• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prof. ASTRIT MEMIA,Njeriut që kurrë nuk ndaloi të punojë dhe të kontribuojë për kombin….

September 25, 2020 by dgreca

Prof. Dr (Doc. Asoc.) Astrit MEMIA.–

Portret politik: TË MARSHOJË E LULËZUAR SHQIPËRIA ME MINISTRIN E BURRNIS’–

AM.jpg
u1_Engjell-Koliqi.jpg

Shkruan: Engjëll KOLIQI-*

Dardani, shtator 2020– Kam patur fatin të njihem dhe të filloj bashkëpunimin, në shumë fusha të jetës, aty ku ka kontribuar shumë, aty ku edhe unë kam dhënë një kontribut, në Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) në Tiranë, që në vitin 1992 dhe vazhdojmë të kontribuojmë bashkë, kudo që na thërrasin nevojat dhe intereset tona kombëtare. Patjetër se duhet të ndjehem i privilegjuar, me fatin tim të mirë, që gati tri dekada më ka përcjellur në kontributin tim përkrah Shqiptarit të Madh, më të vezulluar se ari, kurrë i ndalur në lëvizjet profesionale dhe shumë të fuqishme, në shërbim të kombit tonë, por edhe të mbarëvajtjes pastërore e paqësore të shoqërisë njerëzore në nivelin global.

Jo rastësisht Dr Astrit Memia ka specializuar e doktoruar në universitete ndërkombëtare dhe ka marrë titullin  jetësor Ambasador i Paqes, që më 2003, në Jerusalem, duke u angazhuar aktivisht në Federatën Ndërkombëtare Botërore të Paqes. Të shpallesh ambasador paqe në Izrael ka një domethënie të madhe, sepse aty është vulosur kontributi i madh i Astrit Memisë për paqen dhe mirëqenien njerëzore në nivel global – botëror.

Kush është Astrit MEMIA?

AM00.jpg
AM01.jpg
Prof. Dr Astrit Memia–

Veprimtari i Paqes në nivel global dhe themeluesi i drejtuesi i Forumit Imazh & Media –

I lindur më 4 prill 1965 në Tropojë, rrëzë Alpeve Shqiptare, djaloshi bukurosh i Memiajve, Astriti, rritej plot vezullima fëmijërore dhe që në vitet e para të shkollës vërehej se nga ky Djalosh Shqipërisë po i vinte Burri i Madh i Kombit, që falë veprës së tij madhore për kombin dhe atdheun, nga shumica e shqiptarëve do të quhej Ministri i Burrnisë. 

Prindërit, Babë Qazimi dhe Nënë Shaha (e lindur Byberi – Biberaj), e kishin edukuar me ndjenja të zjarrta atdhedashurie dhe e kishin motivuar të kontribuojë për njerëzit, kudo të mundet, anekënd botës, me shembuj të mirë e të gjallë të jetës dhe të veprimtarisë profesionale, patriotike dhe humanitare. Doktor Qazimi (babai i Astritit) kishte shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm të madh, për mirëqenien shëndetësore të popullsisë në Malësinë e Tij, megjithë kushtet dhe mjetet e pakta që kishte. Edhe Nëna Shahe, e familjes së madhe patriotike e kontributdhënëse – Byberi-Biberaj, me shumë sakrifica i kishte rritur shtatë fëmijët e saj, duke i edukuar gjithmonë të gjithë, pra edhe Astrititn, që të mos kursejnë asgjë nga vetja, në shërbim të kombit e atdheut, por edhe përgjithësisht në shërbim të njeriut, ssidomos të nevojtarëve. 

I lindur dhe i rritur nga këta prindër, Astriti, patjetër që do të bëhej një burrë shumë i vlefshëm i kombit dhe i Shqipërisë dhe i shtyrë edhe nga ngjyrimet e shenjtërisë dardano-ilire, Ai do të kontribuonte shumë edhe në shpërndarjen e së vërtetës në botë, për mirëqenien e të gjithë njerëzve, anekënd globit, pra do i kontribuonte denjësisht globalizmit, në zhvillimin e mirëfilltë e paqësor.

Si i shkëlqyer dhe i vezulluar që ishte në shkollën fillore në vendlindje, Astritin Babë Qazimi e regjistron në shkollën e Gjuhëve të Huaja, që e frekuenton në vitet 1979 – 1983 dhe e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm, për t’i vazhduar pastaj studimet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku mbaron fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Pa vonuar shumë, angazhohet në studimet postdiplomike dhe në specializime në disa fusha. Në vitin 1994, në Universitetin e Varshavës në Poloni mbaron specializimin  për Mediat. Vazhdon specializimin për mediat, edhe në Radion “Europa e Lirë”, në Bruksel. Mbaron edhe specializimin për Mediat Radiofonike dhe Televizive, organizuar nga Zyra Franceze e Realizimit dhe Shpërndarjes së mediave radiotelevizive, Ofredia në Paris. Në vitin 1995 vazhdon specializimet në Berlin, ku mbaroi për politikë, diplomaci, turizëm dhe media, në International Federal Press, për të vazhduar pastaj edhe në Shoqatën Kombëtare të Radiotelevizionit France 3, më 1996 në Paris. Në vitet 1998 dhe 2002 specializon për Diplomacinë Publike dhe Mediat, në RFI (Radio France International), për të vazhduar pastaj në Dubrovnik të Kroacisë. Në vitin 2007 ka mbaruar studimet për mbrojtje e siguri, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, në Tiranë. Në vitin 2009, në Universitetin Publik të Tiranës, me mjaft sukses ka mbaruar fakultetin juridik, për të ushtruar pastaj edhe profesionin e avokatit.  Në vitet 2003-2006 ka ndjekur studimet e doktoraturës dhe ka marrë titullin akademik Doktor i Shkencave Politike dhe në Diplomaci, në Universitetin Leipnitzc, në SHBA (USA).

AM04.jpg
AM09.jpg
AM10.jpg
AM11.jpg

Duke drejtuar Festivalin e Imazhit shqiptar ka nderuar personalitete të larta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe i ka shërbyer imazhit kombëtar në nivel global

Në vitet 1983-1985 punoi mësues i gjuhës frënge, në shkollën “Sadik Rama” në Tropojë, për t’u avansuar pastaj në detyrën e kryetarit të stafit për trajnimin e mësuesve të Tropojës. Që nga viti 1991 punoi në RTSH, gazetar i politikës, diplomacisë dhe i turizmit të botës shqiptare. Që nga viti 1998 e deri më 2019 ka udhëhequr zyren e shtypit të Partisë Demokratike (PD), duke e ngritur këtë parti sa herë që ka patur teposhtëze në rrugëtimin politik. Pasi ka fituar titujt Doktor e Docent shkencor, ka punuar profesor universitar (pedagog), në universitetet ndërkombëtare të Europës, në Tiranë, në Strugë, në Shkup, në Prizren, edhe në Preshevë. Punon edhe pedagog në Universitetin e Tetovës. Është bashkëthemelues i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në vitin 2001.

Dr Astriti ka realizuar shumë emisione e dokumentarë radiotelevizivë, kushtuar temave të nxehta kombëtare, personaliteteve dhe imazhit shqiptar, brenda në Shqipëri e kudo në botë. Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës (Dardanisë, siç preferon ta quaj Ai), ka shërbyer dhe ka kontribuuar shumë edhe si gazetar e zëdhënës i UÇK-së. Sa po ushtronte rolin e gazetarit të Luftës Çlirimtare të Dardanisë, ky burrë ka kontribuuar shumë edhe në shpërndarjen e informacioneve për sukseset e UÇK-së dhe rrugën e Lirisë së Dardanisë, duke bashkëpunuar edhe me massmediat e huaja e duke u bërë edhe operator dhe interpret i shumë massmediave europiane dhe amerikane, që po ndiqnin zhvillimet e luftës dhe të të dëbuarve nga Kosova në Shqipëri. Pra, kontributi i Tij për Lirinë e pjesës së Dardanisë, që quhet Kosovë ka peshë të madhe dhe është vulosur me vulë suksesi të plotë dhe nngjyruar me dashuri të madhe kombëtare.

Ka ushtruar dhe ka kryer, gjithmonë të kurorëzuara me suksese të mëdha, shumë detyra brenda partisë së tij PD, kurrë pa pushuar, që nga viti 1990. Ishte gjithmonë ideator dhe producent i spoteve radiotelevizive, në të gjitha fushatat zgjedhore të PD, që nga viti 1996 e këtej. Ishte nënkrytar i Këshilli Zgjedhor, në qytetin e studentëve në Tiranë. Ishtë drejtor i marrëdhënieve me publikun, në të gjitha fushatat, që nga viti 2003. Është bashkëkoordinator i ngritjes së PD. Anëtar i kryesisë së degës së PD nr. 2, në vitet 2014 – 2016. Bashkëthemelues i Departamentit të Kontributeve Historike, në vite, i ngarkuar për Tropojë, Has, Kukës, Kamëz dhe Vorë. Ka qenë pjesëmarrës shumë aktiv, me mbarë familjen, në “Çadrën e Lirisë”. Ishte dhe është telekoronist i rregullt i të gjitha kronikave të PD, që nga viti 1998 e tutje, me logon e partisë. Falë kontributit të Ministrit të Burrnisë, Prof. Dr Astrit MEMIA, Partia Demokratike e Shqipërisë po këndellet gjithnjë e më shumë dhe tani po përgatitet që përfundimisht ta rikthejë gëzimin dhe lumturinë ndër shtetasit shqiptarë, gëzimin dhe lumturinë e humbur përkohësisht, me zotimet e zjarrta për shumë ndryshime pozitive në Shoqërinë Shqiptare.

Prof Astriti ka botuar shumë artikuj, analiza, kronika dhe udhërrëfyes, kryesisht politikë dhe patriotikë, por edhe libra. 

Në vitin 2006 Dr Astrit Memia ka themeluar Forumin Kombëtar Imazh & Media, ku ka afruar e grumbulluar më të mirët e kombit, në të gjitha fushat e jetës, duke zhvilluar aktivitete të bujshme anekënd tokave shqiptare e duke e organizuar, çdo fund viti, Festivalin Ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar. Në çdo festival nderohen me Kupën e Imazhit Shqiptar, për kontribut të jashtëzakonshëm për kombin dhe njerëzimin, personalitete dhe institucione të të gjitha fushave të jetës. 

Për jetën dhe veprimtarinë e këtij burri shumë të vlefshëm të kombit tonë, mund të shkruhen libra të tërë, por këtu i kemi cekur vetëm disa nga ato lëvizje dhe veprimtari të tija, që s’ndalen kurrë. Unë, duke e përfunduar këtë portret politik mbi të shpallurin dhe të merituarin Ministër i Burrnisë –  Prof. Dr. Asrtrit Memia, dua t’u bëj thirrje strukturave drejtuese të PD-së, që të mos hezitojnë e ta kandidojnë për deputet, në zgjedhjet e pranverës që po na vjen, në prill 2021. Jam shumë i bindur, se duke e kandiduar për deputet Astrit Meminë, PD, por edhe mbarë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo jemi, fitojmë shumë. Partia do të fitonte edhe votat e më skeptikëve, që hezitojnë të dalin për të votuar, sepse për t’i dhënë votën Astrit Memisë do të dalin të gjithë. Madje, jam i bindur se PD, me Prof. Dr Astritin kandidat, do të fitojë edhe vota të anëtarëve dhe simpatizuesve të partive të tjera, bile edhe të PS, sepse në Shqipëri tashmë shumë njerëz janë bindur se Ministri i Burrnisë punon për mbarë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, pa bërë dallime politike e partiake. Le të kandidohet, sepse veç PD, me kandidimin dhe zgjedhjen e sigurtë të Dr Astritit deputet, Shqipëria do të fitonte shumë. Me këtë burrë kandidat, PD do të rikthehet në pushtet e do të ishin shumë arsye e motive, që pikërisht Dr Astrit Memia do zgjidhej kryediplomat (ministër i jashtëm) i Shqipërisë, për ta ringritur Imazhin Shqiptar anekënd botës, për ta bërë Shqipërinë subjekt të fortë dhe shumë domethënës në nivel global. Duke e kandiduar dhe zgjedhur deputet Ministrin e Burrnisë, do i bënim nder dhe favor të madh vetes sonë e qenies sonë njerëzore dhe kombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyesheme krenarie edhe në hapsirat globale, anekënd botës. Gëzuar Shqipëri e gëzuar shqiptarë, me Dr Astritin përpara, në Kuvend edhe në diplomacinë tonë kombëtare!

*E falenderojme autorin per ndarjen e shkrimit me lexuesit e Gazetes DIELLI.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Memia, Engjell Koliqi, Minsitri i Burrnise

Senior DFC Official Caleb McCarry Visits Kosovo

September 25, 2020 by dgreca

September 25, 2020- Caleb McCarry, Counselor to U.S. International Development Finance Institution (DFC) Chief Executive Officer, Adam Boehler, visited Kosovo on September 24 and 25, where he met with senior government officials and business leaders to explore ways to mobilize private sector investment to advance economic growth and stability. 

While in Kosovo, McCarry met with Prime Minister Avdullah Hoti along with other senior government officials and local business leaders to continue discussions on supporting economic growth, development, and stability through private sector investment in Kosovo. 

“The historic normalization agreement between Kosovo and Serbia earlier this month paves the way for increased investment to drive economic development and regional integration,” said McCarry. “The United States International Development Finance Corporation is committed to providing financing to help mobilize investment in roads, rail links, and other projects that create jobs that benefit the people of Kosovo. 

McCarry’s visit follows the recent September 21 interagency visit led by CEO Boehler. During this visit, Boehler signed a joint statement with Prime Minister Hoti which builds on the existing investment pipeline in Kosovo to strengthen air, rail, and road infrastructure; energy; technology and tourism, among other industries. This is a step towards greater regional prosperity and builds on the recent White House brokered economic normalization agreement, a major milestone that will pave the way for economic development in Kosovo and the region. 

The U.S. International Development Finance Corporation (DFC) is America’s development bank, a new $60 billion agency that supports development in emerging markets through private sector investment, and is working to catalyze greater investment in Kosovo. …

Filed Under: Kronike Tagged With: Caleb McCarry, Senior DFC Official, Visits Kosovo

DR.VJOSA OSMANI PRITI DELEGACIONIN AMERIKAN TE KORPORATES (DFC)

September 25, 2020 by dgreca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe nënkryetarët u takuan me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC)–

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani dhe nënkryetarët e këtij institucioni: Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, Fikrim Damka dhe Slavko Simiq, pritën në takim me delegacionin e Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) të përbërë nga Caleb McCarry dhe Brian Martalus, nga zyra e DFC në Uashington, John Jovanoviq, shef i zyrës së DFC në Beograd dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Delegacioni i DFC-së e njoftoi Kryesinë e Kuvendit mbi fushëveprimtarinë e vet si dhe planet e tyre për Kosovën pas nënshkrimit të zotimeve për normalizimin ekonomik në Uashington. Kryetarja Osmani i falënderoi për vizitën, duke e vlerësuar angazhimin e SHBA-ve në gjitha proceset vendimtare në Kosovë. Ajo potencoi rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces si vendimtar për realizimin e projekteve investuese, ngase të gjitha marrëveshjet me implikime financiare do të kërkojnë ratifikim edhe në Kuvend.

“Mbështetja e SHBA-va ke qenë historikisht kyçe në çdo proces vendimtar për vendin tonë. Mirëpresim faktin që e keni kuptuar qartë rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces dhe duke vlerësuar lartë çdo projekt investues që do mbështetet nga ana juaj, shpresojmë që këto projekte do realizohen duke pas konsideratë të lartë për fuqizimin ekonomik të grave, aplikimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit dhe duke kontribuar në lehtësimin dhe adresimin e dëmeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga pandemia”, ka deklaruar zonja Osmani.

Kryetarja dhe disa nga nënkryetarët e Kuvendit shtruan nevojën për transparencë në projektet e DFC-së, si dhe sqarim të strukturës dhe instrumenteve të financimit. Poashtu, ata kërkuan sqarime lidhur me studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.​

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr.Vjosa Osmani, Korporata DFC

Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me rezultate konkrete

September 25, 2020 by dgreca

 -Kryeministri Hoti priti në takim ambasadorët e QUINT-it – ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, e të tjerët, si dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog/

 PRISHTINË, 24 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bashkë me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, z. Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe për luftën kundër COVID-19.

Kryeministri Hoti, i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku theksoi se ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, i njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe me rezultate konkrete.
Më tej, kryeministri Hoti, iu bëri të ditur ambasadorëve masat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe përkushtimin për gjendjen ekonomike, ku tha se Ligji për rimëkëmbje ekonomike mbetet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilin e konsideroi si kontributin më të madh që do t’i bëhej qytetarëve dhe bizneseve në vend.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka vlerësuar maksimalisht rolin e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të shtetndërtimit.

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoti, Marrveshja e Washingtonit, Quinti

HOTI:Ujmani, Liqeni i Presidentit Trump…

September 25, 2020 by dgreca

HOTI: Ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj…

Shkruan Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti*

E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.


Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj.Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.
Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!(FB)

Filed Under: Featured Tagged With: Hoti, Liqeni i Presidentit Trump, Ujmani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 366
  • 367
  • 368
  • 369
  • 370
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT