NGA LULZIM MULLIQI/ARIZONA- SHBA/
Ne vijim te tradites disa vjecare,komuniteti shqiptar i Arizones,kremtoi ne menyre dinjitoze 104 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Ketij manifestimi madheshtor i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise,ne te cilin moren pjese shume bashkeatdhetare,nga Kosova,Shqiperia, dhe vise te tjera shqiptare me banim ne SHBA.Me pas ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones,ne Cactus Park ne qytetin e Feniksit u organizuan edhe disa aktivitete sportive sic ishte Turniri i futbollit te vogel dhe lojrat e shahut.Me pas u organizuan edhe dy koncerte te ndara ne nderim te kesaj feste te rendesishme kombetare per te gjithe shqiptaret.Njeri koncert ishte organizuar nga Shoqata kulturore shqiptaro-amerikane ” Shqipe e Arizones” dhe koncerti tjeter nen organizimin e Albo Party’s Arizona dhe instrumentistit te mirenjohur te Komunitetit shqiptaro- amerikan,Murat Rama.Keshtu koncerti i organizuar nga Albo Party’s Arizona u mbajt ne Qendren e njohur kulturore ne “American Royal Palace” ne 19 ave Thunderberd ku kishte nje interesim te theksuar te bashkeatdhetareve tane,jo vetem nga shteti i Arizones por kishin ardhur shqiptare edhe nga shteti i Kalifornise,Kolorados dhe Nevades.Ky manifestim filloi
me intonimin e hymnit kombetare,te Shqiperise dhe SHBA-ve.
Me pas me nje minute heshtje i’u dha nje nderim te gjithe te reneve dhe atyre qe kontribuan per Pavaresine e shtetit shqiptar. Se pari te pranishmeve i’u drejtua moderatori dhe gazetari i kesaj mbremje festive,mr.Lulzim Mulliqi,i cili pasi uroi organizatoret e ketij manifestimi,ai prezantoi edhe personalitet e nderit te mbremjes festive.Me pas Lulzim Mulliqi,moderator dhe gazetar foli per rendesine
e kesaj feste kombetare ne mesin e shqiptareve te Amerikes dhe vendin qe ka zene kjo date historike ne historine e popullit shqiptar.Ai ne vijim theksoi” Shpallja e Pavaresise se Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit tone.Ajo ishte fryt i perpjekjeve dhe i lufterave shekullore kunder zgjedhes se huaj,per te mbrojtur teresine tokesore dhe territoriale te atdheut dhe per te formuar shtetin e pavarur shqiptar.Me vendimin e ideologeve te Pavaresise sic ishte: Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa Boletini,etj dhe Kuvendit te Vlores heroike,kombi shqiptar fitoi te drejten e tij te pamohueshme per te qene i lire,sovran dhe i pavarur,krahas kombeve e popujve te tjere te Ballkanit dhe te Evropes.Me pas me nje fjale pershendetese te pranishmeve i’u drejtua edhe prof.dr. Shahin Berisha,i cili i pergezoi te gjithe shqiptaret e mergates shqiptare te Amerikes me rastin e 28 nentorit-dites se Pavaresise se Shqiperise.Ne vijim Ai i beri nje informacion te shkurter rreth regjistrimeve te atyre qe Jane te interesuar te ndjekin kursin veror te gjuhes shqipe ne Universitetin Shteteror te Arizones(ASU).
Poashtu Ai u beri thirrje gjeneratave te reja te Komunitetit shqiptar te Arizones,qe te ndjekin kursin veror te gjuhes shqipe,qe funksionon ne kuader te Institutit per gjuhet kritike te Evropes Lindore ne Universitetin Shteteror te Arizones.
Ne vazhdim moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi fitoi ne skene kengetarin e mirenjohur te skenes muzikore dhe legjenden e muzikes popullore shqiptare,Sabri Fejzullahun.Ne fillim ai i pershendeti te gjithe bashkeatdhetaret tane ne SHBA,duke i’u uruar atyre diten e Flamurit dhe te Pavaresise se Shqiperise.Me pas ai pershendeti edhe organizatorin e Albo Party’s Arizona,Safet Pasjaqa dhe instrumentistin e mirenjohur,Murat Rama per organizimin e bukur dhe mjaft mbreselenes te kesaj mbremje festive.Ne vijim kengetari,Sabri Fejzullahu filloi me interpretimin e kengeve atdhetare sic ishin: kenget kushtuar Pavaresise se Shqiperise,ceshtjes kombetare,Kosovës etj.Performanca e tij e shkelqyer ne skene dhe zeri i embel,melodik dhe karakteristik i tij u shoqeruan me duartrokitje dhe ovacione te shumta nga publiku muzikdashes ne salle.Me pas gazetari,Lulzim Mulliqi ftoi ne skene edhe kengetaren e mirenjohur nga Shqiperia,Amarda Arkaxhiu,e cila me repertor te bukur te kengeve popullore me motive nga Shqiperia e jugut,pastaj Kosova dhe te trevave te tjera etnike shqiptare e mbajti te ndezur gjate gjithe kohes atmosferen festive ne salle.Ne vijim koncerti festiv kushtuar Dites se Flamurit,vazhdoi me muzike dhe kenge te tradites sone qe ruhen me nostalgji nga mergimtaret tane.Me pas pjesemarresit jane argetuar deri vone,pas mesnates me muziken e melosit tone popullor te interpretuar nga kengetari i komunitetit,Amir Morina dhe shoqeruar me mjaft mjeshteri artistike nga instrumentisti i mirenjohur,Valbon Ebibi,i cili kishte ardhur enkas nga komuniteti shqiptar i Nju- Jorkut,per kete koncert te bukur festiv.