Ne njoftimin e derguar Gazetes”Dielli” Familja Nezaj, e pamja per te ndjerin Agim Nezaj organizohet te Dielen me 29 Maj 2016. Per me shume klikoni siper fotos.
NJOFTIM-FAMILJA LUMI HAP TË PAME ME 29 MAJ 2016
Njoftohet komuniteti Shqiptar se Fatmir dhe Natasha Lumi hapin të pame për vajzën e tyre, të ndjerën Flori Lumi, që ndërroi jetë tragjikisht më 17 Maj 2016. Familja falenderon komunitetin shqiptar që i qëndroi pranë në dhimbjen e saj duke marrë pjesë në ngushëllimet e organizuara nga Familja në Shtëpinë Mortorë Farenga Brothers, të Enjten me 19 Maj dhe në ditëvarrimin e vajzës së ndjerë Flori të Premten me datën 20 Maj në Kensico Cemetery.
E Pamja hapet në Royal Regency Hotel të Dielën me datë 29 Maj nga ora 10 a.m deri në 4 p.m.
Adresa:
Royal Regency
165 Tuckahoe Road
Yonkers, NY 10710
Ministrja Edita Tahiri udhëton për Bruksel
Kosovë-Serbi, bisedime në Bruksel për çështjet e telekomit dhe kadastrës/PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel me ç’rast do të udhëheqë delegacionet kosovare në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit. “Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën”, thekson deklarata e dërguar.
Bëhet e ditur se, qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, zbatimi i të cilave ende nuk ka filluar./b.j/
Ambasadori Delawie, mbështetje për fondin e ri amerikan në Kosovë
-Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Maj 2016/ Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, njëherësh udhëheqës i ekipit drejtues i programit zhvillimor të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka pritur sot në zyrën e sapo hapur të këtij programi, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie si dhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Nga ana tjetër, ambasadori Delawie, deklaroi se e ka pritur me pa durim hapjen e zyrës dhe krijimin e ekipit për programin zhvillimor MCC. Ai ka premtuar mbështetjen e plotë dhe të pa rezervë të Ambasadës amerikane dhe të personelit të USAID-it për zyrën e MCC-së në Kosovë. Ai tha se “zhvillimi i suksesshëm i këtij programi do të sjellë investime të mëdha në fusha kryesore të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare”.
Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ka fituar mundësinë e krijimit të programit të nismave “Compact” të MCC-së. Vlera e fondit mund të arrijë në mbi 400 milionë euro, varësisht nga projektet e dorëzuara.
I shoqëruar nga ekonomisti kryesor i programit, Alban Zogaj, ministri Selimi ka shprehur mirënjohje për interesimin e Ambasadës amerikane për nisjen e këtij programi.
“Qeveria amerikane ka investuar mjete të shumta për zhvillimin e Kosovës, program i ri investimi me të vërtetë përbën një mundësi të veçantë për transformimin e ekonomisë kosovare marrë parasysh metodologjinë e funksionimit të tij por edhe madhësinë e resurseve të disponueshme”, ka thënë ministri Selimi.
Shefi i diplomacisë kosovare gjithashtu njoftoi ambasadorin amerikan për progresin në themelimin e Zyrës kosovare të Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit, si dhe për programin e punës përmes të cilit synohet përshpejtimi i përfundimit të kontraktimit të programit të nismave “Compact”, që synon investime në fushat kritike të ekonomisë dhe shoqërisë kosovare.
Këto fusha, ndër të tjera, përfshijnë arsimin, sundimin e së drejtës, bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe inovacionin.
Reforma në drejtësi: Duhet të miratohet sa më parë
Por kush do ta miratojë?… Në parlament ka ende politikan që vijnë nga bota e krimit, këta do votojn reformën? Këta do zgjedhin gjykatësit e prokurorët? Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, nuk do të kishim sot politikan të inkriminuar, në botën e krimit./
Opinion Nga Xhuljo Ferzaj/
Reforma në drejtësi është jo vetëm një domosdoshmëri e së sotmes, por edhe një imperiativ i së ardhmes. Ajo duhet të kthej besimin e humbur te sistemi i drejtësisë dhe demokracia, do të ndihmoj në rritjen e ekonomisë së Shqipëris, do të tërheqi investimet e huaja që deri tani janë në përqindje të vogël, do të ndihmoj në përshpejtimin e integrimit europian të vendit. Kjo është një nga reformat më të rëndësishme që shqipëria duhet të bëj në procesin e integrimit europian, vetëm me realizimin e saj mund të kemi një rend të ri kontroli e ekuilibrash, që do të bëjë të mundur dhe do të mbrojë zbatimin e drejtësisë në Shqipëri. Reforma nuk ka të bëjë vetëm me sistemin apo vetëm me njerëzit, por me të dy, prandaj duhet të jetë tërsore. Deri tani kemi një system gjyqësor të mbushur me gjyqtarë të korruptuar, që kanë rrënuar sistemin e drejtësisë, deri tani ka qenë e pamundur që një prokuror të hetojë gjithë akuzat për korrupsion, ndërsa ata që janë të korruptuar mendojn se nuk do të ndiqen kurrë penalisht, deri tani ia kanë dal të jenë të paprekshm. Qytetarët nuk duan të shikojn gjyqtarë të korruptuar, as politikan e çdo punonjës përfaqësues të institucioneve që duhet t’i shërbejn qytetarit e jo të kërkojn shuma të majme. Në media dëgjojm politikanët se janë duke realizuar një nga proceset më të mira, e se rezultatet janë të “kënaqshme”. Rezultatet nuk janë të mjaftueshme, për të bindur qytetarët, e të kthejn besimin te drejtësia, problemet janë po ato që kanë qenë. Sa europiane është ? Sa europianë ndihen qytetarët shqiptarë në dyertë e drejtësisë shqiptare? Zgjatja e realizimit të reformës, i ka lodhur e zhgënjyrë qytetarët. Pengesat vijë si pasoj e individëve brenda sistemit të drejtësisë ashtu dhe ato jashtë tij, sidomos të pranishëm në klasën politike. Stanjacioni, mungesa e përgjegjsis, profesionalizmit dhe e transparencës në drejtësin shqiptare padyshim u ka leverdisur segmentve të till, që më pasë kanë përfituar e kanë ngelur të paprekshm. Por edhe nëse do miratohej, nga kush do miratohet? Në parlament ka ende politikan që vijnë nga bota e krimit, këta do votojn reformën? Këta do zgjedhin gjykatësit e prokurorët? Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, nuk do të kishim sot politikan të inkriminuar, në botën e krimit. Në media dëgjojm se palët politike shprehen të gatshme ta miratojn qysh sot, e ndërsa në realitet po ndodh e kundërta. Miratimi i reformës kërkon 94 vota, e ndërsa mazhoranca ka vetëm 84 vota. Në prapaskena ky projekt po has pengesa, gjë e cila ka sjellë reagime të ashpra nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Mesazhi i ambasadorit Donald Lu gjatë mbledhjes së Komisionit të posaç ëm për Reformën në Drejtësi ishte i qartë, të miratohet sa më shpejt, në të kundërt “Nëse kjo reform dështon, ju, antart e këtij komisioni do të turproni njerzit që ju kan zgjedhur. Dhe, do të turpëroni mardhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian” .