*Kandidatja shqiptare për deputete në Kroaci: Unë jam bijë hasjane, jam shqiptare e juaja
*Prljaskaj : “Të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Të punojmë për të mirën tonë!”/
Nga Beqir SINA – Romë/
ROME ITALI: Në një bisedë në Romë, Emina Lekaj Prljaskaj, kërkojë nga Shqiptarët me të drejtë vote në Kroaci, që të votojën atë në zgjedhjet parlamentare me 11 Shtator në Koraci.
Me Eminën patëm rastin dhe biseduam gjatë koncertit, i cili mblodhi yjet shqiptare të skenave botërore dhe iu dedikua humanistes shqiptare Nënë Tereza, kapërceu kufijtë e një evenimenti të rëndomtë muzikor, në Romë.
Duke, e cilësuar kështu edhe si imazhi pozitiv për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Kjo ngjarje, që zuri vend në Bazilikën Papnore të Shën Palit në Romë, i parapriu ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, që u mbajt të dielën më 4 Shtator në Vatikan.
Të pranishëm në këtë ngjarje madhështore, ishin rreth 5 mijë veta, duke përfshirë këtu edhe delegacionet, e dy shteteve shqiptare, atë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Në mesin e personaliteteve nga të gjitha trojet shqiptare, ndodhej edhe deputetja shqiptare, në Parlamentin e Koracisë Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila tani kandidon përsëri më 11 Shator.
Zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, ka lindur në Kosovë, në vitin 1971 dhe jetonë në Selce në Primorje – Gorski Kotar County.
Shkollën fillore dhe të mesëme, ajo i kreu në Prizren, Kosovë, dhe shkollën e ligjit në Rijekë, nga e cila ka marr edhe nji diplomë si një e diplomuar i shkollës ligjit.
Ka edhe një Diplomë pasuniversitare në Menaxhim Marketing të marrë në vitin 2005 në Fakultetin e Ekonomisë në Rijeka.
Ndërsa, ka fitur provimin e jurisprudencës në Ministrinë e Drejtësisë dhe provimit Specialist i Prokurimit Publik.
Ajo rregullisht merr pjesë në seminare RRIF, prokurimet publike dhe procedurat e ekzekutimit.
Prljaskaj thuhet se është e punësuar që nga viti 1995 dhe është duke punuar si Drejtore e Çështjeve Ligjore dhe Departamentit të Personelit në Zhrnovnica të ujësjellësit në New Vinodolski.
Është përkthyese e autorizuar në gjyqësor për gjuhën shqipe.
Që nga viti 1994, ka filluar të marri pjesë aktivisht si një anëtare e Komunitetit të shqiptarëve PGC dhe bashkë-themelues Qendres Culturale Shota.
Me 2004 ajo u zgjodh Presidente e Komunitetit të shqiptarëve PGC Rijekës, dhe që atëherë veprimet dhe aktivitetet e tyre ndihmuan vetë bashkatdhetarëve, në ndihmën e saj të ushtrimit të të drejtave të tyre si pakica.
Gjuhët që ajo flet janë ato amtare të saj janë kroate dhe shqipe, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe pasive gjermane dhe turke.
Ajo tha për gazetën tonë se të gjithë shqipëtarët me të drejtë vote në Republikën e Kroacisë, duhet ta shfrytëzojnë të drejten e tyre, për të dalur në zgjedhjet e lira të parakohshme parlamentare, të dielen më 11 shtatorë 2016, dhe të votojnë për mua , thotë zonja Prljaskaj, duke shtuar se ajo ka të gjitha kapacitetet ,dhe të gjitha kompetencat intelektuale, dhe morale për kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi, si deputete në Parlamentin Kroat!
“Është, në interesin e të gjithë Shqipëtarëve të Kroacisë, që votat t’ia japin një kandidati dhe jo t’i shpërndajmë votat mes dy apo më shumë kandidatëve, sepse për të njejtin vend deputeti ne Parlamentin Kroat, konkurojnë edhe disa kandidat të disa pakicave tjera siq janë ajo: Maqedonase, Boshnjake, Sllovene dhe Malazeze, prandaj çdo votë, është me rëndësi, dhe mund të jetë vendimtare” u shprehë zonja Prljaskaj.
Këtu më poshtë po sjellim edhe deklaratën ftuese të Zonjës Prlajaskaj, që u drejtohet votuesëve shqiptarë në Kroaci.
Të dashur votues!: Sot po nisim bashkë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 11 shtator. Uroj të arrijmë bashkë synimet tona për një mirëqenie të përbashkët në shoqërinë kroate. Gjatë mandatit tim gjashtëmujor si përfaqësuese, deputete e juaja në Parlamentin Kroat, arrita të vendos themelet e një pune të mirë për pakicat, ashtu edhe për shqiptarët e mi. Kam arritur të lidh marrëveshje të shumta në favor të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke ndihmuar bizneset, punën dhe familjet e tyre. Kam identifikuar disa probleme me të cilat përballen pakicat në Kroaci dhe i kam adresuar disa prej tyre tashmë.
Këtë e sheh më së miri duke qenë vetëm brenda në Parlament, në institucionin më të lartë të vendit. Do të angazhohem të realizoj punët që kam nisur, duke qenë deputete. Do të kërkoj zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat I kam parë që janë evidente. Për këtë kërkoj mbështetjen tuaj në këtë fushatë. Kohëve të fundit, kam dëgjuar disa zëra të cilat nuk na çojnë askund. Dua t’ju siguroj ju të dashur votues se nuk qëndrojnë deklarimet që keni pasur rast ndoshta t’i dëgjoni.
Ju kujtoj, sidomos ju shqiptarë të mi, se unë jam bijë hasjane, bijë e një zejtari shumë të devotshëm, bijë e juaja. Më së miri, unë mund t’ju kuptoj punën dhe sfidat me të cilat përballeni. Zotohem se do të vazhdoj përkrahjen për Ju, për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj, që të arsimohen edhe më shumë dhe të marrin vendin meritor në shoqërinë kroate. Kemi shumë të rinj të shkolluar, intelektualë, të cilët duhet të marrin pozitat që u takojnë në institucionet kroate.
Do të jem përfaqësuese e denjë edhe për të gjitha pakicat tjera. VAZHDOJMË ME TUTJE! Ju ftoj që më 11 shtator të kryejmë obligimin tonë qytetar dhe të votojmë numrin 4. Ju faleminderit! Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete e juaja!”