• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Djali me flamur

November 26, 2016 by dgreca

Nga: Jeni MYFTARI-Londer*/4-december-2012-lad-36

Copa e kuqe që mbante nëna në dorë i tërhoqi vëmendjen Arbërit teksa po fuste librat në çantë dhe bëhej gati të shkonte në shkollë.

– Nënë, ç’është ajo që ke në dorë-pyeti ai nënën, që tashmë ishte afruar pranë dollapit të rrobave dhe po mundohej ta fshihte diku në fund të tij?

– Është Flamuri bir -u përgjigj nëna.

– Po pse po e fut aq thellë në dollap nënë? -pyeti Arbëri me kureshtje. A nuk duhet ta vemë të valojë në dritare? Nesër është Dita e Flamurit.

– Duhet ta fshehim bir, DUHET -tha nëna. Po na e gjeti shkau, na djeg shtëpinë e na vret të tanëve, po ti shko në shkollë tani se u vonove.

Arbëri e puthi nënën dhe doli nga shtëpia, fluturim si zog. Rrugës ndaloi tek porta e Ilirit dhe i thirri edhe atij që të shkonin së bashku. Të përqafuar, dy shokët u futën në klasë.

Mësimi donte dhe dy minuta të fillonte, por klasa ishte pothuajse bosh sepse nxënësit e fshatit fqinjë, nuk kishin ardhur akoma. Të shqetësuar, të gjithë filluan të pyesnin njëri-tjetrin, por askush nuk e dinte arsyen e kësaj mungese.

Kur ja, në klasë hyri mësuesja e cila ndryshe nga zakonisht, nuk mbante regjistër në dorë. Ajo nuk shkoi tek tavolina ku ulej gjithmonë për të bërë apelin, por u afrua tek nxënësit dhe i vështroi thellësisht. Heshtja pushtoi klasën. Sytë e mësueses ishin të mbushur me lot. Duket se kishte ndodhur diçka e rëndë. Të gjithë mbajtën frymën me ankth, me vështrimin të ngulur tek mësuesja e tyre.

– Milicët serbë kanë sulmuar fshatin fqinjë, sot ndaj të gdhirë, -tha mësuesja me zërin që i dridhej. Kanë masakruar gratë e fëmijët dhe i kanë vënë zjarrin shtëpive -vazhdoi ajo me lotët që tashmë i rridhnin poshtë faqeve.

Nxënësit ulën kokat dhe dhimbja pushtoi gjokset e tyre të njoma. Minutat që pasuan ishin tepër të rënda. Asnjë nuk fliste. Lotët në sytë e fëmijëve, tregonin dhimbjen e shpirtit të tyre për shokët që nuk ishin më.

Po ç’është kështu? Ç’janë këto piskama? Ç’është kjo zhurmë? Nga vijnë këto flakë?

Nxënësit dhe mësuesja akoma nuk po kuptonin se ç’po ndodhte jashtë kur dera e klasës u hap furishëm dhe një djalë tha se milicia serbe kishte rrethuar fshatin e tyre, po masakronte banorët dhe po digjte shtëpitë. Klasën e pushtoi paniku.

Arbërit i erdhi në mendje nëna e tij që ishte vetëm dhe u nis me vrap në shtëpi. Ai nuk e dëgjonte zërin e mësueses që i thërriste të kthehej.

Kur arriti në shtëpi nuk e gjeti nënën aty. Thirri ngado por nuk mori përgjigje. Vetëtimthi iu kujtua flamuri që nëna kishte fshehur në dollap. Shkoi, e mori dhe e futi në gji. Nuk arriti të dilte nga dhoma kur në derë ia behën milicët. Njëri prej tyre tërhiqte zvarrë nga flokët nënën dhe duke e qëlluar me shkelma në fytyrë e në trup e pyeste se ku e kishte burrin dhe djalin e madh. Të tjerët u shpërndanë për të kontrolluar nëpër shtëpi duke thyer e shkatërruar çdo gjë. Papritur Arbëri ndjeu një dhimbje në krah dhe pa kuptuar akoma ç’po ndodhte e gjeti veten të flakur në një cep të dhomës. Një prej milicëve e kishte përplasur në dysheme.

– Arbër, zemra e nënës!-thirri nëna e shqetësuar për të.

– Nënë, o nëna ime!-thirri Arbëri nga cepi ku e kishte hedhur milici.

Por zëri iu këput nga një goditje e fortë që ndjeu pas kokës. Vështrimi iu turbullua dhe ashtu si nëpër mjergull pa nënën që u përpoq të shkëputej nga duart e milicëve për t’i ardhur në ndihmë të birit. Megjithë përpjekjet e saj, nuk arriti të bënte asnjë hap. Bajoneta e pushkës që mbante në dorë milici që e tërhiqte për flokësh, përshkoi tej për tej trupin e nënës. Ajo u fik pak nga pak dhe trupi filloi të lëshohej përtokë. Të qeshurat e milicëve pushtuan dhomën, ndërkohë që Arbëri u zvarrit drejt trupit tashmë pa jetë të nënës. Nuk arriti dot as të kapte dorën e saj drejtuar drejt të birit, pasi në trup ndjeu ftohtësinë e metalit të bajonetës që përshkoi zemrën e tij të njomë.

Në momentin e fundit të jetës, atëherë kur sytë e bukur po mbylleshin ngadalë, Arbëri çoi dorën e tij të vogël në gjoks dhe shtrëngoi diçka. Gjithçka përrreth u shua dhe trupat e pajetë të nënës e birit, të shtrirë në drejtim të njëri tjetrit, dergjeshin të masakruar në mes të dhomës.

Kështu i gjeti Iliri dhe motra e tij, pas pesë ditësh, kur më në fund, pasi u larguan trupat e milicisë serbe, u kthyen në fshatin që tashmë ishte shndërruar në gërmadhë. I përkulur mbi trupin e përgjakur të shokut, Iliri vuri re se Arbëri kishte futur dorën në gji dhe akoma mbante të shtrënguar diçka.

Me shumë kujdes, si të kishte frikë se e lëndonte shokun e tij të ngushtë, Iliri futi dorën në gjirin e Arbërit dhe nxorri prej aty flamurin.

Ai e afroi flamurin e përgjakur tek buzët, e puthi fort dhe u betua se nuk do të ndahej kurrë prej tij. E motra u afrua, e kapi për dore dhe të dy bashkë u larguan drejt qendrës së fshatit, ku tashmë ishin mbledhur ato banorë të pakët, që kishin mbetur gjallë.

*Jeni Myftari

Academic Adviser

Embassy of the SO-London

Cultural Attache

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Djali me flamur, Jeni Myftari

Shqiptar! … Ndigjoni pashi Zotin!

November 26, 2016 by dgreca

28 Nentor 1913/

Gjergj Fishta/

Oj Zan!/

T’këndojm!/

Oh…, të vajtojm deshta me thanun./

Se sot dit’ kanget s’asht për mu’ e për ty,/

E ç’gzim kjo dit’ ne mundet me na dhanun,/

Kur qe pas kaq vitesh që ju pëlqye Evropës/

Shqiptarin zot, n’shi t’vet me e lanun,/

E kujt pos Hyut n’kët jet mos me i shërby,/

Shqiptari prap i ndam me vetvedi gjindet,

E ça asht ma zi, prej vedit edhe s’bindet

E ku kjo pun kish nodh pos e n’Shqipni,

Qi i’j popull s’pari dalun prej robnimit

Për kaq vjet t’rri aj n’anarki

E të bahet prralla e gazi i rruzullimit

Që i zoti s’asht me u vu n’hulli

E me i than anmiqve t’tan njerëzimit;

Ktu sundoj unë!

N’kët shkam mu m’vuni Zoti

E knej nuk luj pa u shumun stina e moti.

Ëhhh, t’mjerët na t’mjerët,

E sot me i’flamun t’kuq e me i orrl

Dum që shqiptaria e mjera t’dal vedit n’drit

Si vedit shin burbuq

Nji drandafile e njom kah kthen pranvera.

Ahhh, jo shqiptar!

Po ban’je flamurin duqe

zhytnje n’Dri t’mos ta zhvilloj kurr’ era.

Flamuri shqiptar nuk ka ç’ka ban ndër ne

Po kje se dashni s’kem për Atdhe.

E dru dashni për Atdhe, s’ka shqiptari

Me gjasë s’çan kryt shqiptari për komb t’vet

As për njat gjuh t’ambël qi i la i pari

As pse Shqipnia n’vedi u ba sot shtet.

Se e shoh se veç atje ku xhixhllon ari

Pa frym e tuj dihatun vrap ai nget.

Dru Atdheu ndër ne po shitet për i’zallot.

A thu mos fola keq?

Po lypi t’falun pse ktu me fy nuk du’ kërkendin

E pse asht mirë fjalën n’zemër t’fyt me dal

Po njai qi t’liru me e pas don vendin

A prej se s’mundet vet n’shkamb t’nalt me dalun

A prej se tjerve s’don me ua lshu’ rendin

A thua ai s’asht Judë?

Po. Ka me kris kariota

E pra, ksi nipash ka edhe shumë Kastriota.

Ohhh vaj, O kob,

O marr’ e turp për ne

Sot sheklli mar prin synin prej shqiptarve

Me pa si përkujdesmi për Atdhe

E si u dëshmojm’ me pun na kundërshtarve

Se jemi të zot me u lidh me bes’ e fe

Edhe vet me sundu ven’ e t’parëve.

E na harru,

e si peshq deti veç hapim syt’ me shky naj sen’ për vedi.

Shqiptar!

Ndigjoni pashi Zotin!

Pa ju kurr s’munet n’drit me dal Shqipnia,

A thu pra n’terr po e lini me shku motin

Tash qi ju dërgoi t’bardh fatin Perendia?

Flamur me ngrehun n’vede

E Gjergj Kastriotin e t’parët

A kështu do ti koris nipnia?

Qi shoq me shoq ene s’kena ra na n’fije

E vejm fitimin para çdo Shqipnie?

 

Ktu shqiptar, oh ktu shqiptar

Ktu e n’vorr t’Kastriotit

Përreth flamurit ton, t’gjith t’bana i vlla

E t’napim sho’ shojt besn e Zotit

Se për Atdhe na kem me u orvat pa da

Tuj shkri për te t’gjitha dit’t e motit

Se për at t’gjith n’vorr na kem mu kja

Se lam Shqipnin me e shkel prap themra huj

Pos Zotit n’qiell s’do ti shërbejm’ ma kuj.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: At Gjergj Fishta, pashi Zotin!, Shqiptar! ... Ndigjoni

DITA E FLAMURIT SHQIPTAR NE WASHINGTON

November 26, 2016 by dgreca

At Gjergj Fishta: “Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

TIRANA, ALBANIA: US President George W. Bush and Albanian Prime Minister Sali Berisha at the Council of Ministers 10 June 2007 in Tirana, Albania hold a joint press conference. Bush rejected the idea of an "endless dialogue" on the future status of Kosovo, saying the time was ripe to move towards independence for the Albanian-majority Serbian province.   (Photo by Charles Ommanney/Getty Images)
I nderuar Editor i Diellit/

104-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, Dita e Flamurit, u kremtua ne menyre madheshtore ne Lynnwood Convention Center, ne qytetin me te njejtin emer ne Washington State, te dielen, me 20 Nentor 2016 nga 5-11:45 te mbremjes.

Gezuar Diten e Flamurit!

Falenderim e mirenjohje te thelle VATRES e baballareve te Kombit, qe punuan me dashuri e perkushtim, qe flijuan gjithshka per nderin dhe lirine e Shqiperise Etnike, per vlerat dhe idealet qe e rilinden dhe lartesuan identitetin shqiptar!

Po ju dergoj fjalimin e rastit

Me nderime,

Ferhat Ymeraga

Kent, Washington State

***

DITA E FLAMURIT

Nga Ferhat Ymeraga/*

“Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/

At Gjergj Fishta/

Njëqind e katër  vjet më parë, më 28 Nëntor 1912, baballarët e kombit në krye me Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.  Kështu, përfundoi nata e gjatë e pushtimit otoman dhe Shqipëria doli në dritë. U rilind! U rilind bashkë më flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Pavarësia e Shqipërisë u arrit falë gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mirë të Shqipërisë Etnike: të dëshmorëve e martirëve të shumë brezave, po dhe gjakut të njerëzve të rëndomtë: të femijëve, grave e pleqve, të të rinjëve e të rejave, që u kapluan në stuhinë e betejave të përgjakshme, duke përfshirë dhe Luftën e fundit  në Kosovë.Me gjakun e tyre të pafajshëm, ata e vaditën tokën arbnore, duke e shenjtëruar atë. Duke e bërë Atdheun tokë të shenjtë të lirisë!

Jemi mbledhur sonte këtu që të kujtojmë e nderojmë bijat e bijtë më të shtrenjtë të Atdheut, që dhanë jetën e tyre që Shqipëria të jetojë! Ata dhe ato ranë fli në altarin e lirisë, më besimin dhe vizionin se:

Nga Tivari në Manastir, nga Presheva ne Prevezë,

Nga Shkodra ne Janinë, nga Kosova ne Çamëri

Është Shqipëri. Është Atdhe. Është Arbëri!

Sot, vërtet, kemi dy shtete shqiptare, po vetëm një Atdhe!

Flamuri Kombëtar është Formula e Pagëzimit e idealeve të lirisë e bashkimit. Le ta pagzojmë të gjithë së bashku këtë Ditë të Shenjtë të rilindjes së Shqipërisë,të lirisë e te flamurit shqiptar, që Atdheu të jetojë i bashkuar, i lumtur dhe i përparuar brez pas brezave.

Zoti ju bekoftë juve dhe Shqipërinë!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara t’Amerikës dhe botë!

E diel, me 20 Nentor 2016

Lynnwood, Washington

***

ALBANIA’S FLAG DAY

By Ferhat Ymeraga

One hundred and four years ago, on November 28, 1912, our nation’s fathers, headed by Ismail Qemali, declared the Independence of Albania. Thus ended the long night of Ottoman rule and Albania was delivered to light. It was reborn! It was reborn together with the flag of Gjergj Kastrioti Scanderbeg.

Albania’s independence was achieved thanks to the blood shed by the best sons and daughters of Ethnic Albania: by the martyrs of many generations, but also the blood shed by ordinary people: children, women, elderly and youth who were caught in the whirlwind of the bloody battles, including the last war in Kosova.

With their innocent blood they nurtured the Albanian land—sanctifying it and transforming the homeland into the holy land of freedom!

We are gathered here tonight to remember and honor these dearest daughters and sons of our homeland that gave their lives that Albania might live. They fell on the altar of freedom, with faith and vision that:

From Tivar to Manastir, from Presheva to Preveza,

From Shkodra to Ioannina, from Kosova to Cameria

It’s Albania. It’s one homeland. It’s Arberia!

Today, it’s true, we have two Albanian states, but only one homeland!

Our national flag is a blessing of the ideals of freedom and unity. Let us bless all together this Holy Day of the rebirth of Albania, freedom, and the flag, so that our homeland may live united, in happiness and prosperity, generation after generation.

May God bless you and Albania!

May God bless the United States of America and the world!

November 20th, 2016

Lynnwood, Washington

*Fjalim i mbajtur me rastin e kremtimit të 104-vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Lynnwood, Washington, ditën e diel, më 20 Nëntor 2016. (nga Ferhat Ymeraga). A speech delivered on the occasion of the 104th anniversary of the Declaration of Albania’s

Independence. Lynnwood, Washington State

Sunday, November 20th, 2016 (read in English by Sava Simbe, board member of the association)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dita e Flamurit, Ferhat Ymeraga, Ne Washington

SOT, E SHTUNE, ORA 10 VATRA MBYLL VEPRIMTARITE E KONICES

November 26, 2016 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë këtë të Shtunë, me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Adresen: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës, vizitën e ekspozitës kushtuar Konicës, promovimin e dy romaneve të Konicës-sjellë nga Frëngjishtja në shqip nga studiuesi Fotaq Andrea dhe shpalljen e fituesëve të Konkursit shpallë nga Vatra dhe Gazeta Dielli për krijimet më të mira kushtuar jetës dhe veprës së Faik Konicës.

1-konica-300x178

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, duke ftuar në këtë veprimtari studiues të Konicës, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkëthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

1-viti-konica

Në Simpozium do të referojnë studiues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Universitetit të Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston), studiuesi Thanas Gjika dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik Konicës” shpallë nga VATRA.

Ndërkohë pjesmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Ekspozitën me 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea.

Në fund në mjediset e Bibliotekës së Vatrës do të ketë edhe një koteil.

PROGRAMI

10:00 -12:00 — KUMTESAT

  1. GJON BUÇAJ: FJALA E HAPJES

ILIR IKONOMI: FAIK KONICA SI DIPLOMAT

NEKA DOKO: FAIK KONICA NË HARVARD

FOTAQ ANDREA: Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane.

ARJETA FERLUSHKAJ: ALBANIA E FAIK KONICËS

ANTON ÇEFA: FAIK KONICA: “PËR SHPIRITËN E VATRËS JAM RESPONSIBLE UNË”

IDRIZ LAMAJ: MERITA E FAIK KONICËS NË PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR.

THANAS GJIKA: DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.

DALIP GRECA: FAIK KONICA DHE GAZETA DIELLI

12:00-12:30 – PROMOVIMI I LIBRIT TE Z. FOTAQ ANDREA ME DY ROMANET E FAIK KONICES.

12:30 -12:45 — NDARJA E ÇMIMEVE “FAIK KONICA”

PS: Kumtesat do te percillen ne variant te permbledhur nga autoret-10 minuta.

Filed Under: Vatra Tagged With: Mbyll, Sot Vatra, Viti i Konices

NE ARIZONA,KREMTIM DINJITOZ I DITES SE FLAMURIT

November 26, 2016 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI/ARIZONA- SHBA/

1-mulliqi
Ne vijim te tradites disa vjecare,komuniteti shqiptar i Arizones,kremtoi ne menyre dinjitoze 104 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Ketij manifestimi madheshtor i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise,ne te cilin moren pjese shume bashkeatdhetare,nga Kosova,Shqiperia, dhe vise te tjera shqiptare me banim ne SHBA.Me pas ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones,ne Cactus Park ne qytetin e Feniksit u organizuan edhe disa aktivitete sportive sic ishte Turniri i futbollit te vogel  dhe lojrat e shahut.Me pas u organizuan edhe dy koncerte te ndara ne nderim te kesaj feste te rendesishme kombetare per te gjithe shqiptaret.Njeri koncert ishte organizuar nga Shoqata kulturore shqiptaro-amerikane ” Shqipe e Arizones” dhe koncerti tjeter nen organizimin e Albo Party’s Arizona dhe  instrumentistit te mirenjohur te Komunitetit shqiptaro- amerikan,Murat Rama.Keshtu koncerti i organizuar nga Albo Party’s Arizona u mbajt ne Qendren e njohur kulturore ne “American Royal Palace” ne 19 ave Thunderberd ku kishte nje interesim te theksuar te bashkeatdhetareve tane,jo vetem nga shteti i Arizones por kishin ardhur  shqiptare edhe nga shteti i Kalifornise,Kolorados dhe Nevades.Ky manifestim filloi
me intonimin e hymnit kombetare,te Shqiperise dhe SHBA-ve.
Me pas me nje minute heshtje i’u dha nje nderim te gjithe te reneve dhe atyre qe kontribuan per Pavaresine e shtetit shqiptar. Se pari te pranishmeve i’u drejtua moderatori dhe gazetari i kesaj mbremje festive,mr.Lulzim Mulliqi,i cili pasi uroi organizatoret e ketij manifestimi,ai prezantoi edhe personalitet e nderit te mbremjes festive.Me pas Lulzim Mulliqi,moderator dhe gazetar foli per rendesine
e kesaj feste kombetare ne mesin e shqiptareve te Amerikes dhe vendin qe ka zene kjo date historike ne historine e popullit shqiptar.Ai ne vijim theksoi” Shpallja e Pavaresise se Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit tone.Ajo ishte fryt i perpjekjeve dhe i lufterave shekullore kunder zgjedhes se huaj,per te mbrojtur teresine tokesore dhe territoriale te atdheut dhe per te formuar shtetin e pavarur shqiptar.Me vendimin e ideologeve te Pavaresise sic ishte: Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa Boletini,etj dhe Kuvendit te Vlores heroike,kombi shqiptar fitoi te drejten e tij te pamohueshme per te qene i lire,sovran dhe i pavarur,krahas kombeve e popujve te tjere te Ballkanit dhe te Evropes.Me pas me nje fjale pershendetese te pranishmeve i’u drejtua edhe prof.dr. Shahin Berisha,i cili i pergezoi te gjithe shqiptaret e mergates shqiptare te Amerikes me rastin e 28 nentorit-dites se Pavaresise se Shqiperise.Ne vijim Ai i beri nje informacion te shkurter rreth regjistrimeve te atyre qe Jane te interesuar te ndjekin kursin veror te gjuhes shqipe ne Universitetin Shteteror te Arizones(ASU).
Poashtu Ai u beri thirrje gjeneratave te reja te Komunitetit shqiptar te Arizones,qe te ndjekin kursin veror te gjuhes shqipe,qe funksionon ne kuader te Institutit per gjuhet kritike te Evropes Lindore ne Universitetin Shteteror te Arizones.
Ne vazhdim moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi fitoi ne skene kengetarin e mirenjohur te skenes muzikore dhe legjenden e muzikes popullore shqiptare,Sabri Fejzullahun.Ne fillim ai i pershendeti te gjithe bashkeatdhetaret tane ne SHBA,duke i’u  uruar atyre diten e Flamurit dhe te Pavaresise se Shqiperise.Me pas ai pershendeti edhe organizatorin e Albo Party’s Arizona,Safet Pasjaqa dhe instrumentistin e mirenjohur,Murat Rama per organizimin e bukur dhe mjaft mbreselenes te kesaj mbremje festive.Ne vijim kengetari,Sabri Fejzullahu filloi me interpretimin e kengeve atdhetare sic ishin: kenget kushtuar Pavaresise se Shqiperise,ceshtjes kombetare,Kosovës etj.Performanca e tij e shkelqyer ne skene dhe zeri i embel,melodik dhe karakteristik i tij u shoqeruan me duartrokitje dhe ovacione te shumta nga publiku muzikdashes ne salle.Me pas gazetari,Lulzim Mulliqi ftoi ne skene edhe kengetaren e mirenjohur nga Shqiperia,Amarda Arkaxhiu,e cila me repertor te bukur te kengeve popullore me motive nga Shqiperia e jugut,pastaj Kosova dhe te trevave te tjera etnike shqiptare e mbajti te ndezur gjate gjithe kohes atmosferen festive ne salle.Ne vijim koncerti festiv kushtuar Dites se Flamurit,vazhdoi me muzike dhe kenge te tradites sone qe ruhen me nostalgji nga mergimtaret tane.Me pas pjesemarresit jane argetuar deri vone,pas mesnates  me muziken e melosit tone popullor te interpretuar nga kengetari i komunitetit,Amir Morina dhe shoqeruar me mjaft mjeshteri artistike nga instrumentisti i mirenjohur,Valbon Ebibi,i cili kishte ardhur enkas nga komuniteti shqiptar i Nju- Jorkut,per kete koncert te bukur festiv.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Festa e Flamurit, Lulzim Mulliqi, Ne Arizona

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2363
  • 2364
  • 2365
  • 2366
  • 2367
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT