Prej 6 ditësh, 40 nxënës të një shkolle fillore në Fushë Bulqizë kanë mbetur pa mësim. Shkak i ndërprerjes së procesit është bërë shembja e murit të shkollës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës që lamë pas, kur në shkollë nuk kishte nxënës. Prindërit e tyre shprehen të shqetësuar për fëmijet që mësojnë në këtë shkollë, pasi janë të rrezikuar për shkak të amortizimit të godinës. Shembja e murit të kësaj shkolle nuk ndodh për herë të parë, por është diçka e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar ndodhi e njëjta gjë. Edhe vetë nxënësit e shkollës ndihen të shqetësuar për gjendjen e rrënuar të saj, pasi rrezikon jetën e tyre.
Në lidhje me këtë problem, drejtoresha e Zyrës Arsimore të Bulqizës, Bedrie Manjani ka deklaruar se bashkia ka nisur punën për riparimin e shkollës dhe se nga e hëna e javës së ardhshme godina do të jetë gati për vijimin e mësimit.
Kosova rrit 25 përqind asistencën sociale
-Njihet përvoja e punës për të gjithë që kanë punuar në kushte okupimi gjatë viteve të 90-ta në institucionet e Republikës së Kosovës të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit për Pavarësi të shtatorit 1991/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Tetor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rritjen e asistencës sociale me 25 përqind, nga data 1 nëntor 2015, u bë e ditur sot në një konferencë për shtyp të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
“Është një vendim që përfshinë mëse 26 mijë familje me rreth 115 mijë anëtarë. Është një lajm i mirë për Kosovën, koincidon me Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”, theksuan ata.
Vendimi për rritjen e asistencës sociale, siç u bë e ditur në konferencën për shtyp, është rezultat i menaxhimit të mirë të skemave sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe e angazhimit të vazhdueshëm të qeverisë për avancimin e politikave aktive të tregut të punës në Kosovë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se ky vendim i cili merret në ditën që ndërlidhet me luftën kundër varfërisë, është rezultat i përkushtimit maksimal të qeverisë për politika që synojnë zhdukjen e varfërisë në Kosovë.
Abrashi theksoi se ky është konkretizim i premtimit që është bërë në fillim të mandatit që përmes politikave dhe qeverisjes së mirë do të përkrahen shtresat që janë në asistencë sociale.
“Kjo ka ndodhë me zbatimin e një qeverisje më të mirë brenda sistemit aktual të listës për asistencë sociale, si edhe politikave aktive të tregut të punës ku ne përmes programeve të ndryshme të punësimit kemi targetuar këto familje. Kemi punësuar anëtarët e këtyre familjeve në treg të punës dhe është liruar edhe skema dhe kemi bërë kursime dhe realisht kemi pasur sot mundësinë që të bëjmë rritjen prej 25 përqind për këtë kategori”, tha Abrashi.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka përgëzuar ministrin Abrashi për menaxhimin e shkëlqyer të skemave sociale dhe të skemave të tjera në ministri, duke theksuar se ky menaxhim e ka mundësuar marrjen e këtij vendimi për skemat sociale që të rriten për 25 % .
“Është rritje e konsiderueshme dhe në përputhje me nevojat e këtyre familjeve”, u shpreh ministri Hoti, duke bërë të ditur se krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit të kaluar, nga 29 mijë familje në skemat e asistencës sociale tani janë 26 mijë familje.
Ministri Hoti po ashtu bëri të ditur se zvogëlimi i numrit të këtyre familjeve me asistencë sociale është rezultat i politikave aktive të tregut të punës dhe programeve të punësimit të cilat kanë targetuar familjet që kanë qenë pjesë e asistencës sociale, të cilave iu është mundësuar punësim i përkohshëm ose forma të tjera të punësimit të anëtarëve të këtyre të familjeve.
Ministri kosovar i Financave, po ashtu, bëri të ditur se ky menaxhim i mirë ka mundësuar që përfitimi mesatar për një familje që është me asistencë sociale të rritet nga 76 në 95 euro dhe që të rritet mesatarja, minimumi dhe maksimumi që mund të ketë një familje.
Duke iu referuar kursimit prej 2.5 milionë eurosh në skemën e asistencës sociale gjatë këtij viti, ministri i Financave, Avdullah Hoti, bëri të ditur se prej 1 nëntorit të këtij viti familjet që janë në asistencë sociale përfitimet për muajin nëntor do t’i kenë për 25 % më të larta.
“Po punojmë edhe në skemat e tjera dhe do të kemi mundësi, menjëherë në vitin e ardhshëm, t’i rishikojmë dhe që në përputhje me administrimin e mirë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të marrim vendime të tjera pozitive për këto skema”, u shpreh ministri Hoti.
Të pyetur nga gazetari BJ, ministrat bënë të ditur se po punohet edhe më tej për për krijimin e mundësive dhe zbatimin e Ligjit për Skemat Pensionale, përkatësisht njohjen e përvojës së punës për të gjithë ata që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës gjatë viteve të 90-ta, për çka në fund të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin e përbashkët të qeverisë dhe Komisionit parlamentar për Buxhet.
“Të gjitha detajet sa i përket pensioneve, gjithashtu edhe përvojës së punës së punëtorëve të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë viteteve të ’90-ta do të bëhen të ditura brenda 2-3 javësh, derisa po punohet edhe për Buxhetin e Shtetit për vitin 2016”, ishte përgjigja në konferencën për shtyp të ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Republika e Kosovës e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe e Referendumit për Pavarësi të shtatorit 1991, në kushte të rënda të okupimit, dhunës, terrorit e shtetrrethimit ushtarako-policor të vendosur nga regjimi i Beogradit, pas dëbimit të shqiptarëve nga puna dhe institucionet, në rezistencën dhe lëvizjen për liri e pavarësi bëri organizime të pavarua institucionale në arsim, shëndëtësi, informim, kulturë e në fusha të tjera. Ishte koha kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituiv me të drejtë vetoje i federates.
SHOQATA”LABERIA” KERKON LARGIMIN E KRYEPESHKOPIT JANULLATOS
LETER PERSONALITEVE DREJTUESE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE/
Presidentit të Republikës Bujar Nishani/
Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta/
Kryetarit të Këshillit të Ministrave Edi Rama/
P ë r k u j t e s ë*/
Ne, anëtarët e Shoqatës “Labëria” Vlorë, duke pasur parasysh qëndrimin më të fundit të kryepeshkopit Anastas Janullatos ndaj çështjes së kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, vendosëm t’ju drejtohemi me këtë Përkujtesë për arsyet e mëposhtme.
U bënë më shumë se 23 vjet që kryepeshkopi Anastas Janullatos drejton Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Ai erdhi në Shqipëri si eksark,me detyrë që të ringrinte kishën në fjalë, derisa të përgatitej një kryepeshkop shqiptar, dhe mandej ai të largohej për në vendin e vet.
Në letrën që i drejtonte Ramiz Alisë më 03 qershor 1991, Janullatosi shkruante se ai vinte në Shqipëri për “krijimin e kushteve, në një kohë sa më të shpejtë, që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet, me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar”. Por, çuditërisht, gjatë këtyre 23 vjetëve, nuk u bë asnjë përpjekje nga ana e tij për përgatitjen e një kryepeshkopi shqiptar, ndërkohë që gjatë këtyre viteve kushdo nga ortodoksët shqiptarë mund të kishte përfunduar 5 universitete për t’u përgatitur për kryepeshkop.
Përkundrazi, Anastas Janullatosi e përjetësoi postin e kryepeshkopit, në kundërshtim me Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,të themeluar nga imzot Fan Noli.
Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, Anastas Janullatosi ka mbajtur qëndrime që kanë rënë ndesh me interesat kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Kështu, gjatë kohës që Serbia po bombardohej nga aviacioni i NATO-s, qëlloi që Janullatosi të ndodhej për një vizitë në Moskë. Gjatë asaj vizite, ai i deklaroi agjencisë ruse Itar-Tass se po u derdhkej gjak “i pafajshëm” serb, ndërkohë që Kosova po notonte në lumenj gjaku.Pra,në raport me popullin shqiptar të Kosovës, Janullatosi radhitej përkrah shovinizmit serbomadh që po masakronte Kosovën barbarisht.
Në gazetën “Kathimerini” Janullatosi para ca vitesh ka deklaruar:“Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria.
Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
Janullatosi ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame.
Në intervistën që i ka dhënë gazetarit amerikan Fred Reed në vitin 1996, Janullatosi ka thënë: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se islamizmi është, në thelb, një fe politike”, duke anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi drejton shtetin.
Po në intervistën e sipërpërmendur të vitit 1996, Janullatosi ka deklaruar: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë”.
Kjo ishte një shpifje e pastër nga ana e Janullatosit, sepse askund dhe asnjëher s’ka menduar kush të krijojë në Shqipëri ndonjë republikë
Në bashkërendim të plotë me qëndrimin e nazifashistëve të partisë “Agimi i Artë” kundër emigrantëve shqiptarë, Janullatosi ka deklaruar publikisht në shtypin shqiptar: “…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale”.
Gjatë tërë aktivitetit të vet si kryepeshkop i kishës ortodokse në Shqipëri, sa herë që vetë ka krijuar probleme në dëm të interesave tona kombëtare, Janullatosi nuk ka marrë kontakte asnjëherë me udhëheqësit shqiptarë. Përkundrazi, duke mos i njohur këta si udhëheqësit e vendit,ai, në raste të tilla, ka kontaktuar me udhëheqësit grekë. Për këtë dëshmojnë ngjarjet me rastin e zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit, kur, pas shqetësimeve që lindën brenda vendit, Janullatosi nuk kontaktoi as me presidentin Moisiu, as me kryeministrin Berisha, por shkoi e kontaktoi menjëherë me kryeministrin grek Karamanlis. Të njëjtën gjë bëri Janullatosi edhe në rastin e zhurmës që u bë për të ashtuquajturën kishë e Shën Thanasit, duke nxituar për në Athinë, drejt e në kabinetin e Janullatosi ka ngritur kisha ortodokse edhe atje ku nuk ka asnjë këmbë ortodoksi, siç është rasti i kishës ortodokse që ka ngritur në Fratar të Mallakastrës.
Janullatosi nuk ka organizuar as edhe një meshë të vetme në nderim të figurave të shquara të ortodoksisë shqiptare që u mallkuan dhe u masakruan barbarisht nga kisha shoviniste greke dhe as në nderim të themeluesve dhe të kryepeshkopëve të saj, si imzot Noli, Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi. Por ama Janullatosi, në gusht të vitit 2014, në Kolkondas të Fierit, organizoi një meshë madhështore në nderim të armikut të betuar të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, Kozmait të
Etolisë. Kjo meshë ishte një fyerje e rëndë dhe një poshtërim i pastër që Janullatosi i bënte mbarë kombit shqiptar ditën për diell.
Ne mendojmë se misioni i Janullatosit në Shqipëri duhet vlerësuar jo vetëm si i shteruar, por edhe si i tejkaluar, sepse, nisur nga faktet e lartpërmendura, mund të thuhet me bindje të plotë se ai ka kohë që është shndërruar në shkaktar për rrezik përçarjeje fetare në vendin tonë.
Ne mendojmë se ka ardhur koha të rithemelohet Sinodi i Shenjtë dhe në krye të Kishës Ortodokse Fanoliane të Republikës së Shqipërisë, të zgjidhet një Kryepeshkop Shqiptar, duke iu përmbajtur Statutit të vitit 1929. Ne dëshirojmë të vihet sa më parë në jetë deklarata e kryeministrit Rama, i cili, pas zhurmës që bëri Janullatosi në bashkëpunim me Athinën për kishën e Shën Thanasit, deklaroi shprehimisht: “Do ta rindërtojmë kishën, ishte djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë”.
Nga sa më sipër, rezulton se Janullatosi ndodhet në Republikën e Shqipërisë me një mision politik që ia ka ngarkuar kisha ortodokse greke dhe Athina zyrtare, me qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Me këtë mision, Janullatosi e ka shndërruar Kishën Ortodokse Fanoliane në një filial të kishës ortodokse greke. Këtë e dëshmon më së miri deklarata e historianit grek Nikolas Stavros në librin me titull “Ballkani dhe ballkanasit e rinj”, në të cilin shkruan shkoqur fare: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek.
Ne dëshirojmë që Ju, si udhëheqës të Republikës së Shqipërisë, të merrni shembull nga ish-kryeministri Pandeli Evangjeli në vitin 1920, i cili i dha një mësim të mirë pararendësit të Janullatosit, duke e dëbuar nga Shqipëria, sepse kërkonte t’u mbushte mendjen qytetarëve të Korçës se ata na qenkeshin grekë.
Për Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria”, Vlorë
Albert Habazaj Ahmet Demaj
Sekretar Kryetar
Vlorë, 18 shtator 2015
*Kjo Përkujtesë u është dërguar tre personaliteteve të vendit: Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe deputetit të Vlorës Koço Kokëdhima, më 18 Shtator 2015, me letër me përgjigje; na është kthyer përgjigjja vetëm për marrjen e të katër letrave më datën 21 shtator 2015. Pritëm një gjysmë muaji dhe, meqenëse nuk pati reagim nga të mëdhenjtë tanë, më datën 06 Tetor 2015 e nisëm Përkujtesën në disa nga gazetat kryesore që botohen në Tiranë, si: “Telegraf”, “Panorama”, “Dita”, “Shekulli”, “Sot”, “Zëri i Popullit”, “55”, “Nacional” e ndonjë tjetër, por deri më sot asnjëra prej tyre nuk e botoi. Kështu që po e dergojmë gazetave qe publikohen online, edhe jashte evndit..
Nderim për botuesit online!
Vlorë, 17 tetor 2015
E DREJTA E ÇAMËRISË E NIS NDËRKOMBËTARISHT ZGJIDHJEN
Nga MSc. Albert HABAZAJ*/
Popullata Çame akoma nuk i ka fituar të drejtat e saj demokratike e qytetare si komunitet ndaj të cilit është ushtruar gjenocid, dhunë, bastisje, vrasje, masakra masive, shpërngulje me forcë nga shfarosësit kriminelë të gjenocit grek (1913, 1944). Së pari, Çëshja e Çamërisë zgjidhet duke e ndërkombëtarizuar problemin e madh që ka një shekull e kusur që ka ngecur e bën prapa. Bota duhet ta njohë gjenocidin që është ushtruar ndaj kësaj popullate në dheun e saj. Duhet ta dijë bota çfarë ka ndodhur atje, kur, pse dhe nga kush. Për këtë duhet përgatitur dosja e duhur dhe të paraqitet në organizmat përkatëse ndërkombëtare. Është një punë titanike, sidomos në rrafshin diplomatik, së pari, për të bërë njohjen e saj ndërkombëtarisht, për të sensibilizuar opinionin qytetar botëror, për të fituar solidaritetin ndërkombëtar dhe në vijim, me kryerjen e tre fazave të tjera të kuartetit realizues të Çëshjes Çame, të cilat i ka përcaktuar qartë me platformën e të drejtës ndërkombëtare diplomati i njohur Prof. Dr. Lisen Bashkurti. Gjykoj se Çështja Çame është e mprehtë, delikate, kërkon trimëri mendimi e gjykimi, por s’është rebus i pazgjidhshëm. Zgjidhet në kohë dhe në hapësirë, duke e shqyrtuar gjendjen vertikalisht ngushtë dhe në thellësi, jo duke u hapur si vaji në lakra, jo duke u hallakatur me problem të rëndësisë së dorës së dytë. Nëse dikush nëpër tryeza të rrumbullakta mendimmëdha, edhe të nivelit sipëror të Tiranës, kërkon që me një gur të “vrasë” jo dy por dhjetë zogj, e ngatërron më keq dhe e bën tallavà Çështjen. Vërtet që duhen ekspeditat dhe konferencat, vlen të studiohet sociolektika e bashkësisë, por sipas vendit kuvendi, na mëson urtësia popullore dhe çdo gjë ka kohën e vet. Në rend të ditës sot është ndërkombëtarizimi i Çështjes Çame. Strategjia, që realizon Lirinë e Çamërisë është e qartë dhe periodizim me katër fazat e saj është i mbarënjohur dhe i miratuar edhe nga Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë. S’kemi pse e bëjmë kokolëmsh Çështjen, se pastaj do na thonë: Ku ishe ?- Asgjëkundi.- Çfarë bëre? – Hiç asgjë. Që të mos na qërtojë koha dhe të nesërmit tanë, po e përsëris që ne duhet të kuptojmë se ora punon për Çështjen dhe ne duhet të punojmë për të. Qafa e Botës (grekët i thënkan “Mavro Mati” (“Syri i zi”) është dëshmitare natyrore e lemerisë shovene, e therjeve barbare, e shpënguljeve me forcë, e karvanëve me mushka, ku qenë ngarkuar një grusht plaçka, aq sa mundën të mirreshin nga shkatërrimtaria greke.
Me një grup veprimtarësh dhe intelektualësh nga Shqipëria, (me banim brenda kufijve shtetërorë, në Kosovë, në Çamëri, në Shkup e Tetovë, Tuz e Ulqin) më datën 29. 09. 2015, ora 11. 30’ në Malieveld Den – haag Holland (Malifed HAGË) u zhvillua një tubim paqësor për të përkujtuar viktimat e genocidit grek ndaj popullsisë të masakruar çame, si dhe për ta bërë më të njohur botërisht padrejtësinë që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet kësaj popullate të shpërngulur nga trojet e veta nga ana e shtetit të sotëm grek, vijim i të djeshëm grek. Morën pjesë dhe mjaft shqiptarë me banim në vendet europiane, sikurse dhe shumë miq e dashamirës nga Holanda, nga Belgjika, nga Italia etj., që shprehën solidaritetin ndaj të drejtës qytetare të popullatës së persekutuar, të masakruar e të përndjekur e masakruar nga shovenët grekë. U grumbulluam atje ku është peshorja e të drejtës ndërkombëtare për t’u bërë tok e për ta sensibilizuar situatën ndër shqiptarët e shpërndarë nëpër Europë, si dhe për t’i bërë të njohur botërisht krimet e padrejtësitë që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen kësaj popullate të shpërngulur nga trojet e veta për tekat feudale të shtetit të sotm grek, që s’është gjë tjetër veçse vijim i atij të djeshmit grek të Venizellosit me co.
U bëmë bashkë atje, në tempullin e të drejtës ndërkombëtare dhe demokracisë, si substancë e bërthamës diellore mbarëshqiptare, sepse jemi pjellë bio e asaj fare origjinale europiane, të pastër shqiptare. Edhe shumë të tjerë qenë bashkuar me ne, në mbështetje të kësaj çështjeje të madhe, të vërtetë, të drejtë. Respekti, detyrimi, kënaqësia dhe dinjiteti qe i përbashkët dhe reciprok ndër ne, për këtë pjesëmarrje me dobi sa historike, aq qytetare. Shkova atje nga Vlora e Labëria dhe në emër të kësaj shoqërie atdhetare – kulturore që përfaqësova shpura zërin zërin e saj specifikatje, në majë të Europës për të mbështetur të drejtën e Çamërisë, duke e cilësuar atë si një zgjidhje të çështjes së madhe kombëtare e qytetare. E vranë dhe e përzunë nga vatra e tyre, nga oxhaku i tyre, nga tymi e nga zjarri i tyre këtë popullatë të pambështejte, se bënë fajtorë pa faj 35 mijë çamër të mirë, të ndershëm, punëtorë e në punë të tyre, për 260 kobaloracionistë të fëlliqur të pushtimit. Ka fakte, ka dokumente, ka imazhe, ka libra të shkruar, monografi nga autorë shqiptarë dhe studiues të huaj, ka filma dokumentarë, ka harta kadastrale, ka gazeta të kohës, të cilat shkruajnë, flasin e tregojnë për gjenocidin, për masaktrat, për vrasjet massive e varret katakombe pa emra, për mijëra fëmijë të pafajshëm çamë, për gra, plaka e pleq çamë të torturuar, të grabitur, të masakruar, të djegur e të v rarë barbarisht, mizorisht, aq sa gjuha jonë e pasur shqipe s’gjen dot fjalë ta shprehë atë mizori shovene. Faktet, dokumentet, imazhet, filmat dokumentarë, hartat, gazetat e kohës, librat monografikë për Çamërinë u evidentuan në atë kuvend burrnie për çështjen çame. Atje filloi puna përgrumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm, të domosdoshëm e të këkuar për plotësimin e dosjes çame. Dosja është prova e duhur në Hagë. Bashkë me të tjerët shkova atje të falënderoj organizatori i atij tubimi paqësor për çështjen çame dhe të jem më krah të fisnikut Festim Avdulla LATO, i cili me Fondacionin Demokratik “Çamëria” e në ballë të tij, ndezi pishtarin për zjarrin e vatrës. Ne duhet ta mbajmë ndezur zjarrin kombëtar, sepse është zjarri ynë, imi, yti, or ti vëlla, oj ti motër, joni, shqiptarisht, drejtësisht, fisnikërisht!
Me një mirësi të bukur u mbledhëm atje, në Holandën magjike të Rembrandit e të Van Gogut, në Holandën e tulipanëve aq simbolikë për universin njerëzor, në Holandën e kolonel Tomsonit, që aq përkushtueshëm u përpoq për Shqipëri, në Holandën e ëndërruar qytetarisht. Të gjithë një zëri u shprehëm: Faleminderit Holandë që na pret! Mirënjohje Mbretërisë dhe shteti holandez! Mirënjohje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që është për ne tempulli i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Demokkracisë. Shprehëm respekt e mirënjoje partnerëve të nderuar, shteteve të mëdha europiane, gjermanisë, Austrisë, Italisë, Anglisë, edhe Belgjikës etj., që po efaktorizojnë çështjen tonë në dobi të zgjidhjes së saj, në interes të së drejtës ndërkombëtare civile. Mbi të gjitha i thamë Faleminderit Lidershipit të përbotshëm dhe Mirënjohje sipërore Partnerit strategjik, SHBA, që për një shekull e më shumë ka mbështetur Çëshjen tonë kombëtare nga Vlora e Ismail Qemalit dhe Kosova e Hasan Prishtinës e Isa Boletinit. Në fjalën time falënderova të gjithë pjesënmarrësit në tubim, që me praninë e tyre fizike e shpirtërore ndaj çështjes came, u bënë mbështetje konkrete e misionit në kuadër të zgjidhjes së të drejtave të mohuara, për gjenocidin masiv, për krimet ndaj popullatës çame dhe përzënien me dhunë të tyre nga dheu i të parëve. Duke i falënderuar vëllezërit shqiptarë edhe për besimin që kanë e kemi, se këtë çështje do ta çojmë pëprpara, duke filluar qysh me këtë bulëz ndërkombëtarizimi të saj, theksova: Sa e thjeshtë e sa elementare kjo kërkesë e drejtë jona, që si starti i kërkesave të qytetarisë demokratike na del dhembshëm nga shpirti i përgjakur keq, me një krenari të paulur, me dinjitet për t’u legalizuar edhe Shqiptaria në gjendjen Civile të Europës, në hartën e Qytetërimit Universal. Ne kërkojmë zgjidhjen e çështjes came me të drejtën e Zotit. Burrat e Çamërisë e Shqiptaria mbarë duhet ta ngrenë zërinqë të korrigjohet padrejtësia e shovinizmit grek të vitit të mbrapsht 1913 dhe të famëziut grek të dimrit 1944, sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen asnjëherë. Sot ora punon e rreh për dritën e çështjes çame. Edhe ne të punojmë për këtë orë të bekuar. Në emër të gjakut të dedhur për Vatrën, për zjarrin e ndezur, për zjarrin e pashuar shqiptar kërkuam në Hagë, në atë kuvend shqiptarisht burrnor në kontekst e jo më pak europianizues, që unë u prezantova, kërkuam, edhe sot e nesër e deri në zgjidhje, kërkojmë njëzëri e botërisht të drejtën e Çamërisë. Në atë kuvend gjykimtar të 29 Shtatorit 2015, në Malieveld Den – haag Holland (Malifed HAGË) u diskutua, u miratua dhe u krijua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, me 50 firmëtarët nismëtarë të kësaj lëvizjeje civile dinjitoze e demokratike. Kryetar i Këshilli Ndërkombëtar të Çamërisë u zgjodh veprimtari Festim Lato, ndërsa sekretar i përgjithshëm Prof. Dr. Lisien Bashkurti. Të drejtën e kësaj popullsie me etnitet shqiptar, në kohë dhe në hapësirë, e kërkkuam dhe e kërkojmë me periodizimin e duhur, me të katër fazat përkatëse, si zgjidhje të Çështjes së Madhe Shqiptare, si vendosje e dinjitetit të merituar në vend. Çështja çame është një çështje që nuk harrohet, por ndriçohet, sepse Çamëria ekziston, rron, ngrihet dhe ka mbështetje e zgjidhje edhe nga SHBA, edhe nga Gjermania e Holanda, edhe nga Europa…Kemi besim… Kemi besim, sepse jemi pak e jemi shumë. Si grushti i dorës, që kur e hap, gishtat bëhen yje, kur i mbledh bëhen grush për Çështjen e Madhe…
Tiranë, e diel, 11 Tetor 2015, 10.30’
****
Nga MSc. Albert HABAZAJ*

***
DIELLI, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR
DIELLI, GAZETA ME E VJETER E BOTES SHQIPTARE, NUMER SPECIAL PER 28 NENTOR/
Gazeta 106 vjecare, DIELLI, zeri i Vatres,me e vjetra e Botes shqiptare, qe ende botohet ne SHBA,me rastin e 103 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, do te publikoje nje numer special, festiv, me ngjyra, kushtuar Dites se Flamurit.Gazeta do te kete 120 Faqe. Pa mbeshtjen e shqiptareve, dalja e ketij numri eshte e pamundur.Pranojme shkrime origjinale qe lidhen me Pavaresine, Flamurin Kombetar, firmetaretetj. Klikoni mbi titull dhe do te lexoni detajet dhe thirrjen e Editorit te Gazetes”Dielli”. Falenderojme bashkepunetoret tane ne vendlindje apo ne Mergate, korrespondentet,mbeshtetesit,te gjithe vatranet dhe biznesmenet, qe me kontributin e tyre kane mbajtur gjalle kete regjister historik te shqiptareve te Amerikes, qe nga 15 Shkurti i vitit 1909. Faleminderit!
Editori Dalip Greca