Shoqata e Filozofëve të Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare
-Shala: Mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës/
PRISHTINË, 9 Qershor 2016-Gazeta DIELLI/Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetarja Hasnije Ilazi.Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e SHFK-së për suksesin e arritur me rastin e anëtarësimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Filozofëve, të cilin akt e vlerësoi si dëshmi të sukseseve të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Shala më tej shtoi se pranimi Shoqatës së Filozofëve të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare është një mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës dhe, në këtë drejtim, premtoi bashkëpunim. Kryetarja Hasnije Ilazi e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me SHFK-në, sidomos tani meqë pas anëtarësimit të kësaj shoqate në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare, kërkohet angazhim dhe punë shtesë./b.j/
Kur prona vendoset në krye*
Opinion nga Majlinda BUSHJA/*
Interesi të tjetërson, por gjithsesi është në dorën tonë për të mos e vendosur në radhën e parë për nga rëndësia, sepse vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të konflikteve brenda familjes për çështje pronësie. Puna ka arritur deri aty sa djali nuk njeh më prindërit e vet, babanë, e nënën, por edhe vëllanë e motrën, e konflikti pastaj është përhapur në çdo degë të fisit, që nuk njohin më damarët e gjakut të tyre kur në mes është prona. Daja i merr pronën mbesës, xhaxhai, nipit, nipi, xhaxhait, kushërinjë njëri-tjetrit, etj duke e çuar konfliktin në hasmëri, e disa vjeçar. Tipik është rasti i zonjës Dilo ( këngëtare e njohur), që po lufton kundër tre burrave për të drejtën e saj, për pronën që pretendon se po ja rrëmbejnë. E një prej tyre është dajua i saj, një njeri i afërt i familjes që duhet ta mbrojë mbesën e vet. Mirëpo, situata flet ndryshe dhe konflikti është ende i hapur, dhe kushedi sa do të zgjasë. Por ky konflik për çështje pronësie është një nga mijëra raste që hasim në të gjithë Shqipërinë. Shumë kemi dëgjuar, po dëgjojmë, e do të dëgjojmë në të ardhmen, meqenëse është një nga çështjet më të mprehta të pazgjidhura, e që hap shumë debat. Prona që i mbivendendosen pronarë, e pronari i vërtetë e ka të vështirë të gëzojë pronën e tij i qetë, pa u rropatur gjyqeve për të gjetur të drejtën e tij për vite me radhë. Dhe në se përfshijmë këtu mosmarrveshjet mes fiseve të ndryshme për këtë çështje situata bëhet më e rëndë dhe e komplikuar.
Media qoftë e shkruar, apo elektronike ka ngritur këtë shqetësim herë pas here përmes artikujve dhe rubrikave të fokusuara në konfliktet e pronësisë. Kronika që paraqesin realitetin e hidhur në familjet shqiptare, konflikte të mprehta që ndonjëherë përfundojnë me humbje jete apo cënim të saj. Nuk janë të pazakontë tituj të tillë si, “ Çmenduri ala shqiptare, konflikti për pronat, 35 vjeçari godet me thikë të ëmën e moshuar”( Javanews 20.04.2016), “Konflikti për tokën, ekzekutohet me kallashnikov babai i tre fëmijëve, 50 vjeçari u qellua nga kushëriri i tij ish-polic”(Gazeta Shqiptare 03.04.2016), Babai i tre fëmijëve masakrohet me thikë nga djali i xhaxhait, dyshohet për motive pronësie”(Ballkan Ëeb 17. 09. 2015), “Konflikti për pronën, kushëriri qellon mbi 2 vëllezër, njëri i vrarë, tjetri i plagosur” (Mapo 23.03.2016), sepse konfliktet për çështjen e pronësisë janë të vazhdueshme dhe nuk po ndalen. Ndaj, për to duhet gjendur një zgjidhje që prona të shkojë te i zoti dhe çdokush të marr atë që i takon dhe e meriton.
Kush ndjek çdo të diel pasdite rubrikën “Shihemi në gjyq” te “e Diela Shqiptare” në televizionin “Klan”, dallon qartë se si prona ka sjell konflikte të mprehta dhe përçarje brenda gjirit të familjeve shqiptare. Tashmë flitet hapur dhe me gjuhë të ashpër, pa ndrojë “e cip”, ku egoizmi arrin kulmin, dhe ndjenja e dashurisë dhe respekti fshihen si me dorë, pasi etja për pasuri e prona nuk njeh kufi, e as arsye për të kuptuar se kush është më e rëndësishme. Prona apo familja, prindërit, motrat, vëllezrit dhe njerëzit e tjerë të gjakut. Sepse, prona sot ka dal mbi gjithçka dhe dashuria për familjen dhe njerëzit e gjakut është harruar prej makutërisë për prona e pasuri. Të plagosësh nënën për pronën, siç u përmend në titujt e mësipërm, apo qoftë dhe ta lëndosh atë për këtë motiv, duke e lënduar në sytë e të gjithëve siç ndodhi tek “Shihemi në gjyq” të datës 10 janar të këtij viti, (ku së ëmës i bien të fikët pasi i biri i mohon sakrificat), do të thotë se prona ka kaluar kufijtë e vlerës së saj. E paimagjinushme situata që po përjetojmë në familjet shqiptare, apo thënë ndryshe, “thika ka shkuar në eshtër për këtë çështje”.
Në një kronik televizive të “Zërit të Amerikës” të datës 14 shtator 2013 thuhet se, “ Në Shqipëri po rritet me shpejtësi numri i konflikteve për problemet që lidhen me pronësinë. Përfaqësues të Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrveshjeve” pohojnë se rreth 80% e konflikteve kanë zanafillën e tyre problemet ende të pa zgjidhura me pronësinë” Një përqindje e tillë është shqetësuese dhe kërkon një punë kurajoze nga institucionet përgjegjëse për sheshimin e tyre një orë e më parë. Për daljen nga gjendja, për mos të pasur mbivendosje të pronave të pronarëve që degjenerojnë më pas me konflikte të hapura disa vjeçare. Konflikte brenda në familjeve, apo mes familjeve të ndryshme që i detyrojnë të rropaten dyerve të gjykatave, që tek e fundit ka një kosto financiare dhe një afat kohor që zgjat në zgjidhjen e çështjes. Mungesa e mirëkuptimit brenda anëtarëve të gjirit të familjes çon në këto situata aspak të këndshme dhe përçarëse që ndajnë pjestarët e familjes, pse jo përgjithmonë. Në kërkim të së drejtës në formë të padrejtë, përmes dhunës psikologjike, apo fizike deri në humbje jete, apo cënim. Disa ditë më parë më konkretisht, në 30 maj të këtij viti në Klos, djali godet me mjete të forta dhe plagos babanë, për çështje pronësie. Puna arrin deri aty sa babai përfundon në spitalin e traumës në Tiranë. Kaq rëndë përfundojnë konfliktet brenda familjeve shqiptare për këtë çështje. Por puna nuk duhet të shkojë më deri aty. Situatës së krijuar duhet gjendur zgjidhja një orë e më parë nga organet përgjegjëse, për të shuar konfliktet brenda familjeve shqiptare dhe gjithkush të gëzojë atë që i takon.
*****
* Redaksia e Diellit e mirepret gazetaren Majlinda Bushaj per t’u bere pjese e kontribuesve nga Shqiperia. E falenderojme qe me kete opinion qe na dergoi sot ajo po kontribuon ne Gazeten me te vjeter te Botes Shqiptare, qe publikohet ne SHBA prej 107 vitesh. Problemi që trajton në shkrimin e saj është nga më shqetësuesit , ku ish udheheqesi i fundit komunist, Ramiz Alia, na la pas sherrin e diktatures me receten: toka dhurohet sipas frymeve!. Pa zgjidhjen e problemit të pronës nuk ka për të zënë vend shteti shqiptar i hibridizuar mes trashegimise komuniste dhe demokracisë në tranzicion.
Lexues të Diellit: Lexojeni shkrimi dhe shfaqni opinionin tuaj me shkrim.
Shuhet në Çikago Petrika TOLE , një nga ikonat e futbollit korçar
Nga Raimonda MOISIU/
Tronditet futbolli korcar dhe komuniteti shqiptaro- amerikan në Amerikë. Largohet nga jeta në moshën 60 vjeçare, Petrika TOLE, një prej futbollistëve më të shquar dhe mbrojtësi më i mirë i kohës i Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, dhe atij shqiptar. Falë talentit dhe fizikut të tij prej atleti, energjik, pasionant i futbollit, falë inteligjencës dhe këmbëve të forta në fushën e lojës, Tole, -sikundër e thërrisnin korçarët, fitoi shumë shpejt zemrat e publikut futbolldashës korçar dhe atij shqiptar në tërësi. Mbrojtësin më të mirë të kohës, futbollistin e përkryer,Tolen e “Skënderbeut”, dhe futbollit Shqiptar që e kishin “frikë”, të gjithë , skuadrat e tjera sa herë që “Skënderbeu”, shkonte të luante në Tiranë a qytetet e tjere. Edhe në një moment kur Tole, u dëmtua keq në fushën e lojës, dhe u mendua më e keqja, ai e kaloi me sportivitet duke thënë se nga goja nuk të gjen gjë. Dhe ia doli, ai u kthye përsëri në fushën e lojës duke dhënë akoma më shumë nga forca e talentit, pasionit dhe inteligjencës si futbollist, që e shëndrruan në një futbollist të madh me emër në Ballkan dhe Europë, një nga ikonat e futbollit korçar e shqiptar. Përveçse një fubollist i mirë që bëri emër dhe histori në futbollin korçar, PetrikaTole ishte edhe njeri shumë i mirë, bashkëshort i mrekullueshëm dhe prind model. Në vitin ‘97 emigroi me familjen në SHBA-ës, në Çikago, kur për gati dydekada punoi “a hard working truck-driver”, rrugëve të Amerikës, dhe financoi për të studiuar dy djemtë e tij të shtrenjtë, të cilët sot punojnë në instuticione të rëndësishme në Çikago.
Lajmi i trishtë se një nga legjendat e futbollit korçar, mbrojtësi më imirë, i pakalueshmi dhe njeriun që adhuruan në futboll, PetrikaTole u nda nga jeta, u prit me dhimbje e dëshpërim të thellë nga publiku sportdashës korçar dhe shqiptar, veçmas nga ata që kanë patur fatin ta njohin, ta kenë mik dhe koleg, shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre në rrjete sociale. Persionalitete publike korçarë si Prof. Gjergji Cikopani, shkruan:
“Një djalë korçar me cilësitë e mira! Një futbollist kur Skënderbeu shkëlqente në formën më të mirë, një lojtar që sot iu mungon ekipeve Shqiptare që “ merrte rolin e liderit” për të shpërthyer! Meqënëse e kam njohur nga afër dhe si drejtues i sportit kam gjetur tek Ai lojtarin, që nuk dinte kompromiset e sotme; bëhej ” copë” në luftën sportive !
Kujt i kujtohet ndeshja në Tiranë kur Tole u aksidentua rëndë, sot e kupton se çfarë do të thotë, të ikë nga jeta një lojtar si Ai! U rikuperua me pak vështirësi, por nuk iu nda sportit! Kohët sollën të tjera probleme dhe jo i pa informuar, kam mësuar se ka qenëi ” fortë” në përballimin e jetës, sigurisht me të tjera probleme – por më e Bukur! Familjes i dërgoj ngushëllimet prej qytetari të Korçës që, Petrika Tolen, e ka njohur si njeriun e Mirë të Korçës! U prehte shpirti në paqën e përjeteshme!
Ndërsaz. Bajram Shtylla, shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të tij,për humbjen e njeriut të dashur të tyre,si dhe publikut futbolldashës korçar,për humbjen e njërit prej futbollistëve të shquar të Klubit “Skënderbeu”!
Luan Merdani, mik i fëmijërisë dhe deri në ditët e sotme, shprehet i trishtuar thellë dhe i tronditur nga ikja para kohe dhe e papritur e Toles, kur para një muaji kishin qenë bashkë në Çikago. Po ashtu shprehën ngushëllimet e tyre, ikonat e futbollit korçar Alfred Pilika, Teodor Vaso, Bledi Shkëmbi, Thimi Gërnjoti, gazetari Adriatik Dosti, Vasillaq Cikopana, Ilir Jano, Arben Toshi, Edmond Deli, Romeo Baka, Ilir Vrenozi,Marena Kondili, shume kolegë, miq, e shokë,gazetarë sportivë të afërm dhe sportdashës korçarë e bashkatdhetarë në të dyja anët e Atlantikut. Trupi i të ndjerit do të varroset në qytetin e tij të lindjes në Korçë, ku do t’i bëhen edhe nderet e mbrame nga qytetarët dhe personalitetet e Korçës, Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, dhe mbarë sportit shqiptar.
Edhe unë shkruesja e këtyre rradhëve, shpreh ngushëllimet e mija e të familjes sime, familjesTole në Çikago dhe të afërmëve në Korçë, për humbjen dhe trishtimin e thellë që la pas, ikja parakohe e mikut tim prej disa dekadash, bashkëshortit dhe babait të mrekullueshëm, dhe altruist, botës së futbollit korçar e shqiptar, e kësaj Ikone Madhështore të Futbollit, PetrikaTole, që bëri historinë e Futbollit Korçar ndër vite!
I Madhi dhe i Papërseritshmi TOLE – si të thërriste Korça, që e doje dhe të donte aq shumë, do të mbetesh, më ndrituri në zemrat dhe mendjet e korçarëve ndër breza.
Ti mbetesh Legjenda Korçare e Futbollit në Përjetësi.
Raimonda MOISIU
USA 9 Qershor 2016
TE DIELEN, 12 QERSHOR, FESTIVALI I KATERT I FEMIJEVE NE USA-”Zerat e Rinj 2016″
Fëmijët shqiptarë në ShBA kanë rastin që të ndjekin një festival profesionistësh me moshatarët e tyre, Festivalin e Katërt të Fëmijëve në USA”Zërat e Rinj 2016″. Është një festival i mirëfilltë, origjinal, që organizohet për herë të katërt në Amerikë. Konkurentët vijnë nga Nju Jorku, Bostoni, Pensilvania, Nju Xhersi e shtete të tjerë. Prindër, mos humbni rastin; dhurojuni fëmijëve tuaj çaste të gëzuar duke bërë pjesmarrës në këtë festival, ku këndohet shqip. Kështu ju do të ndikoni që ata ta dashurojnë vendin e origjinës, muzikën e bukur shqiptare, tarditat tona të mrekullushme dhe mbi të gjitha- gjuhën e ëmbël shqipe. E pranishme media. festivali filmohet nga TRING dhe TV Kultura Shqiptare.
Sivjet konkurojnë për pesë çmime 20 këngë nga kompozitorë të njohur nga trevat shqiptare në interpretimin e 14 këngëtarëve të vegjël, që konkurojnë për 5 çmime.
Një Juri profesionsitësh do të bëjë vlerësimet.
Udhëheqësja artistike Pranvera Çobo ka bërë një punë të mrekullueshme, që e meriton vëmendjen e komunitetit shqiptar.
Mysafire speciale: Rakipe Karaj & Eriona Balaj
Bileta e Hyrjes: $ 40.00
Festivali organizohet të Dielën me 12 Qershor 2016 dhe fillon në orën 7 PM.
ADRESA:SYMPHONY SPACE
2537 BROADWAY at 95th, New York, 10025-6
Telefononi në telefonat:
646-287-8500
914-885-4649
347-409-2726
-Foto-Dielli-arkiv. Festivali i trete, Nju Jork 2015