• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IS Blows Up First-Century Baal Shamin Temple in Palmyra, Officials Say

August 24, 2015 by dgreca

Gunmen from the Islamic State (IS) militant group have blown up a first century A.D. temple in the ancient city of Palmyra, Syrian government officials and a monitoring group have said.However, there is confusion over when the detonation is thought to have taken place.
Syria’s directorate-general of antiquities and museums, Maamoun Abdelkarim, told the Syrian state news agency SANA late on August 23 that he had heard from local sources of the destruction of the Baal Shamin temple, built almost 2,000 years ago in 17 A.D.
Abdelkarim said Palmyra locals told him the militants had blown up the temple using a large amount of explosives but did not say when it had occurred.
Officials are currently trying to contact locals in Palmyra for further information, Abdelkarim told SANA.
The Britain-based monitoring group Syrian Observatory for Human Rights said the destruction had happened around a month ago.
IS took control of Palmyra in May, prompting fears that the extremist group would destroy the UNESCO World Heritage site.
Baal Shamin, whose name means Lord Of The Heavens, was the Phoenician god of storms and fertilizing rains. The temple in Palmyra was first begun in the early first century, and work on it continued until the third century.
IS gunmen last week publicly beheaded a retired 83-year-old antiquities scholar, Khalid al-Asaad, after holding him captive for weeks, reportedly because he refused to tell them where some of Palmyra’s most ancient artifacts had been hidden.

Filed Under: Rajon Tagged With: By Joanna Paraszczuk, IS Blows Up First-Century Baal Shamin, Temple in Palmyra

Kosovo Seeks To Become UNESCO Member; Serbia Objects

August 24, 2015 by dgreca

Kosovo applied for membership in the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization, a move immediately opposed by Serbia which argues that it’s not qualified because it isn’t a state.
Kosovo’s Foreign Minister Hashim Thaci said at a Security Council meeting August 21 that Kosovo is eligible to become a member of the UNESCO before it becomes a UN member state, if UNESCO’s executive board recommends it and two-thirds of its members approve.
Thaci said Kosovo is also seeking to join INTERPOL and the Council of Europe.
Kosovo and Serbia fought a war in 1998 and 1999. Kosovo came under UN and NATO administration after a 1999 NATO-led air war halted a crackdown on ethnic Albanian separatists, but its final status was left in question.
Kosovo’s predominantly ethnic Albanian leadership declared independence from Serbia in 2008, and has been recognized by 111 countries, including the United States and a majority of European Union member states.
Serbia rejects its secession, however, and its close ally Russia has blocked Kosovo from becoming a UN member state.
Thaci said UNESCO will decide on its application in November.
Kosovo is already a member of two UN agencies, the World Bank and International Monetary Fund, he said, adding that many countries, including Austria and Vietnam, became UNESCO members before they joined the UN.
Serbia’s Foreign Minister Ivica Dacic insisted that Kosovo is still a UN-administered territory and said its membership in UNESCO would violate UN rules.
Dacic also charged that the desecration of Serbian monasteries in Kosovo is continuing, calling this one way “of intimidating the remaining Orthodox population in the province.”
“Since June 1999, 236 churches, monasteries, and other sites owned by the Serbian Orthodox Church, as well as cultural-historical monuments, have been targets of attacks,” Dacic told the council.
Thaci responded that UNESCO World Heritage sites in Kosovo “are safe, or safer than they have been in the last 1000 years,” adding that “our police force protects 95 percent of the sites of the Serbian Orthodox Church.”

Filed Under: Featured Tagged With: Kosovo Seeks To Become UNESCO Member; Serbia Objects

QIELLI I MBULUAR ME BALONA TE NXËNËSVE TË FJÄRDINSKOLA NË BORÅS TË SUEDISË

August 24, 2015 by dgreca

Një fillim i ri i vitit shkollor me balona të rinj/
Nga Sokol Demaku/
Në këtë shkollë fillore gjashtëvjeqare të qyteti të textilit në Borås të Suedisë së largët atje në veriune ftohtë është bërë traditë që për cdo fillim viti shkollore nxënës tyë të gjitha klasavet ë leshojnë në ajrë në qillin e kaltërt nga një tufë balona në adresë të panjohur dhe marrës të panjohur por me adresë se kush është pronar i tufës së balove.
Edhe këtë vit si edhe shumë vite me herët në ajrë në qilline kaltër mbi qytetin Borås fluruan mbi 28 tyfa balonësh të përgatiru per mrekulli nga nxenesit dhe mësusit e Fjärdingskolan, ku në secilën tufë balonbash ishte vë një letë me mbishkrim se kush është pronar iu tufës së balonave, por nuk kishte adrese se kujt i dergohej tufa e balonave. Kjo ndodhi paraditën e ditës së mërkurë të datës 19 gusht 2015.
Ishte kënaqësi të jesh në mesin e këtyre voglushëve nga të katër anët e botës ku në fytyrat e tyre shihej gërzimi dhe hareja si asnjehereë më parë, shihej ajo ndjenja e sigurisë dhe mirëkuptimit dhe shprehjes së lirë të fëmijeve nga pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor.
Kjo shkollë na rat ë degjojmë nga fjalimi i drejtorit të saj Per Kettisen është bota në miniaturë sepse në te fliten 32 gjuhë botërore, vijojnë mësimet në te nxënës nga të gjitha pjesët e rruzulit tokësor cka pedagogët, mësuest dhe personeline kësaj shkolle i bënëtë lumtur dhe ndjehen krenar me punën që ata bëjnë në këtë vatër të arsimit.
Këtu takuam edhe fëimjë shqiptar, k unga pedagogët e këtushëm dhe udhehqja e shkollës mësuam se është numri më i madh i nxënësve në shkollë ku nga 400 nx¨¨enës të nacionaliteteve t¨åe ndryshme sa vijojnë mësimet ketu 68 janë fëmijë shqiptar.
Mësuejsa e klasave parashkollore Sonja Persson na tha në shqip ”mirë dita” , mirë se keni ardhur këtu, na befasoj em fjalët në shqip me një shqipe të përkryer. Dhe ne e përshendetëm në shqip. Ishte kënaqësi kjo. Mësuam se Sonja udheheqë një projekti bashkëpunim men je shkollë fillre ne¨Durres dhe se ajo ka vizitua ca here kete qytete dhe shkollën Demokracia atje ku edhe ka mësua këto fjale shqipe të cilat i përdorë me shumë deshiurë kur takon shqiptar.
Na bëri përshtypje ky manifestim i fillimit të vitit shkollore dhe tham me vete athua ka mundësi dicka e tillë të ndodhë edhe në vendin tone?
Do ishte mrekulli kjo sepse na than këtu për cdo vit nga dy apo tri klasa marrin përgjigje nga gjetës tër balonave dhe letrës me emrin e klases dhe kjo ka njëvlerë për klasën dhe nxënësit e klasës sepse ata dhe i vizitojnë klasat. Balonat udhetojnë me dhjetra kilometra dhe bien ne duart e njerezve të panjohur por që tania at bëhen të njohur dhe miq te klasave. Kjo ka vlerë thonë ketu dhe se do vazhdojnë me këtë traditë edhe me tutje.
Ne kety nxenesve dhe personeli i urojmë nje vit të mbar shkollor.

Filed Under: Mergata Tagged With: me balona të rinj, Një fillim i ri i vitit shkollor, Sokol Demaku

KOSOVA,THIRRJE ANETAREVE TE KESHILLIT TE SIGURIMIT PER ANETARESIMIN NE UNESCO

August 24, 2015 by dgreca

-Thaçi: Kosova ka të drejtë të bëhet anëtare e UNESCO-s përpara se të bëhet një shtet anëtar i OKB-së, me kusht që ajo të sigurojë një shumicë prej dy të tretave të votave në konferencën e përgjithshme, një votim ky që zhvillohet me rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 24 Gusht 2015/ Zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Shefi i diplomacisë së Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të 21 gushtit 2015, mes tjerash ka thënë:
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO. Ne fillimisht kërkuam nga Nju Jorku që të përcjellë kërkesën tonë për në UNESCO pasi kjo ishte një këshillë që na u bë nga Sekretariati i UNESCO-s. Ne e kuptojmë se OKB-ja nuk dëshiron të ketë një rol në shkëmbimin e korrespondencës dhe ua ka lënë vendeve anëtare të UNESCO-s që të vendosin mbi meritën e anëtarësimit të Kosovës. Ne dëgjuam disa çështje që u ngritën këtu sot, dhe më lejoni që të përgjigjem në disa prej tyre:
A ka Kosova të drejtë të bëhet anëtare e UNESCO-s para se të bëhet anëtare e OKB-së?
Përgjigjja është një po absolute. Kosova ka të drejtë të bëhet anëtare e UNESCO-s përpara se të bëhet një shtet anëtar i OKB-së, me kusht që ajo të sigurojë një shumicë prej dy të tretave të votave në konferencën e përgjithshme, një votim ky që zhvillohet me rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s. Ne do ta kuptojmë rezultatin përfundimtar të votimit në nëntor të këtij viti. Shumë vende, duke filluar nga Austria deri te Vietnami, janë bërë anëtare të UNESCO-s shumë kohë para se të anëtarësoheshin në OKB.
Një pyetje e dytë është: a thua anëtarësimi i Kosovës në UNESCO-s do të rrezikojë dialogun që po vazhdon në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre?
Kosova tashmë është anëtare e dy agjencive të specializuara të OKB-së, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. UNESCO për këtë arsye nuk do të jetë agjencia ose organizata e parë ndërkombëtare në të cilën anëtarësohet Kosova që nga fillimi i dialogut teknik me Serbinë në mars të vitit 2011. Pra, pavarësisht nga ajo që po e thotë Serbia, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare vetëm se do të forcojë stabilitetin dhe do të fuqizojë dialogun që kërkon normalizim. Izolimi i Kosovës, me siguri nuk do të sjellë normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhe së treti, më duhet të përgjigjem në pyetjen nëse objektet e trashëgimisë nën mbrojtjen e UNESCO-s janë të sigurta në Kosovë?
Unë mund të konfirmoj sot me përgjegjësi të plotë se ato janë të sigurta, ose më të sigurta se çdoherë gjatë njëmijë viteve të fundit. Ato janë të mbrojtura nga një kornizë ligjore shumë e konsoliduar dhe bashkëkohore, e aprovuar nga i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, e mbështetur gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së si dhe e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. 95% e objekteve të Kishës Ortodokse Serbe mbahen të sigurta nga vetë policia jonë. Forcat e NATO-s na kanë dhënë besimin e tyre dhe janë të kënaqur me sigurinë rreth këtyre objekteve. Mijëra turistë që nga Japonia deri në Ruandë po i vizitojnë sot këto objekte dhe ato gjenerojnë të ardhura të mira për popullin e Kosovës. Unë ju ftoj juve anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të vizitoni Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur për t’u bindur vetë për sigurinë dhe situatën pozitive në vend. Qeveria jonë gjithashtu është angazhuar në dialog ndërfetar dhe kjo u vu re në disa raporte nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, si një kontribut pozitiv për pajtim.

Të nderuar anëtarë të Këshillit,

Unë po i ndjek me vëmendje dhe gjerësisht çështjet që kanë të bëjnë me kërkesën tonë për anëtarësim në UNESCO, sepse seriozisht jemi të shqetësuar me metodat që po aplikon Serbia në përpjekje që të na mohojë anëtarësinë dhe të na mbajë të izoluar nga mundësitë në arsim, shkencë dhe kulturë.
Ambasadori i Serbisë në UNESCO, z. Darko Tanaskoviç, kohët e fundit, në një intervistë për një radio ruse, bëri thirrje për një “front më të gjerë të krishterë” kundër anëtarësimit të Kosovës!
Kjo gjuhë, krejtësisht e papërshtatshme dhe e papranueshme bën thirrje për përplasje mes besimeve dhe përmban tone të qarta raciste. Lufta në Kosovë nuk ishte një konflikt fetar. Ajo ishte një gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë, që shkatërroi jetët e njerëzve në tri vende dhe që shkaktoi tri konflikte të ndryshme të armatosura.
Ne presim se do të kemi një përballje të argumenteve me Serbinë mbi meritat e anëtarësimit tonë, por refuzojmë që të përfshihemi në një diskurs të ulët dhe të papranueshëm që promovon grindje mes feve dhe rritë mungesën e tolerancës fetare. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Ju mund ta bëni këtë edhe nëse ende nuk e keni njohur Kosovën.
Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës,Thaçi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka paralajmëruar edhe se: Ne gjithashtu do të kërkojmë anëtarësim në Interpol dhe në Këshillin e Evropës si dy mekanizma jetikë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe jetën e njeriut.

KËRKOHET KONTRIBUTI I TË GJITHËVE PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË UNESCO

Në një postim në ‘Facebook’, shefi i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se anëtarësimi në UNESCO “është betejë e vështirë” dhe kërkon kontributin e të gjithëve.
“Kosova është e vogël, por zëri ynë do të ndihet dhe me çdo fuqi që kemi do te tentojmë ta anetaresojmë Kosovën në UNESCO. Kërkoj edhe nga ju të jepni kontribut. Të dërgoni letra, të qeta, pozitive, me fokus në nevojat tona në arsim, shkencë dhe kulturë. Behuni edhe ju ambasadorë të Kosovës!”, ka theksuar Thaçi. Ai ka postuar edhe foto: “Detaj prej Dokufest, nga një libër i diplomacisë sonë dedikuar anëtarësimit në UNESCO”.

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, NE UNESCO, TE KESHILLIT TE SIGURIMIT PER ANETARESIMIN, THIRRJE ANETAREVE

Papa Françesku, thirrje për paqe në Ukrainë

August 24, 2015 by dgreca

Gjatë celebrimit të Meshës së të dielës në sheshin “Shën Pjetër”, Papa Françesku u ndal për një apelim mbi çështjen e Ukrainës, që sikurse tha ai, situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. “Të dashur vëllezër dhe motra, me shqetësim të madh po e ndjek konfliktin në Ukrainën Lindore që po rëndohet gjithnjë e më shumë këto javët e fundit. Dua ta përsëris apelin tim për respektimin e marrëveshjes që të arrihet paqja”, ka thënë Papa Françesku.
Thirrja e Papës vjen një ditë para festes kombëtare të pavarësisë së Ukrainës. Gjatë ditës, edhe presidenti i saj Petro Poroshenko doli përpara popullit me një fjalim ku u kërkoi të gjitha forcave politike të mbështeten në planet e tij për ndryshimet kushtetuese që kanë si qëllim përfundimin e konfliktit në lindje të vendit dhe mposhtjen e atyre që ai i quajti “agresorët rusë”.
“Thirrja ime shkon për të gjitha forcat politike në vend, e në radhë të parë për ata që ndodhen në Parlament. Le të bashkohemi, për të mirën e Ukrainës”, bëri thirrje Poroshenko.
Gjate konfliktit në Ukrainë kanë humbur jetën deri më sot rreth 6500 vetë, ndër të cilët qindra civilë.

Filed Under: Editorial Tagged With: ne Ukraine, Papa francesku, thirrje për paqe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3599
  • 3600
  • 3601
  • 3602
  • 3603
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT