• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tragjedi e Parisit-Dhimbja ne Vargje-France po vuajme per Ty….

November 14, 2015 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/
Francë/
Po vuajmë me Ty!/
Vendi i Karlit te Madh,/
I Zhana Dark…/
Vendi i Revolucionit,/
Ushtri e fjetur e Bonopartit !/
Eiffel , sot e ka fshehur koken mbi re…/
Jemi me Ty!/
Në lotët e gjakut tënd/
Paris, qyteti i jetës …/

Libri i lirisë ,
Statuje e Lirisë lindi tek Ti
Dhe u mboll në token e premtuar…
Francë, perandori e harruar,
Harroje “Internacinalen” e Pottier ,
Ringrini shpirtin e Bonopartit dhe flamurin “La Marseillaise” :
“Allons,efant dela patrie,
Le jour de gloire est arrive
Contre nous, de la tyrannie”…
Për të mposhtur Mamlukët e rinj
Përtej kufinjëve të moçalta të shkretëtirës,
Përtej ligjeve të rreme
Që qarramanët i kanë bërë!
Paris ! Pariiiis !
Harku i Triumfit pret marrshimin e De Golit…
Le jour de gloire est arrive!

Michigan, Saturday , November 14 , 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, France, po vuajme per ty

LISANDRI, OSE TAKIMI ME TË ARDHMEN

November 14, 2015 by dgreca

Nga Besnik Tufa*/
Zgjedhje për në një forum rinor!… /
Duket si një lajm i hedhur në oqeanin e lajmeve tërruzullittokësor! Duket si një histori të rinjsh që zihen kush të rrëmbejë shaminë e valles!
E pra nuk është ashtu.Sepse flitet jo për në rruzull por për në Shqipëri. E nuk është aspak për një shami e për valle por për ambicie politike të disatë rinjve që na shfaqen dhe na ofrohen për të marrë përsipër beteja politike, për të udhëhequr më mirë, për të ndrequr gabimet e shumta të tranzicionit të stërmundimshëm shqiptar.
Dhe unë, si një emigrant shqiptar në truallin amerikan,nga ata tipikët, nga ata që më shumë lexojnë shtypin shqiptar se sa Nju Jork Tajmsin e më shumërrijnëballë ekranit duke ndjekur kacafytjet politike në parlamentin e Tiranës, ku shahet dhe nuk debatohet dhe ku sillen prova krimesh dhe quhen ndëshkime.Unë, pra, u njoha me një djalëtëri, mjaft të pashëm dhe shtatlartë,i cili po hapte një zarf me shumë vula përpara njëredbullinë një qoshe piktoreske të natyrës shqiptare, në një kafe në Ibë, pesë hapa larg Tiranës.
Pasi i dhamë njohjet njeri tjetrit, Lisandri – kështu quhej djali, – më bëri me dije se në radhët e të rinjve të Partisë Demokratike po zhvilloheshin zgjedhjet që thashë.Pasi i tregova edhe unë se, dikur, isha një mësues letërsie, që pata hyrë me të parët në radhët e asaj partie dhe tani punoja doorman nëllobin e një godine të madhe në Manhattan, bashkuam karriget dhe pijet tona.
Bëhej fjalë për të ardhmen e Partisë Demokratike, atij grupi historik që ka qenë i parë nëudhëheqje të bëmave të tranzicionit, në të mirë dhe në të keq. Që në fjalët e para më tërhoqi rrjedhshmëria e shprehjes, bukuria e fjalorit dhe më lindi filli I ëndërrimit për ta quajtur edhe këtë takim me epitetin historik, sic e përdorim rëndom epitetin për shumë e shumë ngjarje e personaë. Po sikur këtë djalë, që rëzëllente atë bukuri rinore, ta kishim pas ca vite ministër, kryeministër apo president?
I kërkova lejë ta regjistroja bisedën me të. Ai u mendua, qeshi pak dhe pastaj tha:
– Mos qoftë e prishur! Ide e këndshme, sidoqoftë. Megjithëse kjo ma prish disi natyrshmërinë e bisedës… Quhem Lisander Hoxha, i indur në Bajram Curri më1986. Jam i martuar dhe prej pak kohësh kam patur fatin të jem prindi i një vajze. Jam brez i gjimnazit Sami Frashëri dhe me dëshirë vendosa të ndjek studimet e larta nëUniversitetin e Tiranës, në Degën e Shkencave Politike. Dëshira për të zgjeruar njohurite e mia bëri që të ndjek studimet postuniversitare,Master, në Të drejtën Publike. Ambicia për politikën e jashtme më shtyu të ndjek një trajnim pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme në Akademinë Diplomatike ku dhe jam çertifikuar diplomat i ri.Punësimi im i fundit ka qenë në Bashkinë e Tiranës, nën drejtimin e Lulzim Bashës, ku dhe kam drejtuar Drejtorinë e Politikave të Punësimit. Për sa i përket aktivizimit tim në politikë mund të them shkurtimisht se e kam nisur pranë shtabit të të rinjve të Forumit Rinor tëPDnë fillim me Z.Besnik Mustafaj, e pastaj me Z.Spartak Ngjela, teksa ata kandidonin për Bashkinë e Tiranës.
Pasi ai më rreshtoi tërë aktivizimet qëkish patur më pas, e
pyeta:
– Përse po i hyn kësaj gare. Cili është qëllimi?
– Si qëllim kryesor në momentin që i hyra kësaj gare kam patur angazhimin e rinisë në politikë, si dhe propagandimin se angazhimi në politikë nuk duhet bërë për qëllime përfituese, por kontribuese.
Me riskun e fyerjes, duke buzëqeshur, i thashë:
– Jo për qëllime përfituese thonë të gjithë, pastaj…
Për kënaqësinë time ai nuk u fye aspak, por ma ktheu:
– Është e vërtetë se ashtu thonë të gjithë. Dhe kjo quhet gjuhë e djegur?!Po a nuk mund ta thonë edhe ata, si unë, që nuk i kanë vërtet ato qëllime?!Unë nuk jam nëgjendje që t’ju vertetoj që sot atë cfarë unë synoj. Këtë e tregon vetëm puna ime.Unë e them dhe mendoj se Forumi Rinor i Partisë Demokratikeështë rruga.Ky forum e ka për detyrë krijimin e mundësive që kjo rini t’i ketë dyert e hapura në një treg pune të lirë dhe konkurues.
– Mendon se do të kesh shanse në këtë garë?
– Mendoj se më favorizojnë pesëmbëdhjetë vitet pranë Partisë Demokratike. Vërtet në fillimet kam qenë i ri,por tani, kur e ndjej veten të formuar, e kam shumë të lehtë të di se ku nevojitet të përqendrohemi për të rritur rolin e Forumit Rinor. Modeli im, motoja ime, është një anëtar një rol që do të thotë se secili prej të rinjve që angazhohen në politikë të ketë një detyrë konkrete në zinxhirin e madh të punëve të FRPD. Të jesh i ri dhe i angazhuar në politikë për mua do të thotë që ti beson tek forca politike, në të cilënbën pjesë dhe se vetofrohesh për të kontribuar që kjo forcë nëpërmjet ndihmës së të rinjve të bëjë realitet filozofinë e saj qeverisëse.Pastaj edhe më të lehtëma bën angazhimi që kam patur pranë Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës.E di mjaft mirë se puna në grup është pjesë e modelit të tij dhe e vlerave të tij, si lider dhe drejtues. Duke njohur mënyrën se si ai punon dhe mendon në raste të caktuara, ma bën edhe më të lehtë dhe më praktik bashkëpunimin, në rast se do të jem unë personi që do të drejtojë Forumit tonë Rinor.Pikat e forta të programit tim do ti prezantoj gjatë diskutimeve publike në konventat e FRPD-së, por ajo që mund të them sot është kjo: një anëtar një votë për mua do të thotë një anëtar një rol. Është shumë e rëndësishme që FRPD-ja të mos ketë drejtues dhe anëtarë por role. Në fund të ditës jemi të gjithë përfaqësues të një ideje politike të cilën duam ta çojmë përpara dhe vetëm duke ndarë përgjegjësitë do të arrijmë të kemi sukses.
– Cfarë nënkupton me fjalën role, Lisander?
– Detyra konkrete për secilin anëtar, sipas formimit dhe mundësive. Unë besoj se të gjithë fushat e jetës do të kenë nga një departament. Kam gati planin kombëtar të funksionimit si dhe organet e reja drejtuese. Mendoj se do të kem pranë vetes tre zëvendëskryetarë në Shqipëri dhe dy zëvendëskryetarë jashtë Shqipërisë, njëri në Uashington dhe tjetrin në Bruksel. Detyrat e FRPD-së si organ partner i PD-së i japin një përgjegjësi të madhe të rinjve sidomos tani, në opozitë, ku një pjesë të madhe të punëve dhe përgjegjësive i merr rinia. Unë besoj se, nisur nga nevojat emergjente të vendit, opozitarizmi ka nevojë për organizim të ri të strukturave të FRPD-së duke u përshtatur edhe me misionin tonë.
– Pra ti, Lisander, kërkon me ngulm që unë të besoj te rinia e vendit tim?
– Beso, zotëri, beso! Rinia e vendit tuaj dhe timit, sot duket si e lënë jashtë politikës sepse modeli i mëparshëm nuk i jep çdo të riu mundësinë për t’u shprehur në forume dhe për të patur një sistem karriere në parti. Personalisht e kam nisur fare i ri aktivizimin në FRPD derisa pas pesë vitesh m’u dha mundësia të merrja përsipër përgjegjësi elektorale si dhe pas shtatë vitesh kontribut drejtova rininë në një njësi elektorale në Tiranë. E them këtë pasi dua qe t’i siguroj anëtarët dhe në veçanti ata që regjistrohen për herë të parë, se FRPD-ja duhet të ketë një sistem karriere të bazuar mbi kontribute dhe merita. Së fundi do të bëj me dije çdo anëtar se kontributi i tij në këtë proces do të jetë jetik për demokracinë në Shqipëri duke ditur se mungon shoqëria civile dhe shpesh herë edhe media ka vështirësi në paraqitjen e realitetit.
Po e shihja ndërsa Lisander Hoxha fliste dhe unë, i ngrysur nga aq përjetime të trishta gjatë ditëve që isha atje, ndjeja një fllad optimizmi dhe shprese. Bile do të desha të ishte njëkandidat edhe mëimire se Lisandri që sapo njoha, ndër ata që garonin me të në atë hise të rruzullit. Kjo do të ishte një mrekulli, por le të ndalemi te ky djalë, që më përcolli gëzueshëm nga viset e vendlindjes.
Ky shkrim natyrisht do të lexohet menjëherë si një mesazh elektoral për të favorizuar djalin që më goditi me gjallërinë dhe gojëtarinë e tij. Le të jetë dhe mesazh mbështetës, po të doni.Për mua është thjesht një kartolinë e rrallëdhe plot dritëqë e sjell me vete nga atdheu, teksa po nisem të vete në punën time, në një godinë të Manhattanit, mijëra kilometra larg Shqipërisë.

Besnik Tufa, shkruar enkas per Diellin

Filed Under: Featured Tagged With: Besnik Tufa, LISANDRI, ME TË ARDHMEN, OSE, Takimi

Gazetarit Behlul Jashari Çmimi Karriera

November 13, 2015 by dgreca

-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ndan Çmimet në një veprimtari në Prizren/
PRIZREN, 13 Nëntor 2015/-Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës Dielli – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, është fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore.
Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku” kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm “Rilindjen”.
Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku” që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992.
Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.
Gazetari Behlul Jashari, duke pranuar çmimin u shpreh se ndihet shumë i nderuar që merr çmimin më të lartë të gazetarisë shqiptare, duke theksuar se para një çerek shekulli nisi raportimet për median në Shqipëri nga Kosova në rrethana të jashtëzakonshme dhe pjesë e atyre raportimeve ishte edhe reportazhi për “kufirin ndërshqiptar si mur, si fundi i botës”.
“‘Udhëtimi për në Prizren’, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt ‘Mollës së Kuqe’, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, erdhi edhe në Prizren, qytetin e Lidhjes Shqiptare, ku ndodhte diç e ngjashme si sot”, vijoi ai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ai reportazh është botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.
“‘Udhëtimi për në Prizren…’ ishte përsëri titulli i shkrimit që bëra për ATSH para takimit të parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës mbajtur në 11 janar 2014 pikërisht këtu në Prizren”, vijoi Jashari.
“Edhe sot të gjithë së bashku jemi në udhëtim për në Prizren, dhe do jemi”, theksoi Behlul Jashi dhe duke e përmbyllur fjalën u shpreh: “Ishte një rrugë shumë e gjatë. Edhe shumë e vështirë, sa njëra këpucë më ra sot në Prizren”.
Fitues të Çmimit Karriera janë edhe gazetarët e njohur prej dekadash Zenun Çelaj nga Kosova dhe Besnik Dizdari nga Shqipëria.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi sot në Prizren veprimtari në kuadër të 10 vjetorit të tij, ku në një ceremoni ku ishin ish presidentët Alfred Moisiu e Fatmir Sejdiu, si dhe ministri i Financavi i Kosovës, Avdullah Hoti, u ndanë çmimet vjetore
Karriera, Gazetari i Vitit, Çmimi Special. U bë edhe ndarja e çmimeve vjetore ”Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike. Në kuadër të veprimtarisë, u bë edhe nenshkrim i memorandumit të bashkepunimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë me Unionin e Gazetarëve të Preshevës

Filed Under: Kulture Tagged With: Çmimi Karriera, Gazetarit Behlul Jashari

Futboll- Kosovë – Shqipëri, pa fitues

November 13, 2015 by dgreca

Rezultati:Kosova-Shqipëria 2:2/
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: Lorenc Jemini.
Shënues: Celina (59′-nga penalltia), Rashani (70’) – Manaj (55′), Rrahmani (73′).
Formacionet/
Kosova: Ujkani, Përdedaj, I.Berisha, Alushi, Paçarada, Sadiku, Zejnullahu, Brahimi, Halimi, B.Berisha, Celina. Përzgjedhës: Trajner: Albert Bunjaku.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Rrahmani, Hysaj, Aliji, Xhaka, Basha, Memushaj, Cikalleshi, Sadiku.
Përzgjedhës: Gianni De Biasi.
Kosovë – Shqipëri, ndahen vëllazërisht me rezultat 2:2. Ndeshje miqësore me karakter festiv që u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, ku ishin të tubuar mbi 20 mijë tifozë (i tërë stadiumi ishte i mbuluar me ngjyra kuqezi), panë një lojë spektaklare e me katër gola.
Dy kombëtare kënduan himnin kombëtar, futbollistët e të cilës dhuruan emocione të pakufishme, thurën veprime të shpejta, krijuan raste, por edhe shpërthyen me gola në pjesën e dytë, duke i ngritur në këmbë tifozët. Rezultati fare nuk ishte më rëndësi, sepse ishte një ndeshje e karakterit festiv. Të gjithë festuan në mënyrë më madhështore, mbi të gjitha ishin të emocionuar nga kjo lojë e bukur e yjeve tanë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës Albert Bunjaki dhe ai i Shqipërisë, Gianni de Biasi, panë formën e futbollistëve të tyre. Pa dyshim se duhet veçuar edhe talentin e madh shqiptar Rey Manaj që debutoi me gol për kombëtaren e Shqipërisë. Në minutën e 3-të, Ilir Berisha shkaku i lëndimit u largua nga fusha, duke u zëvendësuar nga Alban Pnishi.
Bersant Celina futet brenda 16-shit, kombinon bukur me Halimin dhe del i vetëm përballë Berishës, nga një pozitë e mirë, gjuajtjen e tij mezi e mbrojti portieri Etrit Berisha pikërisht në minutën e 22-të. Në stadium ishte një atmosferë e zjarrtë ku dëgjoheshin brohoritjet: Shqipëria, Shqipëria, Kosova, Kosova. Lojë e hapur, me kombinime të bukura e të sakta, kur Mërgim Brahimi i Kosovës nga rreth 15 metra gati sa shënoi, por për fat të portierit Etrit Berisha topi ndalet nga tërthorësja (40′).
Anëtari i Napolit, Elseid Hysaj, në minutën e 45-të, ndalë topin me gjoks dhe del i vetmuar me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin, por gjuajtja e tij shkopi mbi portë. Në minutën e 49-të, Celina shërben bukur brenda zonës për Halimin, ky i fundit e shtyn drejt portës, por topin kalon ngjitur me shtyllën pingule. Pas disa rasteve të mira, bie goli i pari. Në minutën e 55-të, nga gjuajtja e lirë një harkim i bukur dhe futbollisti i talentuar i Interit, Rey Manaj, me kokë nga rreth 10-11 metra shënoi për epërsinë (0:1) të Shqipërisë.
Pas katër minutave (59’) penallti për Kosovën. Taulant Xhaka luan me dorë në zonë, gjyqtari Jemini akordon penallti. Bersant Celina, talent i Manchester City, merr përsipër penalltinë, gjuajti fortë topin qëllon shtyllën dhe futet brenda në rrjetë, 1:1. Stadiumi shpërthen në festë, kur në minutën e 70-të Elbasan Rashani për mrekulli kaloi Rrahmanin dhe nga afërsia, nga një pozitë e vështirë pothuajse te vija fundore, me gjuajtje të fortë mposhti portierin Berisha dhe 2:1. Në minutën e 73-të, Naser Aliji për mrekulli harkoi, ndërsa Amir Rrahmani nga afërsia mposhti portierin Ujkani dhe 2:2. Një ndeshje e fortë, e pëlqyeshme dhe përfundoi pa fitues.

Filed Under: Sport Tagged With: Futboll- Kosovë - Shqipëri, pa fitues

Ambasadori Amerikan dhe Reforma në Drejtësinë Shqiptare

November 13, 2015 by dgreca

Nëse ka njeri që mund ta bëjë Reformën në Drejtësi, përveç faktorit të specialistëve, është ambasadori LU. Natyrisht ambasadori nuk do të bëjë nenet apo ndryshimet, por ai mban të karikuar faktorin politik që të mos ndalojë apo hezitoj. Partitë politike përdridhen e spërdridhen dhe nuk e duan në thelb ndryshimin e sistemit të drejtësisë, por sapo shikojnë ambasadorin Lu shkojnë me vrap tek komisioni përkatës për reformën. E kemi thënë se Lu nuk është ambasador si gjithë paraardhësit e tij. Ai është përtej ambasadorit, është edhe lider i fjalës, debatit, argumentit dhe i vendosmërisë.Ambasadori amerikan në Tiranë u tregua edhe njëherë tjetër i drejpërdrejtë në qortimet dhe akuzat për sistemin e drejtësisë. Në fjalën e mbajtur në takimin me Komisionin e Posaçëm për këtë reformë, Donald Lu tha se SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga paneli i ekspertëve. “Unë ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale për ndryshimet kushtetuese. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet e ekspertëve për secilin prej këtyre ndryshimeve. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa konkretë për të larguar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Lu. Ambasadori u tregua edhe njëherë tjetër i drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit, kur tha se gjykatës të korruptuar dhe të paaftë mbushin xhepat e tyre me paratë e shqiptarëve dhe kërkoi prej klasës politike t’i japë fund gjuhës së konfliktit dhe të punojë bashkërisht për këtë reformë. “Duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime janë reformat e duhura për të drejtuar problemet serioze të vendit. Partitë duhet të angazhohen dhe t’i japin fund sulmeve politike. Nxis që të dëgjohen me vëmendje diskutimet dhe këshillimet për këtë reformë”, shtoi Lu. Lidhur me shqetësimet e ngritura nga pjesëtarë të gjyqësorit se reforma mund të cënojë pavarësinë e këtij pushteti, Donald Lu kishte një përgjigjie krejt origjinale. “Asnjë shqiptar nuk beson sot se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Nuk është i pavarur nga ryshfeti, nuk është i pavarur nga telefonatat, ku persona me pushtet i telefonojnë drejtpërdrejtë personat e drejtësisë, nuk është i pavarur prej presionit të krimit të organizuar. Kjo reformë do t’i japë mundësinë e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur”, mbylli fjalën e tij, Donald Lu.(KJ)

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasadori Lu, Drejtesia, reforma

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3359
  • 3360
  • 3361
  • 3362
  • 3363
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT