• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA “SHQIPE E ARIZONES” NE PRITJE TE FESTES SE PAVARESISE

November 21, 2015 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI/
Tashme eshte bere nje tradite e bukur qe festa simbol i Pavaresise së Shqiperise te kremtohet ne nje atmosfere impozante edhe ne Komunitetin shqiptar te Arizones.
Ka disa dite me pare,kur ky komunitet perfundoi te gjitha pergatitjet per kremtimin sa me dinjitoze te kesaj feste te rendesishme te kombit tone.Te bashkuar rreth Shoqates me te vjeter te ketij Komuniteti “Shqipe e Arizones” u hartua edhe plani perfundimtar dhe orari i aktiviteteve per shenimin e 28 Nentorit-Dites së Flamurit dhe Pavaresise së shtetit shqiptar.Ketij qellimin i sherbeu edhe mbledhja e radhes së Bordit Drejtues te Shoqates,e cila per dallim te herave te tjera ,kesaj radhe eshte mbajtur ne ambientet e restorantit “Phoenix Airport Marriott Hotel” ne Feniks-Kryeqyteti i shtetit te Arizones.
Mbledhjen e shpalli te hapur kryetari i Shoqates,Burim Gashi, i cili pasi i pershendeti te pranishmit foli per aktivitetin e Shoqates dhe shpalosi disa nga planet dhe objektivat e punes së Shoqates ne te ardhmen.Me pas sekretari ne detyre i kesaj Shoqate,mr.Lulzim Mulliqi,verifikoi prezencen e anetareve te Bordit Drejtues ne kete mbledhje dhe filloi me procesverbalin e mbledhjes.Ne vijim Burim Gashi,nenvizoi së mospjesemarrje e rregullt e disa anetareve dhe mungesa permanente e tyre ne mbledhjet e Bordit do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates.Ne kete mbledhje te pranishmit propozuan vetem nje rend te dites:1)Shperndarja dhe shitja e biletave ne koncertin festiv te Pavaresise,te organizuar nga Shoqata “Shqipe e Arizones”.Ne vijim te mbledhjes anetaret e Bordit Drejtues ,secili nga te pranishmit mori per obligim edhe kryerjen e puneve te caktuara sic ishte shperndarja dhe shitja e biletave per mbremjen festive,ku u theksua së ishin ne dispozicion per shitje rreth 210 bileta per koncertin e nates festive.
Me kete rast,disa nga anetaret e Bordit Drejtues si:prof.dr.Arben Lasku shprehu optimizmin e tij së Shoqata e Jonë,qe tani eshte e gatshme per ta kremtuar ne menyre sa me dinjitoze dhe madheshtore festen e madhe te kombit tone-Diten e Pavaresise së Shqiperise.Rreth kesaj pike te vetme te rendit te dites,diskutuan edhe anetaret e tjere te Shoqates,Paulina Kalaj,Avni Hasani,Ahmet Sahiti,Urim Zeneli,Ndue Frroku,Zeqir Gashi etj.Ne fund te mbledhjes sipas Keshillit organizativ per shenimin e 28 Nentorit-Dites së Flamurit,u vendos qe manifestimi qendror te mbahet diten e Enjte,me 26 nentor,ne adresen:Phoenix Airport Marriot Hotel,1101 North 44 Street,Phoenix,Az,85008.
Te ftuar enkas per kete mbremje festive Jane,kengetarja e mirenjohur nga Shqiperia-Manjola Nallbani,pastaj Edmond Nikolla dhe instrumentistin,Astrit Dungu.Ketij eventi te
rendesishem kombetar dhe kulturor do ti paraprije edhe Pikniku i pervitshem,tashme tradicional i Pavaresise qe mbahet ne 39 Ave,ne Cactus Park,duke filluar nga Ora 10 e mengjesit.Gjithashtu do te organizohen edhe lojrave te ndryshme sportive si :Turniri ne futboll,basketboll dhe shah.Me kete rast bashkeatdhetaret tane do te sjellin pije freskuese dhe ushqime tradicionale shqiptare per kete feste te rendesishme kombetare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Mulliqi, Në pritje, se Pavaresise, te festes

ANATOMIA E DASHURISË NË VARGJET E NJË LIBRI ME LIRIKA

November 21, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA/
Poetin e metaforës së fuqishme, elbasanlliun Milanov Kallupi, e kam lexuar që herët, në moshë shkollore. Ishte aty nga fundi i viteve shtatdhjetë, kur ai shkroi poemën e bukur “Shmili im, tokë e kuqe” dhe mua më ka mbetur në mendje ai krijim i Milianovit. Jo për faktin e përdorimit të metaforës e të simbolit, për fuqinë shprehëse të vargut, se këto dihen, se janë në stilin e poetit, por për diçka tjetër. Për një gërshetim të bukur e shkrirje të natyrshme të traditave, historisë, shpirtit liridashës të shqiptarit me aktualitetin modern të kohës.
Pavarsisht se vëllimin e tij me lirika e titullon “Bohem”, Milanovi nuk bëri kurrë një jetë bohemi, por e kërkoi të bukurën dhe të mirën kudo. Luftoi dhe sakrifikoi me dinjtet për të dhe e përvetsoi artistikisht, duke i bërë ato pjesë të shpirtit dhe të mendimeve të tij. Në poezitë e tij rrjedh shqetsimi i ndershëm i intelektualit dhe qytetarit të këtij vendi, shqetsim që shtrihet që nga kozmosi e burrat e shtetit e gjer tek njerëzit e thjeshtë e fijet e barit.
Vëllimi “Bohem” ndahet në katër cikle me tituj metaforikë si “Sikur bota të kish veç Hemera”,“Floriri i shpirtit”,“Trillet e erës” dhe “Kurora prej Lari”, të cilat i bashkon në një të vetme mesazhi se “njeriu duhet ta jetojë jetën, me gjithë trillet dhe dinakëritë e saj, me gëzimet dhe lumturinë njerëzore, duke lënë në këtë jetë gjurmët e tij prej humanisti e artisti.’’
Qenia e poetit e shkrirë në gjithë natyrën e ambientin ku jeton, në të cilin mendon dhe merr frymë për gjithcka, që i jep jetë jetës, ku merakoset për dritën dhe të ardhmen, të dashurën dhe shpresën, duke luftuar me shpirt e vargje arrësirën: “Yjet i mbledh të gjithë nëpër duar/ të ndez, të prushuroj trupin tënd o natë !”
Poetit i vjen keq për çka nuk ka mundur të realizojë, ndaj mban ndezur shpresën. E mpreh vargun e tij plot metaforë të ndez me zjarr malli poetët, që të glorifikojnë cdo gjë të bukur e të mirë, përpiqet të ruajë ekulibrin e shekullit dhe të arrijë të zbusë sado pak dhëmbjen e kësaj bote me zërin e tij brilant:“Ku-ku ti qaj. Për ty mëshirë! / ndjej sonte unë që zgjuar rri / brengën që ke, oh kam dëshirë / ta shkul në heshtje me poezi”.
Poeti është i ndërgjegjshëm për praninë në këtë botë të trazuar edhe të të mirit edhe të të ligut, për të janë në lëvizje edhe Hemerat edhe Erebitë, edhe Hiret edhe Eriset, por ai kërkon të gjejë shpirtmadhësinë e njeriut, frymëzimin e poetit, që të mos endet kurrë në një boshllëk, e të mos cënohet kurrë dashuria dhe mirësia, drita dhe bamirësia. Ai ëndërron një ditë të bardhë pa Eris, ndaj shkruan:“Ja që ka dhe në botë Eris/ aq Eris sa mos flerë në Olimp/ të gjithë letrat edashurisë i gris / dhe grindja i sëmbon thellë në shpirt/ A do të vijë ajo ditë që pa Eris / ta kërkojmë ne botën përjetë/ A do rritet njeriu i lire/ Dhe zemrën sa qielli ta ketë”.
Këto janë thjeshtë retorika që poeti kërkon të nxjerrë nga të kundërtat e realitetit , se ai realisht është optimist e patjetër bota kështu duhet të jetë, e bukur, pa sherre, pa grindje, pa shpifje. Ai gërmon në honet e lashtësisë e mitologjisë dhe çmitizon të mitizuarën, bisedon me figura fantastike e mbretër kapriçiozë dhe këmbëngul, që prej tyre të nxjerrë vetëm mezazhe paqeje, dhe dritë zemërbardhësie dhe mirëkuptimi, jo për ta arratisur njeriun në botën e parajsës, por për të ruajtur ekuilibret e këtij shekulli kryeneç.
Mbreti Amfion, Niobën me shtatë vajza e shtatë djem, Dionisi, Laokonti që e mbysin gjarpërinjtë e pabesisë, Agamemnoni e Klorida, të gjithë këto qenie mitologjike, poeti i zbret në sofrën e poezisë, dhe u jep gjak të pastër njerëzor, për t’u dhënë të gjithëve mesazhin e madh, se bota mund të bëhet e të eci përpara vetëm nga njerëzit e mirë e plot shpresa.
Metafora dhe simboli, krahasimi dhe hiperbola janë në funksion të përcjelljes së mesazheve të mirëkuptimit dhe dashurisë, të besës dhe rindërtimit, dhe të bëjnë të jetosh çdo grimcë të kësaj jete dhe të krenohesh me një poet si Milanov Kallupi. Ai shqetsohet për gjithçka, e sikur shkul damarë zemre, kur shkruan i prekur thellë nga eksodi, nga një copë atdheu që ikën:“Bregu qan porsi vajtojca/ flokët shkul e ulërin/ Po më turren gjithë kockat/ Edhe trupi po më ngrin./ Breg o breg, o det i zi/ rrudhesh mplakesh për hata/ o unë krejt ty do të pi/ o fund jeta këtu ka ”.
Nuk ka si të mos jetë i pranishëm në vargjet e poetit, këngëtari i madh elbasanas, Isuf Myzyri, që e shkriu jetën e tij si ashik i këngës së bukur popullore: “E bridhka e qetë sot zemra / përtej … e në dheun e nënës / veç portën të hapur e mbake / Nuk mehet kjo sofër e këngës”.
Thelbi i gjithë mesazhit të librit është poezia “Shpirti i mikut” me të cilën aludohet për jetë bohemi, gjë që ka sintetizuar edhe titullin e librit:“Një raki një gotë verë /me ca njerëz krejt të dlirë / të kujton se ndonjëherë /shpirti bëhet zog i lirë”.
E veçanta është ,se poetit i pëlqen mënyra e brishtë se si e ka ndërtuar jetën e tij secili në këtë botë, poetesha e lashtësisë Safoja dhe Lasgushi i madh, këngëtari e kurbetliu, zogu e flutura, e poetët e çdo stili i kanë kënduar me mënyrën e tyre këtij vorbulli të madh që quhet jetë, dhe që ka të pranishëm edhe arixhofkën, edhe të papunin edhe lypsin edhe zonjën me qen, edhe servilin edhe spiunin, edhe i afti edhe i drejti, ku secili e koncepton jetën dhe e shijon atë ashtu siç i pëlqen dhe siç e mendon: “Jam lart e poshtë visoresh të pafundme/ jam ajër zog nën diejt e nën retë jam gjeth gjethnajash/ hijesh krejt të murrme/ Përmbi shëmtitë jam ëngjëll me dy fletë”.
Ndaj ai e vlerëson dashurinë si më të madhërishmen, kur e krahason të dashurën e zemrës me hyjnitë e magjistricat e legjendave:“Ti më je Venera Afërdita/ Ti më je Driadë ja ç’më je/ Asnjëherë sytë nuk ti shqita/ Të marrosur pas gjithmonë më pe”.
Dashurinë ai e donte konkrete të prekshme, të nxisë botën për përtëritje, ndaj ai zbriste nga qielli Nimfa e Najada, shtojzovalle e Afërdita, dhe dëshiron ta kthejë vargun burim që rrjedh dashuri, se dashuria për poetin është themeli i ripërtëritjes së botës. Ai pasi i ka kërkuar të gjitha qeniet e figurat mitologjike për të krahasuar bukurinë e vajzave,menjëherë i largon ato nga vargu, se mbizotërues bëhet bukuria e vajzave që jetojnë përreth poetit: “Ç’duhen nimfat e ujit e çduhen/ në u dashtë të mbytesh diku/ më mirë mbytesh në sytë e vajzave/ që ecin shpenguar rrugëve këtu”. Dashurinë poeti e cilëson flori të shpirtit, duke bërë një sintetizim shumë domethënës. Ai rrok parametrat që ka një dashuri e vërtetë dhe duke qenë marathonomak këmbëgjakur i saj, e bën atë të matshme e të prekshme: “Syri, yt e dogji diellin/ piu lumin,thau detin”. Dhe të arrish dashurinë e vërtetë, duhet mund e djersë, duhet ndershmëri e zemërkthjelltësi, se sipas poetit “duhen 100 shkallë gjembash mes dhëmbjeve e mundimeve, që të arrish tek dashuria e vërtetë”.
Poeti jetonte me një merak që ishte dëshira e tij e zjarrtë për ta poetizuar jetën deri në qelizat e saj kur shkruante në poezinë “Porosi”: “Si deng hidhëmëni / Në zbrazëtirën e varrit/ Nëse s’jam përgjëruar / Dhe për fijen e barit…”.
Milianov Kallupi mbetet poet i të gjithëve. I tokës e i qiellit, lumenjëve dhe detit, i barit, e i luleve, i luftës dhe i djersës.

Filed Under: ESSE Tagged With: anatomia e dashurise, Lirika, Milianov Kallupi, Pellumb Gorica

Kosova në “Avancimi i sigurisë nga vizioni modern”

November 21, 2015 by dgreca

-Ministri Haki Demolli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks-Kanada/

Halifaks – Kanada, 21 Nëntor 2015/ Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me ftesë të Forumit Ndërkombëtare të Halifaksit për Siguri, po merr pjesë në punimet e Konferencës “Avancimi i sigurisë nga vizioni modern”, që po mbahet në Halifaks – Kanada. Konferenca do të zgjasë deri në 22 nëntor 2015.
Ministri i FSK-së, Demolli në Konferencën në Halifaks do të flasë për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të ngutshme të sigurisë.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks është i njohur si një vendtakim vjetor, i cili krijon hapësirë që vendimmarrësit të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira.
Tani në kohën kur vendet demokratike po ballafaqohen me kërcënime, kjo kërkesë është bërë shumë urgjente, sepse asnjë vend veç e veç nuk mund të zgjidhë problemet ashtu sikurse mund ta bëjnë së bashku liderët e mençur, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e FSK-së.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks ngrit në nivel më të lartë bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesëmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor prezantojnë më shumë se 60 shtete.
Ministrin Demolli në Forumin e Halifaksit e shoqërojnë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulëzim Hiseni si dhe Sinan Geci, shef i Sektorit për Bashkëpunim Euro- Atlantik në Ministrinë për FSK-në./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: avancimi i Sigurise, Halifax, Ministri Demolli

KU NDODHET KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI

November 21, 2015 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Koheve te fundit po flitet shume dhe eshte shume aktual problemi i ratifikimit te kufirit ne mes te Kosoves dhe Malit te zi.Politika ne Kosove ehste ndare ne kampe, qe jane balleperballi: Opozita thote se jane shite tokat shqiptare, Qeveria mohon. Po cila eshte e verteta? Cfare thone matane kufitit shqiptar0-shqiptar?
Per te siguruar me mire se kah shtrihet vija kufitare e vertete ,biseduame me Avdi Brahim Nokshiin, Gjyshi i tij,Zhuji kishte rene ne lufte me malazezet ne vitin 1913.Babai ( Brahimi ( i si shte rritur bonjak.Nga Nokshi kalojne ne Rugove ,e para 35 vitesh vendoset ne Zatra te Pejes,se bashku me 7 djemet e vet.Tre prej te cileve qe nga viti 1980 ndodhen ne Suedi.Investojne ne vendlindje duke e ngritur restorantin modern qe e pagezojne me emrin = KALAJA E NOKSHIQIT = si personifikim i Luftes te Nokshiqit.
Ne ate lufte nga kjo familje kishte mbetur Zhuj Sadiku dhe dy femra – njera ne lufte dhe tjetra ishte djegur ne kulle.
-Qe nga ajo lufte e me pas asnje meshkull ne Nokshiq ,nuk i ka ba 40 vjete,por te gjithe vriteshin ne perpjekje me shkijete + – thot Avdiu,
I njejti,me revolte shton se pas vitit 1944 ,kemi perjetuar shum vuajtje si Nokshiqi ashtu edhe krejte krahina e Plave -Gucise.Ate vit te ndihmuar nga Ferrajt e Plaves ,Imer Maliqi -Bucaj dhe zavendesi i tij ( nenkapobanda ( Bali Bajrami -Mekulaj, e mbronin kufirin shume te rrezikuar.
Atbote mbeti i vrare te ura e Murines Lan Selimi i Llukes.Imer Maliqi se leshonte frontin qe nga SJEKIRICA e ne Qafe te Prijedorit ,mbi shekullar.
Prej aty e deri ne Mokna e mbronte kufirin Xheme Bajraktari i Arzhanices .Kur u vra Imer Muca ne Prijedol dhe u varros me Lan Selimin te zhamia e Arzhanices…
Prej Moknave e deri ne Qafe te Cakorrit e mbajten rugovasit.Nderkohe u vra Zheme Bajraktari e Azem Mehmeti – te Arzhanices dhe Bali Bajrami i Nokshiqit qe mbeten ne Shekullar.
Ne Cakorr egzistojne varret e 4 Kukalajve te Drenocit te Decanit dhe ai i Sahit Mehmetit te Logjes.Aty jane edhe dy + kulla te mbretit + dhe varret e Jakup Bulles te Nokshiqit e nje tjeter qe nga viti 1913.
Ne qafe Vraqevw ekzistojne mbi 20 varre deshmoresh nga Rrafshi i Dukagjinit ne krye me Hajdar Jupen e Becit te Gjakoves .Aty ka edhe nokshiqas.
Ne Cakorr si shenje i kufirit eshte edhe kulla ne + Shejtan tepe+Ne Vaganice jane 12-13 varre nga ushtaret e Shaban Polluzhes qe kishte shkuar ne mbrojtje te Sanxhakut.
Te Kershi i Harushes gjendet + Kulla e mbretit + ne bjeshken e Arzhanices ne Mokna.Pastaj + Kulla e madhe = me 52 dhoma ( shtabi kryesor i ushtrise osmane e mbronte kufirin me Malin e Zi (e gjendet ne Pod te Moknave.
Si shenje kufiri eshte edhe guri ku u vra Sokol Cela i Cel Shabanit te fameshem ,i vrare me 1913.Aty afer jane edhe nja 60-70 gur varresh te batalionit te Prizrenit e rane ne lufte ne vitin 1919.
Te + Bajram Kulla +( ne Qafe te Javorkut (ra dhe u varros deshmori,Grosho Ibra me Ibish Sahitin -te Rugoves me nje tjeter nga Shqiperia londoneze dhe nje nga Kusuriqi i Kosoves ,Te gjithe te gjuajtur ne nje varreze te perbashket.
Nga Maja e prehte deri ne Qafe Bari ,kufirin e mbronte Zhuk Hazhia me vullnetaret e vet.
Prej Qaf Meterizit e deri ne Murgashe kufirin e mbronte Tahir Coli e Sali Rama.
Prej Murgashit e deri ne Smilevice kufirin e mbronte Rize Zymeri me Sak Fazline -bajraktarin ,qe u vra dhe u varros ne Smilevice,vet i treti.
Nga Qafa e Diellit kufiri del te Kershi i Ujkut dhe ne Qafe Vranice.
KY PRA,ESHTE KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI I MBROJTUR DHE I LARE ME GJAK,KU GJENDEN ME DHJETRA E DHJETRA VARRE TE DESHMOREVE TE CILET S-BENE TE MBETEN NEN MALIN E ZI AGRESOT -tha malesori me zemrim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kufiri Kosove, mal i Zi, rexhep dedushaj

Shqiptarët e Krajines(Hercegovinë)

November 21, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Cilët ishin ata ?

“Nuk është për t’u përjashtuar që në Bosnje e Hercegovinë të ketë pasur, madje që prej lashtësisë, një bërthamë iliro-shqiptare, e cila ka mbijetuar e rrethuar prej sllavëve, qoftë edhe nëpërmjet shtegtimit baritor, ose transhumancës.”
Mendimi i Baptistit është: Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën Krajina, dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu s`kanë punë fare sipas kësaj teorie.

Mendimi i Çabejit ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe ai kalon në teori të ngjashme me këtë të Baptistit. Cilin mendim e gjykon të drejtë??
Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësisht çfarë kuptimi mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhe pse njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos njëra do jetë rastësi. ( forumi shqiptar.com)

Krajl, Kraj, Kri- janë derivate te fjalës shqip Krye. Ne ketë ddrejtim, shpjegimi qe jep Çabej per “krest” si flokë lidhet përsëri me kokën/krye/(te)krese/kreja. Krajina po ashtu rrjedhë nga kjo fjalë shqip (kjo nuk merita ime, por e Baptistit i cili ka shkruar me pare ne FSH mbi këtë, unë vetëm po e perifrazoj ne menyren time) ku (K) ne vetvete shpreh nje shpreh thyerje, ndarje ne kënd, te një pjese te se terës origjinuese/rrotulluese “R” e cila mund te interpretohet si koke/krye ndërsa K(reshte) si atribut i saj. Pra K eshte atribut i R. Qe nga rrjedh edhe shpjegimi qe ka dhëne ne këtë temë për Krajinen si pjese/thyerje e diçkaje.

Po në vitet ‘70, shumica nga ne mësuam që… Prof.Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve të Zarës e kishte bërë Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshatrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) (shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, Burimet kroate). Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu: “Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës, në fshatin (e quajtur më vonë) Arbanasi, duke iu falenderuar kryepeshkopit të atëhershëm të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljes së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës (burime kroate). Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht iu them që nuk e di përgjigjen. Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?( Fxh; Arbanasi në Zarë – fshati shqiptar në Kroaci! )
Edhe një herë : Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?
Një pjesë e këtyre arbërve u sllavizuan, me kohë, edhe nëpërmjet martesave të përziera (si ato të Ciklit), sa kohë që fëmijët e sllaveve jo vetëm do të mësonin sllavishten si gjuhë të nënës, por edhe do ta përdornin atë gjithnjë e më tepër, në marrëdhënie me popullsinë sllave rrethuese; një pjesë tjetër shtegtuan drejt Jugut dhe përfunduan në malësitë e Kosovës dhe të Dukagjinit, duke sjellë me vete, mes të tjerash, edhe Eposin. “ (Çikat e Kreshnikëve ;peisazhe.com ) 

Edukimi zyrtar, përfshi edhe nivelin universitar, ngul kembe se eposi “Muja e Halili” i kreshnikëve është tërësisht shqiptar, me datëlindje diku nga shekulli VI pas Krishtit dhe se sllavet e gjeten dhe e bene pjese te kultures se tyre. Aty emri i Mujit, eshte Muji= mujsi=mundesi reference e forcës fizike, stilistika homerike ( iliret ose pellazget), struktura sociale pothuaj matriarkat, qe i referohet bashkesise primitive dhe indirekt te çon përsëri tek iliret apo pellazget. Ndikimi sllav as qe zihet ne gojë. Madje nje argumentim i Kadare ( ndoshta tek ” Autobiografia e popullit ne vargje” pa pretenduar saktesi), qe shpjegonte se balada e vëllait te vdekur ( Doruntina) gjendet ne te gjitha popullsitë sllave dhe pothuaj ne te gjithë Europen, sepse sllavet qe patën kontakt me iliret e përhapen ne te gjitha vendet e Evropës.
Diçka bindëse më dha kjo foto e gjetur në: Un Albanais pose en habits officiels CDV vintage album en carte de visite, Tirage albuminé c. 1870 (Photo Vintage France)
Pra një foto origjinale e shqiptarit të Krajines , nga arkiva franceze “Shqiptar në Herzegovinë, viti 1870, që paraqet veshjen e tij zyrtare, kostumin kombëtar shqiptar. (Photo Vintage France)


Fahri Xharra, 21 11. 15 Gjakovë


Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Shqiptarët e Krajines(Hercegovinë)

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3339
  • 3340
  • 3341
  • 3342
  • 3343
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT