Kosovë, statusi i të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës
*Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës/
*President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war/
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës.
*****
President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war
President of the Republic of Kosovo, Mrs .Atifete Jahjaga, received today first applications for the recognition of the status of the survivor of sexual violence during the war in Kosovo which marks the official commencement of this process, 17 years after the end of the war.
Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, zoti David Muniz, flet për mardhëniet 25 vjecare SHBA- Shqipëri ne Universitetin Marlin Barleti/
Më 15 mars, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. David Muniz vizitoi Universitetin Marin Barleti ku pati një disktumin tejet interesant rreth 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me studentë të Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave Politike. I Ngarkuari me Punë Muniz diskutoi se si marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë graduale, përsa i përket atyre midis qeverive, por më së shumti atyre midis njerëzve. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ulen në të njëjtin tavolinë të Këshillit Atlantik të Veriut, si aleatë dhe partnerë të cilët ndajnë të njëjtat vlera, por edhe sfida. I ngarkuari me Punë i Ambasadës Z. Muniz foli edhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së SH.B.A në Shqipëri, përfshirë këtu adoptimin dhe fuqizimin e reformave kyçe, promovimin e sigurisë së përbashkët, forcimin e institucioneve demokratike si edhe zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik. I ngarkuari me Punë i Ambasadës Z. Muniz në mbyllje të fjalës së tij, citoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. John Kerry gjatë vizitës së tij në Shqipëri më pak se një muaj më parë: “Unë ndodhem sot këtu se ne jemi miq. Dua ta theksoj këtë. Ne jemi aleatë. Shqipëria ka bërë zhvillim të rëndësishëm dhe është e angazhuar – kjo pa më të voglën dyshim – për të arritur edhe më tepër. Dhe duke bërë këtë, Shqipëria mund të mbështetet në miqësinë dhe besimin e popullit Amerikan dhe të qeverisë tonë. Unë ju premtoj që: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria do ta rrisin dhe forcojnë këtë marrëdhënie kaq të veçantë që ne kemi sot.” {Sh.K}
Maqedonia liron zyrtarin e Ministrisë së FSK të Kosovës
-Gafurr Dugolli, drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së ka qenë i arrestuar në 11 mars në mesditë nga policia kufitare e Maqedonisë/
PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Sot në orën 01:30, nga qendra e paraburgimit në Shkup, është liruar Gafurr Dugolli, drejtor i Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ai ka qenë i arrestuar para një jave nga policia kufitare e Maqedonisë në pikën kufitare në Bllacë, deri sa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, njofton zyra e shtypit e Ministrisë së FSK.
Arrestimi ishte bërë me urdhër të Interpol-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se “është i kërkuar për krime lufte”, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Dugolli është arrestuar në 11 mars në mesditë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpreh shqetësim për ndalimin nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Qeveria e Kosovës ka ftuar Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka deklaruar se do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë./b.j/
DIASPORA SHQIPTARE NË SUEDI DHE RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR
”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA” DO MBAJ GJALLË KULTURËN GJUHËN DHE TRADITËN SHQIPE NË GÖTEBORG TË SUEDISË/
Nga Sokol Demaku/
Në Göteborg të Suedisë pas shumë kohësh dhe shumë angazhimesh të entuziastëve dhe adhuruesve të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare më në fund u arritë që edhe këtu të funksionojë dhe mbaj gjallë kulturën shqiptare shoqata kulturore e sapo formuar ”Qendra Shqiptare Mbretëresha Teuta”.
Kjo ishte ëndërr e kahmotshme e shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare në Göteborg thotë entuziastja dhe iniciatorja e themelimit të kësaj shoqate kulturore shqiptare Exhlale Shipoli e cila ka vite që këtu punon me të huajt ardhacak e njëkohësisht edhe me shqiptarët e ardhur këtu, dhe thotë se ka parë nevojën e egzistimit të një shoqate kulturore shqiptare këtu.
Këtu edhe kohë më parë kanë egzistua shoqata shqiptare, klube shqiptare, por mjerisht të gjitha kanë përfundua atje ku nuk duhet, pra janë shuar së egzistuari ndoshta edhe pa dhënë edhe më të voglin kontribut dhe se sot shqiptarët këtu janë askund.
Ajo që na dha krah në këtë drejtim është bashkëpunimi që ne të rinjët dhe aktivistët e qështjeve të gjuhës, kultrës dhe traditës shqiptare këtu në Göteborg është manifestimi i mbajtur së bashku Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti fqinjë Borås në nentor të vitit të shkuar në kuadër të Kremtimit të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësise së shqipërisë m ekoncert madheshtor dhe Revy mode me veshje kombëtare shqiptare në Qendren më të madhe tregëtare dhe Kulturore në Göteborg dhe ndoshta edhe në Suedi me mbi 8000 vizitorë në ditë e që beri jehonë në të katër anët, jo vetëm tek shqiptarët por la mbresa madhështore edhe tek vendësit suedezet dhe kjo është shtytje që ne morëm këtë iniciativë dhe besoj se ia dolëm sot thotë Jeton Partini, një akvist i vyer dhe i kahmotshëm në qeshtjet e kulturës sonë qysh edhe si student këtu në suedi.
Ka kohë që jemi në kontakt dhe në takime mbrëmjesh, në mënyrë që sa më mirë të përgatisim të gjitha gjërat që kjo shoqatë të jetë funksionale dhe tu dali në ndihmë bashkëkomabsëve tanë ketu në qytet dhe rrethinë sepse nuk është numër i vogël i shqiptarëve që jeton dhe vepron këtu, prat ë gjithë janë të mirë se ardhur në këtë vatër të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim, thotë Samir Spahia një enutziast i madhë i qështjes së ruajtjes dhe kultivimit të kulturës sonë në mergim.
Unë jamë shumë e re këtu, ka vetëm një vit që jetoj në këtë qytet, në ketë metropol botërore dhe cdo ditë në levizje e siper takoj, ndegjoj të flasin shqip plotë e përplotë njerëz dhe një ditë emdnova ne vete athua si është mundur të ketë kaq shumë shqiptar këtu e mos të këtë një pikë takimi? Dhe rash në kontakt me këta entuziast, me këta miq dhe ja vendosëm dhe ia dolëm që të ngrejm një shoqtaë e cila do i bashkoj shqiptarët edhe këtu në Göteborg thotë e reja Jonida Gjana.
Për të riun Tritos Hoxha kjo është një njdnjë krenarie, një ndjenjë madhështie tek të rinjët tanë në mërgatë në angazhimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës sonë, një ndihmë për bashkëkombasit tonë në integrimin sa më të sukseshëm në jetë dhe në trendet pozitive të shoqërisë ku ne jetojmë.
Në mbledhjen thememluese të shoqtës ishin aktivstë të dalluar të cilët në mënyrë unanime zgjodhën kryesin e shoqatës e cila është në përbërje Tritos Hoxha, Kryetar, Exhlale Shipoli, sekreterare, Jeton Partini arkëtar, Ella Gadderus,Tiron Papraniku, Samir Spahia dhe Jonida Gjana, anëtar.
U morë vendim me votim unanim se emri i shoqatës do të jetë”QENDRA SHQIPTARE MBRETËRESHA TEUTA”dhe selia e saj do jetë në Göteborg.
U aprovuan të gjitha dokumentat e nevojshme për regjistrimin e shoqatës në entet suedeze të kulturës në mënyrë që shoqata të mund të zhvilloj akvitetin e saj për cka edhe është themelua.
Në u urojmë sukses në punën e tyre fisnike dhe besojmë se do ia dalin më ate që ata i kanë venë për detyrë vetës dhe ate cka Krysia dhe shoqata kërkon nga ata.