Pentagoni njoftoi se një avion luftarak rus ka fluturuar vetëm 3 metra larg njërit prej avionëve të tij të gjurmimit që ndodhej mbi Detin e Zi. Zyrtarët amerikanë e përshkruan veprimin e SU-27 si joprofesional dhe të rrezikshëm. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk vonoi të paraqiste variantin e saj të ngjarjes e tha se avioni amerikan ndodhej shumë pranë territorit rus. Sa i takon pilotëve të SU-27-s, ata për Moskën i janë përmbajtur rregullave ndërkombëtare të fluturimit e janë afruar sepse avioni amerikan e kishte të fikur transponderin sinjalizues që ndihmon në identifikimin e mjetit.
Avioni amerikan P-8A Poseidon nga ana tjetër, sipas shpjegimeve të Pentagonit, ishte duke kryer operacione rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur avioni rus iu afrua rrezikshëm. Të tilla veprime bartin potencialin e përshkallëzimit të tensioneve e mund të çojnë më e pakta fare edhe në aksidente, ishte deklarata e zyrtarëve amerikanë. Rusia aktualisht është duke zhvilluar manovra ushtarake në Detin e Zi. Marrëdhëniet mes saj dhe Perëndimit janë ashpërsuar ndjeshëm që prej aneksionit të Krimesë marsin e vitit 2014. Prillin e këtij viti, Shtetet e Bashkuara u ankuan se avionët rusë ishin përballur në një mënyrë të ngjashme me këtë të fundit me avionët e saj të zbulimit që fluturonin mbi Detin Balltik. Edhe në atë rast, Moska përdori të njëjtin shfajësim: fikjen e transponderit sinjalizues.
NJERIU MODERN DHE MEKANIZMAT E ARRATISJES
Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj /
Si zgjedhje reale e njeriut eshte ajo mes jetes se mire dhe jetes se keqe sepse zgjedhja mes jetes dhe vdekjes eshte me shume dukje se sa reale. Njeriu modern , varet se si e konceptojme modernitetin apo bashkohoren sepse ne cdo periudhe kohore eshte moderne, eshte i prirur te kerkoje jeten e mire. Si te gjithe ne duke i ikur asaj si gjallese biologjike duke u mos mjaftuar vetem me te mirat qe jep natyra por edhe ato jane te domosdoshme; jane te tjetersuara duke ndikuar ne mireqenien tone jetesore.
Si agjensi psiqike e shoqerise eshte – familja – femija fiton karakterin, qe me vone e afteson per detyrat qe duhet te kryeje ne jeten shoqerore. Edhe pse psikoanaliza e ka rritur jashtezakonisht shume njohjen tone per njeriun, ajo nuk e ka rritur njohjen tone per ate se si duhet te jetoje njeriu dhe cfare duhet te beje ai. ‘Hommo psychologicus’ i Freud eshte konstruksion jorealist sepse eshte e pamundur te kuptosh njeriun dhe çrregullimet e tij emocionale dhe mendore pa e kuptuar natyren e vleres dhe te konfliktit moral; Erich Fromm e paraqet kete si kthimi kah “tradita e madhe e etikes humaniste, e cila njeriun e vezhgonte ne suazat e totalitetit te tij fiziko-frymore, duke besuar se qellimi i njeriut eshte qe te jete njeri dhe se kusht i arritjes se ketij qellimi eshte ekzistenca e njeriut per vete”.
Kjo perkatesi sjell me vete ankthe te reja te shkaktuara nga pasigurite e shumta jo natyrore por nga vete njeriu si pjese e makro dhe mikro shoqerise ne te cilen ai ka zgjedhur te beje pjese ( Nietzsche – nese njerezit do te jetonin ne vetmi atehere te gjitha deget e pemeve do te mbusheshin me te vetevarur) edhe pse permes produktiviteti ai perpiqet te perparoje “njeriu modern eshte i shqetesuar dhe gjithnje e me i hutuar. Ai punon dhe perpiqet, por eshte i vetedijshem ne menyre te turbullt per padobine e aktivitetit te tij.” – “perkunder gjithe njohjes se tij per materien, ai eshte injorant lidhur me ceshtjet me te rendesishme dhe me thelbesore te ekzistences njerezore : Ceshte njeriu? Si duhet te jetoje ai dhe si mund te clirohen dhe te perdoren ne menyre te frytshme energjite shume me te medha te njeriut”. Njeriu modern megjithese karakterizohet nga nje pohim i pezmatuar i Unit, ne realitet eshte i dobesuar dhe i reduktuar ne nje segment te Unit total – intelektit dhe vullnetit, duke u munduar te ike nga ky pezmatim ai kerkon treguesin se cfare mendojne te tjeret per te si popullariteti, fama, paraja, pushteti “Ne qoftese eshte i kerkuar eshte dikush; neqoftese nuk eshte popullor eshte askushi” (Erich From –Arratisje nga Liria) kjo shume mire na sherben si model ne te ardhmen nese synojme te jemi te famshen apo jo duke mos nenvleresuar ndikimi dhe rendesine qe ka familja ne rend te pare si “Tabulla Rasa” qe vijme dhe domosdoshmerisht kemi te nevojshem nje zanafille per tu qendisur.
Termi normal dhe jo normal apo neurotik dhe normal i’u mveshet atyre qe ne i konsoderojme si te tille nese jane normale apo neurotike ose jo normal…por si mund te bejme nje dallim te tille kur nuk dime normalen, pra qe te kuptojme te semuren duhet ditur e shendoshmja. Nje person normal konsiderohet si i tille kur eshte “afte per te kryer rolin e tij social qe i eshte ngarkuar ne kete shoqeri te caktuar’ te marre pjese ne produktivitetin e shoqerise dhe riprodhimin. Nderkohe me kete zhberje te Unit te tij ai kerkon te heqe dore nga liria e tij permes mekanizmave qe Fromm i ka analizuar 1) Autoritatizmi; 2) Shkaterrimi; 3) Konformizmi prej automatit;
E para perfshine ne vete Ikja nga nje vetmi e padurueshme duke pranuar nenshtrimin ; sadizmi dhe mazohizmi dy forma te lidhura me instiktin e vdekjes qe ne shoqeri ne normalitet merren format e buta te tyre, pra i nenshtruari pranon ti nenshtrohet nenshtruesit; eshte nje lloj dakordimi per kete relacion sepse vete autoriteti kerkon nenshtrimin;”Filozofia autoritare ne thelb eshte relativiste dhe nihiliste – ajo i ka rrenjet ne nje ndjenje deshperimi ekstrem, ne mungesen e plote te besimit, qe con ne nihilizem, ne mohimin e jetes”
E dyta: shkaterrimi perseri kemi dy format e prirjeve ato sadiste dhe mazohiste ku destruktiviteti e karakterizon kete relacion te prirjeve qe te arrihet inkorporimi i objektit, per ta shkaterruar dhe permes ketij shkaterrimi per ta larguar. Ky lloj dekstruktiviteti eshte nje prirje latente ne nje person qe vetem pret rastin per tu shprehur – “Dashuria, detyra, ndergjegjja, patriotizmi jane perdorur dhe perdoren si maska per te shkaterruar te tjeret ose veteveten” duke e mos ngaterruar me ate destruktivitetin qe shoqeron pohimin e jetes. Si shumesi e papercaktueshmerise se te percaktueshmes deshtruktiviteti eshte rezultat i jetes se pajetuar. Nje individ mund te kete prije per te shkaterruar veteveten ose ne radhe te pare te tjeret. “ ne boten bashkohore destruktiviteti i klases se mesme te ulet ka qene factor i rendesishem ne ngritjen e nazizmit”. Nietzsche paraqiti portretin e Mbinjeriut ku tregoi nihilizmin modern te ankthshem i cili ky portret u be manifesti i nazisteve….
E treta; permes dy rrugeve te mesiperme autoritatizmi dhe destruktivitetit; konfrontizmi prej automati ben qe individi pushon se qeni vetevetja duke u pershatur per vete krejt tipin e personalitetit qe i ofrohet nga modele kulturore dhe pastaj behet i njejte si te tjeret …pseudoparadigme….ai heq dore nga Uni individual dhe shnderrohet ne automat i njejte si automatet e tjere duke humbur Unin e tij por ky eshte nje cmim qe ai e paguan me kenaqesi sepse nuk eshte i vetmuar dhe ne ankth
Arratisu, arratisu dhe ik nga e keqja dhe e mira tento te kalosh nga Pont Asinaram …
SHQIPTARJA EMINE LEKAJ PRIJASKAJ, KANDIDATE PER DEPUTETE NE KROACI
Nga Beqir SINA – Romë/
POLITIKA E JASHTME DHE FUSHATA PËR PRESIDENT TË SHBA
Nga Frank Shkreli/
Deri tani, politika e jashtme dhe roli i Amerikës në botë nuk ka dominuar aq sa duhet debatin politik të fushatës presidenciale midis kandidates së Partisë Demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit të Partisë Republikane Donald Trump. Por ka giasë se javët e fundit të kësaj fushate për president të dominohen nga çështje me rëndësi të politikës së jashtëme, por edhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur tradicionalisht në punët botërore gjatë pothuaj 100-viteve të fundit.
Zakonisht, gjendja ekonomike në vend dhe programet e kandidatëve për përmirësimin e saj, ato pra që cilësohen si “çështje të kuletës” (pocketbook issues), janë çështjet që vendosin se cili kandidat do fitojë në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare në nëntor, me fjalë të tjera cili është kandidati më i mirë që do të përmirsojë jetën ekonomike të familjeve amerikane. Por duke marrë parasysh se megjithëse rritja e ekonomisë amerikane nuk është në nivelin që duhej të ishte, prapë se prapë ka shenja që tregojnë se ekonomia nuk është në krizë. Sidomos kur të merret parasysh fakti se papunësia ndodhet në një nivel të ultë prej 4.9 për qind, në krahasim me katër vjet më parë kur papunësia ishte mbi 8 për qind. Rroga ndoshta nuk janë në nivelin e dëshirueshë, por të pakën njerzit mund të gjejnë punë po të duan. Niveli i papunësisë midis 5 dhe 6 për qind, konsiderohet si normale këtu në Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment pra, duket se ekonomia nuk është një çështje me rëndësi dërmuese që do të shtyjë votuesin të votojë për njërin ose për tjetrin kandidat, por do të jenë një numër çështjesh përballë të cilave gjëndet Amerika, përfshirë politikën e jashtme, politikën mbrojtëse dhe të sigurirmit kombëtarsi dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Do të jetë vlerësimi i votuesve amerikanë se cili ndër kandidatët do të jetë më i zoti dhe cili prej tyre ka përvojën dhe parimet dhe vendosmërinë e nevojshme për të mbrojtur interesat e vendit në fushën ndërkombëtare përballë sfidave të tanishme dhe të ardhëshme gjatë mandatit katër vjeçar.
Dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, kur votuesit amerikanë do të zgjedhin presidentin e tyre për katër vjetët e ardhëshme, bota duket se është në një gjëndje kaotike. Presidenti/tja e ardhëshëme e Shteteve të Bashkuara, që në ditën e parë të mandatit do të përballet me një botë aspak stabile. Vërejtësit e çështjeve ndërkombëtare paralajmërojnë re të zeza në horizontin ekonomik dhe politiko-ushtarak ndërkombëtar gjatë viteve në vijim. Gjëndja në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë lamsh e rrëmujë, pa ndonjl shpresë zgjidhjeje në një të ardhme të afërt. Flirtimet e fundit të dy autokratëve evropianë presidentit turk, Erdogan me presidentin rus Putin, janë shkak shqetësimesh serioze për NATO-n në përgjithësi dhe për implikimet e këtij flirtimi për krahun jug-lindor të aleancës perëndimore, në veçanti. Shqetësues dhe me rrjedha të pa-parashikueshme është edhe vendimi i votuesve britanikë për të dalur nga Bashkimi Europian, si edhe rritja e tensioneve politike dhe ushtarake në Azi midis Kinës dhe fqinjve të saj dhe rritja e tensioneve politike në Europën Lindore si rrjedhim i politikave agresive të Rusisë së Vladimir Putinit. Përfshirë Korea e Veriut dhe Iranin nuklear, janë vetëm disa prej çështjeve të menjëhershme me të cilat do të përballet udhëheqsi i ardhëshëm amerikan, përveç krizave të pa parashikueshme botërore të viteve të ardhëshme. Historikisht, ka ndodhur që presidentë të ndryshëm amerikanë — republikanë dhe demokratë — të kenë shpenzuar më shumë kohë duke u marrë me krizat dhe konfliktet ndërkombëtare se sa me punët e mbrendshme dhe me nevojat e përditshme të qytetarëve amerikanë.
Kandidati republikan Donald Trump sheh një hapje në këtë mes që ai po përpiqet ta shfrytëzojë në vazhdim të fushatës së tij, duke paraqitur politikën e jashtme të administratës së Presidentit Obama — pjesë e të cilës ishte edhe Hillary Clinton si Sekretare Amerikane e Shtetit — si të dështuar.
Por problemi i Trump-it është mos përvoja e tij në fushën e politikës së jashtme dhe asaj ushtarake. Ai është i pa sprovuar në këtë fushë, ndërsa kritikët e tij janë të shqetësuar në lidhje me temparamentin e tij në marrëdhëniet me të huajt. Donald Trump, nëqoftse siguron fitoren në nëntor – do të jetë presidenti i parë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, pa kurrfarë përvoje në fushën e politikës së jashtme dhe ushtarake, madje pa asnjë përvojë as në ndonjë administratë qeveritare. Duke marrë parasyshë rëndësinë e politikës së jashtme si dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë, një shumicë amerikanësh – përfshirë këtu edhe një numër ish-zyrtarësh republikanë të diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare — janë shpallur kundër kandidaturës së Z. Trump, të shqetësuar pikërisht për mungesën e përvojës së tij në këtë fushë.
Ndërsa Hillary Clinton konsiderohet se ka më shumë përvojë në fushën e diplomacisë, falë shërbimit të saj si Sekretare amerikane e Shtetit dhe senatore – skandali me e-mailat e saja ka bërë që jo vetëm kundërshtari i saj politik për president Trump, por edhe vërejtës të tjerë të kritikojnë ashpër përvojën e saj në fushën e diplomacisë, duke thënë se mos kujdesi i saj në përdorimin e komunikimeve të fshehta përbën, sipas tyre, një rrezik ndaj sigurimit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Pse u shlyen dhe çfarë fshihej në to është një pyetje që po shkakton kokëçarje për Zonjën Klinton si dhe probleme në lidhje me besueshmërinë ndaj në përgjithësi, në radhët e votuesve amerikanë, përfshirë edhe vetë demokratët.
Është e pamundur të parashikohet se cilin prej kandidatëve, Hillary Klinton apo Donald Trump, do të zgjedhin votuesit amerikanë në fillim të nëntorit. Por mbetet për tu pa nëse çështjet e sigurimit kombëtar dhe të politikës së jashtme amerikane do të jenë çështjet kryesore ose faktori kryesor që votuesit amerikanë do të përdorin për të vendosur se për cilin kandidat për president do të votojnë më 8 nëntor, 2016. Por një gjë është e sigurt. Duke marrë parasyshë statusin që gëzojnë sot Shtetet e Bashkuara si fuqia numër një në botë, zgjedhja e cilit do prej tyre — për mirë ose për keq – dhe politika e tyre e jashtme që eventualisht do të ndjekin, do të ketë pasoja të thella jo vetëm për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, por për mbarë botën. Le të shpresojmë që kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të jenë të vetdijshëm të këtij fakti.
Policia e Kosovës feston 17-vjetorin e themelimit
-Kryeministri Mustafa: Policia e Kosovës simbol i përkushtimit në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës/
-Policia e Kosovës vlerësohet se vazhdon të jetë një ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve në vendin e lirë prej 17 vitesh dhe të pavaur nga 17 shkurti 2008/
PRISHTINË, 6 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Policia e Kosovës festoi sot ditën e 17-vjetorit të themelimit, me një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.Brezi i parë i kandidatëve kishte 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës, një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale, i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë. Trajnimi në Shkollën e Policisë së Kosovës vlerësohet me standarde të larta.
