• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mustafa: Rugova, simbol i unitetit në rrugën drejt lirisë

May 24, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 24 Maj 2016/ Sot është Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, përkujton kryeministri Isa Mustafa, simbolit të unitetit në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Kjo datë na përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat qytetarët e Kosovës zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, shprehet ai.

Mustafa thekson se, 24 maji është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.
“Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, thekson ai.

Kryeministri i Kosovës vlerëson se, vepra e Presidentit Historik Rugova vazhdon të jetë edhe sot frymëzim në avancimin e rrugës euroatlantike, në thellimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së, si dhe në progresin e gjithmbarshëm të shtetit.

“Me këtë rast, ua uroj këtë ditë edhe presidentëve që pasuan Presidentin Rugova, Sejdiun, Pacollin, Jahjagën dhe presidentin aktual, Hashim Thaçi.

Nder dhe lavdi të përjetshme Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar sot në një postim në ‘facebook’ kryeministri Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së së themeluar nga Rugova./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: drejt lirisë, Mustafa: Rugova, Ne rrugen, simbol i unitetit

Një thirrje nga Tirana…

May 24, 2016 by dgreca

Në foto: Behlul Jashari në Tiranë afër tavolinës së mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në 23 mars 2015 /

-Raportimet nga Kosova në Shqipëri nisën me thirrje nga Tirana në ditë zgjedhjesh, para 24 vitesh/

Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI,  Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 24 Maj 2016/Mëngjesin e 24 majit 1992 po dëgjoja Radio Tiranën që paralajmëronte angazhimet e përpjekjet që gjatë gjithë kësaj dite të jepnin informacione të mundshme për zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, që do mbaheshin në Kosovë.

Një telefonatë e hershme mëngjesi më erdhi në ato momente pikërisht nga Radio Tirana, në telefonin e banesës në Prishtinë.Më thirrnin për informacione për zgjedhjet dhe më treguan se numrin e telefonit e kishin marrë nga kolegë të mi në Tiranë, ku isha në 1 maj dhe këmbyem adresat me disa që i takuam, në ato pak orë qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, meqë shumicën e kohës së kufizuar na e mori rruga e gjatë përtej udhëtimit nga Kosova-Prishtina, nëpër Maqedoni.

Një maji 1992 për mua ishte ditë ëndërre, për herë të parë shkoja në Shqipëri. Në Kosovë Shqipërinë e kishim të ndaluar, na ndanin me kufi të hekurt, që ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në një titull reportazhi të botuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, në 19 mars 1996.

Miq gazetarë shqiptarë nga Maqedonia më kishin njoftuar se atë ditë të parë maji do jetë i hapur kufiri për ta kaluar edhe me letërnjoftim te Dibra, ku shkova në mbrëmjen e një dite më parë, dhe pas natës pa gjumë e në festë, ujin e parë të Shqipërisë e piva në Hotel Turizmi në Peshkopi, me ndonjë gotë raki dhe kafenë e mëngjesit…

Pas ca më shumë se tre javësh më vinte telefonata nga Tirana, përmes së cilës dhash informacionet e para për zgjedhjet, që do të kenë qenë raportimi i parë i një gazetari nga Kosova për median në Shqipëri, ndërsa për komunikime tjera ua dhash numrin e telefonit të zyrës në Pallatin e Shtypit Rilindja, në Prishtinë.

U dhanë, pa saktësuar autorsinë, informacionet e mia të para në Radio Tirana dhe kur më telefonuan në zyrë më thanë se do i jepnin me emrin e autorit, po  kishin frikë se për ato raportime që ishin të ndaluara do më arrestonin në ato rrethana okupimi e shtetrrethimi serb.“Lajmet do i japim me emër-autorësi, që të mos mund të më akuzojnë për ‘veprimtari ilegale armiqësore’”, ju thash dhe shtova: “Problem është vetëm se lidhjet telefonike që më bëni janë shumë të dobëta, të zhurmëshme, ndërsa nga Kosova për në Shqipëri janë të pamundura. Më jepni ndonjë numër telexi…”

Të operoj me telex dija shumë mirë, se derisa isha ushtar në ish-federatën na kishin mësuar madje edhe “si të hyhet në lidhjet e armikut”…

Dhe, me ato mësime, u lidha me miqtë-vëllezërit, kolegët gazetarë e median në Tiranë. Funksionoi lidhja nga Prishtina, nga telexi i Rilindjes, në Tiranë – në telexin e Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmëve të Shqipërisë – ATSH.

Raportimet për zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare kosovare shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Zyra e telexit u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovën e asaj kohe, që nisi të dalë nga 18 janari 1991, me përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, duke sfiduar ndalimin e dhunshëm të gazetës Rilindja. Edhe duke vendosur bashkëpunimet e para me ATSH-në edhe me marrjen e botimin e lajmeve nga kjo agjenci kombëtare-zyrtare shqiptare. Ishin këto fillimet e bashkëpunimeve të para të mediave Kosovë-Shqipëri, që nisën e zhvilloheshin përkundër se ishin të ndaluara nga regjimi okupues në Kosovë.

Me falënderimet e vlerësimet për raportimet, që doja t’i përmbyllja me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, më kishte ardhur në telex nga ATSH  edhe ftesa për të vazhduar me punën e nisur të korrespondentit në Kosovë…Dhe, raportimet vazhduan tashmë gati çerek shekulli, gjysma e këtyre viteve, të paraluftës, luftës, etj, pa pagë –vullnetarisht.

Ndërkohë, në Ditën e Lirisë së Kosovës, në 12 Qershor  2016 bëhet një vit raportimesh korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli, e cila edhe me vite më për  botonte shkrimet e mia marrë nga ATSH.

Shkrimi i parë enkas për Diellin, botuar në 12 qershor 2015, kishte titullin KUR TRUPAT E NATOS HYNE NE KOSOVE, e nëntitullin: Kosovës po i ndodhte liria dhe paqja para 16 viteve, NATO nisi të hynte në 12 qershor 1999 ora 05 e 17 minuta.  Në atë vit e orë historike me kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe planetare – NATO-s kam hyrë në Kosovë dhe raportuar për ATSH-në e Radio Televizionin Shqiptar.

Në vitin 2015, në nëntor, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë më ndau Çmimin Karriera në një veprimtari të organizuar në qytetin e Prizrenit, për të cilën Dielli ka raportuar mes tjerash:

Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës Dielli – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, është fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore. Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku’ kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm ‘Rilindjen’. Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi ‘Bujku’ që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992. Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari, Një thirrje nga Tirana…

RRËFIMET E NJË ROJE TË KUQE

May 24, 2016 by dgreca

Nga GUIDO SANTEVECCHI/Foto/

E përktheu nga   “Corriere della Sera” Eugjen Merlika /

Wang Jiyu është 65 vjeç, i gjatë, i hollë, shumë i sjellshëm. Më priti përpara portës së  hekurt të qendrës hipike që drejton në fushën rreth Pekinit. Wangu rrit kuaj dhe në klubin e tij vijnë të pasurit e Kinës së re. Është i djersitur, sapo ka zbritur nga Aliu, dori i racës australiane : “e adhuroj sepse është i imi”. E shtrëngon dorën fort e me përzemërsi. Ajo dorë, pesëdhjetë vite të shkuara, mbante një  shkop të përgjakur. Wangu është edhe një vrasës : kur ishte roje e kuqe ka vrarë një bashkëmoshatar të një grupi rival.

Ishin kohët e Revolucionit Kulturor, që simbas historisë zyrtare qe filluar nga Mao Ce Duni më 16 maj 1966 për të pastruar partinë comuniste nga “elementë borgjezë të depërtuar në qeveri e në shoqëri”. Në të vërtetë Mao donte të asgjësonte kundërshtarët politikë si Ten Hsiao Pini dhe Liu Shao Çi. “Bombardoni shtabin e përgjithshëm”, i tha ai të rinjvet. Djemtë qenë entuziastë t’a zbatonin duke u kthyer në xhelatë, duke rrahur e torturuar profesorët, intelektualët, borgjezët, revizionistët. Pati dy milionë të vdekur në Kinë nga 1966 deri në 1976 ; e bij që padisnin prindërit ; dhe poshtërime publike ; dhe gjind që u vetëvra sepse nuk mund të duronte më brutalitetin. Ai dhjetëvjeçar tmerresh është një tabu për Partinë komuniste, në kundërshtim me çfarëdo përkujtimi, nga frika se pesëdhjetë vjet më vonë mund të fillojë të diskutohet për ligjëshmërinë e saj : “Kanë qenë gabime që rridhnin nga devijimet e së majtës, nuk i a vlen të flitet më për to” ka qortuar disa ditë më parë shtypi i Pekinit. Simbas shumë analistëvet beteja e pushtetit, e hedhur nga presidenti Xi Jinping në muajt e fundit, kujton Revolucionin Kulturor, pra është më mirë të heshtet.

Ndërsa Wang Jiuy don të kujtojë, të kërkojë falje për vrasjen e një djali si ai. Kanë qenë shumë të pakët ata që e kanë bërë, pothuajse asnjë në publik.

Para se të arrinja t’a pyesnja për atë mëngjez, në të cilin ndoqi dhe goditi me shkop për vdekje një tjetër gjashtëmbëdhjetëvjeçar, folëm për politikën dhe kuajt. “Po, kalërimi është simbol i pabarazisë shoqërore, por un i rris kuajt sepse i dua, problemi është se tek ne nuk ka mbrojtje për më të varfërit”. “Rroftë revolucioni botëror” thonim atëherë. Pastaj na mësonin të thërrisnim “Rroftë presidenti Mao”. Mendimi i tij kishte pushtuar shpirtin e njerëzvet, ishte bërë një perandor i ri dhe ne të rinjtë Rojet e tij të Kuqe. E çfarë mendimi në veçanti e pushtoi Wangun, që atëherë ishte 15 vjeç? “Ai i përgjithëshmi, ndiheshim trashëgimtarët e çështjes komuniste”. Por jemi ulur në klubin e shtëpisë së një prone me dhjetra kuaj, një pasion i borgjezëvet. “Po, është një kundërshti, por e kam gjetur justifikimin në fjalët e Maos : kishte thënë se të rinjtë duhet të mësojnë të kalërojnë, të përdorin pushkën e të stërviten mes erërave të  forta e valëve të mëdha. Dhe un që fëmijë ëndërronja një kalë të bardhë, një qen të mirë gjahu e shëtitjen nëpër botë, pa marrë parasysh idealet komuniste, që atëherë ishin më eproret”

Çfarë qe Revolucioni Kulturor ? “Një fatkeqësi e madhe, një rrënim i pamasë, shkatërroi vetëdijen tonë të së njerëzishmes.”

Është çasti të flitet për Wangun Roje e Kuqe dhe vrasës. Tregimi i atij 5 gushti 1967 është i gjatë, i hollësishëm, nuk don të harrojë asgjë : “ Isha në shtëpi në Pekin, erdhi një shok e më tha se disa nga tanët ishin rrahur nga një grup rival. Shkuam të hakmerremi. Të tjerët ishin më të shumtë, por ne nuk ikëm për ndjenjën e nderit besoj ….. njëri prej nesh hëngri tre thika, atëherë hymë në palestrën e shkollës sonë , mblodhëm topuze dhe shkopinj gjimnastike”. I lëviz duart sikur të kishte shkopin në grusht, gjatë tregimit buzëqesh sikur t’ishte ende djali i atëhershëm, i kënaqur për guximin e tij : “Godisnim e shpinat e tyre dukeshin si prej pambuku”. “Ishte njëri, shumë i gjatë e i bukur që më goditi me një gur. I bërtita “të vras” dhe e ndoqa, ai nuk dinte të ikte e të fshihej, e arrita në buzë të një skarpate dhe e godita në zverk, fluturoi poshtë si një thes bosh, e arrita dhe e godita përsëri, në ballë, i a çava, shihnja gjakun që spërkaste jashtë”

“U ktheva në shtëpi, pak më pas shokët më thanë se kishte vdekur. I telefonuam policisë, por m’u përgjigjën se kishin tjetër punë : pikërisht atë 5 gusht kishin arrestuar Liu Shao Çinë. Më morën disa javë më pas. “A ndihesh fajtor, a mendon se e ke shlyer fajin ?””Po jam fajtor. Më thanë se djali që kisha vrarë ishte biri i një puntori të mirë, jo një borgjez, jo një i zi. Ndoshta qe një fat që vrava djalin e një familjeje të mirë e jo një borgjez, përndryshe ndoshta nuk do të më vinte keq”. Mbas pak muajsh Wangu u lirua, i falur nga babai puntor i atij djali të rënë si një thes pambuku.

“Nerëzit tani nuk mund të kuptojnë, mendohej se ishin krime kolektive, Revolucioni Kulturor qe si vitet e fundit të Dinastisë King, mbas së cilës mbaroi perandoria. Edhe sistemi i sotëm nuk mund të vazhdojë pa reforma. Ata që janë si un e duan tokën dhe atdheun kinez. Kush don më shumë kritikon më shumë”. U përshëndetëm duke folur mbi kuajt.

“Corriere della Sera” 1 maj 2016

E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: E NJË ROJE TË KUQE, GUIDO SANTEVECCHI, Rrëfimet

Arrestohet në Bronks 22-vjeçari shqiptar Erjon Alimehmeti…

May 24, 2016 by dgreca

…akuzohet për mbështetje të terrorizmit dhe ISIS/

Agjentët e FBI-së arrestuan në Bronks të Nju Jorkut 22-vjeçarin Sajmir Alimehmeti, nën akuzat se është përpjekur të mbështesë ISIS-in dhe terrorizmin.

Gjatë hetimeve, një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku 22-vjeçari kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.

Sipas një padie të depozituar në një gjykatë federale në Manhattan, që nga viti 1915, Alimehmeti kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

Prokurorët thonë se Alimehmeti është shtetas i natyralizuar amerikan. Ai u arrestua të martën në mëngjes.

22-vjeçari është mes pothuajse 90 personave në SHBA, të cilët nga viti 2014 janë përballur me akuza për krime që lidhen me grupin Shteti Islamik.

Sipas padisë, Alimehmeti kishte qenë në vemendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani.

Në padi thuhet gjithashtu se 22-vjeçari kishte aplikuar në vitin 2015 për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime.

Sipas agjentit të FBI-së që denoncoi rastin, i vëllai i Alimehmetit ishte arrestuar në vitin 2015 në Shqipëri nën akuzat për armëmbajtje dhe sulm me armë.

Alimehmeti i kishte thënë agjentit se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por vëllai ishte arrestuar.”

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arrestohet ne Bronx, Sajmir Alimehmeti, Shqiptari

Bronx man accused of supporting terrorist group

May 24, 2016 by dgreca

The FBI says images on New York man Sajmir Alimehmeti’s computer show him “in Middle Eastern attire making the same index-finger pointing gesture” as ISIS fighters in other photos. Photo Credit: FBI/

A Bronx man considered an Islamic State sympathizer was arrested Tuesday and charged with attempting to provide “material support” to the terror group, federal officials said.

Sajmir Alimehmeti, 22, also known as Abdul Qawii, also was charged with making a false statement in an application for a U.S. passport, officials at the U.S. Department of Justice said. Alimehmeti is scheduled to appear for arraignment Tuesday before a U.S. magistrate.

If convicted, Alimehmeti faces a maximum sentence of 30 years in prison, justice officials said.

The arrest was announced Tuesday by assistant Attorney General for National Security John P. Carlin, U.S. Attorney Preet Bharara of the Southern District of New York, Assistant Director in Charge of the FBI’s New York field office, Diego Rodriguez, and NYPD Commissioner William Bratton.

Authorities said that in October 2014 Alimehmeti “attempted to enter the United Kingdom” but he was denied entry after authorities there found “camouflage clothing and nunchucks” in his luggage.

That December, officials said, Alimehmeti was again denied entry to the U.K. — this time after authorities found that “his cellphone contained images of ISIL flags,” as well as “improvised explosive device attacks.” Additional forensic examination of images on that cellphone and Alimehmeti’s laptop computer showed “numerous indications” of his support for ISIS.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pause

Unmute

 

Loaded: 0%

Progress: 0%

Remaining Time

-0:29

Those images included a “picture of Alimehmeti with an ISIL flag in the background, pictures of ISIL fighters in the Middle East, a picture of Alimehmeti “making a gesture of support” for the terror group and “numerous” audio files “relating to Jihad and martyrdom,” authorities said.

On his return to the United States, officials said, Alimehmeti “continued to express his support” for ISIS — even “displaying an ISIL flag” in his Bronx apartment.

In meetings with “undercover law enforcement employees” officials said Alimehmeti played “multiple ISIL-related videos” on his computer and phone, including decapitation videos.

He also made “multiple purchases” of “military-style knives” and “other military-type equipment,” including “masks, handcuffs, a pocket chain-saw and steel-knuckled gloves,” officials said. Those purchases were made during the past 11 months, authorities said.

Last October, officials said Alimehmeti applied for a new U.S. passport, claiming his previous passport had been “lost.”

Authorities said Alimehmeti later told an undercover operative that his prior passport had, in fact, not been lost — but said he applied for a new one “because he believed rejection stamps on his old passport, including rejection stamps from his attempted entries into the United Kingdom, would make it difficult to travel.”

Earlier this month, authorities said Alimehmeti also “attempted to assist an individual who was purportedly traveling from New York to Syria” to “train and fight with ISIL” but who, in actuality, was also an undercover law enforcement agent.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bronx man accused of supporting, Sajmir Alimehmeti, terrorist group

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2787
  • 2788
  • 2789
  • 2790
  • 2791
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT