• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LOK LLAKAVICA BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

November 11, 2015 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/
Maqedonia shqiptare,kjo trevë martire e Shqipërisë lindore,ka mbijetuar përmes luftërash dhe dramash të mëdha.Kjo mbijetesë është bërë e mundur,në mënyrë të veçantë prej burrave dhe maleve të saj.Vështirë edhe sot të përcaktosh se ku mbaron madhështia e malit dhe ku fillon ajo e burrit,ku qëndresa e burrit dallon nga ajo e malit.Vështirë edhe sot të përcaktosh me saktësi se ku ranë më tepër fatet e Maqedonisë shqiptare,mbi supe burrash apo supe malesh.Një kontinuitet i përjetshëm i qëndresës,ka mbajtur kurdoherë të ndezur shqiptarizmin e këtyre burrave ku padyshim Lok Llakavica ka vendin e vet të merituar.
Lindi në fshatin Llakavicë të Gostivarit në vitin 1898.Fëmijëria e Lokës rodhi përmes vuajtjesh e gëzimesh,ashtu sikundër krejt fëmijëria e shqiptarëve të atyre trevave,të okupuara nga hordhit osmane.Në moshën e shkollës,në vitet 1906-1907 në krejt Maqedoninë shqiptare patën filluar përpjekjet për organizimin e komiteteve të fshehta sipas porosive të Komitetit të Manastirit.Por,për shkollë shqipe ishte ene herët të flitej,sidomos në Llakavicë.Atëherë i jati i Lokës duke dashur që i biri të mos mbetej maleve me bagëti, e çonte tek disa miq të tij në qytet,Gostivar,ku fshehtas këtu merr mësime fetare dhe mëson të shkruaj gjuhën e bukur shqipe.Më tej,në vitet 1909-1912 ai do të vazhdonte studimet në shkollën qytetëse duke mësuar tanimë jo vetëm shkrimin e gjuhës shqipe,por sidomos edhe historinë e viseve arbërore të okupuar për shekuj me radhë prej hordhive të gjysëmhënës turke.Por dëshira e etshme e djaloshit nga Llakavica,për t’u shkolluar më tej në Shkup,do të pritej në mes.Ngjarjet tragjike të vitit 1913,ajo dramë ngjethëse që vazhdon deri në ditët e këtij milleniumi të ri,do të ndante në mënyrë më barbare vëllaun prej vëllaut,nënën prej birit,gjakun prej gjakut.Mbretëria e serbëve-kroatëve dhe sllovenëve,nën udhëheqjen dhe diktatin e egër të mbretit Aleksandër Karagjorgjeviqit,jo vetëm që do të ushtronte një dhunë sistematike mbi shqiptarët etnikë të mbetur jashtë kufijve politike,por edhe do të bënte çmos për të zhdukur fizikisht racën tonë.Në këto kushte as që bëhej fjalë për shkolla në gjuhën shqipe ndaj dhe 15 vjeçari Lok Llakavica tanimë i menduar dhe me vështrim të mprehtë u kthye në vatrën familjare.Punët e krahut,por edhe mbajtja e bagëtive do ta shoqëronin vite me radhë Lokën,i cili ndonëse i ri në moshë,dallohej kurdoherë për veprime të pjekura e fjalë të matura në kuvendet e odave të burrave të Llakavicës.Në fillim të viteve njëzetë të shekullit që lamë pas,veçanërisht me vendosjen e Ahmet Zogut si kryeministër i Shqipërisë,pati nisur një reformë shumpalëshe sidomos në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare.Burri i Matit nuk vonoi të marrë dhe të vendosë në krye të xhandarmërisë shqiptare,oficerë anglez,me përvojë në këtë drejtim,duke dashur ta orientoj këtë armeë,ashtu sikundër gjithë Shqipërinë,drejt Evropës perëndimore.Pikërisht me nismën e këtyre misionarëve ushtark anglez u çel në Tiranë dhe shkolla e plotsimit të oficerëve, e cila në vetvete synonte pikërisht përgaditjen e kuadrove shqiptare sa më të aftë për të drejtuar më tej repartet e xhandarmërisë.Në vitet 1923-1924,Lok Llakavica thirret në këtë shkollë,falë edhe predispozicionin të kryeministrit shqiptar Ahmet Zogut,për të shkolluar sa më shumë bij të Shqipërisë Etnike që nga Mali i Zi e deri në Çamëri.Pas mbarimit të kësaj shkolle,Loka merr emërim dhe nis punën në efektivat e xhandarmërisë shqiptar.Truplartë me sytë e menduar dhe vështrimin kurdoherë krenar,biri i Llakavicës do të shërbente në radhët e xhandarmërisë shqiptare kurdoherë me devocion e ndershmëri,sidomos në trevat e veriut të shtetit amë.Gjatë gjithë kësaj kohe ai do të ndihej kurdoherë si bir i Maqedonisë shqiptare,ndaj në çdo rast,interesohej tejet i sinqertë për ato treva,tashmë falë burrërisë të tregaur të tij,jo rallë në kufijtë brenda shtetit amë,do të shkonin e do të gjenin strehë mjaft prej kaçakëve të njohur të Maqedonisë shqiptare dhe sidomos Demir Llakavica,vëllai i tij i gjakut dhe i vendlindjes.Kaçakët e trevave etnike shqiptare,shihnin në personalitetin e Lok Llakavicës,jo vetëm strehuesin e sigurtë e vëllaun besnik por edhe burrin e pjekur,i cili nuk kursente asgjë për lirinë e Maqedonisë shqiptare.Edhe kur në mesin e viteve tridhjetë të shekullit të kaluar,Loka shkoi në Itali për studime ushtarake,ai nuk do të hiqte vështrimin prej Llakavice.Ai do t’i ruante kurdoherë të gjalla kujtimet e atyre viseve dhe fytyrat e dashura që i donte.Është kjo arsyeja që në prillin e vitit 1939,pas asaj rezistence ushtarake ndaj okupatorit italian,Loka kthehet në vendlindjen e vet,në llakavicë,duke flakur tej gradat dhe ofiqet e ofruara nga pushtuesi.Falë reputacionit që gëzonte,në vitin 1940,Loka zgjidhet si kryeplak në katundin e vet,në Llakavicë.E vërteta është se atëherë në këtë katund,ka pasur burra edhe më të shtyer në moshë dhe që i dinin hallet e popullit,por ata zgjodhën Lokën edhe për trimërinë dhe guximin e treguar në prill të vitit 1941 pas shkatërimit të plotë të ushtrisë jugosllave me ndërhyrjen e drejtëpërsëdrejti të qeverisë shqiptare të asaj kohe,u krijua Komisariati i lartë për Kosovë,Dibër dhe Strugë me seli në Prizren.Vetë prefektura e Dibrës,të Rodostushës,të Gostivarit,të Tetovës dhe të Strugës.Lok Llakavica falë shkollimit dhe disiplinës ushtarke në rolin e kryeplakut u përpoq të siguronte së pari qetësinë në katundin e vet.Në zyrën e tij në Llakavicë,valëvitej tanimë flamuri ynë kombëtar dhe me përkrahjen e Komisariatit të Lartë Civil u ngrit edhe shkolla në gjuhën shqipe.Mësuesi i fshatit erdhi posaçërisht nga Korça e shtetit amë,dhe ai gjeti jo vetëm përkrahjen morale të Lok Llakavicës por për muaj të tërë u strehua dhe u prit bujarisht në shtëpinë e kryeplakut.Lidhur me këtë gjendje jo vetëm në Llakavicë por në shumë vise të Maqedonisë shqiptare në fillim vitin 1943,përfaqsuesi i Shtabit Suprem të Jugosllavisë për Kosovë e Maqedoni,Tempo,do të dekalronte pos të tjerave në Tetovë ; „Gjëndja e popullsisë shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht me bashkimin e tyre me Shqipërinë.Pushteti në fshatrat dhe qytetet gjëndet në duart e shqiptarëve.Gjuha shqipe flitet lirisht nëpër shkolla,nëpër organe kompetente,në rrugë…ç’është e vërteta,pushteti gjendet në duart e okupatorit italian,por kjo nuk vlen shumë për popullin i cili sheh se bëhen çdo ditë ndryshime të mëdha lidhur me Jugosllavinë e Vjetër – atëherë ishin pa të drejta kurse tani kanë pushtetin.Kjo do të thotë se është vështirë të ngrihet populli,të luftojë për ndryshim të gjendjes,ai në të vërtetë tremet se mos rikthehet gjendja e cila egzistonte në Jugosllavinë e Vjetër,që do të lërë përsëri pa të drejta… Tash për tash ne duhet t’i largohemi konfliktit me shqiptarët,t’i sulmojmë okupatorët italian dhe sigurisht të mbrohemi nëse na sulmojnë forcat shqiptare“.(S.V.Tempo „Revolucija koja teçe „ vëll II, Beograd 1982 , faqe 453 ).
Lok Llakavica ndërkaq parasheh rreziqet e afërme që mund t’u vinin kufijve etnike shqiptare.Ai ka kuptuar gjithashtu me intuitën e tij prej ushtaraku të sprovuar se parullat e nacionalçlirimtarëve për vëllezërim midis popujve ballkanikë,sîshin gjë tjetër veç përalla për të mbuluar politikat shovene sllavomaqedonase,në dëm të kufijve etnike shqiptare.Është kjo arsyeja që në takimin e kërkuar prej Tom Gjelës (Shumski) dhe Amdi Demën,udhëheqës të aradhave partizane,Loka nuk mund t’i fshehë shqetsimet e veta.Ai pranon si edhe dhjtera nacionalistë të tjerë të Maqedonisë shqiptare që të luftojë okupatorin italian,por askurrë nën urdhërat e Beogradit dhe për më tej i udhëhequr nga komunistët sllavomaqedonas.Burrat që ndodheshin në këtë takim,në malin Smilojcë,fole e trimave të kahershëm të Llakavicës,mbajnë mend ato fjalë të pakta dhe të urta të Lokës ;“Na duhet me luftue për kullta e fmijt tanë.Beogradi deri më tash na ka djeg e pre,tash kërkoka edhe me na tërhjek prej hunde.Po mvjen ligsht për ju Tom e Amdi“.
Në pranverën e vitit 1942,Lok Llakavica dhe Merë Sërmnova,me këmbënguljen e këtij të fundit,bujtin një natë në Simnicë,në shtëpinë e Xhem Simnicës (Gostivarit).Aty pas kuvendesh të ndryshëm,Xhema i bën me dije miqtë se në burgun e qytetit të Gostivarit janë me dhjetra trima,të cilët janë burgosur vetëm e vetëm pse patën pritur me pushkë okupatorin italian.Xhem Gostivari asaj kohe ishte caktuar nga komanda italiane dhe pushteti vendor si përgjegjës i rojeve të burgut.Me këtë rast ai kërkonte dhe ndihmën e Lokës e Merës duke njohur burrërinë e tyre.Pasi kuvenduan gjatë burrat u ndanë.Dy ditë më pas,Xhem Gostivari e çeli burgun nga ku dualën qindra trima të Maqedonisë shqiptare.Ai vetë,së bashku me Bajram Dobërdollin,Shefqet Preshevën dhe Hajvaz Kalishtin,ngase ndiqeshin nga komanda e lartë italiane,u strehua në stanet e Kosharës,vend i cili ruhej prej trimave të Lok Llakavicës.Deri në gushtin e vitit 1942,këta nacionalistë jo vetëm u strehuan por edhe organizuan,nën kujdesin e drejtëpërsëdrejtë të burrit të Llakavicës.Fillimi i vitit 1943,përkon gjithashtu me organizimin më të plotë të ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë shqiptare.Duke marrë porosi dhe udhëzime nga Qarkori i Ballit Kombëtar në Tiranë,shtabi luftarak me qendër në Gostivar,arriti të organizonte një ushtri me tipare sa më nacionaliste dhe demokratike dhe aspak „bashibozuke“ siç është rrekur ta paraqesë historiografia mjerane komuniste shqiptaro-sllavomaqedonase.Mjafton të sjellim në këto radhë vetëm një fakt.Pasi në dy-tri raste pati shqiptarë që maltretuan maqedonas,me porosi të Lok Llakavicës dhe Xhem Gostivarit,në disa fshatra maqedonase u vendosën roje shqiptare prej formacioneve të Ballit Kombëtar.Këta ishin përgjegjës me jetën e tyre,nëse ndonjë maqedonasi do t’i ndodhte diçka.Dy muaj pasi Lok Llakavica,pati vendosur dy ushtarë të tillë,në fshatin Kunovë,banorët maqedonas të këtij fshati,në shenjë respekti,porositën djemtë e tyre të largohen prej aradhave partizane sllavomaqedonase,të cilat tanimë po dilnin hapur kundër nacionalizmit të ndershëm shqiptar.Për më tej pas luftimeve të ahspra që çeta e Lokës,kreu kundër okupatorit italian në verën e vitit 1943,emri i burrit të Llakavicës përcillej me respekt në krejt viset e Maqedonisë shqiptare.“Në vitin 1943 aradhat e ushtrisë së Ballit Kombëtar u përforcuan me ushtarë të rinj.Në radhët e ushtarëve të komanduar nga Loka u gjendën edhe forca të tejra,të ardhura nga fshatrat e Malit të Thatë,Sermnovës, Tërnovës,Padalishtit,Qafës,Turçanit të Madh dhe Tuçanit të Vogël.Të gjitha këto njësi në mënyrë operative i kontrollonte Lok Llakavica,i cili merrte detyra operative ushtarake nga komanda qëndrore“.( N. Selimi „dëshmitë e gjalla „ – Shkup 1998 , faqe 47 – 48 ).
Ndonëse në vitin 1943,Lok Llakavica ishte caktuar nga administrata e qytetit të Gostivarit,si përgjegjës për mbrojtje civile të Gostivarit e rrethinave,ai do të shërbente si udhëheqës i vendosur i formacioneve të Ballit Kombëtar.Në krye të këtyre çetave,Loka nuk do të nxiste askurrë luftë vëllavrasëse,përkundrazi do e shuante atë,duke mbajtur kurdoherë qëndrim të prerë si ndaj bashkëkombasve të vet,ashtu edhe ndaj popullsisë sllavomaqedonase.Në bashkëpunim të ngushtë me Aqif Reçanin,Xhem Gostivarin,Mefail Zajazin,Bajram Dobërdollin etj,trimi i Lakavicës do të kryente pos të tejrave një varg betejash kundër forcate bulgare në vjeshtën e vitit 1943,në rastin e kapitullimit të ushtrisë italiane.Janë padyshim me dhjetra fshtra etnike shqiptare,të cilët nuk ranë në duart e fashistëve bullgaromëdhenj,vetëm e vetëm falë trimërisë së çetave nazionaliste të Maqedonisë shqiptare.Për më tej,kur e deshi nevosa,me dhjetra prej ushtarëve të Ballit Kombëtar, nën udhëheqjen e Lok Llakavicës,dhanë deri jetën e tyre kundër shovenëve bullgar,në vise të Strugës dhe Mavrovës.Ndërkaq Beogradi dhe Shkupi ndiheshin si mos më keq kur shihnin organizimin e çetave nacionaliste shqiptare.Këta,me ndihmën e misionarëve ushtarak në Tiranë,patën filluar në shtetin amë luftën vëllavrasëse,ndërsa në treavt e Maqedonisë shqiptare,ende ishin të pafuqishëm për të vepruar.Sidoqoftë,ata do të nisnin edhe këtu veprimtarinë propagandistike për ta shndrruar më pas këtë veprimtari,në dhunë sitematike terroriste sipas modeleve bolshevike.Kështu,në proklamatën e korrikut të vitit 1943,Komiteti i parë Rajonal i Partisë Komuniste të Maqedonisë,u drejtohej shqiptarëve nga Pollogu,Dibra Kërçova dhe Struga,pos të tjerave me thirrjen abusive se ; “Fashistët mundohen ta qetsojnë popullin që t’i dorzojë armët,por,kur këtë nuk mund ta arrijë,tentojnë ta fusin popullin në luftë vëllavrsëse.Ata insistojnë që të krijojnë luftë mes shqiptarëve në Shqipëri,duke zhvilluar urrejtjen midis toskëve dhe gegëve,ndërsa tek ne,midis shqiptarëve dhe maqedonasve.Dhe në fund,fshistët mendojnë të formojnë xhandarmërinë dhe ushtri shqiptare.Për këtë qëllim u ndihmojnë shumë tradhëtarët e popullit shqiptar me në krye Mustafa Krujën dhe Kolë Bibën,të cilët thonë se xhandarmëria dhe ushtria do të jenë shumë të nevojshme gjatë luftës,për mbrojtjen nga rreziku i serbëve dhe grekërve… Maqedonas dhe Shqiptarë ! Mos i lëshoni djemtë tuaj në të quajturën xhandarmëri dhe ushtri shqiptare,meqë ajo formohet për luftë kundër popullit vëlla shqiptar… dhe jo për mbrojtjen nga rreziku i serbëve dhe grekërve.Nga një rrezik i këtillë dhe në përgjithsi nga çdo imperializëm na sigurojnë partizanët tanë,të cilët,së bashku me aleatët tanë të mëdhenj… do ta zhdukin fashizmin, ndërsa ne do të na sjellin lirinë dhe barazinë”.( Arkivi i Maqedonisë f.Nov. libri 10,ark.nr.608 ).
Është lehtësisht e kuptueshme për gjithkënd se koha që rodhi më pas provoi përallat e proklamatave të tilla abusive,ashtu sikundër vërtetoi thëniet e “tradhëtarvë” shqiptarë për formimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,me ç’rast mund të mbroheshin kufijtë tanë etnikë.Lok Llakavica,pa më të voglën mëdyshje,u radhit në krahun e burrave nacionalistë pse parashihte ditë të tjera zie për Maqedoninë shqiptare,anipse përrallat e sheqerosura të internacionalizmit proletar mund të vinin në gjumë ndokënd.Në janarin e vitit 1944 në bashkëpunim të ngushtë sidomos me prefektin e Gostivarit Kadri Saliun,me atë të Tetovës,Xhevat kallajxhiun,si edhe me një varg burrash të shquar e udhëheqës të çetave nazionaliste,trimi i Llakavicës ka mundur të organizoj rreth 10-12 mijë vetë,të cilët me një komandë janë në gjendje të luftojnë për ditë e netë të tëra.Ndërkaq janë vendosur forca ushtarake të përhershme në kufijtë etnike shqiptare të vendosur deri në fund për mbrojtjen e tyre.Por në verën e vitit 1944 ngjarjet po ridhnin ndryshe.Tërheqja e ushtrive të RAIHUT TË TRETË drejt lindjes po u jepte mundësi bollshevikëve të Ballkanit,të fitonin territori të tëra,pa zbrazur asnjë pushkë kundër forcate ushtarake germane.Për më tej,bollshevikët në shtetin amë,Shqipëri,kishin futur popullin në vëllavrasje,të udhëhequr nga motosa “Kush nuk radhitet me nacionalçlirimtarët e¨shtë armiku i tyre”.Në trevat e Maqedonisë shqiptare komunistët sllavomaqedonas dhe ata të ardhur nga shteti amë,u përpoqën me çdo mjet që të ulnin flamurin tonë kombëtar nga këto beteja për të ngritur atë jugosllav.Qëllimi i tyre në çdo rast ishte që pas largimit të trupave germane këto vise arbërore t’i bashkangjiteshin prapë jugosllavisë pasi “ajo i pati çliruar”.Por,në këtë grackë nuk ranë askurrë krerët e nacionalizmit të Maqedonisë shqiptare,përkundrazi ata i bënë me dije nacionalçlirimtarët shqiptarë e sllavomaqedonas se diçka e tillë nëse përsëritej do të ndahej vetëm përmes grykës së pushkës.Në kujtimet e veta lidhur me këtë fakt,njëri prej luftëtarëve të atyre viteve,në kujtimet e veta shprehet saktësisht : “Tër brengosur nga situata e krijuar,Xhema me shtabin e vet,ku merrte pjesë edhe komandanti ynë Lok Llakavica,mbajti një mbledhje në prefekturën e Gostivarit,në të cilën u shqyrtua situata e krijuar.Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe Sali Kadriu,krytar i bashkisë së Gostivarit u mor vendim për veprimtarinë e mëtejshme të ushtrisë së Ballit Kombëtar.Me vendimet e kësaj mbledhjeje neve na informoi komandnati ynë Lok Llakavica,i cili na tha se prej këtij momenti do të luftojmë kundër çdokujt që i rrezikon interesat tona kombëtare.Kjo ishte një herë e përgjothmonë ndarja në mes të atyre që luftonin për çështjen kombëtare dhe atyre që i thyenin kryqat.Më kujtohet kur foli Loka.”Unë kam 45 vjet.Luftoj për bashkimin e trojeve tona etnike me shtetin amë,Shqipërinë”.( N. Selimi “Dëshmitë e gjalla “ – Shkup 1998 , faqe 49 – 50 ).
Në dhjetorin e egër të vitit 1944,kundër 4etës së Lok Llakavicës,ashtu si kundër dhe çetave të drejtuara prej dhjetra nacionalistëve të tjerë të Maqedonisë shqiptare,u derdhën si lukuni ujqish me mijëra forca të suhtrisë së rregullt serbo-sllavomaqedonase e bollshevikëve shqiptarë.Pas betejave të lavdishme në Vërtok,Raven,Bukoviq e Kalisht,kjo çetë pati fituar një emër mjaft të mirë.Miqtë e Lokës,burra të tillë trima nga Llakavica si ;Tosun Miniri,Abaz Abazi,Hakik Hasani,Durmish Miniri,Nishar Ejupi etj,e ndoqën kapedanin e tyre cep më cep të maqedonisë shqiptare,duke u endur përmes pritave dhe duke dalë kurdoherë fitimtarë.Kështu,për të ardhur në fundshkurtin e vitit 1945,Një natë të mbuluar nga bora dhe tufanet,Loka me dy-tri besnikë të vet,mbërrin në shtëpinë e Sadik Kalishtit.OZNA famkeqe ka pikasur verpimin e guerilëëve shqiptarë dhe ka pritur mëngjesin duke rrethuar krejt fshatin Kalisht gjatë natës.Pa aguar mirë,Lok Llakavica është çuar dhe ka parandjerë rrethimin.Ai u ka dhënë udhëzime të prera shokëve dhe vetë i pari ka çarë rrethimin me bomba dore e automatik duke vrarë katër ushtarë të OZNË-s dhe plagosur shumë prej tyre.Pas dy ditë luftimesh të aspra ai ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar,por në shtetin amë,mjerisht,OZNA jugoslave pat gjetur mbështetje tek ministri i brendshëm i asaj kohe Hxhi Lleshi,familja e të cilit tradicionalisht kishte qenë e lidhur me Beogrdain.Në këto kushte,kur po kthehej përsëri në vendlindjen e vet,në mesin e majit 1945,në vendin e quajtur Katër Majat,i rrethuar mes qindra sllavomaqedonasve komunist,kapiteni i Ballit Kombëtar,Lok Llakavica,lufton duke rënë në mejdanin e nderit.Ende sot të shtënat e luftëtarëve për çlirimin e Maqedonisë shqiptare,përzjehen me gjëmimin e largët të pushkës së Lok Llalavicës.
Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Eugjen Shehu, idealist, Lok Llakavica, Shqiperi Etnike

Bashkëpunim polici-komunitet në Lezhë

November 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Në kuadrin e mardhënjeve dhe bashkpunimit polici – komunitet, drejtues nga drejtoria e policisë në Qarkun e Lezhës kanë organizuar takim në ambjentet e shkollës 9 vjeçare të Laçit. Tematika ” aksidentet rrugore nga përdorimi i pijeve alkoolike”. Ndër akset rrugore më problematike është superstrada Fushë Krujë- Milot, ku regjistrohen një sërë aksidentesh të rënda dhe rastet nuk mungojnë nga përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit. Nëdonëse kohët e fundit masat administrative janë vendosur më të rrepta për ato drejtues që janë në efektin e alkoolit, sërish gjendja mbetet problematike.
Drejuesit e policisë kanë referuar për rreziqet që sjellin drejtuesit në rastet kur nuk zbatojnë rregullat e qarkullit duke u bërë dhe shkak për aksidentet e rënda. Oficerë e policisë kanë kërkuar mbështetje nga komuniteti i nxënësve duke ndikuar tek të afërmit e tyre për parandalimin e të tilla fenomeneve. Gjithashtu janë trajtuar dhe rastet e dhunës në familje, sidomos tek femrat raste ë vijnë në rritje. Kjo kurbë e rritjes së dhunës tregon për papërgjegjësinë e kryefamiljarëve, duke shënuar rastet e përdorimit të pijeve alkoolike.
Nga komuniteti i Laçit gjatë takimit është kërkuar më shumë impenjim në forcën e ligjit tek fenomenet që sjellin aksidentet rrugore nga përdoruesit e alkoolit. Sakaq pushteti vendor ë bashkpunojë dhe më shumë në përmirsimin e kushteve në rrugët kryesore, si dha ato të qyteteve. Në qytetin e Laçit prej kohësh mungon sinjalistika rrugore si vizat e bardha, konkretisht pranë shkollave për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve si dhe ndërgjegjësimi i drejtuesive tek rrugët e qytetit hera-herës problematike tek nxënëit e shkollave.
Efektivat e policisë kanë dhënë orientimet përkatëse në rastet e denoncimeve për shkelësit e rregullave të qarkullimit, nga numrat telefonik që janë në dispozicion të qytetarëve.
Të tilla takime do shoqërohen dhe në qytete të tjera në qarkun e Lezhës në përmisimin e punës së policisë në shërbim të komunitetit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, Komuniteti, policia

Qeveria e Kosovës: Masa e përkohshme e Kushtetueses procedurë normale

November 11, 2015 by dgreca

Prishtinë, 11 nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces.
“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese”, thekson komunikata e qeverisë kosovare.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës miratoi dje Masë të përkohshme për marrëveshjen Kosovë – Serbi për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: procedure normale, qeveria

Xhaketa prej stofi

November 11, 2015 by dgreca

-Tregim nga Viron Kona-/
“Emrin e tij askush s`e zë në gojë,/
se mos frikshëm shfaqet në derë,/
Qoftë larg! -thonë, – ku i dihet,/
mund të jetë kthyer në cerber.”1)./
Autori/
-Paske blerë xhaketë të re, ta gëzosh!- i tha gruaja, Lenia, sapo Zekoja u kthye në shtëpi. I erdhi mirë kur e pa burrin të veshur bukur.
Ndërkaq ia mbërriti Llazi, komshiu peshkatar, i cili, duke qenë ndër njerëzit më të gjatë në qytet, e thërrisnin ndryshe edhe Llazi i gjatë. Ai erdhi bashkë me të birin Lipen, që vinte i shkurtër e topolak pasi ngjante nga e ëma. Veç shkollës së lartë për fizikë, që po përfundonte, atij i pëlqente të aktivizohej edhe aktor në teatrin e qytetit. Nuk është se shkëlqente në role, por ishte djalë për së mbari, i sjellshëm dhe i gjindshëm. Zekos, ndonëse kishte dyfishin e moshës së Lipes, i pëlqente të bisedonte shpesh me të edhe për probleme që dilnin nga rrethi personal dhe ai i familjes. Flisnin edhe për botën, edhe për qeverisjen, edhe… Ishte qejf e kënaqësi të dëgjoje Lipen e mençur dhe të ditur, ishte nga ata njerëz që të bënte të mendoje ndryshe për shumë gjëra… Kur një ditë Zekoja e pyeti se ç`mendonte për jetën që bëhej matanë ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit, ai iu përgjigj:
-Zogjtë tek ne jetojnë të mbyllur në kafaz, o Zeko, kurse andej jetojnë të lirë…Sigurisht, edhe matanë ka skifterë, por… -Ajo kishte qenë një bisedë e rrezikshme, ndaj nuk e kishin ngacmuar më tej, por ato pak fjalë kishin lënë gjurmë të thella te Zekoja dhe nuk i hiqeshin nga mendja…
Thuajse të gjithë ata që e njihnin Lipen flisnin vetëm mirë për të. Madje edhe Lenia, kishte thënë një ditë se atë djalë do të dëshironte ta kishte dhëndër për vajzën. -Po kjo shejtanka jonë është ende shumë e vogël, – ishte shprehur ajo me keqardhje.
-Qenka xhaketë për së mbari, ta mbash i gëzuar,- e uroi Llazi i gjatë Zekon duke e shkëputur nga mendimet.
-Te cili dyqan e bleve? -e pyeti Lipja duke u treguar i interesuar.
-Tek ai pranë urës së vjetër të qytetit, – iu përgjigj Zekoja.
-Gjen veshje më cilësore dhe të modës atje,-tha Lipja.
-Se mos dukem si ata modernistët! – tha Zekoja disi me shqetësim. Ishte koha që, veshjet e modës shiheshin shtrembër dhe përfliteshin, madje nxirreshin edhe në fletë rrufe, në qendër të qytetit.
-Jo, jo mos u shqetëso, kjo xhaketë nuk është nga ato që kritikohen,-qeshi Lipja,- Kjo thjesht është qepur bukur dhe të shkon pas trupit. Ti Zeko e ke trupin të gjatë dhe të drejtë, kështu që edhe xhaketa të ka lezet.
-Për pak sa më iku për duarsh, – u kujtua Zekoja, – Kur unë po shihesha te pasqyra, ra telefoni i dyqanit dhe shitësi foli me dikë` në telefon. Pas pakë ai u kthye dhe më tha se i vinte keq, por nuk mund të ma jepte xhaketën, pasi dikush e kishte porositur përpara meje, ishte njëri që donte t`ia bënte surprizë të vëllait. -Por,- kishte shtuar shitësi, – ai i më tha se vëllai është i gjatë, kështu që ti dil përsëri pas nja dy orësh,- se, “i gjatë nuk bëhet dot i shkurtër”. Kur pas dy orësh shkova përsëri te dyqani, xhaketa ishte e varur në kremastar. Shndriste nga rrezet e diellit që hynin nga dritarja e madhe e dyqanit, përballë së cilës ndodhet një kafene, që i thonë ndryshe kafja e pensionistëve. Atje, ata kalojnë kohën duke luajtur tavëll e domino, por edhe duke lexuar gazetat “Zëri i Popullit”, “Bashkimi” e “Sporti popullor”…
Ndërsa Zekoja tregonte, Llazi i gjatë buzëqeshte, kurse Lipja e dëgjonte me vëmendje. Fytyra, kushedi pse i kishte marrë një shprehje disi të shqetësuar, madje të zemëruar për diçka që për Zekon ishte e pakuptueshme…
Lenia i qerasi me gliko arre dhe, ata, duke shijuar glikonë uruan edhe një herë për xhaketën. Pastaj Lipja iu lut Zekos që, si magazinier i arsimit që ishte, mund t`ia gjente një libër që i duhej për temën e diplomës së universitetit.
-Nuk po e gjej dot, mbase atje në magazinat e arsimit, ku ti punon, edhe mund të gjendet…Libri flet për ligjet e fizikës bërthamore. Po e gjete, do të më bësh nder të madh, – iu lut Lipja, duke ia shkruar në një letër titullin e librit.
Të nesërmen, meqenëse ishte ditë e diel dhe kohë e bukur, Zekoja veshi xhaketën e re prej stofi dhe doli.
-Po e pi kafen te lokali i madh, – tha me vete, duke ndjerë edhe një dëshirë që ta shihnin të njohurit me atë xhaketë. U fut në lokal. Meqenëse bënte vapë e po djersitej, e hoqi xhaketën e re dhe e vendosi te shpina e karriges përballë. E rregulloi me kujdes e me merak që të mos rrudhosej. Kamerieri i solli kafen. Piu pakëz dhe kushedi pse ndjehu një acarim në stomak. Shumë po e bezdiste kohët e fundit dhimbja e stomakut. U ngrit dhe u drejtua nga tualeti. U kthye pas pak më i qetë dhe nisi të pinte kafen, kur, befas pa se xhaketa nuk ishte në karrige.
-Oh,-ia bëri,-ku shkoi,-unë aty e vura. Kthehu një herë vështrimin se mos kushedi, dikush e kishte marrë gjoja si me shaka, por njerëzit përreth ishin të panjohur.
-Xhaketën, më vodhën xhaketën! – ngriti zërin Zekoja duke parë rreth e përqark.
-Si more ta vodhën?-e pyeti kamerieri,-ku e kishe vënë ti?
-Këtu mor, varur mbi karrige. Ngaqë m`u duk vapë, e hoqa dhe e vura te shpina e karriges. Shkova vetëm një çast në tualet, u ktheva dhe…
-S`di çfarë të them,-tha kamerieri,-këtu hyjnë shumë njerëz, një pjesë pinë kafe, disa blejnë ëmbëlsira, arançata… S`di çfarë të them, s`di! – përsëriti ai për herë të dytë, si të donte të largonte përgjegjësinë nga vetja.
-Mua,-i tha një burrë i moshuar, – më ra në sy një djalë i ri, që hyri me triko blu dhe doli i veshur me xhaketë, por nuk pashë që të afrohej te tavolina ku je ti.
-Ashtu? Po si ishte ai djalë, të lutem mundesh të ma përshkruash, – iu lut Zekoja, të cilit iu zgjuan shpresa se mund ta gjente vjedhësin.
-Ishte një djalë i shkurtër, disi i shëndetshëm, biond dhe me kaçurrel mbi ballë….Kaq mund të them. Ah, pashë edhe që atij djali iu vu pas një skërfyell i gjatë, që mbanë kostum dimër e verë. M`u duk se është një nga ata të degës që, më së shumti, e kam parë te klubi ku pimë kafen ne pensionistët, përballë dyqanit të veshjeve…Kushedi, ai mund ta ketë diktuar vjedhësin dhe me këtë rast e bënë edhe ndonjë punë të mirë…
-Një skërfyell i gjatë, the?!
-Po, ai që, veç kostumit që mban dimër e verë, i është bërë zakon të kruaj vazhdimisht hundët me gishtin e madh tregues.

Zekoja u kthye në shtëpi tepër i mërzitur.
-Më vodhën xhaketën! – tha sa hyri në derë.
-Qysh ta vodhën, çfarë po thua ore, kaq i humbur paske qenë ti? – u hodh e tha e shoqja e alarmuar.
-S`di ç`të të them, por…-dhe ai nisi t`i shpjegoj gruas se si kishte ndodhur.
-Po ç`ishte ky njëri, si ta vodhi, po ai banakieri, kamerieri nuk panë gjë ata…?
-Nuk e di, atje ishte dyndje e madhe, shumë njerëz, më shumë të rinj që blinin pije freskuese dhe ëmbëlsira. Një i moshuar më tha se kishte parë një djalë të ri biond, i cili kishte hyrë i veshur me triko blu dhe kishte dalë me xhaketë…
-Ai ka qenë, me siguri. Po, hë, si të tha, ishte i ri, i shkurtër, biond, kaçurrel, po ç`më rri si tutkunë, shpejt të shkojmë në polici…!
-Eh, vajti xhaketa! Hodhëm edhe atë të vjetrën! – po thoshte Zekoja i prerë në fytyrë.
Kështu kaloi mesdita. Në mbrëmje u duk Llazi i gjatë në derë, komshiu. Edhe ai, kush e di pse, ishte bërë dyllë në fytyrë.
-Ç`ke, o Llazi, edhe ty të paska kafshuar gjarpri sot? – i tha Zekoja.
–Po, o Zeko, por, më ka kafshuar keq, jam bërë me turp, gaz i botës, sidomos përpara teje.
-Si përpara meje, çdo të thuash, o Llazi?!
-Po ja, si të ta them, tim bir, Lipen, që mos e paça, e morën në polici, e akuzojnë se ka vjedhur një xhaketë.
-Xhaketë?!
-Po, xhaketën tënde, atë prej stofi, thuhet se ta ka vjedhur ai. Unë mbeta disa orë atje prapa murit me hekura të degës, meazallah se më linin ta takoja tim bir dhe ta pyesja se çfarë e si kishte ndodhur.
-Pse nuk thua që paskan kapur hajdutin e Zekos, por e hedh dhe e pret muhabetin si petullat në tigan! – i gërthiti Lenia duke hyrë në dhomë nga kuzhina dhe duke fshirë duart me përparëse: -Po ç`pret nga një njëri që, dogji rrobat e trupit se donte t`i zëvendësonte me rroba të kohës, gjoja moderne. Pika modernes!
-Jo moj Lenie, – e kundërshtoi butë Llazi i gjatë, – ai i dogji rrobat e trupit sepse gjeti tartabiqe.
-Për një tartabiqe s`digjen të gjitha rrobat e trupit, de! Apo ai e bëri si tek ajo fjala që “për një plesht, djeg jorganin”. Po ne të tjerët ç`duhet të bëjmë, t`u vëmë flakën shtëpive? Në kohët e sotme, tartabiqet janë sheshit, nuk i ndalë dot, ato të dalin nga se pretë, të qorrojnë sytë, kurse ai… Pastaj, nuk ia jepte dot rrobat së ëmës yt bir, që t`i vinte në kazanin e finjës e t`i përvëlonte, por vajti dhe i dogji të gjitha, u vuri flakën…Dhe ti kërkon të ma mbrosh. Hajde! Lipsur qofshin fëmijë të tillë!
-Mos ma mallko djalin, o Lenie.
-Ka mallkuar veten ai…
Ndërsa Lenia dhe Llazi i gjatë grindeshin, Zekoja po sillte në kujtesë përshkrimin që i bëri vjedhësit burri i moshuar te kafja e madhe dhe e përqasi me portretin e Lipes. -Ai ka qenë, – tha i bindur, – po, pse, – ngriti zërin, – atij as nuk i bën xhaketa ime se vjen i shkurtër dhe i shëndetshëm.
-Eh, nuk e kupton kaq ti, donte ta shiste ore, atë do të bënte! Ky po e pranon vetë:“Ja ujku, ti po kërkon gjurmët!” -iu hakërrua e shoqja.
-Nëse ai e ka bërë, ju kërkoj të falur dhe ndihem i turpëruar me ju për tërë jetën, por unë nuk e besoj se e ka bërë djali im këtë mynxyrë,- tha Llazi i gjatë dhe doli si ai që ka bërë një turp dhe kërkon sa më shpejt një strehë për t`iu shmangur syve të botës.
Të nesërmen lajmi mori dhenë se djali i Llazit të gjatë, Lipja, aktori, për të cilin i tërë qyteti fliste vetëm mirë, kishte dalë vjedhës. Floriri na ishte kthyer në qymyr. Dhe kujt i kishte vjedhur? Komshiut, njeriut që i kishte hapur derën dhe që e priste si një vëlla më të vogël, madje të dy kishin edhe miqësi…
-U trash keq kjo punë,-tha me vete Zekoja,-edhe kur ata të policisë të ma dorëzojnë xhaketën, nuk kam për ta veshur. Në të vërtetë hall ta vesh dhe hall të mos e vesh. Po të mos e vesh, njerëzit do të më pyesnin me dyshim: -Pse, nuk ta dhanë xhaketën ata të policisë? Apo, mos e kishte shitur ai maskarai! Ose, po ta vesh do të më shohin me keqardhje dhe do të më thonë:-Po hë, si ta bëri kështu ai. Ti me bukë, ai me gur. Bëj nder qenit dhe ai të kafshon këmbën! He, he, kjo xhaketë stofi ishte taksur për ty, o Zeko, si i thonë fjalës: “Haka shkon tek i zoti”, kurse ai, hajduti, e gjeti vendin, le t`i hajë ca vite burg.
-Ca vite?
-Thonë se do ta dënojnë pesë deri në shtatë vjet.
-Për xhaketën time ai do bëj pesë apo shtatë vjet burg?
-Po ore, s`ka mëshirë për vjedhësit!
-Po më duket ca si shumë…
-E po, ky! Ai e vodhi, këtij i ardhka keq! Hajde botë hajde! Si ore të vjen keq? Nuk thua shyqyr që ai u zbulua, se kushedi sesa do të ketë vjedhur para teje apo sa do të vidhte. Kërdinë do të bënte. Prit ta shtrëngojnë ca ata dhe do të dëgjosh se çfarë xhevahiresh do të nxjerrë! Kështu që, edhe shtatë vjet, mua më duken se janë pakë për një vjedhës…
Zekoja mendonte dhe brenda vetes, kushedi pse zemërimi ndaj Lipes, i përzihej me keqardhje. “Po mirë xhanëm, kaq shumë i pëlqeu ajo xhaketë? Ai është djalë i ri, modern, të tjera veshje janë në modë tani. Si i vajti dhe e bëri këtë proçkë! Pastaj, s`mund të them se janë keq nga ana ekonomike? Llazi i gjatë edhe ndonjë peshk e zë dhe e shet, kurse ai vetë merrte diçka atje te teatri…”
Lipen e dënuan pesë vjet, në një nga burgjet famëkeqe të asaj kohe, atje ku çoheshin ata njerëz që dënoheshin për agjitacion e propagandë dhe që konsideroheshin armiq të pushtetit popullor. Edhe motivacioni i dënimit të Lipes, i dukej dyshues dhe e vinte në mendime Zekon. Ç`ne përzihet vjedhja e xhaketës sime me ligjin e agjitacionit dhe propagandës, mos fle tjetër kund lepuri, kurse unë s`po kuptoj dot gjë?!
Llazi i gjatë nuk dukej. Qëndronte i mbyllur në shtëpi. Në punë shkonte rrallë e më rrallë. Thoshin se ishte i sëmurë. Ashtu dhe e shoqja dhe e bija gjimnaziste. U vinte zor nga njerëzia. -Janë me sedër, – thoshte me vete Zekoja. Edhe të tjerëve u vinte keq për ta. I gjeti e keqja, i gjeti! Çfarë nuk të vjen nga fëmija i ligë!
Një mbrëmje, një kohë e keqe me vetëtima dhe bubullima, në derë u duk Llazi i gjatë. Ishte katandisur mos më keq. Ishte dobësuar kaq shumë, saqë dukej sikur ishte futur brenda në rroba.
Zekoja dhe Lenia e ftuan brenda. Llazi i gjatë sa s`qante. Pak çaste ndenjën pa folur, pastaj Llazi tha:
-Më vjen shumë rëndë nga ju për çfarë ka bërë im bir. Dje isha tek ai në burg, ishte ditë vizitash. Ishte ligur djali dhe m`u duk keq me shëndet. Nuk e di se sa e kanë shtrënguar dhe se çfarë i kanë bërë. Sa më takoi, e pati me shumë merak të më thoshte diçka për ty, o Zeko.
-Po të dëgjoj, o Llazi.
-Me siguri që kërkon falje ai, por është shumë vonë, të keqen e ka bërë, s`ka se çfarë rregullon tani,-tha Lenia.
Llazi ngrit vështrimin nga Zekoja:
-Im bir të kërkon të falur për të gjithë shqetësimin, por nguli këmbë të të thosha se: “vjedhjen e xhaketës nuk ia pata me të keq Zekos…”
-Vjedhja bëhet vetëm për të keq, o Llazi,-i tha prerë Lenia.
-Mbase donte ta vishte për ndonjë darkë a mbrëmje me shokët, -tha Zekoja.
Llazi i gjatë e pa me mirënjohje:
-Kështu më tha, “nuk ia pata me të keq Zekos, mbase do të vijë një ditë që ai do të më kuptoj dhe do të më falë”. E kishte shumë merak të t`i thosha këto fjalë…
Zekos i mbetën në mendje fjalët e Llazit. Edhe gjatë natës nuk flinte por mendonte rreth tyre. Ç`donte të më thoshte me ato fjalë: “nuk ia pata me të keq Zekos!”
-Ka dashur të shfajësohet, -i tha Lenia, e cila ia kuptonte mendimet burrit edhe pa ia shprehur, – fli tani.
Pas rreth një muaji, Llazi i shkoi përsëri në orë të vonë dhe u duk që i erdhi mirë kur e gjeti Zekon vetëm në shtëpi.
-Hajde, o Llazi, mos u druaj, – e ftoi Zekoja. -nuk e kam Lenien, por po ta bëj vetë një kafe.
-Jo, nuk ka nevojë se nxitoj, por isha përsëri te djali në burg…
Llazi pa andej këndej.
-Nuk ka njëri këtu, o Llazi, s`të dëgjon kush, – i tha Zekoja i bërë shumë kureshtar, – po çfarë të tha djali?
-Të lutem, ma beso djalin, o Zeko, nuk është vjedhës, por, ai …dyshonte se.. atje, në atë xhaketën tënde të re prej stofi, kur ti nuk e ke pasur mendjen, dikush, ndonjë nga ata të… sigurimit të ka vënë fshehurazi një tartabiqe apo çimkë, një përgjues, kështu i thonë tashti…Me atë që bëri, Lipja deshi që, bashkë me xhaketën të zhdukte, dhe atë …tartabiqen…përgjuesin…
-Nuk po e kuptoj këtë punën e tartabiqes…
-Tartabiqe, përgjues, çimkë, u thonë atyre kleçkave, që u vihen fshehurazi atyre që janë të dyshimtë, që flasin kundër …
Zekoja u bë dyllë.
-Për këtë shkak e dënuan Lipen, vjedhja ishte pretekst, si samari mbi gomar… Ata, dinin ca gjëra që Lipja ka folur kundër, ka sharë këta këtu dhe ka lavdëruar ata jashtë. Ata e kishin pyetur gjerë e gjatë edhe për bisedat që ka bërë me ty dhe, sidomos përse deshi të zhdukte nga xhaketa tënde përgjuesin që të kishin vënë ata të degës… Emrin tënd nuk e ka përmendur në asnjë rast…
Zekos iu mbush balli me djersë, por ishte ende i paqartë dhe dyshues:
-Përse ai nuk më tha kur dyshoi për punën e asaj tartabiqes, atij përgjuesit, hë?
-Druante. Padashur ti mund t`i rrëfeje dikujt, mund ta bisedoje me Lenien, mund ta përmendje gjëkundi dhe, ti e di, fjala ikën e merr dhenë si kali i egër që këput frerin, hë, e mban dot ti? Sot, edhe muret kanë sy e vesh…
Zekoja s`fliste. Trazimi i brendshëm në stomak po i bëhej gjithnjë e më acarues.
-Më tha edhe që të mos e veshësh më atë xhaketë, se nuk i dihet. Mund të të ketë mbetur ndonjë tartabiqe nën mëngë, nënë astar, poshtë jakës… Më shpjegoi se, ai skërfyelli i gjatë, që pi kafen te pensionistët, atë shitësin e veshjeve ku ti bleve xhaketën e përdor si biçim spiuni. Sa herë që vjen dikush, për të cilin ata të degës kanë dyshim, shitësi e sorollat ca blerësin, e bie rrotull me muhabet, kurse skërfyelli shkon dhe vë fshehurazi përgjuesin te xhaketa apo veshjet e tjera. Pastaj ia japin blerësit. Edhe me ty ashtu vepruan, por ti nuk kuptove gjë. Kurse, Lipja sapo të dëgjoi se çfarë kishte ndodhur kur ti bleve xhaketën, dyshoi dhe mendoi se e vetmja mënyrë që të të shpëtonte ishte të të rrëmbente xhaketën pa e parë njëri dhe ta zhdukte…Vërtetë do humbisje një xhaketë me vlerë, por do të shpëtoje nga një bela që mund të të kushtonte shumë shtrenjtë. Në çastet kur Lipja ta mori xhaketën, skërfyelli i degës kishte qenë diku aty rrotull duke përgjuar e kruar hundët. Ai dhe një hundëderr tjetër si ai folën dhe e denoncuan Lipen në gjyq.
-Ti, o Llazi, po më thua se, Lipja, ma rrëmbeu xhaketën… për të më shpëtuar…?
Llazi i gjatë heshti.
-Nuk di ç`të të them tjetër, o Zeko. Ti mund t`i marrësh si të duash këto fjalë që më tha djali…
Zekoja dëgjonte krejt i mpirë. “Gjithë këto gjëra, kurse unë paskam qenë prapa botës!”,-thoshte duke qortuar veten dhe me mend i jepte të drejtë Lenies kur e quante: “tutkun”, “i humbur”, “prapa dynjasë”…
-Edhe sa vite i kanë mbetur Lipes? – pyeti.
-Ç`pyet, edhe katër vjet, një jetë e tërë.
-Ikin vitet, ikin!-tha Zekoja dhe, duke e parë Llazin e gjatë drejt e në sy, i tha: -Atë librin e fizikës bërthamore, kam kohë që ia kam gjetur Lipes, dëshiroj që t`ia shpiesh, mbase e gjen kohën të studiojë atje… Kur të dalë, ta përfundoj shkollën. Si thua?
-Faleminderit! Im bir, me gjithë hallin e madh që ka, do të gëzohet shumë që… e besove…
Kur Llazi u largua, Zekoja po ndiente sikur mijëra gjilpëra të holla dhe të padurueshme po i shponin të tërë trupin. Por më shumë se sa ato, e bënte të ndihej keq mendimi se ishte i përgjuar. Nga xhaketa prej stofi, atje në thellësi të dollapit, i bëhej se dilnin tufa tartabiqesh dhe përhapeshin nëpër trup dhe nëpër shtëpi. Duhej ta zhdukte atë fole me tartabiqe….Edhe më neveritës iu bë ky përfytyrim, kur mendoi se ajo fole e ndyrë, ishte zgjatim i gishtërinjve të palarë dhe me thonj të paprerë të atij skërfyelli sigurims, që bënte ç`bënte dhe kruante jo vetëm hundët, por edhe rrëmonte mendjet e njerëzve…

Filed Under: LETERSI Tagged With: V iron Kona, Xhaketa prej stofi

Robotët “folën” pas mesnate

November 11, 2015 by dgreca

Nga Axhem Ymeri/
Në fakt nuk folën fare me gojë por me kartona. Ata ngritën duart lart.Në to mbanin kartonin jeshil.Ishte ora 01:18 minuta e datës 06 Nëntor 2015.Një femër e veshur me të bardha,me pamjen e një “ëngjëlli” të plagosur; njoftoi se tani do votohej për ligjin e ri të pronave(Valentina Leskaj).
Robotët dukeshin tëlodhur, mezi qëndroninnë karriket e tyre,disa anash,disa shtrembër e vetëm pak ballas.Gjysëm ore më parë dikush mori guximin dhe kërkoi mbylljen e diskutimeve për buxhetin e vitit 2014, me pretendimin se problemet dolën plotësisht , por ky propozim nuk u pranua. Nuk u pranua sepse truri i robotëve kishte akoma pak vetëdije.ata duhej të votonin vetëmkur të dallonin kartonin jeshil nga objektet e tjera dhe të mos kuptonin asgjë tjetër.
Ata nuk duhej ta kuptonin se çfarë po votonin.Sipas padronëve të politikës, deputeti duhet të jetë vetëm ushtar, pa të drejtë të mendojë, thjesht robot. Për këtë janë komanduar në listën e partisë.
Ne, vërtet duam të shkojmë në kapitalizëm, por rrugën për atje e gjejmë vetë, nuk ka nevojë të jetë ajo që kanë ndjekur të tjerët.Duke studjuar si krijohet mbivlera në kapitalizëm,më kujtohet se kapitalistët kishin gjetur një mënyrë që ndihmonte rritjen e fitimit (punës së papaguar). Në orën e pestë të punës, kur lodhja sjell uljen e rendimentit të punës tek punëtorët, ata ndalonin punën në fabrikë dhe punëtorët kalonin në mencë. U jepnin falas një bërxollë dhe një pije stimuluese për të shtuar fuqinë, me qëllim që edhe orët e tjera të punës tëvazhdonin me ritmin e mëparshëm.
Kostoja e ushqimit falas mbulohej dyfish nga rritja e rendimentit të punës.Nëkëtë mënyrë,kapitalisti i mbante punëtorët e vet të freskët për punë.
Por, “kapitalizmi” ynë komunist nuk e do trurin e freskët. Truri i freskët mendon dhe pastaj lindin pyetje e më vonë telashe.Padronët e partive, punët e “mira” i bëjnë kur truri mpihet, kur deputeti kthehet plotësisht në robot,kur ngre vetëm kartonin jeshil dhe asgjë tjetër.Edhe sonte kështu duhej të ndodhte.
Padroni i shikonte nga llozha e vet,duke mbllaçitur nëpër gojë mbeturinat e fundit të ushqimit që kishte gëlltitur shpejt e shpejt, pasi kishte shpëtuar nga ankthi i pyetjeve me “spec” të katër gazetarëve në studion e Sokol Ballës.
Dukej pozant e triumfator, i sigurt se kishte zbritur nga lart, jo produkt i njëmilion votave të dhuruara nga ata që nuk dallonin shumë nga robotët e sallës.
Padroni gjykoi se erdhi çasti kur robotët donin vetëm të votonin e jo të mendonin.Të votonin e të iknin. Pagjumësia ishte gati t’i rrëzonte poshtë karrikeve.Padroni dha sinjalin. Ora 01:18, “ëngjëlli” me të bardha foli: – “Votoni për fatin e pronarëve”
Votimi elektronik u bllokua për faj të teknikës.U ngritën kartonat jeshilë.Ora 01:20 gjithçka mbaroi.Vetëm dy minuta dhe ligji u votua. Robotët u lehtësuan dhe me shpejtësi braktisën sallën, nga frika e ndonjë urdhëri tëri. Por padroni, i kënaqur, i la të lirë.
Robotët votuan por deputetët nuk i pamë e nuk i dëgjuam ku ishin. Deputetët nuk idëgjuam në Kuvend, por as në komisionin parlamentar të ligjeve. Padroni urdhëroi qëky draft të kalonte me proçedurë të përshpejtuar, pa kaluar fare në komisionin e ligjeve. Nuk u dëgjua as zëri i grupeve tëinteresit nga qeveria. Nuk u tërhoq as mendimi i institucionit të avokatit të popullit.
Vallë kështu mbrohen të drejtat e njeriut? Kështu e mbjell drejtësinë e vet partia socialiste? Kështu është “Rilindja” e Edi Ramës? Po Europa ku duam të integrohemi, a e shikon këtë lloj “drejtësie”? Një komision për çështjet ligjore, nga Kuvendi dje miratoi projekt ligjin “për ratifikimin e protokollit nr.15 të Konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave tënjeriut dhe të lirive themelore”.Çfarë konçidence! Tjetërfytyrë para Europës dhe tjetër para popullit të vet. Kyështë kryeministri ynë dhe kjo është “rilindja” tij!
Por, vallë a do ta kuptojnë ndonjëherë këta robotë se çfarë votuan? Historia përsëritet vazhdimisht për ne shqiptarët. Kjo ndodh se ne nuk dimë të nxjerrim mësime prej saj.
…..Pak histori
Ishte viti1991. Robotët e komanduar direkt nga komunizmi Ramizian nxorën ligjin nr.7491 dt.29 prill; për dispozitat kryesore kushtetuese. Ky ligj i kaloi pronat nëstatusin e vitit 1946, pra, pronat u kthyen private. Europa(dhe ne) menduam se filloi kthesa për mirë edhe për shqiptarët, por zhgënjimi erdhi shpejt. Fill pas 2 muajsh e gjysëm, më 19 korrik 1991, robotët shqiptar nxorën ligjin komunist nr.7501. Nëpërmjet këtij ligji ata i dhanë tëdrejtë vetes të ndanin pronat private të shqiptarëve.Dy gabime fatale:
a) Shteti e quan veten pronar, ndërkohë që pronat ishin private
b) Shteti zbaton një reform të re (socialiste) agrare në kurriz të pronarëve. Kjo ishte direktiva Ramiziane e Katovicës.
Pyesim: Ku e gjetënfuqinë ligjore robotët e vitit 1991?!
Dhe rezultati erdhi shpejt.
– Deri tani mbi 9000 njerëz të vdekur nga konfliktet për pronat.
– Tokat bujqësore u lanë djerrë dhe u braktisen, nga mosbesimi se ishin pronë bote.
– U zaptuan forcërisht tokat bujqësore (mall pazot) nga fshatarët e malësive veriore e jugore, filluan ndërtimet pa leje.
– Lindi informaliteti në ekonomi e për pasojëhumbjet në buxhet u shtuan, sepse nuk vilesh taksa mbi pronën.
– Mungesa e titujve të pronësisë, pamundësonte marrjen e kredive dhe solli rënie ekonomike.
– Lindën legalizimet me urdhër shteti në pronat private (çudi vetëm shqiptare)
– Humbi besimi për jetë normale në këtë vend akoma komunist dhe filloi largimi masiv plot dhimbje e pa dinjitet.
…..pas 25 vjetësh
– Shqipëria përditë po braktiset. Biznesmenët shtrëngojnë rripin e fukarait që të pasurohen për tu bërë deputet.
– Partitë politike ia mbajnë thikën nën mëngë njëra-tjetrës.
-Profesorët e huaj të politikës shqiptare janë të habitur, të lodhur, mospërfillës.
Për tu futur në listën e deputetit nuk ka nevojë të jesh idealist dhe i përkushtuar.Mjafton të kesh para, të zbardhësh dhëmbët para padronit e të ulësh kokën. Prakticizmi i tyre sot ju sjell pushtet e para, pavarësisht se u ndërron emrin nga deputet në robot.
Kjo ishte kopeja e robotëve që mbushnin sallën e parlamentit shqiptar në datën 5 Nëntor 2015, deri në orën 01:20 të datës 6 Nëntor. Këta janë kopje besnike të robotëve të vitit 1991. Edi kënaqej duke i parë kështu, të urtë e të bindur, të gatshëm për të jetësuar ambicjet e padronit.Truri i tij diabolik nuk i pranon të barabartët pranë vetes. Euforia e tij shkon në progresion gjeometrik me gjatësinë e trupit. Në fshatin tonë , kur haseshin çuna të tillë, u thoshin: “kujdes nga hundëleshët”.
Ajo seancë kuvendi pati edhe disa robotë që u treguan pak dinakë. Profesori i vjetër i politikës, i largoi ata pa i zënë mirëgjumi, pa u hedhur në votim projektligji i pronave.
S’kish si bëhej ndryshe.Ata bëjnë pjesë në grupin e finokëve që të vrasin natën dhe të qajnë ditën.
Profesori i tyre që ishte protagonist kryesor në sallatën e vitit 1991, megjithëse e pranoi gabimin me ligjin 7501, nuk do ta pastrojë gëlasën që ka bërë bashkë me Nano drogën sepse i ikin pronat e grabitura.Hiqet sikur i jep të drejtë pronarëve duke menduar se ne kemi harruar të kaluarën. 14 vjet pushtet nuk janë pak po të duash të korrigjosh gabimet. Të gjithë kanë dëgjuar që politikaështë kurvë, por politikanët tanë janë kthyer në pronarë bordellosh. Kjo është e padurueshme, por ne akoma nuk jemi bërë Rumunë dhe ata e dinë këtë, ndaj bëjnë si u don qejfi.
Dhe robotët mbyllën seancën në orën 01:20 të 6 Nëntorit, pa kuptuar çfarë votuan dhe pa e vrarë mendjen për ta kuptuar. Detyrohem unë të lodhem për t’ju kujtuar atyre dhe kujtdo tjetër që dëshiron ta dijë, se përse u votua në ato dy minuta.
Në ato dy minuta u votua që:
– Litari që lanë jashtë varrit robotët e vitit 1991, të marri jetë të tjera.
-Plagët ekonomike të mos shërohen kurrrë tek ne, duke i lënë shqiptarët në mëshirën e importeve nga jashtë,
-Pasuritë e pronarëve t’i gëzojnë përjetë bijtë e diktaturës së vjetër dhe votuesit e tyre.
– Kullotat, livadhet e pyjet që deri dje ktheheshin me ligj tani u bënë komplet shtetërore.
– Çobanët që deri dje rrisnin bagëti në kullotën e tyre, detyrohen ti paguajnë qera shtetit për ato kullota.
Kështu që në vend që shqiptarët të vetpunësoheshin këtu,do marrin rrugët e botës përfundimisht, të zhgënjyer totalisht.
Populli thotë:”U ruajtëm nga shiu e ramë në breshër.Kë quan më të mirin, ai të del më m…t se të tjerët”.
Këtu do ngelën vetëm robotët dhe kryeroboti “largpamës” me teorinë e tij ekonomike të zhvillimit “rilindase”. Çdo ditë e më tepër, pronarët e politikës shqiptare po i afrohen diktaturës të kohës së Çausheskut.Shpresojmë të (mos) kenë fatin e tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: Axhem Ymeri, pas mesnate, Robotët “folën”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3369
  • 3370
  • 3371
  • 3372
  • 3373
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT