Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin/

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin Mustafë Abazi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Berlinit, përfaqësuesit e bizneseve gjermane, si dhe përfaqësuesi i gazetës ditore “Derivate-Magazin”, me të cilët diskutoj për kushtet të cilat i ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe për mundësitë e investimeve të diasporës në Kosovë.Ai me këtë rast tha se Kosova për çdo vit po vije duke u konsoliduar me reforma legjislative sa i përket krijimit të kushteve për të investuar në Kosovë, dhe për këtë vlen të përmenden reformat fiskale, si dhe Ligji për investime strategjike në Kosovë.
Ministri Hoti gjithashtu tha se diaspora luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, kjo vërehet edhe tek shifrat milionëshe të remitencave. Mirëpo, sipas të dhënave që aktualisht ne kemi shumica e këtyre mjeteve shkojnë në konsum ose patundshmëri. Prandaj, ndoshta këto mjete por edhe të tjera të cilat posedojnë bizneset në Gjermani do të kishte qenë mirë që të orientohen në të bërit biznes si forma më e mirë për zhvillimin e Kosovës dhe në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.Ai gjithashtu bëri të ditur se një mundësi për diasporën është edhe investimi në Bonot e Thesarit, si një mundësi e mirë për zhvillim ku interesi që paguhet mbetet në duart e bashkatdhetarëve dhe gjithashtu krijon lidhje më të forta financiare me diasporë në Kosovë.Ndërsa, përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin gjatë takimit me Ministrin Hoti shprehën falënderimet e tyre për interesimin e Qeverisë së Kosovës, e cila po i ofron mundësi edhe diasporës për të investuar në Kosovë përmes politikave fiskale por edhe në Bonot e Thesarit, ku sipas tyre kjo ju mundëson bizneseve të diasporës që të ndikojnë drejtpërsëdrejti në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ne Foto:Ushtarakët grekë të Ksanthit në Përmet, shtator 2016, duke mbajtur flamurin e Aneksimit të Jugut të Shqipërisë e njohur me emrin “Autonomia”/
U gëzova pa masë që këtë 85 vjetor të shkrimëtarit dhe poetit të madh Dritëro Agolli, e përcollën të gjitha mediat shqiptare me tregime e fragmente nga jeta e këtij njeriu të madh.Natyrisht me jetën dhe veprën e Tij, Dritëroi i takon gjithë kombit shqiptar, ndërsa për ne si Devollinj, personaliteti i tij, përfaqson dicka të vecantë, pasi ishte pika jonë e referimit të dijes, inteligjences, suksesit ne jete, udhërëfyesi jonë për të ardhmen, një idealist i pandregjshëm për familjen, vendin, shoqërinë dhe rininë e Shqipërisë.E kam takuar shpesh herë në vite Dritëroin, jam mrekulluar nga personaliteti i tij i thjeshtë, mbi të gjitha nga familja e tij.Sa herë zonja fisnike Shkodrane, Sadije më ka shërbyer me raki e kafe, mua devolliun e vogël. Po djali i tij Tani, me kafen e tij në zemër të Tiranës, njëkavalier i pandreqshëm?! Madje unë para se të vizitoja SHBA këtë vit, kam realizuar intervistën më të zgjeruar me Dritëroin, sidoqë ishte sëmurë, Ai më tregoi mjaft rrëfenja të patreguara më parë, të cilën do e përcjellim në faqet e gazetës “Dielli”. Kujtimet më Dritëroin dhe familjen e tij janë të shumta, por sot në këtë 85 vjetor dua të përcjell rrëfimet e panumurta të detarëve shqiptarë, të cilët Dritëroi i kishte miqtë e tij më të mirë.Duke u marrë më historinë e detarëve shqiptarë, jam kujdesur dhe për krijimet e Dritëroit për detarët. Ato janë të shumta, kudo, nëportet, molet, plazhet dhe vendet bregdetare të Shqipërisë. Mos me u zgjat, sot për kënaqësi të lexuesve, po sjellim një nga poezitë e tij të shumta, të cilë e ka shkruar nëShëngjin në vitin 1961, në bordin e anijes “Bajram Curri”, në prani të ekuipazhit të saj, me kapiten Elmaz Goxhaj dhe zonjën e Heroit Bajram Curri dhe djalit të tij:
Puna e suksesshme e gazetarit, analistit dhe publicistit të njohur shqiptaro-amerikan, Frank Shkrelit, nga fsahti Amull i Komunës së Ulqinit, më ka ngjallur një respekt të jashtëzakoshëm shumë më heret se sa fillova lundrimet e mia të para në ujërat e gazetarisë. Dhe nuk më mbetet asgjë më shumë se sa fjala – Respekt! Këtë fjalë jam i bindur se e meriton nga të gjithë kolegët, nga të afërmit, nga miqtë, nga të njohurit dhe nga të panjohurit. Pa dashur t’i thurë lavdërata këtij njeriu të vlerësuar të shkrimit, respektivisht të penës (lapsit), i cili edukimin, pasionin, kohën, mundin me dekada ia kushtoi dhe po ia kushton punës profesionale në fushën e gazetarisë, e them sinqerisht se në detin e madh e të egër të konkurrencës, ka krijuar autoritetin, besueshmërinë, sigurinë dhe jetëgjatësinë e punës, duke u mbështetur e bazuar mbi të gjitha në të vërtetën, kodin e etikës dhe standardin e profesionit që e ushtron me profersionalizëm më së katër dekada. Përmes zotëri Frank Shkrelit njoha: Seksionin shqip të Radios “Zëri i Amerikës”, vlerat më të çmuara të njeriut publik dhe atij të thjeshtë.