• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETEVENDOSJA: POLICIA BASTISI ZYRAT E DEPUTETEVE TANE

October 9, 2015 by dgreca

–Policia i thërret për t’i marrë në pyetje/

PRISHTINË, 9 Tetor 2015/ Lëvizja Vetëvendosje sapo njofton se, “sot rreth orës 18:00, pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka ndodhur një akt i paprecedent i ushtrimit të pushtetit autoritar”.“Policia e Kosovës e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë e organit përfaqësues të sovranit, ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, “Policia e Kosovës përveç bastisjes, ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend”.
“Ne ia bëjmë të qartë Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit se veprimet e tilla si dhe kërcënimet për arrestimin e deputetëve Albin Kurti dhe Albulan Haxhiu do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe përgjegjësia për këtë i mbetet vetëm pushtetit”, thuhet mes tjarash në njoftimin e LVV.Nga grupi parlamentar i LVV dje është hedhur edhe gaz lotësjellës  në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i sesionit vjeshtor, në një prej të cilave ka pasur edhe gjuejatje me vezë drejt kryeministrit.Në kundërshtim të 4 marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita kosovare ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa ka paralajmërtuar edhe protesta në rrugë./b.j/

 Njoftimi i plote i LVV:

Bastisen zyrat e deputetëve të VETËVENDOSJE!-s, Policia thërret deputetët për t’i marrë në pyetje

Sot rreth orës 18:00, pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka ndodhur një akt i paprecedent i ushtrimit të pushtetit autoritar. Policia e Kosovës e cila duhet të sigurojë paprekshmërinë e organit përfaqësues të sovranit, ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Policia e Kosovës përveç bastisjes, ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend.
Ky presion ndodh, pikërisht pas dorëzimit të padisë për Armend Zemajn, i cili ka shprehur publikisht qëllimin e tij për të goditur me gotë të qelqtë deputetët e VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i dëmtuar fizikisht ata ndërkohë që Policia asnjë veprim nuk e mori ndaj tij.
Këto ndodhi të papranueshme vijnë menjëherë pasi që Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizoi një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit. Siç duket, Kadri Veseli po e përdor takimin me ambasadorët e Kuintit për të legjitimuar shtimin e represionit dhe dhunimin e opozitës. Ish-kryetari i SHIK-ut u përpoq për disa ditë të përdorë maskën demokratike e paqësore, por tashmë përballë vendosmërisë së opozitës, Veseli po e shfaq sërish fytyrën e tij të vërtetë, atë të vjetrën!
Pas thirrjes dhe presionit publik që ditët e fundit kryeministri Mustafa ia ka bërë policisë dhe gjyqësorit që të angazhohen kundër aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës, këta institucione janë vënë krejtësisht në shërbim të pushtetit.
Mustafa, i cili veten e vet e ka vënë krejtësisht në shërbim e në mbrojtje të Zajednicës, tashmë po e vendos edhe Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Sistemin Gjyqësor po ashtu në mbrojtje të projektit më të dëmshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Por çdo përpjekje e tillë do të dështojë. “Zajednica” nuk do të kalojë!
Ne ia bëjmë të qartë Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit se veprimet e tilla si dhe kërcënimet për arrestimin e deputetëve Albin Kurti dhe Albulan Haxhiu do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe përgjegjësia për këtë i mbetet vetëm pushtetit.

Filed Under: Komente Tagged With: e deputeteve tane, policia bastisi, vetevendosja, zyrat

Ka Nderruar Jete ne New York Anton VULAJ-Sot Priten Ngushellime

October 9, 2015 by dgreca

Foto: Anton Gjergj Vulaj -5 Shtator 1971 – 6 Tetor 2015/

Antoni ishte duke luajtur futboll me shoket e Tij/

Ne nje Njoftim te Familjes Vulaj njoftohet komuniteti shqiptar se Anton Gjergj Vulaj ka nderruar jete me 6 tetor 2015.Ja Njoftimi i plote:Lajmrojmë komunitetin tonë Shqiptar, se pa pritmas vdiq në moshën 44 vjeçare Anton Gjergj Vulaj.

Trupi i të ndjerit do të pushojë në Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Avenue
Bronx, New York 10469.
E PREMTE, 09Tetor2015) prej orës 2:00pm e deri 9:00pm.

Të Shtunën, me 10 Tetor 2015 në ora 10:00am; do të bartët te Kisha Zoja e Shkodres, 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale New York 10530; mbas Meshës do të përcjellet për në vorrezat e Gate of Heaven Cemetery, 10 Stevens Avenue, Hawthorn NY 10532.

Antoni pastë dritë Krishti e pastë në parriz, e familjes Zoti i dhashte force.

____________________________________________
Death Announcement

Anton Gjergj Vulaj
Sep 5, 1971 – Oct 6, 2015

Visiting hours will be held on Friday, October 9, 2015 from from 2:00 – 9:00 P.M. at Farenga Bros. Funeral Home 920 Allerton Ave., Bronx, NY 10469.

Mass of Christian Burial will be held on Saturday, October 10, 2015 at 10:00 A.M. at Our Lady of Shkodra Church, 361 West Hartsdale, Hartsdale, NY 10530. Interment will follow at Gate of Heaven Cemetery, Hawthorne, NY.

Eternal rest grant unto Anton, O Lord, and let the perpetual light shine upon him. May the souls of all the faithful departed, through the mercy of God, rest in peace. Amen.

ISHTE DUKE LUAJTUR FUTBOLL

Ne nje postim nag Presidenti i Ansambilit Bashkimi Kombetar, Gjergj Dedvukaj ne facebook shkruhet se Antoni ishte duek luajtur futboll, kur ne castin e mbrame. Ja informacioni dhe ngsuhellimi qe percjell Dedvukaj:Ansambli Folklorik Bashkimi Kombetar mori lajmin e hidhur per vdekjen e pa pritur te antarit te ansamblit, tash me te ndjerit, Anton Vulaj.Vdekja e tij e pa pritur erdhi perderisa ai ishte duke luajtur futboll me shoket e tij. Antoni ne ansamblin Bashkimi Kombetar nuk ishte vetem nje antar, por gjithashtu ai ishte edhe valltar, organizator, krijues, ideator, ku gjithashtu ai krijoj edhe amblemen e bashkimit kombetar.

…

Ai shkelqeu ne festivalin e Gjirokastres, ne ate te Berlinit dhe gjithe andej ne diaspore. Ai ishte i vecant per organizimin e ansabmlit ne cdo pikpamje.

Ju shprehim ngushellimet me te perzemerta dhe me te sinqerta familjes se Antonit,anetareve te Bashkimit Kombetare. shokeve dhe dashamireve.

Me gjithe respektin Bashkimi Kombetar

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anton Gjergj Vulaj, KA NDERRUAR JETE, ne Nju Jork

PLAGA E KAHMOTSHME E TROJEVE SHQIPTARE

October 9, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA*/

 Më vjen në mendje një kullë e lartë atje në veri të Shqipërisë, që ata të cilët e kanë ndërtuar dhe e kanë kthyer në Muze e quajnë ndryshe “Kulla e Ngujimit”. Gurët e heshtur të saj dëgjojnë përtej atyre fushave dhe maleve për frikën se cili anëtarë do të ketë radhën të viktimizohet, aq edhe shpresën për shërim të kësaj plage. Në këtë prag kulle nga më të rrallët në Evropë e Botë, poetët, shkrimtarët, regjisorët, sociologët, kompozitorët, filozofët e kombit tonë e më tej mund të frymëzohen në artet e tyre dhe në atë që mund të bëjnë më mirë. Jo thjesht si e kaluar, por edhe si ardhmëri. Për ironi shumë filma me këtë temë në botë kanë fituar çmime nga më të mira e më të pagueshmet. Por le të  sjellim ndërmend fakte të cilat janë të njohura, por ne vetëm mund të  parafytyrojmë, apo bashkë ndjemë, por sa dimë se si i përjetojnë ato qindra e qindra familje, ato Burrnesha stoike me pamjen e tyre e dhëmbjen pa kufi, që e lidhin jetën me të burrit të mos bëhen pre e plagës së gjakmarrjes, e shpesh duke mos i trembur as nga rreziqe. E pra aty dhe brenda nesh jeton kjo plagë e madhe sociale, që do jo një, por disa kirurgë mendjesh, ligj dhe shtet ta luftojë, shumë kohë e kujdes shoqëror për ta shëruar e për të mos mbjellë kurrë më varre të pafajshme.

  Gjakmarrja, kjo hije e zezë, secilin nga ne pavarësisht formimit intelektual, na përcjell në vazhdimësi, përgjegjësinë dhe mundësinë që të bëjmë më shumë në mbylljen e këtij fenomeni. Shpesh, ajo përkufizohet edhe nën hijen e varfërisë shpirtërore, të mbajtjes në kuadratin e paditurisë dhe ushqimit të vazhdushëm me mediokritete njerzore. Por edhe ligjet kanunore janë shpërfillur dhe po vriten për hakmarrje gra dhe fëmijë. Ndaj, ky koncept keqpërdoret, duke e humbur kuptimin e mirfilltë të tij në mendime e labirinte keqardhjesh. Me rrënjët e saj sa të hershme, për fat të keq, aq shumë po përsëritet dhe si rezultat  secilin  prej nesh e vë para dilemës:

  • Ku jemi ne si shoqëri e qytetëruar?!

  Natyrisht pas saj vijnë shumë pyetje retorike e një mozaik përgjigjesh të cilat këtë paradoks e rrëfejnë në mënyrën sa kanunor, logjik, tradicional e shkencor, por çështja mbetet me përmasat sa në rritje, po aq edhe e pazgjidhur. E mora guximin dhe urtësinë për të shkruar për gjakmarrjen, duke e trajtuar edhe në retrospektivë, e që gjithnjë e më shumë po merr përmasa shqetësuese.

   Kultura jonë e lashtë në rrjedhën e shekujve ka mbartur në shpinën e saj shumë anë pozitive, që kanë legjitimuar fytyrën e vërtetë të kombit, krahas anëve negative. Në pamundësi për ta pasur legjislacionin e tyre, të parët tanë, kanë qenë të detyruar t’i zbatojnë kodet dhe normat kanunore të hekurta, rrjedhimisht të krijuara për t’i rregulluar çështjet e tyre të brendshme brenda një fisi, vendbanimi, krahine apo edhe një territori të caktuar. Traditat zakonore dhe kanunet si ai i Lekë Dukagjinit, i Bendës, i Skënderbeut, i Labërisë futën në kulturën tonë të përgjithshme edhe elementë që morën karakterin e ligjeve morale dhe të shkruara. Influencë veçanërisht pati sidomos në zonën e Veriut, Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku sanksionoi në mënyrë barbare zakonin e gjakmarrjes edhe nga fanatizmi i shekujve. Kanuni i Lekë Dukagjinit, ky monument i lashtë i kulturës shqiptare, për kohën kur është krijuar, luajti rol pozitiv në rregullimin dhe vlerën e normave shoqërore në zonat malore shqiptare me një të kaluar historike tepër shtypëse. Nuk duhen harruar kalvarët e dhembjeve, historitë tragjike deri në shuarje familjesh edhe pse dikur përkujdesej fisi, grupi fisnor,në rrethanat e sotme të zhvillimit global të shoqërisë, kjo plagë e kamotshme dhe rëndë e trojeve shqiptare, mjerisht është aktuale e dëmshme dhe e tejkaluar. Gjatë historisë, në kohët e vështira, ishte i madh edhe rreziku i asimilimit si komb nga pushtuesit me përpjekjen anarkiste të tyre për zbehjen e ndjenjës kombëtare, por edhe me zhvatjen, zaptimin e trojeve, pasurive. Ata e shfrytëzuan gjakmarrjen për qëllime përçarëse dhe sunduese. Mungonte shteti i mirëfilltë dhe autoriteti i tij në çështjet e pazgjidhura kishte krijuar shkaqe të precetenta me ngjarje të rënda e pastaj me gjakmarrje, shkurt larje hesapesh, shkatërrime prone, dënime të rënda. Por edhe kur u krijua shteti shqiptar, legjislacioni në vite, qoftë në pjesën e Shqipërisë, por edhe në trojet e tjera: Kosovë, Maqedoni, Malit të Zi ku jetojnë shqiptarë, nuk ishte në përputhje me interesat kombëtare, deri edhe një lufte të brendshme arkaike, pro osmane të individëve karrieristë, ndaj edhe besimi në popull në të ishte shumë i vogël. Edhe në këtë kontekst historik, sado që në Shqipërinë e 50 viteve të diktaturës komuniste, gjakmarrja pësoi zbehje e thuajse u zhduk, për shkak edhe të pasojave ligjore e dënimeve të rënda, burgimit, internimit, persekutimeve, ky fenomen u rizgjua e vazhdon të jetë me dhembje pas viteve ’90, kur erdhi demokracia dhe të marrë përsëri jetë shqiptarësh. Nga frika e thellë e gjakmarrjes, familje të tëra sidomos në zonat malore, janë detyruar të ngujohen brenda burgut shtëpiak, larg realiteteve të jetës dhe botës njerëzore, duke i viktimizuar edhe fëmijët me arsimimin, shkëputje nga bota e lojërave me shokë, ndrydhje e ëndrrave të tyre si një plagë e pashtershme dhe kosto e pariparueshme për shoqërinë tonë, por edhe të krijoj largime të atyre që munden nga trojet e tyre, drejt rrugëve emigruese në kërkim të një vendi të qetë, pa preokupimin se një ditë do i shfarosin burrat, fëmijët, vazhdimësinë e brezave.

  Mjerisht, pothuajse përherë në media të shkruara dhe elektronike, publikohen vrasje me motive të gjakmarrjes, kronika të dhimbshme televizive apo shkrime për ngujime të familjeve në krahina të ndryshme, kryesisht në Veriun e Shqipërisë, duke treguar edhe për pasojat që ka lënë ky fenomen ogurzi. Ai vazhdon të mbetet akoma si një sanksion i “ligjëruar” nga vetë njerëzit me gjithë lëvizjen demografike të tyre. Ndaj, akoma nuk është bërë e mundur çrrënjosja definitive e ketij fenomeni,përkundrazi,ai po mbartet rigorozisht. Ne një vend ku nuk funksionon ligji inkurajohet hakmarrja, ka humbur besimi,është vrarë ëndrra dhe shpresa. Edhe politika për të kryer përfitimet dhe privilegjet e saj e ndonjëherë edhe të kontestuara ka shfrytëzuar kanunin për interesa, duke acaruar marrëdhëniet në përgjithësi të komunitetit. Duhet theksuar se do të ishte e udhës dhe një alarm jo vetëm për institucionet shtetërore, nëpërmjet organeve të tyre ligjvënëse e zbatuese, por edhe për shoqërinë civile që të veprojë shpejt me përgjegjësi morale dhe kombëtare në çrrënjosjen e kësaj plagë të hershme shekullore. Janë krijuar shoqata kundër gjakmarrjes me motivin: Stop gjakmarrjes, të cilat me format e tyre sensibilizuese në periudha të caktuara kohe a ndoshta pas ndonjë vrasje makabre, deri në peticione e grumbullim firmash jo vëllavrasjes, synojnë në një ndërgjegjësim të këtij fenomeni të frikshëm e shqetësues për kohën, por janë kthyer në disa raste si biznese kriminale e fitimprurëse në rrënime ekonomike të dëmshme për xhepin e fajtorëve e ndonjëherë edhe pa shkak të dënimit. Fatbardhësisht për këtë, kemi edhe shembuj kuptimplotë humanizmi e përgjegjësie atdhetare sidomos në kohë okupimesh, periudha tranzicioni të shoqërisë. Në kohën e represionit të thellë fizik e verbal në Kosovë nga lukunia e ideologjisë sllave, rinia atje u mobilizua në pajtimin e gjaqeve. Pati shumë raste të gjakmarrjeve dhe me peshën e fjalës në kuvende burrash si shërim për shpirtrat e trazuar, misionarët i pajtonin duke falur gjakun njeri – tjetrit. Mjafton të kujtojmë këtu disa personalitete fisnike si Anton Çeta në Kosovë, Pal Kuka, Palok Lumi, Pashko Toma të njohur në zonën e Veriut të Shqipërisë, duke hyrë në histori për shpirtin njerëzor e urtësinë proverbiale.

    Jeta vlen të jetohet. Gjakmarrja kjo fjalë e rëndë dhe e frikëshme le si një shkretëtirë vetëm dhimbje. Andaj në përputhje me vlerat e civilizimit evropian, për të mirën e Kombit, duhet të veprojmë dhe punojmë më shumë për zhdukjen e kësaj plage shekullore, që kullon përditë gjak, mjerim shpirtëror e ekonomik. Le t’i shtojmë jetës angazhim të madh të shoqërisë sonë me forcimin edhe të shtetit ligjor, por edhe duke e luftuar në mënyrë të ndershme këtë fenomen, pa u bërë ndikues të së keqes së pamoralshme, për të dëshmuar se jemi vërtet popull fisnik dhe i qytetëruar i sofrës së madhe evropiane me besimin dhe shpresën për brezat e ardhshëm, se gjakmarrja do të jetë thjesht një fjalë e mbetur në arkivin e kohës.

*Ne Foto:“Kulla e Ngujimit”.

Filed Under: Analiza Tagged With: E TROJEVE SHQIPTARE, Pellumb Gorica, PLAGA E KAHMOTSHME

GJERMANIA- Të gjithë shqiptarët do të kthehen

October 9, 2015 by dgreca

Gjermania do të kthejë të gjithë azilantët shqiptarë me ritme të shpejta për shkak se kërkon kapacitetet e lira në kampe për strehimin e sirianeëe. Deklarata u bë në Rinas në pritje të 50 azilantëve nga Sekretarja e Shtetit për Europën dhe rajonin e Landit të Bavarisë, Beate Merk.

“Më duhet të them që jemi të detyruar ta bëjmë këtë gjë, sepse duam të ruajmë kapacitetet tona të lira, pikërisht për ata njerëz që vijnë nga vende ku ka situata ekstreme, siç është Siria. Ndaj dhe kam ardhur në Shqipëri sot për këtë arsye, për ta diskutuar çështjen me politikanë të lartë dhe të kërkojë ndihmë edhe prej tyre që kthimet të jenë sa më të shpejta”, thotë Merk.
 Zonja Merk shpjegoi për të gjithë shqiptarët heqjen e parave kesh për azilantët dhe ndihmë minimale për ta në veshmbathje dhe ushqime. 
“Nuk do të ketë më mbështetje financiare në kesh, por vetëm në shërbime, ushqime dhe veshmbathje në nivel minimal dhe nuk do lëshojmë më leje pune. Të gjithë shqiptarët që keqpërdorin këtë mundësi duke kërkuar azil ekonomik nuk kanë më asnjë mundësi. Të gjithë do të kthehen. Kjo është hera e dytë që vij në Tiranë për të diskutuar dhe informuar për lëvizjet e forta të shqiptarëve drejt Gjermanisë. Para pak javësh kryeministri shqiptar Rama diskutoi me kryeministrin bavarez dhe sot kam ardhur të them se kemi filluar zbatimin e të gjitha masave që kemi deklaruar për kthime të shpejta të shqiptarëve”, thotë ajo.  
Merk shton se gjatë këtij viti në Gjermani kanë kërkuar 38 mijë shqiptarë azil ekonomik dhe që të gjitha ata do të kthehen mbrapsht.

Filed Under: Emigracion Tagged With: do të kthehen, GJERMANIA- Të gjithë shqiptarët

ILIRIANA SULKUQI:Pa kur fshihem te Poetet/ Jam te Zoti/ Me Profetet

October 9, 2015 by dgreca

Krijuesit ne Diaspore- Poezi e rrjedhshme me plot frymezim- Mbresa nga poezia e Iliriana Sulkuqit/

Nga Sadik ELSHANI/

“Pa kur fshihem te Poetet/

Jam te Zoti/

Me Profetet”/-(Iliriana Sulkuqi, Kredo poetike)/

Iliriana Sulkuqi e ndien veten shume mire, te qete ne gjirin e poezise, ne shoqerine me vargjet, rimat e strofat, figuracionin e pasur ­ lenda dhe veglat me te cilen thuret poezia e mirefillte, poezia e vertete. Poezia e saj eshte plot frymezim, mjaft dinamike dhe e rrjedhshme ­ shprehet che shijohet me nje fryme, te ngjalle ndjenjat e dashurise per te bukuren ne jete, per poetiken e jetes.

Rrjedh me ndjenja te thella e te ciltera nga nje shpirt i paster, nga nje zemer e gjere, nga nje dashuri e pakufijshme per te bukuren, per cdo miresi njerezore. Ne poezine e Iliriana Sulkuqit nuk ka fjale te teperta, ajo eshte e sakte si notat ne kompozimet muzikore te Mocartit dhe gjithmone e shpreh poetiken e castit, poetiken e jetes. Ajo me shkathtesi, me mjeshteri te rralle e kap ate castin e caktuar, castin e duhur, ate cast qe nxit dhe prek, ngacemon imagjinaten e lexuesit, madje e merr ne krah dhe e shpie lexuesin ne labirinthet magjike te poezise. Eshte kjo poezi qe te perkujton dhe te sjell perpara syve pikturat magjepse te impresionisteve, te cilet me ore, apo dite te tera prisnin me durim per ta kapur ne pelhurat e tyre ato caste mbreselenese e te paperseritshme, ate tonin, nuancat e caktuara te ndricimit te diellit, ato pejsazhe qe nuk mund te pershkruhen me fjale.

Vargjet e Ilirianes, vargje qe rrezatojne dashuri, e kane ate ndjeshmerine, intimitetin e poezise se Eseninit, ngrohtesine e poezise se Dritero Agollit dhe magjiken e poezise se Zhak Preverit. Por ajo eshte krejt origjinale ne tematike, frymezim, figuracion dhe tekniken shprehese. Esenini shqiptar eshte nje femer, dhe pa dyshim, ajo eshte poetesha Iliriana Sulkuqi. Ndersa devolliu i pagjume duhet ta beje nje sy gjume pak si i qete, se te Iliriana Sulkuqi, poezia e tij ka nje trashegimtare te denje e besnike.

Ata qe njohin personalisht Ilirianen dhe e njohin mire poezine e saj, menjehere e verejne se ajo eshte e njejta, ne vargje dhe ne jete. Gjitmone e dashur, miqesore, e perzemert, e ngazellyer, e cilter qe rrezaton vlera te larta njerezore. Nga nje zemer e paster, nga nje shpirt fisnik rrjedh edhe poezia e bukur. Nje fjale qe me shpesh e degjon nga goja e Ilirianes eshte: dashuri. I deshirojme Ilirianes qe ta na dhuroje edhe shume e shume caste te hareshme poetike!

Filadelfia, tetor, 2015

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro ­ amerikane.

Filed Under: ESSE Tagged With: "Pa kur fshihem te Poetet/ Jam te Zoti/ Me Profetet", Sadik Elshani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3467
  • 3468
  • 3469
  • 3470
  • 3471
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT