• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Muaji i Ramazanit, kreu i KMSH-së Bruçaj: Agjërim të lehtë

June 5, 2016 by dgreca

Një ditë përpara se të fillojë Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, një prej më të shënuarve në kalendarin e fesë Islame, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve, për një muaj Ramazani të begatë.

“Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat shqiptare, anembanë botës. Më lejoni që në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, t’iu përshëndes me paqen dhe sigurinë që vjen prej Krijuesit tonë Mëshirues dhe Mëshirëbërës dhe t’iu uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit”, uron Bruçaj.
Dita e parë e Ramazanit do të jetë e nesërmja e 6 qershorit, kur edhe do të nisë agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Me agjërimin e Ramazanit – sipas fesë Islame, – shprehet më së miri besimi, sinqeriteti, humanizmi, uniteti e bujaria, virtyte këto që duhet të stolisin çdo besimtar në jetën e tij të përditshme. Agjërimi mbart në vetvete sakrificën dhe përkushtimin ndaj Allahut, e qëllimi kryesor është fitimi i kënaqësisë së Zotit.
“Ramazani njihet si muaji i Kur’anit Famëlartë, prandaj le të na shërbejë kjo periudhë e bekuar kohore për njohjen sa më të thellë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të vlerave e traditave tona të bukura islame”, thotë më tej Skënder Bruçaj në deklaratën e tij.
Muaji i begatë i Ramazanit na rikujton kujdesin, vëmendjen dhe dashurinë që duhet të kemi për njerëzit që na rrethojnë, në veçanti për ata që kanë nevojë për përkrahjen tonë në përmbushjen e nevojave të tyre jetike, duke u bërë në këtë mënyrë shkak që edhe në shoqërinë tonë të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja.

Filed Under: Komente Tagged With: Agjërim të lehtë, kreu i KMSH-së Bruçaj:, Muaji i Ramazanit

Bifurkacioni i Nerodimes, një monument shumë i veçantë për Kosovën

June 5, 2016 by dgreca

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e funksionalizimit të Bifurkacionit të Nerodimës, ku u shënua edhe Dita Botërore e Mjedisit/

–Mustafa: Përveç infrastrukturës do të hapim perspektivë ekonomike në fshatrat e Ferizajt/

 FERIZAJ, 5 Qershor 2016-B.Jashari/ Bifurkacioni i Nerodimes është një monument shumë i veçantë për Kosovën, tha sot kryeministri Isa Mustafa.

“Këtu në ndarjen e këtij lumi në dy lumenj, të cilët na qesin pastaj në dy dete të ndryshëm, në Detin Egje dhe në Detin e Zi, është një rast i veçantë i cili është këtu tek ne në Kosovë. Ne kemi dëshirë që ta kultivojmë, ta mbajmë mirë, të zhvillojmë turizëm, të krijojmë kushte që njerëzit të vijnë dhe ta vizitojnë sepse vërtetë meriton vizita dhe meriton kujdes”, tha kryeministri, duke falënderuar Komunën, Ministrinë e Mjedisit dhe Komisionin Evropian për investimet.

Kryeministri Mustafa, më tej tha se këto investime tani duhet të rikthehen dhe t’u jepet vlera e tyre.

“Të punojmë dhe të japim shembull të mirë se si duhet të kujdesemi në mënyrë që mjedisin ta bëjmë më të përshtatshëm për njerëzit, për qytetarët tanë, për fëmijët tanë dhe për ardhmërinë tonë”, theksoi ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e funksionalizimit të Bifurkacionit të Nerodimës, ku u shënua edhe Dita Botërore e Mjedisit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministra, deputetë, kryetari i komunës së Ferizajt dhe shumë qytetarë e ambientalistë.

Kryeministri Mustafa tha se Dita Botërore e Mjedisit flet për ndërgjegjësimin e njerëzimit për kujdes ndaj planetit dhe ndaj mjedisit si dhe marrjen e përgjegjësive për mjedisin.

“Edhe motoja e kësaj dite është që ne të kujdesemi për vendin tonë, të kujdesemi për planetin dhe të marrim përgjegjësinë për të. Është edhe ditë e njerëzve sepse është në vullnetin e tyre, në përgjegjësinë e tyre, që ata të marrin masa pozitive që të përmirësojnë ambientin në të cilin jetojnë”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se Dita Botërore e Mjedisit është një datë e veçantë për Kosovën sepse është ditë kur mund të shpalosen të gjitha vlerat e mjedisit të Kosovës, vlera të shënuara edhe në përmasa botërore e të cilat meritojnë të mbrohen në mënyrë institucionale.

Ministri Agani foli edhe për faktin se shumë prej këtyre vlerave janë të kërcënuara si pasojë e proceseve të ndryshme degraduese, duke shprehur përkushtimin e plotë të qeverisë së Kosovës për të punuar edhe më shumë që këto degradime të parandalohen dhe të ndërpriten dhe që këto vlera të mbrohen.

Ministri më tej ka folur për çështjet e shumta globale mjedisore që kanë nevojë për vëmendje urgjente siç janë ndryshimet klimatike, siguria mjedisore dhe zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa tha se funksionalizimi i Bifurkacionit të Nerodimes është ngjarje shumë e rëndësishme për Ferizajn dhe Kosovën, pasi që e vendos në rrugë të mirë këtë fenomen të rrallë për të luajtur rolin që ka në pasurinë turistike e natyrore.

Sfarqa tha se funksionalizimi i Bifurkacionit paraqet një prej vendimeve më domethënëse të qeverisë për të ndihmuar Ferizajn që të realizoj synimet zhvillimore të saj.

Ai më tej tha se komuna e Ferizajt, me përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, ndodhet në prag të nisjes së investimeve të rëndësishme zhvillimore.

“Këto investime pritet të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen infrastrukturore dhe gjendjen e qytetarëve të komunës së Ferizajt dhe të rrethinës”, tha Sfarqa, duke përmendur fillimin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Ferizaj, zgjidhjen e problemit të hekurudhës, zgjerimin e rrugëve nacionale dhe hyrje daljet e Ferizajt, si dhe investimet në Hidrosistemin e Lepencit, që do t’ia zgjidhin Ferizajt përfundimisht problemet e ujit të pijshëm dhe të ujitjes.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot edhe fshatrat Dardani dhe Zllatar të komunës së Ferizajt, ku mori pjesë në përurimin e rrugës së re të ndërtuar me standardet më të larta evropiane, me gjatësi 3200 metra dhe gjerësi 6 metra, që lidh këto fshatra me magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Kryeministri Mustafa u prit nga qindra banorë të këtyre fshatrave si dhe nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deputetë të Kuvendit të Kosovës, asamblistë  komunalë dhe përfaqësues të tjerë locale.

 

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Mustafa tha se ndërtimi i kësaj rruge me standard, justifikohet më së miri me pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në këtë përurim.

 

“Në qoftë se një investim nuk përjetohet nga qytetarët, nuk përjetohet nga njerëzit për të cilët bëhet dhe nuk pranohet nga ata, atëherë ai investim nuk e ka edhe vlerën e vet. Unë vlerën më të madhe të kësaj rruge e shoh në ju, në pjesëmarrjen e juaj këtu sot, në këtë numër të madh të njerëzve që e shënojnë këtë sukses, si sukses të tyre”, tha kryeministri.

 

Më tej, Mustafa tha se këtij suksesi do t’i shtohen edhe suksese të tjera.

 

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe zhvillimin ekonomik ta shpërndajmë kështu. Siç po ndërtojmë rrugë do të ndërtojmë edhe fabrika të vogla nëpër vendbanimet e juaja, në mënyrë që ju të gjeni punë këtu, këta të rinj dhe fëmijë që janë këtu të gjejnë ardhmërinë e tyre dhe perspektivën e tyre në këtë vend, në këto fshatra, në këtë komunë, në këtë Kosovë që e duam kaq shumë dhe që se zëvendësojmë me asnjë vend tjetër”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur përkrahjen për kryetarin e komunës edhe për kërkesat që i ka për rrugët e tjera.

 

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, falënderoi kryeministrin Mustafa për praninë, duke theksuar se ai po i ndërron pamjen jo vetëm Ferizajt por edhe Kosovës përmes investimeve që po bën.

 

Kryetari Sfarqa tha se pas përfundimit të kësaj rruge, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, do të punohet që ky lokalitet të lidhet edhe me Komunat e Gjilanit dhe të Vitisë.

 

“Vetëm 3 kilometra nga këtu mund të lidhet rruga që shpie në magjistralen Gadime-Gjilan, që do ta lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave që lidh komunat tona si dhe me komunën e Vitisë në fshatin Remjan”, tha Sfarqa.

 

Ai më tutje tha se banorët e këtij lokaliteti duke qenë njerëz punëtorë e të vyeshëm janë bërë pjesë e zhvillimeve dhe e realizimit të planit qeverisës të Komunës së Ferizajt dhe më gjerë.

“Komuna e Ferizajt po bën investime në të gjitha sferat infrastrukturore për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën e tyre, për të krijuar një perspektivë për të gjithë, në mënyrë që lëvizjet që ka pas ky lokalitet nga fshati në qytet të ndërpriten sepse edhe Zllatari edhe fshatrat tjera po marrin gjithnjë e më shumë pamjen e fshatrave evropiane”, tha kryetari Sfarqa.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, monument, Nerodima

Aleksandër Dragoti, piktori që penelin e ka kthyer në magji

June 5, 2016 by dgreca

Në ekspozitën e parë postkomuniste  mori pjesë dhe e famshmja Anri Zhirardo, aktorja franceze që mbajti fjalën e rastit

Nga Albert Z. Zholi/

Lindi në Tiranë më 18 shtator  ën vitin 1956 në Tiranë. Me origjinë është nga Tepelena, ku babai i tij Asaf Dragoti ka qenë Komandant i Brigadës së 8-të, Sulmuese. Studioi në Liceun Artistik për piktor dhe më pas vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve, Pas përfundimit të studimeve në këtë Akademi u emërua në Ndërmarrjen Artistike Migjeni. Pas disa vitesh transferohet në Kombinatin Josif Pashko si piktor dhe përgjegjës pikture në këtë Ndërmarrje të madhe.  Në këtë Ndërmarrje merej me organizimin e koncerteve të majit si dhe propagandën piktoristike. Njëkohësisht ishte  piktor dhe ilustrator i revistës “Fatosi” “Pionieri”, dhe “Yllkat”.  Gjatë gjithë kësaj periudhe mirte pjesë në Ekspozitat e Nëntorit ku merrnin pjesë të gjithë piktorët e Shqipërisë të cilët kishin bërë emër. Gjatë gjithë periudhës së punës së tij si piktor (në periudhën e komunizmit) ka hapur mbi pesë ekspozita personale me piktura të gjinive të ndryshme. Në vitin 1993, tre vjet pas ardhjes së demokracisë ishte i pari që hapi ekspozitën personale në Muzeun Kombëtar dhe Piramida (ish-Muzeumi i diktatorit Hoxha) ku pati një sukses të jashtëzakonshëm. Në këtë ekspozitë mori pjesë dhe e famshmja Anri Zhirardo, aktorja franceze mbajti fjalën e rastit duke e vlerësuar për anën artistike dhe estetike këtë ekspozitë befasuese për kohën dhe vendin. Në këtë ekspozitë ku kishte shumë piktorë, skulptorë dhe artistë aktorja e famshme dha dhe një intervistë të gjerë për artin shqiptarë dhe artistët shqiptarë për TVSH. Kjo ekspozitë u ideua nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në lidhje me Ministrinë e Kulturës. Së Italisë. Fill pas kësaj ekspozite Aleksandri shkon në Itali (Romë) duke hapur të njëjtën ekspozitë e cila pati një sukses më të madh se në Tiranë. Televizionet prestigjioz “Rai Uno” dhe “Rai Due”  dhanë kronikë speciale për këtë ekspozitë. Gjithë këtë ndërmarrje e investoi Fondacioni “Soros” i cili e përshëndeti hapjen e kësaj ekspozite të veçantë postkomuniste që sillte një këndvështrim të ri të pikturës shqiptare. Pas dy katër vjetësh pas hapjes së kësaj ekspozite, Aleksandër Dragoti emigroi në Greqi, për ti dhënë një frymë dhe mendim të ri pikturës së tij. Lëvizja është bota e brendshme e çdo piktori, ku në shëtitjen e vendeve të ndryshme, bota e tyre krijuese merr dimension dhe impuls të ri. Për vetë teknikën moderne të pikturës së tij, për botën boheme shpirtërore të tij, u interesuan shumë galeri dhe kisha greke për të bërë pikturimin, freskimin e afreskeve murale dhe të pikturave të ndryshme kishtare.  Jashtë kohës së punës ai pikturonte kudo që mundte në Galeri prestigjioze, ku për pikturat e tij shfaqën interes personalitetet politike greke si Simitis, Papandreu, Venizelos, ku disa piktura të tij u bënë pjesë e zbukurimeve murale të shtëpive të këtyre personaliteteve. Peneli i tij u bë pjesë e diskutimeve të kritikëve më të mirë grekë të pikturës. Falë këtyre aftësive, përkushtimit, studimit selektiv, kujdesit ndaj zhvillimeve në fushën e pikturës konteporane, pikturat e Aleksandrit u bënë pjesë e galerive më të zëshme në Athinë dhe në tërë Greqinë. Aktualisht në Galerinë Ndërkombëtare të Athinës, ai ka tetë piktura nudo ku mori vlerësimet më të mira të kritikës europiane, ballkanase dhe greke. Piktura e Dragotit, është një labirint ndjenjash dhe figurash enigmatike, erotike, jetësore, ku ai kurë nuk përsërit vetveten, por të fut në një botë zhbiruese që duhet përqendrim, njohuri dhe filozofi në njohjen e abstraksionit e kombinuar me realen. Piktura e tij është një ngasje drejt modernes, për të njohur antiken, është një mistikë që tundon realen.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Z. Zholi, Aleksandër Dragoti, e ka kthyer, në magji, piktori që penelin

Bifurkacioni në Kosovë, mrekulli botërore

June 5, 2016 by dgreca

-Në Kosovë Dita e Mjedisit shënohet në Nerodime, në një nga dy bifurkacionet e gjithë botës, të vetmit në Evropë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Qershor 2016/ Në Kosovë, sot, Dita Botërore e Mjedisit shënohet atje ku është një nga mrekullitë e trojeve shqiptare – në Bifurkacionin e lumit Nerodime, i cili derdhet në dy dete, fenomenit unikat natyror të vetëm në Evropë e një prej dyve në botë.

Bifurkacionin e lumit Nerodime e viziton kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka paralajmërar se sot “fillon funksionalizimi i fenomenit të Bifurkacionit, i cili për një kohë ka qenë i degraduar”. 

“Përmes Ministrisë së Planifikimit Hapësinor kemi përfituar një shumë simbolike të mjeteve, e cila ka mjaftuar për funksionalizimin e këtij fenomeni. Jemi në fazën e përgatitjes së planit detaj për rregullimin e shtratit të lumit Neredimja dhe dy degëve të Bifurkacionit, në mënyrë që të kemi një funksionim estetik dhe atraktiv për vizitorët”, ka bërë të ditur kryetari i komunës në një konferencë shtypi.

“Ky fenomen i Bifurkacionit, i pari në Evropë dhe i dyti në globin tokësor, përbën vlera të jashtëzakonshme për qytetarët e Ferizajt dhe vizitorët e ndryshëm vendës dhe ata të huaj”, është shprehur ai.

Lumi Nerodime njihet për derdhje në dy dete: përmes lumit Sitnica, pastaj  Ibrit i cili nga Kosova kalon në Serbi dhe vazhdon nëpër lumin Morava e pastaj lumin Danub duke kaluar edhe shtete tjera deri në Detin e Zi, dhe përmes lumit Lepenc në Kosovë që kalon në Maqedoni e më tej nëpër lumin Vardar duke kaluar edhe nëpër Greqi deri në Detin Egje. “Kjo ndarje, që në hidrologji quhet bifurkacion,  paraqet rastin e dytë në botë bashkë me atë të lumit Orinoko në Amerikën Latine. Bifurkacioni i lumit Nerodime për të parën herë përmendet në një dokument në vitin 1321”, është shkruar nga një grup autorësh në monografinë “Ferizaj me rrethinë”  botuar në vitit 1975.

Në dhjetor 2015, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë vendim për vënien nën Mbrojtje Paraprake të Zonës së Bifurkacionit të Lumit Nerodime, si zonë potenciale për shpallje, Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Monumentit të Natyrës të Rëndësisë së Veçantë me sipërfaqe prej rreth 15 hektarëve.

Me këtë vendim Mbrojtja e Paraprake do të zgjas deri sa zona të shpallet e mbrojtur në kategorinë e Monumentit të Natyrës të Rëndësisë së Veçantë, por jo më gjatë se dy vite nga dita e nxjerrjes së këtij vendimi.

Gjatë periudhës sa do të zgjat statusi i Mbrojtjes Paraprake do të zbatohen dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe Zona do të gëzojë statusin e zonës së mbrojtur.
Në prill 2016, Ministria kosovare e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 25 mijë euro për punën fillestare të “Funksionalizimit të Bifurkacionit në Lumin Nerodime”, në komunën e Ferizajt.

Marrëveshja për bashkëfinancim të këtij projekti u nënshkrua nga ministri Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ata theksuan se ishin dakorduar që me një shumë të vogël të parash të fillojnë realizimin e një projekti të madh në vlerë prej 5 milionë euro.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Bifurkacioni në Kosovë, mrekulli botërore

Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit

June 4, 2016 by dgreca

Opinion nga Prof.dr. Eshref Ymeri/ Indiana/ SHBA/

Në faqen internetike ta gazetës së nderuar atdhetare “Dielli” të datës 04 qershor, lexova artikullin e Profesorit Arben Llalla, me titull “Kushtëzimet e rrezikshme të ministri grek Nikos Kotzias(Koxha)”.Profesori Arben Llalla është një intelektual me formim të lakmueshëm atdhetar, nacionalist, i cili, për vite të tëra, është marrë me studimin e shovinizmit grekokaragjoz dhe çështjen e shqiptarëve të Greqisë. Prandaj informacionet e tij për qëndrimin shovinist të Athinës zyrtare ndaj Çështjes Shqiptare, kanë një bazë të shëndoshë besueshmërie. Edhe në rastin e vizitës në Tiranë më 06-07 qershor të ministrit me botëkuptim nazifashist Kotzias, informacioni i Profesorit Arben Llalla për kushtet që Athina do t’i vërë Tiranës zyrtare, patjetër që atij i ka ardhur nga një burim mëse i sigurt. Pra, Athina e pabesisë shumëshekullore kërkuaka që Tirana, para se të hapë bisedimet me Bashkimin Evropian, të plotësojëmedoemos disa kushte. Ja cilat na qenkan këto kushte, që i bën publike Profesori Arben Llalla:

“1.Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të bëhet me anë të një marrëveshjeje të përjetshme ku Shqipëria dhe shqiptarët s’do të kërkojnë kurrë Çamërinë dhe pronat e tyre në tërë Greqinë.

2.Ndërtimi edhe i pesë varrezave të tjera për ushtarët grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke më 1940-1941, ku numri i varreve bosh të jetë 7000.

3.Njohja e Autonomisë së Epirit të Veriut (aneksimi i jugut të Shqipërisë), ku gjuha greke do të jetë zyrtare në jugun shqiptar. Shqipëria të jetë e varur de jure nga Greqia, ku në të ardhmen të bashkohen në një Federatë të përbashkët”.

       Në një analizë të dikurshme, të botuar në internet, duke folur për lëshimet që tradhtarët Thaçi dhe Mustafa i bënë Serbisë për krijimin e kushteve të pakicës serbe për autonomi, kam pasë theksuar se edhe Greqia të njëjtën gjë do të kërkojë: shpalljen e autonomisë për Shqipërinë e Jugut. Sepse e tillëështë logjika e gjërave: edhe Beogradi, edhe Athina nuk kanë hequr dorë kurrë, respektivisht, nga Naçertania dhe nga Megaliidea e vitit 1844, të cilat kishin për qëllim zhdukjen e etnisë shqiptare nga gadishulli ynë dhe fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.

Meqenëse pas vitit 1913(kur shovinizmi evropian, me yshtjen e armikut të tërbuar të kombi shqiptar – shovinizmit rusomadh – na i copëtoi për të dytën herë trojet tona etnike), në Shqipëri kanë qenë në pushtet jo pak tradhtarë, edhe Beogradi, edhe Athina e kanë pasur shumë të lehtë shtypjen dhe robërimin e shqiptarëve të përtejkufirit. Kurse gjatë këtij çerek shekulli të fundit në Shqipëri dhe pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 1999, edhe Athina, edhe Beogradi i kanë arritur dhe po i arrijnë pak e nga pak objektivat e vitit 1844 me ndihmën e tradhtisë brendashqiptare. Se sikur Shqipëria Londinezë të kishte pasur zot me kohë e me vakt, ajo duhej të kishte kërkuar me forcë, deri në forumet më të larta ndërkombëtare, hedhjen poshtë nga ana e Athinës dhe e Beogradit të platformave shoviniste antishqiptare të Megaliidesë dhe të Naçertanies. Shqipëria s’e ka kërkuar kurrë hedhjen poshtë të atyre dy platformave shoviniste, prandaj edhe grekosllavët po bëjnë ç’është e mundur për zbatimin e tyre: Beogradi, i bindur plotësisht për përkrahjen e Thaçit dhe të Mustafës, dy kryatradhtarëve të popullit shqiptar të Kosovës, ka shtruar si objektiv ngritjen e 15 komunave të tjera në Kosovë dhe popullimin e tyre me kriminelë serbë që u larguan nga Kosova gjatë viteve të luftës, si edhe me kriminelë serbë të Kroacisë, të cilëve Tuxhmani u vuri drunë njëherë e mirë nga Kroacia. Domosdo, se Kroacia ishte dhe vazhdon të jetë vend me zot, prandaj Beogradi nuk kuturis të kërkojë rikthimin e tyre në Kroaci. Pra, Beogradi, me dorën e vetë tradhtarëve Thaçi e Mustafa, po rikthehet përsëri në Kosovë, përmes një rikolonizimi të butë, pa çak e pa bam. Dhe populli shqiptar i Kosovës, dhe opozita, po u mbajnë ison tradhtarëve Thaçi dhe Mustafa.

Edhe Athina, nga ana e saj, po me përkrahjen e tradhtisë së Tiranës zyrtare, po i arrin dalëngadalë objektivat e veta në Shqipërinë e Jugut me ndërtimin e kishave greke, me hapjen e shkollave greke, me ngritjen e varrezave për ushtarët agresorë grekë. Pra, edhe ajo, ashtu si edhe Beogradi në Kosovë, po e kryen çikë e nga një çikë kolonizimin e Shqipërisë së Jugut.

Duke mohuar tërësisht Çështjen Çame, Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit, i cili dikur pati deklaruar botërisht: “Çështja e Kosovës nuk ekziston”. Me mohimin tërësor që i bëri  “Çështjes së Kosovës”, Millosheviçi vetë u bë sebep që në Kosovë të ndizeshin shkëndijat e para të luftës guerile, e cila, pak e nga pak, erdhi e mori formatin e plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u bë një mbështetje e fuqishme e Aleancës së NATO-s gjatë bombardimeve që ajo ndërmori kundër Serbisë.

Athina po ngutet me dërgimin në Tiranë të ministrit Kotzias. Ajo kërkon t’u dalë përpara katër dosjeve të Çështjes Çame, të cilat, më 11 shkurt 2016, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, zotëria Festim Lato, dhe Profesori Koço Danaj, ia dorëzuan Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime kundër njerëzimit. Kësisoj Athina e hileve dhe e pabesive mijëravjeçare, kërkon të sigurojë mbështetjen e Tiranës zyrtare për mohimin, për mosekzistencën e Çështjes Çame, në mënyrë që nesër-pasnesër t’i deklarojë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës: “Nuk ekziston ndonjë Çështje Çame, se një Çështje të tillë nuk e njeh as Tirana zyrtare”.

Unë e kuptoj se të gjitha këto fatkeqësi të rënda që e kanë pllakosur mbarë kombin shqiptar (me një shtet të vdekur në Prishtinë dhe me një shtet të pavarrosur në Tiranë), e kanë burimin, para së gjithash, te përçarja mbarëshqiptare dhe te tradhtia brendashqiptare. Se diktatura komuniste i zbehu dhe i degradoi deri në leqendisje ndjenjat kombëtare, e plagosi për vdekje nacionalizmin shqiptar, duke i mbyllur në fondin e harresës krimin evropian kundër trojeve tona etnike, Çështjen e Kosovës dhe Çështjen Çame. Në gjurmët e tradhtisë komuniste të këtyre interesave madhore të kombit shqiptar, ka vazhduar dhe vazhdon të eci edhe klasa politike shqiptare gjatë këtij çerek shekulli pluralizëm. Athina zyrtare është e bindur në tradhtinë e intereave kombëtare të klasës politike shqiptare, prandaj edhe e mohon kategorikisht Çështjen Çame dhe vazhdon të avancojë drejt kolonizimit të Shqipërisë së Jugut, me Janullatosin si guvernator të vetin në Tiranë. Prandaj ajo ka krijuar bindjen se nacionalizmi shqiptar është varrosur një herë e përgjithmonë.

Megjithatë, unë mendoj se, pavarësisht se rinia shqiptare hesht, pavarësisht se inteligjencia universitare hesht, pavarësisht se mjetet e informimit masiv heshtin, pavarësisht se moderatorët e kanaleve televizive dhe gazetarët heshtin, duke u shndërruar në tellallë të pështirë të politikës antikombëtare të Tiranës zyrtare, pavarësisht se populli shqiptar ka rënë në një gjumë letargjik dhe bën të paditurin për ato që kanë ndodhur në Shqipërinë Jugut, pavarësisht se rinia e Tiranës nuk do të dalë ta presë Kotziasin me domate të ndenjura dhe me vezë të prishura, pavarësisht se përfaqësues të rinisë universitare më 07 qershor do të ulen në auditor dhe do të dëgjojnë fjalën e nazifashistit Kotzias (në vend që ta pëzënë me sokëllima), pra, pavarësisht nga të gjitha këto, nacionalizmi shqiptar nuk është varrosur përfundimisht. Bindja ime është se poshtë hirit të tradhtisë kombëtare të Tiranës zyrtare, prehen në qetësi ca thëngjij, ca gaca të shndritshme nacionalizmi, të cilat, duke parë që shovinizmi grekokaragjoz nuk dëshiron që Çështja Çame të zgjidhet me mirëkuptim(çka personalisht e dëshiroj me gjithë zemër, ashtu siç duhet të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve fqinje, me paqe dhe me respekt të ndërsjellë), mund të bashkohen dhe të rrezatojnë me dritë verbuese, fillimisht në formë guerilesh dhe mandej, siç ndodhi në Kosovë, të marrin përmasat e një Ushtrie Çlirimtare të Çamërisë. A është e sigurt Athina zyrtare (mbrojtëse e tërbuar e krimeve inkuizicioniste të Napolon Zervës) se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë?

Indianapolis, Indiana

04 qershor 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: Athina, gjurmët e Millosheviçit, Prof. dr. eshref Ymeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2752
  • 2753
  • 2754
  • 2755
  • 2756
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT