Ushtarakë të NATO-s, vizitorë në Shqipëri
Ushtarakë të NATO-s vizitojnë Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare {QNOD/
Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 9 deri më 13 maj 2016, në zbatim të programit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Komandës së NATO-s, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë Përfaqsuesit Ushtarakë Kombëtarë {PUK} të Vendeve të Aleancës. Në zbatim të programit, grupi i ushtarakëvë të NATO-s ka zhvilluar vizita dhe takime në MM, Shtabin e Përgjithshëm si dhe Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare. Paraditen e 11 majit, përfaqsuesit e vendeve të Aleancës, nën drejtimin e GjeneralBrigade Reinhard Kuhn, vizituan Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ushtarakët e NATO-s u pritën nga Drejtori Administrativ i QNOD, Gjeneralbrigade{R} Zyber Dushku, Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Adnand Agastra dhe kuadro kryesorë të QNOD. Fillimisht Zoti Dushku i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq në QNOD dhe qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë. Në vijim të takimit i njohu shkurtimisht me krijimin e QNOD më 17 maj 2010, si një strukturë efektive për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare, institucionet përbërëse të QNOD, si Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, MTransportit, e Financës, e Bujqësisë dhe e Mjedisit, të cilat nëpërmjet bashkëpunimit midis tyre sigurojnë hapësirën detare të vendit tonë. Gjithashtu zoti Dushku prezantoi dhe strukturën e QNOD, asetet e cdo institucioni pjesmarrës, legjislacioni bazë, trajnimi, stërvitjet dhe përgatitja e personelit të institucioneve detare në bashkëpunim me aleatët EuroAtlantikë, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të zbatimit të ligjit në hapësirën detare gjatë vitit 2015 e periudhës 4 mujore të 2016, rezultatet e tyre si dhe analiza e riskut. Në fund zoti Dushku evidentoi disa nga synimet e institucionit që ai drejton dhe nevojën e bashkëpunimit efikas midis institucioneve shtetërore dhe private që kanë interesa në det. Nga ana e tyre ushtarakët e NATO-s vlerësuan punën dhe rolin e këtij institucioni në luftën kundër trafiqeve dhe shkeljeve të hapësirës detare, ndërkohë bënë dhe pyetje të ndryshme për funksionimin e QNOD, përgjegjsinë e institucioneve, përgjegjsi kryesor gjatë operacioneve detare, kapacitetet operacionale të cdo strukture përgjegjse, sistemet e komunikimit, mundësitë e bashkëpunimit me strukturat homologe të NATO-s, etj. Zoti Dushku i falenderoi ushtarakët aleatë për vëmendjen dhe pyetjet interesante në drejtim të punës së institucionit të QNOD, duke i uruar dhe njëherë vizita të këndshme në Shqipëri bashkë me familjet e tyre. Po sot paradite, ushtarakët e NATO-s u njohën me portin e Durrësit, vizituan Muzeun Arkeologjik dhe mbasdite Kalanë e Shkodrës. Më parë ata vizituan Muzeun Historik Kombëtar, Kalanë e Krujës dhe Pallatin e Brigadave, ndërsa më datën 12 maj do vizitojnë bazën e Pashalimanit dhe pasuritë turistike të bregdetit të Vlorës. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ushtarakët përfaqsues të vendeve anëtare të NATO-s vlerësuan ecurinë e FA shqiptare si aleate e NATO-s dhe mikpritjen e bukuritë natyrore të vendit tonë. Më datë 13 ushtarakët e NATO-s mbyllin vizitën në vendin tonë.
Kosova në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Vjenë
-Në margjina të kësaj konvente ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka/PRISHTINË, 11 Maj 2016/Republika e Kosovës është fuqimisht e përkushtuar të përballet dhe të luftojë krimin ndërkufitar, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Jug-Lindore, në nivel të ministrave të brendshëm, që po mbahet në Vjenë.Ministri Hyseni me këtë rast i njoftoi të pranishmit se Republika e Kosovës tashmë ka filluar procedurat për aderim në këtë Konventë, me të drejta dhe obligime të plota. Kjo konventë bashkërendon veprimet për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë; luftimin me efikasitet të kërcënimeve ndërkufitare ndaj rendit dhe sigurisë publike, si dhe krimit ndërkombëtar, duke hyrë në partneritet për sigurinë; rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit policor; mbështetjen reciproke në çështjet policore në Evropën Jug-Lindore, etj.Në margjina të kësaj konvente ministri Hyseni ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe përkrahjen në institucione ndërkombëtare. Ministri Sobotka i ka ofruar ministrit Hyseni përkrahjen e plotë të vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për liberalizimin e vizave./b.j/
SHQIPTARI NGA AMERIKA
Nga Albert Z. ZHOLI/
E takuam në hollin e hotelit “La Mirage”. Miku im e kishte kushëri nga nëna. Shqiptaro-amerikani rridhte nga një familje me tradita patriotike. Dhe pse i lindur në Amerikë, ai e fliste shqipen si rilindës. Më solli ndër mend artistin e madh Sandër Prosi te “Udha e shkronjave”. Kish ardhur për punë tregëtie në Athinë, por kish interes të dinte për Shqipërinë. Fjala solli fjalën dhe biseda ndali te jeta e emigrantëve në Greqi.
-Jeni të organizuar këtu?-pyeti ai
-Kemi disa shoqata.
-Lëre, kuptova, si kudo ne shqiptarët. Por të paktën a e gjeni gjuhën?
E, herë e gjejmë, herë jo. Siç e thatë edhe vetë, kemi të gjithë dëshirën për të qenë kryetarë. Por kemi edhe njerëz që s’lenë fjalë pa thenë për të tjerët. Shpifin duke diskutuar se pse janë prishur 2000 dhrahmi për një aktivitet.
Dëgjo mor djalë, të donim njëri-tjetrin dhe punën më shumë se llafet, Shqipëria na mjaftonte e na tepëronte për të jetuar mirë. Por ja që kështu jemi… ju jetoni në Greqi, grekët i kini inat por jepu hakun. Lobi grek në Amerikë, kur është puna për të ndihmuar atdheun nuk i kursejnë paratë dhe nuk i zenë në gojë. Puna atdhetare, patriotike në megrim nuk matet me para. Ajo është e tejçmueshme. Ai që përgojon çdo inisjativë atdhetare në mërgim është i dyshimtë si njeri i asaj race, e i atij vendi. Bëni sa të mundëni për atdheun pa ka se kush iu a di për nder.