• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITET- NEW YORK: MBLEDHJE FONDESH PER KATEDRALEN”NENE TEREZA” NE PRISHTINE

February 29, 2016 by dgreca

Komuniteti shqiptar ne SHBA, vecanerisht ai ne New York eshte faktori kryesor per mbledhjen e fondeve per ndertimin e Katedrales “Nene Tereza” ne Prishtine.

Serish komuniteti do te tubohet per shtimine  fondeve per perfundimin e Katedrales. Tubimi do te organizohet te Dielen me 13 Mars, ora 6. pm ne Restorantin Maestro’s.

Komisioni organizator i ka bere thirrje Komunitetit qe t’i bashkohet ketij tubimi dhe te kontribuoje per perfundimin e Katedrales. Krahas darkes me ushqime e pije, pjesmarresit do te argetohen nga Kengetari i mirenjohur Gezim NIKA dhe kengetare te tjere te komunitetit.

Doni t’i bashkengjiteni tubimit?

Telefononi : Marjan Cubi 914-316-0045; Mark Shkreli 914-917-748-3656; Lek Perlleshi 646-220-1222, Ismer Mjeku 914-309-9430; Leke Gojani 914-772-2649, Zef Balaj 917-337-1753

Filed Under: Komunitet Tagged With: Komuniteti ne Nju Jork, mbledhje fondesh

Mbrëmje Artistike – Kulturore , organizuar nga stafi i festivalit të fëmijëve “Zërat e Rinj 2016”

February 29, 2016 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/*
Nju Xhersi, SHBA, 27 Shkurt 2016/
Në mbrëmjen e 27 shkurt 2016 në “Grappa 46 Restaurant” u organizua :Fund raising Event, për të mbledhur fonde për realizimin e festivalit të fëmijëve në diasporë “Zërat e Rinj 2016”.
Mbrëmjen e hapën dy prezantuese , Julia Ilirjani (Aktore) dhe KozetaTorishta (Gazetare)(qe kete mbremje kishte ditelindjen dhe mori urime te ngrohta.)
Kozeta shpreh kënaqësinë që ju dha rasti për të drejtuar dhe prezantuar këtëmbrëmje artistike – kulturore, dhe se ky Fundraising Event është për tëmbledhur fonde ,për të realizuar për fëmijët tanë, për fëmijet shqiptarë,festivalin e këngës shqiptare “Zërat e Rinj 2016”.
Ideatorja dhe drejtuesja e muzikës , Pranvera Çobo në emër të stafit tëfestivalit, falenderon të gjithë të pranishmit, të gjithë përfaqësuesit e shoqatave , prindët e fëmijëve që ndodhen të pranishëm dhe po mundësojne këtë aktivitet, këtë Fundraising Event, e cila do të mundësoj realizimin edhe këtë vit festivalin e katërt, për të katërtin vit, festivalin e fëmijëve të diasporës, “Zërat e Rinj 2016”. Ajo thekson se rruga deri tani nuk ka qenë e lehtë, se ky lloj aktiviteti në komunitetin tonë është një risi e re; por që krijoi dhe po krijon mundësinë që fëmijët e familjeve shqiptare, tëcilët kanë lindur dhe po rriten në mjedisin amerikan, në kulturën amrikane, tëkëndojnë këngët e tyre të moshës fëminore edhe në gjuhën amtare tëprindërve të tyre, në gjuhën shqipe.
Nën drejtimin e aktores Julia Ilirjani në një atmosferë shumë të gëzuar dhe festive u dha nje program artistik ku u ndje profesionalizmi i këngëtarëve dhe muzikanteëve. Vajza e re, Besa Buçaj , si përfaqësuese e brezit me të ri të antarëve të “Vatrës”, e shoqëruar ne pjano nga i riu i talentuar Lorivert Çobo interpretojnë këngën “Think of Me”. Shumë qarte dhe lehte muzika ndezi zjarrin e shpirtit te publikut.
Programi vazhdon me këngë nga festivali “Zërat e Rinj 2013” “Unë Bari e Ti Baresh”  kënduar nga Engjëll Junçaj dhe Enesa Dedinca, e pasohet me këngën e çmimit të dytë, “Brezi me Kapuç të Bardhë” kënduar nga motrat Enesa dhe Jona Dedinca. Me këtë këngë erdhi  përsëri drama kosovare. Ajo erdhi si një histori, ajo erdhi si një kujtim, ajo erdhi si një betim. Kjo këngë i kushtohej gjyshit të dy vajzave që e këndojnë këtë këngë, gjyshit të zhdukur nga masakrat serbe në Kosovë. Ato e interpretojnë këngën me ndjenjën e dashurisë dhe të respektit të paharruar për gjyshin, dhe për të gjithë martirëte kombit tonë.
Përshëndetje të veçanta u bënë për praninë dhe ndihmën e- Federata Pan Shqiptare “Vatra” me kryetar Z. Gjon Buçaj si dhe anëtaret dhe përfaqësuesit e saj. Gazeta “ Dielli” me Z. Dalip Greca; Albanian Culture me Z. Adem Belliu, Rrjeti televiziv me shpërndarjen e kanaleve shqiptare në diasporën e Amerikës, TV ALB me përfaqësuesit e tyre,  Radio Emigranti me president Z. Bekim Xhaferri. – Prindërit e ansamblit artistik “Kënga dhe Vallja shqiptare” që kanë mundësuar realizimin 70% te 3 festivaleveparardhës.
Pati përshëndetje për stafin organizues me drejtuese artistike dhe ideatore Pranvera Çobo , Lorend Çobo si koordinator organizativ dhe të tjerët.
Këngëtari Ervin Bushati, i ardhur nga Shqipëria për këtë event, si njëkëngëtar i rritur në skenat e festivaleve që në moshën fëminore këndonkëngën “Ja na erdhi Pranvera”O moj ti me sytë e zi” ; këngëtari  KujtimShehu këndon “Po vijnë Pamporët”, kurse këngëtarja Entela Ilirjanikëndon “Bishtalecat Palë -Palë” si dhe dueti Ilrjani- Shehu interpretojnë“Sagapo.”
Atmosfera e mbrëmjes gjithmonë e më tepër bëhet më e ngrohtë nga interpretimet dhe koloriti i ngjyrave të këngëve, hiteve shqiptare… dhe nxorrimjaft mirë në pah se – muzika eshte gjuha e vertete e te gjitheve.
Zëri i ëmbël i Mariza Sheldia solli përpara nesh këngën “Vetëm një Lule” e kenduar ne Festivalin ‘Zërat e Rinj 2015” e cila u pasua nga “Vallja e Shotes”– koreografia Albana Graca, solist Lorivert Çobo dhe Enesa Dedinca – Ansambli “Kënga dhe vallja Shqiptare”
Nën tingujt dhe zërin e ëmbël të këngëtarëve u këndua dhe u vallëzua
” Valsi i Lumturise” si dhe vazhdoi mbrëmja artistike argëtuese me këngët e këngëtarëve pjesëmarrës si dhe  nën tingujt e grupit muzikor “Pasion” te përbërë – Tastier-Elis Lloshi; Klarinet – Maks Vathi; Bateri – Lored Çobo; dhe Kitar- Pranvera Çobo.
Solidariteti për këtë aktivitet doli në pah gjatë gjithë mbrëmjes. Gjate mbrëmjes  prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në festival si familja Sheldia, Dedinca etj bënë dhurime për mundësinë e realizimit të festivalit të fëmijëve për 2016 ; ndihmuan për fondin “Vatra” me Kryetar Z.Gj.Bucaj, dhe të tjerët.
Natyrisht, kjo mbrëmje është një tregues i solidaritetit në komuniteti tonë, gjë që duhet të jetë në vazhdimësi.
Mbrëmja Artistike – Kulturore, Fundraising Event, “Zërat e Rinj 2016” ishte një mbrëmje e bukur ku dhe një herë u tregua se dhe komuniteti ynëshqiptar, ashtu si komunitetet e tjera në këtë vend, dimë të organizohemi dhe të ndihmojmë aktivitetet në përgjithësi si dhe në veçanti aktivitetet e fëmijeve, talentet e reja, të cilët do të jenë vazhdimësia e identitetit tonëshqiptar.
 *Foto -Dielli-Arkiv, Festivali 2015
28 Shkurt 2016 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Festivali Zerat e Rinj, Mbremje fondmbledhese, stafi, Violeta Mirakaj

In memoriam Fatbardh Kupit

February 29, 2016 by dgreca

In memoriam  Fatbardh  Kupit

Nga Reshat KRIPA/*

Ditën e martë, datë 23 shkurt 2016, ora 16.30, ndërroi jetë në spitalin North Shore Hospital – Long Island, New York, një nga qëndrestarët më të mëdhenj të rezistencës antikomuniste në Shqipëri, i paepuri miku ynë Fatbardh Kupi. Ndërroi jetë po në atë spital ku 40 vjet më parë, më 7 korrik 1976,  kishte ndërruar jetë edhe ati i tij, një nga aktivistët më të shquar të çështjes kombëtare në periudhën e Luftës së Dytë botërore dhe  pas saj.

I dashur miku ynë Bardhi! Deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde. Ndonëse ishe larg nga ne përsëri të ndjenim në krahun tonë  në luftën për një Shqipëri me të vërtetë demokratike me tipare perëndimore. Por ti ike. Zoti kishte  vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri.

Çfarë të të kujtojmë më parë i dashur vëlla, Ishe pothuajse fëmi kur u detyrove të përballeshe me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ti nuk u theve. Ato dallgë i përballove me krenari dhe dinjitet. Nuk të thyen as internimet, as burgosjet dhe as endjet nga një krahinë e vendit në tjetrën, nga jugu në veri dhe përsëri nga veriu në jug.

Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira.  Po, Bardhi i dashur, ti i  mbijetove  asaj  kohe  barbare, i  mbijetove  sepse  në  venat  e tua rridhte gjak Kupi, gjak fisniku dhe në këto çaste më kujtohet një frazë e filozofit të shquar Niçe:

Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere?  Gjaku…

 Dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj. U linde dhe u burrerove në një familje të madhe krutane që brez pas brezi kishte luftuar për këtë Shqipëri dhe ti ishe krenar për prejardhjen tënde. Ja si iu përgjigje një gazetari që të kërkoi të flisje për jetën tënde në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste:

Gjatë gjithë jetës kam jetuar me krenarinë e babait tim, që i vuri gjoksin luftës në Durrës dhe i priti fashistët me luftë. Vuajtjet e mia janë të vogla para madhështisë së babait tim. Shkruani për atë se ma lehtësoni dhimbjen dhe mallin.”

 Duke lexuar këto fjalë para syve na del figura e shquar e atit tuaj, të paharruarit Abaz Kupi. E shohim atë që qysh pa mbushur 20 vjeç, të grisë flamurin turk dhe të ngrejë flamurin shqiptar me zhgabën dykrenore në mes, si pasojë e së cilës detyrohet të marrë arratinë maleve të Shqipërisë për t’i shpëtuar hordhive turke. E shohim atë me parinë e Krujës duke luftuar me bandat e Haxhi Qamilit më 1914. E shohim në vitin 1920 kur me formimin e Qeverisë Kombëtare të dalë nga Kongresi i Lushnjes, lufton kundër malazesve në Koplik së bashku me Ahmet Zogun.  E shohim si komandant i xhandarmërisë shqiptare, me gradën major, me shpalljen e Ahmet Zogut mbret i Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në vitin 1934

Por në një mënyrë madhështore e shohim më 7 prill 1939  ku organizoi dhe udhëhoqi rezizstencën e popullit shqiptar kundër okupacionit fashist. Me pushtimin e Shqipërisë u detyrua të emigronte në Turqi. Me hyrjen e Bitanisë së Madhe në luftë i lindi idea e organizimit të rezistencës në Shqipëri.  Kthehet në Kosovë, ku i pritur nga një figurë tjetër e shquar kombëtare, Gani Kryeziu,  takon kolonelët anglezë Stirling dhe Dayrell Oakley-Hill me ndihmën e të cilëve kthehet në Shqipëri dhe vendoset, së bashku me të vëllanë, Ibrahimin, në krye të rezistencës antifashiste, me ndihmën edhe të përfaqësuesit anglez Julian Amery.

Ishte dishepull i mendimit se shqipëtarët duhet të mblidheshin  “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”, për të zbuar armikun e përbashkët. Për këtë, më 16 shtator 1942,  u bë një nga organizatorët  dhe pjesëmarrësit aktivë të Konferencës së Pezës ku zgjidhet anëtar i Frontit Nacional-Çlirimtar. Më 26 korrik 1943, së bashku me Mit-hat Frashërin bëhet nismëtar i Konferencës së Tapizës dhe, më 1 gusht, i Konferencës së Mukjes ku përfaqësuesit e Frontit Nacional-Çlirimtar dhe ata të Ballit Kombëtar nënshkruan aktin historik të bashkëpunimit në luftë kundër okupatorit për një Shqipëri Etnike, marëveshje që ende pa iu tharrë boja, nën shtytjen e emisarëve jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, u hodh poshtë nga komunistët të drejtuar nga Enver Hoxha.

Një parullë tjetër filloi të qarkullojë në rradhët e komunistëve. Ajo tashmë nuk i ngjante asaj të parës, nuk ishte për vëllazërimin e forcave politike. Kjo parullë ishte “Pushteti buron nga gryka e pushkës”. Me pak fjalë synimi i komunistëve për të marrë pushtetin me çdo kusht, duke mos marrë parasysh se një gjë e tillë donte të thoshte që shqiptarët të derdhnin gjakun me njeri-tjetrin. Dhe vllavrasja filloi.

Në këto kushte Abaz Kupi formoi Lëvizjen e Legalitetit dhe vazhdoi luftën, kësaj here në dy drejtime si kundër pushtuesve gjermanë ashtu edhe komunistëve. Në krah të forcave të tij qëndronin edhe përfaqësuesit anglez Billy McLean dhe David Smiley. Kjo vazhdoi deri më 24 tetor 1944 ku, i detyruar nga gjendja e rëndë drejt së cilës po shkonte vendi, detyrohet të largohet nga atdheu së bashku me dy djemtë, Petritin dhe Rustemin dhe të vendoset në Brindizi.

Lufta e tij për një Shqipëri të lirë vazhdon. Është ndër organizatorët e bashkimit politik të emigrantëve shqiptarë duke u bërë pjesëmarrës i “Komitetit Shqipëria e Lirë” me në krye Mit-hat Frashërin dhe më pas Hasan Dostin. Më 7 korrik 1949 emërohet president i bashkimit të forcave ushtarake, organizëm i operacioneve për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri., organizuar nga “Komiteti Shqipëria e Lirë Në vitin 1968 zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbyll sytë në vitin 1976 në New York.

Një jetë e tillë e lavdishme nuk kishte se si të mos reflektonte edhe në jetën e Bardhit. Krenaria e tij për të atin ishte fare e ligjëshme. Por rruga nëpër të cilën ai kaloi ishte mjaft e ashpër dhe vazhdoi gjatë. Ato i filluan qysh në qershor të vitit 1939 ku së bashku me të gjithë familjen fashistët i internuan në Himarë. Por kjo nuk mjaftoi. Një urdhër tjetër i degdisi në Itali ku ndejtën më shumë se një muaj në burgun e Brindisit dhe më pas i internuan në Siena ku qëndruan deri në vitin 1942. Në atë kohë Bardhi i vogël nuk ishte më shumë se 12 vjeç.

Me vendosjen e sistemit komunist Bardhin nuk e priste gjë tjetër veçse burgosja në vitin 1945, ku qëndroi deri në vitin 1951. E internuan në ish kështjellën e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo të Himarës. Ndërkohë familja ndodhej në kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Pas pak kohe edhe Bardhin e çuan në këtë kamp. Një ngjarje tragjike kishte ndodhur në familjen Kupi pak vite më parë. Po transferoheshin nga kampi i Beratit për në Tepelenë. Në afërsi të Përmetit, befas njëra nga makinat frenoi papritur. Njerëzit që ishin ngjeshur sipër fluturuan dhe ranë në greminë. Shumë u plagosën, Por Fadil Petrela dhe e shoqja Xhumaja, motra e Bardhit, nuk u ngritën më. Në gjirin e Xhumasë qëndronte e shtrënguar fort fëmija gjashtë muajshe që nëna e kishte mbështjellë rreth vetes për ta mbrojtur. Fëmija shpëtoi mrekullisht së bashku me  motrat dhe vëllezërit e saj.  Ishin  të internuarit që u kujdesën për rritjen e jetimëve.

Odisea e Bardhit vazhdoi më pas në kampin e internimit në Kuç të Vlorës, në Gradishtë dhe Savër ku, në vitin 1981, e arrestojnë për së dyti herë prej nga lirohet në vitin 1989, vit në të cilin komunizmi kishte marrë rrokullimën.  50 vjet të kaluara nëpër burgje dhe kampe të tmerrshme. A ka ndonjë vend tjetër  të botës ku të ketë ndodhur një tragjedi e tillë? Ne nuk e dimë. Po ta dini ju, ju lutem na i thoni. Por çudia më e madhe është pathyeshmëria e individit që nuk u përul para asnjë vështirësie të imponuar nga kriminelët e kohës.  Ky individ ishte Fatbardh Kupi.

Së fundi sistemi komunist u shemb. Vrrulli i një populli të shtypur rrëzoi përmendoren e diktatorit. Të përndjekurit politikë nga regjimi i përmbysur u grupuan në shoqatën e tyre të drejtuar nga një figurë tjetër e nderuar, plaku i urtë Osman Kazazi me një jetë të tërë në burg. Bardhi nuk mund të rinte i mënjanuar. Ai ishte nga nismëtarët e kësaj shoqate dhe u zgjodh ndër drejtuesit e saj. Me një qetësi të jashtëzakonshme dhe një pjekuri prej të urti dinte t’u jepte zgjidhje problemeve që u dilnin dhe fjala e shoqatës ishte ligj për të ardhmen e vendit. Ishte nisma e kësaj shoqate që bëri të mundur realizimin e disa të drejtave të mohuara në të kaluarën. U arsimuan një pjesë e mirë e tyre. U punësuan në detyra të rëndësishme të shtetit. U strehuan ata që kishin nevojë. U miratua edhe ligji për statusin e tyre.

Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Duke rrëzuar përmendoren e diktatorit ne menduam se, së bashku me të, kishim rrëzuar dhe shpirtin e tiranit. Por u gabuam. Ne kishim rrëzuar vetëm bronxin e atij monumenti, ndërsa shpirtin e tiranit e kishim lënë të lirë të endej si hije nëpër Shqipëri dhe të përgatiste tragjedi të tjera, madje edhe më të egra. Kjo ndodhi në vitin 1997 kur falangat e përbëra nga ish-xhelatët e dikurshëm që kishin ngelur të padënuar për krimet e tyre, madje një pjesë kishin arritur majat e politikës apo pinjollët e tyre, përmbysën gjithçka të mirë që ishte ndërtuar në ato gjashtë vjet. Pasojat qenë fatale. Kudo të shihte syri vetëm djegie dhe grabitje. Viktima të kësaj tragjedie u bëmë përsëri ne. Përsëri u vramë. Hienat e kuqe filluan të vrasin bijtë tanë më të mirë që shërbenin në organet e Ministrisë së Brendëshme apo SHIK-ut. Çuditërisht asnjë ish-komunist nuk e pësoi.

Në këto kushte Bardhi nuk mund të duronte më. Ëndrra e tij për një Shqipëri të lirë dhe demokratike ishte shuar sapo kishte lindur.  Me dhimbje mori rrugën e mërgimit. Shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si ati i tij dikur. Ashtu si i ati, edhe Bardhi nuk ndenji duarkryq atje. U aktivizua në organizatën “Vatra” dhe me shqipëtarët e tjerë që ëndërronin për një Shqipëri ndryshe nga kjo që ishte vendosur dhe me këtë ëndërr i mbylli sytë në atë pasditen e 23 shkrtit 2016.

Më datën 27 shkurt 2016 trupi i tij u vendos në banesën e përherëshme ndërsa shpirti  i pastër fluturoi lart në parajsën qiellore.

*  Shoqata  Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatbardh Kupit, In Memoriam, reshat kripa

LAMTUMIRË FATBARDH ABAZ KUPI!

February 28, 2016 by dgreca

Dje, e Shtunë 27 Shkurt 2016, Komuniteti Shqiptar në Amerikë përcolli për në banesën e fundit Fatbardh Kupin, të birin e heroit të 7 Prillit, Abaz Kupi.Shqiptarët e Amerikës të ardhur nga shumë shtete, i dhanë Lamtumirën e fundit Bardhit, duke e përcjellë me dhimbje, me plot respekt e vlerësim legjendën e vuajtjeve dhe të qëndresës antikomuniste, njeriun që nuk e përkulën as prangat as vuajtjet, as seancat e zgjatura të hetuesisë,as kurthet e presionet, as jeta në ferrin e burgjeve, as vuajtjet e pafundme në kampet e internimit.

Ceremonia e varrimit u organizua në Shtëpinë Mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel” ne Queens, New York, aty ku për dy ditë me radhë, të Enjten dhe të Premten, qindra bashkatdhetarë bënë homazhe dhe ngushëlluan familjen.

Të shtunën që në orët e hershme të mëngjesit shtëpia Mortore i kishte çelë dyert për të pritur   familajrët, miqtë, komunitetin shqiptar, që të pikëlluar kaluan pranë arkivolit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatbardhit.Arkivoli ishte i mbuluar me Flamurin Kuq e Zi,Flamurin, që babai i Bardhit, Heroi i 7 Prillit, Abaz Kupi, e pat mbrojtë me trimëri që në rininë e vet, duke ulë flamurin turk e duke vënë Shqiptarin në vend të tij. Mbi arkivol qëndronte një shqiponjë e madhe , që dukej si Engjëll mbrojtës në udhëtimin e mbramë të Bardh Kupit. Ceremoninë e organizuar para varrimit e ka moderuar zv/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Ahmet Hoti. Ai ka ftuar për ceremoninë fetare Imamin Jusuf Balaj. Në gjuhën shqipe Imami Balaj ka vlerësuar lartë Familjen Kupi për shërbesat dhe veprat trimërore që ka bërë në shërbim të Kombit, ka veçuar aktet trimëror të Abaz Kupit në shërbim të Kombit,dhe ka vlerësuar figurën e Fatbardh Kupit, si një njeri me sjellje e moral të lartë, qëndrestar para dhunës, familjar shembullor dhe njeri i mirë. Imami Jusuf Balaj ka përcjellë Lutjen Fetare.

Më pas Hakik Mena, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i lindur në kampin e internimit, duke sjellë në kujtesë për sallën e mbushur plot, ditën e arrestimit të Bardhit në Kampin e Gradishtës, lartësoi figurën e antikomunisti në sytë e fëmijës së atëhershëm. Mena e cilësoi Bardh Kupin si “ikonë” e qëndresës dhe dinjitetit përballë dhunës së ushtruar nga sistemi sllavo-komunist. Më pas ai vlerësoi Familjen Kupi, dhe shprehu ngushëllime për familjen.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, duke shprehur ngushëllimet në emër të Vatrës dhe Familjes së tij, tha se ikja e Bardh Kupit, pikëllon familjen, miqtë dhe të gjitëh ne që e njohëm. Fatbardhi, pati fatin e keq se mbeti në sistemin e dhunës, ndërkohë që qëndroi i pathyshëm dhe përmbushi amanetin e atit të tij, Abaz Kupi. Dr. Buçaj ngushëlloi familjen dhe miqtë.

Bashkëvuajtësi i Fatbardh Kupit Lek Mirakaj, anëtar i këshillit të Vatrës, me dhimbje e trishtim të thellë, ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe të gjithë Familjes Mirakaj në SHBA dhe Shqipëri, si dhe në emër të bashkvuajtësve. Mirakaj evidentoi cilësitë e larta të Bardh Kupit,fisnikërinë, dinjitetin, qëndresën, të cilin e njohur në kohët e vështira, si bashkvuajtës në burg e internim.

Ka ngushëlluar familjen edhe Gjekë Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës. Zef Balaj, anëtar i bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe anëtar i Këshillit të Vatrës, solli në kujtesë takimin me Bardhin, rrëfimet e tij, në një Veprimtari të organizuar nga Albanian-American Freedom House.

Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca,ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe ka përcjellë mesazhin e bashkëvuajtësit të Bardh Kupit, ish deputetit Esat Çoku dhe i vëllezërve Çoku.

Gjatë ceremonisë të organizuar në Shtëpinë Mortore, u përcoll Mesazhi i ngushëllimit, dërguar nga Princi Leka dhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Sulejman Gjana.

Në emër të familjes Kupi, foli i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.Duke kujtuar bisedat me babain, ai tha se ndjehej krenar, ai dhe vëllai e motrat, që kishin një baba të atillë, që diti të përcjellë edukatën dhe kulturën e trashëguar nga të parët e vet, nga familja e tij, edhe në ato kushte tepër të vshtira që përjetoi familja.Ai falenderoi komunitetin që me praninë e shumtë, me fjalët ngushëlluse, ua kishin lehtësuar dhimbjen.

Varrimi u bë në në Maple Grove Cemetery, seksionin Lindor, në Keë Gardens Queens, New York.Pas përcjelljes së Lutjes fetare nga Imami Jusuf Balaj, arkivoli u vendos pranë arkivolit të bashkëshortes, gruas fisnike, Liri Kupi, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Pas varrimit, Familja shtroi një drekë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FATBARDH ABAZ KUPI!, Lamtumire

MESAZH DREJTUAR FAMILJES KUPI NGA KRYETARI I LEGALISTEVE Z. SULEJMAN GJANA

February 28, 2016 by dgreca

E nderuar Familja Kupi,/

Në emër të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe të gjithë Legalistëve shqiptar, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të përzemërta për humbjen e njeriut tuaj të dashtun dhe ikonës së rezistencës kundër diktaturës komuniste, të ndjerit Fatbardh Abaz Kupi.I lindur dhe rritur në një familje patriotike dhe biri i kryepatriotit Gjeneral Abaz Kupit, i ndjeri Fatbardh Kupi mishëroi qysh në moshë të re vlerat fisnike të të parëve të tij dhe të gjithë atyre që kishin vendosur të mbronin me vetëmohim dinjitetin e tyre, emrin e të parëve të tyre si dhe të atyre që ata përfaqësonin.Gjatë jetës së tij, Fatbardh Kupi nuk bëri asnjë mëkat për të merituar vitet e burgut, internimet dhe torturat përgjatë më shumë se 50 vitesh. Përkundrazi ! Ai ishte pinjolli i një familjeje atdhetare dhe nacionaliste, ishte i biri i Heroit të Rezistencës së 7 Prillit ‘39 kundër pushtimit të vendit, ishte një njeri me karakter, besë e burrni, ishte i dashur për farefisin, miqtë dhe dashamirët dhe i mëshirshëm ndaj kundërshtarëve, ishte një bashkëshort dhe prind shembullor. Por mbi të gjitha, Ai ishte një atdhetar i pamposhtur dhe një shqiptar i ndershëm që besonte në vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Dhe pikërisht, për këta arsye, ata që dhunuan atdheun dhe kombin tonë për një gjysmë shekulli dhe që përfaqësonin anti-vlerat e shqiptarizmit dhe patriotizmit, shkatërruan kaq shumë jetë shqiptarësh tëndershëm dhe të pafajshëm, ndër të cilat atë të të ndjerit Fatbardh Kupi dhe të familjarëve të tij.Por i ndjeri Fatbardh Kupi, në traditën e të parëve të tij, diti tu rezistojë pa u përkulur asnjëherëkundërshtarëve të vet politikë si dhe armiqve të familjes dhe të kombit shqiptar. Ai rezistoi duke u mbijetuar kryelartë vuajtjeve dhe dhimbjeve të pallogaritshme sepse ishte i bindur se qëndresa e vet ishte e drejtë dhe se diktatura komuniste do të perëndonte një ditë e bashkë me të edhe mitet dhe gënjeshtrat e tyre kundër nacionalistëve dhe patriotëve shqiptarë. Sikur për të jetësuar shprehjen e shkrimtarit francez të fillim-shekullit të kaluar, Henri Jeanson, kur thoshte se “Kemi vetëm një liri: lirinë për të luftuar për të fituar lirinë”, Fatbardh Kupi luftoi gjithë jetën e tij derisa triumfoi dhe u çlirua nga prangat e diktaturës komuniste në fillim të viteve 90.

Ndonëse forca dhe vendosmëria e vet e mundësuan të përjetojë fundosjen e regjimit komunist, i ndjeri Fatbardh Kupi e kishte kuptuar se demokracia shqiptare ishte e cunguar dhe e kurdisur mbrapsht. Ai arriti të shijojë lirinë dhe demokracinë e plotë vetëm kur u bashkua në SHBA me familjarët e vet prej të cilëve ishte ndarë 60 vite më parë dhe ku jetoi vitet e fundit të jetës së tij.

Për legalistët shqiptarë dhe për të gjithë ata që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, rezistenca e të ndjerit Fatbardh Kupi ndaj diktaturave fashiste, naziste dhe komuniste; dashuria e tij për liri, demokraci e drejtësi; përkushtimi i tij ndaj Atdheut dhe Kombit; besnikëria e tij ndaj legjitimitetit dhe Mbretit, janë dhe do të mbeten shembuj frymëzimi në përpjekjet tona të përditshme derisa të realizojmë amanetin e Gjeneral Abaz Kupit, të patriotëve të tjerë dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për Shqipërinë.Në këto ditë zi e pikëllimi për Familjen Kupi dhe mbarë familjen legaliste e nacionaliste shqiptarë, ju shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të thella për humbjen e të ndjerit Fatbardh Kupi.

I paharruar qoftë kujtimi i Tij.

Sulejman Gjana

Kryetar i PLL

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: drejtuar Familjes Kupi, mesazh ngsuhellimi, Sulejman Gjana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3047
  • 3048
  • 3049
  • 3050
  • 3051
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT