• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“In God We Trust” në dollarin amerikan

October 20, 2016 by dgreca

“In God We Trust”, pse kjo frazë është vendosur në dollarin amerikan?/

1-in-god-we-trust

Më tetor të vitit 1957, në kartëmonedhën amerikane shfaqet për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”. Disa thonë se shprehja “Në Zot ne besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë”. Në judaizëm dhe krishterim, motoja “Në Zot ne besojmë” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25). Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë”, përkon me mësimin islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285). Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, shkruan se, prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust”, të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa…

Filed Under: Ekonomi Tagged With: “In God We Trust”, në dollarin amerikan

Ushtarakë nga Kosova e SHBA “Së bashku për paqe”

October 20, 2016 by dgreca

3-mbi-300-pjesetare-te-fsk-se-gardes-kombetare-ushtrise-amerikane-para-fillimit

-FSK-ja, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë mbajtën krosin me moton  “Së bashku për paqe’’/

6-zevendes-komandanti-i-kft-se-duke-hyre-ne-cak

-Vendin e parë në këtë garë në kategorinë e meshkujve e zuri Jesemin Zverko, të dytin Valdet Brahimi dhe në vendin e tretë u rendit Adnan Ademi, që të tre pjesëtarë të FSK-së, kurse në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri ushtarja Donjeta Korpuzi, vendi i dytë i takoi pjesëtares së Ushtrisë Amerikane, rreshter Stefany Stock dhe në vendin e tretë u rendit ushtarja Bahare Bytyçi/

4-vendi-i-pare-i-takoi-ushtarit-jesemin-zverko-1

-Gara sportive u zhvillua në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ushtrimit fushor “Shqiponja 5” të FSK-së, i cili do të mbahet nga 22 deri më 26 tetor/

7-foto-e-perbashket-me-vrapuset-e-para

PRISHTINË, 20 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prishtinë u zhvillua sot gara në atletikë “Së bashku për paqe” – krosi në vrapim i oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe  të Ushtrisë Amerikane për Evropë.

Ceremonia fillestare u mbajt në Sheshin Skënderbeu, prej nga filloi edhe shtegu i vrapimit i cili vazhdoi deri tek rrethrrotullimi afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë Dr. Ali Sokoli në Prishtinë dhe anasjelltas, në një gjatësi prej 5 mijë metrave.

1-hapjen-e-krosit-e-beri-ministri-i-mfsk-se-haki-demolli-se-bashku-me-kom-e-gardes-kombetare-et-ajoves-gjeneralin-orr

Në garë ishin 300 ushtarakë nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë dhe në fund u shpallen rezultatet.

Në hapjen zyrtare  të garës morën pjesë ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Thimoty Orr,  drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë të Ministrisë dhe oficerë të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Në fjalën e tij, drejtuar ushtarëve dhe oficerëve të Gardës Nacionale të Ajovës, Forcave Amerikane dhe të FSK-së, ministri Demolli tha se aktivitetet e tilla po mbahen me qëllim të thellimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

“Përpos vizitave në shtetin e Kosovës po zhvillojmë edhe këtë kros. Këto dy forca përveç aktiviteteve ushtarake, siç janë ushtrimet e përbashkëta fushore dhe trajnimet, po zhvillojnë edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, siç është edhe ky kros me sloganin ‘Së bashku për Paqe’”, u shpreh ai.

Në fund ministri Demolli përgëzoi sportistët duke ju uruar suksese të gjithë pjesëmarrësve  dhe duke jua  rikujtuar se fituesit e garës do të shpërblehen me medalje.

Ndërsa, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral brigade Thimoty Orr, pas i uroi pjesëmarrësit, tha se, “fuqia e shteteve tona është në zemrat tona” dhe se pret t’i nderojë me medalje fituesit.

Drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi,   tha se edhe ky aktivitet i përbashkët dëshmon më së shumti bashkëpunimin për paqe në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Vendin e parë në këtë garë në kategorinë e meshkujve e zuri Jesemin Zverko, të dytin Valdet Brahimi dhe në vendin e tretë u rendit Adnan Ademi, që të tre pjesëtarë të FSK-së, kurse në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri ushtarja Donjeta Korpuzi, vendi i dytë i takoi pjesëtares së Ushtrisë Amerikane, rreshter Stefany Stock dhe në vendin e tretë u rendit ushtarja  Bahare Bytyçi.

Tre vendet e para u nderuan me medaljen e artë, argjendtë dhe të bronztë si dhe me certifikata, të cilat u ndanë nga ministri i FSK-së, Haki Demolli, zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione.

Ky aktivitet sportiv, në një mot të mirë, u përcoll nga një numër i madh i qytetarëve dhe mediave.

Gara sportive u zhvillua në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ushtrimit fushor “Shqiponja 5” të FSK-së, i cili do të mbahet nga 22 deri më 26 tetor.

“Shqiponja 5” është ushtrimi fushor i përgjithshëm i FSK-së, i cili mbahet çdo vit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e ku marrin pjesë të gjitha njësitë taktike dhe operacionale.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, për Paqë, së bashku, Ushtarakë nga Kosova e SHBA

Historia e dhimbëshme e amerikano-shqiptarit, kampion i mundjes në SHBA

October 20, 2016 by dgreca

Të vranë,  o Gaqi, të vranë,/Ti me  grushte , ata me kamë./

vangjel-simaku

Nga Vangjel SIMAKU/

Historikisht dihet që korçarët ishin emigrantët e parë, të cilët  zbarkuan në kontinentin e ri, Amerikën, që në shekullin e ’19-ë . Ata  bënin atje, punë  nga më të rëndomtat, natyrisht  edhe nga më të vështirat. Me kalimin e kohës disa prej tyre kishin mundur edhe të pasuroheshin. Krijuan edhe një diasporë atdhetare, që u përpoq shumë për  dheun e të parëve. Njëri prej tyre ishte edhe djaloshi korçar, Gaqo Vërvëri. Ishte një bir i Korçës, që edhe ai si shumë bashkëatdhetarë të tij, pati emigruar qysh i vogël nga Korça drejt Amerikës, vendit të ëndrrave.

Po kush ishte Gaqo Vërvëri…

Ai pat shkuar atje i vogël dhe u vendos në Boston të SHBA-s. Fillimisht bëri punën e lustraxhiut të këpucëve. Djaloshi hodhi shtat shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë kishte filluar të ushtronte sportin e mundjes (wrestler) edhe të  boksit. Vitet rrodhën dhe ai mori pjesë në shumë ndeshje në të cilat doli fitimtar dhe u shpall dy herë kampion i mundjes. Djaloshi korçari  binte në sy për trupin e fuqishëm, muskuloz e shtatin e lartë.

Një ditë të bukur kampioni shqiptaro – amerikan vendosi të kthehet në vendlindjen e tij, Korçë. Por ai kësaj here nuk erdhi vetëm, solli me vete edhe gruan e tij të re amerikane, Sarën.Të gjithëve,  në Korçën e atyre viteve -ishte koha e mbretërisë shqiptare, – u bënte përshtypje ky çift i ri,  i paparë ndonjëherë në këto anë. Gaqo Vërvëri  me bashkëshorten e tij, e veshur allafrënga , bridhnin fushave nga Drenova e tutje, të hipur mbi dy kuaj race.

Ai kishte bërë dhe një shtëpi, diku  në periferi të Korçës, midis  trekëndëshit të sotëm dhe sanatoriumit, me qëllim që fushat ku lodronte me kuaj t’i kishte pranë. Gaqo Vërvëri, i cili nga një djalë i zakonshëm, ishte kthyer në një kampion të mundjes në Amerikë, kishte shumë të gjallë edhe shpirtin e bamirësisë. Ai çdo vit derdhte një shumë të hollash në adresë të jetimores së Korçës. Merrte përsipër të martonte edhe shumë vajza nga familje të varfëra apo jetimë.  Emri i tij filloi të përmendej mes atyre të shumë filantropëve të tjerë korçarë.

Por një natë mizore,  një bandë kusarësh dhe vrasësish të nxitur nga Maliq beu mësyjnë në shtëpinë e bukur të kampionit shqiptaro-amerikan. Maliq  Beu,  nuk dëshironte dhe nuk mund të lejonte kurrësesi askënd mbi veten,  që një  tjetër person ta rivalizonte,  dhe aq më tepër  një i krishterë,  i cili solli në Korçë,  mënyrën amerikane të jetesës. Shërbëtorja e shtëpisë, e blerë prej  njerëzve të Maliq beut, qëllimisht nuk i vuri shulin derës një  mbrëmje.

Njerëz të armatosur hyjnë atë  buzëmbrëmje në shtëpinë e shqiptaro – amerikanit, Gaqo Vërvëri për ta grabitur e vrarë.

Kampioni shqiptaro-amerikan, i cili  e dinte se në ç’vend jetonte e me ç’njerëz kishte  të bënte, mbante poshtë jastëkut ku flinte, një revole. Vrasësit hyjnë tinëzisht nga dera e jashtme e lënë enkas hapur dhe sulmuan  dhomën e çiftit të ri. Tetë veta hidhen ta mbërthejnë në gjumë  kampionin amerikan.  Arrijnë  t’i marrin edhe revolen poshtë jastëkut,  por nuk dinin ta përdornin. Gaqoja  me trupin e tij të fuqishëm,  i flakte tutje kundërshtarët.

– Topuzin ! – thirri ai .Gruaja e tij amerikane shfrytëzoi rrëmujën,  që u shkaktua nga dylyftimi i vrasësve me të shoqin dhe doli nga dhoma. Por ajo nuk e dinte ku ndodhej topuzi. Atëhere shtyu derën e tualetit, e cila kishte në anën e jashtëme një pasqyrë  të madhe, që e maskonte shumë mirë dhe u fut aty. Përveç saj dhe bashkëshortit askush nuk e dinte se pas  asaj pasqyre,  ndodhej  tualeti. Ndërkohë në dhomën e gjumit ndeshja vazhdonte. Gaqoja  mbrohej  i vetëm me grushte  ndaj   bandës së grabitësve. Ai i theu krahun njërit prej tyre dhe vuri poshtë një tjetër, por ndërkohë gjashtë të tjerët u sulën drejt tij dhe e qëlluan me thika. Mbi dhjetë herë vrasësit ngulën thikat në trupin e tij të fuqishëm. Pas këtyre goditjeve Gaqo Vërvëri u shemb në tokë.

Vrasësit u tmerruan nga guximi i tij. Disa i zuri gjaku  dhe disa u plagosën keq. U larguan nga sytë këmbët, pa mundur të vidhnin asgjë. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Korçës. Menjëherë  policia e  mbretërisë së Zogut u vu në lëvizje. Gjatë dy luftimit me kampionin korçar, vrasësit u plagosën, dhe lanë shumë shenja. Policia e shtetit shqiptar, më saktë e mbretërisë shqiptare, që ishte vërtet shtet, nuk e pati shumë të vështirë , u shqyrtuan gjurmët e gjakut dhe pas disa ditësh vrasësit u kapën. Ata u dënuan të gjithë me vdekje  dhe u ekzekutuan brenda një kohe të shkurtër.

Kjo ngjarje u përcoll me shumë  indinjatë dhe dhimbje  në qytetin e Korçës. Populli i këndoi birit të tij kampion një këngë  ku spikatin vargjet:

Të vranë,  o Gaqi, të vranë,

Ti me  grushte , ata me kamë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gaqo Viveri, historia e kampionit, te mundjes ne SHBA, Vangjel SIMAKU

IKJA

October 20, 2016 by dgreca

 

1-genti1-ok

Nga Gentur Lleshi/

Isha betuar që të mos i kthehesha kurrë asaj dite. Por dikush, me një fshehtësi të çuditshme, më mëson, më pëshpërit. Tani, vetëm tani, një çast. Shkruaju, ata duhet të dinë gjithçka. Ata i bën me krahë shkrimi yt. Mezi presin, ashtu si nuk gjej dot një pëllëmbë vend ku të jem vetëm dhe të lexoj letrat, shkrimet.

Ikja ime ka qenë e çuditshme. I kërkova babit 25 lekë për kursin, m’i dha. Ika me Dritan Shemen dhe Armandon. Ndjeva qysh në rrugë një trazirë fjalësh e thirrjesh. Te kinoklubi «Tekstilisti» takoj Ervin Fugën. Një turmë djemsh po hipnin nëpër autobusë.

Eksod. 6 mars 1991.

Ikim? Ikim dhe ne! E po, ikim! Kaq.

Do të merrnim leje? E kush të jepte leje? Bah! As që mund të mendohej.

Berat-Lushnje asnjë fjalë. Pasdite e vonuar që kuqëlonte me trishtim. Rruga me gropa heshtte më keq se ne. Pemët e zhveshura mbanin frymën me një elegancë lakuriqe. Unë dhe Ervini ngjeshur, në këmbë, në mes të autobusit. Nxehtësia e trupave përçohej e ftohtë. Frymët rrinin pezull. Njerëzit e ndienin peshën e largimit. Sytë i lëviznin, por asgjë nuk shikonin. E panjohura, që pas hapit të parë, na shikonte me një sy pushke.

Ne po iknim. Asgjë nuk durohej më.

Lushnje. Stacion i zhurmshëm nga njerëzit. Sta­cion pa jetë. Platforma buzë shinave e mbushur plot. Treni i lodhur po vonohej. Dhe vonesa vetë peshonte si gur mbi zemrën time. «Po u nise, mos e kthe kokën pas!» «Po vendose, mos diskuto më!» Këto fjalë të gjyshit tim të mirë e punëtor, një burrë i fortë, me karakter dhe nja dy metra i gjatë, më jepnin zemër.

«Gentur!»

U tremba. Po ky zë i njohur? Ishte shoku im Ilir Çela. Thërriste diku nga larg. Atë çast klithi edhe lokomotiva që doli nga kthesa me vrapin e saj të ngathët. E dija, e merrja me mend që edhe në tren do të mbytesha nga angështia. Kori i zërave kishte vetëm një temë, ikjen.

Vetëm kur zbritëm, në buzë të detit, në Shkozet e kuptova sa shumë qemë. Lumi i njerëzve duket edhe më i errët natën. Sytë e verbër të turmës drejt detit. Dritat e anijeve ia bënin me sy. Vrapi ynë i çmendur. Lumi i turbullt e i rrëmbyer po derdhej në det. Fryma u mbajt në anijen panameze. As vetë nuk e di sesi hipa. Nuk pashë askënd të më shtynte përmbi urë. Ne shtynim njeri-tjetrin. Deti klithte me zë njeriu. Deti qante si fëmijë. Deti qeshte i tmerruar. Anija ngarkohej e ngarkohej vazhdimisht. Vetëm një gjë s’mund të harroj. Uria më gërryente. Orën e dorës, një orë me bateri që ma kishte sjellë vëllai nga Tirana, ia kisha dhënë policit. Tmerri i vetvetes po kapërcehej me hapat e të tjerëve. Unë prisja dikë dhe ky ishte frymë, ngjeshje, qarje, një e qeshur e qelbur dhe e xhindosur. Trupat u bënë petë, thuajse u këputën në mes. Nata ishte e zezë pis, me yje të largët që talleshin me mjerimin tonë. Vështrimi ynë qe nxirë nga vdekja që po na rrëm­bente frymën.

Mesi i natës i rralloi njerëzit. Çuditërisht anija panameze që kishte shkarkuar çimento, kishte dalë në radë. Flitej që e paskëshin rrëmbyer nja dy shko­dranë që i kishin lidhur kapitenin dhe marinarët në kapiteneri e në sheshin aty pranë. Aty pas mesit të natës as vetë nuk e di sesi u gjenda në hambar. Si unë dhe qindra të tjerë.

Më kishte mbërthyer një gjumë vdekjeje. Teksa po çelte agimi. Fytyra e merakosur e mamit më doli përpara. Kisha qenë ëndërr me të. Vetvetiu makthi më mbyti. Lotët më qenë mbledhur në sy. Hambari me pluhur çimentoje i kishte tjetërsuar njerëzit. Ata vërtet qenë shfytyruar. Dukeshin sikur vinin nga ca shekuj të largët të mbuluar ashtu prej pluhurit të mrekullueshëm të historisë. Asnjë nuk njihja.

«Sa orë po bëjmë në det?» – klithi dikush me zë të shuar.

«Po vete ora dhjetë!»

«Anija ka qëndruar!»

«Jo, jo, anija është prishur.»

«Po sikur të mos ndreqet?»

«Mos u bëni merak, do të ndreqet!»

«E zeza unë, kemi për t’u mbytur!»

Mes klithmave të shuara, mes frymës së uritur, mes pluhurit mbytur, mes të sharave, përqeshjeve, talljeve, rrëmujës, urisë sfilitëse, tmerrit pa ngjyrë, i gremisur përballë vdekjes së sigurt, ashtu u mbushën dyzetetetë orë në mes të Adriatikut.

Aty nga mbrëmja e ditës tjetër anija lëvizi. Në sytë tanë lindi sërish shpresa, sido që disi e vogël dhe me fytyrën e vdekjes që na shihte duke u zgërdhirë.

Ikja jonë e pati një fund. Mbërritëm në Bari. Tur­ma gjysmë e vdekur u turr për të zbritur. Njerëzit hidheshin në mes të detit. Të tjerët shtyheshin. Brit­ma. Kujë. Fjalë të ndyra. Hingëllima njerëzish të rraskapitur. Tmerr pa sy. Mekje. Mbrëmje me drita të zbehta që pasqyroheshin përmbi det.

Nuk mund të harroj dot çastin final. As vetë nuk e di si shpëtova gjallë. Gati u këputa në mes nga të ngjeshurit e turmës pas hekurave. Mbaj mend që kam lëvizur si somnambul dhe e kam parë veten të mbuluar me qeskë plastmasi. Ajo ishte dhoma e parë imja jashtë shtetit, gjumi im i parë jashtë, i mbështjellë me pelenat moderne të perëndimit. Kur kam qenë kërthi mami im më ka mbështjellë me pelena pambuku. Në këtë ikje, në lindjen time të dytë jam llahtarisur nga vetëdija makabre e pele­nave. Të qarat e mia dhe ato të turmës brenda atyre pelenave nuk kishin më zë. Na duhej të hanim pas tmerrit të urisë dhe të flisnim diku buzë një ka­zerme të stërmbushur.

Ëndrra që pashë atë natë:

Vazhdimisht më përkundte ime më në prehër. Ajo nuk ngopej së qeshuri. Qeshja dhe unë nën pelena plastmasi. Befas do të më zgjonte një diell i vrarë, ndonëse ishte 9 mars 1991, pranverë, një pranverë që përpëliste buzët në një formë të çudit­shme: as mallkim e as urim.

Gentur Lleshi «Ëndrra e vdekjes sime» f.25, bot.III, 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Gentur Lleshi, ikja

DOSJA E ROMANCIERIT “TË ARMATOSUR”…

October 20, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

d_ndoc_nikaj

 DON  NDOC  NIKAJ, ROMANCIERI  I  PARË  I  LETERSISË  SHQIPE/

 DON NDOC NIKAJ (1864 – 1951)/

■9 SHTATOR 1946:Kur rreth Shkodres u shkrepen armët e Postribasve, arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Meshtar Katolik Shqiptar, 82 vjeç, por jo, “pa shkak”! Prandej, edhe mbasi i vune prangat e hypen në një gomar, per shpinë i ngjeshën një armë të ndryshkun dhe e shetitën nder rrugët e Shkodres. E dënuen pesë vjetë me shpresë se vdes shpejt!

■Don Ndoc NIKAJ romanin e parë “Marcja” e ka shkrue në 1899, kur me Abatin Prend Doçi dhe At Gjergj Fishten themeluene Shoqninë “Bashkimi”. Don Ndoci ishte edhe me
“Lidhjen e Mësheftë” në kryengritjen kunder turqve që plasi me 25 Mars 1910 në Malsi. ■Para vitit 1908 Kin Nikaj dhe Rrok Gjonej furnizojnë me armë Malësinë e Veriut, në përgatitje të Kryengritjes së 1911… Janë shpreh shumë mendime kunder Don Ndocit, po duhet dijtë se as armët dhe as Shtypshkronjen nuk ia fali askush per “bamirsi”!..

■Në vitin 1913 ka shkrue edhe romanin historik “Shkodra e Rrethueme”. Veprat e Tij të gjitha paperjashtim nga Abetaret e para Shqipe, janë Atdhetare, antiturke, antisllave e antitradhtare që kishin e kanë “Rrethue Shkodren” atëherë, sot e kam frikë edhe neser!

Don Ndoc NIKAJ ka lanë disa dorshkrime, të cilat kam frikë se janë kthye në “gjuhen e njësuar”, mbasi edhe shtypshkronja “Nikaj” tashti nuk besoj se boton Gegënisht.

■Don Ndoci ka lanë 400 vepra të shkrueme, 30 vepra u botuen e 7 romane të pabotueme. “Marcja”, Shkodër (1889), “Historia e Turkis” (1902), “Bleta e re”, Shkodër (1912), “Zemër nanet a Tivari i marrun” (1913), “Shkodra e rrethueme I-II” (1913), “Abetari i vogël për mësojtore” Shkodër (1914), “Besa Shcyptare”, Shkodër (1915).

Ndersa të pabotuem janë këta: “Lulja e Veshkun”, “Dashuni e Mshehët”, “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Nji Testament”, “Te Shpella e Murosun”.

■As nuk mundem me marrë me mend se sa çmohet sot puna e Tij shkencore dhe ajo aq e vlefshmja letrare, mbasi per vite të tana Romancieri Don Ndoc Nikaj, jo vetem, që nuk asht zanë me gojë, po edhe asht konsiderue “pa vlerë”. Aventurierët tanë të “realizmit socialist” as nuk e rreshtojnë fare as me shkrimtarët e Rilindjes Kombtare!

***

Një poezi nga Don Ndoc NIKAJ:

     KAM  MÉT  JETIM …

Gjetht jan tui ramun, era tuì fry,
Lulet kréjt kputen, bima tui zdèsh,
E koha kohen m’nji tui e shty,
Vjeshta tek duket, vjen me na ndèsh;
Mù m’lkundet zemra gjith n’permallim:
Kam mét jetim!

Vyshken e thahen gemat nder pèm,
Faqen, tui ndrruè, toka difton,
Zèmra m’shterngohet prèj hidhnimit t’ém,
Rri tui kujtué, per mende m’shkon
Bàb e Nàn pata, m’làn vetem shqim:
Kam mét jetim!

Shof fmin e tjerve t’veshun e t’gzùm,
Kah i puth Nàna, kah i merr me t’mir,
Me petka t’bukra e t’lam e t’ndrrùm,
T’veshun e t’mbathun me petka dlir,
E mu m’thèr zemra mbush me vajtim:
Kam mét jetim!

Ndij fmin kah thrrasin, Nàn, gjith sa hèr,
M’bahet se zemra m’thot edhe mù,
Nàn, kuj me i thirrun t’pakten njihér,
Por nuk kam Nàn, m’épet me vajtù,
Vrap ngas kah shpija plot me hidhnim:
Kam mét jetim!

Rrì si i vorfen gjith-hér m’njen an,
Kush nuk m’ven n’préhen kush nuk m’pergzon
Kréjt jam i vétem prej se s’kam Nàn,
E n’terr moti gjith’ hér mù m’shkon,
Nuk m’qéshet buza, nuk kam kurr gzim:
Kam mét jetim!

Por sa t’dal vjeshta, dimni po vjen,
Me bòr, me akull, me t’ftoft, me èr,
E mù n’prehen nuk ka kush m’shtjén,
Por nji brì zjarmit n’m’lshoft kush per ndér,
S’ka kush me m’shtrue as me m’qit mblim,
Kam mét jetim!

Jetim kam metun, jetim me rrnù,
N’neper dùr t’huja, pa Bàb, pa Nàn,
Fort e vshtìr kenka jeten me shkù,
Kush s’m’a din t’kéqen, veç kush m’ka dhàn,
M’thirr Nàn qi t’vi te ti fluturim:
Kam mét jetim!

Shenim FR: Poezia asht marrë nga origjinali.

Melbourne, Tetor 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: “TË ARMATOSUR”..., DOSJA, E ROMANCIERIT, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2422
  • 2423
  • 2424
  • 2425
  • 2426
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT