarë me origjinë greke nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Si rrjedhim, arvanitasit muslimanë që janë vendas në Greqi, me origjinë greke, kur u bënë nënshtetas shqiptarë me Ligjin shqiptar 1654/1953 përjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Domethënë, pasuritë e tundshme dhe të patundshme të tyre janë atje në vend. Duke kujtuar se regjistrat janë të arshivuar dhe shtetësia greke për arbanitët muslimanë nuk është hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u dëbuan arritën në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që bashkë me qeverinë greke të hapi udhën që ata të shkojnë në vend e të marrin dokumentet e tyre, përfshirë edhe pasaportën greke. Që të bjerë rrjeta penguese të paktën në një anë e të hapet udha, mjafton që shteti shqiptar të nxjerrë një ligj i cili zhvleftëson Ligjin e tij 1654/1953. Sepse kjo gjë që u rikthen vetëm emrave të arvanitëve muslimanë të listës 

përkatëse statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Kjo çkyçje nuk u cënon nënshtetësitë (pasaportat) e tanishme trashëgimtarëve dhe familjarëve të tyre. 

            Me Britaninë e Francën si shkesë, marrëdhëniet diplomatike Greqi-Shqipëri do të shtyheshin derisa u vendosën në 7 Maj 1971. Shkesët u kujdesën që të mos përmendej çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 në Greqi të Madhe dhe të mos bëhej zë për arvanitët muslimanë të dëbuar në Shqipëri. Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 Mars 1996 Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë. Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe Presidentëve të dy vendeve hyri në fuqi më 4 Shkurt 1998. Edhe pse ay Traktat mirënjeh të dy shtetet, edhe pse marrëdhëniet shtetërore Greqi-Shqipëri janë të plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati kërkonte heqjen e pengesave ligjore që shtetasit e njërës palë të gëzojnë pasuritë në territorin e palës tjetër, akoma çfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940 nuk është bërë Ligj i Miratuar i botuar në gazetën qeveritare greke.

            Arsyeja është se vlera e pasurive shqiptare të grabitura në Greqi të Madhe para dhe në Nëndor 1940 bashkë me vlerën që ato kanë prodhuar nga shfrytëzimi (compound interest, ang.), dhe që duhet të kthehen, është shumë e madhe. Pasuritë shqiptare që u grabitën në Nëndor 1940 ishin hotele, shtëpi, restorante, ndërmarrje të ndryshme, sipërmarrje financiare, troje, toka bujqësore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para të ruajtura në banka, etj. Disa shembuj pa llogaritur vlerën e prodhuar nga përdorimi, riqarkullimi e koha jepen më poshtë: 

(1) Vila e Hasan Prishtinës në adresën Vasilisis Olgas 32, Selanik, kushton sot të paktën katër milion Euro. Ndërkohë, shteti shqiptar paguan që nga viti 1999 qera për Konsullatën e tij të Përgjithshme në Selanik.

(2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002 për ndërtesë Ambasade Shqiptare në Athinë ndërkohë që 6.3 km më larg në rrugën Vasilisis Sofias është godina e ish-Legatës Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636/1940 dhe të cilën qeveria greke vazhdon ta shfrytëzojë.

(3) Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare të shpronësuara me dhunë me “reforma agrare” që nga firmosja e Shqipërisë së pavarur në Korrik 1913 e deri në Nëntor 1940 janë 350’000 hektarë. Duke u nisur nga një llogaritje e bërë në Kuvendin e Shqipërisë në 25 Qershor 1925, tatimet nga përdorimi i atyre 350’00 ha për vitet 1913-1940 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin 456 milion franga ari vlerë e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura për vitet 1941-2021 janë (2021-1941) *456 milion /(1940-1913) = 1351 milion franga ari me vlerë të vitit 1940.

(4) Toka të përvetsuara me Ligjin grek 2636/1940 janë 260’000 hektarë. Tatimet nga përdorimi i kësaj sipërfaqe toke për vitet 1941-2021 të pa derdhura në shtetin shqiptar dalin (2021-1941) *456 milion *(260’000 /350’000) /(1940-1913) = 1003 milion franga ari me vlerë të vitit 1940. 

Një frangë ari = 0.29025 gram ar i pastër. Në datën 11 Janar 2021 çmimi i arit është 59.56 US$/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. Atëherë, vlerat e mësipërme së bashku janë (456+1331+1003 = 2810 milion franga ari) *0.29025 *59.56 /1.22 =  39’817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot.

Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, çmimi i atyre 350’000 + 260’000 = 610’000 ha tokë ishte 203 milion franga ari në vitin 1941. Duke marrë një çmim mesatar toke sot prej 22 Euro/m2 dhe 1 ha = 10’000 m2, atëherë vlera e 610’000 ha është 610’000 *10’000 *20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsejt, vlerë toke e tatime janë 174 miliard Euro sot.

(5) Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Vangjel Zhapës në shekullin XIX në Rumani e Greqi ishin të jashtëzakonshme. Në 30 Nëntor 1860, ai la me testament që një pasuri e madhe monetare të shkonte tek njerëzit e tij në Labovë të Madhe të Gjinokastrës. Ai i kërkoi komisionit të trashëgimisë të Athinës që, pas vdekjes së kushëririt të tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), të kryente dhurimet sipas testamentit. Ligji grek 2636/1940 e pengoi përsëri zbatimin e testamentit dhe trashëgimive ligjore për njerëzit e fisit të tij. Në vitin 1955, qeveria e Tiranës bëri një përpjekje të ngathët të pafrytshme për të tërhequr në Shqipëri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) të cilët Vangjel Zhapa ia kishte lënë në ruajtje Patriarkanës së Krishterë Ortodokse në Stamboll dhe qeveria turke ia kishte ngrirë përkohësisht derisa t’i dilnin trashëgimtarët. 

Këto janë veçan nga vlera si dëmshpërblim që Greqia e Madhe duhet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet dhe masakrat e ushtrisë së saj gjatë Luftrave Ballkanike, Luftës I Botërore, në Nëntor 1940 – Prill 1941 e Gusht 1949. (Gjygji në Shqipëri për ngjarjet e vitit 1997 nuk është bërë akoma që të dalin hollësitë edhe për këtë.)

Dhe këto janë veçan nga vlera e pasurisë së grabitur plus vlerën e shtuar të tyre (compound interest, ang.) që iu përket arvanitëve vendas muslimanë të dëbuar në Shqipëri më 1944-1945.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, e gjithë Greqia përbën borxhin (liability, ang.) tek Shqipëria….

Filed Under: Analiza Tagged With: Arvanitet, Ligji Grek 2636, Saimir Lolja

Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite

January 17, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/

Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë,por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike  të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar.Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më,17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar.Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin.Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar.A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje.Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë.Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje,por që diçka konkrete ende nuk është thënë.Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi,Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën,poezinë,të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës.Por fati i keq tek ne shqiptarët,është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre.E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore.Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar.Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar,por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh  se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur.A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar,por fakt i pamohushëm është, se pati edhe  shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, Vrasja e Gervalles

KUJTESA- Para 30 vitesh nisi Gazeta “Bujku”, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës

January 17, 2021 by dgreca

-Para 30 viteve, në 18 Janar 1991, në Prishtinë nisi të dalë gazeta “Bujku”, gazetë e rezistencës, e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe e bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik. Isha themeluesi-kryeredaktori i parë, një ditë para numrit të parë i shkruaja Ambasadës Amerikane se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës…Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne gazetarët e punëtorët e tjerë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të ndaluar nga regjimi okupues i Serbisë. Në ballinë emri i gazetës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen, sfidonte ndalimin…Çka shkruante në numrin e parë…/

-“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 17 Janar 2021/ Pikërisht para 30 viteve, në 18 Janar 1991,  më Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën e nxorën gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale.

Gazeta “Bujku”, me të cilën nisëm e themeluam  edhe bashkëpunimet e para të medias Prishtinë-Tiranë, në numrin e parë në ballinë theksonte “proceset demokratike në Shqipëri” mbi titullin “Zgjedhjet u shtynë për 31 Mars”. Në ambientet e kësaj gazete u bë edhe zyra e parë e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore-Zyrtarë të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare, prej nga me lidhje telexi, e vetmja e mundëshme atëherë nga Kosova në Shqipëri, nisa raportimet nga  dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, në rrethana të rënda të okupimit  e të mbylljes së dhunëshme edhe të mediave kosovare në gjuhën shqipe. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në Pallatin Rilinda- zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Në numrin e parë të gazetës “Bujku”, i cili u botua me tirazh të madh prej mëse 50 mijë ekzemplarësh, që e shfletoj sot, shkrime të tjera nga Shqipëria ishin për tre këngëtare të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, Irma Libohova, Morena Reka e Redina Tili, si dhe reportazhi “Tirana e trishtuar”, në faqet e mesme, ku botohej edhe “Kalendari historik”, që  përkujtonte arritjen në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren, në Dhjetor të vitit 1880, të Abdyl Frashërit…

E shkrimet për Kosovën e okupuar nga regjimi ushtarako-policor i Beogradit ishin raportime për masa të dhunëshme, për dëbimin e shqiptarëve nga institucionat, nga puna, për shkatërrimin e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, për dhunën edhe kundër kulturës shqiptare, për burgosjet e keqtrajtimet nëpër qytete e fshatra, për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, protestat e indinjatën e thellë…

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës “Bujku”, ku do botoheshin edhe lajme dite, kishin dalë disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës tradicionale Rilindja, të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila që nga 7 Korriku i vitit 1990 ishte ndaluar e mbyllur me dhunë nga regjimi okupues i Beogradit.

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrim “Bujkun”, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditëshme “përkohësisht”.
Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen… fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen.

“Bujku” ishte një revistë e përdymuajëshme që trajtonte kryesisht tema nga bujqësia, e që nuk kishte dalë fare një kohë, dhe duke e marrë atë emër nisi gazeta e përditshme, e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe.

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova.

Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.
Ashtu siç kisha raportuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare një ditë më parë herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare, në faqen e parë të Rilindjes në kryetitull shkruhej: “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. Në Kosovën e lirë me popullin u kthye edhe gazeta Rilindja, që nuk  u ndal edhe kur u ndalua… Gazeta “Bujku” sfidoi ndalimin…

Gazeta tradicionale e historike e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 76 vitesh, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana…

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.

Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe  të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.

 Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës,  pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse 70 viteve, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.

Filed Under: Featured Tagged With: Bell Jashari, Dr.Rugova, Gazeta Bujku

Big-Tech dhe censura e mediave sociale

January 16, 2021 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi/

Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje për të mbyllur aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre – ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë.

Edhe para sjelljes së dënueshme të Presidentit Donald Trump javën e kaluar, kishte një tendencë  në rritje për ndalimin e tij nga mediat sociale dhe gjithçka tjetër, që dikush mund të mendonte. Por duke sfiduar pranimin ritual të Kongresit për rezultatet e Kolegjit Zgjedhor, me një tubim ku pretendimet e tij dhe retorika ndezëse e nxitën turmën të marshonte drejt Kapitolittë SHBA, ku shumë njerëz u shndërruan në një turmë të dhunshme, Trump e ka shndërruar  veten në një lloj figure ku pak përtej mbështetësve të tij më besnikë, pak  e mbrojnë. Pasi pasojat e çdo akti përfshihen në vetë aktin.” Megjithatë, reagimi ndaj trazirave të Kapitolit ka shkuar përtej zemërimit të thjeshtë kombëtar.

Një mënyrë censure që çdo lloj diktatori do ta kishte zili

Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje, për të shuar aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre ,- ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë. Ndërsa shumë kishin frikë nga instinktet autoritare të Trump, reagimi ndaj trazirave ka mundësuar Mark Zuckerbergun e Facebook-ut, JackDorsey e Twitterit dhe Jeff Bezos-in e Amazonës të bëhen arbritrat e asaj që mund ose nuk mund të thuhet në sheshin publik, në agorën virtuale të kombit, në një mënyrë censure mbi fjalën e lirë që çdo lloj diktatori do ta kishte zili. Tani duket, se pavarësisht se ata mund të jenë kompani private, ata po kanë më shumë pushtet se të tria degët e qeverisë dhe të shtrira si kompani globale. dhe po e përdorin aktivisht politikisht këtë pushtet, siç u pa qartas së fundi.

Kamala Harris “yshtëse” dhe profete

Më 30 shtator 2019, KamalaHarris, i cila atëherë po kandidonte për të qenë e nominuara demokrate për presidente, shkroi në Twitter: “Shikoni le të jemi të sinqertë, llogaria në Twitter e @ realDonaldTrump duhet të pezullohet.”  Gjatë një debati demokrat vetëm disa javë pas postimit të saj në Twitter, Harris mbrojti mbështetjen e saj për ndalimin e Donald Trump për të mbyllur llogarinë në Twitter, duke thënë, “Këtu kemi Donald Trump, i cili ka 65 milionë ndjekës në Twitter dhe po përdor atë platformë, si president i SHBA, për të frikësuar hapur dëshmitarët, kërcënuar dëshmitarët, për të penguar drejtësinë dhe se ai dhe llogaria e tij duhet të mbyllet”.( bëhejaso kohe fjalë për akuzat për bashkëpunim me Putinin që dolën të rreme  “ Pra kjo politikë censure është e mirëpritur nga administrata aktuale dhe Kamala tashmë jo vetëm ka arritje si e para grua me ngjyrë në postin e zv/presidentes, pot të ndjehet në rolin e profetes, kur bëhet fjalë për censurimin politik të kundërshtarëve nga mediat sociale.

Ndërsa ylli i radikalëve të majtë kongresistja  AlexandriaOcasio-Cortez (D – N.Y.) u tha ndjekësve të saj të mediave sociale në fillim të kësaj jave se Demokratët në Kongres mund t’i përgjigjen trazirave të Kapitolit, me një lloj iniciative për kontrollin e medias për “shkrim-leximin mediatik”.  Fraza e “leximit të medias” zakonisht nënkupton ndihmën e individëve, për të kuptuar peizazhin e medias, por AOC duket se ka më shumë se sa kaq nw mendjen e saj: Ajo sugjeroi “ne do të duhet të kuptojmë se si ta frenojmë mjedisin tonë të medias, kështu që ju të mundeni thjesht të shoshitim informatat nga dezinformatat “.

Amendamenti i parë:Karrota dhe shkopi i kongresit ndaj medias sociale

Është e vërtetë që si media tradicionale ashtu edhe media sociale ndonjëherë përhapin “të pavërteta dhe dezinformime”. Por qeveria federale nuk ka asnjë rol zyrtar për të luajtur në bllokimin e përhapjes së saj. Amendamenti i parë i kushtetutës në mënyrë të qartë e ndalon Kongresin të shkelë lirinë e shtypit ose lirinë e fjalës, dhe Gjykata e Lartë nuk ka njohur përjashtime për dezinformimin. Në qoftë se qeveria mund të ndalojë dezinformimin, në fund të fundit, ajo mund ta përdorë atë si një mbulesë për ndalimin e fjalës që nuk është në të vërtetë e rremë, por thjesht kritike ndaj qeverisë, ose ndaj politikanëve të veçantë.

Kujtojmë që demokratët denoncuan me shpejtësi raportin e NewYork Post mbi lidhjet e huaja të Hunter Biden si “dezinformimi rus”, edhe pse shumë aspekte themelore të historisë janë konfirmuar që atëherë. Dhe sipas një sondazhi 10 % e votuesve të Biden , nuk do të kishin votuar për të nëse do ta dinin me siguri që ai ishte në hetim nga FBI, e pohuar pas zgjedhjeve nga vetëHunter Biden.  Përdoruesit kanë të drejtë të kritikojnë këto vendime, por në fund të fundit Twitter dhe Facebook janë kompani private me të drejtë të përcaktojnë politikat e tyre të moderimit. Ata mund të ndalojnë fjalimin që ata e përcaktojnë si keqinformim. Por kongresi nuk mundet. Megjithësekëto deklaratatregojnë sesi Kongresi që e ka të ndaluar censurën i ka në dorë dhe i bën presion mediave sociale duke e përdorur nenin 230 për mediat sociale si shkopi dhe karota. Karota kur është puna e mos cilësimit të tyre si platforma mediatike , për të mos pasur penalitete nëse përdoruesit do t’i akuzonin për censurë, dhe shkopin kur u kërkohet të censurojnë kundërshtarët politikë përgjithësisht të djathtë.   

Duke sugjeruar një rol për qeverinë për të rregulluar median, AOC po u bën jehonë komenteve të bëra nga figura të shumta të krahut të djathtë – më e rëndësishmja Presidenti Donald Trump, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndryshimin e ligjeve për shpifje për të bërë më të lehtë për zyrtarët e keqpërdorur të padisin shtypin . Trump gjithashtu ka bërë kërcënime ndaj gazetave për mbulimin e presidencës së tij në mënyrë negative. Është kritike që ligji të mos ndryshohet; media duhet të jetë e lirë të kritikojë me forcë presidentin, Kongresin ose ndonjë aspekt tjetër të qeverisë, edhe nëse raportimi ndonjëherë është i gabuar ose i pa bazë. Në mënyrë të ngjashme, adresimi i dezinformimit duhet të jetë një punë për platformat private dhe lexuesit individualë, jo për qeverinë.

Një leak, nga Twitter : “Dorsey ne do të vazhdojmë rrugën tonë

Por një regjistrim të rrjedhur (leaked) nga një bilbilfryrës CEO i Twitter JackDorsey sugjeronte këto ditë që veprimet e zbatimit të politikave të kompanisë do të shkojnë përtej ndalimit të Presidentit Trump. Organizata e krahut të djathtë Project Veritas shfaqi një klip të enjten nga një “sinjalizues i brendshëm” i Twitter i cili regjistroi fshehurazi regjistroi vërejtjet e Dorsey për stafin ku thuhej . “Ju gjithmonë duhet të ndjeheni të lirë të shpreheni në çfarëdo forme ,” thotë Dorsey në klip., i cili kohët e fundit adresoi polemikat mbi vendimin e kompanisë së tij për të pezulluar përgjithmonë presidentin. Ai i tha stafit në një takim virtual se Twitter “Ne e dimë që jemi përqendruar në një llogari tani, por kjo do të jetë shumë më e madhe se vetëm një llogari nesër, dhe do të vazhdojë për më shumë se vetëm këto ditë, këtë javë dhe javët e ardhshme, dhe do të shkojë përtej inaugurimit”.   “Vërejtjet e treguara në video u dorëzuan më shumë se 5,400 punonjësve tanë dhe janë gati të njëjtat fjalë që Jack ndau në një thread të fundit Tweet ” .

Ndërsa një avokati i PBS-së u regjistrua javën e kaluar, duke u gëzuar nga vdekjet e njerëzve nga Covidi në shtetet republikane, madje ai tha në videon e regjistruar, se duhet t’ua marrim fëmijët prindërve republikanë për t’i riedukuar. Nuk besoj se Enver Hoxha ka bërë më  tepër.

Pra, kur, pas një kori në rritje të kërkesave për të “ndaluar mundësimin e sjelljes monstruoze të Trump” nga liberalët e famshëm si MichelleObama, Twitter dhe më pas Facebook vendosi të ndalojnë ose pezullojë llogaritë e tij, duke u brohoritur nga kundërshtarët e ndryshëm të presidentit. Twitter gjithashtu filloi të bllokonte njerëzit e tjerë – si komentatorin e FoxNews dhe drejtuesin e radios Dan Bongino – të  cilët përdorën llogaritë e tyre për të retweet-ur mesazhet disi ekuivokë të presidentit pas trazirave, në të cilat ai vazhdonte pretendimin se zgjedhjet e fituara nga Biden ishin me të vërtetë një “mashtrim” e se  Trumpit që iu vodh votat. Njerëz të tjerë të lidhur ngushtë me Trump, si ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn dhe avokati SidneyPowell, u hoqën gjithashtu nga platformat e këtyre mediave sociale.

Konspiracioni i Amazonkundrejt lirisë së Parler

Megjithatë, goditja e BigTech nuk u ndal këtu. GooglePlay dhe Apple shkelmuan Parler, një kompani e mediave sociale, që e quan veten si një zonë e sigurt e fjalës së lirë dhe një konkurrencë e mundshme për Twitter, nga dyqanet e aplikacioneve sepse Parler nuk kishte bllokuar  komente të caktuara nga përdoruesit e saj. Gjërat u përkeqësuan më keq për Parler kur AmazonWebServices – e cila kontrollon rreth gjysmën e të gjithë infrastrukturës së disponueshme të serverave publikë në Claud – njoftoi se do ta hiqte faqen nga hosting-u. Në mënyrë që të qëndronte e hapur, Parler i ishte thënë që duhet të fillonte të moderontepostimet e botuara në faqen e saj dhe “të hiqte të gjitha materialin e kundërshtueshëm”. Kur Parler  nuk pranoi ta bënte këtë, Amazon bllokoi faqen, e cila aktualisht është e prishur dhe mund të mbetet ashtu pёr një kohë të pacaktuar, pasi të përpiqet të gjejë një ofrues të ri serverash,  që nuk ka frikë të rrezikojë nga pakënaqësitë e gjigantëve të industrisë.

Kështu, brenda pak ditësh, Trump jo vetëm që humbi aksesin në platformën që shërbeu si linja e tij e drejtpërdrejtë e kontaktit për më shumë se 80 milion ndjekës, Twitterit, por edhe mbështetësit e tij po i heshtin në mënyrë të ngjashme duke u mbyllur llogaritë e tyre dhe / ose alternativat e tyre e preferuara si Twitter.

Ata që bëjnë bllokimin nuk mendojnë se ka ndonjë ironi në justifikimin e tyre për këtë lloj censure në emër të demokracisë. Siç shprehet zonja Obama në manifestin e saj, mbështetësit e Trump nuk janë thjesht të turpëruar nga lidhja me veprimet kriminale të një turme, por po trajtohen si mjete për një “kryengritje” aktuale.

74 milionë amerikanë të trajtohen si qeliza të  AlKaedës

Ndjenja e zemërimit e pothuajse të gjithë amerikanëve për atë që ndodhi në Kapitol po përdoret nga kompanitë e mediave sociale dhe politikanët liberalë duke inkurajuar ata për të justifikuar llojin e reagimit të tepërt, që mund të krahasohet me kufizimet në liritë civile, që u miratuan nga administrata George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit. Sado e urryer të ishte trazira e Kapitolit dhe sa e papërgjegjshme tw ishte gjuha dhe veprimet e Trumpit, mbështetësit e tij tani po trajtohen sikur të jenë ekuivalenti moral i një qelize të Al-Kaedës prej 74 milionë vetash. Kjo është e pajustifikueshme. Kjo e përçan më tej Amerikën.

Teoritë e konspiracionit që po qarkullojnë në lidhje me zgjedhjet janë të tmerrshme – siç ishte gatishmëria e Trump dhe pasuesve të tij më të devotshëm për t’u përpjekur të ndërhyjnë në transferimin paqësor të pushtetit duke kërkuar të parandalojnë certifikimin e rezultateve të Kolegjit Zgjedhor. Por përgjigjja nga BigTech ilustron se frika rreth këtyre kompanive që e përdorin fuqinë e tyre unike për të mbytur përmbajtjet që ata nuk e pranojnë si të vërteta nuk është më një çështje për një “shmangie të thjeshtë” të e censurës. Ajo censurë tani është në prag.

“Një nen 55” po e kërcënon Amerikën

Me gjigandët e BigTech që u bashkuan për të censuruar Trump dhe ata që e mbështesin atë, ne kemi arritur në një pikë ku një grusht miliarderësh që kontrollojnë autostradën moderne të informacionit, nuk po mendojnë thjesht për censurimin – ata janë të angazhuar në mënyrë aktive në të. Për më tepër, ata po e bëjnë atë me mbështetjen e nënkuptuar të administratës së ardhshme Biden-Harris dhe të mbështetësve të saj.

Në vitet e fundit, shqetësimet për rritjen e ndikimit të grupeve të skajshme dhe teoricienëve të konspiracionit kanë bërë që shumë njerëz të besojnë se platformat e mediave sociale duhet të fillojnë të censurojnë përdoruesit, që të mos bëhen bashkëpunëtorë të atyre që nxisin urrejtjen.

Në fillim, kjo mori formën e përpjekjeve për të detyruar Facebook dhe Twitter të mbyllnin mohuesit neo-nazistë dhe Holokaustin, me njerëz si aktori dhe komedianiSacha Baron Cohen që grisnin Zuckerberg të Facebook për refuzimin e tij për të rregulluar më agresivisht përmbajtjen në faqen e tij. Por tani që kompanitë e mediave sociale kanë përmbushur këto kërkesa, parashikimet se censura nuk do të ndalet me nazistët po përpiqet të  shfajësohet.

Ndërsa kompanitë private, Twitter, Facebook, Google (i cili ka kërkuar të demonetizojë faqet konservatore si The Federalist) dhe Amazon mund të bëjnë atë që duan. Ata nuk janë qeveria, që do të thotë se ata janë brenda të drejtave të tyre kur vendosin të kufizojnë ligjërimin në faqet e tyre. Nuk është shkelje e të drejtave kushtetuese të askujt që të mohohet, të themi, mundësia për të botuar një botim në The NewYorkTimes ose The Washington Post. E njëjta gjë vlen kur një kompani botuese librash si Simon&Schuster vendos të shfuqizojë një vendim për të nxjerrë një libër, siç mësoi senatori Josh Hawley (R-MO) javën e kaluar, kur ajo firmë zgjodhi të mos shoqërohej me dikë që mbështeste Trumpin në përpjekjet për të protestuar ndaj votimit të Kolegjit Zgjedhor.

Monopoli virtual mbi Internetin

Por kompanitë BigTech janë në një pozicion shumë të ndryshëm. Amazon dhe Google kanë një monopol virtual mbi internetin. Me më shumë se tre miliardë përdorues globalë, Facebook është pronari i sheshit publik kombëtar i agoras së Amerikës – dhe e njëjta gjë është e vërtetë, në një masë më të vogël, për Twitterin. Facebook dhe Twitter kanë arritur këtë lloj dominimi ndërsa veprojnë si botues tradicionalë, por gjithsesi kanë një imunitet nga përgjegjësia që çdo gazetë apo revistë nuk mund ta ëndërronte: Seksioni 230 i Aktit të Mirësjelljestë Komunikimeve të vitit 1996 (Section 230 of the CommunicationsDecencyAct) i ka përjashtuar ata nga mbajtja e përgjegjësisë për çfarë ngjitet në platformat e tyre.

Seksioni 230 thotë se “Asnjë ofrues ose përdorues i një shërbimi kompjuterik interaktiv nuk do të trajtohet si botues ose folës i ndonjë informacioni të siguruar nga një tjetër ofrues i përmbajtjes së informacionit” (47 U.S.C. § 230)

Trajtimi i tyre si borde të buletinit në internet, në vend se botues, u ka mundësuar atyre që të dominojnë komunikimet në një mënyrë që asnjë botim ose media transmetuese nuk ka bërë më parë. Kjo pavarësisht nga fakti që Facebook dhe Twitter kanë përqafuar në mënyrë aktive prerogativën e zakonshme të botuesve duke censuruar materialin që ata e konsiderojnë të pakëndshëm.

Ndikimi i BigTech në administratën e ardhshme të Biden-it është i tillë që nuk ka gjasa që fuqia e tyre të zvogëlohet në ndonjë mënyrë serioze. Vetë fakti se nga donacionet e këtyre kompanive donacionet pёr demokratët sipas statistikave ishin 40 herë më shumë se ato për republikanët dhe fakti që punonjës të këtyre kompanive janë future edhe në administratën e re, tregon se këto kompani heshtjen e detyruar të Trump, do ta përdorin si presion edhe mbi administratën Biden. Në këtë mënyrë, heshtja e Trump dhe mbështetësve të tij përshtatet jo vetëm me paragjykimet politike të oligarkëve të mediave sociale që kontrollojnë rrjedhën e informacionit, por është gjithashtu qartë për biznesin. Megjithëse aksionet e tweeter-t ranë. Ngjarjet e Kapitolit sado të dënueshme nxorën në pah rriskun që ka fjala e lirë dhe liria e shtypit, amendamenti i parë nga ndalimet ndaj Trump dhe mbështetësve të tij po trajtohen si përpjekje për të bllokuar grupet e urrejtjes. Por problemi është se parimet e BigTech janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

Twitter censurë mbi Presidentin dhe liri për diktatorët

Pretendimet e egra dhe të paprovuara në lidhje me mashtrimet zgjedhore janë shqetësuese, por a janë vërtet më të këqija, sesa mënyra se si Twitteri lejon qeverinë komuniste të Kinës të përhapë gënjeshtra dhe propagandë – ose udhëheqësin suprem i Iranit, AliAliKhamenei të përdorë llogarinë e tij për të lëshuar kërcënime me vdekje ndaj disidentëve dhe gjendjen e Izraelit, ndërsa në të njëjtën kohë, i ndalon njerëzit që jetojnë nën atë tirani islamike të shprehin lirisht mendimet e tyre? Ndërsa Twitter gjithmonë ka mbrojtur dhënien e të drejtës për diktatorët e huaj për të përdorur Twitter, si një çështje për të mbrojtur lirinë e informacionit dhe të drejtën e lexuesve për të ditur informacione të rëndësishme, Dorsey nuk ishte i predispozuar t’i  jepte të njëjtën mirësjellje presidentit Trump. As nuk ka ndonjë provë që kërcënimet ndaj ligjvënësve republikanë rezultojnë nga ndalesat e Twitterit.

Siç e pamë gjatë fushatës elektorale, kur kompanitë e mediave sociale ndërhynë për të mbrojtur Joe Biden duke përdorur fuqinë e tyre për të heshtur një histori të NewYork Post rreth lidhjeve të korruptuara të huaja të biznesit të djalit të tij Hunter, aftësia e këtyre oligarkëve të Luginës së Silikonit për të ndikuar në diskurs është as mosinteresues dhe as dashamirës. Dhe për faktin se indirekt zgjedhjet janë manipuluar prej tyre pasi 70 përqind e njerëzve të zakonshëm i marrin informacionet nga mediat sociale.

Dhe çfarëdo që dikush mendon për Trumpin, ose sa dikush do të donte që ai të largohej dhe t’i jepte vendit një farë paqeje, nocioni që Zuckerberg, Dorsey dhe Bezos duhet të lejohen ta heshtin atë dhe çdo konkurrent potencial që mund t’i lejojë atij një platformë është plotësisht antidemokratik ndaj çdo ideje për një demokraci që funksionon ose një treg të lirë idesh.

Ja pse romani i GeorgeOrwellështë bestseller në Amazon

Megjithëse një mosbesim i shëndetshëm i ndërhyrjeve të qeverisë në bizneset private është përgjithësisht i bazuar, fuqia e këtyre kompanive BigTech për të kontrolluar ligjërimin publik është një rrezik i qartë dhe i pranishëm – jo vetëm për ata me të cilët pronarët e tyre nuk pajtohen, por për këdo që vlerëson idealet themelore të fjalës së lirë.

Liria individuale. Shoqëria. Teknologjia. Liria politike. Revolucioni. Rëndësia e fjalës së lirë. Ambicia e shkrimtarit, GeorgeOrwell-it për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë është frymëzimi thelbësor, ndërsa ne përpiqemi për liri dhe barazi në botën e sotme,  romani i tij profetik “1984” që i parasheh këto dukuritë e sotme, të mishëruara në thënien e tij, që në këtë kohë është rikthyer paradoksalisht në best-seller në Amazon pasi njerëzit e kanë kuptuar porosinë e tij se:

 ‘Nëse liria do të thotë diçka, kjo do të thotë të kesh të drejtë t’u thuash njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.”

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 231
  • 232
  • 233
  • 234
  • 235
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT