• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori suksesi-Julia Goga-Cooke

September 22, 2015 by dgreca

Flet Julia Goga-Cooke per punen e saj ne ‘’shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se,’’Inovacionin dhe te qenit akademike, jane  eksperiencat e vyera te saj ./

Nga Liliana Pere/

Profili i Julit/

Juli: Unë u rrita ne qytetin bregdetar te Durrësit, e rrethuar me shumë dashuri nga nje familje me lidhje shume te ngushta, nga mama dhe baba, gjyshja, xhaxhai dhe gruaja e tij, halla e dashur dhe burri I saj si dhe vellacko me I mire ne bote, te cilin e komandoja si doja. (qesh) E dija me te nisur shkollën që do te behesha mesuese.Studiova anglisht dhe  në fund të universitetit, isha e martuar me dy femije , per rritjen e te cileve gjithmone ishin ne ndihme gjysherit. Unë vertet u bëra mësuese, shkruajta tekste, edhe mbrojta  disertacion në gjuhësi. Si në Shkollën e Gjuhëve të Huaja ashtu edhe ne Fakultetin e Filologjisë, ndersa kushtet ishin modeste , mësuesit ishin të mrekullueshem.  Pasioni për lendet, per studentet,  ishte frymezimi I vazhdueshem per te sjelle metoda dhe risi ne mesimdhenje, dhe I kthente ato vertete ne modele rolesh. Te gjithe ne aspironim te beheshim si Ksanthipi Dodi, Tana Bita, Violeta Librazhdi, Niko Xhacka, Hamlet Bezhani, Ilo Stefanllari , Mira Shuteriqi e Gezim Hada, po permend vetem pak nga tyre. Për mua, pasioni për te dhene mesim ishte i tillë që kur mu  ofrua për tu bere “zysh anglishte” ne television,e pranova me guximin e te marrit.Nuk kisha folur kurre  anglisht me nje anglez, nderkohe qe do ti mesoja nje vendi te tere anglishten, cmenduri kur e mendoj tani!

Biseda Vazdon………..

Pyetje-Puna juaj e dashur juli fillon me  pasion për te dhene mesim “zysh anglishte” ne television,ju me guzimin dhe aftesite e tua anglishtfolese guxuat dhe ja dolet mbane, sillni ne vemendjen e publikut ju lutem c’fare kujtimesh ruani Nga kjo experience e pare e punes ?

Pergjigje-Nuk kasha folur kurre  anglisht me nje anglez

Ekipi ne RTSH I drejtuar nga Vera Grabocka bente cudira, (shprehje qe e kam huazuar nga Vera) me krijimtarine e vet, e kesisoj arriten te realizonin nje program qe ndiqej sa per gjuhen aq edhe per moden. Gjatë atyre viteve, anglishtja ishte një dritare per një botë tjeter, ku letersia dhe imagjinata te bente te idealizoje nje realitet qe nuk e njihje por e dije se ishte shume in ndryshem. Mund te beje udhëtime imagjinare në Hampstead Heath, te pije  çaj me familjen  Parkers, me Shakespearin dhe Dikensin , të cilëve u lejohej hyrja  në Shqipëri  pa patur frike se mos  ushtronin  ndikime borgjeze.

Pyetje-Ju u larguat nga Shqiperia me deshiren e mire per te ekslporuar Boten e zhvilluar dhe per te qene me e integruar ne te , kush ishte vendqendrimi juaj I pare, mepas , dhe mepas…. dhe c’fare mbresash ruani nje pas nje nga levizjet tuaja?

Pergjigje-Isha pothuajse 30 vjec  kurdola per here te pare jashtë  Shqipërise. Vendi i parë ku shkela ishte  Berlini Lindor , pergjate  rrugëtimit tim per specializim ne Stokholm. Ne ate kohe Shqiperia nuk kishte marrdhenje diplomatike me Britanine, dhe ndersa pedagoget e frengjishtes shkonin ne France, per ne te anglishtes,

Risia ishte Suedia. Bursa  ishtee vogël dhe disa studentë të mëparshem na kishin  këshilluar qe meqe do udhetonim me tren nga Berlini ne Stokholm, te blinim ushqime në Berlin se cmimet ne Stokholmnuk do t’I perballonim dot. Mbaj mend kur hymë në një dyqan te stermadh mishi, mish I  freskët, sallam, pula, mish i grirë… mu desh te dilja jashte (me vone qeshnim” me zu mishi). Për vite të tëra në Shqipërinë e viteve 80,  ushqimi ishte me racion dhe mbanim radhë qe në 2.00 te  mëngjesit  për racionin e mishit dhe pastaj në 5.00 për qumështin, dhe në 7.00 arrinim të ishim te veshur e të freskët për të filluar punën.Me  mori kohë te mesohesha kur erdha  në Angli,qe te mbaja rradhe per qejf, per tu futur, fjala bie, ne nje concert, apo klub nate.

Pyetje – Ne vitet 90  me ndryshimin e epokave  , ku brezi yne eshte deshmitar I ketyre ndryshimeve historike, me rënien e komunizmit, eksodi masiv dhe hapja e dyerve per boten,pritshmerite ishin  te  medha. Si I keni perjetuar ju personalisht keto ndryshime , dhe c’fare risish kane sjelle tek Juli ne rrafshin professional ?

Pergjigje-Fillimi i viteve 90 sollindryshime  të medha në Shqipëri, me rënien e komunizmit, eksodin masiv drejt Greqisë dhe Italisë dhe hapja e dyerve per boten. Perjetonim kohe historike me pritshmeri te  medha. Ky ishte viti kur Kombet e Bashkuara vendosi të hapë zyrën e saj të parë te PNUDit ne Shqipëri, dhe unë kam qenë pjesë e ekipit të vogël që u bë shtëpia për të gjitha agjencitë e OKB-së dhe kordinimin e OJQ te ndihmave qe mbrriten ne Shqiperi . Për mua puna ne PNUD ishte një shkollë e madhe në bashkepunim apo mungese te tij, ne diplomaci, ne konkurrencë e koordinim. Për herë të parë gjithashtu u perballa me emocionet qe kalon kur e sheh vendin tend me sytë e të huajve.Ballkani ziente. 1 milion banore ishin shperngulur, konflikti  ne Kosove kish nisur te bente jehone.  BBCvendosi të fillojë transmetimin ne gjuhen shqipe, pas nje nderprerje prej 26 vjetesh.

Pyetje –Nje lajm I mire vjen nga larg per Julin qe e gezon shume dhe e ve perpara nje misioni te madh dhe nje profesioni ter , puna ne shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se ,mund te na pershkruani  te lutem emocionet, si e pritet dhe si vazhduat ne kete pune te adhuruar nga te gjthe Shqiptaret ?

Pergjigje-Mora një letër që me ftonte për intervistë. Një muaj më vonë, me një valixhe te vogel dhe dy teenagers, arrita në Londër, për të filluar një jetë të re, nje profesion te ri, në një vend, ku parate dilnin nga  muri, Hampstead ishte sërisht po aq larg  per tu arrire, por qumështi vinte cdo mengjes ne pragun e deres dhe ne shqiptarët në Londër ishim një specie ekzotike. Pergjate atij ekzaltimi,u divorcova, rashë në dashuri, u martova dhe u bera serish mama. Shpesh I mendoj si dy jete brenda jetes sime.

Për 16 vjet punova në Bush House, shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se, e cila për dekada ka qenë  “vije jete” për dëgjues në shumë vende të botës. Per dhjete vjet drejtova sherbimin ne shqip, nje privilegj per te qene pjese e nje ekipi te mrekullueshem ne Londer e ne Ballkan, qe me pasion e perkushtim u be zeri autoritativ ne mbulimin e luftërave, trazirave, konflikteve, zgjedhjeve, por edhe partneriteteve me radiot e televizione ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, si dhe platforme per trainimin e gazetareve te talentuar nga Ballani. Me vone pata fatin te punoj ne Global News me pergjegjesine per te koordinuar punen dhe mbikqyrjen e standarteve editoriale per BBC World Service ne 44 gjuhe, World TV dhe News online. Nje experience e vyer qe me beri te punoj me njerëz nga më shumë se 150 vende.Ka shumë histori qe marr me vete, momente të paharrueshme, guximin e korrespondentëve që raportonin nga terreni, nxjerrjen nga shtetrrethimi te korrespondentëve , ankesate qeverive qe nuk donin te degjonin  zërin e opozitës, si dhe histori te bukura  ku ishte besimi dhe reputacioni qe gezonte BBC,qe mundesonte kryerjen e disa sherbimeve qe dukeshinkrejt te pamundura. Nje prej tyre  ishtekur programi Auditorium shkoi  në qytetin e ndarë të Mitrovicës.Ne panel dhe ne audiencen prej me shume se 100 vete, per here te pare kishte shqiptarë dhe serbe, dhe programi u regjistrua ne menyre simultane ne tre gjuhe. Ne vesh akoma me tingellon keshilla qe George, mentori im me pervoje ne programet ne Irlanden e Veriut ne kohet e veshtira me dha: Me pergatitjet e medha qe keni bere, programi do te shkoje mire, ti ki kujdes “Green Room”, dhoma ku pret antaret e panelit dhe kerkon gjthe dipomacine e mundshme, dhe “nxemjen” e audiences perpara se te filloje programi qe I ben te gjithe pjesemarrsit te ndihen te qete e te sigurte”.  Mencuri e mentorit!

Pyetje -Nese do ta permblidhja jeten ne BBC si do ta pershkruanit me pak fjale kete experience te vyer ?

Pergjigje- Shume pune, shume kenaqesi, shume privilegj.Kur punon me lajmin, jeta rrjedh po aq shpejt.Pa e kuptuar isha bere 50 vjec.

Pyetje -Kush eshte familja e Julit, sa borxhlie ndjehet ajo  me femijet kur ben bilancin e saj per tu qendruar me teper kohe me ta , dhe qe nuk mundet,per shkak te punes se saj te rendesishme ?

Pergjigje-Per mua 50 u be mosha kur fillova te reflektoj. Dy femijet e medhej tashme kishin nisur jeten e tyre, avantazhi ky kur behesh mama shpejt, ndersa djali I vogel ishte ende ne shkolle. Si me dy te paret edhe me te tretin ishte I njetji model, une punoja, ndersa dikush tjeter merrej me rritjen, ne Shqiperi ishin gjyshet, ne Angli ishin dadot.Kuptova se kisha humbur mjaft nga momentet e rendesishme te familjes sime. Per here te pare me kapi ajo ndjenja e fajit, qe heret a vone kap cdo mama qe punon. Gjithmone kisha qene ithtare e qëndrimit se një mama duhet të punoje,edhe  për ti treguar  fëmijëve te saj, sidomos nese ka vajze, që duhet të punosh për të mbajtur veten.Pyetja eshte a eshte e mundur te gjesh nje balanc qe edhe te punosh edhe te jesh prezent ne familje? Vendosa te marr nje vit gap, per te qene te oborri I shkolles per te marre djalin, per ta cuar ne aktivitetetet e tij te sportit e per te menduar se cfare do dua te bej ne vitet ne vazhdim qe me pas I quajtja :

Le te mesojme per jeten e Julit e quajtur Jeta e trete

Pyetje-Evolucioni , sjell inovacion , dhe ketij Inovacioni Juli ju pergjigj me gadishmerine per te studiuar dhe per pe ecur me ndryshimet duke u bere Studente Inovacioni, diplomohesh dhe krijon Akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovation, Sa experience e bukur dhe e rendesishmeeshte Inovacioni?

Pergjigje-Sipermarrja dhe Design thinking ishin fjalet me ne mode ate vit. Vendosa te regjistrohem ne Universitet si studente dite per Menazhim Inovacioni, e me pas ngrita akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovationqe sot ndihmon kompanitë për tu rritur dhe startupin e modes Own Labelqe ndhmon stilistet e rinj te modes te tregojne talented e tyre.

Pyetje-Ju jeni dhe nje akademike e shkelqyer me kontribut duke startup dege te sipermarrjes time edhe ne Durres dhe per qytetin tuaj te lindjes, Mund ten a tregoni pak detaje ?

Pergjigje Ne te njejten kohe I jam kthyer pasionit tim te pare te mesuesise, dhe jap mesim ne dy universitete ne Londer, CSM, University of Arts dhe Loughborough. Kete vit, vendosa te hap nje dege te sipermarrjes time edhe ne Durres, Albanian Inovation  Accelerator, si një qendër dhe inkubator për të ndihmuar bizneset e reja te perballojne veshtiresite e vitete te para, per te kaluar nga startup ne bisnes te konsoliduar.

Pergjigje-Cfare tjeter ndodh ne jeten Tende te trete?

Dy femijet e medhej jane kthyer dhe jetojne  në Shqipëri. Shumë nga miqtë e tyre nga Italia, Franca e Greqia gjithashtu janekthyer.  Vendi ka ndryshuar përtej njohjes e ndersa ka shume pune per te bere, jam optimiste se gjithe keto te rinj qe sot kane mundesine qe permes internetit te marrin njohuri qe ne enderronim dikur, do dijne ti kthejne ato njohuri ne krijimin e nje jete me te mire per vehte e komunitetin ku jetojne.

Kenaqesia ime e madhe jane kater nipat (te gjithe cuna) e adhurueshem. Pasioni per te mesuar me ben te jem student e perhereshme ne MOOCs.

Inovacioni dhe Design Thinking papritmas jane perseri shume ne mode, gje qe I ben te kerkueshme sherbimet e akademise qe drejtoj ne shume vende te botes.

E ndersa jam perhere me valixhe ne dore, miq nga te dy anet me bejne pyetjen,  po ti a do kthehesh pergjithmone ne Shqiperi? Unë e di se të gjitha tregimet kane nje fund, por ky I imi ende ska perfunduar, nuk e di nese do kem nje jete te katert e ku do te jete ajo. Pas shume vitesh e cjerre midis dy kulturave, sot jam me fat qe ne keto dy vende, ne Londer e Durres, ndihem ne shtepine time.  Dhe distanca mes tyre eshte vetem dy ore e gjysem.

Falenderim nga Juli: Te falenderoj Liliana per kete bashkebisedim te frytshem dhe te bukur qe beme bashke , dhe per punen e madhe qe beni per te evidentuar dhe ngritur lart vlerat e Gruas Shqiptare.Mirenjohje Lili dashur.

Liliana Pere-Ju falenderoj une ju,  Juli dashur per kete bisede kaq interesante me ju , me nje grua shume te suksesshme qe nuk rresht se formuari  me dije te reja bashkekohore, dhe rritet profesionalisht c’do dite pa njohur destinacion dijesh dhe gjeografik. Ishte nje kenaqesi dhe nje mesazh I madh per te gjitha grate biseda me ju, se qe te rritesh , do pune shume dhe vetem pune dhe dije.Bota sot eshte e jona dhe lehtesisht e komunikushme me Teknollogjine , ne kemi forcen, mencurine, dhe vullnetin e mire ta ndryshojme dhe ta emancipojme gjithmone e me teper.

Ne Grate Shqiptare mundemi .

Dua te cioj thenien e Presidentit Obama:  Yes ! We Can !

* Liliana Pere

Presidente

Organizimit Internacional

Gruaja shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Flet Julia Goga-Cooke, Histori Suksesi, Liliana Pere

Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

September 22, 2015 by dgreca

Vëllai i dëshmorit :”Jemi duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e martirizuar” .  Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij…/

Beqir Sina New York/

BRONX NJU JORK : Për çdo vjet anëtarët e familjes Ademaj në Nju Jork – kujtojnë njeriun më të dashur të tyre, Vezir Ademaj “Alfredi ” i cili 17 vjetë më parë ( 28 korrik 1998) ra deshmorë për lirinë e Kosovës – për lirinë që e gëzonë, sot. Vezir Ademaj është shpallur Dëshmorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ndërsa shkolla ku ai ka mësuar në vendlindje – Sheremet mban emrin e tij – Vitin e kaluar me rastin e rënjes së tij – 16 vjetorin – dëshmori i lirisë së Kosovës, Vezir Ademaj – u nderua me një Proklamatë dhënë nga Anëtari i Keshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ritchie Torres, të sponsorizuar nga Shoqëria Shqiptaro – Amerikane me President Easd Rizain – së bashku me proklamatën e Asamblesë së Nju Jorkut, me sponsorizmin e asambleistit shqiptar, në Albany, zotit Mark Gjonaj – e cila është nderimi më i lartë në Nju Jork.

Ndërkohë, që dy gazetat më të mëdha të Nju Jorkut, NY Daily News dhe New York Post, në një shkrim të Patrick Rocchio, e kan kujtuar po atë vit me anë të një shkrimi 16 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Kosovës Vezir Ademaj.

Në shkrimin e gazetarit amerikan Rocchio, thuhej se vëllai i tij: “Dr Hasan Ademaj, një dentist i njohur dhe kirurg i cili praktikon profesionin e tij në një lagje të njohur emgirantësh shqiptar në Bronx, tani është duke krijuar një muze dhe memorial në qytetin e vendlindjes së tij në Kosovë, ku vëllai i tij Vezir Ademaj – pati organizuar së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, së tij – rezistencën ndaj pushtimin serb – duke e paguar për atë me jetën e tij në 25 korrik,1998”.

Duke e bër të njohur aktin e tij edhe për opinionin amerikan gazetat njujorkeze shkruajn se ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-ës, dhe është shpallur dëshmor në luftën për çlirimin e Kosovës.

Veziri, ishte një kampion i kick-boks në Europë, para se të kthehej në Kosovë nga Zvicra për të luftuar forcat pushtuese serbe të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë Dr Ademaj vëllai i dëshmorit, për gazetën njujorkeze NY Post.

Dhe, shotn se Millosheviqi, u akuzua për krime lufte të lidhura me gjenocid . Por, mbeti pa u dënuar mbasi ai vdiq në një nga qelitë e burgut të Hagës. Ushtria serbe, në atë kohë kur u vra Veziri, kishte pushtuar Kosovën, dhe po kryente një spastrim etnik në Kosovë, ndaj popullsisë shqiptare.

Kështu, tregon për NY Post, Dr. Hasan Ademaj duke vazhduar më tej se :”Muzeu, është vendosura në – një nga dhomat e shtëpisë së Ademajve – një shtëpi e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe e rindërtuar pas shkatërrimeve- Kjo, ndërtesë shpjegon ai njihet si “Kulla” e ndërtuar me muret shumë të trashë dhe dritaret të vogla dhe është përdorur në kohra, si mjet fortifikimi kundër pushtimit. Ajo u për herë të fundit u dogj nga lufta në Kosovë – ku ushtria serbë ishte vendosur në lokalitetin Sheremetaj – Kosovë”.

Gazetari amerikan sqaron se Kullat në Kosovë, kanë një histori të gjatë, të përdorura nga vendasit si fortifikime kundër pushtimeve të ndryshme, që duket se kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së gjithë Kosovës.

 

Lidhur më ngritjen e muzeut, në shtëpinë e tij – dhe të busteve në oborrin e shkollës së Sheremetaj ku Vezir Ademaj ka jetuar, Dr. Ademaj tregon për NY Post, se : “Kjo është një e mirë për historinë dhe për një brez të ri – për tëditur se çfarë ka ndodhur në atë periudhë,” tha Dr Ademaj, i cili është takuar me udhëheqësit lokal për të diskutuar çështje që lidhen me museumin dhe shtonë se “Vëllai im ka qenë patriot, megjithse jetonte në Zvicër , ai shkoi në Kosovë, për të mbrojtur popullsinë shqiptare.”

Dr Ademaj sqaronë se në projektin e tij i cili ka marrë udhë të dy qeveritë ajo e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë po e mbështesin krijimin e muzeut, edhe nga anëtarët e tjerë të familjes dhe pushteti lokal.

Kurse, duke folur rreth këtij museu presidenti dhe themeluesi i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane me bazë në Bronx zoti Esad Rizai, e ka quajtur dëshmorin e Kosovës Vezir Ademajn si të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës – një frymëzim për të gjithë brezat.

“Krijimi i këtij muzeu – do të thotë shumë, sepse njeriu si ai është një frymëzim edhe për komunitetin tonë,” thotë Rizai për NY Post duke shtuar se: “Ai frymëzon njerëzit dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e historisëshqiptare, dhe njerëz si ai janë nga ata që na japin krenari shqiptare.”

Rizai, ka thënë se vëllai i dr Hasanit, si mijëra dëshmorët e lirisë ka sakrifikuar për të gjithë popullit shqiptar, gjithë kombin në traditën tonë shqiptare, tek kombi i tyre, vendi i tyre dhe “Besa” – një kod nderi i çdo shqiptari.

Dr Hasan Ademaj në fund shpjegon se Muzeu në Kullën e tyre në Shremetaj do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë, thotë ai dhe familja jonë është duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

I njohur në luftë me emrin “Alfredi”, Vezir Ademaj ishte nga të rinjtë e parë shqiptarë që iu përgjigj thirrjes së atdheut duke u kthyer nga mërgimi për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor në Junik, në një betejë të ashpër me pushtuesit serbë. Të paktën 7 shqiptarë mbetën të vrarë në atë betejë.

Emri i tij është bërë i njohur në veçanti në New York nga vëllai i tij, aktivisti i njohur i komunitetit, Dr. Hasan Ademaj, që e ka kthyer në mision të jetës së tij, lartësimin e emrit dhe shembullit të të vëllait, jo për interes personal po duke e parë si një shembull që mund të edukojë të rinjtë e sotëm. Sot shkolla e fshatit ku u lindën dhe rritën, mban emrin e Vezir Ademajt, kurse kulla e njohur brez pas brezi ka hapur një muze të vogël për të edukuar të rinjtë me historinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe traditat liridashëse të zonës.

Besim Muhadri i cili është një studiues, shkrimtar shqiptar nga Kosova, ka shkruar :” Respekt dhe nderim i perjeteshem per Deshmorin e Kombit, Vezir Ademaj, i cili ra heroikisht me 25 korrik te vitit 1998, ne Kallavaj, vend qe ndodhet ne mes Junkut dhe Dobroshit (Gjakove-Kosove) duke luftuar kunder armikut shekullor serb dhe ne mbrotje te tokave te te pareve e per lirine e atdheut.

 

Nderim dhe respekt edhe per vellain e deshmorit, Dr. Hasan Ademaj, i cili, siç e thekson edhe autori i shkrimit, emrin dhe vepren e pavdekshme te te vellait deshmor e ka shnderruar ne mision te jetes dhe te punes. Dr. Hasan Ademaj, padyshim se eshte njeri nder aktivistet dhe humanistet me te perkushtuar te mergates shqiptare ne Nju Jork. nje njeri i sinqerte dhe gjithmone ne sherbim te shokeve dhe te te gjithe atyre qe e meritojne per t’u nderuar dhe perkrahur.

Me perkushtimin per vepren e pavdekshme te te vellait deshmor, te rene tash e 16 vjet me pare ne fushe te nderit e te lavdise, Dr. Hasan Ademaj, eshte bere shembulli me i admiruar i njeriut te perkushtuar per t’i treguar brezave se si duhet te nderohet dhe respektohet vepra dhe amaneti i atyre qe dhane me te shtrenjten per lirine e vendit te vet. Dr. Hasan Ademaj eshte njeri fjalëpak, por i veprave konkrete. I dashur dhe i respektuar. Njeri me kulture familjare dhe te forcuar edhe gjate viteve te jetes dhe te punes se tij.

Njerezit si Dr. Hasan Ademaj jane te rralle, por qe nuk i kane munguar e as qe do t”i mungojne mergates sone ne SHBA, te cilet kurdohere kur pati nevoje atdheu, dhane maksimumin e kontributit te tyre…

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Një nderim në New York, për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

ËNDËRRA SHQIPTARE DJE DHE SOT

September 22, 2015 by dgreca

Nga  Eugjen Merlika/

Tema që dua të trajtoj sot me këtë shkrim të thjeshtë mbart në vetvete lashtësinë e një shekulli dhe shqetësimin e çdo dite, dikur në qendrën e jetës politike, kulturore e shpirtërore të një populli për tre dhjetëvjeçarë, më pas e lënë në harresë, madje e quajtur “dalë boje” dhe “e rrezikëshme” edhe për t’u menduar në pjesën tjetër të shekullit, e kushtëzuar nga rrethanat ndërkombëtare, fatkeqësisht gjithnji të kundërta, por edhe nga një mungesë vullneti e guximi nga ana e jonë, kryesisht në sferën politike.

Problemi ynë kombëtar lindi pak më shumë se një shekull më parë, në prag të Shpalljes së Pavarësisë, me pushtimin e tokave tona nga aleatët ballkanas, si pasojë e paaftësisë së Perandorisë Otomane për të përballuar sulmin e tyre, paaftësi në të cilën kishim dhënë edhe ne ndihmesën tonë me kryengritjet e vitit 1912, e duke u ligjëruar nga Konferenca e Londrës e pranverës së vitit 1913. Vullneti i shteteve fqinjë, i përkrahur nga Fuqitë e Mëdha, përcaktoi kufijtë e cunguara të Shqipërisë, duke lënë jashtë saj më shumë se gjysmën e trojeve shqipfolëse.

Njëqind vjet në historinë e Evropës kanë sjellë kaq shumë ndryshime në fizionominë e saj, sa që nuk mund të krahasohen me periudha shumë shekullore të së shkuarës. N’Evropë u kryen dy luftëra botërore, më shkatërrimtaret e historisë së njerëzimit, kaluan diktatura mizore, të shkurtëra në kohë, si fashizmi e nazizmi e më të gjata si komunizmi, por që sollën  pështjellime të mëdha në jetën e qindra milionë njerëzve, ndërmjet tyre edhe të tre milion shqiptarëve, sa ishin në mbarim të luftës së dytë botërore.

Rrëzimi i Murit të Berlinit, si simbolikë e shëmbjes së komunizmit, i dha shkas të tjera ndryshimeve epokale, të cilat duhen mbajtur parasysh në lidhje me gjëndjen tonë. Një çerek shekulli më parë Gjermania, e ndarë në fillim në katër pjesë e më pas në dy, fill mbas mbarimit të luftës së dytë botërore, me një vendim të Qeverisë e të Parlamentit të pjesës perëndimore të saj dhe me miratim të drejtuesve të mbifuqive të kohës, SHBA dhe BRSS, u bashkua në kufijtë e vendosura në Konferencën e Paqes së Parisit 1946.

Shkërmoqja e “perandorisë” komuniste të projektuar në Teheran dhe Jaltë nga tre fituesit e luftës, si pasojë e dështimit të ekonomisë e të kalbjes së sistemit, ndryshoi hartën e Evropës dhe të një pjese t’Azisë. Jugosllavia, krijesa e Versajës, si pasojë e prirjeve shkëputëse të popujve e qeverive të përbërësve të saj, nëpërmjet një proçesi relativisht të shpejtë e të dhimshëm, përsa i përket humbjeve njerëzore e krimeve të kryera, u kthye në një grumbull shtetesh të pavarura, përfshirë këtu, fatmirësisht, edhe Kosovën. Bashkimi Sovjetik, bashkësi e popujve sllavë të Lindjes e jo vetëm të tillë, i ngjizur nga vullnetet shumë shekullore të Carëve dhe i plotësuar nga duart e hekurta të bolshevikëve dhe Carëve të rinj të tyre, Leninit e më shumë Stalinit, nuk është më. Në vënd të krijesës së stërmadhe janë shtete të pavarura, në marrëdhënie miqësore apo armiqësore ndërmjet tyre dhe Rusisë. Republika Çeke dhe Sllovakia vendosën paqësisht ndarjen  në dy shtete të Çekosllovakisë. Sot prirjet shkëputëse janë ende të pranishme në Vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Belgjika e ndonjë tjetër. Të gjitha këto ndryshime të statu – quos së Evropës, që u kryen në pajtim me vullnetet e popujve të ndryshëm të saj, nuk sollën “kataklizmat” e pritëshme, por ndihmuan në sjelljen e një ere të vërtetë lirie në kontinent e në përmirësimin e jetës së atyre popujve.

Në gjithë këtë përmbysje konjukturash, vendimesh e traktatesh ndërkombëtare, populli shqiptar pati një “mrekulli” në anën e tij, shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe pavarësinë e mëpastajme të saj. Të vetëdijshëm për përmasat e kësaj mrekullie, duke e quajtur atë si hapin e parë të madh në rrugën e gjatë të bashkimit të kombit, duhet të ngremë stekën e mëtimeve tona. Këtë mund t’a bëjmë nëse arrijmë të ndërgjegjësohemi si shoqëri e si komb se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të mbetet vetëm si ëndrra që përkundim që prej njëqind vitesh dhe gjithashtu se vendimet e diplomacive, qofshin këta edhe të Fuqive të Mëdha, nuk janë tabu të përjetëshme.    

Sot para nesh shtrohet pyetja : a jemi në gjendje t’a ringjallim, nëpërmjet një projekti largpamës e në ujdí me rrethanat bashkëkohore, strategjinë kombëtare për të hyrë në institucionet e kontinentit, jo si pakica kombëtare të shteteve të ndryshme, por si një shtet i vetëm ? A jemi të gjithë të një mëndjeje, qoftë edhe me sfumatura të ndryshme, se misioni ynë kryesor, krahas zhvillimit ekonomik, është ai i bashkimit ?

Para se të arrijmë në ftillimin e hollësive të atij projekti, duhet të shqyrtojmë e të mbajmë parasysh prirjet e vërteta  kombëtariste të shoqërive tona. Mbas njëqind vitesh nga vendimet e Konferencës së Londrës dhe 70 vjetësh të parantezës së shkurtër të Shtetit të Bashkuar shqiptar të kohës së luftës së dytë botërore, e gjysmë shekulli komunist, krejtësisht i pandjeshëm ndaj konceptit bashkim kombëtar, të pasuar nga një mërgim biblik i një shumice të shqiptarëve, shumë gjëra  kanë ndryshuar edhe në mendësinë e tyre. Ky fakt na detyron  të njohim prirjen e përgjithëshme të tyre për t’u bashkuar, në caqet e saj të vërteta. Kësaj mund t’i arrihet nëpërmjet hulumtimit të opinioneve nga institutet e posaçme. Nëse përgjigja e shqiptarëve, në të gjitha trevat e banuara prej tyre, do të jetë miratuese mund të fillohet hartimi i projektit dhe të ravijëzohen hollësitë e tij.

Pa hyrë në thelb të padrejtësisë historike që na detyruan të pranojmë diplomacitë e Evropës, tek të cilat sot janë varur shpresat tona, mendoj se nuk është rasti të rigjallërojmë prirjen për t’u hequr si viktimë, jo sepse nuk kemi arsye për t’a shpallur, por se duhet të dëshmojmë se jemi në gjëndje t’a kapërxejmë e të gjejmë forcat për t’i parashtruar kërkesat tona, duke u mbështetur në të drejtën tonë si popull e në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e Shqipërisë së bashkuar qé, deri në mbarimin e luftës së dytë botërore, flamuri i nacionalizmit shqiptar i cili, për t’a sendërtuar atë, nuk nguroi të bashkëpunojë edhe me pushtuesit italianë e gjermanë, gjë të cilën historiografia komuniste nuk i a fali kurrë edhe sot e kësaj dite. Por kundërshtarët e nacionalizmit, komunistët shqiptarë, që kishin si parim udhëheqës “internacionalizmin proletar”, nën drejtimin e Moskës apo të Beogradit, nuk nguruan asnjë çast që të shkatërronin krijesën nacionaliste, duke i rikthyer Jugosllavisë së Titos të gjitha krahinat të bashkuara me Shqipërinë në prill 1941 e në muajt e mëpastajmë.

Kjo është historia e mbajtur në sirtare për gati gjysmë shekulli, në të cilin shumica e qytetarëve të Shqipërisë as nuk e dinin se kishte qënë një periudhë gati katërvjeçare, prill 1941 – janar 1945, në të cilën administrata shqiptare kishte patur përfaqësuesit e saj në të gjitha trevat shqipfolëse me përjashtim të Çamërisë, të cilën italianët nuk deshën t’i a bashkojnë Vendit tonë. Ishte i vjeshtës së dytë 1943 i vetmi kuvend i zgjedhur me përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare, atëherë të bashkuara, në gjithë historinë tonë, së cilës komunistët i u përgjigjën me gjuajtjet e topave, veprim për të cilin mburren edhe sot.

Për t’a bërë të mundshëm sendërtimin e projektit duhet jo vetëm vullneti i popullit por edhe gatishmëria e institucioneve dhe e politikës në përgjithësi për të marrë përsipër rolin e saj drejtues në përçuarjen e aspiratës së shqiptarëve në tryezat e vendimeve. Por a kemi ne një klasë politike me shtatin moral e profesional të përshtatëshëm për të çuar përpara çështjen kombëtare në ballafaqimin me diplomacitë e botës dhe me kundërshtimet skajore të fqinjëve ? A është ajo në lartësinë e detyrës që shekulli i ri, me të gjithë problemet e tij të ngatërruar, i ngarkon ? Ndoshta kjo është pika më e brishtë e projektit, sepse përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk ngjallin optimizëm edhe për faktin se me ndonjë përjashtim të rrallë drejtuesit e politikës shqipfolëse kujdesen më tepër të ruajnë “korrektësinë” me të huajtë se sa të bëhen zëdhënës të interesave të kombit të tyre. Teza e përdorur gjërësisht se hyrja në Evropë do të zgjidhë të gjithë problemet tona është një formë hashashi për të qetësuar shpirtërat e trazuar. Prandaj bëhet e domosdoshme që shtysa nga poshtë të jetë tepër e fuqishme dhe këtë shtysë mund e duhet t’a japin kryesisht të rinjtë e viseve shqiptare nëse janë të bindur se ëndrra e gjyshërve të tyre ka qënë domosdoshmëri edhe në të mirë të s’ardhmes së tyre.

Përtej termave “Shqipëri e madhe” apo “Shqipëri etnike”, që janë bërë gogoli që tundin para botës fqinjët tanë, sa herë flitet për kombin tonë, ne duhet të dëshmojmë, me vullnetin tonë mbarëpopullor, se nuk paraqesim rrezik për askënd, se asnjëherë nuk kemi patur synime grabitqare kundrejt fqinjëve, se duam të jetojmë së bashku në atë hapësirë toke në të cilën kemi qënë prej mijëvjeçarësh, sepse na bashkon gjuha, traditat, trashëgimia zakonore, historia e përbashkët, etj.

Këtë duhet t’a bëjmë nëpërmjet dokumentavet, që duhet t’i dërgohen organizmave ndërkombëtare, por edhe qeverive të Vendeve fqinjë me të cilët ndajmë problemet, ashtu sikurse atyre të Vendeve mike, të cilët   shpresojmë të tregojnë një farë mirëkuptimi. Mendoj se filozofia ndriçuese e kësaj përpjekjeje për të pohuar aspiratën tonë kombëtare, duhet të jetë ajo e ish Kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rruga e tij paqësore, krijimi i institucioneve paralele, bojkotimi i votimeve, pohimi kudo e para kujtdo të së drejtës sonë si komb, mendoj se përbëjnë një pasuri të çmuar, të vlefshme edhe për sot edhe për t’ardhmen. Koncepti i binjakëzimit të lirisë me luftën, i drejtë në pjesën më të madhe të historisë sonë, në kontekstin gjeopolitik të sotëm, nuk më duket frutdhënës. Po sjell këtu  një shprehje të një shkrimtari gjerman të shekullit të shkuar, Peter Rosseger (1843 – 1918), me të cilën pajtohem plotësisht : “ Un dua jo aq atë atdhetarí që nxjerr bijtë tanë në fushat e betejave e i thërret të vdesin, por atë që u mëson atyre të jetojnë për Atdheun.” E thënë me fjalë të tjera, kemi nevojë kryesisht për qytetarë të vetëdijshëm e të pregatitur për problemet kombëtare, më shumë se sa për luftëtarë me armë në dorë.

Duhet mobilizuar populli, sidomos rinia, që duhet të dalë në manifestime, jo me flamuj partish,  por me atë të Skënderbeut, e me pankarta, ku të shkruhet me gërma të mëdha : “DUAM BASHKIMIN PAQËSOR TË TROJEVE SHQIPTARE.” Këta manifestime duhet të jenë krejtësisht paqësorë e të zhvillohen të ujdisur njëherësh në qytetet e të gjitha trevave ku flitet gjuha shqipe. Në ta nuk duhen lejuar elementë skajorë që do të duan të përfitojnë nga rasti, nën shkakun e rremë të “zellit atdhetar”, për t’i dhënë tjetër drejtim apo të tjera qëllime. Vija paqësore e kërkesave duhet të jetë ngulmuese e na duhet të armatosemi me durim, sepse do të duhen vite për të arritur synimet tona. Ata tubime, në rregullsinë e vazhdimësinë e tyre do të jenë armët më të fuqishme për të vrarë tabunë e politikës botërore kundrejt kombit tonë. Nëse do të shfaqim vullnetin dhe dashurinë për çështjen tonë, pa u epur e pa dëgjuar sirenat gënjeshtare të ndryshme, do të mundemi t’i a arrijmë qëllimit, sepse “Në të gjitha sipërmarrjet njerëzore, nëse jemi në një mëndje për qëllimin, sendërtimi është një çështje e dorës së dytë.”, nëse më lejohet të parafrazoj një burrë shteti e historian gjerman të shekullit 19, Friedrich Cristoph Dahlmann (1785 – 1860), një nga hartuesit e Kushtetutës gjermane.

Në këtë projekt e strategji madhore të rilindjes së kombit të bashkuar në Evropën e shekullit XXI, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, në një të ardhme të afërt, mund të jetë një synim i arritshëm, nëpërmjet një referendumi në të dy shtetet. Një rezultat i lartë, me një pjesëmarrje shumë të gjërë të votuesve, do të ishte baza më e fuqishme për të kërkuar bashkimin. Madje do të ishte një gjë shumë e rëndësishme që në këtë shprehje të mendimit mbarëpopullor të merrnin pjesë on line të gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë. Të gjithë argumentat e rendit etnik, kulturor, gjuhësor e historik janë në anën tonë, nuk ka asnjë motiv të shëndoshë që dikush, në diplomacinë ndërkombëtare, t’i kundërshtonte një vullneti të shprehur hapur e pa mëdyshje. Duhet të jemi të gjithë të një mëndjeje, që nga populli, sidomos mosha e re, deri tek institucionet e dy Vendeve. Do të ishte një ripërtëritje, në formë tjetër, në kah bashkëkohor, e përvojave më të arrira të shprehjes së  synimit përbashkues të shqiptarëve në shekuj, e kohëve të Gjergj Kastriotit e të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Duhet të jemi të bindur gjithashtu, se ikjet përpara, nxitimet, ultimatumet apo iluzionet e forcës nuk i shërbejnë strategjisë sonë. Shumë kush sot në botën shqiptare i vesh luftës së U.Ç.K.-së meritën kryesore të pavarësisë së Kosovës. Pa e përjashtuar atë meritë dhe as sakrificat që lidhen me të, jam i mendimit se një përsëritje e asaj përvoje në proçesin e bashkimit, do t’a dëmtonte shumë synimin tonë e, ndoshta, do t’a varroste për jetë atë. Rrethanat e vitit 1999, që përcaktuan kahun e ngjarjeve në dobinë tonë, nuk përsëriten më, prandaj çdo iluzion i këtij tipi do të ishte shumë i dëmshëm për çështjen tonë kombëtare.

U mundova të skicoj shkurt një kuadër të problemeve tona madhore si komb. Mendoj se për të duhet hapur një diskutim i gjërë, nga i cili duhet të dalë një strategji e menduar mirë e, si e tillë, edhe fituese. Kritikat, mallkimet e sharjet e atyre që nuk e duan bashkimin e shqiptarëve, nuk duhet të na e fashitin vullnetin. Edhe se është shumë e vështirë, edhe se i kemi paguar shtrenjtë në të shkuarën pasojat e mosmarrëveshjeve me njëri tjetrin, edhe se sot nuk jemi ende të shëruar nga ajo sëmundje e rëndë, duhet të bëjmë një mundim të madh për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është një detyrë e jona kundrejt së shkuarës e brezave të saj, që i vunë themelet shtetit tonë, por është më tepër një detyrë kundrejt s’ardhmes e brezave që do të vijnë, sepse jeta e tyre do të jetë më e bukur në një atdhe të bashkuar e të mirëqeverisur.

Shtator 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: DJE DHE SOT, ËNDËRRA SHQIPTARE, Eugjen Merlika

ERION VELIAJ I VJEDH KALIN SKENDERBEUT

September 22, 2015 by dgreca

Kryetari i Bashkise së Tiranën i “vjedh” kalin heroit kombetar Gjergj Kastrioti por..i “dhuron” një biçiklete kineze!../

Nga Lek Gjoka/

Qeveritaret nga Shqipëria çfarë nuk i afrojnë qytetareve të saj që të “rreshtohen” me popujt e tjere.Kjo është diçka shumë e mirë por kur keto qeveritare fyejnë heronjë kombetare kjo nuk mund të kapërdihet dot.Dukë lundruar në internet kaloj për pak sekonda në profilin e kryetarit të ri të Bashkise se Tiranes zotit Erion Veliaj.Nuk iu besova syve.U çudita aq shumë së si një kryetar bashkie qe vjen disi enigmatik në politiken shqiptare ku në fund përfundoi në Partinë Socialiste parti që rrënjet i ka në diktaturen komuniste të beje një gafe të tille duke u munduar të reaklamoje një iniciative botërore “një dite pa makina”.Na afron në intragram në profilin e tij një foto të heroit kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu hipur mbi një biçiklete kineze.Sigurisht e kuptoj disi zgjedhjen e një biçiklete kineze sepse që nga koha e diktaturen komuniste kishin rënë në dashuri me Kinen komuniste dhe dashurinë për atë diktatature të eger na e serviren para pak ditësh kur në “festen” e Konferences se Pezes na shfaqen me paturpsinë me të madhe me fotografine e diktatorit Hoxha por ti “vjedhesh” kalin heroit kombëtar Gjergj Kastrioti mu në mes të Tiranes dhe publikisht dhe ti afrosh një biçiklete kineze duhet jo vetem të japesh dorheqjen si kryetar bashkie por të përfundosh pas hekurave sepse ke fyer figurat të historise kombëtare shqiptare.Përsë?Me qindra fotografi mund të gjesh në internet të tilla dhe askush nuk shqetesohet sepse është e drejta e gjithkujt të përdorë fotoshop.Sigurisht është e drejta e çdo njëriu privatisht të bëjë gjëra që ai i mendon pa demtuar të tjeret por kur je përson publik madje i veshur edhe me pushtet duhet ti përmbahesh kushtetutes se atij shteti që përfaqson.Në asnjë menyre ketu në Jacksonville Florida kryetari i bashkise nuk mund të afrojë në profilin e tij publik një foto të heroit gjeneralit Andrew Jackson ku dhe Jacksonvilla mori emrin e tij mbi biçiklete sepse do të ishtë një fyrje publike për gjithe qytetaret e Jacksonvilles.

Atehere perse kryetari i bashkise së Tiranës “vodhi” kalin e heroit tonë kombëtar  Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe ia zevendesoi me një biçiklete kineze?

Perse shoqeria civile hesht në Shqipëri?

Perse partite politike heshtin ndaj një fyerje te tille?

Perse stafi i presidentit shqiptar hesht megjithese edhe presidenca shqiptare ka fyer heroin tonë kombëtar sa here që udheheqes të shtetit Turk vizitojnë Shqipërine dhe presidentin shqiptar ku pa pike turpi largojnë bustin e heroit kombetar Gjergj Kastrioti nga salla e pritjes ose ndryshojnë salle !.

Këmbanat e alarmit po fillojnë të bien.Kombi shqiptar po fillon të ndërgjegjsohet dhe nuk është një turme që politikanet me kërbaq dhe kulaq i sjellin si të duan.Sot brezi i ri nuk pranon me që politika ti fyej heronjtë ndaj të gjithë nuk duhët të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh por të reagojmë si një trup i vetem në shërbim të interesava kombëtare se vetem atëhere politikanet e korruptuar do të largohen nga skena politike dhe askush nuk do të guxoje me që heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ti “vjedhe” kalin dhe ti “afroi” një biçiklete kineze !..

Jacksonville Florida

21 Shtator 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Erion Veliaj, I VJEDH KALIN, Lek Gjoka, SKENDERBEUT

Kosovë-Rindërprehet seanca e Kuvendit për katër marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel

September 22, 2015 by dgreca

-Opozita proteston, gjuan me vezë drejt kryeministrit derisa ai fliste në Kuvend. Kundër marrëveshjeve edhe me afër 53 mijë nënshkrime në katër ditë/

-Presidentja e Republikës, Jahjaga dënon sulmin ndaj kryeministrit Mustafa gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës/

-Qeveria dënon aktet e dhunshme të  deputetëve të opozitës,siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË,  22 Shtator  2015/ Në Kuvendin e Kosovës, sot, kryeministri Isa Mustafa, e nisi informimin për katër marrëveshjet me Serbinë në Bruksel, por seanca u ndërpre me thirrjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli për “10 minuta pushim”, pas reagimeve protestuese të opozitës në sallën e seancës edhe me gjuajtje vezësh  drejt kryeministrit. Kreu i qeverisë së Kosovës, nën mbrojtjen e sigurimit, u largua nga foltorja dhe salla e seancës. Mustafa gjatë pak minutave që foli në seancën e Kuvendit tha se marrëveshjet e dialogut në Bruksel më datën 25 gusht të vitit 2015 kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhenieve (të 19 prillit 2013).

“Në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015 ne i përfunduam marrëveshjet për katër dokumente: 1. Asociacioacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, parimet e përgjithëshme, përkatësisht elementet kryesore; 2. Konkluzionet e lehtësuesëve të Bashkimit Evropian mbi zbatimin e marrëveshjes për energjinë të vitit 2013 për heqjen e pengesave të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë; 3. Plani i veprimit për telekomunikacionin; dhe 4. Konkluzionet për urën mbi Ibër, përkatësisht heqja e barrikadave nga ura e Mitrovicës”, tha Mustafa.

“Duhet të theksoj  para këtij Kuvendi se nuk kemi të bëjmë me marrëveshje të reja, por kemi të bëjmë me precizime të veçanta që derivojnë nga Marrëveshja e parë e ratifikuar me Ligj nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto katër dokumente, pra që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së parë, janë nënshkruar nga dy shtetet, nga Republkika e Kosovës dhe ajo e Serbisë dhe nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga kryeministrat e dy shteteve dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian”, vijoi ai.

Kryeministri Mustafa në seancën e Kuvendit arriti ta thotë edhe këtë në vazhdim: “Dakordimi mbi këto dokumente, si dhe të gjitha  tjerat në dialogun e Brukselit janë arritur në bashkëpunim të  ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  që njëherit janë edhe mbështetësit për zbatimin e plotë të tyre nga të gjitha palët.

Kjo pako (e marrëveshjeve) është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e vendit, me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dialogun në Bruksel….”

DEKLARATË E PRESIDENTES SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga në një deklaratë e dënon sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e quan këtë sulm të papranueshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë së mirëfilltë, me përpjekjet tona për të fuqizuar institucionet e Republikës ë Kosovës dhe vlerat që po i ndërtojmë. “Akte të tilla të shëmtuara e vështirësojnë diskutimin e mirëfilltë publik dhe zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, shprehet ajo.

Presidentja Jahjaga ka ftuar të gjithë deputetët dhe subjektet politike që “t’i respektojnë institucionet e vendit ku përfaqësohet vullneti i popullit, të denoncojnë dhunën dhe që mospajtimet politike t’i shprehin përmes rrugëve institucionale në respektim të plotë të parimeve të demokracisë”.

QEVERIA DËNON AKTET E DHUNSHME TË DEPUTETËVE TË OPOZITËS, FTON KUVENDIN E KOSOVËS QË TË KRIJOJË KUSHTE NORMALE TË PUNËS

 

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se dënon aktet e dhunshme të zhvilluara sot nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po informonte deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur më marrëveshjet e arritura në Bruksel.

 

Në komunikatën e dërguar, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës fton Kuvendin e Kosovës që të krijojë kushte normale të punës, në mënyrë që sot të vazhdoj pa pengesa seanca e Kuvendit të Kosovës dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të informohen në detaje për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerëson se ato do t’i hapin rrugë integrimeve euroatlantike të vendit, dhe se janë mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, përfundon komunikata nga Kryeministria kosovare.

 

A DO TË VAZHDOJË SEANCA E RINDËRPRERË E KUVENDIT?

Seanca e Kuvendit të Kosovës e nisur dhe e ndërprerë të enten e javës së kaluar, e rindërprerë sot, nuk po vazhdon as pas “10 minutave pushim” të dhënë nga kryetari Veseli, pasi opozita protestoi dhe e gjuajti me vezë kryeministrin Mustafa derisa po informonte për katër marrëveshjet e 25 gushtit Prishtinë-Beograd në Bruksel. Tashmë po kalon edhe ora e dytë nga ndërprerja e seancës.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në një deklaratë pak më parë shprehu mendimin se seanca duhet të vazhdojë, por ndryshe është mendimi i kryetarit të grupit parlamentar të LVV, Glauk Konjufca. “Ne si opozitë kemi ardhur deri te një dakordim që ta bëjmë një aksion politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra që t’ia ndërprejmë gënjeshtrat kryeministrit Mustafa”, u shpreh Konjufca poashtu pak më parë.

AAK: VEPRIMI I SOTËM I OPOZITËS NË KUVEND, HAP I DOMOSDOSHËM

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në komunikatën e dërguar deklaron se Veprimi i sotëm i Opozitës në Kuvend, ka qenë një veprim i domosdoshme. “Ne deputetët e Aleancës por dhe të opozitës në përgjithësi, i kemi dhënë mjaft kohë kryeministrit që të reflektojë, por ai në vend të kësaj sot ka ardhur për të bërë lojë në Kuvend. Për më tëpër i ka futur mbrenda sallës së Kuvendit edhe pjesëtarët e sigurimit të tij përsonal, që është shkelja më e rëndë e këtij institucioni. Sikur të mos kishte asnjë arsye tjetër, vetëm kjo e fundit mjafton, që kryeministri të tërhiqej nga detyra.

Kërkesat e Opozitës janë të qarta; ai duhet ta tërheqë urgjentisht nënshkrimin nga marrëveshjet, që ne i konsiderojmë të dëmshme për Kosovën dhe t’i mundësojë Kuvendit që të japë kontributin e tij në riformulimin e këtyre marrëveshjeve.

Rikthimi i normalitetit në Kuvend, si dhe pengimi i esakalimit të mundshëm të situatës në përgjithësi, është përgjëgjësi eksluzive e Kryeministrit dhe Qeverisë së tij. Ne si AAK jemi të përcaktuar për një stabilitet politik, por vlerësojmë se qasja që e ka Kryeministri ndaj zhvillimeve të fundit, po e çon vendin në një krizë të re politike”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“RAPORTIMI” APO “INFORMIMI”, PIKA E VETME NË AXHENDË

 “Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura në  Bruksel më 25 gusht 2015”,  është sot  pika e vetme e axhendës së vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit, të ndërprerë javën e kaluar, e që ka pritje të rivazhdojë pas rindërprerjes. “Raportimi” nuk është shprehje e qeverisë  në kërkesën e 11 shtatorit të Zyrës së Kryeministrit dorëzuar në  Kuvend “për të informuar deputetët lidhur me marrëveshjet arritura më 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar që në seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të katër  marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, ka shprehur gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si edhe për proceset e tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Pas kthimit nga Brukseli, raundi i 28-të i dialogut me Serbinë në nivel të lartë kryeministror, Mustafa ka njoftuar në mbledhje të qeverisë dhe në konferencë shtypi se, “paketa e katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 përfshinë: marrëveshjen për kodin telefonik, marrëveshjen lidhur me heqjen e pengesave të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, parimet themelore për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe poashtu marrëveshjen lidhur me heqjen e barrikadave nga ura e Mitrovicës”.

Të enjten e javës së kaluar, tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor.

Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare u mblodhën dje për “caktimin e datës për vazhdimin e seancës plenare”, e cila u ndërpre pasi opozita pamundësoi votimin për shtyrjen e kërkuar nga pozita të “raportimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit. Seanca udhëheqej nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, i grupit parlamentar të partisë në pushtet LDK,  i cili u “rrethua” dhe pengua nga deputetët opozitarë, që edhe u ulën në vendin e tij pasi dha “10 minuta pushim” dhe nuk ia liruan vendin e kryesimit  kur u rikthye.

Opozita, edhe në seancën e Kuvendit, edhe ne një deklaratë të përbashkët dhe në deklarata të tjera e debate, duke kundërshtuar “bosnjëzimin e Kosovës”, për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deklarata ka paralajmëruar “veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit” për  “t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike” dhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i fillojë bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.

Opozita sot në seancën e Kuvendin e Kosovës, ku priten debate e replika edhe me fjalorin e ashpërsuar, “argumenton” edhe me afër 53 mijë (52, 918) nënshkrime të katër ditëve të qytetarëve që “po e shprehin masivisht vullnetin e tyre”, edhe në ditën e pestë, në peticionin e  organizuar me kërkesën që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

Deklaratat nga opozita kanë paralajmëruar “protesta të fuqishme pas peticionit”,   por, sipas shtypit të sotëm kosovar, nënshkrimi i peticionit “nuk është ‘kandar’ që mat fuqinë politike të bllokut opozitar për organizimin e protestave të ardhshme”.

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 marrveshjet, Behlul Jashari, Kuvendi i kosoves, nderpritet seanca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3523
  • 3524
  • 3525
  • 3526
  • 3527
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT