• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Ibrahim Rugova para 14 viteve u rizgjodh President i Kosovës

March 4, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja – botim i jashtëzakonshëm i datës 5 mars 2002/

Dr. Ibrahim Rugova para 14 viteve u rizgjodh President i Kosovës: E ardhmja euroatlantike/

-Dr. Ibrahim Rugova: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë/

-Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces/

-Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën”/
-Në Kuvendin e Kosovës, në ambientet për mediat, në 4 mars 2002, para 14 viteve, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja me ekipin e saj special punonte në një zyrë të improvizuar për një botim të jashtëzakonshëm të gazetës historike/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Mars 2016/ Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për liri e pavarësi, i zgjedhur para 24 viteve – në 24 maj 1992 në zgjedhjet e para shumëpartiake presidenciale e parlamentare,  u zgjodh edhe President i parë i Kosovës së pasluftës në liri, pikërisht para 14 viteve,  në 4 mars 2002,  nga Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme.

“Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas rizgjedhjes President.

“Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me pyetjen e parë ishte edhe urimi për të sapozgedhurit President e Kryeministër i Kosovës.

Presidenti i posazgjedhur i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në 4 mars 2002 foli para gazetarëve që përcillnin punimet e Kuvendit të Kosovës, ku në ambientet për mediat  gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja me ekipin e saj special punonte në një zyrë të improvizuar për një botim të jashtëzakonshëm  të gazetës historike, të mbyllur kundërligjshëm e padrejtësisht nga UNMIK me dëbim nga Pallati Rilindja rreth dy javë më parë në 21 shkurt 2002, pak ditë pasi kishte festuar 57 vjetorin në 12 shkurt.

Në vazhdim po sjellim në Gazetën Dielli në tërësi fjalën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, të pikërisht para 14 viteve – 4 marsit 2002, në minutat e para pas rizgjedhjes President:Për gati tri vjet pas luftës, Kosova në liri ka pasur një progres të madh së bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-në në të gjitha fushat e jetës.

Poashtu, Zgjedhjet lokale të vitit 2000 dhe Zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar ishin një progres i madh në vendosjen e rendit dmeokratik në Kosovë.Në këto zgjedhje populli i Kosovës tregoi një kulturë të lartë demokratike e politike. Dhe, këto ditë, po përfundojmë me sukses implementimin e Zgjedhjeve nacionale për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Sot ndihem shumë i nderuar për besimin që ma dha Kuvendi i Kosovës për të marrë përsipër Zyrën e Presidentit të Kosovës. Ky është një nderim dhe obligim i madh për mua. Ju siguroj se Presidenca e Kosovës do të shprehë unitetin e popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Brenda fuqive të mia do të punoj për të mirën dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Njëherësh do të punojmë që të kemi një ndarje dhe koordinim të pushtetit të degës legjislative, ekzekutive dhe pavarësi të gjykatave, që t’u përgjigjen kërkesave dhe interesave të qytetarëve. Pra, do të kemi një Presidencë të unitetit, Kuvend demokratik dhe Qeveri efektive e stabile, me të gjitha ministritë, për të siguruar një shtet të së drejtës dhe të sigurtë për të gjithë.

Në punën tonë të ardhshme të të gjitha institucioneve të Kosovës do të jetë koncentrimi në zhvillimin ekonomik, në sigurimin e investimeve dhe në privatizimin me prioritet. Pra, do të punojmë të kemi një ekonomi të hapur e konkurrente, për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë e Kosovës, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës sonë.

Poashtu, do të punojmë në integrimin e grupeve etnike në jetën politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Pra, jo vetëm mbrojtje klasike, por integrim të plotë të tyre dhe garantim të ruajtjes së identitetit të tyre. Ne, si shumicë kosovare-shqiptare, kemi përgjegjësi për integrimin e serbëve, të boshnjakëve, të turqve, të romëve dhe të ashkalinjve e egjiptianëve kosovarë në shoqërinë e Kosovës. Pra, të gjithë ne jemi kosovarë dhe do të veprojmë si kosovarë, në të mirë të Kosovës.

Kujdes të veçantë do të kemi për forcimin e SHPK-së dhe të TMK-së në punën e tyre.

Do të punojmë që të zhvillojmë edhe shoqërinë civile dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët. Do të zhvillojmë një shoqëri të tolerancës, të mirëkuptimit e të pajtimit midis njerëzve dhe të respektimit të njëri-tjetrit.

Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar.

Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces.
Do të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët tani, si dhe për krijimin e miqësisë me popujt e rajonit tonë dhe të botës.

Jemi të bindur se të gjithë duhet të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë. Për një Kosovë prosperuese e më të pasur për ne dhe fëmijët tanë.
Do të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un në konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si dhe me OSBE-në. Ndërsa, me KFOR-in do të punojmë ngushtë në forcimin e sigurisë, i cili deri tash ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyeshme.
Kam nderin që nga kjo Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës të përshëndes Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, për angazhimin e tyre për prosperitetin e Kosovës. Përshëndetje të veçantë i shprehim Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, për kujdesin e tij të përhershëm për Kosovën.

Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ambasadorin Menzis për angazhimin e tij të palodhshëm gjatë kësaj kohe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe shefin e Zyrës britanike, zotin Llojd, të Zyrës gjermane, zotin Shmunk, të Zyrës franceze, zotin Garanshe, të Zyrës italiane, zotin Tafur, si dhe të Zyrës kanadeze, zotin Barber.
Poashtu, falenderojmë Komisionerin për politikë të jashtme dhe siguri në BE, zotin Solana që u angazhua në këtë proces.Në mënyrë të veçantë falenderojmë zotin Shtajner, i cili na ndihmoi shumë për të arritur marrëveshjen për përfundimin me sukses të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Falenderojmë të gjitha partitë politike që u treguan konstruktive në arritjen e suksesit për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, kryetarin e PDK-së, z.H.Thaçin, kryetarin e AAK-së, z.R.Haradinaj dhe prof.Mark Krasniqin.Në fund të këtij procesi demokratik mund të themi se gjithë kjo ishte një përvojë demokratike për ne dhe për qytetarët e Kosovës. Duhet të mendojmë që për zgjedhjet e ardhshme të zgjedhim një sistem elektoral më të thjeshtë dhe më efektiv. Kjo tregon se kosovarët i pranojnë proceset demokratike dhe se dinë dhe janë të aftë të udhëheqin me veten dhe me vendin e tyre. Kryeministri Rexhepi dhe Qeveria do të gëzojnë përkrahjen tonë.Edhe një fjalë: të gjithë jemi pajtuar se këto zgjedhje dhe ndërtimi i institucioneve janë një ngjarje historike në historinë më të re të Kosovës.Në këtë kuptim ambasadori Menzis ka propozuar që 10 dhjetori – Dita e Konstituimit të Kuvendit të Kosovës të shpallet Ditë nacionale. Sugjeroj që Kuvendi i Kosovës të marrë parasysh këtë propozim kur të vendosë në të ardhmen për këtë çështje.

Në fund të kësaj fjale dëshiroj të them se dyert e Presidencës së Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të gëzojnë përkrahjen tonë. Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunim, sepse Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës do të jenë në shërbim të tyre.

Janë institucionet tuaja, qytetarë të dashur, pra, t’i respektoni dhe t’i përkrahni. Unë do të jem në shërbimin tuaj për të mirën e Kosovës.

Jam i bindur se do të kemi përkrahjen tuaj për fillimin e ndërtimit të një pallati presidencial – shtëpie të bardhë të Kosovës, që do të jetë shtëpi e të gjithë kosovarëve.

Qytetarë të dashur, përkundër obligimeve të përditshme, çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Dr. Ibrahim Rugova para 14 viteve, President i Kosovës, u rizgjodh

BDI me tenda kundër kryqit në Butel të Shkupit

March 4, 2016 by dgreca

 Me tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit në Shkup, të banuar me popullatë të përzier etnike.Këtë formë të protestës e kanë zgjedhur drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Nisjes së punimeve për vendosjen e simbolit të krishterë, zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit i janë përgjigjur të enjten në mbrëmje me demolimin e bazamentit të kryqit dhe gardhit me tela, që ishte vendosur të shtunën nga firma ndërtimore. Aty tani janë vendosur disa tenda për të penguar vazhdimin e punimeve.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë zgjedhur këtë lloj të protestës, pas injorimit të reagimit të tyre se vendimi i miratuar nga komuna e udhëhequr nga partia e Nikolla Gruevskit, ishte kundër ligjor.

Sipas tij, nuk ishte respktuar parimi i Bedenterit, apo miratimi i vendimit me votim të dyfshitë, që parasheh pëlqimin edhe të votave të këshilltarëve të bashkësive entike joshumicë.

“Vendosëm që protestën e dytë ta bëjmë më ndryshe, me vendosjen e tendave, deri në realizimin e qëndrimit tonë për evitimin e kësaj të keqe për komunën e Butelit dhe Shkupit në përgjithësi. Kjo e keqe reflekton krizë ndëretnike dhe ndërfetare në këtë komunë dhe në komunat përreth”, ka dekluar Izet Mexhiti, i cili natën e ka kaluar në tenda, së bashku me funksionarë të tjerë partiak.

I pyetur se pse BDI-ja nuk kërkon zgjidhje institucionale të problemit, kur dihet se ajo është pjesë e qeverisë, Mexhiti thotë se në atë drejtim është duke u punuar.

“Paralelisht zhvillohen edhe biseda për ta bindur palën tjetër se argumentet janë në anën tonë, ndërsa veç kësaj, punon edhe një grup i ekspertëve për të kundërshtuar vendimin, i cili është joligjor“, thotë nënkryetari BDI-së, duke shtuar se për problemin janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe ata të bashkësive fetare, për të dhënë kontributin e tyre në uljen e tensioneve.

Nga partia e Gruevskit, VMRO DPMNE, nuk e kanë komentuar veprimin e partnerit të tyre në qeveri.

Por, veprimi i BDI-së ka nxitur reagimin e partive opozitare, të cilat aktin e vlerësojnë si të orkestruar, ndërmjet saj dhe VMRO-së, për fitimin e pikëve politike.

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë se është absurde që një parti në pushtet të dalë në protesta kundër vendimit të koalicionit të saj qeveritar.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, qoftë për flamurin dhe të tjerat. Partia e shqiptarëve, e cila është në pushtet, duhet të bëjë betejë institucionale që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve. Vlerësoj se është një taktikë politike që e kemi parë disa herë, mes partnerëve VMRO dhe BDI”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,

Edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka reguar duke i quajtur veprimet e partive në pushtet taktikë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, në veçanti nga aferat e zyrtarëve që po hetohen nga prokuroria speciale.

“Janë veprime tanimë të para nga partitë në pushtet. Ato gjithmonë para zgjedhjeve të parakohshme marrin pozicionet e tyre nacionaliste. Dua t’i porosisë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të tilla, pavarësisht se nga cila palë vijnë”, tha kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Tensionet për vendosjen e kryqit pason një vendim të mëparshëm të BDI-së për vendosjen e një simboli me shqiponjën, në komunën e Çairit, të banuar kryesisht me shqiptarë.

Filed Under: Komente Tagged With: BDI me tenda kundër kryqit, në Butel të Shkupit

Bashkëpunim Google – UNICEF për Zikën

March 4, 2016 by dgreca

Gjiganti i teknologjisë “Google” tha se po bashkëpunon me UNICEF-in për të ndihmuar në “skicimin e hartave dhe parashikimin” e përhapjes së virusit Zika, që është e lidhur me defektet në lindje. Një ekip vullnetar inxhinierësh, projektuesish dhe shkencëtarësh të dhënash po ndihmon UNICEF-in për të ndërtuar një platform e për të përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hartë e epidemive të mundshme. Google deklaroi gjithashtu se po dhuron 1 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it për të luftuar sëmundjen.

 

Filed Under: Featured Tagged With: - UNICEF për Zikën, Bashkëpunim Google

MESAZH NGA NJU JORKU PER MOTRAT SHQIPTARE TE KOSOVES

March 4, 2016 by dgreca

Ne jemi me ju Motra Shqiptare në Kosovë!/
Fort të dashura Nëna dhe Motra shqiptare në Kosovë, ju që thundra e armikut barbar ju dëmtoi, vrau e ju shkatërroi jetën!
Kemi qenë e jemi me ju në këto ditë, kur mbarë opinioni në Kosovë po mbron Kauzën e dhimbjes tuaj. Bëhuni të forta motra shqiptare, e ardhmja është me ju me fëmijët e familjet tuaja.

Ne si Organizatë e Gruas Shqiptare – Amerikane me qendër ne New York – The Women’s Organization “Hope & Peace” gjithmonë ju kemi patur në zemër, kemi vuajtur nga larg me brengat e dertet tuaja. Nën moton e misionit tonë: “Stop Dhunës Ndaj Grave” kemi ngritur zërin për ju e hallet tuaja, e do të vazhdojmë të flasim në të gjitha institucionet Amerikane e Ndërkombëtare për të drejtat tuaja.
Persekutimi serb që ra padrejtësisht direkt edhe mbi Ju nga makineria serbe shënoi pa diskutim edhe Pavarësine e Kosovës. Me këtë rast falenderojmë SHBA, Anglinë e të gjitha vendet demokratike që i dhanë Paqen e Lirinë Kosovës.
Ju jeni Heroinat e Kombit tonë, popullit tonë. Jeni trimëreshat dardane që me heshtjen, inteligjencën, bukurinë e fisnikërinë tuaj i ngritët vlerat femrës shqiptare e duhet të trajtoheni si të tilla.
Ne gjithashtu firmosim peticionin që është përpiluar në Kosovë nga Ministria për Dialog Znj. Edita Tahiri e gjithë populli i Kosovës drejtuar Sekretarit të OKB -së Z. Ban Ki Moon.
Mbetemi me shpresë se do t’ju vizitojmë nga afër e do të meret në konsideratë persekucioni serb mbi ju nga ana e OKB-së.
Me respekt
Mimoza Dajçi
Themeluese e Organizatës The Women’s Organization “Hope & Peace”
SHBA
New York
(Njëherësh mbesë nga Familja e Boletinëve – Kosovë)
New York, Mars 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: mesazh, Mimoza Dajci, nga grate shqiptare, Nju Jork, Per motrat Kosovare

Shpresa Hopper:Unë realizova ëndrrën amerikane!

March 4, 2016 by dgreca

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/*

Znj Spresa Hopper është një grua e suksesshme shqiptaro-amerikane.  Ajo është menaxhere e granteve në Bloomberg Philanthropies, ku ajo mbikqyr dhënien vjetore në qasjen e 450 milionë dollarëve në më shumë se 1000 organizata bamirëse në mbarë botën.

Znj.Hopper thotë se “Kur unë isha duke shikuar nëpër disa shkresa të vjetra ditën tjetër,  pashë të gjitha fotot nga udhëtimi im në Prishtinë me kryetarin e Bashkise së Nju Jorkut, Bloomberg. Vërtetë, kjo ishte pjesa më interesante e viteve të mia të punës për Kryetarin e Bashkisë se Nju Jorkut z.Bloomberg. Kam qenë organizuese e këtij udhëtimi atje, në bashkëpunim me shumë përkrahës shqiptarë në NY dhe Prishtinë. Desha t’i tregoja interes për kulturën time, dhe të përcillte solidaritetin e tij me popullin e Kosovës, e cila do të thotë një marrëveshje e madhe për mua.

Ishte një moment shumë krenar që nuk do ta harroj kurrë.”

Znj Hopper, cila ishte fëmijëria juaj në Tivar?

Gjithkça ishte për një mbarëvajtje sa më të mirë në shkollë që t’i bënim prindërit e mi sa më krenar. Unë jam e lumtur të këndoj dhe të performoj.  Dhe pjesa më interesante ishte udhëtimet tona në fundjavë në Ulqin për të parë gjyshërit tanë.

Ndërkohë që jetoje në Tivar, si një vajze me origjinë shqiptare, jeni ndjerë ndonjëherë e diskriminuar në shkollë?

Unë kam qenë shumë e ri për të njohur plotësisht dallimet midis meje dhe bijve të tjerë (ne u zhvendosem në Tivar, kur isha 6 vjeçe), por si shkonin vitet, ishte e qartë qe unë kam qenë e trajtuar ndryshe për shkak të emrit tim dhe trashëgimisë. Dhe si rezultat, unë u trajtova ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi si e tillë. Por kjo gje më coi mua për të punuar më shumë dhe të provoja që mund të bëja çdo gjë po aq te mirë, dhe më të mirë! Unë shpesh do të kishja biseda të plota me dikë përpara se ata të dinin emrin tim, por pasi ata e merrnin vesh shijoja pamjen e papritur në fytyrën e tyre, kur ata do të kuptonin se shqipja ishte gjuha ime amtare.

Si dhe pse keni ardhur në Shtetet e Bashkuara?

Kam pasur sukses të madh në shkollë të mesme, por nuk kam pasur shumë zgjedhje për arsimin e lartë.  E lindur dhe e rritur në Tivar, unë nuk flisja apo shkruaja shqip kështu që unë nuk mund të shkoja në një shkollë shqipe. Ne gjetëm lidhjen me  programin e shkëmbimit te studentëve të huaj dhe për fat të mirë prindërit e mi e mbështetën këtë ide. Ata investuan një pjesë të mirë të kursimeve të tyre për të paguar për arsimimin tim dhe për ketë ju jam përjetësisht mirënjohës. Unë mendoj se si rezultat i kësaj, e tërë familja jonë po lulëzon tani. Mund të ndodhë që babai im të jete në një ditë e keqe, por me shaka thotë se ky është i gjithë faji im që unë jam këtu!

Çfarë mund të kujtoni nga përshtypjet tuaja të para në Amerikë? Si kanë qenë përvojat tuaja të ndryshme, ose çfarë kishit menduar ju fillimisht për Amerikën? Nëse do të kishte dallime, si i keni përjetuar ato?

Ka pasur shumë! Unë isha 17 vjeçe e gjysmë, ku për herë të parë hipa në një avion, dhe ndalova në Cedar Rapids, Iowa, një qytet i vogël në mes të Amerikës. Unë nuk e dija se çfarë më priste!  Unë isha e frikësuar! Unë kam qenë e shqetësuar! Unë kam qenë dhe entuziaste! Sapo takova familjen pritëse, Robertsons, unë u lirova.  Ata kishin fëmijët në moshën time, dhe ne shpejt u lidhëm së bashku. Qëllimi im ishte për të mësuar gjuhën angleze njësoj si ata sa më shpejt të ishte e mundur. Unë kur zgjohesha pyesja: “çfarë është kjo si quhet, pa pushim për çdo artikull të ri qe unë hasja.  Barriera e gjuhës ishte e vështirë. Une ishja një e rritur me aftësi të te folurit te një foshnjeje. Ajo është tepër ndarëse. Por unë mora qëndrim dhe unë vetëm do të qeshja së bashku me këdo që ishte duke qeshur me gabimet e mia – dhe kjo ka punuar per mire! Njerëzit u argëtuan nga vendosmëria ime për të mësuar gjuhën angleze, dhe unë mendoj se ata e vlerësuan atë shumë. Ajo ishte një pervojë e përsosur për të përjetuar Amerikën jashtë NYC e cila është mjaft e ndryshme.  Une vazhdova shkollën e mesme, gradimin dhe valle Homecoming – ritualet e vërteta të rritjes sime në Amerikë.

Ju jeni Menaxhere e Granteve, në Bloomberg Philanthropies. Cilat janë disa nga projektet më të paharrueshme që qëndrojnë jashtë punës në këtë fushë?

Bloomberg Philanthropies e ka filluar Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Michael Bloomberg kur ai u largua nga detyra në City Hall, Manhattan, dhe unë kam qenë që nga dita e parë. Ky projekt është duke ndryshuar botën per mbrojtjen e mjedisit, duke mbledhur armë të rrugëve, mbështetjen e kërkimit për të gjetur kurime për disa prej sëmundjeve më shkatërruese të botës, ka aq shumë shkaqe të denjë të trajtuar çdo

Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse të jem pjesë e stafit të saj, dhe jashtëzakonisht krenare për punën që bëjmë.

Çfarë është Amerika për ju sot?

E dashuroj këtë pyetje!  Gjithëkush ka se ç’të përgjigjet për këtë pyetje. Amerika është një vend në botë që ju jep mundësi për të bërë atë që ju keni imagjinuar dhe që e keni të garantuar për ta realizuar. Nuk ju ndalon asgjë, as gjuha amtare, as emri, origjina apo gjendja ekonomike. Ju vetëm duhet të punoni dhe do të kuptoni rezultatin.  Në moshën 28 vjeçe, unë kam qenë tejet krenare se ishja pronare e banesës sime të parë në zemër të Manhattanit, dhe shkoja për të punuar çdo ditë për kryetarin e Bashkisë më të madhe në botë.

Përkufizimi im: Unë realizova ëndrrën amerikane!

Si do ta përshkruanit jetën në Shtetet e Bashkuara, në terma të përgjithshme?

Jeta në Amerikë është ajo që ju punoni për ta bërë.  Ju mund të zgjidhni për të nxjerrë në pah minuset, ose ju mund të punoni shumë, të ecni në terren duke vrapuar çdo mëngjes, të beheni personi më kureshtar, te thithni çdo grimë të informacionit që vjen në rrugën tuaj, te thithni të gjitha të mirat dhe ta bëni vehten të ndiheni ëdo ditë mirë.

Çfarë keni mësuar nga Amerika në lidhje me veten, por edhe si një qytetare amerikane?

 Duke u bërë një qytetare amerikane për mua është një nga arritjet e mia më të mëdha personale. Jam tepër krenare për të përfaqësuar këtë vend, si një shqiptare.  Duke qenë një qytetare amerikane dhe të kesh mundësinë e votimit më bën qe t’i jem shumë mirënjohës Amerikës që më dha Lirinë që nuk e kishja  më parë.

Unë nuk e marr atë për përfitime.

Kjo përvojë më ka mësuar edhe se si të jem tolerante në gjithë familjen time.  Prindërit e mi erdhën këtu në mes të 40-et dhe nuk dinin një fjalë të gjuhës angleze, dhe sot ata janë pronarë krenarë të disa ndërtesave; babai im flet rrjedhshëm spanjisht me qiramarrësit e tij, dhe në qoftë se më përpara dikush do te më thoshte se nëna ime do të ishte në gjendje për të ngarë makinën nga Staten Island në Manhattan nuk do ta besoja kurre!

Vellai im Amir Suka është shumë i suksesshëm në biznesin “Alba Pro” për dasmat dhe është nje superstar i vërtetë në komunitetin shqiptar.  Unë ndihem tejet krenare!

Por mësimi më i habitshëm ka ardhur nga burri im, i cili është amerikan, dhe u fut në familjen tonë vështirë-për shkak të traditave të ndryshme.  Ai na befasoi kur kërceu vallen “Shotes” në dasmën tonë, por nuk kuptoi se çfarë u tha në darken familjare, dhe ende nuk e ka për shkak të gjuhës! Ai është i vetmi që vazhdon papritur të më mësojë mua çdo respekt si dhe tolerancën për kulturat e tjera. Këto janë cilësi të vërteta themelore të njeriut, që nuk mund të nënvlerësohen, dhe unë shpresoj se do t’i instalojmë dhe në fëmijët tanë.

Si e shihni Shqipërinë sot?

Ekspozimi im për njerëzit dhe kulturën shqiptare ishte kryesisht në Ulqin. Unë kam dëgjuar gjëra të mëdha për Shqipërinë, dhe mendoj se janë bërë përparime të mëdha.  Unë shpresoj se do ta vizitoj sa më parë një ditë.

Diaspora është një komunitet i fuqishëm shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe e integruar plotësisht në këtë vend. Si anëtare e kësaj diaspore dhe e integruar si ndiheni në këtë komunitet?

Mund të them se janë shumë aktivistë të zot të çështjes kombëtare.  Unë ballafaqohem çdo ditë me një punë me kohë të plotë, plus që kam dy fëmijë.  Shumicen e ditëve unë dhe burri im e konsiderojmë një sukses nëse të gjithë jemi ushqyer dhe shkojmë në shtrat në kohë të caktuar. Por unë do të shoh përpara për të bërë më shumë për komunitetin pasi fëmijët te më jenë rritur dhe ne të jemi të pavarur.

Cili është mendimi juaj për gratë shqiptaro-amerikane në këtë komunitet, në diasporë?

Gratë shqiptare janë gratë më të forta që njoh.  Ato janë gjithashtu të përkushtuara tepër, për familjet dhe fëmijët e tyre, dhe të rritjes së fëmijëve për t’i rregulluar sa më mire në këtë shoqëri, ndonëse është puna më e vështirë, por dhe më e admirueshme që ato bëjnë.

Dhe së fundi, si e parashikon imazhin e gruas shqiptare në shekullin e 21-t?

Gruan shqiptare e shoh që të marrë pjesë intelektualisht në shumë fusha të rëndësishme të jetës jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë.  Gruaja shqiptare ka aftësi potenciale të padiskutueshme dhe kombinimi i traditës sonë të mrekullueshme me modernen, me kohën do ta rrisë atë në nivele të paimagjinueshme.  Ne kemi shembuj të jashtëzakonshëm, ne kemi Nënën Terezë që e njeh gjithë bota dhe që ne na bën të ndihemi tejet krenar për këtë shenjtore shqiptare.Unë jam e ngazëllyer dhe nuk mund të pres për të parë se çfarë do të transmetojnë mediat për gratë shqiptare kudo. Në një opinion personal, unë vetëm dua të të marrë një moment për të njohur se si unë jam frymëzuar nga puna që bëni ju dhe vendosmëria juaj si shembull i persosur i gruas fisnike. Ju jeni një frymëzim për gratë shqiptare kudo. Përpjekjet tuaja të palodhshme për të ruajtur kulturën shqiptare dhe traditat tona të bukura janë për t’u përgëzuar. Në emër të grave shqiptare kudo, faleminderit. Dhe ju falënderoj për të treguar interes në sfond për mua, jam thellësisht e përulur dhe e nderuar që të mare pjesë në serinë tuaj të intervistave, dhe të shohim përpara për të mësuar më shumë për gratë e tjera shqiptare të intervistuara për këtë projekt nga Albanian Excellence.

Staten Island, New York, 2015

*Personazh në librin “Zonjat shqiptare në New York”

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: endrra amerikane, Keze Kozeta Zylo, Shpresa Hopper

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3030
  • 3031
  • 3032
  • 3033
  • 3034
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT