• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazh dhe nje shkrim nga nje ish femije cam 6 vjecar qe shpetoi nga kthetrat e Nazifashisteve greke

June 12, 2016 by dgreca

FAHRI DAHRI:“NORMALITETI DHE JONORMALITETI I SHQIPTARËVE”/
1- MESAZHI
E nderuar Redaksi e Gazetes “DIELLI” ne SHBA/
Sot arrita te gjeja emailin e organit tuaj, te cilin e kam degjuar shume vite me pare. Ndjej kenaqesi, nese jam i sakte ne kete adrese.
Zoterin,j une qe po ju drejtohem per here te pare, jam nje ish femije 6 vjeçar nga Gunenica,qe bashke me te gjithe komunitetin çam mysliman te Thesprotise-Camerise, pasi shpetuam nga masakrat çnjerezore te nazifashisteve greke me Rrallis, Metaksa, Zerven e Co ne krye, dhunshem u larguam nga vendi autokton.Jam deshmitar okular, i atyre viteve te zeza, te cilat ishin rrjedhoje e vendimmarrjeve  teper te pafalshme te fuqive te medha te asaj kohe qe ne vitin 1913 ate krahine te virgjer etnike shqiptare ja dhuruan Greqise dhe banoret e saj, pa prit e pakuptuar u quajten te padeshiruar, pa identitet, tradhetare te kombit grek sepse nuk pranuan te ishin ortodoks e shume te tjera. Pas daljes ne pension vite me pare, me eshte dhene mundesia te shkruaj per paraardhesit e çameve, per historine e Thesproti-Camerise, si dhe vazhdoj te shkruaj artikuj  me te cilet pergenjeshtroj me fakte mashtrimet, shpifjet, pretekstet greke ndaj atyre banoreve fatkeq. Nuk kam ndjesi hakmarrjeje, por kam ndjenja njerezore per te vertetuar, saktesuar dhe per te arritur vendosjen e te vertetave te atyre ngjarjeve te shemtuara, teper te dhimshme qe na shkaktoi shteti Grek, jo se ishim bashkepunetoe me gjermanin, por sepse nuk pranuam te konvertohehim ne ortodokse, qe si te tille do perfshiheshim ne kombin Grek, si dhe, siç dihet rajoni i Camerise, eshte vazhdimi i kufirit natyral i Shqiperise etnike qe krijonte ankth tjeter per greqine.  Keto jane aresyet qe u realizua genocidi,pas shume masave drastike te ndermarra nga shteti dhe kisha greke prej vitit 1913 e vazhdimisht, te cilat megjithese teper te renda, çamet perpiqeshin te mbijetonin per te mos u larguar nga vendi i tyre.
Keto dite erdhi ministri i jashtem grek ne Tirane dhe vazhdoi po me genjeshtra, mashtrime, fallsifike te te vertetave ,si dhe me egersine ortodokse greke kunder nesh. Me deshiren per te sqaruar edhe lexuesit tuaj, po ju dergoj shkrimin “Normaliteti dhe jonormaliteti i shqiptareve”.me mendimin se i permbush kushtet per publiki te organit tuaj, Faleminderit dhe Respekte Fahri Dahri 12/qershor/ 2016 .
2- Artikulli

“NORMALITETI DHE JONORMALITETI I SHQIPTARËVE”

NGA FAHRI DAHRI/

Shtetit Grek, për të reailzuar shuarjen përfundimtare të komunitetin çam, ose për më saktë për të fshehur (mbuluar) dhe fshirë (zhdukur) nga historia dy emra me rrënjë të thella në historinë e popujve: ”Thesproti/Çamërinë dhe çamët”, krahas manovrimeve, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjeve të ndryshme dhe të shumta të bëra nga 1913 deri në ditët tona, vazhdon të sajojë shpifje për të gjetur pretekse për fajësimin dhe denigrimin e çamëve. Aktualisht propaganda e tyre me megafonë të stisur, na prezanton nji lloj të ri epiteti, në këmbim të epiteteve të vjetra, pasi shtresat e viteve që kalojnë atyre u a kanë nxjerrë “bojën” (thënë popullorçe).

Këtë kumtesë e realizojmë nga shtysa e nji lajmi që na jepet në gazetën “DITA”, të datës 1 qershor 2016, ku z. Arben Llalla, na informon se Ministri i Jashtëm i Greqisë, në vizitën e tij në Shqipëri, krahas të tjerave do kërkojë Çamërinë në shkëmbim të Kosovës, si dhe nga deklarimet e bëra të z. Nikos Kotzias, në konferencat e shtypit dhe takimet me personalitetet shqiptare.

Gjithashtu thuhet se z. Nikos Kotzias, nipi i Kostandinit, me lidhje të ngushta me ish Partinë nazifashiste gjermane dhe ish ministrin e propagandës Joseph Goebbels, në një intervistë që paska dhënë para disa kohësh, me sa duket mbas nji stërmundimi në studimet akademike, të nëndheshme, për subjektin e rajonit të “Hadesit”, që ndjell ankth dhe përgjegjësira juridike e shpirtërore për shtetin dhe kishën greke, ka arritur të realizojë kategorizimin e shqiptarëve të cilët, as më shumë e as më pak i ndan në dy kategori:

  1. a) shqiptarë normalë dhe,
  2. b) shqiptarë jonormalë.
  3. Nikos Kotzias shqiptarët nga Çamëria i quan shqiptarë jo normalë. Është e domosdoshme të komentojmë qendrimet që shteti Grek kërkon të na ndihmojë me anë e këtij përcaktimi “studimor”.

1.- Së pari analizojmë kushtin që vendoset lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës. Kosovën është i gatshëm ta shkëmbejë me Çamërinë. Pra, nëse shteti Shqiptar heq dorë nga kërkesat për problemet e Çamërisë dhe të çamëve, ai do të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Kushdo që njeh sado pak historinë dhe diplomacinë nuk e ka të vështirë të kuptojë se kërkesat greke janë “pazare bakallësh”. Shteti Grek, lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, realisht ka thjeshtë vetëm vlerën e një numuri që shprehet në votë. Ai nuk humbet asgjë nga ky pazar (Kosova nuk është pronë e Greqisë për ta këmbyer), po ashtu ai e di se Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së edhe pa votën e tij; por bazuar në dinakërinë genetike, mendon se duke njohur shtetin e Kosovës tregon dashamirësi ndaj nesh, prandaj në këmbim të bujarisë së tij (asgjë nuk ka për të dhuruar) duhet të harrojmë Çamërinë dhe gjenocidin e tyre ndaj çamëve. Me këtë “gur”që lëshon, shteti Grek në dukje na del se na dhuron gjë të madhe, por në fakt kërkon të shesë votën e tij, dhe me  këtë “guri” kërkon të përfitojë “dy zogj”: Çamërinë dhe mbylljen njiherë e përgjithmonë të “çështjen çame”, dmth rajoni i Çamërisë, të ligjërohet përjetësisht territor grek, njiherazi i shpëton gjyqit ndërkombëtar për kryerjen e gjenocidit racist etno-fetar ndaj çamëve.

Nuk do shumë mend për tu kuptuar se në thellësinë e këtij “pazari”, duke futur në mes “çështjen çame”, shteti grek, ose më drejtë “mjeshtërit” e Greqisë, me anën e Nikos, tregohen shumë të shqetësuar, shfaqin frikën se po vjen koha e shpagimit të masakrave çnjerëzore të kryera 72 vjet më parë ndaj komunitetit çam, të cilin e vrau, e torturoi, e internoi, e çpronësoi dhe e dëboi dhunshëm nga vendlindja autoktone.

2.- Kurse për konkluzionin e studimit për teorinë e re, që shqiptarët na ndahen në dy kategori: shqiptarë normalë dhe jonormalë (çamët kategorizohen jonormalë), analiza na jep të paktën disa konkluzione:

  1. a) Nëse cilësimin jonormal të çamëve e përcaktojnë nga ana “mendore”, të jenë shumë të qartë se gabojnë dhe për këtë le të lexojnë Zigmund Frojdin, i cili për banorët e thesprotisë është shprehur:“janë me një intelekt të lartë natyror, sepse nën toka e këtyre trevave është e pasur me fosforite, prandaj dhe mendjet e këtyre banorëve janë të ndritura sepse ushqehen me prodhimet e kësaj toke”.

Për të qenë i drejtë duhet thënë se edhe kisha me shtetin Grek janë të sigurtë se banorët e Çamërisë janë normalë mendërisht, por jonormalitetin ata duan ta trajtojnë, sipas oreksit të tyre duke i quajtur bashkëpunëtorë me okupatorin; nëse është kështu atëhere ata gabojnë përsëri sepse:

  • të tillë, dmth jonormalë, ishin mbi 30 mijë grekë me mbretin e tyre Rrallis dhe me Napoleonin e Co, që bashkëpunuan me okupatorin gjatë luftës së Dytë Botërore, të cilët gjinden në Greqi, sigurisht shumica të vdekur, por rrojnë djemtë dhe nipat e tyre;
  • në se e trajtojnë për të vënë në dyshim etninë e çamëve, dihet në periudha të ndryshme, sipas interesave, duke përfituar nga kushtet historike, kanë vendosur dhe hequr shumë epitete ndaj tyre, si: turq, të padëshirueshëm, jogrekë që nuk u lejohet të jetojnë në Greqinë ortodokse, ose më pas i quajtën “grekë të lashtë” por që tradhëtuan kombin grek (pasi nuk pranuan për tu konvertuar nga katolikë në ortodoksë, por për rrethanat e kohës pranuan fenë islame) dhe sot shfaqen me grupimin e ri duke i kategorizuar çamët “shqiptarë jonormalë”, përsëri gabojnë.

Askush nuk ka mbetur pa e ditur, pa e mësuar se shqiptarët pa përjashtim dhe kudo qofshin, këtu përfshihen edhe çamët të krishterë apo myslimanë, për etni përcaktohen nga territori ku kanë banuar të parët, gjuha, zakonet, doket, pra kanë “Atdheun” dhe etninë asnjiherë nuk e kanë lidhur me besimin fetar. Raca shqiptare është e përcaktuar për të pranuar së pari e mbi të gjitha objektiven, kurse subjektiven e njeh, e krijon dhe e vendos të dytën dhe në shërbim të së parës. “Mjeshtrat” e Greqisë e dinë mirë këtë, por ndjekin porositë subjektive të “Megalloidesë” për shtrirjen në hapësirë dhe në kohë të besimit ortodoks. Kjo është nyja gordiane që dallon fqinjin tonë nga ne. Kokëfortësia subjektive dhe ashpërsia ortodokse, ka ndeshur në vendosmërinë  objektive dhe pathyeshmërinë e shqiptarëve, përfshirë dhe çamët “jonormalë” të Nikos.

Me sa duket z. Nikos dhe dirigjentët e tij, ose nuk e njohin historinë, ose duan të sillen sikur e kanë harruar, që megjithë përpjekjet e gjithëanshme të gjyshërve të tyre nazifashistë, që banorët e rajonit të Çamërisë të futeshin në kategorinë e të “këmbyerve” duke i quajtur turq, u vërtetua zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht që çamët ishin “pakicë etnike shqiptare” në Greqi. Përcaktim etnik i çamëve u njoh dhe u pranua zyrtarisht edhe nga vetë shteti Grek, prandaj zotërinjtë shtetarë Grekë, të mos dyshojnë në normalitetin etnik shqiptar të çamëve, por të pranojnë se po thuaj gjysma e kombit multietnik grek përbëhet nga ardhacakë azitikë, të cilët ortodoksia i quan grekë, nga vllehë, arumunë, sllavë etj, si dhe po thuaj gjysma tjetër nga arvanitët, të cilët për shkak të rrethanave mund të kategorizohen në kriptogrekë. Besoj se edhe z. Nikos është i këtij mendimi.

  1. b) Dëshira e madhe e z. Kotzias dhe e profesorëve të tij, për të denigruar çamët dhe gjendja tepër emocionale e tyre, i shpie në mënyrë të pavetdijshme tek e vërteta, pasi kësisoj duke i cilësuar çamët “jonormalë”, ata përgënjeshtrojnë vetveten, indirekt pranojnë se çamët dhe “çështja çame” ekzistojnë, pavarësisht këmbënguljes rutinë të tyre se “çështja çame është inekzistente”. Le të ndalemi për sqarime edhe tek dialogu i realizuar nga takimi dypalësh.

Sipas gazetës “Koha Jonë”: Kotzias: Çamët bashkëpunëtorë me nazistët. Bushati: Dialog për problemet. Data 06/06/2016.-

Nga takimi i pardjeshëm, si në çdo takim me fqinjin jug e juglindor, jo vetëm që nuk u realizuan marrëveshtjet e parafolura, por u krijuan, si efekt i qendrimeve jo mirëkuptuese mes palëve, probleme të tjera të cilat ndezin debate, krijojnë mjergulla dhe në vend që të realizohen mirëkuptime sjellin çoroditje, deri edhe në mendime nëse negociatorët gëzojnë shëndet të plotë, apo ndoshta ndodhen nën efektet e dozave armiqësore mëndmarrëse.

Është e vërtetë se vizita e ministrit grek Nikos Kotzias bën pjesë në ato vizita, ku vitet e fundit flitet disi hapur, sidomos për: “çështja e kufirit detar”, “ligjin e luftës”dhe të “çështjes çame”, pavarësisht se nuk caktohen data apo dhe emra njerëzish për të filluar nga zgjidhja, por mjaftohen me deklaratat rutinë se: “ekziston mundësia e zgjidhjes së tyre”, shprehje e justifikuar se ashtu flitet “diplomatikisht”. Dakort, por rezulton se ka humbje kohe për kot dhe popujve që përfaqësojnë, nuk u shërbejnë aspak këto pseudonegociata.

Analizojmë deklaratat e dhëna në konferencën e përbashkët për shtyp të dy ministrave.

Bushati: “Kemi këmbyer disa ide për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalëshe që janë në tryezë dhe më vjen mirë të them që kemi rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët, i cili do të mblidhet në mënyrë periodike për të gjitha çështjet”…..“Në idetë e shkëmbyera me mikun Kotzias kam vënë re se ka shumë të përbashkëta dhe vullnet për të ecur përpara. Kemi rënë dakord për një hartë rruge”. Më pas…. “Me Greqinë kemi një partneritet strategjik, por edhe një potencial të madh që duhet ta shfrytëzojmë”.

Pra, sipas ministrit, paskan këmbyer idera dhe kanë rënë dakort “për të shkuar….”, pasi deri sot nuk është nisur rruga për marrëveshje, po ashtu edhe për një “mekanizëm” çudibërës (çudi si nuk u ka shluar mendja paraardhësve?!), i cili merr përsipër të bëjë mbledhje periodike për të gjitha çështjet, duke nënkuptuar edhe tre çështjet e mësipërme. U gjet “harta” e cila na kishte munguar, por që tash e tutje do na tregojë rrugën për zgjidhjen e atyre çështjeve, që janë krijuar me vetëdije nga njëra palë dhe për interesat “kombëtare” të saj, në dëm madhor të palës tjetër me tkurrje mbi 10.800/ km² territore dhe mbi 100 mijë njerëz të vrarë dhe të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre autoktone. Le ti gëzohemi dhe lutemi “hartës rrugëtreguese”. Mirë, ne besojmë dhe do i lutemi hartës, por ç’farë deklaroi z. Kotzias?. Si përherë është shprehur për gatishmërinë e Athinës për ti zgjidhur bashkarisht problemet dhe të ecim më tutje, konkretisht deklaron:

“Kjo është filozofia jonë e përbashkët, sepse duhet t’i zgjidhim problemet ekzistuese dhe të shohim drejt së ardhmes. Ne mendojmë t’i zgjidhim me kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit, pra me kulturën europiane. Propozimi i Ditmirit për një hartë rruge dhe përcaktim kohor është i mbështetur në instrumentet e BE dhe ne duhet ta ngremë këtë peshë institucionale dhe të mbarojmë me problemet që mbartim nga e shkuara dhe të procedojmë me anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit”; gjithashtu z. Kotzias shtoi se: “Greqia e do Shqipërinë në BE dhe do të jetë përkrah saj për çdo gjë që do t’i nevojitet drejt BE-së”.

Ndërsa lidhur me reagimin e fortë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë ndaj disa deklarata të kryeministrit Rama në kongresin e PDIU-së,  z. Nikos Kotzias tha se nuk ishte ai autor i asaj deklarate, por e vetmja deklaratë e bërë prej tij është se ai e do Shqipërinë në BE. Sinqerisht e falenderojmë për dashamirësinë dhe shprehim keqardhje, nëse është e vërtetë që institucioni që drejton nuk qenka nën kontrollin e tij! Por, duke njohur historikisht qendrimet greke, na bën të dyshojmë, pasi kur andartët grekë, sëbashku me të burgosurit për krime të rënda të Kretës e të Athinës u liruan për tu rreshtuar nën urdhërat e Zervës për të masakruar çamët, autoritetet greke thonin dikur, por edhe sot, që nuk kishin mundësi të prapsin rrebelët, ose të pabindurit, por me mbarimin e masakrave dhe dëbimeve,” rrebelët” dhe të “pabindurit” u shpërblyen për heroizmat, u dekoruan dhe u shpallën heronj kombëtarë të Greqisë. Gjithashtu nga historia që kemi me shtetin fqinj, duhet ta besojmë z. Kotzias se dikasteri që drejton, mundet të jetë jashtë kontrollit të tij, pasi siç jam shprehur edhe herë tjetër, pavarësisht se ardhacakët aziatikë përbëjnë shumicën e kombit grek dhe marrin shumë vende në shtetin grek bashkë me arvanitët, realisht janë si 32 gurët e shahut që hyjnë vërtet në lojë, por vërdallisen sipas dorës dhe mendjes së mjeshtrave të shahut, që janë pinjollët e familjeve të vjetra greke.

Vazhdojmë më tej me deklarimet e të dy ministrave se çështjet mendojnë t’i zgjidhin me kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit, pra me kulturën europiane. Deri këtu  në rregull, por na del i pakuptimtë qendrimi ndaj “çështjes çame”, të cilën Ministri i Jashtëm i Greqisë e risolli edhe njëherë me konceptin e bashkëpunimit me nazifashistët, dhe shtoi se çamët që u larguan nga Greqia nuk ishin autoktonë, por një grup njerëzish të ardhur nga Shqipëria.

Habitesh para këtyre cilësimeve krejtësisht të pakuptimta, pa llogjikë, prandaj mendohet nëse vërtet janë në normalitet këta lloj deklaruesish. Por, përkundër normalitetit tone të sinqertë, të aftë për të diskutuar qetësisht, pa komplekse dhe me argumenta të fakteve të krijimit të “çështjes çame” dhe të zgjidhjes me drejtësi të saj, pa pritur e pakujtuar (siç shprehet populli), në një ditë të bukur e plot diell, na thuhet se ”çamët që u larguan nga Greqia nuk ishin autoktonë, por një grup njerëzish të ardhur nga Shqipëria“. Kështu vazhdojnë të na risillen gënjeshtra, shpifje, manipulime nga më të çuditshmet dhe pa e kuptuar se edhe ata që i thonë, vetzbulojne trillimet e tyre me këto deklarime, duke u shndërruar në njerëz jonormalë.

Vazhdojmë përqëndrimin në deklaratën e mëposhtme të ministrit “dashamirës”.

“Sa i përket çështjes çame është e ditur se kemi një gup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë gjë unë uroj që në këtë grup të kenë përspektivë, të kenë dhe ata fitime nga integrimi i Shqipërisë në BE, por janë disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë. Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit  dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënuan nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqipërinë. E them këtë se disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpuntorët me ata që merreshin me nazizmin gjerman dhe duan t’i ngatërrojnë me një grup shqiptarësh që jetonin në Shqipëri dhe nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi, dhe më pas këta t’i bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët. Nën këtë prizëm ne themi se ekziston problem si e përballon vendi fqinj. Ne këmi një qasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e histories”.

Arritëm në zbulimin e madh studimor të Z. Nikos që çamët i ndaka në tre grupime:

  • Një gup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë gjë unë uroj që në këtë grup të kenë përspektivë, të kenë dhe ata fitime nga integrimi i Shqipërisë në BE .
  • Disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë.
  • Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit  dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënuan nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan.

Edhe pse kanë kaluar 72 vjet nga qendrimet tepër armiqësore që arritën tek zgjidhja përfundimtare me genocidin e shtetit dhe kishës Greke ndaj çamëve, nuk hiqet dorë nga mashtrimet, shpifjet dhe manipulimet. Nuk di nëse i kuptojnë apo nuk i kuptojnë vërtet shkaqet e vërteta të qendrimeve shtetërore greke ndaj çamëve myslimanë, apo bëhet loja e “budallait”. Nuk kuptoj arësyen pse lodhen kaq shumë gramatikonjtë grekë për të bërë dallime të çamëve me kategorizime, ndarje të pakuptimta brenda të njëjtës farë e fis, kur për të mësuar saktë se ç’farë janë çamët, apo thesprotët i tregojnë historianët, gjeografët, shkrimtarët e vjetër si Homeri, Herodoti, Filipi i II, Olimbia, Aristoteli, Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit, Straboni dhe  shumë të tjerë më pas, për të arritur tek Zigmund Frojdi dhe e zyrtarizuar ndërkombëtarisht tek vendimet e Lozanës që u deklaruan me nji kategori të vetme të quajtur: ”çamët si myslimanë e ortodoksë,  janë etni shqiptare në trojet e tyre autoktone”.

Ja, pra sa i qartë dhe i thjeshtë është kategorizimi i çamëve. Megjithatë, të jem i sinqertë, ndarjet që na bëhen në ditët e sotme nga z. Nikos, pavarësisht se nuk e kuptoj qëllimin se ç’farë kërkon të justifikoj, po i bëj një domethënie.

  • Për nënndarjen e parë si më sipër, mendoj se e ka fjalën për banorët e shtatë fshatrave të Konispolit, tëcilët ishin me fat pasi në vitin 1913 Fuqitë e Mëdha nuk i u dhuruan Greqisë. Ata janë “Farë e fis” çam, të etnisë shqiptare, si gjithë çamët e Thesproti/Çamërisë, pavarësisht nga besimi fetar, të cilëve edhe ne i urojmë të kenë përspektivë, të kenë dhe ata fitime nga integrimi i Shqipërisë në BE.
  • Për nënndarjen e dytë, ku mundohet të përfshijë “disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë. Të jem i sinqertë nuk arrij të përcaktoj se për cilët çamë nënkupton, pasi shprehjet e tij, qëllimisht ose jo, janë disi të ngatërruara; megjithatë do sqaroj diçka mbështetur në disa nga të dhënat që ai i shpreh çatri-patri, i thonë andej nga ne.

Me “çamë të vjetër”, mendoj se e ka fjalën për banorët e Çamërisë para se territori i Çamërisë ti dhurohej pa të drejtë Greqisë. Por me cilësimin “kristianë të myslimanizuar të 1911”, na lë të kuptojmë banorët e Çamërisë të cilët u konvertuan nga katolikë në myslimanë gjatë shekullit të XVII dhe XVIII, por që nuk ishin nënshtetas grekë, sepse rajoni në fjalë nuk ishte asnjiherë territor grek deri në vitin 1913. Çamët që gjeti shteti Grek në vitin 1913 ishin të ndarë në dy besime fetare, në ortodoksë dhe myslimanë, që të dy palët, automatikisht kaluan në shtetësinë greke deri në vitin 1955 kur çamëve myslimanë, tashmë të dëbuar me dhunë, dhe që u a hoqën padrejtësisht shtetësinë greke në grup. Këtu sqarojme se “çamët e vjetër kristianë të myslimanizuar”, që para 300 vjetësh e deri para vitit të gjenocidit, kishin vdekur, gjë që sot nuk flasin, prandaj kisha dhe shteti Grek nuk kanë ndonji ankth për ‘ta. Ndërsa ata që ishin gjallë në vitin 1913 e të paslindurit deri në vitin e gjenocidit, ishin shtetas grekë dhe mbetën të tillë sa ishin gjallë deri në kohën e para genocidit, më pas ata që i shpëtuan kasaphanës u dëbuan dhunshëm nga vendlindja autoktone. Z. Nikos Kotzias na tregon se edhe sot ka çamë myslimanë që ndodhen në Greqi dhe i kategorizon: “Disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë”.

Konstatimi i ministrit qendron, por duhet cilësuar dhe qartësuar se, vërtet nga shpërngulja me dhunë nuk u larguan dy fshatra të vogla në periferi të Margëlliçit, por pasi pranuan të konvertoheshin në ortodoksë, ndërsa 127 çamë, sipas statistikave greke, që ishin të veçuar (nuk është nevoja për ti paragjykuar!) dhe e ruajtën besimin e tyre, nuk argumentojnë dhe as e justifikojnë dot shtetin Grek për të mbuluar shkakun e vërtetë të masakrave dhe dëbimit të çamëve për faktin se ishin të besimit mysliman.

  • Nënndarja e tretë, e cila krijon ankth, mendoj se janë banorët e gjetur të lindur në vitin 1913, ata që lindën deri në vitin 1945, si dhe ata që kanë lindur pas 1945 deri sot e në vazhdim, pra janë çamët e akuzuar si tradhëtarë, bashkëpunëtor me okupatorin, ose e fundit janë shqiptarët jonormalë, pra çamët që përfaqësojnë “Çështjen Çame inekzistente”, kjo sipas palës greke që e don shumë Shqipërinë dhe shqiptarët normalë.

Duhet theksuar nevoja e sqarimit lidhur me ligjëratën e z. Ministër kur thotë: “Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit..”….”Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqipërinë. E them këtë se disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpuntorët me ata që merreshin me nazizmin gjerman dhe duan t’i ngatërrojnë me një grup shqiptarësh që jetonin në Shqipëri dhe nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi, dhe më pas këta t’i bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët”. Le ti zbërthejmë këto thënie të përziera qëllimisht ose jo: “shqiptarë të Shqipërisë dhe disa çamë bashkëpunëtorë me pushtuesit gjermanë”.

Ekzistojnë të dy këta grupime. Ndryshe nga deklarimi i ministrit grek, ka patur edhe qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, që të rekrutuar në shërbimin ushtarak (sipas materialeve pretenduese greke, ishin rekrutuar rreth 3.500 qytetarë shqiptarë) dhe të inkuadruar në tre batalione shqiptare, dy batalione këmbësorësh “Gramos” dhe “Dajti”, artileria shqiptare”Drini” dhe batalionet “Tomorri” dhe “Taraboshi”.Trupat shqiptare u përorën eskluzivisht në fushën e Thesprotisë”. Këto batalione ishin inkuadruar në divizionin që drejtohej nga ushtaraku Karlo Rosini. Këto ishin forcat shqiptare që nën drejtimin e forcave ushtarake italiane morën pjesë në luftën italo-greke (besoj nuk është harruar që Shqipëria në ato vite ishte e pushtuar nga Italia fashiste), njëri prej tre atyre btalioneve, bashkë me forcat italiane pushtuan rajonin e Çamërisë, plaçkistën, vodhën, ose zhvatën pasuritë e popullsisë çame derisa u krijua një shqetësim i madh tek banorët vendas (çamët) dhe shtabet ushtarake italiane morën masat e nevojshme për çtensionimin e situatës. Besoj se dihen ato ndodhi, prandaj nuk është e nevojshme të bëhen përpjekje për mbrojtjen e atyre qytetarëve shqiptarë që ishin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak italian. Nuk duhet të injorohen të vërtetat, as të zbukurohen sepse ashtu apo kështu i “do mushka drutë”, është një thënie për manovrime të paqëlluara mirë.

Nëse ndërgjegja ju fton për të mbrojtur seriozisht shqiptarët dhe të deklarohet e vërteta, është në nderin tuaj të njihni “Çështjen Çame”, të pranoni ngritjen e varrezave të çamëve të masakruar në Çamëri nga forcat zerviste dhe në fund hiqni ligjin e luftës që vazhdoni të mbani ndaj Shqipërisë me pretendimin se ju paska shpallur luftë, kur ajo ishte vetë e pushtuar nga Italia që ju shpalli luftën. Shumë vite më parë asaj i është hequr ai ligj dhe mirë keni bërë, ndërsa Shqipërisë jo?!. Mos u trembni nga historia, as mos e shtrembëroni! Ne, shqipatrëve, jo që nuk na pëlqejnë hameleonët, por na neverisin.!

Po ashtu kanë ekzistuar edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, siç ishin edhe 30 mijë grekë, me mbretin tuaj Rrallis dhe gjeneralin Zerva që bashkëpunuan me gjermanin, vranë e prenë gra, fëmijë, pleq e plaka jo vetëm në rajonin e Çamërisë, por edhe në territoret e tjera greke, bijtë dhe nipërit e të cilëve i keni në Greqi, me detyra shtetërore dhe jo vetëm. Megjithatë, sipas shprehjes suaj “Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë …” kuptohet qartë se edhe ju dashje pa dashje pranoni faktin se me gjermanin bashkëpunuanuan disa çamë, nga ku kuptohet se pjesa tjetër e çamëve dhe që ishin shumica dërrmuese, nuk bashkëpunuan me nazifashistët. (Më saktë nga ana juaj do të ishte që për ata të shpreheni: ekistonin dhe jo ekzistojnë, sepse kjo tregon se edhe ata që do lindin në të ardhmen ju do ti quani bashkëpunëtorë me gjermanin!!!).

E theksojmë qartësisht se qendrimet tona lidhur me “Çështjen Çame” janë vetëm për ata çamë që nuk bashkëpunuan me okupatorin dhe që ishin 99,70 përqind e popullsisë, nëse është e nevojshme le të përfshihen në llogaritje edhe 2.109 persona, të cilët sipas materialeve pretenduese greke, janë gjykuar në mungesë për krime lufte, përsëri rezulton se mbi 93 përqind e çamëve myslimanë nuk kanë bashkëpunuar me gjermanin, por u përfshinë në genocid për shkak se ishin të besimit joortodoks dhe jetonin në territorin e tyre autokton, vazhdimësi e territorit etnik shqiptar. Pikërisht për këtë komunitet çamë myslimanë, dhe jo grup njerëzish siç cilësohet për minimizim të tyre, bëhet fjalë për korigjimin e qendrimeve greke. Për këtë komunitet shteti Shqiptar, bashkë me ‘të Shoqëria Politike Atdhetare e Çamërisë, të mbështetur nga diaspora, kërkojnë zgjidhjen e “Çështjes Çame”, doemos “me kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit, pra me kulturën europiane”, ashtu siç u deklarua edhe nga z. Kotzias, për njohjen e dhënien e të drejtave, bazuar në parimet Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, as më shumë e as më pak. Por si gjithëmonë, fatkeqësisht pala greke, filozofinë europiane për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve tona e ka demagogji, asaj i pëlqen zgjidhja e problemeve me këtë kulturë vetëm për çështjet në interes të saj.

Ministri Kotzias, pasi bëri këto kategorizime, arriti në përfundimin se nënndarja e tretë, “çamët myslimanë të larguar nga Çamëria në 1944-1945, mbeten bashkëpunëtorë me okuparotin”: “Nën këtë prizëm ne themi se ekziston problem si e përballon vendi fqinj. Ne këmi një qasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e histories”. Kështu e mbyll studimin akademik z. Kotzias dhe bashkë me ‘të argumenton “Çështjen Çame inekzistence”. Ndërsa përfaqësuesi shqiptar, si zakonisht me sjellje diplomatike vazhdoi: “Me Greqinë kemi një partneritet strategjik, por edhe një potencial të madh që duhet ta shfrytëzojmë”; “. … Respektojmë pikëpamjet e ndryshme që kemi për disa prej çështjeve, por nuk ka diskutim që sa na përket neve, çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka vendin gjatë Luftës II Botërore”.

Nuk ka nevojë për koment, por personalisht nuk arrij të konceptoj që për një çështje kombëtare për të cilën deklarohet publikisht mos njohje dhe inekzistente, pala jonë të pronocohet se : “Respektojmë pikëpamjet e ndryshme që kemi për disa prej çështjeve”. Nëse respektojmë pikpamjet e kundërta, mendoj se nuk ka vend të kërkohen negociata. Po ashtu mesa duket pala jonë nuk e njeh në tërësi “Çështjen Çame”, çështje e cila ka lindur, zhvilluar dhe denigruar në vazhdimësi, duke filluar nga orët e para të kalimit të rajonit të Çamërisë, për herë të parë në shtetin Grek, pra ajo nuk është pjesë e kapitullit që e ka vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore, por një problem kombëtar i lindur dhe i krijuar nga viti 1913 e në vazhdim dhe pas disa ditëve do të përkujtohet 72 vjetori i genocidit, me të cilin shteti Grek realizoi çlirimin nga dopioankthi që krijon ekzistenca e këtij komuniteti.

Po e mbyll këtë trajtesë historike duke thesksuar se të gjithë dëshirojmë fqinjësi të mirë, bashkëpunim të sinqertë, reciprokisht të drejtë dhe të ndershëm, por personalisht nuk do dëshiroja që njëra palë të kërkojë zgjidhje vetëm për problemet “ekzistuese” në interes të saj, si varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës italo-greke, por që vranë dhe dogjën fshatrat e Përmetit, Sarandës etj, apo çështjen e kufirit detar, dhe të mos pranohen për tu zgjidhur me dialog dhe mirëkuptim, pra me kulturën europiane, problemet e palës tjetër, “çështja çame” dhe “ngritja e varrezave” për gratë, fëmijët, pleqtë e plakat e pafajshme që ranë pré e genocidit grek. Në fund u fol dhe për Ligjin e Luftës, ku z. Nikos deklaroi si përherë se: “ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. …Nëse ekzistojnë dyshime nga pala tjetër në jemi apo jo në gjendje lufte, atëherë kjo do të jetë pjesë e diskutimeve dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje”.

Edhe me këtë takim kuptojmë humbje kohe, pasi sado që bëhen takime, bisedime, ecejake të ndërsjellta, arrihet vetëm në konkluzionin se për palën greke “çështja çame mbetet inekzistente”, po ashtu ngritja e “varrezave çame në Çamëri”; ndërsa për “Ligjin e Luftës”,  veçse na garantohet se nuk jemi në luftë, por nuk hiqet. Askush nuk mendon se Greqia do shpallë luftë, por gjithkush e kupton se “Ligji” është leva, “mekanizmi” për mbajtjen në sekuestër të pronave të patundshme që kanë në Greqi shtetasit shqiptarë.

Sqaroj se deklarimet e palës shqiptare lidhur me mos pretendimet territoriale, askush të mos ngazëllehet dhe, akoma më shumë të mos deformohet se gjoja nënkuptohet mohim i “Çështjes Çame”! Heshtjes komuniste ndaj këtij problemi i kundërvihet e drejta e lirisë dhe e fjalës në demokraci. Mos ndillni Iluzuione pashpresë.

Qofsha i gabuar, por kur gramafoni përsërit tingullin vetëm të një note muzikore, jo një herë por shumë herë, me kohëzgjatje shekullore, nuk ka kuptim të mbahet ai gramafon, ai duhet harruar dhe vazhduar proçedurat ligjore për zgjidhjet e çështjeve që kanë hasur në kokëfortësi “megalloidheiste”, me institucionet e rëndësishme euro-atllantike.

Ashtu si genocidet e tjera të njohura mes shteteve të ndryshme, do të njihet edhe genocidi çam, sepse është në nderin dhe ndërgjegjen e huamizmit europian.

09/qershor/ 2016.-

Filed Under: Histori Tagged With: FAHRI DAHRI:“NORMALITETI DHE, JONORMALITETI I SHQIPTARËVE”

ZENUN HYSENUKAJ, ZËRI POETIK I GËSHTENJAVE ALPINE

June 12, 2016 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

1.Gështenja të ban poet e, aq ma tepër, kur e kie kullën në rranjë, në hije, në flladin e tyne si Zenun Hysenukaj i Kerrnajës të Gashit të Gurit, kur në trevën tande – të Malësisë së Gjakovës – e kie masivin ma të madh në Ballkan. E, përndryshe, filozofia alpine e cilëson këtë dru-fryt të bekuar si “baçe e Zotit”, si “bukë në lis”, tek kanga: Po kuvend fisi me fis / – Ku jetohet ma mirë, o mik /- N’baçe t’Zotit te buka n’lis /Dhanë dhuratë prej Perëndisë/.

E, pra, kështu – jeta në gështenja e me gështenja – e bani dhe Zenun Hysenukajn poet. E bani me vëllimin e tij poetik “Zëri i gështenjave” (“Zani i Gështenjave”) me 57 poezi e poemën “Kujtesë për tim bir”. Ky është ma i pari libër i tij – djepi i tij poetik që e ngriti në kambë dhe po ecë na kambë në udhët letrare të kohënave. Gështenjat, vijnë me boça rremi e fjale poetike qysh në ballinë e në faqe të librit të tij poetik “Zëri i gështenjave” (Botimet “Muzgu”, Tiranë, 2013). E, pra, gështenjat i kanë poetët e vet trojenik si Zenun Hysenukaj, e kanë zërin e vet poetik si ky tufalakim poetik i tij, tek krijimtaria letrare e tij.
E ceka ma nelt: “Poeti Zenun Hysenukaj” dhe “Zenun Hysenukaj Poet”. Dy thanie në degë të fjalës, në boçat e veta, me nji realitet letrar të dukshëm: Zenun Hysenukaj në gen e me vepra është Poet – me emër e mbiemër. E, këtë titull apo “liçencë’, nuk e kanë dhe as nuk e marrin të gjithë ata që lindin, po të gjithë ata që hyjnë e jetojnë me vargun e vet poetik në kalendarin frymor e letrar të jetës. E kanë thanë latinët: heronjtë vdesin një ditë, po poetët, shkrimtarët, asnjëherë, kurrë.
Zenun Hysenukaj, pasi botoi poezi në mediat print “Muzgu”, “Standard”, “Rrezja e Shkëlzenit”, “55” etj., pas dy vjetësh – më 2015, me të njëjtin botues – “Muzgu”, mirë-erdhi me të dytin vëllim poetik “Vetëm s’po të lë”, me 126 faqe. Një hap i ri. Një lartësi e re. Pa hy’ ma gatë në rranjë e degë të kësaj “gështenje poetike” më vje’ për shteg fjale me thanë se Zenun Hysenukaj – malësori alpin i Rretheve të Gashit apo qytetari metropolitan i Tiranës – dhe Poezia e tij me fuqi bio-genetike-ekologjike si të Gështenjës, duket se kanë lidhë nji besë të fortë ndërveti. Përndryshe, janë “binjakë” të ri e të moçëm së bashku. Këtë fakt, së parit, e cilëson vet titulli i kësaj veprës së tij të dytë poetike “Vetëm s’po të lë”.
Tek Zenun Hysenukaj e gjen Poetin.
Tek Poezitë e tij e gjen Zenun Hysenukajn.
E në koft se nji i panjohur në qindrashekulloren “Rrugë të Gashit”, në ma të renë autostradë shqiptare “Udha e Kombit’, në të asfaltuarat bulevarde e rrugica as njiqind vjeçe të Tiranës, ka me dvetë ndokënd: Kush është Zenun Hysenukaj ?, ai, kur t’i lexojnë tri veprat e tij poetike, ka me e njoft përnjiherit si “Poet”. Ka me thanë troç, gojëplot: “Zenun Hysenukaj është Poet…”.
E, askush, të mos presin që poeti Zenun Hysenukaj të jetë i madh si poeti Dritëro Agolli, pavarësisht se Kerrnaja e Zenun Hysenukajt dhe Devolli i Dritëro Agollit, si për koiçindencë, janë njejtësisht 900 m lartësi mbidetare, sepse as malet, as vitet e shekujt, as luftërat, nuk i ngjasin krejt njana-tjetres. Ato kanë përmasat, ndryshimet, laryshinat e veta. Sikurse dhe poetët.
Zenun Hysenukaj nuk po shpejton me botime poetike për shkak të moshës së tij 60 vjeçare dhe as nga volumi numerik i poezive të tij. Jo. Ai është në ma të mirën moshë të rritës të emrit të vet, të veprës së tij poetike. Atë po e thërret vet Koha Poetike. E thërret dhe prej atje në Alpe, bash në rranjë të gështenjave të tij lisnajë në Kerrnajë, tek trolli i vet.
2. Zenun Hysenukaj është nji Poet i Harmonisë.
Ai nuk ka krye shkollë universitare e as mastera profesioal apo shkencor për letrat shqipe, po ai është qartas, thuktë – i tillë. Kjo i duket, i shprehet, i ndjehet në vargjet e tij, në poezitë e tij, tek metrika, tek rima, tek ritmi poetik. Kjo është e randësishme për me e pas titullin apo liçensen “Poet”. Kjo tregon se shpeshtas në magjen e tij poetike na jep nji poezi të pjekur mirë, të mbrrime.
Zenun Hysenukaj është Poet i Sintezës Poetike.
E gjejmë të tillë në gjithato poezi të tij, në të tre vëllimet e tij. Unë po due me e tërhjek vetëm nji prej tyne, atë “Sahati i babës” tek i treti vëllim poetik “Ku ikën ti vetja ime” (fq. 43):
“…E gjeta sahatin e babës.
Një sahat argjendi.
Pa akrepa, pa numra,
Por koha nuk mungon.
Nuk di, kishte rënë nga qielli.
Ai kishte vite që flinte në morg”.
3.Zenun Hysenukaj është Poet i Detajit Poetik.
E ky është një tjetër tregues që e dëshmon poet në gen e në udhë. E nji poezi e tillë e lartnon poetin dhe e kënaq fort e mirë lexuesin e saj.
Detajin poetik e ka në maje të penës, në krye të talentit poetik.
Prapë po ndali tek vëllimi i tretë poetik i tij “Ku ikën ti vetja ime”, po i fragmentoj vertikalisht vargje nga poezia “Ku fshihet fëmijëria” (fq. 42):
“Zogjtë si gjeometra matin pyjet
Për të gjetur fëmijërinë ku fshihet.
Por gjithçka ndal ritmin, masën,
Si numri i këmbës që një ditë,
më s’rritet.
E, po due me u ndal edhe tek ndonji tjetër poezi tek libri i tretë poetik i tij, tek ajo “E dua një orë” (fq. 48): “ E dua një orë të heshtur / çdo ditë / S’dua trokitje në derë / As vizita kurrsesi / Dhe dritën e dua të fikur / Është ora kur jetoj me të vdekurit / Pra me të parët e mi”/. E mora të plotë këtë poezi pasi m’u duk krejt e bukur, përveçse vargut të fundit, përmbyllës: “që kanë ikur”, të cilin e hjeka, pasi më ngjau i tepërt, si i panevojshëm.
E, hiç s’po i largohem vëllimit të tretë poetik të Zenun Hysenukajt. Aty po rri. Tuj kundrue poezitë e tij në vargni. Tue u këndellë nga poezitë e tij përgjatë leximit të tyne. Po e marrë të plotë horizontalisht poezinë “Me daltë dhe çelsa” (fq. 12): “Skeleti i kohës / Fati ecën zbathur si legjendë / mbi gurë / Kujtimet bien si zhele mjegulle / poshtë nëpër gurët e përroit të tharë / që quhet kohë / hëna si këpucë e humbur / E sjell këtë natë me sy spiuni / Shiu vazhdon të derdhë lotët / mbi qelq / Që bien ngadalë…ngadalë / Unë eci trotuarëve të Tiranës / Ku Kadareja s,ndjen më mall”/.
4. Zenun Hysenukaj është Poet i Lirizmit.
E ka veçori, tregues poetik. E has shpesh në poezitë e tij.
E i shkruan bukur poezitë lirike, sidomos kur nuk ika të kërkuara, por i dalin prej vetes motivet, përjetimet, vargjet. Ai është i hapur, i gjanë, i prekshëm, i ndjeshëm, i sertë, i lumtur, i mërzitur…në poezitë e tij lirike, çka ia bajnë ato ma të bukura, ma të arrira, ma të kohës.
Poezitë e tij më ngjajnë me boçat e gështenjave në rrema: lulojnë, lidhin fryt, eshknohen, pikojnë e hapen me kokrra, tharkohen, porogaçen, bahen ambelsina.
Prapë tek libri i tretë po e kapi në tematikë një poezi: “Shpirti ikën fushave” (fq.13) tek e cila duket lirizmi i poetit Zenun Hysenukaj: “Ka çaste të mjera, a të gëzuara /Ma mbushin ditën shterpë varg e varg / Si saç mbi kokë ashtu kanë mbuluar / Vështrimet e shpirtit tim rretheqark”/. Strofa e dytë është më e përveçme, fort e bukur:
“Shpirti ikën fushave e maleve përtej,
në shtigje ku nesër ikën përseri.
Do të humb e aq herë do ta gjej,
Si kali i lirë që rrugën e di “.
4.Kërrnaja e Gashit të Gurit, vendlindja e poetit Zenun Hysenukaj, e ka pothuaj një të tretën e tokës bujqësore me pemë (42.5 ha në v. 1990), ku shumica janë lisnajë e gështenjave të moçme e të reja. Ato, edhe kur komunizmi i shtetëzoi pronat e i ngriti arëzat, i ruanin kufijtë e vjetër. Ishin të ndame në parcela natyrore (kashnjete). Studjuesi e poeti kerrnajas, Halil Hajdaraj, tek monografia “Gashi i Gurit” (Tiranë, 2010) i listnon mikrotoponimet: “Kshtaja e Madhe”.“Kshtajtë e Alushit, Adem Ukës, Padeve, Baramsadikëve, Malocës, Sovjakit, Rambaramëve, Zhenajve, Kerrnajës, Hasajve, Havës, Lugit të Balisë, Fierajsë të Sovjakit, Izvirit, Sejdisë, Lugit të Madanit, Lugit të Sejdi Hysenit…”(fq. 121).
Në këto gështenja, këto gështenja, kanë rritë poetë, si lisnaja, begatia, bujaria, bukuria e madhështia e tyne. Në ferra nuk lindin poetët dhe as poetët nuk janë ferra. Nga ferrat mund të lindin dhe trandafili, por jo poetët. Nga gështenjat, tek gështenja, po. E, poetët janë gështenja me lis, rrema e kokrra. Dhe gështenjat e Kerrnajës kanë poetët e vet. E n’koft se ata nuk ua kalojnë madhështisë së tyne, ata janë madhështi e tyne.
    Kërrnaja, fshat me disa vllazni, barqe, mbiemra: Aliaj, Brahaj, Hajdaraj, Haklaj, Hysenukaj, Kërrnaja, Tahiraj, i ka disa poetë. Manjola Brahaj, doktore e shkencave në letërsi, me dy libra poetik tejet të veçantë: “Vajtimi i Kalipsosë” (2010) – nderue me Çmimin “Migjeni” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe “Na nuk jena t’ktuhit” (2014) – vlerësue në vendlindjen alpine (Tropojë) në Manifestimin Letrar Panshqiptar “Ora e Poezisë” (Edicioni i 7-të) si vëllimi poetik ma i mirë ndër të gjithë konkuruesit e atyshëm. Skënder Haklaj, me tre vëllime poetike: “Andërr e grime” (2001), “Dhe ritmova një stuhi…”(2001) e “Një za që zhurmon në heshtjen time…”(2002). Riza Haklaj na ka lanë dorëshkrimet e tij dhe vëllimin poetik me poema “Shpërfytyrimi” (2003). Halil Hajdaraj me tre libra poetic: “Plepi lakuriq” (2003),”Pas gjuetie” (2008), “Fjalor Shqipnisht-Shqip” (2012). Ky vis ka dhe poetë të tjerë të djehit e të sodit: Bukurie Hysenukaj, Gani Hysenukaj, Hasan Tahiraj…
    Kerrnaja, ky fshat alpin, i bekuar prej Perëndisë për bukurinë e bollekun, i baraslarguar nga mali i Shkëlzenit e lumenjtë në tri anët e tij, i ka disa studiues, prozatorë e publicistë me veprat e tyne. Historiani e ish-ushtaraku i lartë, Veli Haklaj, ka botue vepra me interes shkencor: “Kryengritja e Delvinës e vitit 1937: historia e plotë e një rebelimi nën dritën e dokumenteve arkivore” (2009), “Barbarizma sllave ndaj shqiptarëve: Dosja 58” (2010), “Siguria Kombëtare në Shqipëri 1925-1939” (2012). Azgan Haklaj – Mjeshtër i Madh, president i UAKSH, me katër vepra korpus: “Dardanët presin Dodonën” (2010), “Për Kombin, për Demokracinë” (2011), “Edhe Zoti po flet Shqip…”(2013), “Ashti i Kombit” (2014). Skënder Haklaj me vëllimin “Kur besa ishte besë”–tregime të moçme dardane (2009) dhe studimin monografik “Tropoja e mrekullive shpirtërore”(2014). Halil Hajdaraj me monografitë: “Bajram Hazir Rrogami” (2001), “Gashi i Gurit” (2010), “Bab’ Tahiri i Kosovës – Tahir Curran Kerrnaja” (2015), etj. Bajram Tahiraj me monografinë “Tahirajt e t’Bardhve t’Gashit” (2014) e studimin “Dita e Verës–festa pagane në 40 treva shqiptare” (2015).
Nga Kerrnaja janë disa emra të gazetarisë e, jo rastësisht, femra përfaqësuese të trevës së vet: Shotë Haklaj (martire e 31 tetorit 2001), Merita Haklaj– ndërvite në disa televizione kombëtare në Tiranë, Bukurie Hysenukaj – ishte tek gazeta “55”, etj.
     Aty ku janë gështenjat lisnajë, si në Kërrnajen e poetit Zenun Hysenukaj, dhe të mirat vijnë lisnajë në vargni brezash e realitetesh. Aty – toka bujqësore është e mirë në cilësinë e saj, prodhimtare bolleku, e madhe në sipërfaqe (160 ha tokë-arë në v. 1990). Aty ka dhe vreshta e, jo pak, 7.5 ha (në v.1990). Aty – ka dhe bletë, me qindra koshere mjalti. E, sa për kujtesë, ndër të gjitha llojet e mjaltave në botë, ajo e gështenjës, është klasifikuar ma kurativja, është ma e kërkuara për ilaç, për shëndetin. E thonë se një nga sekretet e jetëgjatësisë genetike të dr. Sali Berishës është dhe mjalti pa hile i gështenjës alpine. Aty – ka shumllojshmëri pemësh frutore, thue se je në një fermë frutikulture. Aty, masivi me gështenja, e rrugullon klimën e trevës, ban pastrimin e ajrit, sjell freskinë flladnore deri në mes të verës etj. Aty – mbarështrohet dhe blegtoria si delmja “Bardhokë”, lopa “Valbona”, “dhija e Kovaçit”, etj. Aty, për nelt, është mali i Shkëlzenit simbolik dhe, për teposhtë, është minerali i kuarcit (“gurgaci”) e–për ndryshe: po i nguce banorët e atyhit me sherri i kie “gurgac” çdonjanin, shpi për shpi. Aty – në Kerrnajë, ka bollek në trimni, në zgjuarësi (dhe pleqnitë e Isuf Groshit), në sojni, në sofër…në kulla, në burra, në njerëz të pushkës e të mendjes. Aty – toka dhe njerëzit janë të bukur – si Alpet. E, ky vend i bekuar prej Perëndisë tue i pasë të gjitha këto për banorët e vet, nuk ka kurrsesi t’i mungojnë Poetët. E, ky vend i ka të gjitha këto begatime e lumnime të vetat e unë po due me iu thanë poetëve të atyhit: “Poetë të Gështenjave”. “Poetë si gështenjat”. E, ky vend, patjetër që do të na jepte dhe nji poet si Zenun Hysenukaj, nga i cili presim nji botim Antologjik Poetik të krijimtarisë së tij poetike të derisotme.
5.Eva e hangri mollën në kopshtin e Edenit. Zoti u përkujdes për Adamin – i dha dy thasë me grurë, ku njanin ta hanin me gruan e tij Eva dhe tjetrin ta mbillnin për të pasë prodhim të ri senen tjetër. Po ata kujtuan që duhej mbjellë përnjiherë gruri i dy thasëve dhuratë, ndaj në vjeshtën e vonë mbetën thatë, në kushte të vështira për jetesë në ardhmëri. Atëherë iu shkon pranë Djalli e me djallëzi iu thotë: “Në koftë se Zoti juaj është i mirë dhe i fuqishëm sa juve dhe e besoni atë, atëherë pse nuk e vesh këtë mal me pemë ?! E dëgjoi Zoti në Qiell. E mori vesh Djallin në Tokë. Atëherë, Zoti e krijoi Gështenjën nga rrënjët tek boçet eshkore të frutave. E bekoi këtë drufrutor nga ma të parët, ma të lashtët, ma të moçmit. Kjo legjendë rrëfehet dhe nga Arthur Rabetti tek “Gazzetta di Modena” (01/04/1950). Për gështenjën, këtë pemë historike të bukës e të jetës, kam lexue dhe tek monografia shkencore “Gështenja…” të ing. Beqir Elezajt, që lindi mes gështenjave, u rrit me/për gështenjat dhe tashti e ka varrin e sakrificës e të prehjes së përjetshme aty – mes gështenjave në Elezaj të Margegajve të Malësisë së Gjakovës, këndej Valbone, larg Kërrnaje. Për gështenjën, për vlerat e saj të larta ushqyese, kurative, etj. më ka folë dhe i pasionuari i gështenjave, ing. Shpend Nikoçi, që po është si gështenjë në punën e tij.
E para ishte Fjala, patjetër dhe Fjala Poetike. Dhe Gështenja e bekuar nga Zoti është nga të parët drufrutorë të kultivuar natyralisht në Tokë, ndoshta pas Mollës së Evës e Adamit. Përndryshe: Poezia dhe Gështenja janë pothuaj të njikohshme, të moçme sa Toka, të bukura sa vet Jeta. Gështenja është si Poezi dhe Poezia është dhe si gështenja. Kjo duket dhe në krijimtarinë poetike të Zenun Hysenukajt, që e ka kullën e rritës tek gështenjat, që e ka burimin e poezisë tek gështenjat e Kerrnajës, në Rrethe të Gashit.
Ndër kohna të vona përcillet një histori: një nizam tropojas kur ishte në Turqi i rastisi të shkonte në spital për arsye shëndetësore, kur po i sjellin tek kryet e shtratit edhe nga katër kokrra gështenja. Ai i pyeti: – Po ç’ka janë këto? – Gështenja, i thanë, i përdorim për ilaç për disa sëmundje. Dhe poezia është ilaç. Edhe poezia e Zenun Hysenukaj është ilaç, pasi ajo buron nga trolli i masivit të gështenjave, sikurse dhe poezia e poetëve të tjerë tropojas.
Unë nuk do të kisha shkrue asnji fjalë apo faqe të vetme me të tilla shënime letrare për krijimtarinë poetike të poetit Zenun Hysenukaj në se nuk do të gjeja në poezitë e tij fshatin e lindjes e rritës – Kerrnajën dhe gështenjat, të cilat e banë Poet prej kaherit e në ditë të sodit e për kohnat letrare të së nesermes.
Poeti Zenun Hysenukaj, si poet i perceptimit të së tashmes përmes Kujtesës, me plot mall’ e dashuri, tek vëllimi poetik “Zëri i gështenjave”, me poemën përmbyllëse “Kujtesë për tim bir” (fq. 64) misionon atnisht e palcnisht për Kërrnajën e Gështenjat e saj:
Nderoje bir, fshatin tim Kërrnajë.
Aty gjithnjë do të gjesh:
Bukuritë, legjendat, hyjnitë.
E ken ë dorë nëse do të jesh gjithnjë pranë tyre.
Përkulu para malit me gështenja,
Pije ujin e burimit, mos rri dyshues,
Pi nga ai ujë i ëmbël,
Më i ëmbël se buzët e gruas…
    Poeti Zenun Hysenukaj e ka “Edenin” e vet. Ajo është Kerrnaja e masivit të gështenjave në Rrethe të Gashit, aty ku pena, natyra e jeta burimojnë poezi të gështenjta.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: I GËSHTENJAVE ALPINE, Zenun Hysenukaj, ZËRI POETIK

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe reagimet e shqiptareve ndaj artikullit të Carlotta Gallit

June 12, 2016 by dgreca

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka inkurajuar një përgjigje të  fortë nga ana e shqiptarëve dhe ekspertëve të Ballkanit ndaj artikullit të Carlotta Gallit/

“Ne ishim të mendimit, shkruajnë ata (Joe DioGuardi President dhe Shirley Cloyes DioGuardi – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, se artikullit të Gallit duhej t’i përgjigjemi sepse ky artikull dështon që të shpalos qëndrimin pro-perëndimor, pro-demokratik, dhe tolerancën ndërfetare të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës, si dhe rolin e Kosovës si një kundërshtar kryesor i terrorizmit islamik në Evropë.”

OSSINING NY:   Në një postim të tyre në rrjetin social Facebook, dy kontribuesit e mëdhenjë të çështjes mbarë Shqiptare, ish Kogresisit Republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe bashkëshortja e tij Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Shili Cloyes DioGuardi, analiste dhe shkrimtare, thonë se gjatë dy javëve të fundit, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka inkurajuar një përgjigje të  fortë nga ana e shqiptarëve dhe ekspertëve të Ballkanit ndaj artikullit të Carlotta Gallit të  publikuar në faqën e parë të gazetës The New York Times, të titulluar “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS.”

“Ne ishim të mendimit, shkruajnë ata (Joe DioGuardi President dhe Shirley Cloyes DioGuardi – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, se artikullit të Gallit duhej t’i përgjigjemi sepse ky artikull dështon që të shpalos qëndrimin pro-perëndimor, pro-demokratik, dhe tolerancën ndërfetare të shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës, si dhe rolin e Kosovës si një kundërshtar kryesor i terrorizmit islamik në Evropë.”
Më tej ata ju luten atyre që dëshirojnë të lexojnë përgjigjen e tyre, publikuar në faqen e internetit të www.aacl.com në  klikoni ketu )për t’i lexuar letrat që secili prej dyve i dërguan gazetës Times, duke premtuar se pas këtij publikimi ata,  do të ndajnë me ju edhe letrat e tjera të dërguara nga anëtarët e LQSHA Bordit të  LQSHA-së.

Drejtuar:  Carlotta Gall

Re: “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS” (faqja e parë, 22 Maj)
Në përpjekjen e saj për të njoftuar lexuesit e gazetës The Times për inkursionin fillestar të Islamit radikal në Kosovë, do të doja që autorja e artikullit Carlotta Gall të na kishte informuar se kjo është një shkelje e rëndë dhe kërcënim për realitetin shqiptar në Kosovë dhe në tërë Ballkanin. Shqiptarët janë myslimanë (me shumicë dërrmuese laike), katolikë, të krishterë ortodoksë, dhe hebrenj, të cilët kanë jetuar krah për krah në harmoni për shekuj me radhë. Askund kjo nuk ishte treguar më mirë se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur si myslimanët ashtu dhe të krishterët kosovarë fshehën hebrenjtë dhe i nxorën ata nga Kosova e pushtuar prej serbëve dhe nazistëve për në Shqipëri-i vetmi popull që mund të thotë se çdo hebre që jetonte në Shqipëri ose kishte kërkuar strehim atje u shpëtua gjatë Holokaustit.
Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të përballet me të vërtetën e rëndësishme që Carlotta Gall tha, por që  nuk e kuptoi plotësisht, kur ajo citoi ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi. Rexhepi raportoi se, kur ai u përpoq të paraqiste një ligj që ndalonte sektet ekstremiste në vitin 2004, “zyrtarë evropianë i thanë atij se një ligj i tillë do të shkelte lirinë e fesë.” Bazuar në shekuj të tolerancës së tyre fetare, kosovarët nuk kishin nevojë për hyrje në “lirinë e fesë.” Mirëpo, për shkak se Kosova u bë protektorat i OKB-së në fund të luftës me Serbinë në vitin 1999, ata nuk ishin në gjendje për të kundërshtuar përgjigjen e gabuar Evropiane.  Me rritjen e ISIS, dhe me informacione sidomos nga Shtetet e Bashkuara, Kosova që prej atëherë është bërë një nga kundërshtarët kryesorë të terrorizmit islamik në Evropë. A do ta konsiderojë gazeta The Times një artikull pasues?

Shirley Cloyes DioGuardi
Ossining, NY
23 Maj, 2016
Telefon: (914) 923-4702

Shirley Cloyes DioGuardi është autore e “Thyerja e heshtjes së zgjatur për përdhunimin gjenocidial në Kosovë,” në antologjinë Gratë dhe Gjenocidi: Përvojat Gjjinore të Dhunës, Mbijetesës, dhe Rezistencës, e cila doli në shtyp këtë muaj nga Canadian Scholars’ Press.

* * *

Drejtuar:  Redaktorit të Gazetës The Times

Re: “Shëndrrimi i Kosovës në tokë pjellore për ISIS” (faqja e parë, 22 Maj)

Meqë shumica e lexuesve amerikanë nuk janë të informuar mirë në lidhje me fenë dhe gjeopolitikat në Ballkan, artikulli i Carlotta Gall do ti lë ata me shqetësime të vazhdueshme, por të gabuara, rreth tolerancës fetare në mes të 92 për qind të popullatës shumicë shqiptare të Kosovës. Shqiptarët në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin janë ende njerëzit më tolerant të Evropës. Ata janë myslimanë, katolikë, të krishterë ortodoksë, dhe hebrenj që kanë jetuar krah për krah në harmoni për shekuj me radhë dhe të cilët shpesh martohen me anëtarë te besimeve të ndryshme.
Problemi që meriton më shumë vëmendje është mungesa e zhvillimit ekonomik e nxitur nga armiqësia e vazhdueshme e Serbisë dhe pengimi i popullit shqiptar të Kosovës, të cilët ishin qytetarë të klasës së tretë në ish-Jugosllavi – një shtet që në fund u shpërbë për shkak të krimeve të luftës dhe spastrimit etnik të iniciuarnga regjimi komunist serb dhe udhëhequr në vitet e ’90-ta nga i akuzuari për krime lufte Sllobodan Millosheviqi.  Habitshëm, Serbia po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, edhe pse ende ka për ta njohur Kosovën fqinje si shtet të pavarur, gjëtë cilin qeveria amerikane e bëri më 17 shkurt 2008, pasuar nga 110 vende që nga atëherë.
Pengimi serb në Kosovë ka shkaktuar pasiguri të madhe ekonomike, duke çuar në varfëri dhe papunësi masive në një vend në të cilin 70 për qind të popullsisë janë nën moshën 30 vjeç. Ndërkohë që kjo ka krijuar “terren pjellor”, që u theksua në artikullin e Gallit, për të mirën e sektit islamik vahabisttëArabisë Saudite, aty ka pasur shumë kundershtim nga qeveria e Kosovës, shoqëria civile dhe familjet shqiptare. Si rezultat i kësaj, relativisht pak shqiptarë të Kosovës janë përpjekur për t’iu bashkuar ISIS-it. Departamenti ynë i Shtetit tani duhet të bëjë një punë më të mirë në frenimin e makinerisë saudite të parave në Ballkan dhe promovimin e formave radikale të Islamit në të gjithë globin. Ai duhet gjithashtu të punojnë me udhëheqësit politikë të Kosovës për të krijuar zhvillim ekonomik dhe vende pune për popullsinë që është në fakt më pro-amerikane dhe pro-demokratike në Evropën Lindore sot – një realitet thellësisht i rëndësishëm, përtë cilën Carlotta Gall dështoi ti informonte lexuesit tuaj.
I nderuari Joseph J. DioGuardi
Ossining, NY
23 Maj 2016
(914) 671-8583

Autori ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve nga 1985 deri më 1989 dhe është themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane./B.S/

Filed Under: Komente Tagged With: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe reagimet e shqiptareve, ndaj artikullit, të Carlotta Gallit

“Euro 2016”: Shqipëria e nis me humbje ndaj Zvicrës

June 11, 2016 by dgreca

-De Biasi: Paguam emocionet e minutës së parë/

Stadimu

Është mbyllur me rezultatin 0-1 sfida e parë e kombëtares sonë përballë Zvicrës në kampionatin Europian Francë 2016.

Goli i vetë i takimit u shënua nga Zvicra që në minutën e 5 nga futbollisti Schar.

Xhaka's BrothersNë minutën e 14’  pati një ndërhyrje të  gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fitoi një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 15’, portieri i skuadrës sonë Berisha priti një goditje nga Seferovic. Kapiteni Cana ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës.

Cana me te kuqeArmando Sadiku tentoi të shënojë gol në skuadrën kundërshtare, por nuk ia arrin.

Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme.

cana me te kuqe

Në minutë e 36’ kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Largohet me të kuqe. Preku topin me dorë pasi kishte rrëshqitur në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Zvicrën.

Pjesa e dytë ka nisur me 10 lojtarë për kuqezinjtë pas daljes me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana, megjithatë loja e tyre ka pasur ritëm.

Në minutën ‘51 mundësi e mirë për Sadikun, por sërish nuk arrin sulmuesi ynë ta dërgojë topin në rrjetë. Hysaj dhuroi një pasim perfekt për Sadikun, por ishte portieri Sommer që arriti më parë te topi.

Sadiku rastNë minutën 61 Ergys Kaçe hidhet në fushën e lojës, duke zëvendësuar Taulant Xhakën.

Në minutën e 63 Ergys Kaçe ndëshkohet me të verdhë, ndali Behramin që po i drejtohej zonës sonë në një kundërsulm.

Seferoviç rrezikon seriozisht portën kuqezi në minutën e ‘65 me një goditje në fuqishme i vetëm me portierin Berisha, që ka grushtuar duke nxjerrë nga kuadrati topin.

Në minutën e ‘70 një tjetër goditje nga këndi për Shqipërinë. Sërish largojnë mbrojtësit e Zvicrës.

Në minutën e ’78 një ndërhyrje në zonë e rreptësisë ndaj Lenjanit i cili ka kërkuar penallti, gjë që nuk është pranuar nga arbitri i ndeshjes.

Minuta  82’ Armando Sadiku largohet nga fusha dhe vendin e tij e zë Gashi. Edhe 8 minuta lojë.

Në minutën e ‘87 Gashi humb një rast spektakolar vetëm për vetëm me portierin Zomet. Topi pritet nga portieri dhe përfundon në goditje nga këndi.

Shqiperia humbet nje rast ideal ne fund me Gashin…

De Biasi: Paguam emocionet e minutës së parë

Në përfundim të sfidës mes Shqipërisë dhe Zvicrës, Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, tha se lojtarët e tij vuajtën në fillim emocionet e minutave të para, ndërkohë që vlerësoi reagimin e skuadrës kur u ndodh në disavantazh numerik. Duke folur për mediat pas humbjes 0-1 ndaj Zvicrës, italiani shprehu bindjen se kuqezinjtë mund të kishin luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnin në pah të gjitha cilësitë.

“Paguam shumë emocionet e minutës së parë, e herës së parë. Luajmë më mirë kur nuk kemi asgjë për të humbur. Gjëja më pozitive sot është që me 10 vetë kishim dy mundësi të arta për të shënuar gol, – tha tekniku. – Ishte një ndeshje që nuk e interpretuam mirë në fillim, por në pjesën e dytë u rritëm shumë dhe nuk duhet harruar që luajtëm me një lojtar më pak për një orë. Skuadra dha maksimumin, tentoi deri në fund dhe patëm një rast të bujshëm në minutat e fundit, por nuk patëm fat”, – deklaroi De Biasi, që ka vlerësuar gjithashtu edhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në stadiumin e Lensit.

“Atmosferë fantastike, më vjen keq për këta tifozë, që e kthyen në festë sot. Më vjen keq, sepse luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë dhe patëm edhe 3 raste të shkëlqyer gjatë ndeshjes. Humbëm raundin e parë, na mbeten edhe dy, edhe pse kemi rivalë shumë të vështirë përpara, por do të bëjmë gjithçka deri në minutën e fundit. Jemi këtu për të luajtur Europianin tonë. Është hera e parë për të gjithë dhe jam i bindur që sot mund ta kishim luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnim në pah të gjitha cilësitë tona”, – theksoi tekniku i përfaqësueses shqiptare, De Biasi.

Filed Under: Sport Tagged With: “Euro 2016”: Shqipëria e nis, me humbje, ndaj Zvicrës

Shqiperia etnike deri tek Molla e kuqe

June 11, 2016 by dgreca

Nga Prof Hyzri Salihu/ Bashkëpunimi në mes të fuqive të mëdha është esencial në vend të konflikteve për të përballuar krizat ekonomike dhe politike që sfidojnë njerëzimin sot në shek XXI – Rusia fashiste perfide që punon haptas kundër vendosjes së Rendit të ri botrorë, sipas vizionit të Njeriut vertikal universal, po e kundërshton edhe ndaljen e Luftës në Siri dhe vendosjen e Paqes në atë vend për arsye se, ka të instaluar në Siri sistemin raketor Rus andaj, pyetja  e madhe shtrohet “Bota sot eshte ne prag të Luftës së Tretë botërore apo jo” ?

Albert Pike i shkroi letër Mazzinit me 15 gusht 1871 ” Lufta e tretë botërore do të nxitet prej agjentëve tonë në mes të Cionistve Politikë( Izraelit) dhe liderëve të botës muslimane që do të nxitet prej nihilistëve dhe ateistëve”

Lufta e tretë botërore për momentin është e bllokuar për arsye të Dokumentit të Drejtave të Njeriut i nënshkruar nga fuqitë e mëdha dhe shumica e vendeve të botës, në  kohën kur e kanë nënshkruar nuk e kanë kuptuar pergjegjësinë  që kanë, në  raport me obligimet ndaj parimeve që shtrohen në atë dokument  përndryshe po të ishte në ndergjegjjen e tyre, nuk do ta nënshkruanin nga frika e humbjes së dominimit karshi vendeve të vogla. Dokumenti krijoji baraspeshë botërore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit ,mos zbatimi i tij nga vet ata që e kanë nënshkruar, po krijon tensione ndërmjet fuqive të mëdha dhe pasojat po i vuajnë vendet e vogla.

Përgjegjësine që kanë marrë  Amerika për të zbatuar dhe implementuar Dokumentin është dashur të kenë  parasysh rreziqet e pengesat që dalin gjatë rrugës.

  • Për të pasur zbatim të Drejtat e Njeriut duhet të kenë vulën e Njeriut universal, por që ka një origjinë kombëtare që i takon një Kombi dhe që ka besim në Zotin.

“Deklarata e KSBE tani më OSCE përmban edhe tri principe të reja, të përcaktuar në mardhëniet ndërmjet shteteve: së pari, principin e moscenimit të kufijëve, me të cilin shtetet-pjesëmarrëse të Konferencës, konsiderojnë – të pacënueshëm të gjithë kufijtë e vetë, si edhe kufijtë* (shih, aprovimin e Dokumenteve) e të gjitha shteteve në Evropë;

së dyti, principin e respektimit të integritetit territorial, me të cilin shtetet pjesëmarrëse, obligohen që të – përmbahen nga ajo, që territorin e shtetit tjetër pra pjesëmarrëse, ta bëjnë objekt të okupimit ushtarak ose të masave tjera, ose ta përvetësojnë …,

së treti, principin e respektimit të të drejtave njerëzore dhe të lirive themelore, me të cilat shtetet pjesëmarrëse obligohen se do ta përparojnë dhe inicojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive, që dalin prej dinjitetit të personalitetit të njeriut. Në këto pika shprehet qartë rruga dhe alternativa e zgjidhjes me kërkesën e drejt dhe rrugën e politikës dhe shtetndërtimit. Në marrëdhëniet e këtilla të ndërlikuara të botës bashkëkohore, gjenden kufijtë e detantit, por edhe fillimi i epokës së re në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Nëna shqiptare Lindi Njeriun që i qëndrojë sfidave të kohës, vuajtjeve,robrisë,varfrisë,luftave shekullore etj – Njeriu që i dha botës ndërgjegjje,Dashuri,Paqe, mirësi etj  prandaj Kombit shqiptar meritonë të i’u njifet e Drejta njerëzore për Liri bashkim kombtar ,e i siguruar.

Duhet të kultivohet një vetëdijësim kombtar shqiptar me tradita tona duke respektuar  të gjitha religjionet në hapsirën tonë etnike.

Politikanët që po e pengojnë procesin e bërjes së Shqipris Etnike duhet të largohen nga skena, duhet të zgjidhen atdhetar intelektual që kan guxim ,që jan të lidhur me popullin si mishi me eshtra, ndërsa  komunizmi dhe pasuesit e tij nuk kan çka lypin në proceset politike.

Urime 10 Qershori dita e Lidhjes së Prizrenit,sukse ekipit kombëtar të Shqiprise etnike në Paris.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: deri tek Molla e kuqe, Hyzri Salihu, Shqiperia Etnike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2732
  • 2733
  • 2734
  • 2735
  • 2736
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT