• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Brezi i parë i Limak ASI, me njohje në vendet e BE

March 22, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli: Era Jashari merr diplomen, të cilen ia dorëzoi ministri i Zhvillimit Ekonomik i qeverisë së Kosovës, Blerand Stavileci/

-Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie/

PRISHTINË 22 Mars 2016/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” zhvilloi sot ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të Limak ASI (Instituti i Sherbimeve të Aeroportit).Në ceremoni morën pjesë edhe ministra e përfaqësues tjerë nga qeveria kosovare, të Universitetit të Prishtinës si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e diplomatë të tjerë të akredituar.

Limak ASI është themeluar në vitin e kaluar, ku 30 studentë të suksesshm-shkëlqyer nga Universiteti publik i Prishtinës kanë ndjekur ligjëratat dhe trajnimet në shërbime aeroportuale për t’u paisur me çertifikata të njohura në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian si dhe duke u ofruar mundësi punësimi në aeroport.

Në solemnitet u theksua se këta studentë të diplomuar do të kenë mundësi të punësohen në mëse 100 aeroporte në BE e botë.

Shënim i DIELLIT: Vajza e Korrespondentit të Diellit në Kosovë, Era Behlul Jashari, eshte nje nga 30 te diplomuarit e brezit te pare në ditën e sotme. Vitin e kaluar Era ka diplmuar me rezultate te shkelqyera ne Univeristetin e Prishtines – Fakutetin Ekonomik dhe  tash vijon Master. Kete vit diplomoi edhe ne nje univeritet evropain te Sllovenise ne gjuhen angleze – per juridik, vleresim e menaxhim te patundshmerive. Flet anglisht, italisht, frengjisht… Urime ERA!

Filed Under: Kronike Tagged With: Brezi i parë i Limak ASI, Era Behlul Jashari, Gazeta Dielli

ALFONS GRISHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

March 22, 2016 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Porosi/

 Miq, ju porosis !/

Brumi i trogloditit është një lëmsh me gjemba/

Kurth  i sirtarëve  dhe i simbjozave ./

Sponsor i kapeles  së madhe mbi kokën e vogël./

Kremi  i parasë nuk do mbulojë kurrë/

Rrudhat në shëmtinë e kohës me teknikën e plastikës./

Kollarisja nuk mbulon dot  fytyrën e një idioti,/

As kantalena nuk ka nevojë për glaca minjësh mbi E./

As ritishenca për thumbat e hermetizmit kot së koti./

 

Mbi letrën e bardhë ,mund të shkruani me multikolor,

Por jo me të bardhë … dhe grafika e të bardhës mbi të zezë

Duket si  epitaf  mbi vorr!

 

Manekini  do bëhet kopja e harpës moderne,

Ku zhvesh vehten  me kënaq  lakuriqësinë e njeriut

Që përditë tymos llullën magjike të haluçinacionëve.

 

Miq ,  rrokullisem me  dhimbjen e luleve

Në honet e qelizave molekulare të shpërdorimit mizor,

Kur i këput një pis dhe i dhuron një hor!

 

Mos besoni tek asnjë lloj miu ,

Se prej aty,  nuk lind kurrë gjeniu!

Ju lutem!Ju lutem!

“Lacrimosa-n “  e  Mozart, mos ta lozim tani , “*Judicandus homo reus”,

Se shpirtrat e fëmijëve tanë kurrë nuk do të gjejnë qetësi.

Gjëndra pineale: “ Zgjohu o njeri”!

* Judicandus homo reus = Njeriu fajtor do gjykohet…

Pushti

U shfaqën vrangat  mbi ndryshkun e fytyrës

Aktorit në skenë , aktor në jetë…

Lotët e shelgjeve u mblodhën në duart e pista prej pushti

Si Juda Eskarioti në  qesen e turpit …

Lypsari modern , zvarraniku prehistorik!

Litarët e gjakut , konopë ankorimi në emporium,

Superlativa e pushtllëkut  puthadorë.

Me kockat e të  parëve,  hajmali e hajmalive …

Pushti  hiperbolës,  bën viganë  kakërdhitë e dhive!

 

Zgjidhja e Terrorit

Të gjithë vuajnë prej terrorit…

Prej pabesisë që vjell pafajsinë,

Prej djallit që del prej ferrit

Me kosë në fyt me pre lirinë.

 

E  vras mendjen për ketë jetë…

Formulë të thjeshtë për qetësi,

Çdo njeri të shkojë n’ vend të vet,

S’ do ketë më vrasje e pabesi !

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ALFONS GRISHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, Pushti, Zgjidhja e Terroritporosi

Basha dënon nga Nju Jorku aktet terroriste në Bruksel

March 22, 2016 by dgreca

Kryetari i partise Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sot ngushëllime për viktimat e sotme të akteve terroriste në Bruksel, ndersa denoje aktet terroriste qe moren jeten e me shume se 30 njerezeve/

NEW YORK :Kryetari i Partise Demokratike zoti Lulzim Basha, i cili ndodhet keto dite per vizite ne SHBA, shprehu sot ngushellime per viktimat e sotme te akteve terroriste ne Bruksel , ndersa denoje aktetet terroriste qe moren jeten e me shume se 30 njerezve. “Duke shprehur dhimbjen  për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, ai denoje aktet ndersa shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, theksoj zoti Basha, nga Nju Jorku.

“Aktet terroriste, sot ne kryeqytetin e Europes, moren dhjetra jete te pafajshme. Ato jane deshmi e urrejtjes se verber cnjerezore e te pafe qe ushqen dhe motivon terrorin. Ngushellime familjeve qe humben te dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane ne keto momente te veshtira” tha Basha..

 

Filed Under: Komente Tagged With: aktet terroriste, Basha dënon, ne Bruksel, nga Nju Jorku

Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sulmet e sotme në Bruksel.

March 22, 2016 by dgreca

Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sulmet e sotme në Bruksel.
“Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet. Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit.
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.Në këto momente të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt.

Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Filed Under: Komente Tagged With: Bashkësia Islame e Kosovës dënoi, ne Bruksel, sulmet e sotme

SHBA shton masat e sigurisë, Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

March 22, 2016 by dgreca

Zyrtarët amerikanë njoftojnë se kanë shtuar masat e sigurisë në përgjigje të sulmeve të sotme në Bruksel. Ambasada amerikane në kryeqytetin belg rekomandoi që amerikanët të mos kryejnë lëvizje dhe të shmangin transportin publik në qytet. Përmes një deklarate ambasada shprehet se shtetasit amerikanë duhet të monitorojnë njoftimet e shtypit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të marrin masat e nevojshme për të të qenë të sigurtë.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare tha se po i ndjek me kujdes zhvillimet në Bruksel dhe se “nuk do të hezitojë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan”. Agjencia i bëri thirrje publikut të njoftojë menjëherë autoriteteve për çdo aktivitet të dyshimtë, kudo që të ndodhen.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit. Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulme, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

Autoritetet në Nju Jork dhe Washington i fuqizuan masat e sigurisë pas sulmeve të Brukselit.

Policia e Nju Jorkut tha se ka dërguar forca shtesë policore nëpër vendet me më shumë grumbullime njerëzish dhe në pikat e transportit.

Edhe në Washington, sistemi rajonal i metrosë ka dërguar trupa policore shtesë për të kryer kontrolle sigurie, si masë parandaluese.

Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

Presidenti Barack Obama tha se ngjarjet e stome në Bruksel janë një tjetër kujtesë se bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Në hapje të një takimi drejtuar popullit kuban në Havanë, ku ndodhet për vizitë, Presidenti Obama tha se SHBA do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar aleaten e tyre Belgjikën, të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ai tha se SHBA “qëndrojnë në solidaritet me ta dhe i dënojnë këto sulme të neveritshme kundër njerëzve të pafajshëm.”

“Ne mund dhe duhet të mposhtin ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve kudo në botë,” tha Presidenti Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Ambasada amerikane ka publikuar një deklaratë ku i këshillon amerikanët të qëndrojnë aty ku janë dhe të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre personale.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulmet, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: masat e sigurisë, ne Bruksel, Obama dënon, SHBA shton, sulmet terroriste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2972
  • 2973
  • 2974
  • 2975
  • 2976
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT