• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nis viti i ri akademik, përkujtohet protesta studentore 1997 në Kosovë

October 1, 2015 by dgreca

-Në 1 tetor para 18 viteve në Prishtinë: Në protestë 30,000  studentë shqiptarë, në rrugë mbi 100,000 qytetarë/

Nga Behlul JASHARI/Prishtinë, 1 Tetor 2015/  Në Kosovë ka nisur sot viti i ri akademik dhe me këtë rast ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, vizitoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Si tradicionalisht, viti i ri akademik nis edhe me vlerësimin e përkujtimin e protestës së fuqishme të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të para 18 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip në Kosovë, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe. Bashkë me studentët, në ballë të protestës, që nisi në Lagjen Velania të shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, ishte edhe rektori historik, Ejup Statovci.

Pikërisht para 18 vitesh, drejtpërdrejtë nga protesta, kam raportuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se, “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të
Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar”, dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja korrespondent i ATSH-së nga Prishtina (i atëhershëm dhe i tashëm), përmes telefoninit në 1 tetor 1997.

Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

 “Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja ku isha me lidhjen e telefonike nga Prishtina me Tiranën. Raportoja edhe për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues, theksoja se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.

“Më 1 tetor 1997 u mposht frika”, theksohet sot në një nga titujt në ballinat e shtypit në Kosovë.

Ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi, 18 vjet pas këtyre protestave, i kujtojnë çastet e vështira të pikënisjes së kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.

“Atë kohë kishim një ideal për një universitet në gjuhën shqipe dhe për lirinë e vendit. Protestat e ’97-s i patën ndërruar rrjedhat e zhvillimeve politike në Kosovë dhe kanë bërë jehonë të madhe ndërkombëtare. Prandaj, pa Lëvizjen Studentore dhe pa Universitetin e Prishtinës nuk do të mund të paramendohej lufta çlirimtare e cila rezultoi me lirinë e Kosovës”, është shprehur Dugolli për gazetën “Epoka e Re”.

“Në Kosovën e robëruar e të shtypur, terren ku realizohej padrejtësia më e madhe në Evropë, më 1 tetor 1997 njeriut të Kosovës iu rikthye dinjiteti. Më 1 tetor populli ndjehej krenar dhe nuk turpërohej, pasi kishte thyer një heshtje të gjatë e absurde. Padyshim, Lëvizja Studentore e atëhershme e ka shpejtuar procesin drejt lirisë, i cili edhe sot e kësaj dite ende nuk ka përfunduar”, është shprehur Kurti.

“Natyrisht, ta kthesh një faqe tjetër të historisë, ka qenë një veprimtari shumë e rrezikshme për të hapur dyer të tjera të mëdha. Dhe më pas liridashësit dhe UÇK-ja përfundimisht i bënë hapat e mëdhenj dhe të fundit drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Lajçi.

“Më 1 tetor është mposhtur frika e Kosovës, ka rënë miti i frikës dhe secili shqiptar është ndier mirë, më solidar me tjetrin, një vlerë tradicionale që u rikthye. Përvjetorët e 1 tetorit ushqejnë një impuls krenarie, natyrisht, por na bëjnë t’i kujtojmë shumë shokë tanët dëshmorë. Ata do të donin që ky vend të ishte edhe më mirë nga sa është, sidomos në veri”, ka thënë Mavraj.

Filed Under: Histori Tagged With: 1997 në Kosovë, Akademik, Behlul Jashari, Nis viti i ri, përkujtohet protesta studentore

Ramush Haradinaj: Mos e lejoni defunksionalizimin e shtetit të Kosovës

October 1, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 1 Tetor 2015/ Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi pak më parë, pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, se “opozita nuk ka asnjë rrugë përpos që ta pamundësojë futjen në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin”.

“Nëse këto marrëveshje hyjnë në zbatim tani, atëherë Kosova nuk më nuk do të ketë fuqi as t’i korrigjojë e as t’i shfuqizojë ato”, tha ai.

Ne, si opozitë,  vijoi Haradinaj, “nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë që kushdoqoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës”.

“Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe t’i rishikojnë këto marrëveshje”, theksoi Haradinaj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës. Cdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme”, shprehet lideri i partisë së dytë opozitare kosovare.

“Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi”, shton Haradinaj.

“Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jasht saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme”, përfundon lideri i AAK-së./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Ramush Haradinaj, shteti i Kosoves

AFORIZMAT,- VLERA QË PASQYROJNË SHPIRTIN E NJË KOMBI

October 1, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA/*

Çdokush që merr në duar një libër me vlerë, me të vërtetë ka marrë një thesar. Ndaj, gjithsecili prej nesh duhet të shprehet me fjalë shpirti për atë, ç’ka autorët u servirin lexuesve. Çdo lexues ka mënyrën e vet të të lexuarit dhe të zbërthimit të asaj çka lexon. Leximi i përciptë është i barabartë me asgjënë. Në rastin në fjalë përgjegjësia e leximit është shumë e madhe dhe mund të përkufizohet baraz me rikrijimin.

Jam i emocionuar teksa shfletoj “Aforizma nga autorë shqiptare” të Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj, të një botimi serioz dhe me vlera akademike. Sepse me këtë botim jemi përballë faktit, që evidentohet dhe mundohet të përçohet jo në rrugë mekanike, por nëpërmjet rileximit aktiv një botë e madhe shpirtërore dhe filozofike kryesisht nga autorë shqiptarë, mjeshtra të fjalës poetike dhe të prozës së gjatë, që i kanë dhënë letërsisë sonë dimesione interesante. Është një fushë e vështirë ku përmblidhen pikë-pikë sentenca dhe filozofi të caktuara, të shëndërruara në urtësi. Botime të tilla në këtë drejtim janë të pakta, përveç disa dhe kjo prej vullnetit dhe ambicjes së autorëve. Ajo që ia shton më tepër vlerat botimeve të tilla është se ato shprehin mendimin e latuar të gjithë sferave të jetës, të shqetësimit të përhershëm krijues, i cili rreh me pulsin e kohës. Me mundësinë e zgjedhjes dhe të seleksionimit më të mire e më të përshtatshëm të kësaj urtësie proverbiale, ato janë rreshtuar në 4 vëllimeve interesante, të cilat spikatin si vlera kombëtare dhe lartësojnë e i ngrejnë një kult mendimit krijues e filozofik të kombit tonë. Aforizmat janë mesazhe të cilat kanë dalë nga përballjet e herë pashershme të njeriut me jetën. Janë rrethanat shoqërore të cilat kanë prodhuar e vazhdojnë të prodhojnë përvoja. Pra, grumbullimi i tyre nga individë të veçantë aq sa është e lehtë në pamje të parë, ka vështirësitë e saja.

Mbledhësit e këtyre aforizmave në vetvete janë filozofë të vërtetë, njerëz të urtë, siç thotë populli ynë, njerëz me botë të pasur shpirtërore me principe dhe koncepte të gjëra. Ata, pasi kanë rënë në konkat me to, gjatë rrugës jetësore e kërkojnë urtësinë me këtë lloj komunikimi me bagazhin e pasur dhe këmbënguljen e bletave punëtore Thimi Mitkos dhe Fatos Mero Rapajt, janë munduar që këtë pasuri me vlera të ja shpërndjajnë të tjerëve.

Në parathënien botuese autorët shprehen: “Aforizma ka ngjashmëri me fjalën e urtë popullore, por kjo duhet të ketë vlerë më të qëndrueshme, më shkencore dhe më të kapshme, pra shkalla mençurore e saj është mjaft e lartë” dhe se ato “nuk durojnë shprehjet e mendimeve ekstreme…”. Këto aforizma janë interesante dhe në çdonjërën duhet të ndalesh gjatë e të kuptosh thelbin e tyre, duke zbuluar thesare vlerash, Aforizmat tregojnë një rregull të jetës, një normë jetike, një të vërtetë të pamohueshme “… Janë dëshmi e përjetimeve, dëshirave, urtësisë, janë shpirti i një kombi”. Të mbledhësh, botosh aforizma, thënie e mendësi krijuese të ekstrakteve filozofike, do të thotë vlerë dhe shenjë mençurie, pasi përdorimi i tyre përbën një mënyrë të veçantë komunikimi, duke i dhënë një aftësi më të madhe shprehje dhe kolorit gjuhësor. Si pasojë përkufizimi i tyre në grup është shumë i vështirë se çdo aforizëm është një zbërthim filozofik si dhe një vëzhgim i gjatë i atyre dukurive dhe ngjarjeve që ndodhin brenda botkuptimit tonë. Autorët, duke mundur t’i përshkallëzojnë ato kanë shpalosur edhe vlerat e autorëve, mendimin filozofik, të joshur nga kompleksiteti i notave shpirtërore.

Pikërisht këtu qëndron dhe merita e tyre, të cilët jo vetëm i kanë qëmtuar ato në vite, siç nxirren nga fundi i detit perlat, me anë të shfletimit, nga bisedat e përditshme me miq, të njohur e të panjohur, por edhe i kanë paraqitur në një nënrenditje logjike, që lenë gjurmë te lexuesi e të bëjnë të meditosh për esencën e thënë. Në fakt është një qëmtim i hollë i së bukurës, ndjesores, të veçantës, logjikes, se aforizmat janë si diamantet që shkëlqejnë. Këto nënrenditje, që përjetohen me notat e vetë brendisë lexuesin e njohin, dhe e bëjnë pjesë të mendimit goditës, të drejtë, të panshëm, depërtues të ndjenjës, duke e paisur atë me forcën e jashtëzakonshme, e për të zbuluar të bukurën atje ku është në të vërtetë. Gjithsesi secili veçon të bukurën nga e zakonshmja, të këndshmen nga e thjeshta.

Duke i shfletuar në detaje aforizmat e autorëve shqiptarë, arrijmë të takohemi në mënyrë artistike dhe të hyjmë në një lidhësi të mozaikut jetësor, ku perfetizohet mirkuptimi, bekohet humanizmi e natyrisht ngrihen në obelisk vlerat e krijimeve. Arti, kur zbret brenda gjëndjes shpirtërore të njeriut, le gjumë të pashlyeshme, por i shprehur në momente të caktuara lind vlera monumentale.

Të jesh poet, shkrimtar, historian, mendimtar duhet të jesh patjetër shpirt dhe frymë e shkronjave, Ai që të prek në shpirt me fjalën e tij të thellë, edhe lotin e kalon nga shpirti dhe e bën të flasë. Të krijuara në çaste frymëzimi a gjëndje pezmi nga realiteti i kohës, , kërkimtare drejt së mirës, realizativ të dëshirës dhe vizionare të së ardhsmes nga ana tjetër të bëjnë të reflektosh dhe të të mbesin në mëndje me shijen e mirë. Aforizmat janë të kapshme nga lexuesi dhe sintetizojnë në vetvete mesazhin ideo- tematik dhe ideo-estetik të qënit më shumë se aforizma, të mbledhura vetëm nga autorët shqiptarë, jo vetëm artistike, por edhe shkencore. Të pashembullta, origjinale e të patjetërsueshme në këndvështrimin moral janë këto aforizma edhe në këndvështrimin artistik.

Simbolika e tyre aludon dhe perfomon një tedencë vizionare në qënien e njeriut, të cilin e imponon koha, por kjo simbolikë rigjeneron botkuptimin dhe vullnetin e vetë qenies, duke e drejtuar atë në kërkim të mesazheve të mirësisë profetike. Jetojmë në një kohë mjegullore e të etur për mesazhe mirkuptimi dhe secili nga ne, herët apo vonë, ballafaqohet me forcën që kanë ato. Temat psikologjike, të cilat janë shumë të domosdoshme për lexuesin, ndihmojnë të merren vendime të drejta në jetë dhe me pak fjalë me shumë këndvështrime pozitive për njerëzit, të cilët janë ose kanë qënë apo do të jenë pjesë e sfidave gjatë jetës së tyre. Në brendi të tyre ideja shprehet qartë dhe kuptueshëm, duke prekur qëndrën e trurit.

Lexuesi do të ketë rastin që gjatë leximit të tyre, të njihet me aspektet e jetës së përditshme, të rrok e prek të gjithë cepat e shpirtit njerëzor ku si bërthamë kanë dashurinë e respektin e tij. Duke hyrë në anët më intime të jetës njerëzore ato shprehin një vizion të mendimit të lartë e konkret shoqëror. Lexon në brendësi të çdo aforizmi elegancë dhe ndjeshmëri të lartë, shpresa të pafundme me koficient nënshpirti të rrokullisura në logjikën e së përditshmes, por edhe mesazhe jetëdhënëse për të nesërmen, të shprehur në formë lakonike, duke shërbyer si dritare nga mund të thithet informacion dhe dije për gjithkund. Janë përvoja filozofike të një kombi me vlera përgjithësuese të cilat e kanë provuar veten etyre në rrjedhen e shekujve.

-Kush ndëgjon vetëm një këmbonë ndëgjon vetëm një zë. Frang Bardhi

-Rrezja që s’sheh veten, por të gjithë i hijeshon! Jeronim De Rada

-Ajy, që është burrë s’e vret atë që ka zënë, as të falurit kurrë, s’i merr as shpirtin as gjënë.

Naim Frashëri

-Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.

Pashko Vasa

– Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht. Sami Frashëri

-Moti i ri mos të gjej vetëm një mot më plak, por edhe një mot më të mençur. Fan S. Noli

Nuk vlen jeta më për mua, kur të bëj atë që s’dua. Ali Asllani

-Se s’mëson vendi me nji mik, me sa rron sorra me’i fik. Gjergj Fishta

-Sa më tepër bylbyla cëcërisinin në terr të natës, aq më fort afrohet agimi i pritun.

Ernest Koliqi

-E djeshmja ka ikur. E nesërmja s’ka ardhur. Nënë Tereza

-Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.

Rexhep Qosja

-Nuk flasin letrat as thashethemnajat, por vetëm punët. At Zef Pllumbi

-Gjithçka duket e bukur nga larg. Sa i afrohesh prishet. Ismail Kadare

-Arsyeja arsyeton, kurse vetëm zemra drejtpeshon. Adem Demçi

-Kushdo që te jesh, nuk mund të mjaftohesh me vetveten. Azem Shkreli

-Pushteti i fjalës është i veçantë, gatuan male dhe kakërdhi, me fjalën rrjedhin

përrenj me mjalt, pikojnë çezma me helm të zi. Dritëro Agolli

-Dikush hyn nga dera, dikush nga dritarja a deriçka, dashuria nga të tria.

Xhevahir Spahiu

-Pa nder nuk është ë bukura e bukur. Kasem Trebeshina

-Kurrë nuk është e gjatë rruga që të shpie drejt së vërtetës.Nasho Jorgaqi

– Paska thënë një i mbarë, rrena nuk do dëshmitar. Rifat Kukaj

-Të mos mund të jetosh, është më e lejueshme se të mos dish të jetosh.

Zija Çela

– Ai që nuk ka pru asgjë në zgjua, nuk ka të drejtë të provojë mjaltin. Isuf Luzaj

-Koha kalon dhe nuk fal askënd. Len detyrime, vjedh lumturi. Brunilda Zllami

-Vetmia më shumë se të vret të shëmton. Flutura Açka

-Lufta është mallkim për shumë njerëz, por është shpetim për disa të tjerë.

Ben Blushi

-Atij që mëndja i pjellë pa da /mendimi i dytë / të parin e ban me ra. Pashk Gjeçi

-Shumë njerëz as mbjellin, as korrin, por hambarin e kanë plot. Nonda Bulka

-Mbahu… në s’do të të mbajnë nëpër gojë. Jakov Xoxa

– Një vend pa moral e krenari i ngjan guackës boshe. Ali Podrimja

Mesazhi filozofik i autorëve, ndërkohë lartëson fokusimet e veprave cilësore me mbështjelljen shpirtërore, sepse përditë e më shumë sheh tituj librash të botuara vend e pa vend. Në lëmin artistik çdo krijim flet me ndjenjën e individit, ku jo në të gjitha rastet ai zotëron profesionalizëm dhe origjinalitet. Të botosh një libër në radhë të parë është përgjegjësi e madhe për autorin dhe pastaj për botuesin, i cili duhet të shoh përtej interesit cilësinë krijuese, vërtetësinë dhe vlerat e tyre, sidomos kur flitet për mendimet rreth artit universal shpirtëror. Sot në fakt botohen edhe vepra mediokre; romane, ku krijimi le shumë për të dëshiruar, apo vëllime poetike, që vetëm të tilla s’janë me vargëzime të copëzuara në rrokje fjalësh dhe pa frymë metaforike. Mendimet e shkruara dhe vargjet nga një autor bëhen pjesë e plagjiaturës së një autori tjetër. Kjo dukuri negative si në gjithë sferat e tjera edhe në fushën e krijimtarisë është e ndjeshme dhe një realitet shpirtëror i cli shitet e blihet, pasi sot për sot disa kanë mundësinë financiare, por s`kanë pasurinë shpirtërore. Paratë nuk kanë këmbë, por vrapojnë për të blerë gjithëçka dhe inkurajojnë antivlerat, mediokritetin.

Prodhohet kështu krijimtari nga të gjitha gjinitë me pompozitet fals. Ndaj është e rëndësishme për atë që shkruan të përfaqësohet denjësisht me vlerën origjinale të krijimit.

Botimet “Aforizma nga autorë shqiptare” i Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj, si një dëshmi e punës përkushtuese e me vlera të veçanta, duhet të lexohet nga ata të duhurit dhe të nxirret më e mira në art. Profesionaliteti dhe zotësia e autorëve në përzgjedhjen e vlerave, tregon bukurinë shpirtërore të tyre, njëkohësisht tregon prokupacionin, zgjuarsinë dhe dëshirën për t’i ardhur në ndihmë njerzimit, por edhe inkurajimin pa cmirë të shpirtit krijues nën dritën e këndvështrimit evidentues e të mirëfilltë të artit. Sepse çdo kush duhet të bëj diçka që gjërat e bukura të vlerësohen. Shoqëria jonë vazhdimisht ka nevojë dhe nuk ngopet me botime të ndritura arti.

Le t’i mbyllim këto shënime modeste, duke u lënë mundësinë të tjerëve nga këndvështrime të ndryshme, të gjykojë dhe reflektojë mbi vlerat e këtij botimi.

Urime autorëve për punën pasionante, çmuese, inkurajuese, që dëshmon për fisnikëri shpirtërore!

*Shënime rreth botimeve “Aforizma nga autorë shqiptare” të Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj/

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe Luz Pernokaj/, Pellumb Gorica, rreth botimeve “Aforizma nga autorë shqiptare” të Ali R. Berisha, Shënime

Nju Jork-Mustafa takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony J. Blinken

October 1, 2015 by dgreca

 -Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë/

 -Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi/

 Nju Jork, 1 tetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork, me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken.Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale si dhe mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

 Zëvendës sekretari Blinken përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë së Kosovës në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë, bën të ditur njoftimi i  sapodërguar nga Nju Jorku, i Zyrës së kryeministrit kosovar.

 Zëvendës sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

 Zëvendës sekretari Blinken po ashtu shprehu përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, nënshkrimin e MSA-së dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.

 Zëvendës sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken, përgëzoi Republikën e Kosovës edhe për hapat e ndërmarrë në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke përfshirë miratimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke e konsideruar Kosovën shembull në rajon.

 Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike.

 Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të dhe presidenti Barack Obama po ofrojnë për Republikën e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspektet tjera.

 Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, si partneriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Antony J. Blinken, Isa Mustafa, takon, zv/sekretarin e shtetit

Artisti Alban Muja nga Kosova prezantohet në Albanian Institute New York

October 1, 2015 by dgreca

Tony’s nëntë djemtë  të Kosovës, të quajtur Tony apo TonyBlair, të veshur si Toni Bler, real. Instituti Shqiptar në Nju Jork, ka “ballafaquar” artistin nga Kosova Alban Muja në bisedë me kuratorin e njohur njujorkez Colin Huerter/
Nga Beqir SINA – GRAMERCY PARK NYC : Artisti nga Kosova – Alban Muja – ka bërë mbrëm një prezantim publik, në Albanian Institute New York, i cili është një institucion për artin bashkëkohor dhe promovonë artin dhe marredhenie kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo, veprimtari e bukur artistike, është mbajtur mbrëm në “The Players” në NYC, një klub i artit dhe teatrit shekspirian i themeluar më 1888.

Në këtë veprimtari morën pjes një grup artistësh, nga Shqipëria, – Kosova, dhe nga të gjitha trojet, së bashku me kolegët e tyre artistë amerikan.

Veprimtaria u zhvillua në kuadër, të një projekti i organizuar nga Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit të Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC),  gjithashtu, i shoqeruar me shfaqjen e videove dhe filmave, të realizuar në një prej mediumeve artistike, me të cilat Alban Muja punon.

I lindur në Mitrovicë, Muja, emër i njohur për gjetjet e tij artistike, në lëmin e asaj që thirret “Free Your Mind”, konsiderohet, tani për tani, si një prej artistëve më aktivë në Kosovë. Paraqitja, e tij mbrëm, në Nju Jork, në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ku ai ka folur rreth 45 minuta – rreth krijimtarisë së tij mbi disa prej punëve personale të cilat kan hapur debat social, edhe për skenën e artit dhe tranzacionin ne shoqërinë kosovare, ka zgjuar kërshirnë edhe të artistëve amerikan e shqiptar në Nju Jork.

Artisti nga Kosova , Muja – me këtë rast ka ndar me publikun e Nju Jorkut kompleksitetet e jetës moderne, zhvillimet sociale, ekonomike, e politike ne Kosove dhe rajon, siç tha ai.

Muja në këtë veprimtari ishte përballë kuratorit të njohur njujorkez Colin Huerter, i cili është një ekspert kuratorial nga Nju Jorku, aktualisht drejtor në RH Contemporary Art Gallery në Chelsea.

Në, “IBM” e tij, thuhet se Muja, është një artist vizual dhe regjisor i cili ka punuar nëpër mediumet dhe dimensionet, në mënyrë për të shqyrtuar dhe, shpesh, më tej ai shtjellon kompleksitetet sociale, kulturore, politike, ekonomike, dhe të jetës së përditshëm e moderne. I frymëzuar shpesh nga zbulimet e papritura në jetën e tij të përditshme, dhe i ndikuar nga proceset transformuese në rajon – dhe më gjerë përreth, tij,  ai heton histori,  dhe tema socio-politike dhe i lidh ato në pozicionin e tij në Kosovë sot.

“Pozita ime artistike tha Muja është në një mënyrë shumë të veçantë pasi ajo reflekton dhe komentet për shoqërinë bashkëkohore dhe mundimet e njerëzve brenda një konteksti gjeo-politike, pasqyruar nëpërmjet këtij arti real. Në punën time tha ai janë përshkuar me hidhërimin e sistemit gjeopolitike, anet sociale dhe artistike, gjera të tilla për të komunikuar me akte artistike individuale – disa ironike, disa intime por gjithmonë kritik.”Artisti koosovar në këtë paraqitje interesante, mori si shembull, duke e ilustruar atë edhe me videon me një nga krijimeve të tij, më të pikasura – të titulluar Tony’s, ku në begraudin duket një fotografi e nëntë djemve të Kosovës, të quajtur Tony apo TonyBlair, të veshur si Toni Bler, real. 

“Të gjithë të nëntë djemt, tha Muja, kanë lindur në vitin 1999, viti kur vendi i tyre fitoi lirinë e saj, e cila ka shumë atribute nga ish Kryeministri i Anglisë për atë çka bëri për të ndihmuar Kosovën në lirinë e saj- çlirimin e Kosovës, për të pasur identitetin e vet kombëtar. Kjo pjesë ka pesh, tha ai mbi historinë e Kosovës para dhe mbas vitit 1999, por edhe të reflektojë mbi historinë e saj të re duke u bërë duke futur emra jo-shqiptare të identitetit të tyre kombëtar”.

Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit te Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC), sqaron se Instituti Shqiptar është një organizatë jo-fitimprurëse artit bashkëkohor institucion e vendosur në New York City. “Ne mbështesim artet nëpër disiplina, të sigurojmë një forum për shkëmbimin kulturor dhe dialogut, dhe të krijojmë mundësitë e arsimimit në SHBA dhe më gjerë”.
 “The Players” në NYC, është një rezidencë i stilit Gothic Revival- në lagjen Gramercy Park, e ndërtuar në vitin 1888, kur Edwin Booth, aktori më i madh amerikan i kohës së tij, ka blerë një rezidencë antike shekspiriane dhe të për të transformuar atë në një klub të caktuar “për promovimin e marrëdhënieve sociale mes anëtarëve të profesionit dramatike, letërsi , pikturë, skulpturë dhe muzikë, si dhe klientët e artit. Duke fillluar nga Mark Twain deri tek Jimmy Fallon, ku tradita e këtij portreti në qytetin e New Yorkt, ka qenë i gjallë dhe ndër më të vizituarit për 125 vjet.

Veprimtaria artistike e cila u konceptua në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ka përfshirë një bisedë interaktive me artistin, shfaqjen e filmit, segmente të pytejeve e përgjigjeve, e ndjekur nga një kotejl.

MUJA004.JPG

AlbanMuja049.jpg

 

AlbanMuja050.jpg

 

AlbanMuja052.jpg

Preview attachment AlbanMuja054.jpg

AlbanMuja054.jpg

Preview attachment AlbanMuja055.jpg

AlbanMuja055.jpg

Preview attachment AlbanMuja059.jpg

AlbanMuja059.jpg

Preview attachment AlbanMuja060.jpg

AlbanMuja060.jpg

Preview attachment AlbanMuja066.jpg

AlbanMuja066.jpg

Preview attachment AlbanMuja069.jpg

AlbanMuja069.jpg

Preview attachment AlbanMuja071.jpg

AlbanMuja071.jpg

Preview attachment MUJA004.JPG

 

MUJA005.JPG

MUJA008.JPG

Filed Under: Komunitet Tagged With: Artisti Alban Muja nga Kosova prezantohet, Beqir Sina, në Albanian Institute, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3489
  • 3490
  • 3491
  • 3492
  • 3493
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT