• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

QEVERIA SHQIPTARE PARAQET Pr/LIGJIN PER REGJISTRIMIN E EMIGRANTEVE

December 11, 2015 by dgreca

Pr/ligji për regjistrimin e emigrantëve, Rama: I hapim rrugë mundësisë së çdo shqiptari për të votuar/

TIRANË, 11 Dhjetor/ATSH-Gjergji Mima, I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit për “Projektligjin për regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë”.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë nënvizoi se, “me këtë pr/ligj ne i hapim rrugë pas 25 vjetësh si një vend që bashkëjeton me emigracionin, mundësisë së çdo shqiptari, jo vetëm brenda, por edhe jashtë atdheut për trajtuar atdheun në radhë të parë si hapësiën, ku secili ka të drejtën kushtetuese për të vendosur me votën e tij”.

“Nga ana tjetër ky është një proces, fatkeqësisht historik, edhe për faktin se jemi i vetmi vend i Europës dhe besoj nga të paktët vende të botës, pa sistem adresash. Jemi i vetmi vend i Europës dhe besoj nga të paktet vende të botës me një sistem, ku tjetërkund je , tjetërkund banon dhe tjetërkund shfaqesh”, tha Rama.

Kjo, u shpreh ai, “është detyra më parësore e një shteti. Ta dijë ku i ka njerëzit e vetë dhe t’u japë shërbimet e merituara”.

Kudo në botën normale, e cila rëndom propagandohet gabimisht se ne i përkasim, ata që emigrojnë në kërkim të një ëndrre për të realizuar një shpresë, janë një pasuri që asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk ka luksin ta lërë jashtë inventarëve”, theksoi Kryeministri.

Shqipëria, vijoi Rama, “për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet që këtë pasuri të paçmuar e ka lënë jashtë inventarëve dhe që shqiptarët jashtë atdheut i ka trajtuar njësoj si shetas të huaj”.

“Na duhet t’i bëjmë gjërat me themel dhe nëse kërkohet që t’i bëjmë gjërat me themel kërkohet kohë. Po bëjmë një proces që brenda dy vjetësh vendi ynë të bëhet normal një shtet që ka të regjistruar çdo individ, që ka çdo adresë për çdo frymë të gjallë, brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo sigurisht është ekonomi, veç të tjerave, sepse bën kapërcim epokal me një kohë tjetër, ku detyrimet që shteti merr janë të barabarta dhe ku barra ndahet mes të gjithëve”, tha Rama.

Tahiri: Regjistrimi dixhital i adresave për emigrantët një detyrim për tju shërbyer qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantoi projektin për “rregjistrimin e shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë Shqipërisë”.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në fjalën e tij u shpreh se, “Një pikë e fortë është dhe regjistrimi i emigrantëve për të gjitha shërbimet që i nevoiten dhe që shteti t’i shërbejë është të regjistrohet, se kjo është kontrata e re që ne ofrojmë që nëpërmjet regjistrimit shteti t’i shërbejë qytetarit dhe të ndryshojmë mardhëniet me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Lëshimi i çertifikatave për emigrantët jashtë Shqipërisë është njëra mundësi, por gama është më e gjërë në shërbime, po ashtu shërben si dritare e re patriotike e shtetit shqiptarë dhe emigrantëve”.

“Regjistrimi i emigrantve është shumë i thjeshtë, pasi nga kompiuteri mund të aplikojë dhe shteti shqiptar merr detyrën për ta regjistruar. Si dhe ekziston mënyra e regjistrimit fizik pranë institucioni, por ajo që është më modernia dhe koherentja është regjistrimi dixhital. Sigurisht regjistrimi është falas, një detyrë patriotike dhe ndihmon për të bërë një bazë themeli të shtetit shqiptar”, tha Tahiri.

Shqipëria numëron mbi 4.4 milionë banorë të regjistruar në gjendjen civile dhe prej këtyre një pjesë e madhe jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve shtetërorë. Shifrat e shtetasve shqiptarë në emigrim përllogariten në mbi 1 milionë, por asnjëherë nuk ka patur një shifër të saktë të tyre në 25 vitet e fundit.

Filed Under: Kronike Tagged With: per regjistrimin, pr/Ligji, qeveria

Cilët janë shqiptarët sipas serbëve ?

December 11, 2015 by dgreca

Ne Foto:Onufri shek.16 , Muzeu mesjetar i Korçës/ Një natyrë e pa ngopur e serbit , me një agresivitet të paparë në botën e historisë ; një shembull i pa preseedan i kopjimit, shtrembërimit dhe përvetësimit të historisë shqiptare . Mbi 200 vjet shqiptarët janë  “zeroja “ historike e propagandës serbe. “Shqiptarët ishin dhe nuk ishin , ata kishin dhe asgjë nuk kishin, ata jetoni dhe askund nuk jetonin “ . Një analize e mirëfilltë e shkrimeve “historike “serbe , tregon se sa konfuz janë të mjerët në gënjeshtrat e tyre. Bota iu beson sepse shkenca shqiptare në një farë mënyre mundohet të jetë më e  “kulturuar “ duke folur vetëm me fakte prekëse. ( Ashtu edhe duhet ) por neve na mungon gjallëria në publikimet tona. Neve na mungon një lloj i heshtjes tinëzake , e cila punon kundër interesave tona kombëtare.Serbët vijnë në kundërshtim me vetveten ; po ashtu edhe i njëjti autor nuk i ka të qarta malverzimet e tija historike. Në një anë thonë që nuk kishte  kurrë Shqipëri e as  shqiptar ( shiko më poshtë) në anën tjetër duke dashur të na paraqesin primitive  , të  lexojmë se çka shkruajnë “  “Shqipëria e Vjetët ( Albania e Kaukazit ishte e njohur edhe për nga qentë e mëdhenj dhe të rrezikshëm, të quajtur qentë e Kaukazit . Në kohën kur Aleksandri i Madh e pushtonte Azinë ,para tij qenka gjendur një mbret i Albanisë dhe ia paska dhënë dhuratë një qen të madh. ….. (Једино по чему је та стара Албанија била позната јесу велики и опасни пси, такозвани кавкаски овчари. У време када је Александар Велики освајао Азију пред њега је изашао неки владар Албаније и поклонио му једног великог пса. Кавкаска Албанија је била једна врло кршевита и сиромашна земља па као таква није привлачила освајаче. (Арбанаси, њихово порекло и долазак у Србију   ;др Јован И. Деретић ) “

Së pari Aleksandri kurrë nuk ka qenë në tokat e Azerbaixhanit të sotëm  dhe e dyta  me qenët e Kaukazit ai do t`iu humbë origjinën edhe qeneve të sotëm të Sharrit ) .

Që shkrimi të jetë më bindës do t`i japi disa paragrafë ne serbisht:  “Главни сведок довођења Албанаца у Србију, од стране Ђорђа Манијака, био је савременик тих догађаја, византијски виши државни чиновник и историчар Михаило Аталиота. Он је описао догађаје у Византији од 1034. до 1078. године. У његовом делу Албанци се узгредно помињу од 9 до 20 странице.(1) .

Cilët janë shqiptarët sipas serbëve :  “ Shkencëtaret “ sipas serbëve vërtetojnë se shqiptarët janë vëllezër me Abazët ( një fis çerkez) dhe se i takojnë të njetës rrënjë . Atanasije Urosheviq në vitin 1929 i kishte “studjuar “  fiset shqiptare në Kosovë dhe se të gjithë shqiptarët dhe hoxhallarët e tyre i kishin thënë : “ vendlindja e vërtetë e shqiptarëve të vjetër ishte Arabia . ( Këtë e thoshte rishtas edhe prf.dr. Muhamed Mufaku ) dhe se të gjithë shqiptarët i paska sjellur në Sicili Hazreti Ymeri (?)  (страни истог дела да Абази, једно черкеско племе, држи да су са Арбанасима један исти народ, а Арбанаси, са друге странедрже да су браћа са Абазима  .Атанасије Урошевић је испитивао 1929. Године Арбанашка племена на Косову у вези њиховог порекла; сви Арбанаси и њихове ходзе су рекли њему следеће:«Најчешће се оно састоји у томе што се за стару постојбину свих Арбанаса узима Арабија. Понекад је то изражено у пригодним причама»; дакле, сви су знали да је Азрети Имер довео Арбанасе на Сицилију (Урошевић)  У осмом веку је део Арбанаса отишао у сирију, док је други део отишао у Арабију; касније су пресељени на Сицилију да би појачало муслимански живаљ (Светлана Плетњова)

Pra në shek.8 pas Krishtit Abaxet dhe shqiptarët paskan shkua gjysma në Arabi e gjysma tjetër në Sicili ( Svetlana Petljova )  E shihni ? mrekullia e rrenës është e njejtë edhe nga do shqiptar , historian të sotëm .

Për sqarim : “ Në vitin 1054 u nda Kisha. Shkizma e madhe e solli Kishën Romane ( latine) dhe Kishën Ortodokse ( Herë e quajtur ortodokse ,herë greke e herë lindore (In 1054, the Church separated. The Great Schism left the Latin (“Roman”) West distinctive of the Byzantine (“Greek”) East, resulting in the churches now described as “Catholic” and “Orthodox.” http://www.bestofsicily.com/mag/art422.htm )

Si i “solli “ Georgios Maniakos ( gjakpirësi ) shqiptarët nga Kaukazi në vitin 1054 , sipas serbëve? Cili na qenka Georgios Maniakos ? Një njeri me apetite të mëdha ushtarake , i Bizantit  i njohur në luftërat e tij kundër arabëve  i cli në në ushtrinë e tij kishte edhe shqiptarë të kohës , stradiotë.

Shqiptaret qe shërbenin si stradiotë  anekënd Evropes  vinin nga Shqipëria bregdetare qe përfshinte tere Jugun prej Himarës e gjer ne More. Ata janë pos te tjerash edhe një pasqyrë ne miniature e perbërjes etnografike te “Eladhes” se shek. XVIII .

(George Maniakes (Greek: Γεώργιος Μανιάκης, transliterated as Georgios Maniaces, Maniakis, or Maniaches, Italian: Giorgio Maniace) (died 1043) was a prominent Byzantine Greek general during the 11th century, he was the catepan of Italy in 1042. He is known as Gyrgir in Scandinavian sagas. He is popularly said to have been extremely tall and well built, almost a giant.[1]

Dhe serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më largë :  “ dëshmitari i vetëm për ardhjen e shqiptarëve Serbi nër mjet Maniakut ishte historiani Mihailo Ataliota  .( Главни сведок довођења Албанаца у Србију, од стране Ђорђа Манијака, био је савременик тих догађаја, византијски виши државни чиновник и историчар Михаило Аталиота. Он је описао догађаје у Византији од 1034. до 1078. године. У његовом делу Албанци се узгредно помињу од 9 до 20 странице. )

Cili Ishte Mihailo Attalioti    Mihail Atealioti ishte gjykatë dhe historian I bizantit i cili punoi në kohëne imperatorëve Romanus. (1067-1071)   dhe Mikeli (  1071-1078   )

Ishte dëshmitar i gjallë i kohëve që jetoi , dhe për çudi paska mbajtur në shënim edhe popullin shqiptar . ( Michael Attaleiates was a Byzantine lawyer and historian who rose to high office under the emperors Romanus IV (r. 1067-1071) and Michael VII (r. 1071-1078). His ‘History’, covering the years 1034-1079, is a largely eyewitnessed account of political and military events in the Byzantine Empire. It was during this period that the Byzantine Greeks first took note of the Albanians as a people  )

Më vjen keq për sjelljen jo të denjë të disa personaliteteve  fetare ,politike dhe historiane të botës së sotme shqiptare  , të cilët ne vend se të ndihmojnë në çështjen tonë ata shkarkojnë urrejtje , mos besim dhe defetizëm

Fahri Xharra. 10 .12.15 Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, serbeve, shqiptaret sipas

Kosova nis përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016

December 11, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përgatitet për festat e fundvitit – mbërrin bredhi në Sheshin Skënderbeu për t’u ngritur/

-Ngjarja e vitit 2015 e Kosovës: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimit Evropian/

-Në vitin 2016 Kosova dhe Shqipëria inaugurojnë “autostradën” energjetike – linjën interkonektive 400 kV/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Dhjetor 2015/ Kosova përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016, të 17-tin në vitet e lirisë e të 8-tin në vitet e pavarësisë tradicionalisht në sheshe qytetesh edhe me koncerte e fishekzjarre.

Për Kosovën Viti i Ri pritet të sjellë liberalizimin e vizave, ndërsa ngjarja më e rëndësishme e vitit 2015, madje edhe që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, vlerësohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar në 27 tetor në Strasburg me Bashkimit Evropian, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale.

Një nga ngjarjet e rëndësishme për Kosovën e Shqipërinë në vitin 2016 është paralajmëruar të jetë inaugurimi i “autostradës” energjetike – linjës interkonektive 400 kV, ndërtimi i së cilës në pjesën kosovare përfundon para festës së Vitit të Ri.

Në Prishtinë ka nisur puna e dekorimeve për festat e fundvitit, bredhat me stoli ngrihen në tre sheshet e qendrës,  Skënderbeu , Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti, si dhe në “porta hyrëse” të kryeqytetit të Kosovës. Pjesë e organizimeve është edhe “Tregu i Fundvitit” në shesh.

Në vitin e madh të lirisë së Kosovës 1999, në mbrëmjen e 31 dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000. Festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera ksovare.

“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës – vitit historik të lirisë, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, kosova, per Vitin e Ri, pergatitjet

Njëqind vjeçe do edhe drita…!

December 11, 2015 by dgreca

Gjoba e bashkise per protesetn e PD, trangulli per Erjonin, dekoratat, sharja nga mamaja  dhe… vdekja e se moshuares ne Fang te Mirdites…./

Nga Ilir Levonja/

Pikërisht në kohën kur disa shtetarë shqiptarë merreshin me dekorata. Me kastraveca. Se si hyri dhe se si doli trangulli në Bashki. Se si gjobitesh. Dhe si nuk gjobitesh kur proteston. Sa qejf është të shahesh nga mamaja. Në Fangun e Mirditës, vendit bash një toponim i butë shqiptar. Vdes një grua për shkaqe që Zoti i di. Thonë nga të ftohtit. Thonë nga mosha e madhe. Thonë nga që e braktisën fëmijët. Sidomos vajza që ka ikur si shumë të tjerë në Tiranë. Dhe në kësi rastesh, ne jemi kampionë të paragjykimeve. Mallkimeve. Denigrimit. Aq sa as vet krijonjësi nuk na kishte parashikuar kaq vital. Kaq energjik. Kaq bukursharës, këtë njeriun shqiptar. Sa ajrin, qiellin…, të përditshmen. I qëndisim kaq mjeshtërisht. Me kastraveca dhe shalë mamash. Sa as vet natyra mëmë nuk i qëndis kurrë ndonjëherë.
Dhe ne të përpirë nga ethet e së ardhmes europiane. Nga vrulli jonë me të shtyra e të shkelura. Jemi bërë prej kohësh kampionë të llogjeve. Thonë edhe nga ndërprejrja e energjisë. Thonë edhe mallkojnë mbarë e prapa qeverinë. Por edhe atë pinxaxhiun. Atë që u ngjit në shtyllë dhe i këputi telat.
E vërteta e mjerueshme e nënave tona. Eshtë fakt i mëndësisë dhe i dështimeve ndër dekada. I pikërisht këtyre burrave shtetarë që shahen nga mamaja. I mëndësisë përmes së cilës kalon prindi.
Mëdyshjes duhet apo jo të jetojë me fëmijën? Fëmijët kanë për detyrë t’i gjënden. Se i ka rritur. U ka bërë kokën. Nga ana tjetër shtetin që nuk ofron ndihmë. Fqinjët që u raftë pika. Shkurt e gjitha është brenda një natyre lëmoshe. Asnjëherë rruga e drejt, e duhur, pyetja e domosdoshme. Për të kuptuar se përse në moshën e tretë, njeriu u bëka një shuk leckash. Një hallexhi për t’u mëshiruar. Për t’i ofruar lëmoshë. Sikur të jetë një qënie pa instikte. Pa të shkuar. Pa histori njerëzore. Pa atë embrion riprodhues të jetës. Të cilën ne vetëm po e shkojmë.
A duhet djali, vajza ta mbajë nënën, prindin në përgjithësi.? A duhet prindi të shkojë pas fëmijëve.? Pasi ka edhe nga ata të tillë që pikërisht për të mos u bërë me turp. Nuk i shkojnë, ose nuk u kërkojnë gjë fëmijëve. Më mire të vdesin në mjerim. Aty në pragun e burrit se sa t’u luten fëmijëve. Pasi ka edhe nga ta prindër që nuk u afrohen fëmijëve nga që nuk duan sherr në shtëpinë e tyre. Sherr midis gruas dhe djalit. Midis vajzës dhe dhëndrrit etj.
Ja, këto e të tjera mallkime janë bisedat tona. Por asnjëherë thelbi. Përse një qytetar i moshës së tretë, duhet të jetojë në varfëri të skajshme? Përse dalim përjetësisht në pensione të pamjaftueshme.? Përse duhet të jetojmë, pikërisht atëhere kur kemi nevojë më shumë, për komoditet, qetësi dhe paqje…, përgojimin dhe bërjen boz faqe njerëzimit skamjen personale.? Sikur nëntëdhjetë e pesë përqind, e asaj shoqërie t’ia ketë hedhur të ardhsmes.?
E kam thënë shumë shpesh. E jona, e ardhmja e jonë…., me këto politika shtetarësh që shahen nga mamatë. Ka për të qënë më mizerje se e kësaj nëne njëqindvjeçare nga Frangu i Mirditës.
Pyesni veten. Të punësuar…, dhe të papunësuar. Si do jetë e ardhmja juaj.? Mosha juaj e tretë? A do e keni një të tillë.? Si ajo e qytetarëve nëpër botë? Plot pavarsi pensionimi. Plot pavarsi banimi. Paguarje faturash? Nga farmacia deri tek telat e korentit?
Pyesni veten, vetëm një herë. Po pyeteni seriozisht. Apo do ta kemi më zi se e nënës nga Frangu i Mirditës?
Dhe më që erdhi rendi tek ty. Ti ëngjull gurrash…t’u bëftë jeta e amëshuar buzëqeshje. Po bijtë tanë janë të zotët veç për deklarata. Shumë shpejt do mbushin muret e fb, twitterëve…, me mjerimin tend. Lavdia e mossuksesit të tyre.

Filed Under: Featured Tagged With: Ilir Levonaj, Njëqind, vjeçe do edhe drita

Lela Prodani nderohet me çmimin prestigjioz të “Investitorëve institucionalë”

December 11, 2015 by dgreca

12 vjet më parë, gjimnazistja nga Durrësi Lela Prodani, që sapo kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e studimeve te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, mori një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e saj. E mbështetur plotësisht nga ana e familjarëve, Lela shkon në kontinentin e largët të Amerikës. Dy ishin arsyet që çuan Lelën të ndërmerrte këtë hap e të fillonte një jetë të re në Saint Louis, Missouri (SHBA):- ndjekja e një programi studimesh në universitetin më të mirë të këtij vendi dhe prania e një prej njerëzve më të dashur të saj në këtë qytet. Motra më e madhe e Lelës jetonte gjithashtu në Saint Louis dhe kjo ishte një shtysë më tepër që ajo të mos ngurronte për të ndjekur ëndrrat e saj. Gjatë gjithë periudhës së gjimnazit, Lela ka qenë gjithnjë ndër nxënësit më të dalluar dhe më aktivë në shkollë. Dy vitet e fundit të gjimnazit dhe të jetës së saj në qytetin e lindjes, veç mësimeve, Lela ishte e angazhuar në të njëjtën kohë edhe me drejtimin e senatit të shkollës “Gjergj Kastrioti”. E përfaqësonte me dinjitet shkollën në çdo aktivitet që kryhej dhe po ashtu në realizimin me sukses të detyrave që i ngarkoheshin një senatori shkolle. Nuk ishte e lehtë për një nxënës 16-18 vjeçar që të merrte përsipër detyra, që në këtë moshë duken vërtet të mëdha, dhe mbi të gjitha kur bëhet fjalë për një nga gjimnazet më të rëndësishme të qytetit dhe me numrin më të madh të nxënësve në atë kohë. Lela ishte ndër ata nxënës të spikatur që kërkonte gjithnjë e më shumë rritje akademike dhe për një formim me nivele të larta, ishte Amerika ajo që ia ofronte pikërisht drejtimin e duhur.

Dhe Lela nuk gaboi kur vendosi të lërë Durrësin e Shqipërinë për të shkuar në anën tjetër të globit për një të ardhme më të mirë. Këtë e tregon më së miri një çmim me të cilin ajo është nderuar së fundmi. Durrsakes Prodani i është atribuuar çmimi prestigjioz i “Investitorëve Institucionalë” dhënë nga “Investor Intelligence Awards”. Në gusht të vitit 2003, Lela mbërrin në Saint Louis, atje ku jeton edhe sot, e fiton të drejtën e studimit në Universitin Webster. Deri më 2006-n, studioi për “Biznes Ndërkombëtar” me theks Financën. Por nuk ishin vetëm leksionet ato me të cilat Lela ishte e angazhuar gjatë kësaj periudhe. Ajo aktivizohet gjithashtu në disa organizata shkollore dhe po ashtu punon si asistente e kërkimeve institucionale (Institutional Research Assistant). Më pas, vjen momenti që Lela Prodani duhej të kryente një specializim, dhe këtë e realizon më së miri në një bankë (Commerce Bank) në departamentin e Kredisë. Ciklin e Bachelor-it, Lela e mbyll me sukses dhe i hap rrugë fillimit, po ashtu me të njëjtat rezultate, etapës tjetër të studimeve në master. Zgjedh sërish të specializohet në Biznes dhe në po të njëjtin universitet. Në një periudhë prej afro 1 viti e gjysmë (gusht 2007-dhjetor 2008) Lela profilizohet në degën e Biznesit në Universitetin Webster. Sigurisht që Lela nuk mund të mjaftohej me kaq. Për të marrë kualifikimin që i nevojitej, punoi në të njëjtën kohë si asistente e diplomuar në zyrën e Rekrutimit Ndërkombëtar të Studentëve në shkollë dhe kreu specializimin e radhës në një kompani investimesh (Smith, Moore & Co). Është pikërisht kjo kompani që pa talentin, profesionalizmin dhe prirjet analitike të Lelës dhe i ofron menjëherë një vend pune si tregtare e ekuiteteve dhe specialiste e fondeve të përbashkëta në zyrën e tregtimit të aksioneve. Suksesi dhe arritjet profesionale janë pjesë e Lelës për 5 vjet rresht. Pas një gjysmë dekade punë e rritjeje profesionale në menaxhimin e tregtimit dhe gjithashtu përgjegjësive të tjera me të cilat Lela ishte ngarkuar, në nëntor të 2013-s ajo transferohet në një tjetër firmë të rëndësishme në St. Louis, konsulente tek Compania “Mercer”, ku vuri në punë aftësitë e saj analitike për vlerësimin e performancave për plane të ndryshme. “Interesi im i vërtetë, përveç analizimit të performancës dhe rrezikut, do të ishte pjesëmarrja në ekipin që në fakt merr vendime për ato ndarje”, thotë Lela. Te Mercer, kompania e konsultimit për investimet, ku merret me analizën dhe përgatitjen e raporteve të investimeve të klientëve të kompanisë, Lela bashkëpunon me një ekip të vogël prej 4 vetash, por që kanë detyra madhore në lidhje me menaxhimin e investimeve të një rrjeti spitalor. Tanimë ajo mund të shfrytëzojë aftësitë që zotëron nga përvoja e saj e mëparshme dhe në të njëjtën kohë të marrë një rol më aktiv duke takuar më shumë menaxherë dhe duke marrë vendime thelbësore. Janë vetëm shtatë vite karrierë në fushën e menaxhimit të investimeve, dhe aktualisht analistja durrsake e Investimeve është duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e aseteve të një prej sistemeve më të mëdha katolike të kujdesit shëndetësor në SHBA. Së bashku me Anthony Waskiewicz dhe menaxherin e investimeve Mike Werner, Lela merr pjesë në debate të gjalla dhe vendimet përfundimtare rreth ndarjes së aseteve, rrezikut dhe përzgjedhjes menaxheriale, të cilët mbikëqyrin një portofol prej 2.2 miliardë dollarësh. “Ne mbulojmë të gjitha pjesët e Portofolit. Nuk ka asnjë person që të jetë i përkushtuar për një klasë asetesh. Unë i bëj të dyja, analizën e rikthimeve të bazuara dhe pronat me bazë, për të parë ekspozimet dhe mënyrën se si menaxherët lidhen me njëri-tjetrin dhe se si ata përshtaten në portofolin e përgjithshëm”, shprehet Lela. Por, pavarësisht pasionit rreth analizës së investimeve, Lelës i duhet të pushojë për pak kohë këtë vit, sepse diçka e bukur do të ndodhë në jetën e saj: Lela dhe bashkëshorti i saj Thorsten, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: cmim prstigjioz, Lela Prodani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3280
  • 3281
  • 3282
  • 3283
  • 3284
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT