• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ishte Enver Hoxha islamist i mshehur?

July 27, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharar/
Pas rënies së komunizmit, u krijua një vakuum shpirtëror në shtetet ish-komuniste e një ndër to edhe Shqipëria, të cilat reaguan menjëherë për të mbushur boshllëkun me të ashtuquajturën ëndrrën e mirëqenies perëndimore por dhe me ri-gjallërimin fetar, i cili i dha një impuls komuniteteve fetare deri atëherë “të fjetura” dhe të errësuara nga e ashtuquajtura “fe e rreme” e ardhur nga lindja-komunizmi, i cili kishte bllokuar dhe pothuajse ndaluar fetë tradicionale duke ua zënë vendin atyre, për gati më shumë se gjysmë shekulli. Por nga ky ”vlim” , kishte edhe parapërgatitje të mëherëshme të cilat në shikim të parë dukeshin “spontane” ( vetvetiu)
“Rinia e Durrësit kishte shkuar në Shënavlash dhe e kishte kapur prej mjekre dhe nxjerrë jashtë nga kisha priftin. I pati thënë se selinë e tij do ta bënin shtëpi rinie. Kjo u botua të nesërmen në gazetë. Pasi e kishte lexuar këtë shkrim Meron e kishte telefonuar Mehmet Shehu: “Mirë ka vepruar rinia e Durrësit! Po këtë xhaminë në qendër të Tiranës do ta lini këtu?” “Nuk e kemi menduar akoma, shoku kryeministër”. “Mendojeni, mendojeni, po ajo dhjetë vetë dhe nja dy kazma do”. “Do ta shikojmë, shoku Mehmet”. Pas kësaj Mero mori në telefon Ramiz Alinë dhe ky i tha shkurt: “Prit një herë ta bisedojmë me shokun Enver”. Shkoi tek Hoxha. Ky iu përgjigj prerë: “Në asnjë mënyrë!” Pastaj kish riporositur: Kujdes në Shkodër dhe në Dropull! (Ylli Polovina)….
Pas lufte Diktatura (e Proletariatit) ua zbehu feve ndikimin, atë për keq, por edhe atë për mirë. Duke qenë se kishte për doktrinë ateizmin, ajo e negativizoi gjithçka të saj, edhe frymën paqësore dhe bashkëjetuese. Deri sa më në fund, më 6 shkurt 1967 shpërtheu më të padëgjuarën ngjarje në të gjithë historinë e globit: mbylljen e kishave dhe të xhamive, si dhe shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë kundërfetar.
Por ….. Kjo shpikje e Tiranës zyrtare që po i jepte “nam” botëror Enver Hoxhës, a ishte e marrë dhe njëkohësisht tepër e ndërlikuar apo vinta nga dikush . “Kjo që po bëhet në vendin tonë, nuk është bërë në botë. Ne mund të jemi, p.sh., një shekull para botës” do ta deklaronte në një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh edhe vetë Hoxha .Ku e kishte qëllimin Enver Hoxha ?
Pak histori.” Kultura perëndimore i referohet kryesisht civilizimit evropian, civilizim i cili lindi që 9000 vjet përpara duke pasur Paganizmin si fe shpirtërore si kultura iliro-pellazgo-greke, dhe paganizmin e Evropës Veriore (Celtic, Germanic, Romanic, Iberians, Slavic).Kultura perëndimore mori formë gradualisht pas vendosjes së fesë monoteiste kristiane që me perandorinë romake, u nda pastaj në atë të Lindjes e të Perëndimit.” ( P. Prifti)
Shoqëria perëndimore mori formë nëpërmjet standardeve të artit, muzikës, kulturës, botëkuptimit dhe traditave të lejuara dhe të pranuara nga morali kristian i cili dominonte e dominon edhe sot e kësaj dite.
Dihet që shqiptarët myslimanë kanë qenë dhe janë “shitës të besimit fetar” për interesa dhe për grada, por dhe kristianët, sidomos ata që i u bashkuan komunizmit, kanë qenë dhe janë të njëjtë si vëllezërit e tyre. Por tek Enveri a mëshihej smpatia e tij për islamizëm apo ia kishte diktuar dikush?
Përplasja e civilizimeve në Shqipëri në fakt ka veçorinë e përplasjes së mentaliteteve dhe traditave të ndikuara nga feja. Pse këto përplasje ?
“ Ndarja e Shqipërisë pas 1913-ës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokave tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. “Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe” (“Vesnik Srpske Crkve”).

Çka synonte dhe ende synon Serbia ?

– mbushjen e mendjes së besimtarëve sdhqiptar që janë ‘komb’ mysliman dhe jo etni përkatëse, me të gjitha pasojat regresive në shoqëri.
-marrjen e të rinjve nga tokat shqiptare duke Iarsimuar nga ana fetare, por dhe duke hedhur farën e urrejtjes së çdo gjëje perëndimore, me qëllim krijimin e luftëtarëve të ardhshëm.
-Futja në mendjen shqiptare justifikimin e çdo dhune me thëniet se ‘Zoti I fal ata që vrasin qafirët’ etj
-Krijimin e problemeve nga shqiptarët në vendet ku migrojnë , që në emër të lirive e të drejtave të njeriut të kundërshtojnë ligjet laike të shteteve përkatëse- dhe propagimin e islamit duke i harruar vlerat shqiptare
Shihemi herën tjetër me pjesën e dytë të këtij shkrimi .
*(Pjesa e parë)
Fahri Xharra, 26.07.15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: A ISHTE ENVER HOXHA, Fahri Xharra, islamist i mëshehur?

Kosovë –Gjykata Speciale, ende as riprocdedim nga qeveria e as në axhendën e Kuvendit

July 27, 2015 by dgreca

-Shtypi kosovar: Përpjekja 2 për Specialen këtë javë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Korrik 2015/-Nuk do të shkohet në pushim para riprocedimit të amendamentit kushtetues dhe vendimit për Gjykatën Speciale, është përkushtimi nga institucionet e Kosovës i ritheksuar edhe në fundjavën e kaluar, ndërsa ditën e parë të javës vijuese, sot, u mblodhën Kryesia e Kuvendit e kryetarët e grupeve parlamentare me axhendë përgatitjet për seancën plenare, e cila u vendos të mbahet të enjten e 30 korrikut.
“Kemi kërkuar që deputetët të mos shkojnë në pushime para se të vendosë Kuvendi për Gjykatën Speciale, përkatësisht para se ta riprocedojmë”, është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën për shtyp të premtën.
Qeveria e Kosovës pritet ta riprocedojë amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës për krijimin e Gjykatës Speciale, pasi të sigurohen të pakëtën 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, prej tyre 10 serbë. Në seancën e Kuvendit në 26 qershor për miratim të amendamentit mungonin 5 vota, derisa 75 deputetë ishin pro, 7 kundër, 2 abstenuan e opozita nuk mori pjesë në votim.
Votat kundër dhe abstenim ishin nga deputetët e koalicionit qeverisës, PDK-së, që ishin në seancë, ndërsa 4 mungonin kur u votua. Por, në zhvillimet pasuese, sipas burimeve mediale të raportuara javën e kaluar, “vetëm katër nga 13 deputetët e PDK-së, që nuk i dhanë mbështetje amendamentit kushtetues që do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, nuk kanë ndryshuar qëndrim”, prandaj, “mbështetje Speciales pritet t’i japin 85 deputetë të koalicionit qeverisës”.
“Përpjekja 2 për Specialen këtë javë”, është një kryetitull në shtypin e sotëm kosovar, sipas të cilit “burimet kanë thënë se partitë e koalicionit janë ‘bindur’ se do t’i bëjnë 80 votat e nevojshme për ta kaluar Specialen”.
“Në qeveri nuk është në diskutim plotësimi apo ndryshimi i amendamentit ekzistues, të cilin Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar të jetë në përputhje me Kushtetutën”, thekoson shtypi.
Në 27 qershor, në një mbledhje konsultative të qeverisë u paralajmërua riprocedim dhe për këtë bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën që nuk votoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese, por në 30 qershor tre partitë opozitare kosovare , me gjithësej 31 deputetë, në një deklaratë të përbashkët janë shprehur se, “vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”.
“Opozita organizohet kundër Speciales”, shkruante dje shtypi në Prishtinë, sipas të cilit, “nëse kjo çështje procedohet sërish në Kuvend nga ana e qeverisë, opozita do ta kundërshtojë atë me metoda parlamentare e përtej parlamentare me qëllim që ta mbrojë demokracinë në vend”.
Se kur do jetë Gjykata Speciale në axhendën e seancës plenare, Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosë në një mbledhje tjetër e jo sot, kur në rend dite ishin çështje të tjera.
Të enjten, në 30 korrik, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën e radhës.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit.
Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën për interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Kryesuesi i mbledhjes, Haliti, citoi shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Fitim Krasniqi, sipas të cilës, duke parafrazuar përgjigjen e ministrit, vlerësohet se pikat e adresuara në kërkesën e parashtruar për Interpelancë, veçanërisht tek pjesa e rekomandimeve, nuk kanë të bëjnë me fushën e përgjegjësive të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sepse ato lidhen me fushat e përgjegjësive të institucioneve tjera.
Më pas, në seancë do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore dhe pritet të zgjedhen pesë anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, GJYKATA SPECIALE, Kosove, në axhendën e Kuvendit

SHQIPTARJA QË FITOI 18 KUPA NË 5 VITE DHE 3 VENDE TË PARA NË GREQI

July 27, 2015 by dgreca

Irena Anastasia Bregu, Balerina, në pesë vite fitoi 18 kupa. Ne vitin 2015 dhe 3 vende te para ne Greqi/
Interviste/Histori/suksesi
Profili i Irena Anastasia Bregu Histori/
Irena Anastasia Bregu eshte njé Shqiptare e arsimuar ne Universitet Greke shume te mira, ka punuar si specialiste kulture ne olimpiada te lojrave olimpike aq te pelqyera dhe relaksuese per te gjithe. Diplomohet gjate qendrimit ne Greqi si Pedagoge American-Stile A teacher of Dancing ne Universitet shume te mire, ka krijuar nje Universitet baleti dhe e miremenaxhon ate jo vetem si nje institucion artistik shkollor , por dhe shume edukativ nga pikpamja cilesore,duke qene kreative,kembengulese dhe njé pedagoge e mire, ne perditshmeri. Shkolla e baletit Irena Anastasia Bregu, në Greqi, e krijuar dhe drejtuar me profesionalizem nga zonja Irena Anastasia Bregu ka në aktivitetin e saj me shumë suksese vënde të para dhe cmime nderuese dhe plejada të tëra djemsh dhe vajzash të talentuar që pregatiten nga 7 pedagogë të aftë, për ti dhënë krahë talentit te tyre. Rreth 180 studentë ndjekin rregullisht mësimet në këte shkolle.Irena ndjehet e lumtur sepse puna e madhe nder vite ka bere te ngjise shkallet e suksesit artistik si balerine e mire, pedagoge e mire dhe si menaxhuese e mire. Ka marre pjese ne Konkurse te ndryshme ne te cilat ka marre Cmime te pare te dyte te trete d.m.th. brenda 5 vjetesh reth 18 kupa ne 2015 dhe 3 vende te para. Nderkohe shfaqjet e shkolles te cilat kane pasur shume sukses, rreth kater vjetesh ne shfaqet perfundimore kam bashkepunuar me profesore te njohur dhe te vleresuar ne Europe ne baletin klasik KOSTANTIOS MARTINES ne Tango Argentine DIEGO MANSTRANGELO, ne Salsa de cuban ELOE MORALES ne Hip-Hop ARIS MOSHKULLIS
Bashkebisedimi rreth histories se karrieres artistike ne Greqi
Pyetje:Liliana Pere: Di që ju tanimë jetoni ne Greqi dhe jeni një ndër balerinat mjaft profesioniste por dhe mjaft e vleresuar, Olimpiada hapjet ceremonike para lojrave Olimpike kane qene née ogur I mire per ju,mund të më thoni dicka më shumë rreth aktivitetitit tuaj, rreth fillimeve te para ?
Pergjigje- Irena Anastasia Bregu: Pasi mbarova shkollen e mesme Artistike profesionale Jordan Misjia dega koreografike ne Tirane ne 1990, ne fillimet e demokracise ne 1991 erdha ne Greqi.Punova 18 vjet ne Qendren Kulturore te qytetit Serres ne te cilin banova gjate gjithe kesaj periudhe, veprimtaria ime artistike eshte teper interesante bashkepunime te ndryshme ne lidhje me Olimpiada hapjet ceremonike para lojrave Olimpike te cilat kane te bejne me ministrin e Arsimit dhe te cultures etj. Si dhe shume shfaqie te ndryshme qe zhvillonim ne qytet dhe jashte tij si Qender Kulturore, gjithmone ne lidhje me profesionin tim.
Pyetje: Irena ju vendoset te diplomoheni ne nje shkolle baleti , si ju lindi kjo ide ? Moret frymezimin dhe fillesat e para nga lojrat olimpike?Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo ti përkushtoheni?
Irena Anastasia Bregu:Gjate kohes qe vendosem ne Greqi 1998 martohem me nje Grek , ndertoj familje dhe kemi nje vajze 12 vjece. Shikoja qe me mungonte dicka me rezultate zhvilloj studimet ne Athine per specializimin e kercimit Latino-American,
Ne vitin 2001 Dipllomohem si Pedagoge American-Stile A teacher of Dancing. Gjate kesaj periudhe zhvillova veprimtarine artistike ne Qendren kulturore te Qyteti.
Pyetje:Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me artin fushen akademike Si lindi ideja per te zhvilluar Shkollen e Larte per Profesore Baleti ?
– Irena Anastasia Bregu:Per mua me vone ishte shume e domosdoshme te krijoja dicka me cilesore sipas ideve qe une kisha ne lidhje me artin e kercimit. Lindi ideja per te zhvilluar Shkollen e Larte per Profesore Baleti ne Greqi.Vazhdova studimet ne Selanik dhe diplomohem ne 2010 ne Athine Diplome Shteterore nga Minisria e Arsimit dhe Kultures.Vendos te hape shkollen time per nje piksynim me cilesor ne lidhje me profesionin. Hape shkollen time ne Gusht te 2007 e cila eshte Shkolle baleti e njojtur nga Shteti dhe nga Ministria e Arsimit dhe Kultures.
Pyetje:Si eshte menaxhuar karriera juaj artistike deri tani….A keni pasur bashkpunime qoftë me personalitetet Greke qoftë dhe me balerinët tanë me fame aty dhe si jeni vleresuar?
Irena Anastasia Bregu:Ne shkolle kam programuar:Kercime si Ritmik pedagogjike – Balet – kercim Contemporary -Tzaz- Hip-Hop -Salsa-Tango Argentino. Me pak fjale u mundova te specifikoja llojet e kercimit duke ardhur ne bashkepunim me Profesore nga me te degjuar dhe secili i specializuar per kercimin te cilin zhvillon. Ne shkolle kemi krijuar klasa te tilla te cilat marrin pjese ne Konkurse te ndryshme ne te cilat kemi marre Cmime te pare te dyte te trete d.m.th. brenda 5 vjetesh reth 18 kupa ne 2015 dhe 3 vende te para. Nderkohe shfaqjet e shkolles te cilat kane pasur shume sukses, rreth kater vjetesh ne shfaqet perfundimore kam bashkepunuar me profesore te njohur dhe te vleresuar ne Europe ne baletin klasik KOSTANTIOS MARTINES ne Tango Argentine DIEGO MANSTRANGELO, ne Salsa de cuban ELOE MORALES ne Hip-Hop ARIS MOSHKULLIS nxenes nga shkolla e mesme kombetare te Tiranes si dhe me profesor Shpetim Dajci i cili eshte profesor ne shkollen e Baletit Tirane . Dy shfaqiet e fundit 2014, Ender e nje nate vere dhe 2015 Hirushia ne nje version me modern kane qene shfaqje dhe jane mirepritur dhe duartrokitur shume nga populli grek dhe bashkeatdhetaret tane. Ne shkolle kemi femije nga mosha 3 deri ne moshen 16 gjithashtu dhe cikle per te rrinjte nga mosha 18 deri 55-60. Ne keto moment kemi reth 200 student mosha tendryshme.
Kemi dale ne Gazeta te qyteti ne revista te ndryshme. …
Baleti eshte njé gjini e veshtire arti fuqia e fjales jepet me gjuhen dhe performance e kercimit,por qe e deshirojne te gjithe sepse ai fal emocion pozitiv, ndjenjat, te bukuren , kostumacione me kolore te bukur, kulturen dhe zhdervjelltesia e levizjes muzikale …Intervista me ju ishte me nje labirint artistik, ku exploron dhe gjen te bukuren ,kembenguljen dhe inteligjencen per te arritur c’do dite dhe me shume persosmeri, fleksibilitetin dhe edukimin mesimor artistik balerin dhe transmetimin e vlerave artistike tek brezi i ri i talentuar.
Liliana Pere: Ju faleminderit gruaja e suksesshme Irena Anastasia Bregu. Ishte nje kenaqesi bashkebisedimi me ju.
Ju uroj suksese nga zemra.

Bisedoi: Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: 5 kupa ne 3 vjet, Balerina qe fotoi, Irena Bregu, Liliana Pere

Hana Shehu mahnit botën e show – biznesit në Amerikë

July 27, 2015 by dgreca

LOS ANGELOS : Karrieren e filloj si femije 7 vjecare si yll I reklamave te kompanise Aroma ne Turqi e shume kompanive tjera te modes per femije. Si tinejxhere vazhdoj te na mahnite me talentin e prezantueses per vite te tera ne emisionin TEEN ne Radio Televizionin e Kosoves.
Ky ishte nje nder emisionet me te shikuara te RTK mu per shkak te kombinimit te prezantimißt me aktrim nga ana e saj dhe koleges Donika Hysenit. Ishte aktore mysafire ne serialin “Familja Moderne”, e kendoj kengen “ Mos trokit ne zemren time” qe I theu te gjitha rekoreded e degjuesmerise aso kohe, ndau cmime ne Video Fest, shkruajti editoriale per revista prestixhoze sikurse Grazia, Iliria, si modele u be fytyra kryesore e City Parkut e shume aktivitete tjera. Te gjitha keto ne moshen minore.
Me pastaj studion ne kolegjin prestigjoz Griffith College ne Irlande dhe dekorohet me diplome nderi ne gazetari dhe media vizuale. Si talent I rrale I propozohet producentit te Pussycat Dolls, George Michael, TaTu etj Denis Ingoldsby ne Londer ku punoj si eksperte e video produkcioneve duke arritur qe ne nderkohe te vie ne Kosove si producente ekzekutive e reality show “ Kemi Pune per Ju” e ti mledh yjet me te medha te estrades Kosovare per kengen humanitare “ Hand to Hand” e shume projekte tjera.
Talentet e saja te shumta ne show biznes si modele, aktore, rexhisore, fotografe etj bejne qe ajo te kontaktohet nga producente dhe fotograf te njohur nga Amerika.. Ne te njejten kohe Hana eshte edhe kreatore e aplikacionit
“ Journaliser” per te cilin eshte kontaktuar nga nje mori investitoresh dhe eshte ne faze te negociatave.
Hana po e vazhdon karieren e saj ne mes te New York-ut dhe Los Angeles-it ku edhe ftohet si mysafire nderi ne Komune, City Hall. Se fundmi ishte si aktore mysafire ne fimin e rexhisorit Lee Percy, fitues i Emi Award bashke me aktorin shiqptar Praq Rado ne filmin “ The Waiter”, poashtu nga qindar modele perzgjedhet si fytyra e fotografit artistik Rez Ones dhe stilistes dhe artistes se kompanise se modes Channel, Boogie Tochigi per ekspoziten Gallery Pop Up Art Exhibition, qe mbahet keto dite ne New York.
Ne te njejten kohe ne rrafshin humanitar tubon yjet shqiptare ne SHBA dhe ben verzionin e dyte te kenges humanitare “ Hand to Hand” dhe behet anetare e UNICEF volunteers .
Ne nderkohe eshte ne faze pregatitjeje per disa projekte filmike me emra te medhenj te botes kinematografike te Hollywoodit.
E pyetur nga toskanapress.info se kur do ta vizitoj Kosoven, ajo u pergjigj: Ne Kosove i kalova vitet me te bukura te jetes dhe atje i kam miqet me te dashur. Per shkak te angazhimeve te shumta nuk mund te vizitoj Kosoven shpejt por me rendesi eshte se Kosova eshte perhere ne zemren dhe planet e mia, ne cdo rast te mundshem e promovoj ate. Kudo qe jam dhe e pyetur nga gazetaret dhe producentet per prejardhjen time me mburrje dhe krenari them: jam shqiptare. /B.S/

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: – biznesit në Amerikë, Hana Shehu, mahnit botën e show

POEZI NGA ARSHI PIPA

July 26, 2015 by dgreca

LEGJENDA E DRENICES/
Uluron murrani i cmendun
Fshan si bishe me zhgjeten n’bri/
Davaritet mjegulla e dendun/
Mbi katundin shkrumb e hi/
E mbi buzen e nje rremuje/
Duket tash nje kulle menjane/
Nje djalosh permas dritares/
Rrin mendueshem e nuk bzan/
Asht per rruge ne arme shtrengue/
bomba dore me gjerdane/
“Loke s’mundem me mungue/
Lamtumire kam ardh me t’thane”/
Qan e ama e duert i mbeten/
Tu’i perdredh n’idhnime fshan:/
“Dy qi pata shkuen e mbeten…
Bir o bir ku do me m’lane?”
Mbushe si ke ti pesembedhetat
Kush at gja s’ta ven ty barre
Nane do shkoj me u ba me cetat
Gjakun vllazneve me u a marre!
Kane me t’vra si tu vllezen
si tet ate i pushkatue
ku na len ah mu fatzezen
tande moter fatshkretue?
Lene nane, ma keq me mbylle
ktu me e gjet si berr e presin
Shqe vec jane, me hyll pa hyll
Qymen kan nderru jo vesin.
Lene t’shkoje, e mbare ju dhashte
Kthefte me nder, por n’qofte o vlla….
perendija mos e dhashte
Gjakun vete kam per ta la.
Fishkullon murrani rrmores
me frullize tue uturi
hyn nder hekrat e dritores
nalt tek kulla shkrumb e hi.

2- KOSOVËS
Vllazen shqiptare, Kosova s’asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s’do t’harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n’robni.
Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n’pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.
Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku Shqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?
O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.
A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at’here ta rrfejsh
kur gjak i lire t’vadise hullin e plorit.
Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!
Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t’poshtnimit t’idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?
Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t’vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!
Mbas nesh tjere kane me ardhe. S’fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t’lindin e dhjete mije do t’humbin!
Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at’here do t’shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu’e sulmue me sqeq e kthetra.
Andej na priret shpirti i forte me hove
t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n’Çamëri Shqipnija asht e jona.

3-ELEGJI PËR ATDHETARIN KRISTO KIRKA

Vdiq flamurtari i moçëm!
Si rrojti vdiq: me nder.
I pastër, i devoçëm,
E pa u-përkulë nji herë.

Ndër çela u-sos t’ Burrelit,
Me dhunën e trathtarit,
Me njoll’n e kriminelit
Mbi ballin e atdhetarit.

A u-pezmatue, a u-lodh
Se ashtu u-shpërblye i pafati?
Se fmija pranë s’ju ndodh,
Se vorr, as vorr, nuk pati?

Nuk fali, nuk mallkoi.
Por kur fjala ju-pre
Ndigjuem qysh thellë ankoi:
“Për flamur!…për atdhe!”

O shok, o prind i shtrenjtë,
Qi len familjen tonë,
Kjo porosi e shenjtë
Për ne do t’jetë gjithmonë!

Nga burrat qi themelin
Shqipnis i patën kallë
Sot ca të pakët ngelin:
Ti qe nga numri i rrallë.

Me përnderim dashnuer
Përkul’mi para teje.
Me flamur ti n’krahnuer
Sulmove n’ball beteje.

Besnik para çdo prove
Sa pate frymë s’e lae,
Krenar për te luftove
Dhe me te s’bashku rae.

At flamur nji ndër shokë
E ngren, ma nalt e shtiell.
Pusho, kufomë, nën tokë!
Ngushllou, o shpirt, ti n’qiell!

4- ELEGJIA VELLAZNORE
Kushtuar mesuesit antikomunist Gac CUNI/
Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t’kishte lane,
edhepse miqt e shoket
nuk dojshin me ma thane.
Der sa mbi krye mandata
kur se pritsha me ra (1),
dhe mora vesh cka n’anderr
prej kohe m’ishte gja.
E pau epileptiku (2)
qi s njifte mue as tye.
Po kapercejshim lumin
kur befas ura u-thye…
Un rashe… m’u-turr vertikut…
humba! uluroi nji za…
Ti u-hodhe, m’kape, m’qite…
por vete nuk dole ma!
Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stines,
nga ishulli i Ventottenes (3)
nder telat e Prishtines (4).
E pse perbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmone anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.
Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedhe ma se nji mot
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse per vdekjen e t’fortit
i forte duhet me u-bame.
As permendi fajtoret:
nuk kam ma çka me u name.
Kur ndolta nga mizori
po pergatitet ura,
per mue ket ehre, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
perbuzi komunizmin
e truhemper atdhe.
5-NISJE
Lamsh na perlane –cka mundem me rrembye
prej teshash vrik –e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s’mbrapshti, ashtu mberthye
sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t’u flase.
E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t’ajtuna, t’gerdheshna
nen klithmat e paza… Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.

6-NEMESIS (mallkim)
Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s’thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t’adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t’anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n’gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n’sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t’thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh’ ni qorre.
E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t’lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n’handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.
7- NDIJE AMTARE
Kur gjendeshe tek e arta vera jote
Me vjen ndermend, o nane
T’ulesha prane kur mershe me qendisun
Ti zgjidhsha nga shamija bishtalecat
me duert e vocrra lehte me ti lemue.
Por sot ma e bukur ti je,o e mira ti per mue
Sot kur t’argjendta fijet e rrallume
kane tjeter pah mbi kryet e dashun tandin
Ku rrudhat kane spikate
Te balli i zbehte, nder faqet e gropueme.
Nje shenjtneshe e bjerrun n’adhurate
Hyjnore e dlirun fajesh
E lame n’ujnat prore
Prej syve t’irun nga lotimi i gjate,
nuk ka nje tjeter pamje.
E shpesh kur shpirti kalon n’andrrime
Vjen e me rrin ti prane
Me kqyre mallshem e fshan dicka tue belbezue
me buze qe dridhen
Per mue ti lutesh Ambe!
Fjalet e urates rrjedhin brenda meje
por dhimbshem tek kujtesa,
kur vehem e mendoj,
Se gurra e lotit
kam qene e jam per tye.
E sa ke mbyte
te zemra e gjane idhnime
Zymtine e varferise, fymjet anmike
Vorret qi mbesin gjalle
pritjet plot shprese, e t’ikunat premtime.
Athere nje dridhje e ngrohte
Miradije dashunore
ma merr zemren e mbushur plot prej teje
nje mall i humbun
qysh me fene e hershme
Gjini me at qe i ndriti Prometheut
robnin e gjate kreshnike
E sot ma ndrite mue nje shkendije e zbehte
E asaj flake jetike
Naten e shpelles per lumni t’atdheut.
E n’i sherbeva atij tue e lane ashtu mbas dore
zyren birnore qe detyre e kisha
Vec ma per ty m’asht rritun dashunija
e shkrime bashke te tjetra
ku gjindet e perfshime
E i fale asaj
Frymen e bute njerezore
dhimsunin e nje nane
Afshin e zemres se saj
nder futa te nxime.
E kur mendoj atdheun ti m’del perpara
Ashtu kuptoj si shpirti derdhet tek njerezimi
E siper tij gufon m’nje treve eprore
Ku nane e atdhe e tjeter mase njerezore
Vec shtigje jane me gjete
Prajen e mbrame n’dashuni hyjonre
8- TINGELLIM I KEPUTUR
Sonte kujtimi n’arratit e tija
Tue u vjedhun prej t’errtave llogore
Ndeshi ne anderr ate qe e thirrun prore
Duket vec rralle per trishtimet e mija.
Ishte si te qe stina e pare rinore
kur ja stoliste ballin pafajnia
E m’thonte:”Cka se vdiqa shpejt?
Lumnija nuk qe per mue
E lashe nje permendore!
Jo krejt u-bora ku m’u sos menxyra
Si fryme une endem (a se ndien) rreth teje
Ti prij aty ku te urdheron detyra,
te mproj nga cdo rrezik permes beteje
I qeshen syte i ndriti hir fytyra…
O moter, vorri yt asht mbrenda meje!

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: dalip greca, i perzgjodhi, Poezi nga Arshi Pipa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3679
  • 3680
  • 3681
  • 3682
  • 3683
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT