Lufta kundër propagandës së Shtetit Islamik
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se ka një “rënie të ndjeshme” gjatë muajve të fundit të volumit të mesazheve të Shtetit Islamik në mediat sociale. Nënsekretari i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, thotë se po “ndryshon raporti” dhe se mesazhet kundër ISIS po mbizotërojnë mbi ato të ISIS në mbarë botën. Shteti Islamik ka qenë shumë efikas në përdorimin e mediave sociale. Shumica e njerëzve kanë parë imazhet e prerjeve të kokave në mediat sociale, por ndoshta nuk kanë dijeni për mijëra postime me propagandë pro-ISIS në mbështetje të aktivitetit të tij dhe të interpretimit të Islamit. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera nuk kanë qenë shumë efikase në mposhtjen e mesazhit të Shtetit Islamik. Një artikull i muajit qershor në gazetën New York Times deklaroi se ISIS “po triumfon në luftën e mediave sociale”. Artikulli citon një vlerësim të brendshëm të Departamentit të Shtetit. Gjatë muajit maj, Senatori Cory Booker i quajti “qesharake” përpjekjet kundër mesazheve të ISIS.Por, Nënsekretari Stengel thotë se ligjvënësit, si zoti Booker, nuk pikasin volumin shumë të madh të mesazheve kundër ISIS, të cilat dalin në gjuhën arabe. “95% janë në gjuhën arabe. Nuk jam i sigurtë se sa prej ligjvënësve tanë në Kongres lexojnë mediat sociale në arabisht. Ata shikojnë vetëm një pjesë të vogël të mediave sociale në anglisht”, u shpreh zoti Stengel për Zërin e Amerikës ditën e premte.
Një rrjet i përbërë prej disa rrjetesh
Zoti Stengel drejton Qendrën për Komunikime Strategjike Kundër Terrorizmit (CSCC) në Departamentin e Shtetit, e cila u krijua fillimisht kundër al-Kaidas, por që tashmë është shndërruar në një makineri anti-ISIS. Ai thotë se qendra CSCC nuk e shikon këtë përpjekje si vetëm Amerika kundër mesazheve të ISIS. “Nuk është vetëm kaq. Është e gjithë bota islame kundër ISIS. Kështu që ne duam të krijojmë një rrjet të përbërë prej disa rrjetesh të ndryshme.” Rrjeti i parë CSCC filloi të funksionojë në muajin korrik, si një projekt i përbashkët i SHBA-së dhe i Emirateve të Bashkuara Arabe. Me seli në Abu Dhabi, qendra “Sawab” i kundërpërgjigjet me shpejtësi propagandës së ISIS. Stengel thotë se tashmë qendra ka mbi 10 mijë ndjekës të regjistruar. Ekzistojnë qendra të dërgimit të mesazheve të shpejta edhe në Jordani dhe në Egjipt. Zoti Stengel thotë se qendra të reja do të shpallen ditën e martë gjatë një Samiti për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.Ai shton se: “Ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz, ndër ta gjithnjë e më shumë myslimanë në mbarë botën, po revoltohen prej veprimeve të ISIS, do të shikoni se si ata do të mbizotërojnë ndaj mesazheve të ISIS.”
Si mund të matet suksesi?
Zoti Stengel thotë se mesazhet kundër ISIS maten në mënyrë të ngjashme si një fushatë tipike mediatike, si p.sh. nëpërmjet numrit të ndjekësve, kohës që lexuesit qëndrojnë online, subjekti që shikojnë në vijim etj. Synimi kryesor është të merret sa më shumë prej tregut aktual. Për shembull, qendra “Sawab” do të zhvillojë një fushatë të re javës që vjen, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. E mbiquajtur “fushata e të larguarve”, ajo do të tregojë dëshmi të drejtpërdrejta nga dhjetëra burra dhe gra që janë kthyer nga Iraku dhe Siria dhe që thonë se “Kalifati është një mit. Me mua abuzuan atje. Ata nuk janë fetarë. Ata janë të korruptuar dhe hajdutë.” Por, zoti Stengel saktëson se nuk qëndron asnjë paralelizëm ndërmjet luftës kundër mesazhit dhe rrjedhës së luftëtarëve të huaj. “A është i rëndësishëm mesazhi për ISIS? Po. A mundet një mesazh në Twitter ta bëjë një djalë të ri që jeton në Tunizi, të vendosë t’i bashkohet luftës në Irak dhe Siri? Nuk mendoj se mjafton vetëm kaq.” Por, ajo çfarë i bind djemtë dhe vajzat t’i bashkohen luftës së ISIS, sipas zotit Stengel, nuk ka të bëjë shumë me mediat sociale në përgjithësi, se sa me ato të fokusuara më shumë tek një e-mail apo tek telefonatat – pra me më shumë kontakt personal. Dhe të luftohen këto, është puna e shërbimeve të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit.
Nju Jork-Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë
-Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit me Kosovwn/
Nju Jork, 28 Shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron në Nju Jork, ku është ftuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.Kryeministri Mustafa, me delegacionin qeveritar, po zhvillojë takime me liderë të shteteve të ndryshme të botës si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale, bëhet e ditur në njoftimet dërguar nga Nju-Jorku, të Kryeministrisë kosovare.Në një nga takimet, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.
Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku. Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.
Ai veçoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.
Kryeministri Mustafa e njoftoi presidentin Tusk edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejshme të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për proceset e tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe krizën e fundit të refugjatëve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Çollaku, kryeministri Mustafa e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.
Kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Duke e falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Turqia deri më tash, kryeministri Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./b.j/
Fjalimi para OKB-së për ISIS, pritet ton i ashpër nga Obama
Ndërsa lufta kundër Shtetit Islamik vazhdon ngadalë dhe rebelët pro rusë duket se kanë hedhur rrënjë në lindje të Ukrainës, presidenti amerikan Barack Obama kthehet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në ankth për të grumbulluar sa më shumë mbështetje ndërkombëtare për planet e SHBA-së për t’u përballur me kriza të ndryshme globale. Fitoret diplomatike si pakti bërthamor me Iranin dhe ulja e tensionit me Kubën, i kanë dhënë Obamës një shtytje të fortë. Por, një vit pas publikimit të planeve për të sulmuar Shtetin Islamik, presidenti do të përballet me presionin për të shpjeguar hapat e radhës për të zgjidhur kaosin sirian. Në deklaratat e fundit publike, Obama ka bërë përgjesës për krizat ndërkombëtare jo vetëm qeveritë lokale dhe diktarorët si Bashar al-Asad, por edhe vendet e zhvilluara, të cilat sipas tij duhet të jenë partnerë më të mirë me vendet që duan të ecin përpara. Të hënën, Obama do të flasë para liderëve të botës dhe ndihmësit e tij thonë se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të mbrojë diplomacinë. Por, në intervistën e së dielës, Obama tregoi se do të flasë me një ton shumë më të ashpër se sa vitet e shkuara.”Është hera e shtatë që flas para OBK-së dhe do të jem më i drejtpërdrejtë. Me flokët e thinjur kam nisur të them gjithnjë e më shumë atë që mendoj. Ne nuk do të arrijmë kurrë qëllimet tona nëse nuk përballemi me kërcënimet serioze ndaj dinjitetit dhe mirëqenies së njerëzve në botë”, deklaroi Obama. Këto kërcënime do të jenë pjesë e takimit më të pritur të Obamës me homologun e tij rus Vladimir Putin. Megjithëse ndihmësit e Obamës thonë se Ukraina është në krye të axhendës, nga Kremlini bëjnë me dije se për të do të flitet nëse ka kohë. Që në ditën e parë të asamblesë, Obama ka përballjen më të fortë dhe tashmë duhet parë se si do të dalë. Në fund të fundit, ky është mandati i tij i dytë dhe i fundit dhe nuk duhet të shqetësohet më për mbështetjen e publikut apo votat. {Sh.K}
TAKIME TE PRESIDENTES JAHJAGA NE NJU JORK
*Nju Jork-Presidentja Jahjaga takon Mbretin Abdullah II të Jordanisë/
*Presidentja Jahjaga u takua me UD i Presidentit të Libisë, Agila Saleh/
Nju Jork, 28 Shtator 2015/Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju Jork me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë. Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah biseduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.Presidentja Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke vlerësuar ndihmën e Jordanisë si një ndër partneritet më të rëndësishme të Kosovës në Lindjen e Mesme. Presidentja Jahjaga kërkoi ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Në këtë takim, Presidentja Jahjaga gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste. Presidentja vlerësoi se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global. Mbreti Abdullah II i Jordanisë vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se ndihma e Jordanisë për Kosovën do të vazhdojë dhe Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale.