Nga Ilir Levonja/
Diku presin të kapin trenin. Diku ecin në grup. Diku shfaqen duke ngjitur një shteg pylli. Diku duke u rrahur. Diku duke protestuar. Diku djem të tërë të parruar, të lodhur dhe që të shikojnë me përçmim. Dhe diku të ulur në shesh. Ku, një punonjës shteti a një polic. I shenjenon dhe kërkon qetësi. Ata janë përzierje e tërë. Moshash, familjesh, vetmitarë. Janë përzierje edhe gjuhësh,kulturash apo zakonesh. I quajnë refugjatë. Prurje që pavarsisht këtyre peripecive kthehen një
kapital i çmuar për ekonomitë e vendeve të tyre. Megjithatë, sot për sot ata i thërrasin refugjatë.
Fotoja e një stacioni treni në Maqedoni është nga më të klikuarat në internet. Pamjet e një familjeje ku i pari babai, ngarkuar me çantë shpine dhe dy torba duarsh. Ku e shoqja tërheq të voglin…, të gjithë të trembur, vrapojnë të kapin trenin e lodhur që ikën drejt një rajoni me emrin perëndim.
Duket sikur venitjes së stacionëve apo trenave në ballkan, koha e refugjatëve po u jep frymëmarrjen e mungur. Megjithatë, përballë kurajos së këtyre njerëzve ngrihen kërcënueshëm jo vetëm pasiguria ndaj jetës që i pret. Por edhe fytyra më brutale e rrathëve me tela me gjëmba.
Duket gjithashtu sikur një makineri, një pjellë metalike me rrota. Që ecën e blinduar nga uniformat. Ngulë papushim skara hekuri. Ngre rrethorë gjëmbash me spirale si të krimbave kur zvarriten. I ngre kudo. Madje dhe i shtrëngon, ose i ngushton kur ndonjë fëmijë si harabel, u ikën fësht midis shufrave. Apo midis rrathëve. Dhe kur babai, apo nëna mbesin nga ana tjetër. Këto uniforma. Kjo makineri as që rreket. Nuk ka se si. Eshtë prej metali. Ndaj sot bota është e mbushur me njerëz refugjatë dhe uniforma antinjerëzore.
Shoh se edhe Shqipëria po merr masa parandalimi për emigrantët që vinë nga lindja e mesme.
Lërini. Lërini sirianët, të kalojnë. Lërini edhe kurdët. Lërini edhe libanezët. Yzbegasit, turkmenët,pakistanasit apo afganët. Eshtë lufta më e turpshme në lidhje me të drejtat e njeriut. Dhe kjo me preteksin e ruajtjes apo kontrollit të situatës në vendet kufitare me lindjen. E filloi Hungaria, pastaj Serbia, tani së fundi dhe Maqedonia. Nuk mund të mbrohet dështimi shekullor i politikave luftënxitëse, shtrënguese, apo diktaturave me gardhet prej telash me gjëmba. Çfarë ndodh tani, çfarë shikoni përmes televizionit. Njerëz që ecin më këmbë. Familje të tëra etj. Mosha të ndryshme. Janë produktet e ideollogjisë së shekullit të kaluar. Nëse nuk mundemi t’ua rregullojmë të ardhmen menjëherë. Të paktën t’u japim njerzillëk.
Ato ikje apo ardhje ashtu, të kujtojnë shqiptarët…., pas viteve nëntëdhjetë. Sepse para atyre viteve, vërtet është mallkur e kënduar deri me folklor kurbeti. Por askush nuk iku maleve. Askush nuk iku brenda bagazheve të autobusëve të policisë greke. Astonomisë së famshme. Që natës mblidhte refugjatë nëpër Greqi, i zbraste në mëngjes në Kakavijë. Dhe në kthim, merrte me para po klandestinë shqiptarë, përmes sekserëve që kishin.
Ikjet tona. Rrugët nëpër Gramozin e Ersekës gjënden kollaj fare. Janë akoma të shkelura. Po edhe nga tri urat e Përmetit, nga gryka e Vjosës. Pastaj nga ana e Sheperit, Zagoria. Nga Vrina e deri në Konispol. Sa shqiptarë janë gjymtuar. Sa kanë mbetur maleve. Sa janë rrahur. Sa janë çmendur nga torturat dhe përbuzjet. Edhe ata i quajtën refugjatë. Njerëz që mbartnin malarjen. Le t’i kthehemi detit. Arratisjet me kamardare. Ikjet e korrikut…, thyerjet e ambasadave. Prapë tek deti. Rrëmbimi i anijeve të mallrave, gomonet etj. Mbytja e gomoneve, e anijeve. Sa shpirtra kanë humbur. Dhe sa prej nesh akoma ikim.
Diçka e përciptë. Ikjet janë shkak i dështimit të shtetarëve. Kur ka luftë civile. Këtë po e kalon sot Siria. Kur ka luftra radikale midis fanatizmit, bindjes dhe dhunës. Këtë po e provojnë sot vendet e post pranverës arabe. Irak, Libi, Afganistan etj…, me ISIS, shtetin radikalëve islamikë. Kur ka privim të të drejtave kombëtare, për shkak të ndarjeve të territoreve etj. Këtë po e provojnë sot kurdët. Kur ka korrupsion shushunjash dhe përpjekje të perëndimorëve për të instaluar demokracinë. Këtë po e provojnë sot afganët dhe irakenët, libanezët etj.
Midis atyre që vrasin, vjedhin, mashtrojnë. Dhe nuk janë të aftë të mbajnë paqen në këmbë. Të mbajnë apo të bëjnë një shtet. Janë dhe ata që ikin. Thjesht për të mos u bërë palë e luftës së egër të njëriut me njëriun.
Në 2013 një nga futbollistët e Barcelonës, me emrin Andre Injesta. Pyetjes së gazetarit të El Pais…,mbi atë rutinën e titullit hero. Se ti je heroi, se ti kështu. Dhe se si ti ndihesh etj. Ai u përgjigj thjesht dhe i menduar. ”Unë luaj futboll për tu argëtuar. Dhe njerëzit më duan kudo që shkoj. Hero është njeriu që lufton kundër sëmundjes. Një njeri që emigron për të ushqyer fëmijët” Shqiptarë,
mos u rrethoni me tela me gjëmba. Lëri ata bijë nënash të shtegtojnë.
AHS Honors Scholar receives prestigious national scholarship
By Kim Colavito Markesich/
A spring 2015 CAHNR graduate is the 2015 recipient of the prestigious Association of Genetic Technologists’ Foundation for Genetic Technology Barbara J. Kaplan Scholarship. An Honors Scholar with a 3.9 GPA, Irini Agaraj recently completed her BS degree in the Department of Allied Health Sciences’ Diagnostic Genetic Sciences (DGS) program in cytogenetics.
“I feel extremely honored to receive this scholarship,” Agaraj says. “It is a wonderful recognition.”
The competitive national award is based on outstanding scholastic performance, volunteer work, initiative and potential to contribute to the profession.
“Working with Irini as a student and an honors advisee was never considered ‘work,’ but rather an enjoyable conversation,” says Judy Brown, assistant professor in residence and director of the department’s master’s program in health care genetics. “Irini is articulate, has a great sense of humor and above is all kind and respectful.”
“Over the past 24 years as program director of the DGS program, I have graduated over 500 students in cytogenetics and molecular diagnostics, and we’ve had some really amazing students,” says Martha Keagle. “Irini is in the top three. She is an outstanding student. Just stellar.”
Agaraj recently completed a six-month clinical internship at New York Presbyterian Hospital at Columbia University Medical Center that included peripheral blood, prenatal, cancer, and FISH cytogenetic rotations, in addition to a research project focusing on the efficacy of OncoScan for the detection of chromosomal abnormalities in glioma samples. The project compared methods of genetic testing of oncology specimens.
Agaraj plans to sit for the national cytogenetics certification exam, and will enter the one-year tract in the UConn Medicine and Dental Medicine Post-Baccalaureate Program. After completing the program, she plans to work as a genetic technologist while applying to medical school.
“I feel grateful to have found the DGS program,” Agaraj says. “I owe so much to the program. The clinical rotation was a great experience and it will help set me apart when I apply to medical school.”
“Although Irini has had a challenging honors curriculum in our program, she successfully balanced academics with volunteerism and participation within the University community,” says Brown. “Irini is a motivated and bright young scientist and will be an exceptional addition to the genetics profession, continuing to challenge herself to improve and inspiring those who work with her to do the same.”
Irini Agaraj receiving the Barbara J. Kaplan Scholarship, presented by Robert Gasparini, who founded the UConn DGS program in the early 1980s. It was the first baccalaureate program in cytogenetics in North America.
Agaraj has already displayed excellent leadership and teaching abilities, serving as an unofficial teaching assistant in one of Keagle’s human genetics classes. “We had to make up for snow days and I was out of town for a conference,” Keagle explains. “Irini prepared for the class and did an outstanding job.”
Agaraj served as community service chair for UConn’s Albanian Student Associationfrom 2012 to 2014. During that time she organized and hosted a blood drive, translated documents for a UConn professor opening a center for autistic children in Albania, and raised funds to purchase an electric wheelchair for an individual with muscular dystrophy, as well as volunteered at a number of multicultural children’s events.
During her winter break in 2014, Agaraj spent a week in Panama as a volunteer for Global Health Brigades, working with medical and dental professionals in a health clinic. In 2014, she volunteered for a month in a cytogenetics laboratory at Sifa University Hospital in Izmir, Turkey. She was a member of Alpha Phi Omega, a national service fraternity whose members commit to 25 hours of community service per semester. On campus, Agaraj worked as a student athlete tutor in the Counseling Program for Intercollegiate Athletes.
Agaraj received the Smyrski Farm Scholarship and the Anne McLendon Memorial Scholarship. She was also chosen as the student representative to the DGS Advisory Board. “It is the highest compliment we can bestow on a student,” remarks Keagle.
“I feel lucky to have been a part of the College of Agriculture, Health and Natural Resources,” Agaraj says. “They provide many opportunities for students. I enjoyed the close-knit community of the College. You don’t get that kind of connection anywhere else.
I have had the pleasure of working with dedicated professors who went above and beyond to help me whenever possible. I just want to thank them.”
Ne Foto:rini Agaraj receiving the Barbara J. Kaplan Scholarship, presented by Robert Gasparini, who founded the UConn DGS program in the early 1980s. It was the first baccalaureate program in cytogenetics in North America.
Takohen në ish- kampin e interrnimit mbas 25 vjetësh të lirë
Nga Beqir SINA/
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
SAVER LUSHNJE : Në ish-kampin e punës në Savër të Lushnjes, është mbajtur një takim përkujtimor, për të shënuar 25-vjetorin e largimit të ish internnuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së rregjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944.
Disa prej tyre aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secli prej tyre me nostaligji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre.
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
Në, atë, që deri para 25 vjetëve ishte nji ëndërr e “tmerrshme” e netëve të gjata – të atij dimri….që të “kallte” frikën.
Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij fshati, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin një “Parisë i vogël” në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj.
Një fshat ky me rreth 2000 banorë, në atë kohë, nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria – Fshat ky i ndërtuar në rrugën nacionale rreth 3 kilometra në jug të qytetit të Lushnjes.
Zanafillën e këtij fshati – e gjejmë në Betejen e Savrës, e cila sipas historianve,është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare
Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar. Savrën e ka permendur edhe një autor përmendimor Attilio Brunalti (në Revistën Nuova Antologia 1881 f,232) i cili e përshkruan fushën e Savrës si “I campi di Berath” (fushat e Beratit) ku u shfaqen për herë të parë ushtarët osman. (Kur ishim në Savër, një puntor duke hapur një kanal dranazhi gjeti disa objekte – si një shpatë dhe disa sende qeramike , që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshavej – diku aty pranë por, gjithsesi fjalën e fundit i ngelet arkeologjisë, dhe historianëve).
Në vitin 1939 – pushtuesit Italian ngritën në Savër, një aerodromë të vogël të ushtarak për kaçatorrët – ( gjurmët e aeroporit dhe të disa gazermave ushtarake, i hasim në fushën në të majt të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes)
Në vitin e largët 1956, ishin “ustallarët” grekë , komunistët dhe partizanët grek, që kishin ikur nga Greqia – duke gjetur mbrotjen e Enver Hoxhës, të cilët ngritën gazermat e para – të cilat u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptarë, Madje edhe nga ato familje pjestar të së cilëve kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërise, të cilat regjimi komunist i quante armiq të popullit dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes.
Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët , që kishin mbraruar shkollat, në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofie, Stamboll, ose edhe ata familje ish partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi në fillim të viteve ’1945 dhe më pas, përfundojë ne interrnim.
Mirëpo, sipër “ironi” të fatit ai regjim (Enver Hoxha) nuk kurseu në Savër edhe kushuririn e tij – Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara – Andanin, Nerimanin dhe Suzanin.
Familje kjo që së bashku me 30 mijë familje të tjera jetoi më shumë se tre dekada në njërin prej 48 kampeve të interrnimit të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri – pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër.
(Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit “armiq të popullit”).
Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të medhat në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.
Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë edhe me 6 pallatet dykatëshe në anën tjetër ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, të cilët duhet theksuar dhe kujtuar si shumë të dashur dhe miqësor, mbasi ata kishin vendosur vetë shumë raporte të mira me të interrnuarit – Ndërsa, në pjesën tjetër ishin 7 barakat me muret me pupulit mbuluar me kartonsere ( Pupulit – është kashtë kenete e përzjer me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4×4) jetonte edhe ndonjë famije me 6-7 anëtarë.
Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operative survejonin përndiqnin çdo ditë të interrnuarit, e asaj kohe megjithse ata jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër në punë nga më të vështirat, duke i arrestuar për agjitacion dhe propogandë, ndonjerin prej tyre, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mire në qeverinë e Tiranës, në kampet e interrnimit zbriste gazi i degës dhe dikush do të merrej në burg në mënyrë demonstrative duke future frikën dhe nënshtruar të tjerët.
Të internuarit në Savër, flinin si sardele në barakat e kampit dhe kishin një novjetore 15 familje , ( çfarë binte jashtë – binte edhe në novojtore – sa në disa raste duhej të shkohej edhe me çadër për të kryer novojat personale) dhe, të interrnuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të hapur kanalet, prashitur, e vjelur të korruarat, grurin, lule dielli, miser dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav(Gulagë) në bujqësi.
Jeta ishte mizerje aqsa, edhe: “Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbaheshin të varuara mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë kishte dhjetra familje, që edhe flenin bashkë burrë e grua(babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël po në atë dhomë 4×4 – vetëm me një dritare që ndonjeri e kishte edhe derë.
Uji i pishëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobotë nga Lushnja – por më pas erdhën çezmat të cilat ngaqë tubacioni çahej përzihej me ujrat e kanaleve dhe vinte edhe me ngjyrë të kuqe si ndryshkë, dhe gratë e kullonin me shamitë e kokës.
Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të interrnuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perendimore, çdo familje pothuajse zotronte një gjuhë të huaj ( greqisht, italisht, anglisht, frengjisht, truqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër.
Të rinjët e të rejat , megjithse ishin të ndaluara – qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin moden e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shifnin filmat perendimorë , lexonin libra të autorve të mëdhenjë, dhe dini se çfarë ndodhte në të gjithë botën – megjithse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me kartonsere ose nga pllaka enterrniti.
Ishin të interrnuarit dhe banorët e tjerë të saj që Savrën e kishin bërë vetë një vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth saj ishin të prapambetuara – megjithse, ato kishin kushte shumë më të mira sesa Savra.
Shpëtim Turani, një bashkëvuajtësi im nga Savra, i cili me ardhjen e demokracisë, mbas 1990, si shumë fëmijë të interrnuarve, nga kampet e interrnimit, (Savër, Pulg, Gradishtë, Gjazë, Grabian, Shtyllas, Lubonjë, e të tjera kampe) e treguan veten se kush kan qenë dhe se kush janë, duke studiuar dhe u shkolluar në Shqiperi, dhe perendim , ashtu siç kishin vepruar gjyshrit e tyre dhe prindërit, e disa prej tyre, ai e gjeti dhe e tregojë vetveten.
Ai, ka mbaruar shkollën e lartë Akademinë e Policisë, ndërsa është specializuar nga kurset e policis dhe FBI në Europë për policinë, shqiptare, dhe ka shërbyer edhe në forcat speciale kundra terrorismit ndërkombëtar “Eggers” Base në Kabul-Afghanistan, duke trajnuar me 5 shqiptar dhe ekspert amerikan dhe kanades, edhe rekrutet e policies afagane nga “Afghan Police Anademy “.
Shpëtimi me gruan dhe të motrën e tij , ishte këto ditë në mesin e 80 “vizitorëve”, të cilët, u mblodhën me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të inte-rrnimit, Savër – Lushnje
Shpëtimi( Timi ) tregonë se takimi u zhvillua në datën 20 Gusht 2015:
Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale si facebook si dhe me telefonata, tha ai nga dy organizatorët Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës). Ish të interrnuarit – shumica e tyre, që jetojnë sot në perendim u mblodhën para ish kinemasë – “Kendi I Kuq” i kampit.
“Vizita e tyre , tregon Timi, nisi me vizita në ish-banesat e mbetura të ish të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë baraket e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani. Mbasi, bëmë disa fotografi dhe u takuam edhe me banorët e rinjë të Savrës, dhe disa që jetonjnë ende aty, siç ishim së bashku 80 ish te internuar dhe të afërm te tyre, shkuam në një restorant që ndodhet në afërsi të Klubit të Shoferit, ku menute e pasura të ushqimeve, DJ dhe përshëndetjet e disa nga të pranishmeve e bënë shumë mallëngjyese dhe të gezueshme e të paharrueshme atmosferën, tha ai dhe shtoi se u shkëmbyen numra telefoni dhe u propozua që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit “Per tu mbledhur dhe per te kujtuar Savren.”
Ndër të pranishmit mund të permend thotë Shpetimi: Unë me bashkëshorten dhe motrën e vogël Lirikën që banon në Tiranë si dhe kishte ardhur nga Suedia djali i xhaxhait tim, Simon dhe Sokol Mirakën me bashkeshortet e tyre, Pjetër Delia, Kadri Prengjonin, Ndue e Katrina Pllumbi, Gjergj Suljoti, djali dhe vajza e Miço Kokalit të ardhur nga Janina – Greqi,Ylli Iljazi, Vali nga Greqia, Ahmet Cane dhe Dylberja. Nikolin Daka, Tefta Mersini nga Vlora, Sofo Kuqeshi me bashkeshorten, djalin, nusen e djalit,. Flamur Bamçi me bashkeshorten dhe djalin. Petrit Bamçi me vellain Zanin e bashkeshorten e tij.. Besnik Kaba me bashkeshorten dhe djalin e tij, Bedrije Kaba, vajza e Besnik Kabës dhe vajza e motrës së tij. Magdaleni Buzi, Lumja e motra e Zini Asllanit me vajzën e saj. Vehat dhe Bale Iljazi dhe djali i tyre. Lavdi Kaba i cili është banori aktual i Savrës. Motra e madhe e Gani Hoxhes, Myrvetja, bashke me bashkeshortin Idrizin nga USA, Baftije Nela, Neritan Kolgjini i bri i Ahmeti Kolgjinit, Najada si dhe Brunilda te bijat e Tahsim Spahiut, me bashkeshortin e saj. Vajza e madhe dhe e vogel e Flamur dhe Myrete Selimit, Landa dhe Entela. Dine Dine nga USA. Bajame Çeliku nga Belgjika bashke me vajzen e saj.Gezim Baruti me djalin dhe vajzen e tij.Ilir Biçaku dhe Adriana Kokali vjaza e Mico Kokalit.
Kurse, në qendër të Savrës u takuam edhe disa savrakë të cilët ndodheshin rastesisht si Mesut Gjolena, Zenel Dyrmishi, Namik Toska, Zenel Sina, etj. te cilët u shprehën me mall për këtë takim, tregonë Shpetim Turani.
Presidenti Obama fton kryeministrin Mustafa në samitin e liderëve në New York
Presidenti amerikan Barack Obama fton kryeministrin kosovar Isa Mustafa në samitin e liderëve në New York.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York”, sapo bëri të ditur Kryeministria kosovare në njoftimin e dërguar.
Theksohet se, Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
Kosovë-Shqipëri, vazhdon ndërtimi i “autostradës” energjetike”
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Gusht 2015/ Në Kosovë vazhdon ndërtimi i “autostradës” energjetike drejt Shqipërisë. Në rajonin e Gjakovës, javën e ardhshme, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë do ketë shkyqje në linën LP 10 kV Cërmjan dhe Sopot.
“Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri”, thekson njoftimi dërguar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.
Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, ka thënë kryeministri kosovar Isa Mustafa në konferencën e fundit për shtyp këtë muaj, i pyetur nga ATSH, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.
“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar.
Kreu i qeverisë së Kosovës, gjatë konferencës për shtyp ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.
“Jemi shumë afër me Shqipërinë që të zhvillojmë një lloj tregu të përbashkët, për arsye të kapaciteteve të transmisionit, të cilat po i ndërtojmë, sidomos të linjës interkonektive 400 kV, ku punimet gati përfundojnë këtë vit, ndërsa presim që në vitin 2016 të përfundojnë tërësisht dhe të aktivizohet kjo linjë dhe të krijohen kushte të veçanta që Kosova e Shqipëria të kenë këmbim të energjisë elektrike në sezone të ndryshme kur mund të ketë mungesë ose mund të ketë tepricë të energjisë elektrike”, ka thënë kryeministri Mustafa.
“Dhe, krahas kësaj, ne do të shikojmë të bashkëpunojmë me Shqipërinë edhe në aspektin e gjenerimit të energjisë elektrike, dhe do të zhvillojmë biseda në të ardhmen edhe për këtë”, ka shtuar ai.
“Po punojmë poashtu edhe në planin e zhvillimit të energjisë së ripërtritëshme në Kosovë, orientimet tona janë që diku deri në vitin 2020 të arrijmë 25 për qind të energjisë nga burimet e ripërtritëshme dhe të përplotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian. Këtu llogarisim edhe në hidrocentralin e Zhurit, e poashtu do të shohim edhe mundësinë e kombinimit me Shqipërinë”, ka thënë kreu i qeverisë kosovare, Mustafa.
Në 21 dhjetor te vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes së Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kVKosovë-Shqipëri.
“Ndërtimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike. Me implementimin e projektit të Autostradës Energjetike Kosovë-Shqipëri, do të mundësohet shkëmbimi më i madh i energjisë elektrike në mes të dy vendeve sidomos pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese të planifikuara në Kosovë të bazuara kryesisht në linjit si dhe të kapaciteteve gjeneruese hidro të Republikës së Shqipërisë”, u theksua me atë rast.
Në 10 mars 2015, ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të shoqëruar edhe nga drejtuesit e operatorëve të transmisionit dhe rregullatorëve të energjisë të të dyja vendeve, kanë vizituar NS 400/220kV – Kosova B në Obiliq, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet për realizimin e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, “autostradës” energjetike.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, vlerësoi se përfundimi i kësaj linje krijon damarin e nevojshëm dhe shtyllën kurrizore ku ky sistem do të ngrihet, i cili do harmonizohet me politika të përbashkëta, strategji të përbashkëta dhe investime të përbashkëta, pasi dyja vendet kanë sfida të përbashkëta sa i përket energjisë.
“Shqipëria dhe Kosova kanë nevoja të mëdha, prandaj është i nevojshëm koordinimi dhe harmonizimi i tyre dhe kjo ardhje këtu nuk është vetëm simbolike, por është konkrete, është për t’u treguar njerëzve se gjërat po avancojnë përpara”, tha Gjiknuri.
Ministri Stavileci theksoi se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri rrit pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundojë pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë. “Kjo është ‘autostrada’ energjetike në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke ditur rëndësinë që ka dhe benefitet e shumta që përfitojnë dy shtetet. Por, ne do të shkojmë edhe përtej kësaj, pra edhe me një linjë të re 110kV Dragash-Kukës. Dhe po ashtu jemi dakorduar që në konceptet tona zhvillimore të fusim ide që lidhen me ndërtimin e kapaciteteve të reja që e plotësojnë tregun energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Stavileci.
Vizita në NS 400/220kV Kosova B u realizua pas themelimit të Komitetit Drejtues dhe takimit të grupeve punuese për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë mes dy vendeve, që është mbajtur po atë ditë në Prishtinë në mjediset e Ministrisë kosovare të Zhvillimit Ekonomik.
Pjesë e mbledhjes së përbashkët, të parës historike, të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit, pas së cilës u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, ishte edhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë.