• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AKADEMIK MARK KRASNIQI, RILINDASI I FUNDIT

October 2, 2015 by dgreca

Nga Gjevalin Gega*/

Për Prof. Mark Krasniqin di që nga fëminija, por pata rastin ta njof për së afërmi me ardhjen e ti në kryesi të PDSH-rë. Për mendimin tim është personi i cili pas Presidenti të ndjer Rugovës ka dhënë mas shumti për çështjen kombëtare, si në politikë, shkencë dhe kulturë. I pa luhatshëm në bindjet e tija djathtiste, politike dhe kombëtare. Personi i cili treçerek shekulli ia kushtoj kombit

Lindi në fshatin Gllaviqicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920.  Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizeren.  Prej vitit 1941-1943 ka studiu gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Padovës (Itali), prej 1946-1950 ka studiju gjeografi

etnografi në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 ka doktoru në Universitetin e Lublanës.  Prej 1961-1981 ka qene professor në Universitetin e Prishtinës.  Ka qene nënkryatar dhe kryetar I Akeademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kryetar i parë I Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kryatar i Partisë Shiptare Demokristiane të Kosovës.  Ka botu ma se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthy disa romane, përmledhje poezish nga sërbokroatishtja, sllovenishtja, italishtja dhe maqedonishtja.

Ka marrë po ashtu dhe shumë mirënjohje dhe dekorata.Po i cekim vetëm disa nga ato.Nga presidenti i ShqipërisDr.Bujar Nishani “Nderi Kombit”.”Medaljen e Artë” nga presidenti i Kosovës DR.Ibrahim Rugova.Nga ish Presidenti i Shiprisë Dr.Sali Berisha “Naim Frasheri”,nga Universitati i Prishtinës “Profesor Emeritus”.Kurse më 28 Nëndore 2001 e solli nga Shipëria në Kosovë monumentin e heroit tonë Kombëtar,Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Lajmi i hidhur për sëmundjn e tij të pashërushme më shqetësoi shumë, e në veçanti kur nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët z.Gjergj Dodaj kishte shpreh dëshirën që mundësisht të shihemi dhe një herë më shqetsoi shumë. Shkova.Takimi ishte aq sa i gëzushëm dhe shumë prekës, pas sa minutash çmalljeje me lot filluam bisedimet. Për 4 ditë me radhë kemi biseduar për shumë gjëra, fëmininë e tij, jetën e tij e në veçanti çështjen shiptare dhe Kosovën. Ishte i lumtur që po e len Kosovën shtet të lirë, Shqiperinë demokratike, por s’ishte i kënaqur me këtë elitë politike, thoshte se Kosovës i mungon shumë Rugova. Siç dihet tash porosia e fundit e Prof. Krasniqit është: Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar!

Mendoj se shumë njerëz kanë kalu nëpër Kosovën tonë të dashur që prej krijimit, dhe çdo njeri prej tyre ka qenë i pashoq në nji mënyrë ose tjetër, por të rrallë janë ata të cilët e kanë tejkalu jetën dhe kanë ngelë të pavdekshëm. Prof.Marku ka tejkalu jetën dhe për Kosovën dhe kombin tonë shqiptar do të jetë i pavdekshëm. Për mendimin tim Kosova dhe kombi shqiptar humbi rilindasin e fundit. Lavdi i qoftë!

Shfrytëzoj rastin ta falenderoj familjen Krasniqi, dhe familjen Gecaj, e në veçanti vajzën e tij z.Drita Mark Krasniqin për dhuratat që na i ndanë në shenjë mirënjohje për miqësinë e përhershme mu dhe mikut tyre dhe timin z.Harry Bajraktari të cilit i dhanë flamurin me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij, kurse me fotografine e cila ishte prane arkivolit. Një mirënjohje e veçantë për Akademinë e Shkencave të Kosovës, kryetarin e saj Prof. Hifzi Islami dhe Prof. Jusuf Bajraktari. Falenderoj dhe ansamblin e këngeve dhe valleve Shota për nderimet gjatë funeralit,dhe z.Salih Cacaj.

*Botoi Dielli, Shtator 2015

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjevalin Gegaj, Mark Krasniqi, Rilindasi i fundit

Flet poetja Liljana Dhimo (Ruço)

October 2, 2015 by dgreca

Intervistë me zonjën Liljana Dhimo (Ruço), autore e tre vëllimeve me poezi dhe mësuese fizike, në një prej gjimnazeve të Tiranës/

-Të jesh mësues në Shqipëri është shumë e vështirë, por është profesioni për të cilin ka nevojë më shumë/

– Mësuesi i vërtetë nuk bën pjesë në këtë bashkësinë e mitmarrjes/

-Vallë çfarë bëhet, të nderuar politikanë dhe ligjvënës, kur një i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet dhe nuk gjendet më?/

Nga Albert Z. ZHOLI/

Grimcat e para poetike i kanë lindur që në fillore, në ato poezitë me dy strofa, të cilat e kanë shoqëruar për një kohë të gjatë, veçanërisht në periudhën e gjimnazit, atëherë kur të gjithë të rinjtë e provojnë penën, sepse është ajo, që ua kërkon atyre. Ndonjëherë këto lloje poezish zënë një vend dominant në “krijimtarinë tënde”. Për herë të parë poezitë e saj e kanë parë dritën e tyre të botimit në gazetën “Studenti”, në vitet ’73-’74-’75. Mbase ndonjë poezi tjetër tek-tuk mund të ketë ngritur kokë edhe në ndonjë organ tjetër, si gazeta “Drita”, “ZP” apo revista “Ylli”, por që të botohej në këto organe, duhej të kalojë në një pafundësi filtrash të kohës.

– Sot, krijueset femra në Shqipëri, a kanë gjetur terren dhe mbështetje për vlerësim dhe propagandim?

 Në këndvështrimin tim, mund të them pa frikë një “JO”. Kjo e thënë në mënyrë të përgjithshme, ndërkohë që të jesh në një tavolinë, të themi mes miqsh apo kolegë, mund të marrësh superlativa vlerësimesh, për arsye nga më të ndryshmet. Nëse i jep dikujt dorëshkrimin, entuziazmohet sikur ka zbuluar “çudinë e tetë të botës”, mund të të thotë, që filan autor, apo fistek poeti i është dashur një jetë, që të përdorë një figurë kaq të goditur si kjo e jotja e aksh poezie, apo të takon në rrugë pasi ka lexuar poezitë e tua dhe thotë, nuk më vjen keq që ti nuk je e afirmuar, por më vjen keq, që sa e sa te tjerë, kanë mundësinë të botojnë aq shumë gjëra pa vlerë, sa të vjen neveri nga pseudot që servirin. Megjithatë më shumë të dhemb indiferenca e grave krijuese, në “xhelozinë” e të cilave: është e mira të mos të bjerë kurrë fati që të trokasësh. Nga ato librat e mi të thjeshtë, unë jam e lumtur, që më kanë lexuar plot miq e shokë, njerëz që më njohin por që edhe nuk më njohin si fytyrë, por që kanë dërguar një feedback të tipit: “Më pëlqyen shumë poezitë e tua, por filan poezi, mu duk sikur ishte shkruar për mua”.

– A është e vlerësuar sot femra shqiptare dhe me raporte të drejta në politikë?

“Diçka duket se po “fryn për mirë”. Sa janë zhvilluar zgjedhjet vendore dhe ishte kënaqësi e veçantë, që për herë të parë kishte një numër të dukshëm zonjash, të cilat do të udhëheqin jetën dhe punën e vërtetë në mjaft qarqe të vendit. Kënaqësi dhe një urim të veçantë për këto zonja, të cilitdo krah që janë, ato kanë luftuar dhe janë privuar nga shumë kënaqësi që mund të kenë pasur pranë rehatisë familjare, por me dinjitet kanë arritur të jenë në krye, një BRAVO të madhe për ato, mbi të gjitha kur ato kanë fituar edhe ndaj burrave kandidatë. Por burrave me ADN-në e tyre u përshtatet një shprehje të cilën kurrë nuk duhet ta harrojnë: “Një dorë që tund djepin, tund sistemin!”

Në kohën e lirë jeni afër krijimtarisë apo keni ndonjë hobi tjetër?

Kohë të lirë kam, por edhe nuk kam. Megjithatë gjej kohën që gjen çdo grua për t’u marrë së pari me familjen, sepse familja ime përbëhet nga bashkëshorti im dhe dy djemtë, kështu që punët e nënës, nuk mund të anashkalohen për asnjë arsye. Gatimi, është një nga punët, për të cilën nuk përtoj asnjëherë, përkundrazi edhe aty e kap shpesh herë veten duke bërë receta të reja gatimi, ndërkohë më mbetet kohë të lexoj, të shkruaj sa herë që më bëhet domosdoshmëri, kur vërtet vjen momenti i bukur emocionues për të hedhur diçka në letër. Po kështu me pëlqen shumë të qëndis, por të qëndis panorama, apo portrete por te vështira, me numërim dhe jo të stampuara. Është një punë vërtet e vështirë, por tejet e bukur dhe më së shumti antistres, sepse provon një kënaqësi të veçantë.  Nuk mund te rri pa dëgjuar muzikë, por muzikë të bukur, veçanërisht muzikë klasike, si Kamil Saint Sans, List, Vivald, Beethoven, Mozart, Shopen e plot emra të tjerë, një muzikë e mrekullueshme që nuk vdes kurrë.

…Kjo është një lloj agjende në vija të përgjithshme.

Mësuese fizike dhe poete, nuk është paksa paradoks?

Por ama një paradoks shumë i bukur. E vërteta është që unë lëndën e letërsisë në gjimnaz e kam zhvilluar me profesorin e letërsisë, një ndër poetët lirikë më të mëdhenj në kohën e tij, Dhori Qiriazi. Ishte një fat i madh të kishe një mësues të jashtëzakonshëm dhe një figurë poliedrike si ai, jo vetëm për mua, por për të gjithë nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të Ersekës, respekti ndaj të cilit rritet dita-ditës, ndërkohë që profesorin nuk e kemi më mes nesh. Ora e mësimit të letërsisë për ne, ishte sikur ne dërrasën e zezë të shfaqej një ekran, ku çdo fjale e tij, ekranizohej dhe na fuste në një botë plot ngjyra dhe jetë, plot ëndrra dhe muzikalitet, ku ne ndryshonim këndvështrimin ndaj jetës dhe fenomeneve të saj. Ndaj te gjithëve na mbushej mendja, se edhe ne do bëheshim poetë, sepse ne na ishte transmetuar në çdo orë, shpirti poetik ndër vena…falë tij. Fizika ka qenë lënda që unë padyshim kam dhënë nëpër gjimnaze, në shumë të tillë, një shkencë bazë, ndër më të bukurat, e cila “të mpreh” gjykimin.

A është e vështirë sot të jesh mësuese në Shqipëri?

Do të them diçka dhe do të këmbëngul që: të jesh mësues në Shqipëri është shumë e vështirë, por është profesioni për të cilin Shqipëria ka nevojë më shumë, se për cilindo profesion tjetër. Para disa ditësh, një mike kish bërë një status në facebook: “Një grup inxhinieresh, ekonomistësh, mjekësh, etj i kishin kërkuar zonjës Merkel, t’iu ngrinte rrogat dhe t’ua barazonte me rrogat e mësuesve(!) -Jo, ishte përgjigjur ajo, janë ata që ju kane mësuar juve, mos pretendoni një gjë të tillë”!

Si do ta komentonit mitmarrjen në radhët e mësuesve?

Problem i thellë ky e dashur, por rrënjët i duken gjithsesi, bile i duken mirë fare, nëse do t’i shohësh. Kam bindjen e padiskutuar që, mësuesi i vërtetë nuk bën pjesë në këtë bashkësi. Por, figura e mësuesit për vite me radhë mbeti figura më e poshtëruar e shoqërisë, ju shpëla dinjiteti në mënyrën më të turpshme me ujin e turbullt që nxjerrin kanalet buzë Lanës. Mësuesi nuk u vlerësua si pjesa më dinjitoze e shoqërisë. Mësuesit nuk ju dha vendi që i takon. Ai u la që të vishej me çfarë t’i ofronte firma “Gabi”. Ndërkohë që nxënësi e kishte celularin 600 euro, mësuesi rrogën e kishte 30 000 lek. Vallë çfarë bëhet, të nderuar politikanë dhe ligjvënës, kur një i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet dhe nuk gjendet më? Çfarë bëhet kur një kriminel i larguar në drejtim të paditur, i dënuar katër herë nga drejtësia… ikën? Këta juridiksa që i lirojnë dhe i çlirojnë, nuk bën vaki ndonjëherë që të dalin nëpër ekrane të mediave dhe të telendisen, nga ajo pjesë e respektuar e njerëzve, bashkëqytetarëve e bashkë nënshtetasve të mi. Çfarë do bëjë një familje e re, qeliza e jetës sonë kur lidhen dy të rinj, të cilët kanë mbaruar për mësuesi dhe punojnë si mësues, të cilët jetojnë në një apartament me qira 20 000 lek. Dy rroga mësuesish, ku 10 000 lek do jetë pagesa e energjisë, ujit e taksave, po nëse janë duke pritur edhe frytin e dashurisë së tyre, si do t’i përballojnë dhe a mund t’i përballojnë dot shpenzimet e përditshme, sepse nëse për t’u veshur e mbathur, firma “G” është gati, por për të ngrënë tri here në dite, kjo firme për fat të keq… nuk funksionon. Megjithatë mësuesit përsëri mbeten të ndershëm, pavarësisht se shpesh herë “ndershmëria” në një gjuhë (që të paktën nuk është shqip), përkthehet “budalla”. E lëmë me kaq këtë përgjigje, sepse “dhemb, por dhemb shumë!”

Kush e shpiku këngën?!
Nga Liljana Dhimo (Ruço)
Cila ish shtysë e arsyeja që filloi,
Njeriu i parë këngën për të kënduar?
Kur atij i lindi fëmija këndoi ninullën,
Apo kur ai këndoi si i dashuruar?

Kur shkuma e dallgëve lante bregun,
A kur luleçeljet s’ngopnin dot mëngjeset?
Kur dielli gjithësinë mbështillte në krahët e tij,
Kur gjelbërimi dehës brerohej nga pika vesë?

Se mbetet i famshëm,
paçka se emri gjithnjë s’dihet,
Se kush shpiku rrotën, relativitetin, A.D.N-në,
Por kurrë nuk u emërua se kush ish,
Ai i famshëm që shpiku KËNGËN!

Se nëse rrota shtyu përpara shkencën,
E relativiteti përshkon gjithësinë,
Kënga në jetë të jetëve do mbetet:
Rezonanca me shpirtin, që përsos njerinë!

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Z. Zholi, Flet poetja, Liljana Dhimo (Ruço)

Liliana Pere – Personalitet në Shërbim të Botës së Gruas Moderne

October 2, 2015 by dgreca

Liliana Pere – Misionare Paqeje që punon për ngritjen e një sistemi vlerash të Gruas Shqiptare në Botë, në rritjen dhe forcimin e rolit të gruas si forcë lëvizëse e shoqërisë njerëzore, që lufton përditë për gjithëpërfshirjen e grave në të gjitha sferat e nivelet e drejtimit institucional të shteteve, si baza e krijimit të jetës dhe baza e emancipimit të njerëzimit

Liliana Pere u lind më 11 shtator të vitit 1962 në qytetin e Ersekës, në Shqipëri, në një familje me tradita të hershme atdhetare dhe arsimdashëse në shërbim të kombit shqiptar.

Gjyshi i Lilianës, Tefik Dingo Rrogu është cilësuar patriot dhe bashkëpunëtor i Ismail Qemalit për veprimtari patriotike jashtë Atdheut në Turqi me vendim të kuvendit popullor. Ai është diplomuar në Turqi për Jurisprudencë ushtarake.

Shkollën fillore dhe tetëvjeçare Liliana Pere i kreu në qytetin e lindjes, në Ersekë. Në vitin 1981, Liliana Pere mbaroi dhe arsimin e mesëm të përgjithshëm me rezultate të shkëlqyera në shkollën “Petro Nini Luarasi” po në Ersekë, Shqipëri.

Liliana ka studiuar në Universitetin Politeknik Shtetëror në Tiranë në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Dega Informatikë-Automatikë dhe u diplomua si inxinier Informatike/Automatike, me udhëheqës diplome Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani. Në temën e diplomës i është ngarkuar të ndërtojë një aplikacion në programin ACCESS të Microsoftit. Aplikacioni për sistemet e menaxhimit të të dhënave bazë SMBD në Institutin Francez pranë Universitetit Politeknik, i ndërtuar nga Liliana, rezultoi i suksesshëm.

Liliana Pere ka bërë shumë kurse trajnimi në qendrën amerikane Stefan për trajnim për përdorimin e software-ve më të zhvilluar.

Në kompaninë Albtelecom& Eagle Mobile Liliana ka kryer disa trajnime:

Është trajnuar për Sistemin Billing, për programin Sap moduli FI dhe trajnim online free autodidakt me tutorial për ndërtim websites dhe aplikacionesh të tjera.

Ajo është një njohëse, zotëruese dhe përdoruese shumë e mirë e softwareve më të avancuar dhe e Sistemeve Operative të Kompjuterave.

Në Maj të vitit 1997 Liliana Pere filloi punë si Specialiste financiare në Departamentin e Financës pranë Albtelecom Albania, ku ajo punoi deri në Maj të vitit 2012. Në Mars të vitit 2011 Liliana punoi gjithashtu Inxhiniere Informatike në Departamentin e Transmission Network operation brenda të njëjtës kompani, Albtelecom &Eagle Mobile.

Nga viti 2013 deri në Prill të vitit 2015 Lilana punoi si Konsulente e IT-së e lirë për kompani të ndryshme që kishin nevojë për asistencë informatike dhe ndërtim aplikacionesh ku ndërtoi website falas në ndihmë të grave për ti inkurajuar ato për bizneset e tyre dhe për Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë të Diplomuar në Itali.IMG_6352.

Po në këtë periudhë Liliana u aktivizua vrullshëm në rrjetet e grave me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtje e të drejtave të gruas dhe forcimin e rolit të saj. Ajo mori pjesë në shumë konferenca të organizuara nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë me tematike për gruan. Njëkohësisht u anëtarësua në organizatën ndërkombëtare të grave “Woman International Networking” dhe “WIN” me president Kristine Engwing me qendër në Lousane, Zvicër.

Liliana aderon në këtë organizatë që prej vitit 2012 dhe merr pjesë në konferenca dhe ka një bashkëpunim shumë të frytshëm me lideren Kristine Engwing për problemet e gruas në botë. Liliana është gjithashtu anëtare e organizatës “Rrënjët Shqiptare” me qendër në Nju Jork.

Në vitin 2013 Liliana Pere ka punuar shumë për kauzën e gruas dhe ka ngritur zërin e saj duke i shkruar Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama për të drejtat e gruas shqiptare dhe të Kombit shqiptar, duke kërkuar mbështetje për lëvizjen dhe barazinë e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Ajo ka paraqitur disa kërkesa për ndalimin e deportimit të një nëne shqiptare nga SHBA. Kjo korrespondencë ka rezultuar me përgjigje shumë pozitive nga Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Obama si mbështetësit historikë të kombit tonë.

Pasi kishte punuar për rreth tre vite për ndërtimin e strukturës së një organizate në ndihmë të grave shqiptare kudo në botë me një vizion autentik femëror dhe global, në Maj të vitit 2015, Liliana Pere e regjistroi këtë organizatë nën emrin “Gruaja Shqiptare në Botë” me të cilën punon dhe aktualisht po promovon vlerat e grave të suskesshme në botë. Kjo organizatë evidenton, promovon gratë e sukseshme, si indikatore të forta për emancipimin e gruas në Shqipëri dhe në të gjitha Komunitetet Shqiptare të Grave në Botë. Platforma e organizatës është gjithëpërfshirëse për edukimin, profesionalizmin e lartë, Paqen dhe Humanizmin. Gruaja është forcë ekuilibruese dhe paqtuese e shpirtrave në konflikte familjare, kombëtare dhe globale, me një diversitet të fortë mendimi e veprimi. Gruaja mke personalitet shquhet si aktiviste duke e ngritur zërin fort për mbrojtjen e të drejtave të kolegeve. Ajo është forcë pjesëmarrëse dhe gjthëpërfshirëse në jetën ekonomike e sociale, sepse ato janë bazat e krijimit të jetës dhe emancipuese të shoqërisë.

Liliana ka ndërtuar një portal “Gruaja Shqiptare në Botë”, që ajo e quan një arkiv dixhital të gruas shqiptare dhe e kujdeson vetë. Aty shfaqen figura të shquara të grave të të gjitha kohërave, që kanë bërë histori.

Liliana Pere gjithashtu është bashkëpunëtore rregullt e gazetës “Dielli” – “The Sun”, Nju Jork, gazetë patriotike e krijuar nga ish-kryeministri shqiptar Fan Noli. Ajo ka botuar shumë artikuj të ndryshëm ku sjell në vëmendjen e lexuesve vlerat e grave shqiptare të suksesshme në fusha të ndryshme profesionale, humanitare, akademike, shkencore, sociale, artistike, etj.

Liliana Pere gjatë gjithë karrierës së vet profesionale është shquar si personalitet me një korrektësi dhe përkushtim maksimal në kryerjen e detyrave, me një karakter human dhe dashamirës dhe ka dhënë kontribute të mëdha në ndihmë të komuniteteve, në mbështetje të shtresave në nevojë. Pra, ajo ka patur një veprimtari të madhe edhe si misionare paqeje.

Liliana Pere, si Misionare Paqeje, është angazhuar edhe me Organizatën Ndërkombëtare Lobuese Diplomatic Mision Peace and Prosperity, pjesë e OKB. Ajo është këshilltare nderi e këtij misioni që vepron për paqe e prosperitet në Ballkan e në Botë.

Botuar në Revistën e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet “Krahu i Shqiponjës”

***

Liliana Pere – A Peace Missionary who works for the establishment of a system of values ​​of Albanian Women in the World, in raising and strengthening the role of women as the driving force of human society, which fights daily for the inclusion of women in all spheres and levels of institutional management of states, as the basis of creation of life and the basis of emancipation of humanity

Liliana Pere was born on September 11, 1962 in the city of Erseka, in Albania, in a family with early patriotic and education-loving traditions in the service of the Albanian nation.

Liliana’s grandfather, Tefik Dingo Rrogu has been considered as a patriot and collaborator Ismail Qemali for patriotic activities abroad in Turkey with the decision of the National Assembly. He graduated in Turkey for military jurisprudence.

Liliana Pere completed the elementary and secondary school in her hometown, Erseka. In 1981, Liliana Pere finished and general high school with excellent results, at “Petro Nini Luarasi” high school in Erseka, Albania.

Liliana studied at the State Polytechnic University in Tirana, at the Faculty of Information Technology, Department of Information-Automatics and graduated with diploma mentor Prof. Dr. Aleksander Xhuvani. In the diploma thesis she was tasked to build an application on the Microsoft Access program. The application on management systems of basic data SMBD in the French Institute at the Polytechnic University, built by Liliana, resulted successful.

Liliana Pere has conducted several courses in the American center “Stefan” on training for the use of the most developed software.

In the company Albtelecom & Eagle Mobile Liliana has conducted several trainings:

She has been trained on Billing system. the Sap program module FI and free autodidact online training with tutorial for building websites and other applications.

She is a very good cognitive, possessor and user of the most advanced software and computer operating systems.

In May 1997 Liliana Pere started working as Financial Specialist in the Department of Finance at Albtelecom Albania, where she worked until May 2012. In March 2011 Liliana also worked as Information Engineer in the Department of Transmission Network operation within the same company, Albtelecom & Eagle Mobile.

From 2013 to April 2015 Liliana worked as freelance IT Consultant for different companies that needed computing assistance and construction of applications where she built websites for free to help women to encourage them for their businesses and for Albanian Intellectuals Association Graduated in Italy.

In this period of time, Liliana was activated vigorously in women’s networks with national and international values for the protection of women’s rights and the empowerment of their role. She took part in many conferences with thematic for the woman organized by the EU office in Tirana. At the same time she joined the international women’s organization “Woman International Networking” and “WIN” with president Kristine Engwing based in Lausanne, Switzerland.

Liliana adheres in this organization since 2012 and participates in conferences and has a very fruitful cooperation with the leader Kristine Engwing on women’s problems in the world. Liliana is also a member of the organization “Albanian Roots” based in New York.

In 2013 Liliana Pere worked hard for the cause of women and raised her voice, writing to the White House and President Obama about the rights of Albanian women and Albanian nation, seeking support for the movement and equality of rights of Albanians in the region. She has filed several requests for stopping the deportation of an Albanian mother from the US. This correspondence resulted in very positive response from the White House and President Obama as our nation’s historic supporters.

After working for about three years to build the structure of an organization to help Albanian women anywhere in the world with an authentic female and global vision, in May 2015, Liliana Pere registered this organization under the name “Albanian Woman in the world” with which she is working and currently promoting the values ​​of successful women in the world. This organization identifies, promotes successful women as a strong indicator for the emancipation of women in Albania and in all Albanian communities of Women in the World. The organization’s platform is comprehensive for education, high professionalism, Peace and Humanism. The woman is a balancing force and soul peacemaker in family conflicts, national and global, with a strong diversity of thought and action. A woman with personality is distinguished as an activists raising her voice to protect the rights of colleagues. She is an inclusive and participatory force in the economic and social life, because they are the basis of life creation and emancipator of society.

Liliana has built a portal “Albanian Woman in the World”, which she refers to as a digital archive of Albanian women and maages it by herself. In this portal are displayed remarkable figures of women of all ages, who have made history.

Liliana Pere is also a regular collaborator to the newspaper “The Sun” New York, a patriotic newspaper founded by former Albanian Prime Minister Fan Noli. She has published various articles which bring to the attention of readers the values of successful Albanian women ​​in various professional fields, humanitarian, educational, scientific, social, artistic, etc.

Liliana Pere throughout her professional career has been distinguished as a personality with the utmost rectitude and dedication in carrying out her duties, with a humane and sympathetic character and has made great contributions in helping communities to support people in need. So she has had a great activity as peace missionary.

Liliana Pere, as a Peace Missionary is also engaged with the International Lobbying Organization Diplomatic Mission Peace and Prosperity, part of the UN. She is Honorary Advisor of this mission which operates for peace and prosperity in the Balkans and in the World.

Diplomatic Mission for Peace and Prosperity

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Liliana Pere – Personalitet, ne Sherbim, së Gruas Moderne, të Botës

MUSTAFA: JU TREGOJ TE VECANTEN E VIZITES NE SHBA, PERSE NUK KA PUSHTET TE TRETE NE KOMUNAT ME SHUMICE SERBE DHE…

October 2, 2015 by dgreca

-E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama/

-Asnjë element i marrëveshjes Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk e bën pushtet të tretë/

-Në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese/

Nga Behlul JASHARI/ PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 5 ditëve zhvilluam vizitë të rëndësishme, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas kthimit nga Nju Jorku në Prishtinë në një konferncë shtypi në ambientet e qeverisë, sot pasdite.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

“E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Në këtë samit, i cili ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimet ndërkombëtare, Republika e Kosovës është trajtuar me kapacitet të plotë shtetëror, si të gjitha vendet tjera të botës. Ne kemi qenë pjesë e barabartë e këtij Samiti, i cili është mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Andaj i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Obama për përkrahjen ndaj Republikës së Kosovës dhe mund të them se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit, e ka dëshmuar faktin se Republika e Kosovës po bëhet faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, theksoi kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme. Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Kryeministri Mustafa sot tha se,  “sa i përket takimeve me zyrtarë të lartë të Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi takuar me zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Victoria Nuland, ndihmës sekretare, dhe ne jemi përgëzuar për lidershipin në raport me proceset e rëndësishme të cilat i kemi kapërcyer këtë periudhë”.

“Kemi marrë po ashtu përkrahje të plotë për vendimin që e ka marrë edhe qeveria edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomave të Veçanta, kemi marrë përkrahje të plotë për procesin e dialogut dhe katër marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin  e Zi”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.

“Kemi marrë po ashtu përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, angazhimit dhe anëtarësimit të saj në Interpol dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Po ashtu kemi marrë përkrahje edhe në proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike, që kanë të bëjë edhe me transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës, por gjithherë duke i respektuar procedurat dhe duke marrë një vendim të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Mustafa.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Republikën e Kosovës për hapat të cilat i kemi marrë në luftën kund radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke e konsideruar Kosovën si shembull të veçantë edhe sa i përket Strategjisë që ne e kemi aprovuar kundër terrorizmit, dhe po ashtu Ligjit që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar me të cilin është ndaluar bashkimi i qytetarëve tanë në konfliktet e jashtme”, tha kreyministri kosovar.

Mustafa tha se, jemi takuar po ashtu edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, me të cilin po ashtu kemi biseduar për çështjet e dialogut,  për çështjet e modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe për përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në këtë proces.

“Nga data 26 shtator deri më 1 tetor, në cilësinë e kryeministrit të vendit, së bashku me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, kemi zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre 5 ditëve, kemi zhvilluar dhjetëra takime dhe aktivitete të nivelit të lartë, të cilat besoj se kanë dhënë  fryte të rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në raport me rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, vlerësoi Mustafa.

Ai njoftoi hollësi edhe nga takimet e tjera me përfaqësues shtetesh e organizatash nga bota. “Gjatë këtyre takimeve ne kemi lobuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e marrëdhënieve me këto shtete, gjithmonë duke pas parasysh edhe nevojën që ne të kemi marrëdhënie ekonomike me të gjitha vendet, të tërheqim investime të huaja, dhe që perspektiva e Kosovës të jetë perspektivë e përbashkët në rajon edhe në Evropë, dhe perspektivë botërore”, u shpreh Mustafa.

Ai bëri të ditur se, ministrat që ishin në delegacionin e Kosovës kanë pasur takime të veçanta në fushat e tyre, edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Integrimeve Evropiane.

“Është shfrytëzuar maksimalisht koha, kryesisht në të gjitha këto takime janë biseduar çështje aktuale që kanë të bëjnë me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga shtete që nuk e kanë pranuar, me anëtarësimin tonë në UNESCO, në Interpol. Kemi biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Europol-in, sepse atje njëherë nuk mund të anëtarësohemi përderisa s’bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian, mirëpo modalitetet janë diskutuar dhe mendoj se edhe aty do të arrijmë një bashkëpunim të mirë”, tha Mustafa.

Ai tha se delegacioni kosovar ka marrë pjesë po ashtu edhe në disa takime dhe pritje formale dhe joformale të organizuara në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me liderë të ndryshëm dhe  përfaqësues të ndryshëm të këtyre vendeve.

“Një pjesë të takimeve zyrtare i kemi zhvilluar edhe në Selinë e Kombeve të Bashkuara, ku mund të them se kemi pasur një trajtim shumë të mirë, një trajtim krejtësisht të barabartë me vendet tjera, që ka qenë një risi për trajtimin e Kosovës në Nju Jork dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Mustafa.

“Unë mendoj se bashkëpunimi ynë me këto vende është tepër i rëndësishëm, përkrahja që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për ne për proceset që po i kalojmë, por edhe për sfidat të cilat ne i kemi në të ardhmen”, përfundoi kryeministri i Kosovës Mustafa në konferencën për shtyp pas kthimit  nga Nju Jorku.

Duke iu përgjigjur interesimeve të medias, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siguron se Asociacioni i komunave më shumicë serbe nuk do jetë pushtet i tretë dhe nuk ka asnjë arsye për frikë nga marrëveshja në Bruksel, në dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që të frigohemi nga marrëveshja për Asociacionin. Unë ju garantoj se asnjë element i kësaj marrëveshje nuk i jep fuqi ekzekutive Asociacionit, nuk e bën pushtet të tretë edhe nuk krijon asimetri në realizimin e pushtetit”, theksoi ai në konferencën për shtyp.

Kreu i qeverisë kosovare, Mustafa tha se në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: e vecanta e vizites ne SHBA, Kryeministri Mustafa, pushteti i trete, shumica serbe

LIDHJET E ELBASANIT ME KOSOVËN DHE….KUJTESË

October 2, 2015 by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO-New York/

Dihet, që  Fuqitë  e  Mëdha,  para  një  shekulli ,  për  të  plotsuar dëshirat e satelitëve të  tyre  shovenistë, e  copëtuan  territorin shqiptar. Gjithashtu dihet se  këto  shtete satelitë, me  beteja të vazhdueshme  dhe  masakra  të përgjakëshme u munduan  të  realizojnë  pastrimin etnik  të atyre  krahinave dhe asimilimin e popullsisë  së  tyre.

I  gjithë kombi shiptar, brenda trojeve  shqiptare dhe në  mërgim, këtë vendim të padrejtë dhe antishëqiptar të Fuqive të Mëdhaja në Konferencën e Londrës në vitin 1913 e  kundërshtoi me  forma  dhe  mjete  të  ndryshëm pamvarësisht se nuk ia arriti  plotësisht qëllimit. Njëkohësisht ai iu kundërvu forcërisht edhe këtyre forcave shoveniste  të  fqinjëve  tanë  me të gjithë mjetet e kohës dhe pengoi realizimin e pastrimit    etnik   dhe  asimilimin  e  popullsisë  të  atyrë  krahinave  të  cunguara.  Një  rol  të  rëndësishëm  në  këtë  fitore  të  madhe  me  rëndësi  kombëtare  ,  përvec  atdhedashurisë   të  popullit  të  atyrë  krahinave  të  cnguara,  e  luajti  edhe  lidhja  e  popullsisë  e shtetit  shqiptar  me ate të  krahinave  të   robëruara.

Unë në  këtë material do të  mundohem të  paraqes lidhjet e Elbasanit me Kosovën tonë heroike në realizimin e  kësaj  fitorje. Këto lidhje në  qytetin  e  Elbasanit janë  të  herëshme, vazhduan  për  një  kohë  të gjatë dhe vazhdojnë edhe sot dhe janë të ndryshme ,nga ato të qyteteve të tjerë si në kohë,mjete dhe në mynyrat se si u realizuan. Së  pari  si  person  kryesor  në  lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën  duhet  përmendur    atdhetari  i  madh  elbasanas Aqif  Pasha , Aqif  Bicakciu ,  i  cili  gjithë  jetën  e  tij   mendoi  dhe  punoi  për  Shqipërinë  dhe  për  veprimtarinë  e  tij  atdhetare  për  shpalljen  e  pamvarësisë  së  Shqipërisë    është  quajtur  krahu  i  djathtë  i  Ismail  Qemalit  . Ky  personalitet  i  politikës  shqiptare  i  asaj  kohe    tok me  atdhetarët   e   tjerë  të  qytetit   të  Elbasanit   ,  organizoi  në  vitin  1913   një  protestë  të  madhe  kundër  vendimeve  të  Konferencës  së  Londrës    të  vitit   1913 ,  që  copëtonin  trojet  shqiptare . Ky  atdhetar  i  madh   gjithashtu   përmendet,  se   priti  me  dhëmbshuri    dhe  bujari   gjithë  ato  familje  kosovare  që  kishin  lënë  vendin  e  tyre  nga tmerri  i  shovenizmit  serb  dhe  i  ishin  drejtuar  Elbasanit.Ishin  burra e  gra,  pleq e fëmijë ,  që  i  kishin  përzënë  forcat  shoveniste  serbe    nga   shtëpijat  e  tyre  .  Me  këtë  veprim  ai  burr  shteti  dhe atdhetar  i  madh  shpalosi  bujarinë  e  qytetit  rë  Elbasanit për   vëllezërit   kosovarë.

Për  lidhjet  e  Elbasant  me  Kosovën  duhet  përmendur  edhe   atdhetari  Sali  Hida  ,  sepse  ka  marrë  pjesë   si luftëtar  në  kryemgritjet  e  Kosovës  të  viteve  1910  ,  1011  ,  1912  ,  se  ka  nduhmuar  në    hartimin e  Memorandumit  të  Gërces  për  kërkësat    e  kryengritësve  kosovarë  dhe  ka  kundërshtuar  vendimet  e  Konferencës  së  Londrës  të  viti  1913  për  ndarjen  e  trojeve  shqiptare  në  interes  të  Serbisë.

Duke  e  ditur  ,  se  ky  njeri  ishte  djali  i  një   opingari,  arrijmë  në   përfundimin  se  kjo  lëvizje  në  kundërshtim  të vendimeve  të  Konferencës  në  fjalë   ishte  e   të  gjitha  shtresave  të  shoqërisë  shqiptare Në  qytetin  e  Elbasanit  një  lagje  është  e  banuar  vetëm  nga kosovarë.  Janë  të  vendorur  këtu ,   se  janë  viktima të genocidit   serb   të  atij  fillim  shekulli, që  kaluam. Banorët  e qytetit  të Elbasanit  me   banorët  kosovarë    të   asaj    lagjeje  kanë  shkuar  dhe  vazhdojnë  të  shkojnë    në harmoni  të  plotë. Midis këtyre    janë bërë  edhe  martesa.

Lidhjet   e    Elbasanit  me Kosovën janë   sidomos   në  fushën  e  arësimit  ,   jo  vetëm  se  Elbasani  është  një  qytet  me  një  kulturë  të  lashtë  ,  por  më   shumë   nga  shkolla   Normale  ,  shkollë  kjo  që  është  krenaria  jo  vetëm  e  Elbasanit  ,  por  e  mbarë  Shqipërisë  ,  por  që  sot  ,  në  mënyrë  të  padrejtë  u  mbyll   , duke    u  zëvendësuar  me  një  gjymnaz  të  zakonshëm. Historia  e  arësimit  shqiptar  nuk  mund  të  arrihet   e  plotë  pa  përmendur  këtë  shkollë  dhe  historisë    së  qytetit  të  Elbasanit  i  është   nënvleftësuar    një  kapitull  nga  lavdija  e  atij   qyteti.

Dihet  që  kjo  shkollë  ,   e  para  shkollë  e  mesme  shqiptare,  u  hap  në vitin  1909,  dhe  në  fillim  kishte  111  nxënës   dhe  mbas  dy  muajve  ,   arriti  në  160  nxënës  .   Nga   këta  nxënës    70  prej  tyre  ishin  nga  Kosova.  Nga  nxënësit  kosovarë 16  i   dërgoi  me  shpenzimet  e  veta    atdhetari  i  mirënjohur  kosovar  Hasan    Prishtina  .  Nxënësit   që  dërgoi  Hasan  Prishtina  në  Normale  u   nisën  të  gjithë   së  bashku   dhe     Ebasani     i    priti  me gëzim  dhe    me   një  entusiazëm  të  madh  . Ja  se  si  është   përshkruar  kjo  pritje  në  shtypin  e  kohës  :  ‘’ Të  gjithë  ata  ,  që  duelën të  presin  djemtë  e  Kosovës  u mblodhën  në  një  fushë  afër  Teqesë  .  Sapo  e  muerën  vesh  ,  se  të  pritunit  po  afroheshin  , nxanësit  e shkollës  Normale  dhe   Idadije   (  gjimnazi  turk  ,  M.B.  ) u  radhuen  në  nji  anë  të  rrugës    të    Manastirit  si  ushtarë  dhe  më  tjetër  anë   qytetarët  dhe    kishin  kthyer  sytë  andej  nga  priteshin   të vinin  të  16   trimat   .   Pas  pak  zuni  të  duket  karvani  dhe  ,  kur  u  afrue  mjaft , nji  thirrje  gëzimi  doli  nga  zemrat  e të  gjithë  shqiptarëve  duke  thanë  :  ‘’  Rrofshin  trimat  e  Kosovës  !  Rroftë   Hasan  be  Prishtina  !  Rroftë  Shqipënia  ! ‘’ Këto  thirrje  nuk  pushuen  as  si  të 16  cunat  erdhën    ndë  mest  tonë  . Njerzit  nuk  munt  të  mbanin  gojën  nga  gazi  .’’

Kur    mbërritën  në  Elbasan    konviktorët  nga  Kosova  ,   konvikti  i  shkollës  Normale  nuk  ishte  pajisur  ende  me  orenditë  e  nevojshëme  nga  shoqëria  ‘’Përparimi ‘’    e  Korcës  ,  si  mbas vendimit  të  Kongresit   të  Parë  të  Elbasanit  .   Atëherë  populli  i  Elbasanit  për  plotsimin  e  konviktit  me  orenditë  e  duhura    hapi  një  ndihmë  për  blerjen  e tyre  dhe  mbrenda  një  kohe  të  shkurtër    u  mblodhën   me qindra  lira  . Vec kësaj  ndihme  populli  i  Elbasanit  dhuroi  një  sasi  të  madhe  shtresash  për  konviktin  për  fjetjen  e  konviktorëve    si  dyshekë  ,  jorgana  ,  batanija  ,  carcafë  dhe  jastikë  . Duhet  të  përmendim ,  se  gjatë  kohës  që  konvikti    sistemohej  ,  qytetarët  e  Elbasanit  i  strehuan  konviktorët  ,   shumica   e  të  cilëve  ishin   nga  Kosova  ,  nëpër  shtëpitë  e  tyre  . Të  kënaqur  nga  pritja  bujare  e  këtyre  familjeve  ,  disa  konviktorë  kosovarë  më  vonë  ,  nuk  shkuan  në  konvikt  për  vazhduan  të  qëndrojnë  në  ato  familje  ,    të  cilat    i  mbajtën  pa asnjë  pagesë  .

Edhe  në  vitet  e mëvonëshëm    shkollën    Normale  të  Elbasanit  e  kanë  frekuentuar  nxënës  nga  Kosova   dhe  të  edukuar  në  atë  shkollë  ,  janë  kthyer  në  vendlindje  dhe  kanë  hapur  shkolla    e  kanë  punuar  si  mësues  duke  mos  e  harruar  kurrë   Normalen  dhe  Elbasanin  .   Edhe  sot  e  kësaj  ditë  ish  nxënës  kosovarë    të  Normales  shojnë  ne  Elbasan  ,  për  të  vizituar  shkollën  e  tyre  Normale  .  Shtoj    me  këtë rast  ,  se kur  shkoi  në  Elbasan   dhe vizitoi  shkollën  e  tij  Normale  , Premk  Gruda  ,   ish   maturanti  i  vitit  1941   i  Normales    financoi  për  botimin  e   Albumit  Historiko- pedagogjik  “ Shkolla  Normale  “ Luigj  Gurakuqi  “ ,  Elbasan  . “”

Një  ngjarje  tjetër  që  e  forcon  së  tepërmi  lidhjen   e  Elbasanit  me  Kosovën  ,  është  shkuarja  në  vitin  1941  e  një  grupi  të  madh  mësuesish   nga  Shqipëria   për  të punuar  në  Kosovë    .    Nismëtar    për  këtë  veprim  atdhetar      është       ministri  i  arësimit   i  asaj   kohe   shkrimtari  dhe  intelektuali  i  mirënjohur  Ernest  Koliqi . Ky  grup  përbëhej  nga  200  mësues  ,  nga  të  cilët  170  ishin  nga  Elbasani  . Këta  mësues elbasanas  ishin  të  rinj   në  detyre   ose  ata  që  atë  vit    ishin  diplomuar  . Ishin   në  përgjithësi  djem  , por  kishte  edhe  vajza  ,   lshin  vëlla   e  motër  ,  ishin  edhe    burrë  e  grua  .  Nuk  ishin  të detyrar  që  të  shkonin  në  Kosovë  . Shkuan  vullnetarisht  për  të hapur  shkolla  të  ndryshme  në  atë    truall  shqiptar  me  emrin  Kosovë  ,  që  sgjedha  serbe  e  kishte  lënë  në  errësirë    . Dhe populli  i  Kosovës  i  priti  tërë  gëzim  .  Mësuesi Tajar  Zylfi  ,   që  ka  shkuar  atë  vit  mësues  në  Kosovë  ,  më  ka  treguar  : ‘’  Kur  shkova   ditën   e  parë   në   shkollën     ,  ku    më  caktuan  mësues  ,  burra  e  gra  ,  të  rinj  dhe  fëmijë   dualën  nga shtëpijat  e  tyre  e  më  përshndetën  me  gëzim  . duke  më uruar   mirëseardhjen   . Një  plak  mbi  tetëdhjetë  vjec   me  një  mjekërr  të  bardhë  ,  që  i  vinte deri në  gjoks  ,  duke  u  mbajtur  te  një  shkop   ,  doli  nga shtëpia  ,    m’u  afrua buzagaz  ,  më  përqafoi  me  dashuri  ,  më  mbështeti  kokën  në  gjoksin  e  tij  dhe  i  mbushi  sytë  me  lot  ,  nga  gëzimi ‘’

Mësuesit  elbasanas  punuan  në Kosovë   në shkollat  e  atjeshme ,  hapën  shkolla  të reja  ,  punuan  në  shkollat  e  mesme    si  mësues    edhe   si  drejtues  ,  punuan    si  inspektorë  arësimi  , drejtuan seminare  me  arësimtarët  vendas    ,  hartuan tekste  mësimore   në  gjuhën  shqipe  . Shumë  nga  ata  u   aktivizuan     edhe  me  jetën  shoqërore  ,  kulturore  ,  shkencore  e  politike  . duke  dhënë  ndihmesën  e  tyre  . Punuan  në  gazetari  si  redaktrë  gazetash  dhe  revistash  ,  botuan  vepra  letrare  , u  muarën  me shkencën  e  gjuhësisë    ,  mblodhën  folklor .   .  Me  veprimtarinë  e  tyre  gjallëruan  jetën  kulturore  dhe  atë  shencore  të  Kosvës  .Si  të  tillë  mund  të  përmendim  Mehmet  Gjevorin   ,   Petër  Elezin  ,  Lirak  Dodbibën   ,  Vasil  Andonin  dhe  plot  të  tjerë

Nga  këta  mësues  edhe  u  martuan  në  Kosovë  e  krijuan  familje  e  nuk  u  kthyen  më  në  vendlindje  .  Djemtë  dhe  vajzat  e  tyre  banojnë  edhe  sot  në  qytete  të  ndryshëm  të  Kosovës  ,  por  ,  shpesh  ,  u  drejtohen  Elbasanit  tek  të  afërmit  e  tyre  .

Nga arësimtarët  elbasanas  ,  që  nuk  u  kthyen  ,   pati  që  muarën  pjesë  në  luftën  për  clirimin  e  Kosovës   dhe   u  burgos  nga  forcat  gjermane  si  mësues  Tajar  Zylfi , ose    që  mori  pjesë  në  cetat  luftarake   si  mësuesi  Kamer  Xheria  .

Lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën  vazhduan  edhe  më  vonë   ,  por    jo  aqë  të   forta  sa  më  parë    Edhe  gjatë  asaj  kohe   shkollën  Normale   të  Elbasanit nga  viti  1935   e  deri  në  vitin  1940  e  kanë  mbaruar   20   nxënës   nga  Kosova  ..  Gjithashtu  gjatë  kësaj  kohe  nxënësit   e  kësaj  shkolle   kanë  menduar  për  Kosovën  që  rënkonte  nën  shtypjen  monstruoze  serbe  .  Ata vë   vitin  1935   normalistët   formuan  Shoqërinë   ‘’Shetitësi  i  Kosovës  së  Robëruar ‘’   Shoqëri  kjo  që  forconte  dashurinë  për  Kosovën  dhe  njoftonte  mbi  terrorin  serb  në  Kosovë

Gjithashtu  gjatë  kësaj kohe  duhet  përmendur  edhe  veprimtaria  e  mësuesit  atdhetar  Ali Cungu  ,  i   cili  në  vitin  1931  në  Gjenevë  në Institutin  e Studimeve  foli  edhe  për  problemin  e  madh  tragjik   të  Kosovës  nga  shovenizmi  serb  .

Është  për  t’u  përmendur   ,  se  në  muajin  prill  të  viti  1941   Kosova  iu  bashkua  shtetit  shqiptar  ,  por  me  kapitullimin  e  Italisë  fashiste  dhe  hyrjen  e  forcave  gjermane  në  Shqipëri  këto  pjesë  të  Kosovës  u  rrezikuan  t’u  ktheheshin   shtetit  jugosllav  .  Madje  në  atë  kohë  edhe  qeverria  e  Bullgarisë  ,  i  kërkoi  Hitlerit  që  t’i  jepeshin    pjesë   nga  toka  e  Kosovës   .  Ndër  kohë  edhe  për  të  shpëtuar  këtë   pjesë  të  truallit  shqiptar    nga  pushtimi  i  dytë  sllav  ,  personalitete  të  politikës  shqiptare  formuan  qeverrinë  e  re  shqiptare  . Në atë  qeverri  ,  për  qëllimin  e  përmendur  më  lart  ,    muarën  pjesë  edhe  tre  persona  nga  Elbasani  :  Lef  Nosi  ,  si  anëtar  i  regjencës  ,  Ibrahim  Bicaku  ,  djali  i  vetëm  i  atdhetarit  Aqif  Bicakut  ,  si  kryeministër  dhe  Sokrat  Dodbiba  ,  si  ministër  i  financave  .  Këta  të  tre  ,  si  të  gjithë  ata  që   formuan  shtetin  shqiptar  ,   e  dinin  fort  mirë  së   nazizmi  gjerman  e  kishte  të  humbur  luftën  ,  por   i    pranuan   këto  detyra   edhe   për  të  shpëtuar  tokat  e  Kosovës    ,  pamvarësisht  nga  konsekuencat  e  mëvonëshme  ,  që   atyre   mund  t’u   mund  t’u   ndodhnin  ,  si  u  ndodhën    më  vonë  .

Lidhjen e  Elbasanit  me  Kosovën  duhet  ta  shikojmë  edhe  gjatë  diktaturës  .

Qyteti  i  Elbasanit  gjatë  asaj  kohe u  përdor  si  vend  internimi  ,  sidomos  për  kosovarët  , që arratiseshin  nga  Jugosllavia  . Në  përgjithësi  diktatura  këta   kosovarë   i  quante  si  agjentë  të  U D B –  së   dhe  i  vendoste  me  banim  në  Elbasan  .  Elbasani  këta  kosovarë  nuk  i  shikoi  me  nëveri  si  të  tillë  ,  por si  kosovarë  të  ndershëm   dhe  u  afrua  me ata  .  Nga  këta  edhe  u  martuan  me  vajza  të  këtij  qyteti dhe  banojnë  edhe  sot  në  Elbasan

Duhet  të  shtojmë   se      të  rinj   elbasanas   e  dënuan  haptas  tradhëtinë  e  diktaturës  ndaj  Kosovës  dhe  u  shprehën  haptas     ndaj    kësaj  tradhëtije  .   Kështu  në  mars  të  vitit  1946   maturanti  Makensen  Bungo  në  orën  e  gjeografisë  tha  se  Kosova  është  e  robëruar  dhe   për  këtë  shprehje  u  përjashtua  nga të  gjitha  shkollat  e  Shqipërisë  dhe  mbas  dy  muajësh  u  arrestua  dhe  u  dënua  për  shovenizëm  si  armik   populli  .Gjithashtu  ,  kur  në  gusht    të  atij  viti   u   gjykuan  dhjetë  të  rinj  si  pjesëtar  të  një  organizate  antikomuniste   .  gjashtë  nga  këta  u  akuzuan   edhe  si  shovenistë   dhe    ua  shtuan  dënimin  . Në  këtë  proces  gjyqësor  ,  kur  kryetari  i  këtij  grupi  ,  djaloshi  Apostol  Gega  ,  u  akuzua  nga  kryetari  i  gjyqit  si  shovenist  ,  ai  iu  përgjigj  me  shprehjen    Ju  jeni  shitur  te  sllavët  .

Gjatë  kohës  së  Diktaturës    shumë  nga    ata  persona  që kishin   folur   për    Kosovën  dhe  kishin  mbrojtur  kosovarët  u  dënuan  si  armiq  populli  dhe  kriminelë  .   Kështu  Lef  Nosi   e    Apostol  Gega  u  dënuan  me  vdekje  dhe  u  pushkatuan  ,   Ibrahim  Bicaku  dhe  Salim  Ceka  u  dënuan  më  vdekje  ,  por  iu  kthye  dënimi  me  burgim  të  përjetshëm   ,  Duhet  të   shtojmë  se  Ibrahim  Bicaku  ,  mbasi  mbaroi  dënimin  dhe  shkoi  në  Elbasan  ,  komunistët    ,  për  ta  ofenduar  ,  e  caktuan  të    punojë    si  pastrues  i  nevojtores  në  qendër  të  qytetit  . Nazmi  Fagu  u  dënua  me   burgim    të  përjetshëm  dhe  ,  si  doli  nga  burgu  ,  përfundoi  fjalorin  e  Sotir  Kolesë  ,  Sokrat  Dodbiba  u  dënua  me  30  vjet  burg  dhe  vdiq në  burgun  e  Burrelit  ,   Ali  Cungu   u  dënua  me  shtatë  vjet  burg  dhe  disa  vjet  internim  dhe   pastaj  u  mbyll   në  shtëpi  dhe  përktheu    në  anglisht   pjesë  nga   poetët  tanë  De  Rada ,  Naimi,  Migjeni  dhe  Kadarea .,  Makensen  Bungo    u  dënua  me  pesë  vjet  burg  ,  Ahmet  Kurti ,   me  dy  vjet  burg    dhe   Xhaferr  Belegu  nga  diplomat  e  historian  u  detyrua  të  punojë  si   punëtor  për  të  siguruar  bukën  e  gojës  ,    duke  vazhduar   punënë  në  shtëpi  në  heshtje  si  historian    dhe  la     në  dorëshkrim  vepra  historike  dhe  lpërkthime   nga  letërsia  botërore.

E  mbyllim  këtë   material    me   shkrimtarët  dhe  piktorët  elbasanas, që  kanë    punuar    për  Kosovën.  Elbasani  ka  tre shkrimtarë,  që  kanë  shkruar  për  Kosovën   .  Dhe  këto  janë  :Xhaferr  Belegu  ,  që   ka  shkruar  veprën  ‘’ Lidhja e  Prizrenit  ‘’,  e  cila    është  quajtur  ‘’ vepra  më  e  arrirë  për  këtë  problem  para  Luftës   së  Dytë Botërore ‘’,  Besim  Qorri  ,  që  ka  shkruar  veprën  ‘’Shqipnia  e  Vërtetë  ‘’ ,  studim   historik   dhe  etnografik  , botuar  në  vitin  1944  dhe  Makensen  Bungo  ,  që botoi  në  vitin  2003   poemën  ‘’Nëna   kosovare  ‘’,  ku  ,  si është   shprehur  analisti  i  mirënjohur  Idriz  Lamaj  në  parathënjën  e  kësaj  vepre  ,,‘’  masakrat  ,  varret  masive  ,  dëbimi  i  qindramijë  shqiptarëve    nga  trojet  e  veta  stërgjyshore  dhe  rruga  e  tyre  për    në  Shqiperi ,  përshkruhen  me  ofshamë     e      lot  gjaku  ‘’

Krahas  këtyre  veprave   duhet  të  përmendim  edhe  dy  vepra  të  tjera   nga autorë  elbasanas  ,  ku   përmenden  shumë  herë  Kosova  e  kosovarët  .   Këto  janë  ‘’ Elbasani  ,  Enciklopedi  ‘’  vepër  madhore  me  kryeredaktor  dhe  kryetar  i  grupit   prof. asc .dr .  Kujtim  Bevapi  dhe  botuar  nga  Bashkia  e  Elbasanit  dhe  ‘’ Shkolla  Normale  ‘Luigj  Gurakuqi  ‘’ Elbasan  ‘’  me  autor  mësuesin  e  merituar  Genc  Trandafili .  Shtojmë  se   piktori   elbasanas  Shpëtim  Arapi  ka  pikturuar  tabllonë  ‘’Shote Galica  ‘’,  me  të  cilën  paraqet  madhështinë    e  gruas  kosovare  .

Besoj  se   nga     cfarë parashtruam  vërtetohen  plotësiht   se    lidhjet  e  Elbasanit  me  Kosovën   tonë     janë   për  t’u  përmendur,  për  të cilat  qyteti  i  Elbasanit  duhet  të    nderohet    nga  organet  kompetente  .

KUJTESE- D Y  F J A L Ë

Fshatin Levan e kam njohur në rininë time,  kur  më  trasferuan  atje dhe punova si  mësues i   Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë  në  shkollën e  tij .

Atëherë  fshati Levan ishte fermë  dhe vec banorëve autoktonë  ishte   populluar  edhe me   fshatarë  nga  Labëria,  Skrapari dhe  Mallakastra. Banorët  e ardhur nuk u vendosën  në  lagjen   e   vendasve. Ata formuan lagje , sipër, në  kodër e  në pjesët e tjera të fshatit.

Unë   u   afrova  më  shumë   me   vendasit  ,   se   i  kishin   shtëpijat   afër   shkolllës  dhe  ishin  më  të  afrueshëm     e  më të   qetë  dhe  me   disa   prej  tyre  zura  edhe   miqësi  Shpesh shkoja   edhe    nepër  shtëpitë  e  tyre , i  nxitur nga mikpritja  dhe   bujaria  e  tyre ,  me  gjithë  se  varfëria   i  kishte  pllakosur  atëherë   edhe   ata   si   të   gjithë  vendin.

Nga   kjo   miqësi  dhe     nga   vizitat   në   shtëpitë   e  tyre,   mësova  historikun  e  atij  fshati  ,   u   njoha   me   zakonet  e   tyre    dhe  u   preka   nga    këngët   e   tyre.

Ishte   koha ,  kur   në  vendin   tonë   kishin   fillluar   të   bëheshin  ndryshime   në   jetën  e  përditëshme  dhe   të   moshuarit ,   që   tregonin   historinë  e  fshatit  të   tyre   ,  po   e  linin   këtë  botë . Zakonet   kishin  fillluar  të  ndryshoheshin  dhe këngët e bukura po zëvendësoheshin  me ato   për   Partinë  dhe   Diktatorin   Hoxha.

Në   këtë   kohë   mua   m’u   kujtua   një   porosi   që   na   dha   një   ditë  profesori  i  latinishtes  i   shkolllës   Normale ,    i  ndjeri   Stefan   Prifti  , që ,  ‘’ kur  të  shkoni   mësues  nëpër  fshatra   ,  mos   e  kaloni   kohën   kot  duke  luajtur  bixhos  e  duke   pirë raki   ,   por   merrni   jë   fletore   e   regjistroni    këngët  dhe  zakonet   e  fshatit ‘’ . Dhe   unë   me   një  fletore  dhe   një   laps   në   dorë ,  fillova   të    shkoj   te  banorët  e  asaj   lagjeje   e   regjistroja   materialin   që  më  duhej.

Mbusha disa  fletore  dhe ,   kur  u  trasferova   prej   andej ,  i  mora   me  vete .

Që   atëherë    ka   kaluar    shumë   kohë. Plot   dyzet   vjet   dhe      ndodhën  ngjarje  të  ndryshme  :  u  përmbys   Diktatura  nga  urrejtja   popullore   ,  u   vendos  demokracia  e   populli   filloi   të  marrë  frymë  lirsht     Në   kërë   kohë  unë    u  mora   me  gazetari    e  letërsi    dhe     botova   ndonjë   vëlllim    me   krijime   lettare  ,  deri  sa  erdhi  viti   i   përgjakur   1997  dhe  unë  i  hypa  avionit  dhe  erdha  në  Shtetet  e  Bashkuara  të   Amerikës  . ,  ku   jam  edhe   sot.

Këtu ,  një  ditë , na    përfshiu     një   fortunë   e   madhe   me   një   shi   të   rrëmbyeshëm   ,   që   na   dëmtoi    shumë .  Nga   fortuna       dsa  nga  materialet   e   mija     ishin  dëmtuar  shumë   dhe  ishin  bërë   të  palexueshëm  ,  midis  të  cilëve  edhe   një   pjesë   e  materialit   folklorik  të   fshatit  Levan  ,  si zakoni   i   martesës ,  zakoni i  vdekjes, tri   përrralla   dhe  disa  fjalë  të  urta .

Ato   që   nuk  ishin  dëmtuar   ,   i  regjistrova dhe  i  bëra   gati për   t’i   botuar ,  duke  falënderuar  të  gjithë  ata  banorë  të  fshatit  Levan  ,  të  Fierit  ,  që  më kanë  ndihmuar  atëhere  për  regjistrimin  e  këtij  materiali dhe   duke  këshilluar   mësuesit   ,  që  të  veprojnë  si  na   këshilloi   shumë  vte  më   parë  ai   profesori   i  ynë  i  latinishtes  .i   shkolllës   tonë   të  Normales  .

Filed Under: ESSE Tagged With: Elbasani, lidhjet me Kosoven, Makensen Bungo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3485
  • 3486
  • 3487
  • 3488
  • 3489
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT