• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JETA DHE VEPRIMTARIA ATDHETARE E ISA DEMAJT

August 21, 2016 by dgreca

*Në  70 vjetorin e lindje e 31 vjetorin e vdekjes/

*Porosia e Isës, dashuria e Isës, idealet e Isës do të bëhen realitet. /A. Demaçi/

Shkruan Ismail Gashi-Sllovia/

Isa Demaj u lind më 12 janar 1946 në Shkrel të Rugovës, nga e ëma Zoja dhe i ati Musë Tahir Demaj,  i Bajrimerajve të fisit Kelmend. Familja kishte  traditë të lavdishme atdhetarie, që nga Avdi e Isuf Smajli, Hajdar Feku, Adem Isufi e Rexhë Avdisë, të cilëve ju këndohej brez pas brezi nga lahutarët deri te Ramë Abazi. Isa, djali i dytë, nga dhjetë fëmijët e Tahirit e Zojës, u rrit në mjedis të shëndoshë të Kosovës, në Rugovën e lavdishme e të pasur me male e gryka, lugina e kroje të freskëta e me livadhe e kullota të begatshme. Isa rritet dhe fëmijërinë e djalërinë e shëndoshë e kaloi në këtë pjesë të bukur të Kosovës, në rrjedhën e melosit artistik të Eposit të Kreshnikëve, zonë  e dalluar për karakterin heroik-legjendar dhe fuqinë e formësimit shpirtëror. Epika historiko-legjendare shqipe, me gjitha veçoritë e saj dalluese, edhe sot këndohet e dëgjohet në trevën e Rugovës. Isa u lind e u rrit në vendin ku lindin trimat, e nga njihet urtësia shqiptare, ku lindi e jetoi, por ku edhe sot dëgjohetlahuta e lahutarët. Isa u lind aty ku, në vazhdimësi është dëshmuar trimëria e guximi i burrave me përcaktim të thellë kombëtar, me zhvillim fizik të fuqishëm e pamje të bukur fizike. Pamja fizike është simetrike me ndërtimin e personalitetit të Isa Demajt, ato përputheshin me tiparet e karakterit. Këto karakteristika dalluese, mundësonin leximin e kuptimit të përmbajtjes shpirtërore atdhetare. Kushtet materiale e shpirtërore të natyrës, nga dolën njerëz të mendjes së hollë e mendim të thellë të urtësisë shqiptare, në Shkrelin e Rugovës, ku Isa rritej me dashuri e krenari djaloshare. Në vendin e traditës, jo vetëm nga begatia natyrore, por e pasur edhe nga tradita e lavdishme e frymës kombëtare. Formësimi atdhetar i tij, nisi nga edukimi i rrethit familjar, nga prindërit e lavdia e paraardhësve të kësaj familjeje të madhe shqiptare, që bartnin ndër gjenerata një thesar të pasur të vlerave tradicionale kombëtare. Themelet e ndërtimit të moralit të shëndosh tradicional shqiptar, të cilin Isa në vazhdim do ta ndërtojë e begatojë personalitetin e tij atdhetar në rrugëtim gjatë shkollimit e veprimtarisë jetësor. Mësimet e para, shkollën e ulët fillore, e kreu në vendlindje. Kurse ciklin e lartë të fillores i vazhdoi në Haxhaj, duke udhëtuar bjeshkëve e rrugëve të vështira nga disa kilometra në ditë. Kjo ishte shkalla e parë e përgatitjes për vazhdimin e mësimeve në Gjimnazin e Pejës, në drejtimin pedagogjik. Aty, në shkollimin e mesëm, Isa Demaj zgjeroi njohuritë e rrethin e shokëve. Këtu ishte bashkënxënës me Zymer Nezirin dhe kishte kontakte frymëzimi me Nezir Gashin, e atdhetarë të tjerë nga Peja e rrethinat. Më e rëndësishmja për formimin dhe forcimin e tij intelektual, në këtë hapësirë njohëse, ishte kontakti me literature e traditës së lavdishme e historike shqiptare. Këto mote, për herë të parë, Isa Demaj kontaktoi me Fishtën, lexoi e mësoi “Lahutën e Malësisë”, vargjet e të cilës i kishte dëgjuar nga këngëtarët e lahutarët rugovasë. Isa gjatë shkollimit të mesëm krijoi nivele, hapësira e mundësi të shtrirjes dhe thellimit bashkëveprues me miqtë bashkëmendimtarë nga mjediset e ndryshme të Dukagjinit e më gjerë. Për veprimet  politike, për liri kombëtare, e në veçanti për ndërprerjen e padrejtësisë historike ndaj Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare, të cilat në ato kohëra të serta e të padrejta, që nga 1913 e deri në ditët tona, padrejtësisht ishin aneksuar nga komunizmi sllav.

Djali e burri i dalluar nga Rugova, Isa Demaj. Që nga vitet e shkollimit të mesëm, u angazhua në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Ai kudo që ishte me guxim e pa asnjë hamendje, shprehte mendimet e qëndrimet e veta për çështjen kombëtare, duke folur e diskutuar, madje edhe kryer aksione konkrete, si shkrimi i parullave kundër okupuesit serb në kërkim të lirisë e bashkimit kombëtar. Kështu, më 1963, në një mbrëmje, bashkë me Isa Bicaj, në dy anët e hyrjes së gjimnazit në Pejë, shkruan parullat “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Enver Hoxha!”. Dhe si rrjedhojë e kësaj, të nesërmen gjithë personeli arsimor dhe nxënësit e gjimnazit të Pejës, u vunë në mbikëqyrje nga organet e shërbimit shtetëror, për të kapur shkruesit e këtyre parullave. Megjithatë, ata, asnjëherë nuk u zbualan, sepse nxënësit dhe autorët e parullave ruajtën sekretin. Ai, djalë trim, kuptoi që në rini se, Kosova e shqiptarët në ish-Jugosllavi, janë popull e troje dy herë të robëruara. Në të parë, nga sllavët gllabërues, për çka kërkohej angazhim e sakrificë e madhe për dalje nga ky robërim. Dhe robërimi i dytë, ishte ideologjia e sistemit komunist, të  cilin shqiptarët pas lirimit të parë nga okupuesi sllav, që ishte domosdo urgjente, lehtë mund ta ndërronin me një ideologji apo do të zgjidhnin një sistem më të përshtatshëm qeveritar për të cilin shqiptarët në mënyrë demokratike, do të deklaroheshin me votën e tyre të lirë e demokratike për sistemin e dëshiruar shoqëror, por dhe shprehjen e mendimit të lirë për shtetin me të cilin ata duan të jetojnë. Ideologjia komuniste sllave, me ashpërsi e dhunë mesjetare, shqiptarëve ju injoronte e nëpërkëmbte, jo vetëm atdheun, por edhe identitetin kombëtar me gjitha vlerat shpirtërore e materiale të së kaluarës së lavdishme pozitive. Ju mohonte besimet fetare, e mbi të gjitha ju mohonte qenien fizike në këto hapësira, dhe veçoritë dalluese të identitetit kombëtar, gjuhën, vlerat shpirtërore artistike dhe simbolet kombëtare. Sunduesi serb nga shqiptarët  mundohej të krijojë qenie “proletare” të  zhveshur nga kompleksi i kënaqësive  materiale, dhe begative pozitive të vlerave shpirtërore, nga tradita e lavdishme pozitive kombëtare e historike. Kështu, Isa në parimin e drejtë u përgatit  me njohjen e veprimeve të ilegales shqiptare, që nga para lufta, gjatë luftës dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Andaj, më 1964, kur ai kishte 18 vjet, pas një takimi të rastit në tren me Azem Beqiri, me të cilin pa një vështirësi, u njoh e u morën vesh shpejt. Që këtu e tehu, praktikisht Isa u bë veprimtari më i ri “Levizjës Revulucionare për Bashkimin Kombëtar” në themelimin e së cilës mori pjesë dhe ishte anëtari me i ri në ilegalen e Bacë Adem Demaçit. Burgosja e tij dhe grupit të 1964, Isën e brengosi shumë, jo vetëm për dhembje. Por, për gatishmëri e sakrificë, pse edhe ai nuk u gjet prapa grilave, ashtu siç i kishte premtuar Azem Beqirit. Megjithatë, ai kontakt i mrekullueshëm me Azemin dhe lidhja e shpejt me Adem Demaçin, Isën e fusin në binarët e rregullt të veprimtarisë kombëtare, të cilën Isa gjatë shkollimit e veprimit e zgjeroi në formë e përmbajtje, dhe për asnjë çast, përkundër kërcënimit e rrezikimit, këtë veprimtari nuk e ndali. Gjatë studimeve në Shkollën e Lartë në Prizren, kontakton shpesh me Hasan Remën, dhe me shumë shokë patriotë nga gjithë mjediset shqiptare, Meriman Brahen e Simon Kuzhninin nga Prizreni, Haxhi Malokun nga Mitrovica, Haxhi Bajraktarin nga Theranda, Isa Morinën nga Dardana, Fadil Sylejmanin nga Tetova, Rafet Ramën nga Rahoveci e shumë studentë e atdhetarë të tjerë. Më 27 nëntor 1967 Isa me shokë student në Prizren, feston Ditën e Flamurit kombëtar, Po asaj nate, diktohet e arrestohet nga organet sigurimit shtetëror dhe dënohet me burg kundërvajtës. Përkundër torturës e dhunës fizike e psikike, Isa del nga burgu edhe më i fortë e më i guximshëm për veprime të mëtejshme. Padrejtësinë historike, kombëtare e njerëzore, rirobërimin e shqiptarëve të Kosovës e trojeve tjera etnike nga Komunizmi Jugosllav. Isa Demaj si edhe shumë të tjerë nga rinia studentore e popullit shqiptar, e kishte kuptuar ndryshe nga shtresa politike të popullatës brenda shqiptare. Më 6 tetor 1968, në Prizrenin historik, Isa Demaj bashkë me Grupin e Studentëve të Prizrenit, që në vazhdim do të merrte koordinimin dhe organizimin e demonstratave për Rrafshin e Dukagjinit, Meriman Braha, Zymer Neziri, Simon Kuzhnini e të tjerë, të motivuar nga Hasan Rema e të ndihmuar edhe nga Lemane Braha-Dobruna, Rafet Rama, Haxhi Maloku, Shpresa Elshani, Haxhi Bajraktari e të tjerë, të cilëve iu bashkuan shumë  qytetarë prizrenas, me flamur kombëtar, dolën në demonstrata. Kështu filloi ndezja falakadanit me kërkesa afirmative e politike. Grupi i Studentëve të Prizrenit. Për herë të parë, thyen “rehatinë” shumëvjeçare të sundimit komunist, me parulla për të drejtat shqiptare, liri, siguri e të drejtë në jetë të popullit shqiptar, që edhe ai, të gëzojë të gjithë të drejtat si edhe popujt të tjerë. Të flasë lirshëm në gjuhën e vet shqipe, të përdorë lirshëm simbolet e veta kombëtare, të shkollohet shqip nga fillorja e deri në mësimet universitare, dhe në administratë e shërbime shtetërore, të flasë e të shkruajë shqip, të përdorë në festa shtetërore e kombëtare  flamurin kombëtar. Kosova të marrë status shtetësie në shkallë Kushtetute. Që edhe në Kosovë të formohet universiteti. Mbi të gjitha, u kërkua e drejta për Republikë të Kosovës, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje, Këto kërkesa në vazhdimësi, do të thuhet e dëgjohen në gjitha demonstratat, që do të organizohen atë vit në Kosovë e troje tjera etnike, të okupuara edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-Jugosllavia. Nga këtu Haxhi Bajraktari, në marrëveshje me organizatorët e demonstratave të Prizrenit, dy ditë më vonë në Suharekë, organizoi demonstratë dhe nga Kryeqyteti i shqiptarizmës, Prizreni. Dy javë më vonë, më 19 tetor 1968. Studentët atdhetarë dukagjinas, në koordinim të Isa Demajt e në përgjegjësi të Zymer Neziri e Xhemail Gashi, me studentët Ramadan Blakaj, Sadri Kelmendi, Miftar Tishuku, dhe nxënësit e Normales, Demë Mulliqi, Sylë Kuqi dhe ndihmën e Tafë Shalës, Ramadan Shala, Afrim Logjës e Pashk Laiqi, me flamur kombëtar, u nisen nga shkolla Normale drejt qendrës së qytetit, të cilët arritën të marrin pas vete mijëra të rinj e qytetarë pejanë. Në shkallë të lartë të disiplinës e organizimit shembullor, që hutoi pushtetarët, ata në qendër të qytetit në Pejë, shpalosen flamurin shqiptar dhe lexuan kërkesat për të drejtat shqiptare. Kjo valë përfshiu  edhe Gjakovën dhe u kurorëzua, më 27 nëntor 1968, me demonstratat masive të rinisë studentore, klasës intelektuale e shtresës punëtore në Prishtinë e qendra tjera, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj, Me pjesëmarrjen masive të gjitha shtresave, niveleve e mjedise shqiptare të Kosovës. Më vonë vala e kërkesave shqiptare përfshiu edhe trevat tjera etnike shqiptare, Tetovën më 22 e 23 dhjetor 1968 dhe Ulqinin me 11 qershor 1969. Praktikisht, në demonstratë u përfshinë, gjitha trojet etnike shqiptare të okupuara nga jugosllavët komunistë. Isa, në demonstratat e Prishtinës, i përgatitur nga leksionet dhe i frymëzuar nga i madhi profesor Ismail Dumoshi, në bashkëveprim me organizatorët e demonastratave, Selatin Novosella, Osman Dumoshi, Agrim Loxha, Adil Pireva e të tjerë, mori pjesë aktive dhe printe në ballë të tyre dhe  të kërkesave të zëshme shqiptare, Kushtetutë ja me hatër, ja me luftë. Universitet, flamur kombëtar, vetëvendosje deri në shkëputje dhe Kosova Republikë. Ashpërsia e dhunës së tepruar nga pushteti komunist, ndaj kërkesave të arsyeshme të demonstruesve, u shndërrua në konflikt. Policia shtetërore përdori forcën, gazin lotsjellës, rrahjet, arrestimet dhe plumbat. Në këto demonstrata, në Prishtinë u vra nxënësi i shkollës teknike Murat Mehmeti dhe u plagosën shumë të tjerë. Mes tyre u plagos edhe Isa Demaj, i cili me ndihmën e Qeram Telqiut, u strehua dhe u shërua në fshehtësi në Obiliq.

Në demonstratat e 1968-ës Isa ishte, jo vetëm pjesëmarrës praktik, por edhe  organizator aktiv dhe i vendosur guximshëm përballë pushtuesit shekullor sllav. Ndërsa barbaria e dhunës serbe, gjatë gjithë kohërave, edhe në epokën e historisë së ditëve tona, trojet shqiptare i shikonte me lakmi gllabërimi, ndërsa shqiptaret me urrejtje në shkallë aparteidi e gjenocidi. Por, kjo pjesë e tërësisë etnike, kurrë nuk qëndroi në pozitat e nënshtrimit të mjeruar, që të priste ato thirrje ndjellakeqe për nënshtrim. Në atë kohë kur mendonim e vepronim, si nga legjendat e fantazmave, dilnin mrekullitë e ringjalljes shpirtërore me frymë kombëtare. Forcat shpirtërore të moralit kombëtar nisnin rrugëtimin e daljes para dhunës së shkelësit që t’i sfidonin vdekjes. Andaj, populli me shpirtin e vet moral e krijues nuk thërret rastësisht ketë fanitje, deri te Adem Jashari, që përkujton lavdinë e veprimtarëve atdhetarë për shkoqitje nga okupuesi barbar, lavdia që përmban krenarinë historike, kombëtare e njerëzore. Në këtë përpjekje, Isa Demaj është hallka e rrugëtimit drejt lirisë. Pas demonstrative Isa Demaj u bë motiv që organet shtetërore, mu për këtë, politika zyrtare Letrën e Titos, në Kosovë e zbatoi ndryshe nga mjediset e njësive tjera federale. Këtu u vërsul mbi kuadrot dikur student dhe organizatorë të ngjarjeve të mëdha të 1968, të cilat, sikur më 1968, i kishin shpëtuar ndëshkimit. Andaj, edhe Isa, si edhe shumë atdhetarë të tjerë, disa herë e larguan nga puna, deri sa në vitin 1979 e arrestuan dhe u dënua me 4 vjet burg të rënd. Isa Demaj me 1972/73 pasi erdhi ne zëvendësim të Zymer Nezirit në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike në Prishtine, ku puna e bashkëpunimi i tij veçohej, si te nxënësit, ashtu edhe mes kolegëve mësimdhënës. Politika zyrtare pas mori udhëzime nga Letra e Titos, si edhe në shumë mjedise shkollore dhe në Universitet, mësyu edhe në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike, që të bëjë “pastrime politike”. Me procedurë më të lehtë diktati, dhe për të dhënë shembull paralajmërimi, meqë ishte nëpunës administrate. Pa asnjë procedurë paraprake, largoi nga puna veprimtarin e madh të çështje kombëtare Metush Krasniqin. Hap që shërbeu për të sulmuar fuqishëm, që me votën e kolegeve, ta largojë nga procesi mësimore edhe Isa Demajn. Pas disa tentimeve, politikanët Komiteti Komunal nuk arriti ti dalin në krye, që Isa Demaj ta largojnë nga ky kolektive. Andaj, zgjodhën rrugën e paligjëshme, që me vendim e qëndrim partiak të Komitetit Komunal ta largojnë nga ky mjedis shkollor. Nxënësit e paralelës “Makarenko”, ku Isa ishte kujdestar klase, paralele e cila nga kolektivi mësimdhënës dhe nxënësit tjerë quhej “Klasa Makarenko”, kur morën vesh se profesor Isai paligjshëm është larguar nga procesi mësimor, madje edhe pa pëlqimin e pa votën e kolegëve mësimdhënës e drejtorisë së shkollës. Organizuan kundërshtim demonstrativ, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, sa Komiteti Komunal dhe politika shtetërore e Prishtinës, mbeti në pozitë të pazgjidhshme për ta qetësuar, ma me pak pasoja gjendjen e krijuar. Vet organet politike u detyruan, që për disa ditë ta mbyllin Qendrën Shkollore Teknike.

Pas shërbimit ushtarak, personaliteti kompleks e atedhetari i pakontestueshëm, me 15 janar 1975, erdhi profesor në gjimnazin e Lipjanit, Isa Demaj erdhi në mjedis të panjohur, por erdhi aty ku e kërkonte arsyeja dhe ku ishte i kërkuar të vijë. Erdhi në mjedis që e njihte fort pak, por ku do të pranohet fort mirë si nga kolektivi arsimor, nxënësit, rinia studentore e këtij mjedisi dhe  qytetarët. Kjo hapësirë shkollore, ky mjedis me popullatë shqiptare kishte nevoje dhe priste një shkëndijë a strall atdhetarie. Kolektivi i shkollës, ashtu edhe gjithë mjedisi lipjanas, kishte parapërgatitje për ardhjen e Tij.  E mirëpriti këndshëm, Këtu Isa u bë shpejt i njohur dhe i pranueshëm. Lirshëm mund të thuhet se, Isa këtu erdhi me një përvojë e planprogram të përgatitur për veprim atdhetarie. Me plot gojë mund të thuhet, se ai këtë program të begatshëm atdhetaria, si një regjisor shembullor e vuri në skenë dhe e realizoi me precizitet shembullor. Isa erdhi në kohën kur aty kërkohej vetëm një strall që të ndez flake. Isa në këtë mjedis te ri, erdhi me përgatitje të një veprimtari atdhetar me përvojë të veprimit praktik të begatshëm, Erdhi si një meteor që orienton e drejton një masë të përgatitur për veprim, Erdhi si një flakadan për lëvizjen ideore e kombëtare. Përkundër ndjekjeve, largimit nga hijet përcjellëse të pushtetit, ai këtu përmbushi një hapësirë të re. Isa në Lipjan u prit nga një masë, bërthamë veprimtarësh athdetarë e përgatitur me orientim të shëndosh kombëtar. Praktikisht në Lipjan ishte një orkestër e përgatitur që nga 1974 dhe e shtrirë në çdo mjedis të kësaj hapësire shqiptare,  që kërkonte dirigjent. Isa në Lypjan e rrethinë, duke filluar nga nxënësit, kolegët mësimdhënës, rinia intelektuale e studentore, si dhe pjesa e prindërve, gjeti hapësirë, të vejë në skenë planin e veprimit në gjitha këto nivele e mjedise. Isa në Lipjan e rrethinë, zgjeroi veprimin arsimor të një arsimtari misionar e atdhetar, U bë udhërrëfyes, drejtues shpirtëror i të rinjve, cytës i një lëvizjeje të vrullshme të masës kombëtarisht korrekte dhe e gatshme për sakrificë, e cila këtë profesor me energji e kreativitet arsimor e pranoi dhe e peshoi drejt. Për qindra, po edhe mija nxënës, rini studentore e qytetarë, Isa u bë shpejt i njohur, i afërt dhe zgjoi kureshtjen e masës, e cila ishte vënë në lëvizje e përkrahje te këtij profesori patriot. Për profesor Isa Denaj gjitha nivelet e moshat shqiptare u bënë mburojë që e ruanin atë nga ndjekja e organeve të sigurimit shtetëror. Isën e mbanin nëpër shtëpitë e tyre, e nuk e tregonin kur e përcillte rreziku që ta zinin. Shkurt e shqip, ky mjedis kosovar, me Isën mori vulën e vazhdimësisë së aspiratave të ligjshme kombëtare të 1968, e në vazhdimësi të punës arsimore me nxënës e rini studentore lipjanase bën përgatitjen dhe paraprijnë demonstratat e pranverës së madhe të 1981-it. Thjeshtë për krahun e Lipjanit, Isa ishte fati ynë, ishte arma punëtore që na hapi rrugën e veprimit konkret të lëvizjes atdhetare. Kur profesor Isa fliste para nxënësve, kolegëve të punës, njerëzve në ndeja odash që ishin të shpeshta, sytë i flakëronin, fytyra i kthjellej nga dëshira entuziaste të thotë sa më shumë. Ai kishte artileri argumentesh, kur shtronte të kaluarën historike shqiptare. Vitalitetin, traditën e lavdishme pozitive, lashtësinë kombëtare, begatinë gjuhësore, letrare e shpirtërore të popullit shqiptar. Në anën tjetër gjente grumbull dëshmish, për anët negative të sistemit jugosllav e dogmës sllave, e cila punonte vazhdimisht të na zhvishte nga ndjenja kombëtare, fetare e njerëzor. Mu për këtë, thoshte Isa. Ne shqiptarëve na ndjek më shumë, na urren e nuk na ka besën hiç, sepse e di që nuk jemi qenie e tij. Në aspektin e veprimit politik, krijoi bërdhamë të fortë për veprim atdhetar. Nxënësit i bëri të afërt, shokë mendimi e veprimi. Ata i futi në binarë të punës e mësimit dhe i drejtoi në jetë. Nga mësimdhënësit krijoi skuadër punë për edukim kombëtar. Bashkë me disa kolegë mësimdhënës, krijoi ekip të vullnetshme e te guximshme pune, jashtë kornizave ideologjike të programeve të shabllonizuara mësimore. Bashkë me mësimdhënës tjerë, Isa fliste kudo për vlerat krijuese të personaliteteve të anatemuara. Shërbehej me vlerat e rilindësve dhe ato nga tradita. Potenconte mendimet e Fishtës, Konicës, Koliqit dhe begatinë kombëtare të vlerave tjera krijuese. Vazhdimisht e me kënaqësi fliste për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shpjegonte spastrimet e shqiptarëve nga trojet etnike, Nishi, Toplica e Kosanica, Fliste për Kongresin e Berlinit, gjysmimin e trojeve shqiptare, Vendimet e Konferencës së Bujanit dhe kërkesat e shqiptare për bashkim kombtar. Për Masakrën e Tivarit, Trogirit e rezistencën shqiptare, deri në gjendjen ushtarake të 1945. Isa me bashkëmendimtarë në trevën e Lipjanit vepronte vazhdimisht të bindte popullin, se është i robëruar dhe se duhet gjejë forma e mënyra të filloi rrugën për liri. Isa nuk bënte asnjë veprim, pa e futur atë në analizë të thellë vetë dhe me shokë, duke vështruar me vigjilencë, por dhe vlerësonte për mundësinë e arritjes së efekteve. Tipar i veçantë i këtij atdhetari ishte respekti ndaj atdhetarëve të dëshmuar. Me respekt fliste për Bacë Adem Demaçin. Metush Krasniqin, kishte konsideratë për shokët Fadil Sylejmanin, Sadri Fetiun, Zymer Nezirin, Meriman Brahen. Kishte moral respektiv e konsideratë korrekte për djemtë lipjanas, Avdi Kelmendin, studentet Sherif e Abdurrahman Konjufcën, si dhe nxënësit Islam Miftarin e Muhamet Ademajn e shumë të tjerë. Ndaj miqve Isa kishte respekt e ndaj kundërshtarëve kishte grushtin e hurin. Trim e burrë u dëshmua kudo e kurdo , si më 1968  në Prizren, në Pejë e në Prishtinë, si në dhjetor 1979 e maj 1980, kur bashkë me atdhetarët Shefqet Jashari, Ramandan Pllana, Avdi Kelmendi e të tjerë padrejtësisht u dënuan për veprimtari patriotike dhe paralajmëruan ngjarjet mëdha të 1981.

Për ndërrim vendi të punës e veprimit në shtator të 1978 Isa u transferua në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Në këtë kolegtiv shkollor Isa kishte edhe shokët e mëhershëm të veprimit, si Ramiz Shehun e të tjerë. Por, arsyeja e ndërrimit të vendit të punës ishte hutimi apo largimi nga objektivi i mbikëqyerjes së organeve përcjelljes të sigurimit të shtetit. Isa Demaj, veprimtar i patrembur për liri, që nuk mund ta thyenin as ndjekjet e përndjekjet, as burgjet e errata, as torturat mizore që iu bënë gjatë hetimeve e vuajtjeve të dënimit në burgjet serbe, gjithmonë ishte Ai dhe mbeti shembull atdhetarie si duhet të jetë veprimtari atdhetar i kësaj toke të përvuajtur shqiptare. Andaj, siç thot Baca Adem. Jeta nganjëherë luan me ne, e vdekjet vijnë si nuk e meritojmë. Kështu, Isa Demaj më 27 gusht 1985 nga pasojat e torturat e vrazhta fizike e piskike nga hetuesia e UDB-së, e vuajtjeve në kazamatet serbe, befasisht vdiç në një fatkeqësi komunikacioni. Kjo ishte një paderjtësi e natyrës, paderjtësi për këtë profesor shembullor, burrë të madh e atdhetar të përbetuar. Ai së paku kështu nuk e ka dëshiruar e as merituar vdekjen. Nëse duhej të vdiste, logjikshëm do të ishte një vdekje heroike, siç vdesin burrat e trimat e mëdhj. Por e drejta e natyrshme, do të ishte Isa të jetonte jetën e vet, sepse i duhej jo vetëm familjes e shokëve, por i duhej këtij popullit, kësaj kohe e kësaj toke. Ai meritonte te përjetojë kënaqësinë e motit të madh, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momentin e madh historik te shqiptarëve, pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për kontributin e dhënë për pavarësi të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, më 27 gusht  2010, në 25 vjetorin e vdekjes, Isa Demaj e dekoroi me Mirënjohje. Ndërsa më 18 prill 2016, në 70 vjetorin e lindjes dhe 31 vjetorin e vdekjes. Presidenti i Shqipërise Bujar Nishani dekoroi Isa Demajn me titullin “Klorsi i Urdhërit të Skënderbeut”, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar, si një nga organizatorët e prijësit e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, në kërkim të lirisë, përdorimit të flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe në administratë,themelimit të universitetit për Kosovën Republikë dhe Vetëvendosje, për shqiptarët në territoret e tyre në ish-Jugoasllavi. Dhe për kontribut të veçantë në veprimtari atdhetare e sakrificë për çlirimin e Kosovës. Isa Demaj si edhe shume atdhetarë tjerë e ka merituar uratën e madhe të popullit e krenarinë kombëtare.

Isa Demaj edhe pse jetoi jo më shumë se një gjysmë jete të natyrshme, vetëm 39 vjet, mbi gjysmën e kësaj gjysmëjete e kaloi në veprimtari atdhetare e arsimore. Kontriboi në edukimin e rinisë shkollore në shumë mjedise të  Kosovës, për të  cilët atëherë e sot mbeti përfaqësues i denjë i brezit të arsimtarëve e patriotëve tanë, që ka marrë vend nderi në historinë e lirisë së Kosovës, e në veçanti në histori të arsimit dhe shkollës shqipe. Personaliteti i tij prej arsimtari atdhetar, kontributi dhe veprimtaria e tij patriotike, do të mbetet shembull frymëzimi i patriotit ideal, që nderohet nga brezat e tanishëm, dhe ato që vijnë pas nesh.

Filed Under: Histori Tagged With: DHE VEPRIMTARIA ATDHETARE, E ISA DEMAJT, Ismail Gashi, jeta

Shenjtërimi – Vatikani hedh në treg një pullë postare në nderim të Nënë Terezës

August 21, 2016 by dgreca

*Nënë Tereza Shenjte: programi i Misionareve të Bamirësisë(Motrat e Nënë Terezës)/

Në prag të eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të figurës së besimtares shqiptare.

Prej datës 2 shtator do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar Shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera e pullës do të jetë 0.95 cent.

Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele. Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente;  me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Larg në sfond duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi.

Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terszës.

Më shtator të vitit 2003 është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së proesit të Lumturimit të Nënë Terezës me vlerë 0.41 cent.

 Logoja zyrtare për shenjtërimin e Nënë Terezës nga një artiste indiane/

Është bërë publike logoja zyrtare e eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan.

Kjo logo është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë nga dizenjatorja indiane Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhërit të Nënë Terezës në lagjen Mahim të këtij qyteti.

Artistja Karen Vaswani nee D’Lima, e ka nisur karrierën e saj në moshën 21 vjeç dhe gjatë gjthë këtyre viteve ka ofruar punën dhe si dizenjatore për mjaft kisha në Indi.

Për Azia News Karen Vaswani nee D’Lima, rrëfen se “nuk e ka takuar kurrë personalisht Nënë Terezën, por ka admiruar gjithmonë veprën e saj, që e ka frymëzuar profesionalisht dhe në mjaft aktivitete bamirësie.”

Përsa i përket krijimit të logos për këtë event madhështor, artistja indiane thotë se Ipeshkvia e Kalkutës e kishte kontaktuar për të dizenjuar logon e celebrimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta.

“Pas realizimit drejtuesja e përgjithshme e urdhërit të Motrave të Nënë Terezës në Indi, Motra Prema, e pëlqeu aq shumë sa u vendos ta adoptojnë dhe për eventin zyrtar që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo.

Artistja Karen Vaswani nee D’Lima ka treguar se i janë dashur 3 ditë për realizmin e kësaj logo.

“Tema e zgjedhur nga Vatikani, thotë ajo ishte “Përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit”, kështu vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënë Terezës, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë në grafik e vetëm, dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave.”

Duke përfunduar, artistja indiane thotë se gjatë punimit të kësaj logo-je është lutur shumë, duke falenderuar Zotin për mundësinë që i dha, si dhe duke e falenderuar gjithashtu dhe për frymëzimin në realizimin e kësaj logo të thjeshtë e të fuqishme njëhershën, e qe flet vetë më shumë se çdo tjetër përshkrim.

logoja

Nënë Tereza Shenjte: programi i Misionareve të Bamirësisë(Motrat e Nënë Terezës)

ROMË – 4 SHTATOR 2016

PAPA FRANÇESKU SHPALL SHENJTE NËNË TEREZËN E KALKUTËS

Programi i Misionareve të Bamirësisë

E enjte – 1 shtator  

Hapja e ekspozitës

“JETA, PËRSHPIRTËRIA DHE MESAZHI I NËNË TEREZËS”

1-3 e 5 shtator 9.00-19.00

4 shtator 14.00-19.00

7 shtator 9.00-14.00

LUMSA – Kompleksi Jubileu,Via di Porta Castello 44

Shtegtarët mund të kapërcejnë Portat Shenjte ose të vizitojnë ekspozitën kushtuar Nënë Terezës.

______________

E premte, 2 shtator

Mesha Shenjte: ora 9.00 në gjuhën angleze; 10.00, në gjuhën spanjolle, 12.00, në gjuhën italiane.

Bazilika e Shën Anastasisë në Palatin

______________

MBRËMËSORE E LUTJES DHE ADHURIM SOLEMN

Kori i Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina.

Tema: “Rrezatojmë dritën e Krishtit, thirrja për shenjtëri”.

20.30-22.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran.

__________________

E shtunde, 3 shtator

KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU

8.30 përgatitja – 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit

Hyhet me biletë

ORATORI “MOTHER”

I Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00

Bazilika e Shën Andrea della Valle.

Mesha Shenjte, në orën 19.00

Në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës

______________________

E diel, 4 shtator

LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES

TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit

E nevojshme, bileta e hyrjes

Lutja e Engjëllit të Tënzot e Papës Françesku

Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit

______________________

E hënë, 5 shtator

FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina

Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

Pasdite

NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS

Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran

 6-8 shtator

NDERIMI I RELIKEVE TË SHËN TEREZËS  SË KALKUTËS

E martë, 8 shtator, ora 9.00-18.00 Kisha e Shën Gregorit të Madh,

Vizitë në dhomën e Nënë Terezës në kuvendin e Shën Gregorit;

ora 8.30-18.00 Piazza San Gregorio 1

Për biletat e hyrjes dhe informacione të tjera të nevojshme, shiko:

www.motherteresa.org

Në të gjitha ngjarjet, me përjashtim të atyre që janë shënuar, hyrja është e lirë.

Kosovë: Pullë Postare për “Shenjtërimin e Nënë Terezës”/

 Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Kosova ka promovuar një Pullë Postare kushtuar pikërisht bijës e nënës së popullit shqiptar, krenarisë së kombit, Ganxhe Bojaxhiut. Kosova, Dardania e lashtë, vendlindja e prindërve të Nënë Terezës, e ndjen dhe vlerëson në një mënyrë të veçantë kanonizimin e Shenjtës shqiptare. 
Republika e Kosovës po i gëzohet Shenjtërimit te bijës dhe nenës së tyre, krenarisë së kombit, Nënës Terezë. Pas ndërtimit të Kishës Katedrale në Prishtinë, fal nismës së presidentit historik, Ibrahim Rugovës dhe Imzot Mark Sopit, populli i Kosovës pa dallim, edhe pak dite do ta këtë edhe te Shenjtën e kombit për ndërmjetësim tek Zoti, Shën Nena Terezë.

Për ta nderuar këtë ngjarje te papërsëritshme, Qeveria e Kosovës me 15 janar e ka shpallur, 2016-tën Viti i Nënës Terezë në Kosovë. Atë ditë në mbledhjen e Qeverise, kryeministri Isa Mustafa pat thënë se këtë vit te Shenjtërimit të Nënës Terezë do ta shfrytëzojmë për afirmimin e humanizmit, te mirëkuptimit, te  ndihmës, te raporteve të mira e korrekte të paqes dhe dinjitetit në Kosovë. Muaj me vone Qeveria e Kosovës ndau edhe mjete buxhetore në vlerë prej 300 mijë eurove për ta ndihmuar koncertin kushtuar “Himnit te Nënës Terezë” që do të shfaqet më 3 shtator në Romë, në bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, në prag të Shenjtërimit të saj.

Ndërkaq, me 13 korrik 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare  me votim unanim e pat miratuar propozimin e Kryesisë për shpalljen e 5 Shtatorit në Kosovë “Ditë e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Në vazhdim, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Vitit të Nënës Terezë, më 16 gusht në Prishtine është promovuar Pulla Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Ne ketë rast solemn, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se është nder i veçantë që të respektohet figura e Nënës Terezë. “Mund të them se për Republikën e Kosovës e për gjithë qytetarët e saj është një nder i veçantë që ne të respektojmë një figurë të jashtëzakonshme dhe një humaniste globale siç ishte dhe është Nëna Terezë”, tha Mustafa.

Ndërkaq, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se institucioni që ai e drejton si mision të vetin e ka që t’i nderojë figurat kombëtare. “Ndjehem i privilegjuar qe, Filatelia e Postës së Kosovës nga sot pasurohet me këtë pullë postare që është edicion i jashtëzakonshëm dhe i kushtohet ngjarjes se jashtëzakonshme për kombin shqiptar siç është Shenjtërimi i Nënës Terezë. Një nga misionet tona është edhe promovimi i vlerave tona kombëtare, kështu që pulla postare për Nënë Terezën është përmbushje e këtij misioni”, tha ai.

Kontributi i Nënës Terezë i tejkalon kontributet e penës e të shpatës që i kanë dhënë të gjitha figurat kombëtare shqiptare, tha me ketë rast, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. “Në të kaluarën ne si komb kemi dhënë shumë figura të penës e të shpatës. Figurat të cilat kanë ditur të japin kontribut në zhvillimin e njerëzimit dhe qytetërimit evropian dhe në udhëheqjen e perandorisë otomane, por figura e Nënës Terezë i tejkalon të gjithë dhe është shpërblim nga Zoti për të gjithë sakrificën që kombi e ka bërë në historinë e vet sepse Nëna Terezë është figura e shpirtit tonë dhe e zemrës bujare të shqiptarit, askush në histori nuk ka ditur ta shpalos zemrën bujare të popullit tonë si Nënë Tereza”, tha ai.

Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, menjëherë pas promovimit fillojë të qarkullojë nëpër të gjitha vendet e botës.

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Nene Tereza, pulle Postare, Vatikani

Donald Trump kërkon mbështetjen e afrikano-amerikanëve

August 21, 2016 by dgreca

Në vizitën e dytë në Miçigan në dy javë, kandidati republikan për President Donald Trump, u bëri thirrje afrikano-amerikanëve ta mbështesin atë, duke thënë se në të kundërt nuk kanë si të presin ndryshim.

Duke akuzuar rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, zoti Trump tha se ajo preferon politika që do të favorizonin refugjatët dhe jo afrikano-amerikanët që ai tha se janë bërë refugjatë në vendin e tyre.

Ai premtoi hapjen e vendeve të punes dhe shtimin e prodhimit në fabrika.

Por ai shkaktoi kritika kur tha se duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, afrikano-amerikanët nuk kanë asgjë për të humbur duke i dhënë atij një shans.

Te Premten zoti Trump, ishte në Luiziana për të vizituar zonat e përmbytura.

THE NEW YORK TIMES:Mali me borxhe i Donald Trumpit/

Firmat e Donald Trumpit kanё shumё mё tepёr borxhe nga sa ishte pranuar deri tani.

Eshtё imazhi qё ai ka krijuar pёr veten si njё sipёrmarrёs i suksesshёm vetёm njё fasadё? Sipas njoftimeve nё media firmat e kanditati republikan pёr president nё SHBA Donald Trump kanё borxhe nё vlerёn e tё paktёn 650 milionё dollarёve. “New York Times” njofton, se perandoria e firmave tё Trumpit janё debitore me 650 milionё dollarё (573 milionё Euro). Kjo ёshtё dyfishi mё shumё nga detyrimet qё kishte deklaruar deri tani ekipi i tij elektoral. Gazeta e SHBA-sё pёr artikullin e saj ka hulumtuar pёrmes njё sipёrmarrjeje tё specializuar tё dhёnat publike tё mё shumё se 30 sipёrmarrjeve nga konglomerati i manjatit tё imobiljeve.

Krahas shumёs 650 milionёshe tё borxheve duhet marrё parasysh, qё “njё pjesё e rёndёsisshme e pasurisё sё Trumpit” ёshtё e lidhur pёrmes tre partneriteteve tё ndёrmarrjeve. Kёsisoj njё sёrё kreditorёve u takon njё shumё e pёrgjithshme prej rreth 1,76 miliardё Eurosh, njofton gazeta.

Hulumtimi tregon, se “sa enigmatike janё bizneset e Trumpit”, thuhet nё Nju Jork Times. Kjo gazetё nxjerr nё pah gjitashtu se mirёqenia e Trumpit ” varet fort prej njё rrjeti tё madh pёrkrahёsish financiarё, ndёr ta njёri, tё cilin ai e ka atakuar gjatё fushatёs elektorale”. Ndёr donatorёt e Trumpit bёn pjesё njё nga bankat mё tё mёdha tё Kinёs, qё kandidati republikan pёr president e kriitkon si armikun kryesor ekonomik tё SHBA-sё. Ai ka marrё para edhe Banka e Investimeve nё SHBA Goldman Sachs, qё ai e ka akuzuar, se influencon rivalen e tij demokrate Hillary Clinton.

Trump preferon tё mburret me suksesin e tij

Si miliarder i vetёshpallur ai vazhdimisht nё luftёn elektorale thekson perandorinё e vet tё imobiljeve dhe deklaron njё pasuri prej rreth 8,8 miliardё Eurosh. Trump nuk kursehet duke dhënë kёshilla pёr shtimin e pasurisё. Ai i ka hedhur poshtё kёrkesat nga partia e tij qё tё publikojё deklarimin e tatimeve, sikurse ёshtё prej dekadash e zakonshme pёr kandidatёt pёr president tё SHBA-sё. Po ashtu ai nuk ka pranuar verifikimin e pasurisё sё tij nga njё instancё e pavarur.

Nё sondazhe pas Clintonit

Javёt e kaluara republikani i diskutueshёm ka humbur vazhdimisht pёrkrahjen edhe brenda radhёve tё partisё sё vet kundrejt rivales demokrate Clinton. Mesatarisht sipas sondazheve tё fundit duke iu referuar njё vlerёsimi tё Real CLear Politics nё nivein e mbarё popullsisё sё SHBA-sё Trump arrin nё 41% dhe Clinton nё 47 %. Zgjedhjet zhvillohen nё nёntor.

Filed Under: Komente Tagged With: Donald Trump, e afrikano-amerikanëve, kërkon mbështetjen

Tё ndёrpriten bisedimet e anëtarёsimit nё BE me Ankaranё

August 21, 2016 by dgreca

Nga Christoph Hasselbach/DW/

Mund tё dukej i njё shaka, nёse rrethanat nuk do tё ishin ka serioze: Ambasadori turk nё BE Selim Yenel i tha gazetёs “Die Welt”, se vendi i tij do tё antarёsohet nё vitin 2023 me tё drejta tё plota nё BE, kjo pёrkon me 100 vjetorin e Republikёs Turke. Por cila republikё duhet tё jetё kjo?

Themeluesi i shtetit Kemal Ataturk aplikoi laicizmin nё vitin 1923. Presidenti i sotёm Rexhep Erdogan ёshtё duke e vendosur religjonin mbi tё gjitha. Turqia e sotme ёshtё njё vend i spastrimeve politike, i shtypjes sё medieve dhe sipas vlerёsimit tё Ministrisё sё Brendshme gjermane njё vend, qё bashёkpunin me islamistёt dhe terroristёt. Ky vend do tё jetё partner i barabartё nё Bruksel?

Schröder, Blair dhe Chirac ishin pёr antarёsimin

Hasselbach Christoph Kommentarbild AppChristoph Hasselbach

Sado e papranueshme tingёllon sot kjo kёrkesё, jo gjithmonё ka qenё kёshtu. Kryetarёt e tre vendeve mё tё rёndёsisshme tё BE-sё, kancelari Gerhard Schröder, britaniku Tony Blair dhe francezi Jaques Chirac (njё konservator!), u angazhuan nё ndёrrimin e shekujve pёr antarёsimin e Turqisё. Nё vitin 2005 qё tё tre u dhanё dritёn e gjelbёr asokohe 25 vendeve anёtare tё BE-sё pёr fillimin e bisedimeve tё antarёsimit. Atёherё shprehimisht thuhej: “qёllimi i bisedimeve ёshtё antarёsimi”.

Sidoqoftё edhe nё tekst ishte shёnuar, qё BE-ja do ta miratojё antarёsimin, vetёm nёse vendi vendi ёshtё nё gjendje ekonomike dhe politike pёr kёtё.

Sot kjo ёshtё mё pak e mundshme se kurrё mё parё. Nё njёrin prej argumentave mё tё rёndёsishme deri mё sot nuk ka ndryshuar asgjё. Njё popull me gati 80 milionё njerёz, qё nё pak vite do ta ketё tejkaluar edhe Gjermaninё deri mё sot me popullsinё mё tё madhe, do tё gёzonte tё drejtёn e lёvizjes dhe qendrimit tё lirё nё BE. Nёse do tё bёnim tё qartё vetёm kёtё pikё nё sfondin e debatit tё nxehtё tё migracionit sot nё Europё, vёren se sa absurd ёshtё pretendimi pёr njё antarёsim tё plotё. Ҫdo qeveri europiane, qё sot do tё kёrkonte atё qё kanё kёrkuar para dhjetё vjetёsh Schröder, Blair ose Chirac, do tё kishte marrё fund politikisht.

Kjo do tё thotё, qё Turqia nuk i pёrmbush aspak kushtet e antarёsimit, Europa nuk e do Turqinё dhe vet Erdogani ka lёnё tё nёnkuptohet, qё pёr tё antarёsimi nuk ka kaq rёndёsi.

Europa ndihet e detyruar

Megjithatё bisedimet vazhdojnё, nё bazё tё marrёveshjes pёr refugjatёt ato duhet tё pёrshpejtohen.

Pёrse duhet gjithё kjo farsё? Pёrgjigja ёshtё e thjeshtё: Turqia mund ta vendosё me kёtё BE-nё nёn presion. Europianёt kanё njё ndёrgjegje jo tё pastёr, sepse ato i kanё hapur Turqisё perspektivёn e antarёsimit nё kohё krejt tё tjera dhe sepse sot ato pёr shkak tё marrёveshjes pёr refugjatёt ndihen tё detyruar kundrejt Ankarasё.

Por kjo nuk mund tё jetё arsyeja. BE-ja jo vetёm duhet t’i pezullojё bisedimet, por duhet t’i ndёrpresё ato plotёsisht. Njё antarёsim i plotё as qё do tё shtrohej edhe nёse Turqia do t’i pёrmbushte tё gjitha kushtet. Marrёdhёnie tё ngushta po, nё tё gjitha fushat, por jo pa kushte. Pretendimet, qё rrjedhin nga njё antarёsim i plotё do ta rrezikonin BE-nё. Vetёm perspektiva e antarёsimit nxit ekstremizmin politik nё vendet e BE-sё. Ndaj duhet, qё mё nё fund tё thuhen gjёrat qartё dhe t’i jept fund kёsaj loje jo dinjitoze.

Filed Under: Analiza Tagged With: tderprerje e anetaresimit, Turqi-BE

SHQIPERIA:DIABOLIK-CANABIS

August 21, 2016 by dgreca

Shkruan: Av. Dr. Gaspër Drini/

 Asnjëherë më shumë se në këto dy vjet, veçanërisht këtë vitin e fundit, Shqipëria nuk ka qenë më e ekspozuar ndaj trafikut të drogës, shoqëruar kjo me presione, dhunë, vrasje dhe hakmarrje të trafikantëve dhe grupeve kriminale rreth tyre.  

Vendi ynë është kthyer në një Kolumbi të dytë, ku as zëri i medias, as zëri i shoqërisë civile, as lufta e organizatave ndërkombëtare të antikrimit, as përkushtimi i një pjese të oficerëve të policisë shqiptare që punojnë me përkushtim deri në akte sublime, nuk po e pengojnë dot këtë oktopod gjigand të krimit të organizuar.    

Shqipëria është ngjyrosur në hartën e Evropës me ngjyrën e kanabisit, pasi nga jugu në veri, nga fushat deri tek kodrat dhe stanet majëmaleve, bima e drogës po lulëzon duke e kthyer vendin tonë një qendër të prodhimit dhe furnizimit të gjithë kontinentit e më gjërë me drogë.

Ky nuk është një realitet i denoncuar vetëm nga opozita dhe mediat shqiptare e të huaja, por dhe një problem i ngritur me forcë nga organizatat evropiane e botërore të policimit dhe antikrimit. Përveç shijes së hidhur që të lë një tokë e begatë, e kthyer në shtrat prodhimi të vdekjes, ky biznes kriminal po nxit në mënyrë galopante presionet, shantazhet, vrasjet dhe mbajtjen peng të shoqërisë nga bastionet dhe protagonistët e canabisit.

Ngjyra e kanabisit përkthehet si ngjyra e helmit vdekjeprurës, e botës së vrasjeve dhe krimeve të nëndheshme, i pazareve të përgjakura që nuk kanë të sosur e që fatura rëndon mbi qytetarin e këtij vendi, që tash njëzet e pesë vjet po rropatet për të jetuar me  dinjitet dhe i çliruar nga paeranojat e krimit.

Denoncimi para disa ditëve i gazetarit të Neës 24, analistit të njohur investigues të antikrimit Dritan Hoxha për vrasjen e njërit nga informatorët e tij nga grupet banditeske të kultivimit të drogës, është një zë që tregon shkallën e gjërë të implikimit të trafikantëve në zejet kriminale të keqbërjes.

Kultivuesit dhe trafikantët iu paguajnë drejtuesve të policisë 40 euro për çdo rrënjë të mbjellë me canabis, deklaron Artan Hoxha, duke përcjellë me foto dhe video fushat e pafund të drogës, të rujatura me dhunë e brutalitet nga roje të aramtosura me armë të sofistikuara, pjesë e këtij rrjeti gjigand kriminal.

Alarmant është denoncimi që vjen nga selia e opozitës, por me burime në organizatat botërore të antikrimit si Interpoli etj i faktit të implikimit të mjaft shefave të komisariateve në vend, oficerëve të lartë të policisë në linjat e këtij trafiku të përgjakur. Kjo ka bërë që punonjës policie të përkushtuar dhe idealistë, që po ndeshen dhëmb më dhëmb me protagonistët e krimit të organizuar, ku futet dhe trafiku i drogës, të mbeten zbuluar e për më tepë të rrezikuar në misonin e tyre. 

Lënda narkotike e gjetur në fshatin Simon në Kaçinar të Mirditës, me datë 20.10.2015, në pronesi të Petrit Bardhit (Petro Doda)-një tjetër funksionar lokal me dy emra, kryetar komune i Kaçinarit dhe vëllait të tij Fran (Florian) Bardhi do të niste një proces gjyqësor të pafat në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë.  I akuzuari, përveç të tjerave, dyshohet të ketë një pasuri marramendëse me shume biznese dhe prona nga Saranda deri ne Kaçinar, pasuri të cilën ai nuk denjoi asnjehërë të deklaroj, siç e kërkon ligji për çdo funksionar publik.

Figura kryesore e kompletimit të dosjes kriminale të këtij trafikanti ishte punonjësi i policisë Aranit Dedaj, Kjo Gjykatë ka dhënë vendimin për arrest me burg, por i akuzuari dhe i dënuari nuk u paraqit asnjëherë për të kryer vuajtjen e dënimit, por i lirë bënte e bën presione poshtë e lartë, ndaj grupit të oficerëve të policisë Mirditë, që mundësuan faktimin e implikimit të tij në trafikun e drogës. Gishti tregues i funksionarit të lartë lokal me dy emra është drejtuar ndaj efektivit Aranit Dedaj, shoqërues i qenit të drogës, që ka qenë mjaft aktiv në grumbullimin e provave kundër këtij narkotrafikanti me kollare.

      Ky person me precedentë penalë (i dënuar për falsifikim, armëmbajtje pa leje dhe ndihmesë për kalimin e paligjshëm të kufirit), i cili vihet në krye të komunës, në një pozicion kyç për mbarëvajtjen e te gjitha punëve dhe jetës së bashkfshatarëve të tij të komunës Kaçinar, në bashkëpunim me të shumëkrëkuarin nga Interpoli dhe organizatat botërore të antidrogës, P. Dushi, mbajnë peng Mirditën, kodrat dhe malet e së cilës i kanë kthyer në vende të rritjes dhe trafikimit të kanabisit. Presioni i tyre ndaj ndaj oficerit të policisë Aranit Dedaj ka qenë i hapur, i drejtpërdrejtë, në ambientet e komisariatit dhe të gjykatës. Me  datë 18 shkurt 2016, bashkëshorten e tij e kanë ndjekur me makinë për ta shtypur dhe, pasi policia mundësoi ndalimin e personave keqbërës, rezultoi se njëri nga tre përndjekësit ishte kushëriri i Petrit Bardhit, për më tepër ai nuk ngurroi t’i drejtohet Aranit Dedajt me këto fjalë : ” Te fala ke nga Petrit Bardhi”.

Me dt 18.02.2016 P.B. lirohet nga Gjykata duke i ndryshuar masën e “sigurisë arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, pra praktikisht i lirë për t’u kujdesur për çdo biznes të tij, sidomos atë të drogës, i lirë për t’u arratisur nga drejtësia jashtë vendit, dhe ç’është më e rëndësishmja, i lirë për t’iu kundërvënë çdokujt që ka tentuar ta ndaloj, siç është rasti i oficerit të policisë Dedaj.  Edhe pse kishte prova të pakontestueshme jo vetëm për masën e sigurisë « arrest me burg » por dhe për dënimin e tij të paktën me 12 vite burg, kjo gjykatë I krijon të gjitha mundësitë që të dalë i pa lagur nga gjithë kjo histori.

      Mosdhënia e drejtësisë ndaj këtyre personave të kapur në flagrancë në kultivimin e trafikimin e drogës, të akuzuar dhe për shumë vepra të tjera penale, shoqëruar me presione të hapura dhe kërcënime të frikshme, e kanë detyruar oficerin e përkushtuar të policisë Aranit Dedaj të largohet nga policia, për të ruajtur vetveten dhe familjen.

Në arat me canbis punojnë qindra e mijëra punëtorë, mjaft prej tyre të marrë me dhunë nga grupet kriminale; arat ruhen ditë e natë me persona të armatosur, pjesë e rrjeteve të drogës. Shpesh punëtorët keqtrajtohen, dhunohen, detyrohen të punojnë pa asnjë shpërblim, vriten dhe masakrohen.  Shqipëria la prapa Lazaratin e frikshëm, Lazaratin e furnizimit me drogë të gjithë Europës dhe u kthye vetë e gjitha në një Lazarat, duke bërë që toka e shenjtë e gjyshstërgjyshërve tanë historikë të kthehet në një tokë canabisi, diabolik-canabisi.

Ka ardhur koha që ky dimension i frikshëm, ky makth që e ka emrin canbis e që po kthehet një oktopod gjigan krimi e ndëshkimi, duke e çuar Shqipërinë vite të tëra pas në hartën e vendeve të sigurisë, të ndërpritet e të marrë fund, duke bërë që të bllokohet, ashtu siç u veprua në Lazarat, kjo aferë vdekjeje që kërcënon çdo ditë e me një agresivitet të rëndë rendin dhe stabilitetin qytetar.  

Filed Under: Analiza Tagged With: DIABOLIK-CANABIS, Gasper Drini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2545
  • 2546
  • 2547
  • 2548
  • 2549
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT