• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri Hyseni në Nju Jork kërkon përkrahje për INTERPOL

May 17, 2016 by dgreca

-Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti/

NJU JORK, 17 Maj 2016/ Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni  po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në Nju Jork do të zhvillojë një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve në OKB-së. Në fokus të bisedave dhe takimeve që tashmë kanë filluar është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor, thekson njoftimi i dërguar.

Kësaj radhe ministri Hyseni kryesisht është përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Për këtë qëllim, ai sot ka biseduar në takime të veçanta me Përfaqësuesen e Përhershme të Belgjikës në OKB, ambasadoren Bendiktë Frankinet dhe me ambasadorin e Francës Alexis Lamek.

Edhe Belgjika dhe Franca janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, organ i cili pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti. Franca aktualisht e mban presidencën e Komitetit Ekzekutiv.Ministri Hyseni e falënderoi në veçanti ambasadorin francez për përkrahjen e fuqishme që i dha anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka elaboruar në hollësi pse Kosova do të duhej të bëhej anëtare e kësaj organizate, duke theksuar se nga ky anëtarësim përfiton edhe Kosova edhe INTERPOL-i./b.j/

Ne Foto:Takimi me ambasadoren Bendiktë Frankinet-17.05.2016

Filed Under: Komente Tagged With: Ministri Hyseni, në Nju Jork kërkon, përkrahje. për INTERPOL

Festivali i pare Shqiptar ne Jacksonville,Florida

May 17, 2016 by dgreca

Nga Gjergj Lacuku/

SHBA jo me kot mbahen si vendi ku Demokracia, Liria, dhe te Drejtat e Njeriut jane baza e ndertimit te nji a te shendoshe, ku mesimet e nxjerra nga e kalumja te gershetume me te sotmen, jane garancia ma e mire per nji te ardhme ma te ndritun te ketij vendi tashme model per pjesen tjeter to Botes.

Te gjitha komunitetet qe jetojne ne Amerike, e ndjenje veten jo si ne shtepine e tyne, por perkundrazi shume here ma mire. Politika e integrimit e garantume me Kushtetute, jo vetem qe i jep mundesine e duhur çdo komuniteti per te ruajte traditen dhe kulturen e tyne por gjitheashtu ky shtet edhe e inkurajon nji gja te tille .Ne frymen e kesaj atmosfere qe afron nji frymemarrje te paster per te i dhane jete trashigimise kuturore, Shoqata Pan-Shqiptare “Vatra” ne Veri te Florides organizoj ne menyre spektakolare per tre dite rresht” Festivali Shqiptar” ne ambjentet e lokalit “Surfing Sombrero” me pronar Shqiptar, duke na ofru kushtet e duhuna per nji organizim te tille.

Per mbarevajtjen e ketij evenimenti kontribuan te gjithe me sa munden por ne vecanti dua te permendi sponsorat kryesore si “Shqip TV”,” Martini Furniture” me pronar z. Sander Martini, “Alpha Special T’s” me pronar z.Palok Dushi, dhe biznesmenin Gjon Lleshi, qe asht gjetur gjithemone i gatshem per  perkrahjen e tij financiare.

Ishte hera e pare qe organizohej nji Festival e tille ketu ne Jacksonville,Florida , dhe nji falenderim i  veçante shkon edhe shoqatave te  tjera Shqiptare qe me prezencen e tyne i dhane nji larmi te mrekullushme ketij evenimenti kulturor. Prania e grupit te valleve te Shoqates Kulturore”Shqiponja” nga komuniteti Shqiptar i zones Tampa-Clearwater, ishte mbreselenes jo vetem nga kostumet popullore por edhe nga interpretimi i valleve. Gjitheashtu, ne na nderuan edhe Kryetaret e degeve “VATRA “nga Orlando e Tampa, respektivisht Znj. Florisiana Metollari dhe Tasim Ruko.

Te premten me 13 Maj ishte mbremja kryesore e festivalit, ku prezantuese ishte studentja e shkelqyer e Universitetit te Gainesville,Marisa Mato, qe ftoi ne skene per te pershendetur me radhe kryetarin e deges “Vatra” ne Jacksonville,z.Adriatik Spahiu,kryetraren e deges “Vatra” ne Orlando, Znj.Florisiana Metollari, kryetarin e deges “Vatra” ne Tampa, z. Tasim Ruko, Kryetarin e Bashkise se Jacksonville Beach, z. Charlie Chatham.Ne kete aktivitet artisto-kulturor te trashigimise Shqiptare,na nderuan me pjesemarrjen e saj  e ftuara speciale nga qyteti antik i Beratit,Blerina Braka ,ku permes kangeve te kendume me mjeshterisht me zanin e saj melodioz  dhe valleve me kostumet popullore, salla u kthye ne Kuq e Zi.Prezenca e “Shqiponjave” ne kete mbramje e gjalleroj sallen tek dukej se keto shqiponja jo vetem vallezonin por edhe fluturonin kuq e Zi nen tingujt e magjishem te muzikantit Hermes dhe klarinetes se virtuozit Fadil Hyskaj.Nji falenderim te vecante edhe per Dr. Ardian Kraja, president i shoqates kulturore”Shqiponja.”

Te nesermen, pikerisht ne te njajtin ambjent, u ba edhe promovimi i librit te Pof.Dr. Nusret Pllana” Terrori i Pushtusve Serb ndaj Shqiptarve.” Pas promovimit mbi 50 qendra kryesore te Europes dhe Amerikes, ky liber mbetet nji testament i gjalle i kujteses historike te perpjekjeve sublime te popullit Shqiptar te Kosoves per liri e pavarsi. Siç u shpreh edhe vete zoti Pllana, “Ky liber nuk ban thirrje per hakmarrje as per revansh por qe te mos barazohet viktima me kriminelin.” Ky liber, ne tete gjuhe te ndryshme, kerkon sensibilizimin e opinionit nderkombetar mbi krimet e kryme nga terrori serb ndaj popullates Shqiptare. Prof.Dr. Pllana sjell deshmi te dores se pare pasi ka pase fatin e keq te i jetoje keto krime monstruoze te serbve per nga ana tjeter jemi edhe me fat te mire qe zoti Pllana ka arrite te i mbijetoje genocidit Serb dhe te na i paraqese keto fakte te pamohushme, tue i dhane librit bazen kryesore-autenticitetin.

Te Dielen, u shfaq filmi “Besa”, qe ka te baje me rolin pozitiv te shqiptarve ne mbrojtje te hebrenjeve gjate Luftes II Botnore.Ne kete film, shfaqen ma se miri vyrtytet dhe traditat shqiptare te mikpritjes, humanizmit dhe shpreses ne nje kohe te erret te periudhes se njerzimit ne shekullin e XX-te.

Ne perfundim, le te sherbeje ky Festival si nji frymezim jo vetem per te i ruajte traditat e zakonet tona por per te i ba te njohuna ato edhe ne Amerike , duke u ndje krenare per historine tone.

Ky eveniment perkoi edhe me 50 vjetorin e ditelindjes se Kryetarit te Vatres ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Festivali i pare Shqiptar, florida, Gjergj Lacuku, ne Jacksonville

JU TREGOJ SE SI E CELËM SHKOLLËN E VITOMIRICËS(ARBNESHIT)

May 17, 2016 by dgreca

NGA REXHEP  DEDUSHAJ, PEJË/

Këto ditë e vizituam shkollën fillore “7  SHTATORI” të Vitomiricës( ARBNESHIT), ku biseduame me zv.drejtorin e kësaj shkolle z.Xhavit Gashi.Mes të  tjerash Gashi na tha:,,Së bashku me drejtoreshën e shkollës Draga Babaciq  kemi arritur ti vemë punët për filli në një masë të madhe..Në shkollë  këtë vit i kemi të rregjistruar 835 nxënës.Prej tyre 500 shqiptarë e  280 boshnjakë …E të tjerët romë,hashkalinj etj. Me ta punojnë 58 mësimdhënës ,që të gjithë  të diplomuar  përvec muzikantit.Ndërtesa ,një pjesë e saj e ndërtuar që nga viti 1936,e pjesa tjetër është e re.Kemi klasa të bollshme për momentin dhe funksionon edhe biblioteka .

Me këtë tablo binte në sy se gjendja ështe nje pasqyre e strukturës së popullsisë në fashat.Vërtetë,Vitomirica – një fshat në mes të Pejës e Drinit të Bardhë, ishte e banuar me kolonist serbo – malazez të instaluar aty që nga vitet e 20 -ta të shek.kaluar.. Pas rënies së xhelatit  Rankoviq,në vitin 1966 një pjesë e këtyre kolonve i shitën pronate e veta  të vetquajturve atëbotë, Muslimanëve ,sot boshjnakëve .E dalëngadalë filluan të depërtojnë edhe shqiptarët ,që nuk dihej numri i tyre gjer në regjistrimin e popullsisë në vitin 1971.

Gjatë atij rregjistrimit unë dhe studenti,Ferid Gjikolli arritëm ti rregjistrojmë 70 shtëpi shqiptare në Vitomiricë.Ndërsa në atë të vitit 1981 u rregjistruan 1100 shqiptarë.gjë që krijoi mundësinë për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe edhe në shkollën e atij fshati.

Vërtetë ne kishim kërkuar  shkollë shqipe edhe më parë aty por ishte gjë e pamundur ta arrinim.Vido Knezheviqi – drejtor i atëherëshëm atje,i gjuante kërkesat tona në shportë,pa i rregjistruar fare.

Në fillim të vitit 1982 një delegacion nga shkolla e Trebaviqit shkuam të protestonim te Sadik Ukella,sekretar i Arsimit në Pejë,pse i kishte dërguar të hollat për ndërtimin e shkollës tonë  nga Treboviqi në Vitomiricë.Gjë që e kishte imponuar situata politike në vend.Sadiku na premtoi se do ti hapin paralelet shqipe në Vitomiricë e ta zvoglonte numrin e nxënësve në Treboviq dhe më angazhoi ti mblidhja nënshkrimet e shqiptarëve të Vitomiricës  për kërkesë për hapjen e shkollës. I mblodhëm 43 nënshkrime,e përpilova listën e nxënësve që shkonin nëpër shkollat fillore në Novo Selle,Ozrim,Treboviq,e Pejë. dhe ia dërgova Sadikut.Kërkesën ma shtypi në makinë gaz.Hajdar Mekaj.Sadiku kërkesën e dërgoi në 7 drejtime.Komitetit të LKJ,Kuvendit Komunal,Sindikatave,Lidhjes Socialiste,Entit Pedagogjik,dhe Shkolles e Bashkësisë Lokale në Vitomiricë.

Eksplodoi rasti si një bombë.Reaguane shumë keq serbët por edhe muslimanët e Vitomiricës.Ishte koha kur serbët pretendonin ti mbyllnin shkollat shqipe edhe në Prishtinë -pas demonstratave të vitit 1981 e jo të celnin shkollë në Vitomiricë- në MALLA MOSKVA  sic e quanin ata .,, Nëse hapet ajo shkollë këtu,unë do të dorzoj librezën e partisë ,, -që e kishte që nga lufta,deklaronte Vidna Rakoceviq.

Pas shumë mbledhjeve në fshat e në komunë ,u muarr vendimi që shkolla të hapej. Në fillim klasat e larta e pas dy vitesh edhe të ultat- meqë ishte në Sigë shkolla 4 klasëshe.

Me 7 shtator 1982,në oborrin e shkollës fillore në Vitomiricë,për herë të parë në historinë e këtij fshati,u tubua një numër i konsiderueshëm i nxënësve shqiptarë.

Me rekomandimin i BVI se arsimit në Pejë,si tepricë teknologjike shkova edhe unë në atë shkollë.Drejtori serb më priti mirë.I mblodhëm nxënësit bashk me AFERDITA PELAJ ,që kishte dhënë gjuhën shqipe në paralelet serbe më parë,dhe i ndamë në dy paralele.Me kl.e V e Vi  punoi AFËRDITA PELAJ, e me kl.VII e VIII  punoi REXHEP DEDUSHAJ.

Të nesërmen,,ishin grumbulluar aqë shumë nxënës shqiptarë në oborr sa që i trembën mësuesit  shovenistë sllavë.Drejtori më urdhëroi ti lëshoja në shtëpi deri të hënën ( meqë ishte e premte ) pasi s,kishim arsimtar..Sipas tij të hënën do ti kishim të gjithë.Atë ditë në mbrëmje,u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e kolektivit .Gjë pa më thënë arsimtarët shkije s’lanë duke më fajsuar se gjoja unë i kisha sjellur ,, nxënësit irredentistë shqiptarë ,, aty.Në fund orët e mia ia dhanë Qerim Berdynajt, meqë ishte puntor i asaj shkolle në Sigë e unë u ktheva në shkollën e Treboviqit.

Duke u falenderuar organeve të arsimit në Pejë,dhe vet mësuesëve që punonin aty puna shkoi për mrekulli gjer në shtatorin e vitit 1990 kur shkijet i përzunë nxënësit shqiptar nga ajo shkollë dhe ata e vazhduan punën nëpër shtëpitë private se në cdo vend tjetër në Kosovë.

Andaj,sështë e drejtë të mos shënohet në historikun e asaj shkolle data 7 shtator 1982.Dita kur ka filluar punën për herë të parë shkolla shqipe aty.Mos shënimi i kësaj date historike i siellë këto pasoja.

Sllavët thonë se Shqiptarët janë vendosur në Vitomiricë vetëm pas Luftës së Kosovës,me që ska pasur shkollë shqipe më parë aty.Atëherë del se ati fshati ,, sllav -tash po thonë Boshnjak duhet ti njihet statusi i komunës etj,etj.

Të shpallet komunë Boshnjake Vitomirice me më shumë se 70 % Shqiptarë.Të futet një pykë sllave në mes të një krahine shqiptare.

Nuk thuhet kot. Historia që harrohet, medoemos përsëritet. I ftoj kolegët e mi në Shkollën e Vitomiricës që mos ta harrojnë historinë e asaj shkolle dhe të atij fshati.Janë  8 gjenerata nxenësish që disponojnë me dëftesat e asaj shkolle.Janë me dhjetra mësues ,disa punojnë edhe sot aty,qe me qefin në gji -sic thot populli ken shkuar përcdo ditë ,e kanë dhënë mësim aty e sot as s,iau pranojnë atë sakrificë.Po thuhet se shkolla shqipe në Vitomiricë ka filluar më 7 shtator 1990.O ZOTI IM,-thone amerikanet!…

Filed Under: Histori Tagged With: ju tregoj, rexhep dedushaj, SE SI E CELËM, SHKOLLËN E VITOMIRICËS(ARBNESHIT)

Lunacek: Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën

May 17, 2016 by dgreca

-Ne besojmë që në Parlamentin Evropian  me shumicë do të votohen për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në  Këshillin e Ministrave/

PRISHTINË, 17 Maj 2016-B.Jashari/ “Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën”, tha zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropiann, Ulrike Lunacek, në takim sot me Grupin e Grave Deputete  të Kuvendit kosovar, nga maxhoranca dhe opozita.“Ne besojmë që në Parlamentin Evropian  me shumicë do të votohen për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në  Këshillin e Ministrave”, theksoi ajo.Eurodeputetja  Lunacek i dhuroi Grupit të Grave Deputete  një top me simbolin e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se, “Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të jap gola të vërteta në ballafaqim me kundërshtarët”.Në takim me deputetet e Kuvendit të Kosovës,  Ulrike Lunacek ishte bashkë me eurodeputetet – përfaqësueset në Parlamentin Evropian: Julie Word nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dubravka Shuica nga Kroacia.Grupi i Grave Deputete  të Kuvendit të Kosovës theksoi se e ka të përqendruar  angazhimin në aktivitetet që  kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.

Filed Under: Komente Tagged With: lajme të mira, Lunacek, per Kosoven, Së shpejti presim

MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON PADREJTESI PER PRONAT

May 17, 2016 by dgreca

-SI GUXON TI DHE MË KËRKON BALLAFAQIM,- ISHTE PËRGJGJA E MINISTRIT TË DREJTËSISË, PËR TRAJTIMIN BARBAR TË PRONËS DHE TË KUSHTETUTËS  NË SHQIPËRI/

 Me datë. 10.05.2015, Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë, i ka dërguar Ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, një letër me këtë përmbajtje: Z. Manjani ! Jo vetëm sot në ditën e drejtësisë, por edhe ne raste të tjera, ju kemi dëgjuar të flisni për drejtësinë, për padrejtësinë për teorinë dhe filozofinë e jurisprudencës etj. Na keni përlqyer dhe mendojmë se keni “brumë”. Por na ngacmon një shprehje popullore që thotë: “… me sa dëgjojmë, lum si ne; me çfarë shikojmë, mjer ne …”. A mendoni vërtetë se populli i ha goricat e papjekura që këpusni ju për drejtësinë ? Ju, sapo u kthyet nga Strasburgu (bëtë dhe fotografi me titullarin e Gjykatës Ndërkombëtare), ku shkuat të shisni si drejtësi një ligj për pronat, ligj i cili turpëron edhe fillestarët e drejtësisë ! Ju po kryeni një mision të turpshëm të injorimit të drejtësisë shqiptare para Botës. Ju po shpenzoni paratë e popullit nëpër Botë, me mision për të mbjellë padrejtësinë, njëlloj si pararendësi juaj. Ju po turpëroni veten, Qeverinë dhe popullin shqiptar, duke reklamuar padrejtësinë si drejtësi! Ju po konfirmoni veten tuaj si Ministër i padrejtësisë.Të ishim në vendin tuaj, nuk do pranonim që politika të na tërhiqte për hunde . Nëqoftëse mendoni se ne po ju rëndojmë pa të drejtë, ju sfidoj në një përballje të hapur mediatike, kur dhe ku të dëshironi ju. Do ishte në nderin tuaj të mbroni bindjet tuaja juridike. (Botuar ne gazeten “Dielli” dt 11.Maj 2016). Në pritje të përgjigjes nuk ka pasur reagim zyrtar, përveç faktit që Ministri i Drejtësisë zoti Ylli Manjani ka telefonuar z. Axhem Imeraj. Me bindjen e plotë se shtetin e mbajnë paratë e popullit, dhe se shtetasit kane plotesisht te drejte te kerkojne te drejtat qe ja garanton Kushtetuta, duke kërkuar ndihmën e medias, të analistëve dhe publikut e bëjmë publike këtë bisedë telefonike. Me datën 12.05.2016 në ora 16.40’ bie zilja e telefonit.

–                      Urdhëroni

–                      Jam Ylli Manjani, ju jeni Axhemi ?

–                      Po, unë jam, ju dëgjoj zoti Ministër.

–                      Çfarë doni nga unë që më keni bërë letër? (zëri tij ishte i lartë dhe plot nervozizëm)

–                      Dua ballafaqim mediatik se po mashtroni opinionin publik shqiptar dhe Gjykatën e Strasburgut për ligjin e pronave.

–                      Kush je ti (me shumë nervrikosje) që më kërkon ballafaqim mua?

–                      Unë jam ai pronari, që ti po e vjedh, po e mashtron dhe po e zvarit për të drejtat e tij,

–                      Çfarë të kam vjedhur ?

–                      Paratë e mia, Me paratë e mia dhe të pronarëve ti po bredh Evropën për t’i mashtruar (zëri ngrihet edhe nga ana ime)

–                      Janë paratë e Shtetit !

–                      Po Shteti i kujt është ? A nuk janë paratë e popullit që e mbajnë shtetin ?  A nuk po harxhoni paratë e popullit për t’a mashtruar këtë popull ?

–                      Ske punë me mua por me Sonila Qaton (kryetare e ATP)

–                      Lere Sonilën ti por merr pjesën tënde të përgjegjësisë.

–                      Unë jam Ministër, ti i ke problemet me Qeverinë dhe me Kuvendin. Unë nuk kam punë fare me ty !

–                      Po as parardhësi yt që merrej me ne pronarët, a nuk ishte ministër drejtësie ? A nuk je ti pjesë e kabinetit qeveritar ?

–                      Dhe çfarë do ti nga unë, si guxon ti dhe më kërkon ballafaqim ?

–                      Po ke kockë eja të ballafaqohemi në television dhe mbro bindjet e tua juridike për ligjin e pronave

–                      Kohë kam por jo për ty !

–                      Jo kohë por kockë; a je trim të mbrosh pikpamjet e tua për ligjin ?

–                      Ik zotni në të mbarë tënde se s’kam kohë të merem me ty !

–                      E mbarë të qoftë edhe ty në punën tënde

Kjo ishte biseda e Ministrit nga telefoni i tij fiks me mua me datën 12.05.2016, duke qenë përsëri të gatshëm për ballafaqimin

Për Kryesinë e Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë

Av Axhem Imeraj

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Axhem Imeraj, MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON, PADREJTESI, per pronat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2806
  • 2807
  • 2808
  • 2809
  • 2810
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT