• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Studiuesi i madh, Aristidh Kola, njeriu i madh i Shqiptarisë

October 9, 2015 by dgreca

Pregatiti per DIELLIN: Ing.Teuta Lenja/

Në këtë përvjetor të pesëmbëdhjetë, nuk kemi si mos të kujtojmë Mikun tonë të nderuar, studiuesin e madh arvanitas, të përmasave kombëtare e ndërkombëtare, Aristidh Kola. Nuk ka shqiptar, i cili, e cila ka jetuar në Athinë , qoftë në Atikë apo periferi, para viteve 2000 që të mos ta ketë njohur Aristidhin personalisht ose të ketë dëgjuar për të Arin, sikundërse i flisnin të gjithë ata që e njihnin nga afer.

Duke u lindur në Thiva, afër Athinës, në një krahinë të populluar totalisht me Arvanitas, gjuha e tij shqipe ishte mjaft e pasur, krahasuar me shumë arvanitas që ne njohëm aty. Me Aristidh Kolën u njohëm në një Panair libri në Ario Pagus, ku, aty, ai paraqitej me një stendë të vetën të Shtëpisë së tij Botuese “Thamiris”. Dhe nuk kishte si mos binte në sy nga ne shqiptarët kjo stendë me titujt e librave të tij si : “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, “Gjuha e perëndive” e tjerë…. Ndalova te stenda, ku ishte një vajzë simpatike, Albana Hysa Prifti, nga Elbasani dhe, pasi bleva librin “Greqia nën kurthin Serb të Milosheviçit”, e pyeta kush ishte shkrimtari. Ajo më tregoi se ku ndodhej dhe kështu u prezantuam. Ari ishte me xhaketë të hedhur supeve dhe, si gjithmonë, me llullën e tij karakteristike… Pas prezantimit filluan diskutimet, sikundërse veprojmë ne shqiptarët që e duam Shqipërinë, kur jemi larg dhe pyesim pambarim. I papërtuar Ari të sqaronte, për çdo gjë. E kishte në majë të gjuhës përgjigjen admiruese.

Më bëri përshtypje mosha aq e re dhe dija e aq shumë gjërave për prejardhjen…. se, zakonisht, këto i dinë gjyshët dhe stërgjyshët e tyre. Te Ari, përveçse diturisë, bashkohej dhe edukata e niveli i lartë, si studiues i thellë në ato që shkruante e paraqiste. Nuk i mbronte shkrimet e tij me fanatizëm, por me argumente shkencore, bindëse. Pavarësisht se në profesion ishte jurist, ishte i apasionuar pas gjuhëve dhe për këtë ai kish ngritur dhe shtëpinë botuese “THAMIRIS” ( e konceptuar nga ana kuptimore “E tha mirë”). Kjo shtëpi botuese merrej kryesisht me botime që kishin lidhje me çështjen arvanitase brenda Greqisë. Të organizuar në një Shoqatë, Arvanitasit e Atikës dhe rrethinat e Athinës, për shumë vite, kishin kryetar të tyre Aristidhin, por, për arsye sëmundjeje, ai u tërhoq dhe kryetar u vu Jorgo nga Halkidha, një tjetër arvanitas shumë i përkushtuar për çështjen shqiptare, në përgjithësi.

Kam marrë pjesë në disa mbledhje të tyre, të cilat në atë kohë ishin të vakta, sepse presioni nacionalist grek ishte shumë i madh, ku kulmin e arriti me luftën e Kosovës. Dhe në mes të asaj “rrëmuje” e reaksioni , në vitin 1999, kur çështja e Kosovës shkaktoi për mediat greke, Ari del në një televizion dhe thotë: “Doni s’doni ju, ne me shqiptarët jemi vëllezër të një gjaku!..”. Kjo thënie e madhe ishte një bombë që i “çorientoi” nacionalistët grekë, sidomos një pjesë të deputetëve injorantë. ( Në këtë kontekst duhet thënë se nuk ka vetëm te ne deputetë injorantë, por edhe në demokraci më të gjëra. T.L.). Që nga ky moment shëndeti i Arit mori rrugën e përkeqësimit total… Ai më thoshte që gjithë kryetarët e Shoqatës Arvanitase janë eliminuar ndër vite (si Ministrat tanë të Brendshëm, T.L.)!…. dhe unë s’do ta kem të gjatë!…”. Atëherë këto fjalë më dukeshin si çudi, por, me kalimin e viteve, kjo duket më se e vërtetë. Madje, e ngacmoja me shaka, duke i thënë: ”Prandaj u tërhoqe nga kryetar, që mos e pësosh?”

Ai ishte njeri me pasion për punën e tij dhe asqë mund ta kuptoj, sesi u sëmur, kaq papritur!… Shpesh thoshte që kam pasë problem para dhjetë vitesh, por prapë dukej njeri i shëndetshëm, energjik me sytë mjaft simpatikë, të cilët shprehnin një shpirt shumë të pasur… I dhurova një libër të Lasgush Poradecit, të botuar në fund të viteve ‘80 dhe, kur shkruante, më thoshte: “ Më lexo vjershën e “Liqerit”…”. E përjetonte në mënyrë të përsosur dhe shprehej: “ Sa bukur, sa bukur!…”. Nuk guxonte ta përkthente, se i humbte bukurinë e vargut “muzikor”.

Një botim interesant i Thamiris ishte edhe revista “BESA”, e cila shkruhej në gjuhën greqisht dhe arvanitase, apo revista tjetër “ARVANON”. Numri i fundit i revistës “Besa” doli në mars të vitit 2000 dhe jo më. Veprimtaria e tij ishte shumë interesante, sepse për asnjë nga botimet e tij nuk ishte botuar për fitim…Një pjesë të të ardhurave, të cilat ai nxirrte nga profesioni, i shpenzonte për këtë çështje… U detyrua ta mbyllte Shtëpinë Botuese, sepse nuk mund t’i përballonte këto shpenzime edhe sëmundjen e tij që asnjëherë nuk e kuptova si erdhi!….

Një ditë më tha: “Teuta, e di pse ne e kuptojmë Odisenë e Homerit shumë mirë?… Sepse ne dimë gjuhën më të vjetër në Ballkan dhe nuk kemi nevojë për përkthime”. Mbante lidhje të rregullta me studiuesin arbëresh Antonio Belusci, në Kalabri të Italisë, për këtë edhe libri i tij i fundit i ishte dedikuar këtij njeriu. Bëmë prezantimin e librit në një nga anbientet Grand Hotel te Odos, Akademias, ku, sigurisht Ari, nuk ishte, sepse ishte i shtruar në spitalin “Evangjelizmos”. Si për ironi të fatit, gjithë ky spital nuk kishte një dhomë për 56 vjeçarin, por e kishin vendosur në holl të spitalit!…

Kur flasim për deduksionet në matematikë nuk duhet të harrojmë se po kështu ndodh dhe në shkencat shoqërore… Aristidhi, vetëm një herë e ka takuar Kadarenë, më 2 shkurt 1998 ne rrugën Sina 32 të Athinës, kur, ky i fundit, prezantoi librin e tij “Spiritus”.*  

Studiuesit e hollë dhe të vërtetë, pavarësisht çfarë rruge ndjekin, arrijnë në të njëjtin konkluzion… Kadare ka shkruar: “Athiniot i vërtetë është ai që di shqip…”. Dhe këtë e kam vërtetuar në një tavolinë në vitin 1998, kur një zotëri, rreth të tetëdhjetave, u ngrit dhe më tha: “Të rrosh sa malet”, ndërkohë që po thoja ca batuta… Dhe të mendosh që gjithë kohën fliste greqisht! Epo, pija bën të vetën dhe thua të vërtetën… Aristidhi ka shkruar: “Përpara se të jesh grek, duhet të jesh arvanitas”. Janë dy thënie nga njerëz të ndryshëm të thëna në vende dhe kohë të ndryshme, por që kanë të njëjtin përfundim…

Kur i thashë këtë gjë Arit që ju të dy thoni të njëjtën gjë, por me fjalë të ndryshme, u mallëngjye.

Ai kishte shumë dëshirë të takonte  Kadarenë dhe kish një plan për në Prishtinë, por sëmundja nuk e la. Hyri në spital për mos dalë më prej andej…Atë vit ishte dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ku u përpoqa me miqtë e tij, të sillnim një grup Arvanitas, por ishte e pamundur. Njerëzit nuk guxonin të organizoheshin… Lufta e Kosovës ju kujtoi grekëve që janë ortodoksë dhe harruan që grekët e vjetër kanë qenë paganë… Porosia e tij e vazhdueshme ishte: “Shkruani kudo dhe kurdoherë…”.

Kur mblidheshim në zyrën e tij të gjithë tregonim ngjarje të copëzuara (sidomos për racizmin grek), por që nuk reflektoheshin diku. Gruaja e tij, Nansi, e mbështeste shumë në pasionet e tij, si nga ana morale dhe financiare. Ai e kish krah dhe të mendosh që ajo kishte biznesin e vet shumë fitimprurës, po në rrugën Filipidhu (Athinë), ku dhe Ari kish zyrën e vet. Djali tij atëherë adoleshent, shumë simpatik, fliste rrjedhshëm gjuhën arvanitase. Them arvanitase dhe jo shqip, se nuk mund të vemë shenjën e barazimit, por të vëllazërisë dhe vazhdimësisë, se gjuha arvanitase ka fjalë më të vjetra, ndërsa shqipja e sotme është më e pastër në kuptim dhe më e re. Ndonjëherë mendoj, për shkak të presionit që Arvanitasit kanë pasur në Greqi, e kanë ruajtur dhe gjuhën kaq mirë. Po t’i krahasosh me Arbëreshët e Italisë, ku qeveritë atje kanë qenë më liberale, ndaj këtyre fenomeneve, gjuha nuk është ruajtur kaq mirë. Çdo e keqe ka të mirën e vet… Ari iku aq i ri , vetëm 56 vjeç, kur për një studiues është mosha e pjekurisë. Na mungon si studiues, si filoshqiptar, si prind … Dhe mbi të gjitha si njeri me dashuritë e shumta që reflektonte nga sytë e tij dhe shpirti i mrekullueshëm. Nuk kam për ta harruar atë të mërkurë (e mërkura e fundit e tij). Kishim ndeshjen me Serbinë (Tetor 2000 futboll, tani që po shkruj prap Tetor bie ndeshja me Serbinë dhe data afërsisht!….  ).

U ngrit nga krevati (i zbardhur komplet për dy muaj!) dhe tha: “Fituam!” Ne fituam atë ndeshje, por humbëm Aristidhin, këtë njeri të rrallë të shqiptarisë.

U prefsh në Paqe Mik…..

 

*Rreshtat në korsi i janë referuar shkrimtarit Kristaq. Sh.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ing Teuta Lenja, Shqiptari i madh, Sristidh Kola, Studiuesi

EDHE SHQIPËRIA,NË VEPRIMTARITË KUSHTUAR 150 VJETORIT TE LIZËS NË BOTËN E ÇUDIRAVE NË NEW YORK

October 8, 2015 by dgreca

Shkrimtaret Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani,dy kontributoret shqiptare në këtë aventurë festive të 150 vjetorit të botimit të parë librit të famshëm të anglezit Lewis Carroll/

Mbrëmja e së Mërkurës e 7 Tetorit 2015 në Cornell Club, në Manhattan, në 44 Street, mes Madison dhe Fifth Avenue, ishte e ngarkuar plot emocione. Së bashku me Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani, që ka ardhë enkas nga Tirana, dy kontributoret shqiptare në këtë aventurë festive të 150 vjetorit të botimit të parë librit të famshëm të anglezit Lewis Carroll,përjetuam një nga ato mbrëmje që mbeten gjatë në kujtesë.Një sallë e mbushur plot me shkrimtarë, përkthyes, gazetarë, editorë, botues, kuratorë, shpesh shpërthente në duartrokitje apo në të qeshura.Mr. Jon Lindseth, General Editor & Exhibition Co-Curator, dhe ligjeruesit e tjerë, sollën të dhëna interesante, statistika, për Lizën dhe botën e  Çudirave, që për 150 vite jo vetëm ka pushtuar botën, por vazhdon të befasojë e intrigojë edhe sot, jo vetëm të vegjlit. Liza… arriti në Shqipëri në fundvitet e Lufëts së Dytë Botërore, por përkthyesit e saj të shkolluar në Perëndim u dënuan nga diktatura dhe së bashku me ta “u burogos dhe Liza” dhe fëmijët shqiptar për më shumë se dy dekada e gjysëm nuk u takuan dot me Lizën, në vitin 1964, u rihap dritarja e saj edhe për të veglit shqiptar, për t’u ndaluar sërish….

Në hartën e përbotshme që ka pushtuar Liza në botën e Çudirave, gjitëhsesi është dhe Shqipëria. Dhe ne shqiptarët që jemi aty duartrokasim sapo në ekran shfaqet harta e Globit dhe me një pikë të kuq është shënuar “Albania”, ku aventuarat e Lizës kanë qenë tepër të vecanta….. Dy shkrimtaret shqiptare, Merita Bajraktari McCormack dhe Lindita Komani, kanë meritën që në këtë përvjetor të 150-të të jetë e përfaqësuar edhe Shqipëria dhe ato janë pjesë edhe të punimeve që shfaqen në ekranin e madh.

Në fund të darkës dhe të prezantimit, z. Jon Lindseth, gjenë pak kohë(edhe pse është aq i kërkuar) t’u kushtojë pak kohë shqiptareve që e përfaqësuan Shqipërinë në këto veprimtari kushtuar 150 vjetorit të Lizës në Botën e Çudirave…madje dhe të pozojë për disa foto për Gazetën Dielli, e vetmja media shqiptaro-amerikane, e pranishme në këtë darkë madhështore.

Në fakt ky vit ka qenë viti i “Lizës në Botën e Çudirave në të gjithë Botën, por veprimtaritë për Amerikën e Veriut kulmuan këtu në New York nga 2 Tetori 2015 dhe do të vazhdojnë deri në 11 Tetor. Kryevepra e Lewis Carroll”Alice in Wonderland”, është nderuar ën Nju Jork në mënyrë madhështore, me ekspozita, panaire,promovime, eskursione, si në Centarl Park, shfaqje filmash etj.

Dielli së shpejti do të sjellë një reportazh të zgjeruar nga këto veprimtari.

 

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: e 150 vjetorit, Liza ne Botene Cudirave, Shqiperia e perfaqesuar

Ambasada e SHBA-ve dënon dhunën në Kuvend

October 8, 2015 by dgreca

*U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament/

*British Ambassador: Violence has no place in democracy/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Tetor 2015/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën  e sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Armët nuk kanë vend në parlamente. Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga  Ambasada e Sh.B.A.-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Më tej theksohet se, dhuna e sotme, së bashku me atë të tre javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. “Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik. Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës”, përfundohet në komunikatë.

October 8, 2015

U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament

 
            The Embassy of the United States of America in Kosovo condemns the violence today in the Kosovo Assembly.  Weapons have no place in parliaments.  The appalling conduct of certain opposition MPs, which necessitated medical attention for other MPs, as well as international observers, including staff from the U.S. Embassy, makes a mockery of one of Kosovo’s most important democratic institutions.  Today’s violence, together with that of the previous three weeks, has prevented the Assembly from fulfilling its mandate to improve the lives of Kosovo’s citizens.  This is not democracy.  This is obstruction of the democratic process.  As we have in the past, the United States strongly urges the opposition to renounce the use of violence as a political tactic and to constructively engage in the important work of the Assembly to advance the interests of the Kosovo people. 

Ambassadori Britanik: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Prishtinë, 8 tetor 2015/ Unë jam i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend, shprehet ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, në një deklaratë të dërguar nga Ambasada, ku më tej thekson:Kjo ishte dhunë. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur  komentimit të  bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës – të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik.Por, ngjarjet e ditës së sotme shkojnë përtej çdo standardi  të demokracisë. Unë nuk mund të besoj se populli i Kosovës  ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur ata punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re. Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës, veçanërisht brenda Kuvendit.

Kosova përballet me shumë sfida. Është në interesin tonë të përbashkët,  Britanisë dhe Kosovës,  për t’i adresuar këto sfida. Por a ndihmojnë këto veprime në përmirësimin e sektorit të drejtësisë?  A merren ato me problemin shumë real të korrupsionit dhe shpërdorimit të institucioneve shtetërore? A ndihmojnë ato për të tërhequr investitorë dhe për të krijuar vende pune? A e ndihmojnë Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare? Unë mendoj se jo. Kështu që, unë ju bëjë thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan./b.j/

 Thursday 08 October, 2015

 British Ambassador: Violence has no place in democracy

 I am appalled by the scenes in the Assembly today. This was violence. It has no place in a democracy. I have avoided commenting on the ongoing political blockade of the Assembly, because I believe that the people of Kosovo, who struggled for years to build something unique in Kosovo, can, should, and must take charge of their own political destiny.

But events today go beyond any standard of democracy. I cannot believe that this is what the people of Kosovo wanted when they opposed oppression, or when they worked with the international community to build a new Kosovo. I was disturbed by use of violence, especially within the Assembly.

Kosovo faces many challenges. It is in our common interest, Britain and Kosovo, to address these challenges. But do these actions help improve the justice sector? Do they deal with the very real problem of corruption and abuse of state institutions? Do they help to attract investors and create jobs? Do they help Kosovo win international recognition? I think not. So, I call on the opposition parties to refrain from violence, and to respect the institutions that they themselves made sacrifices to create.

—-

Misioni i OSBE-së dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

 Prishtinë, 8 tetor 2015/ Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi aktet e dhunës që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës gjatë përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet.

 “Dhuna që pamë sot në Kuvend është e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë. Pamjet shqetësuese të përdorimit të gazit lotsjellës, të deputetëve që kërkonin ndihmë mjekësore dhe incidenteve tjera cenojnë pasqyrën e progresit demokratik në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bllokada institucionale dëmton progresin dhe reformat”, tha Ambasadori Schlumberger.

 “Në Kosovë ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm për debat pluralist dhe unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këto mekanizma e të mos përdorin dhunë”, shtoi ai, cituar në deklaratën e dërguar nga Misioni i OSBE në Kosovë./b.j/

OSCE Mission condemns violence in Assembly of Kosovo

PRISHTINË/PRISTINA, 8 October 2015 – The Head of the OSCE Mission in Kosovo, Ambassador Jean-Claude Schlumberger, condemned the violent acts in the Assembly of Kosovo today during the opposition’s efforts to block the proceedings.

“The violence we saw in the Assembly today is unacceptable and detrimental for democracy. The disturbing images of tear gas being used, Assembly members requiring medical assistance and other incidents undermine the perceptions of democratic progress in Kosovo. At the same time, the institutional blockade is harmful for progress and reforms,” said Ambassador Schlumberger.

“There are sufficient mechanisms in Kosovo for a pluralistic debate and I invite all parties to make use of them, rather than resort to violence,” he added.

—-

Thaçi: Thellë i zhgënjyer me dhunën e ushtruar  në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 8 tetor 2015/ Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, shprehet se është thellë i zhgënjyer me dhunën e ushtruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Sot kanë pësuar edhe ata që ia kushtuan jetën e tyre idesë për një Kosovë të lirë, ku çdokush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, të shprehë mendimin e vet dhe të veprojë për të jetësuar synimet dhe aspiratat e veta, pa u frikësuar se do të dhunohet nga ata që mendojnë ndryshe”, shkruan Thaçi në ‘facebook’.
Opozita, vijon ai, nuk është duke cenuar vetëm demokracinë në Kosovë, por tani ka filluar të cenojë edhe integritetin personal, dinjitetin e madje edhe vet shëndetin e deputetëve të Kosovës.

“E duke sulmuar deputetë, duke penguar punën e Kuvendit, opozita po vepron drejtpërdrejt edhe kundër vet themeleve të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj, jam i zhgënjyer. Ndihem më lehtë vetëm kur shoh që kjo sjellje e papranueshme është duke u dënuar nga të gjithë në Kosovë, duke e lënë opozitën të vetmuar në verbësinë e saj”, shprehet Thaçi.

“I përgëzoj deputetët nga partia ime si edhe ata nga koalicioni qeverisës, si edhe Kryesinë e Kuvendit, që vazhdimisht po tregohen të matur, të kujdesshëm, me dinjitet, dhe po i kthejnë shpinën provokimeve dhe dhunës të cilës po i nënshtrohen në institucionin më të lartë politik të shtetit tonw”, shton ai.

“Nuk do të ketë zgjerim të koalicionit, zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2018, nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimit nga marrëveshjet dhe do të jemi edhe më të vendosur për të punuar për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO dhe për të ruajtur miqësinë e përhershme me SHBA-në. Asnjë presion, shantazh apo dhunë nga kushdoqoftë, nuk do të ndalë konsolidimin e shtetit të Kosovës”, përfundon Thaçi./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada amerikane, denon dhunen, ne Prishtine

Kosovë- Gazi lotësjellës në Kuvendin e Kosovës – DEMOKRACI NE TYM….

October 8, 2015 by dgreca

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga- Dënojmë veprimet e papranueshme që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës për të tretën javë me radhë/

-Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje grupit të deputetëve opozitarë që t’i japin fund dhunës dhe çfarëdo veprimi në kundërshtim me interesat vitale të qytetarëve, të shtetit si dhe partneritetin e çmuar të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe vendet e BE-së/     

-Opozita: Vazhdojmë përpjekjen për të mbrojtur Republikën, pa kompromis. ‘Zajednica’ nuk kalon!/

– Deputetë të opozitës kanë hequr “mbulojat” e muraleve. Mëse 11 vite pikturat në Kuvendin e Kosovës ishin të mbuluara/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Tetor 2015/ Gazi lotësjellës i hedhur nga opozita  ka përfunduar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me ndërprerje e bllokata, në rrethana që mund të cilësohen edhe të jashtëzakonshme.Në sallën e seancës së Kuvendit, opozita ka hedhur gaz lotësjellës,  dhe më pas kryesuesi i seancës Xhavit Haliti tha se “me kaq seanca përfundon”.Deputetes Flora Brovina i është dhënë ndihma e parë mjekësore në ambientet e Kuvendit, ku është hedhur gazi lotësjellës. Edhe deputetja Blerta Deliu është shoqëruar për në automjetin e ndihmës së parë mjekësore. LVV konfirmoi hedhjen e gazit lotësjellës.

OPOZITA: ‘ZAJEDNICA’ NUK KALON, MBAJTJA E SEANCËS ISHTE PROVOKIM

“Përkundër përpjekjeve të pozitës që të vazhdojë seancën edhe në kushtet kur Kosova po defunksionalizohet nga veprimet e qeverisë, opozita pamundësoi një gjë të tillë. Plani i Kadri Veselit nuk u realizua. Opozita vazhdon përpjekjen për të mbrojtur Republikën, pa kompromis. Gazi lotësjellës që u hodh në Kuvendin e Kosovës është marrë nga aktivistët tanë gjatë protestave të janarit, kundër Jabllanovicit. Kjo ishte një nga qindra bombolat e gazit që janë hedhur mbi ne në ato protesta, por që nuk ka shpërthyer. Aktivistët e kishin gjetur në rrugë. Sot deputetët e përdorën atë bombolë.‘Zajednica’ nuk kalon!”, deklaroi LVV, subjekti më i madh opozitar.Mbajtja e seancës së Kuvendit ishte provokim , deklaroi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Sipas kësaj partie opozitare, shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, që është nën dikatatin e Qeverisë dhe të Kryeministrit, është përgjëgjëse për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Përpjekja e tyre, për ta zhvilluar senacën sikur gjithcka është normale, është një provokim i hapur për opozitën dhe një përpjekje për t’i  shmangur dështimet e kësaj shumice”,  u shpreh AAK.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se shfaqja e sotme në Kuvend nuk është zgjedhje e opozitës, por veprim i domosdoshëm”, vijoi më tej.

 “Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në kundërshtimin e dy dështimeve historike të kësaj qeverie, siç janë Demarkacioni dhe Asociacioni.

Prandaj e ftojmë shimicën parlamentare dhe liderët e tyre Mustafa e Thaçi, që t’i japin vendit zgjidhje dhe gjithçka të rikthehet në normalitet. Në të kundërtën ata do të jenë përgjegjës për eskalimin e mundshëm të situates”, thekson AAK në deklaratën e dërguar.

ISHIN PARASHIKUAR TË SHQYRTOHEN NËNTË PROJEKTLIGJE

Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Kosovës behet e ditur se “sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të vazhdojë seancën e rregullt plenare për shkak të bojkotimit të saj nga partitë opozitare dhe ‘Lista Serbe’. Në këtë seancë plenare, ishin parashikuar të shqyrtohen nëntë projektligje”.

“Deputetët e partive opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, edhe në tri seancat e kaluara plenare e kanë bojkotuar vijimin e punimeve. Ato insistojnë se pa tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të lejojnë vijimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në faqen zyrtare te Kuvendit.

VESELI: NUK ËSHTË SITUATË DRAMATIKE

Përkundër këtyre zhvillimeve, të bllokimit të Kuvendit nga opozita, kryeparlamentari Veseli me tone qetësuese duke folur para medias tha se “nuk është situatë dramatike dhe është shumë e qetë”, megjithatë theksoi se “është një situatë që më së paku i duhet Republikës së Kosovës”. Kryeparlamentari Veseli ftoi qeverinë që të shkojë në Kuvend. “Qeveria duhet të vijë në Kuvend”, u shpreh ai.

Në fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës sot nuk ishte Lista Serbe. I pyetur lidhur me këtë, kryeparlamentari Veseli tha se “nuk kam ndonjë qëndrim zyrtar të Listës Serbe, është e vërtetë se nuk është në seancë”.

Ndërkohë, pas pushimit të zgjatur, seanca ka nisur rivazhdimin mes fërshëllimave të opozitës dhe e kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nga ulësja e deputetit në sallë e jo e keyesuesit. Në vendin e tij të kryesimit të seancës, brenda në sallë, ishte kryetari i Kuvendit, Veseli, i cili sqaroi se nënkryetari Haliti është kryesuesi i seancës në këto momente. Lista Serbe shihej se tash pas ndërprejes së zgjatur po merrte pjesë në seancën e Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e kësaj jave, të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, ku për herë të dytë nuk mori pjesë opozita, ka ftuar për sot seancë plenare të Kuvendit, gjatë të cilës “do të shqyrtohen pika të papërfunduara nga mbledhjet e kaluara”, të pamundësuara e ndërprera nga opozita, që nga fillimi i sesionit vjeshtor.

“10 minuta pushim brenda” dha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i “rrethuar” nga opozita ende pa filluar seanca, dhe i ftoi mediat që të hyjnë në sallën e seancës te fotorja – “nga lart të vijnë poshtë”… Në sallën e seancave opozita fërshëllen derisa kryeparlamentari flet para medias në sallë dhe jep përsëri “pushim gjysëm ore”.

“Nuk do të lejojmë që nga Kuvendi të promovohen konflikte”, u shpreh kryeparlamentari Veseli që mezi dëgjohej nga fërshëllimat e opozitës. Ndërsa, opozita në sallë para mediave përsëriti qëndrimin “ose tërheqje nënshkrimesh nga 4 marrëveshjet me Serbinë e marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, ose dorëheqje të qeverisë”.

JANË HEQUR “MBULOJAT” E MURALEVE NË KUVENDIN E KOSOVËS

Ndërkohë, deputetë të opozitës në një “aksion simbolik” kanë hequr “mbulojat” e muraleve në Kuvendin e Kosovës, para seancës së ftuar për sot.Ka mëse 11 vite që pikturat në Kuvendin e Kosovës fshihen prapa pëlhurës.“Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”, janë tri nga disa muralet që u vendosën më 2004 në muret e hollit e në sallë, pas renovimit të objektit të ligjvënësve. Por “ekspozita” e tyre nuk zgjati shumë. Vendimi për mbulimin e tyre u mor në kohën kur Nexhat Daci ishte kryetar i Kuvendit, pas disa ankesave të deputetëve serbë.

DEKLARATA POZITË-OPOZITË GJATË NDËRPRERJEVE TË SEANCËS

“Veprimet e opozitës janë një tentativë për të bllokuar shtetin e Kosovës”, deklaroi për median për zhvillimet në Kuvend shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ai shtoi se pakica, 30 deputetë po bllokojnë shumicën prej 90 deputetëve.

“Ne kemi protesuar dhe vazhdojmë të protestojmë kundër qeverisë dhe marrëveshjeve të saj të dëmshme për Kosovën”, deklarojnë deputetë të opozitës për median jashtë sallës së Kuvendit, derisa ende nuk kishte vazhdim seance.

VAZHDON KUNDËRSHTIMI DHE BLLOKADA NË KUVEND QË NGA FILLIMI I SESIONIT VJESHTOR

Në axhendën zyrtare për seancën e Kuvendit të Kosovës për sot ishin renditur 9 pika. Në kundërshtim të katër marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita në Kuvendin e Kosovës edhe po bojkoton mbledhjet e Kryesisë me shefat e prupeve parlamentare edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Kundërshtimi brenda Kuvendit nisi dhe vazhdoi me “aksione simbolike” protestuese në sallën e seancave plenare. Raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e 17 e 22 shtatorit.

Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, por opozita me bllokim nuk lejoi votimin për këtë kërkesë as vazhdimin me pikat e tjera të axhendës.

Në seancën e dytë të Kuvendit të Kosovës, që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar, pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

Edhe rivazhdimi i seancës së parë të sesionit vjeshtor, të enjten, në 1 tetor, u pamundësua nga protesta e opozitës, edhepse nuk ishte në axhendë raportimi i qeverisë për marrëveshjet. Në këtë situatë, seanca e Kuvendit të Kosovës, e radhitur si e treta e sesionit vjeshtor, që ishte në axhendë të mbahej të premtën e 2 tetorit, është anuluar.

Opozita e bashkuar në Kosovë ka bërë të ditur se ka mbledhur më shumë se 160 mijë nënshkrime në peticionin ku kërkohet që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

Lëvizja Vetëvendosje të martën njoftonte se, kryeministri Isa Mustafa “është gjuajtur me vezë nga aktivistët në Podujevë”. “Policia ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes”, shtohej më tej për ngjarjen në shesh në manifestimin tradicional “Dita e Mjedrës”, ndërsa LDK ka reaguar lidhur me dënimin nga gjykata me këtë rast të gjuajtjes me vezë, duke u shprehur se, “vlerëson se dënimi prej 150 eurosh për një sulm të përsëritur ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, është një lloj inkurajimi dhe nxitje për vazhdim të formave të tilla të sjelljes”.

Ndërsa, vetë kryeministri Mustafa mbrëmë në ‘facebook’ është shprehur mes tjerash se: “Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!”.

Nuk ka pasur ende ndonjë njoftim për ndonjë masë për gjuajtjet me vezë në seancë Kuvendi nga deputetë të opozitës.

“Opozita e vendosur të mos lejojë zhvillimin e seancës”, është sot një nga titujt e ballinave të shtypit kosovar, ku theksohet se, “sipas skenarit të njëjtë pritet të zhvillohet edhe vazhdimi i katërt i seancës së parë plenare të sesionit vjeshtor, i caktuar për të enjten”.

Megjithëse zyrtarisht nuk dihen veprimet që do të mund t’i ndërmarrë kryeparlamentari Kadri Veseli, një burim i gazetës brenda Kuvendit ka thënë se nuk janë diskutuar veprimet që mund të jenë “ndryshe” prej seancave të kaluara, shkruan sot Koha Ditore.

Por, as këtë herë nuk do të mungojnë përpjekjet e Veselit që përmes dialogut ta kthejë normalitetin në Kuvend, ashtu siç ka vepruar në tri seancat paraprake.
“Nëse pamundësohet puna duhet ndërprerë seanca. Janë deputetët që e kanë çelësin e zhbllokimit të kuvendit”, ka thënë burimi. “Megjithatë kjo gjendje nuk pritet të shkojë në pafundësi, por se kur do të futen masat e jashtëzakonshme ende nuk është vendosur”.
Por, opozita e ka bërë të qartë se do të vazhdojë bllokimin sikur në tubimet e kaluara.

 PRESIDENTJA JAHJAGA DËNON VEPRIMET E PAPRANUESHME NË KUVENDIN E KOSOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në një deklaratë dënon veprimet e papranueshme që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës për të tretën javë me radhë.

Presidentja Jahjaga tha se këto veprime të deputetëve të opozitës janë të shëmtuara dhe në kundërshtim me praktikën demokratike dhe sjelljen institucionale të cilën po mëtojmë ta ndërtojmë.Presidentja Jahjaga fton deputetët e Kuvendit të Kosovës të distancohen nga dhuna, respektojnë institucionet që janë ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, përfshirë me sakrificën e tyre personale. Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare, shprehet ajo.Presidentja Jahjaga thekson se qytetarët e Kosovës presin nga të zgjedhurit e tyre, si në pozitë dhe në opozitë, që të  avancojnë proceset e konsolidimit të Republikës së Kosovës, e jo t’i shndërrojnë ata në spektatorë të tensioneve, krizave dhe bllokadave të vazhdueshme që pengojnë përparimin e Kosovës dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarit.

  QEVERIA E KOSOVËS SHPREH KEQARDHJE PËR DHUNËN  SOT NË SEANCËN E KUVENDIT

 Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për dhunën që një grup i deputetëve të opozitës përdori sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku për pasojë disa deputetë morën lëndime dhe kërkuan ndihmë mjekësore, thekson komunikata e sapodërguar.Më tej theksohet se, përkundër kushteve ekstreme të krijuara nga dhuna e manifestuar nga ky grup i deputetëve opozitarë, megjithatë, falë vendosmërisë dhe përkushtimit demokratik të shumicës parlamentare, sot në Kuvend u miratuan disa projektligje me rëndësi për jetën e qytetarëve, të propozuara nga Qeveria e Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës i bën thirrje grupit të deputetëve opozitarë, të cilët me sjelljet e tyre të dhunshme, në veçanti sot, tejkaluan çdo kufi të sjelljes institucionale dhe demokratike, që t’i japin fund dhunës dhe çfarëdo veprimi në kundërshtim me interesat vitale të qytetarëve, të shtetit si dhe partneritetin e çmuar të Republikës së Kosovës me SHBA-të dhe vendet e BE-së.     

Qeveria e Republikës së Kosovës, përkundër këtyre rrethanave, mbetet e përkushtuar për të përmbushur obligimet e saj ligjore dhe kushtetuese, si dhe për të qenë pjesë aktive e çdo debati parlamentar i cili do t’i kontribuonte zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe proceseve integruese euroatlantike të vendit.

  LDK: SHPREHIM SHQETËSIMIN DHE BRENGËN E JASHTËZAKOSHME PËR DHUNËN E USHTRUAR NË KUVEND

Lidhja Demokratike e Kosovës  në një komunikatë të sapodërguar shpreh shqetësimin dhe brengën e jashtëzakoshme për dhunën e ushtruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në institucinon më të lartë përfaqësues të qytetarëve të Kosovës.Dhuna e tillë cënon interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Qytetarët dhe institucionet e Kosovës si shtet i ri kanë nevojë për punë dhe përkushtim.

Opozita duhet të heqë dorë nga bllokimi i dhunshëm Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nga sjelljet primitive.

Edhe deputetët e opozitës kanë marrë votat e qytetarëve që të punojnë në interes të tyre dhe jo të rrezikojnë sigurinë e të rrënojnë institucionet e vendit.

LDK-ja mbështet deputetët e shumicës, të cilët me gjakftohtësi dhe dinjitet përballuan dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe i falënderon ata për sjelljen e përgjegjshme.

LDK-ja shpreh keqardhjen e thellë për rrezikimin e shëndetit të deputetëve të Kuvendit dhe në veçanti të deputetëve Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, përfundon komunikata.

Shenim i Diellit

DEMOKRACI NE TYM

Klasa politike ne Kosove ia shkele me te dyja kembet rregullat e Demokracise. Pas vezeve, i erdhi radha gazit lotsjelles ne Tempullin e ligjbersve. Kesaj i thohen demokraci ne Tym…

Kaq per kete here….

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, gaz ne Kuvendin, Kosove

NDESHKIM FATAL NE SHTESE, POR ENDRRA VAZHDON

October 8, 2015 by dgreca

TIRANË, 8 Tetor/Serbia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, falë dy golave të shënuar nga Kolarov e Ljajiç në minutat 91′ e 93′.Ndeshja ishte mjaft e fortë. Skuadrat dhanë gjithçka në fushë. kuqezinjtë mund ti gëzohen faktit se Portugalia mundi Danimarkën dhe tashmë na duhet vetëm një fitore në Armeni për tu kualifikuar në europianin e Francës, vitin e ardhshëm

-Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian të Francës.

Raste për gola ka patur nga të dyja krahët. Kuqezinjtë ishin mjaft agresivë, ndërsa lojtarët serb rrezikuan përmes kundra sulmeve.

Ndër rastet, që vlen për t’u thekuar ishte goli i anulluar për skuadrën nga Beogradi, e cila arriti të gjej golin përmes Ljajiç, por gjyqtari i takimit kishte ndaluar lojën disa sekonda më herët, pasi Tosiç shkaktoi faull në dëmë të Bashës.12067809_979719728738616_883068780_n

Lojtarët patën dhe fërkime mes tyre lidhur me këtë rast. Veç këtij episodi, në fund të pjesës së parë, Andi Lila ka mbetur i dëmtuar, ç’ka detyroi teknikun De Biasi të kryej dhe zëvendësimin e parë.

Lojtari mësohet të jetë dëmtuar në gjurin e majtë. Urojmë që kuqezinjtë të kenë një pjesë të dytë më të mirë.

Përpara fillimit të lojës u ekzekutuan himnet kombëtare të dy vendeve, ndërsa serbët shkelmuan topin e parë.

IMG_7119[1]Në një atmosferë elektrizuese, kombëtarja shqiptare do të kërkoj të marrë tre pikët e radhës në rrugën e saj drejt Europianit “Francë  2016”, teksa përfaqësuesja serbe do të bëjë të pamundurën për të ndalur kombëtaren tonë për të prekur ëndrrën europiane.

Trajnieri Xhani De Biasi ka përzgjedhur formacionin 4-4-1-1. Në portë Berisha. Në mbrojtje do të jenë Gjimshiti e Cana në qendër, Agolli e Hysaj në krah.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga katërshja, Basha Xhaka në qendër, Lila e Lenjani në krah.Kryeministri Edi Rama ne stadimin Elbasan Arena Foto Agim Dobi

Trekuartist do të luaj Memushaj, teksa Balaj do të jetë i vetëm në sulm.

Tekniku serb,  Radovan Curçiç ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1. Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, Kolarov, S.Mitroviç, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A.Mitroviç, Tadiç, Ljajiç.

Këto rreshtime janë shumë të ngjashme, çka do të thotë se skuadrat kanë përzgjedhur një strategji thuajse të njëjtë për t’u përballur.

IMG_7126[1]Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Agolli, Basha, Xhaka, Lila, Lenjani (Meha), Memushaj, Balaj (Çikalleshi).

Serbia: Stojkovic, Tomovic, Ivanovic (Tosiç), Kolarov, S.Mitrovic, Tosic, Milivojevic, Matic, A.Mitrovic, Tadic (Sulejmani), Ljajiç.(Kortezi-Arbi Fortuzi)

Filed Under: Sport Tagged With: endrra vazhdon, Serbi fiton, Shqiperia ndeshkohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3470
  • 3471
  • 3472
  • 3473
  • 3474
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT