Nga Suzana Tahiri/
Çdo popull apo komb krenohet me mendjet e tij të ndritura që lindin në epoka të caktuara dhe mbeten përjetësisht të tillë në universin botëror.
Fatin e grekëve, të italianëve, të spanjollëve, të anglezëve, e kanë edhe shqiptarët me shkrimtarin e tyre më të spikatur, Kadare.
Këtë fat gjithashtu e ka edhe kontinenti i vjetër Europa me pesë personalitete, çka nuk ka ngjarë me kontinente të tjerë.
Dhe jo se në ato territore nuk ka pasur kulturë, nuk ka pasur letërsi, por sepse personalitetet e tyre të shquara kanë mbetur brenda kontinentit apo kanë qenë përfaqësues të një gjuhe që shpesh shtrihej edhe në më shumë se një shtet.
Homeri, shekulli IX para Krishtit, autori i kahershëm i antikitetit grek, me dy librat e tij “Iliadën” dhe “Odisenë” shenjoi shtyllën e parë të gjeniut të pavdekshëm.
Dante Aligeri, 1265 -1321, pararendës i Rilindjes Europiane, me “Komedinë hyjnore” do t’i ngrinte italianët në panteonin e letërsisë së përbotshme, duke përvijuar shtyllën e dytë të një gjeniu të papërsëritshme.
Afërsisht tre shekuj më vonë dy bashkëkohës mendjendritur, Servantes i spanjollëve (1547-1616) dhe Shekspiri i anglezëve (1564-1616), i pari me një grup veprash në prozë që kulmojnë me “Don Kishotin e Mançës” dhe i dyti me një korpus dramash, arritën të rreshtohen në shtyllën e tretë dhe të katërt të një pasurie botërore që lexohen dhe rilexohen brez pas brezi.
Midis shekujve XX-XXI, pikërisht në atë periudhë kur ka filluar edhe dhënia e çmimit Nobel për letërsi, një shkrimtar i përmasave të katër të parëve, është autori shqiptar Ismail Kadare, ndër më të përkthyerit sot në botën modern dhe i mirënjohur në gjuhët më të mëdha.
Me përjashtim të Homerit, kur ende nuk ka një përcaktim të saktë të vitlindjes dhe vitvdekjes, të katër shkrimtarët e tjerë, janë në këpërcyell të dy shekujve, por pavarësisht kësaj rastësie, gjenia e tyre e papërsëritshme, e pangjashme, i ka shndërruar në pesë shtylla bazë të letërsisë botërore.
“Të Paidentifikuar” u shfaq në Kongresin Amerikan
*Filmi “Të Paidentifikuar” – u shfaq në Kongresin amerikan Komisioni, për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”/
*Të Paidentifikuar: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë: Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit, në Beograd
Nga Beqir SINA – New York/
WASHINGTON D.C: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, mbrëmë në një nga sallat e Kongresit amerikan në ndërtesën e Capitol Hill, organizoi shfaqjen e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “Të Paidentifikuar – The Unidentified” shoqëruar me një panel diskutimi të veçantë të ketij filmi, njofton në faqen e saj të internetit(humanrightscommission.house.gov), zyra e këtij komisioni qeveritar.
Filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, është një film nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që shpjegon disa nga ngjarjet më brutale dhe të pazgjidhura ende me krimet e luftës të luftës në Kosovë.Organizatori i shfaqjes thotë se filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified” është një bashkëpunim me organizatën “Grupi Punues së Detyrueshme’ për OKB, dhe organizata “Zhdukjet e Pavullnetshme” – Raporti i tyre gjatë misionit në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën – deri në 17 August 2015
Filmi “Të Paidentifikuar”: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë
Komisioni i të Drejtave të Njeriut, i cili mban emrin e nderuar të ish kongresisit demokrat të Kalifornisë, Tom Lantosh, një amerikano hebre, i mbijetuar i Holokaustit , mik i dalluar i shqiptarëve të Amerikës, i cili, së bashku me presidentin e LQSHA, mikun e tij DioGuardin, udhëheqësin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ka mbajtur vetë , para luftës, dhe gjatë luftës në Kosovë, disa dëshmi në Kongres, rreth atyre nagjarjeve brutale , që çuan deri në sensabilizimin atëhere, të Washingtonit, dhe zgjuan ndërgjegjen e saj për të ndërhyrë dhe i dhënë fund genocidit serb në Kosovë.Duke folur për përmbajtjen e filmit, në faqen e internetit Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, organizatori i shfaqjes, shkruan se si pasojë e rënies së Murit të Berlinit, Presidenti serb Slobadan Milosheviq, e patë “zhveshur” ish provincën e Kosovës nga autonomia e saj në vitin 1989. Konflikti u përshkallëzua deri sa shpërtheu lufta në shkurt të vitit 1998. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri me sulme ajrore. Shtatëdhjetë e tetë ditë Nato, me SHBA në krye, kreu 38.000 sulme ajrore(bombardime të pikave strategjike, dhe zonave e pozicionve ushtarake serbe në Serbi e Kosovë), ç’ka e detyroi më vonë, Serbinë, të pranoi tërheqjen e forcave të saj(pra kapitullimin).Krimet e luftës, në Kosovë, tregon filmi ka përfshirë tortura, vrasjet, përdhunimet, dhe dëbimeve me forcë, të cilat janë kryer gjatë konfliktit të armatosur, shumica e të cilave kanë qenë kryer nga policia serbe apo të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave militare e paramilitare serbe që vepruan në Kosovë. Nga koha kur konflikti përfundoi, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, fushatës sistematike të Serbisë, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova, kishte çuar në grabitjen dhe djegies së më shumë se 1,200 zonave të banuara; vrasjen e të paktën e më shumë të12 mijë njerëzve; dhe zhvendosjen e mbi 1.5 milion shqiptarë të Kosovës, të paktën 90% të popullsisë.
Filmi “Të Paidentifikuar”, është një dokumentar 40-minuta që shqyrton disa nga krimet e luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në dy vjet “të hulumtimit, filmi fokusohet në sulmet në fshatrat përreth qytetit të Pejës, dhe identifikon komandantët dhe oficerët e dyshuara se kanë dhënë urdhra dhe për të fshehur trupat e viktimave për varrezat masive në Serbi.
Në mesin e atyre që kryen këto krime, sipas këtij dokumentari, është me emër, dhe i dyshuari kryesor në ekzekutimet e pasluftës, i tre qytetarëve amerikanë, tre vëllezërve – Bytyqi ( Mehmet, Ylli dhe Agron), tre ushtarëve të UÇK-së, nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar shqiptarët e Amerikës, të cilët shkuan në Kosovë të luftojnë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Në atë kohë pas zhdukjes së tyre, dhe gjetjes së tre trupave të egzekutuar, lidhur me tela me gjemba dhe hedhur në një varrez masive, një krim ky që është bërë më vonë objekt i një senace dëgjimore dhe rezolute praqitur në Dhomën e Përfaqësuesve (H. Con Res 51.), sponsorizuar ajo nga kongresisiti Tom Lantosh me inisiativën e Xhozef DioGuardit dhe Shirlye Cloyes Diguardit, kjo çështje u morë në shqyrtim më pas nga Departamenti i Shtetit.
Mirëpo, deri tani asnjë individ nuk ka është shpallur fajtor për ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi.
Pas shfaqjes së filmit dokumentar 40 minutësh, “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, një panel i shquar ofrojë njohuri në konfliktin dhe ofrojë rekomandime se si Kongresi mund të ndihmojë për të siguruar llogaridhënie për ata që janë përgjegjës. Informacion dhe rekomandime këto të vlefëshme ndoshta edhe për anëtarët e Kongresit, stafin e kongresit, publikut të interesuar dhe mediat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C.
Ndërsa, deri tani sipas provave të paraqitura gjatë gjykimit dhe të dhënave publikisht në dispozicion, vrasjen e Agronit, Yllit dhe të Mehmetit, thuhet se ai që ka urdhëruar vrasjen e 3 vëllezerve Bytyqi, është Ministri i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviqi.
Dëshmitar kan provuar se urdhri është përcjellë nëpërmjet të zinxhirit komandues deri te ekzekutori. Në zinxhirin e komandës është gjetur kryeshefi i asokohshëm i Resorit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, si dhe komandanti NjPP dhe i Qendrës së Mësimit në Petrovo Selo, kurse sot biznesmeni, themeluesi i organizatës joqeveritare Qendra për Studimin e Terrorizmit dhe anëtari i Këshillit qendror të Partisë progresiste serbe, Goran Radosavljeviqi, i njohur me pseudonimin “Guri”
Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit.
Fatos Bytyqi, i cili është vëllai i tre vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, të ekzekutuar gjatë luftës, përpara 15 vitesh në Petrovo Sello të Serbisë, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ai ka folur edhe me ish kryeministrin e Serbisë Daçiç,( sot zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm) ka shkuar në Beograd dhe është takuar me përfaqësuesit më të lartë të politikës serbe, që drejtësia për krimet kundër vëllezërve të tij të vihet në vend.
Filmi “Shok” afirmoi në mbarë botën vlerat kulturore dhe njerëzore të Kosovës
-Kryeministri Mustafa e ka uruar ekipin e filmit “Shok”, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në garën për çmimin Oscar, Kosovës i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër në arenën ndërkombëtare/
Prishtinë, 4 mars 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekipin e filmit kandidat për Oscar “Shok”.Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.Kryeministri Mustafa e ka uruar ekipin e filmit “Shok”, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në garën për çmimin Oscar, Kosovës i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër në arenën ndërkombëtare.“Sot pata një kënaqësi të veçantë të takoj ekipin tonë, yjet tanë, yjet e Kosovës që i kanë dhënë një kuptim krejtësisht tjetër gjatë javëve të kaluara Kosovës jashtë. Kanë afirmuar vlerat kulturore, por edhe vlerat njerëzore, sepse është fjala për njerëz të rinj, tepër të talentuar të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, e kanë përfaqësuar një të kaluar tragjike, të errët të Kosovës me fjalë dhe me pamje artistike, por edhe kanë hapur dyer shumë të rëndësishme të lidhjeve, të komunikimit dhe të prezantimit të Kosovës jashtë”, tha kryeministri Mustafa, në një prononcim para mediave.Duke iu uruar sukses dhe duke i falënderuar shumë për punën e mrekullueshme të ekipit të filmit “Shok”, kryeministri Isa Mustafa tha se artistët dhe kinematografia kosovare do të përkrahen edhe më tutje me buxhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.“Sot ju premtuam se do t’i përkrahim më shumë me buxhet nga Ministria e Kulturës, dhe se do të marrim edhe masa tjera lehtësuese sa i përket politikave fiskale, në mënyrë që gjatë tërheqjes së fondeve të jashtme ta kenë më lehtë, sepse kanë bërë një punë të rëndësishme edhe në tërheqjen e fondeve, edhe në bashkëpunimin me organizatat kinematografike dhe fondacionet tjera jashtë vendit”, tha kryeministri Mustafa.Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrin Shala për pritjen, ndërsa theksoi faktin se me filmin “Shok”, Kosova ka fituar vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të artistëve nga e mbarë bota.“Ne jemi shumë të gëzuar dhe krenar që kohën e fundit kemi mundur t’i sjellim lajme të mira Kosovës përmes filmit. Filmi “Shok” e ka vënë Kosovën në një pozitë krejt ndryshe, ka krijuar vëmendje shumë të madhe nga mediat ndërkombëtare, nga artistë ndërkombëtarë. Kënaqësia më e madhe ka qenë shkëlqimi i dy aktorëve të rinj, Andit dhe Lumit, të cilët na e kanë zbardhur fytyrën gjatë prezencës në Oscar. Ne jemi shumë falënderues për këta dy djem të rinj që janë tepër të talentuar dhe inteligjent”, tha drejtori Zharku.Dy aktorët e rinj, Lum Veseli dhe Andi Bajgora po ashtu falënderuan kryeministrin Isa Mustafa për pritjen që u bëri./b.j/
SHOK – u QË E THA PËR 20 MINUTA, ATË QË S’E THANË SHOKËT PËR 17 VJET
Nga Sinan KAMBERAJ/ New York/
Andi dhe Lumi flasin për Holly Woodin/
Ekipi i fimit artistik kosovar SHOK u kthye mbrëmë nga Amerika në Kosovë.
Aktorët e vegjël, Lum Veseli dhe Andi Bajgora, thanë se ndjeheshin të lumtur që kishin marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimeve OSCAR, në Akademinë e Holly Wood-it në Los Angeles.
Filmi i shkurtër artistik SHOK, prodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës, me regji të anglezit Jamie Donoughue, për fat të keq, nuk arriti ta marrë OSCAR – in e synuar. Juria e shpalli filmin irlandez “Stutturer” si filmin më të mirë në këtë kategori. Me meritë, pa diskutim.
Pavarësisht nga kjo, vetë nominimi i SHOK – ut kosovar për OSCAR në kategorinë e Filmit më të Mirë të Shkurtër Artistik, nga një Akademi prestigjioze botërore, është vetëvetiu një vlerësim i veçantë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, për ekipin realizues të filmit, regjisorin Donoughue, aktorët kosovarë dhe sidomos artistët e vegjël, Lumin dhe Andin, që ia zbardhën fytyrën Kosovës.
Bindja që filmi SHOK do të nderohej me Çmimin OSCAR sforcohej nga vlerësimet që iu bënë Filmit, që nga çasti i nominimit, nga ana e kritikëve të famshëm të artit filmik, botuar në gazetat ose blogjet e revistave të mëdha amerikane e botërore, si New Yorker, Chicago Tribune, etj.
Edhe ky vlerësim i SHOK-ut nga kritika serioze filmike, dhe publiciteti që iu bë atij para ndarjes së Çmimit, është poashtu një nder i madh, si për vetë filmin, poashtu edhe për kinematografinë e “vogël e të varfër” kosovare.
* Dy çunat e SHOK – ut, Lumi dhe Andi, që dukeshin të gëzuar në konferencën me gazetarë, sapo zbritën nga avioni në Prishtinë, nuk e dinin se ata tashmë, me rolet që interpretuan në mënyrë brilante në film, ishin më shumë se heronj filmi. Edhepse të lindur mbas lufte, (ishin me fat që nuk e kishin përjetuar Ferrin), këta dy fëmijë artistë, duke përfaqësuar artistikisht të gjithë fëmijët e luftës, u bënë zëdhënës të tyre, të atyre mijëra fëmijëve të dëbuar nga Kosova, mijëra të tjerëve, që u vranë e u masakruan barbarisht, shumë prej të cilëve të zhdukur – pa varr.
* Miliona shqiptarë, të cilëve, në mbrëmjen e së dieles, do t’u jetë ngrirë shikimi në ekranet televizive, tek ndiqnin parakalimin e dy çunave aktorë nëpër Qilimin e Kuq të Akademisë së Hollywood-it, po të kishin mundësinë t’ishin mbrëmë pranë tyre në Aeroportin e Prishtinës, do t’u thoshin çunave të SHOK – ut: Ju lumtë! Ju i treguat artistikisht botës çka ka ndodhur në Kosovë, jo pushtetarët tanë, që sorollaten nëpër botë si somnabulë, qe gati dy dekada, pa arritur të thonë qartë se Atdheu i shokëve të Andit dhe Lumit, në vitin 1999 ishte Ferr!
* Në saje të këtyre dy aktorëve të vegjël, tashmë, qindra miliona artdashës në botë, të cilët mund ta kenë ndjekur Akademinë përmes Televizionit, do ta kenë më të qartë, përmes një vepre arti, çfarë ka ndodhur në Kosovë 17 vjet më parë.
SHOK – u i tha botës për 20 minuta, atë që SHOK – ët nuk ia thanë për 17 vjet!
Pushtetmbajtësit tanë ishin të zënë, duke na bindur, ne të pabindurve, që s’po marrim vesh as sot e kësaj dite, kush na paska pasë çliruar!
Fundi i fundit, me dërdëllisje nuk bindet bota.
Fjala artistike, në rastin e SHOK – ut, e shoqëruar bashkë me lojën skenike, dëshmoi magjinë e vet.
Këtë e bënë çunat tanë, Lumi dhe Andi.
New York, 3 mars
Ambasadori Amerikan, Donald Lu, Shpresa e të rinjve
Na shkruan një gjimnazist nga Shqipëria/
Nga Renato SHKULAKU-Maturant/
Sot, fatkeqësisht mundësite e të rinjve po zvogëlohen gjithnjë e më shume . E ardhmja e tyre në Shqipëri nuk është më e sigurt, dhe shkak për këtë janë faktorë të ndryshëm, ku më kryesori mbetet korrupsioni. Në vendin tonë ka shumë njerëz si politikanë, gjyqtarë, prokurorë etj. të korruptuar, dhe këtë fenomen e vërtetojnë mediat, por edhe arrestimet, denoncimet që bëhen nga burime të ndryshme etj. Por këto arrestime ndodhin në masë të vogël, dhe përsëri mbetemi një vend i mbushur me njerëz të korruptuar dhe të papërgjegjshëm, që mendojnë vetëm për interesat e tyre, dhe e kanë lënë popullin dhe vendin në gjendje të mjerueshme. Shumë të rinj shqiptarë, zgjidhjen më të mirë dhe më të arsyeshme, shohin largimin nga vendi. Por jo cdokush e ka mundësinë për tu larguar dhe detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri.Por cdo ndodhë me ta? A do t’i gjejnë ata mundësitë që të jetojnë në një vend me drejtësi, ndershmëri, apo do detyrohen të qëndrojnë nën “hijen” e këtyre politikanëve të korruptuar?
Edhe pse duket e vështirë zhdukja e këtij fenomeni, në Shqipëri duket se ka lindur një “shpresë”, një “shpresë” e cila po ju shpall luftë këtyre politikanëve, dhe po mundohen ta bëjnë Shqipërinë një vend sa më të mirë, ku të mbizotërojë ligji dhe drejtësia, ku cdokush do të marrë atë që meriton. Kjo “shpresë” simbolizon ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Në deklaratat e tij, ai vazhdimisht thekson luftën ndaj korrupsionit, ju bën apel politikanëve dhe institucioneve përkatëse për reformat në drejtësi dhe marrjen e masave për zbatimin e ligjit. Gjithashtu kohët e fundit ai deklaroi se SHBA ju ka ndaluar hyrjen në vend, të gjykatësve të korruptuar. Ata ju kanë hequr apo jua kanë anulluar vizat atyre, dhe kjo gjë është një fakt i cili duhet vlerësuar dhe mbështetur në maksimum, ku tregon se prioriteti kryesor i ShBA-së në Shqipëri mbetet lufta ndaj korrupsionit. Këto hapa, janë fillimi i një lufte të gjatë për vënien në vend të drejtësisë. Ky politikan duhet marrë shembull nga politika shqiptare, ku shohim se ai vërtet mendon për Shqipërinë. Edhe fakti se ai flet shumë mirë gjuhën Shqipe, tregon edhe njëherë respektin dhe dashurinë që ka për vendin tonë. Donald Lu është një frymëzim për të gjithë ne, të rinjtë Shqiptarë. Me deklaratat e tij, me luftën ndaj korrupsionit që ai po zhvillon, ne ndihemi të “fuqishëm” përballë tiranisë së politikavë të korruptuar. Ne po na lind një fije shprese, se edhe Shqipëria, në të ardhmen do jetë një vend akoma më i mirë dhe më i zhvilluar, ku do jetojmë dhe do jemi pjesë e një shoqëri të drejtë dhe se zbatimi i ligjit do jetë qëllimi ynë kryesor . Më në fund ne po na lind siguria, se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, dhe ku cdokush do ndëshkohet për ato që ka bërë. Kohët e fundit shohim se dhe shumë Shqiptarë po solidarizohen dhe shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj korrupsionit. Tashmë ata nuk kanë “frikë” por mundohen ta luftojnë këtë fenomen në mënyra të ndryshme si me denoncime, publikimet etj. Kto ngjarje janë shumë të rëndësishme që tregojnë hapat e para ndaj një shoqërie europiane, dhe meritën për këtë e ka sigurisht edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ne jemi me fat që kemi një mbështëtje kaq të madhe, dhe tashmë largimi nga vendi nuk është më zgjidhja e duhur, sepse ne, rinia e sotme Shqiptare, jemi e ardhmja e vendit. Ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë, duhet të përqafojmë drejtësinë, dhe sëbashku me njerëzit e duhur, ti detyrojmë të gjithë politikanët e korruptuar të qëndrojnë para ligjit, dhe të ndëshkohen për krimet e tyre. Tashmë Shqipëria nuk duhet të mbetet vend i prapambetur për shkak të këtyre personave, por duhet ta bëjmë një vend shumë të zhvilluar dhe të gatshëm për ta bërë pjesë të Bashkimit Europian dhe Kjo gjë realizohet vetëm duke besuar tëk drejtësia, tek shteti i së drejtës, dhe falë ambasadorit, ky besim po rilind pak nga pak .
Renato Shkulaku
Maturant