• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vota për Këshillat, PS forcë e parë

June 25, 2015 by dgreca

Raport nga Shqiperia-Zeri i Amerikes- Koalicioni i së majtës rrit ndjeshëm votat, dyfishi i së djathtës. Koalicioni i drejtuar nga Basha, mbi 193 mijë vota më pak se ato që morën kandidatët.Vetem dy nga Partite e vogla, PR dhe PDIU kane kaluar 3 perqindshin/

Në Shqipëri, po shkon drejt fazës përmbyllëse edhe procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë. Ajo që bie në sy është fakti se ka ndryshime të dukshme mes votave që kanë marrë kandidatët dhe ato që kanë shkuar për siglat e partive.

Koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ka marrë për kandidatët e tij afër 840 mijë vota, ndërsa për këshillat bashkiakë votat shtohen dhe me afër 120 mijë të tjera për të majtën. Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve deri në orën 18.30, koalicioni i djathtë në të kundërt, ka pësuar një tkurrje. Nga afër 671 mijë vota për kandidatët, për këshillat bashkiak, votat e së djathtës kanë rënë me afër 193 mijë më pak.

Në Tiranë ka ndodhur e kundërta. Votat e kandidatit Erion Veliaj janë 36 mijë më pak se ato që koalicioni i majtë ka marrë për Këshillin bashkiak të kryeqytetit. Ndërsa rivali i tij Halim Kosova ka mbi 26 mijë vota më shumë se sa e djathta ka grumbulluar për Këshillin.

Përsa i përket renditjes së partive, socialistët konfirmohen si forca e parë me mbi 392 mijë vota, ose mbi 26 përqind, ndërsa në vend të dytë vijnë demokratët me mbi 301 mijë vota ose 20 përqind, të ndjekur nga LSI-ja me mbi 247  mijë vota, ose 16.5 përqind. Janë vetëm dy parti të tjera që kanë mundur të marrin më shumë se 3 përqind të votave në rang vendi, PDIU-ja dhe republikanët.(Kortezi VOA)

 

Filed Under: Politike Tagged With: PS forcë e parë, Vota për Këshillat

PROMEMORJE[1]

June 25, 2015 by dgreca

NGA MUSTAFA KRUJA/

  1. Nuk âsht e nevojshme me vûe në dukje se çâshtja shqiptare âsht sot, jo vetëm në themel, por pothuej në të gjitha hollësitë e saj, e një karakteri naltësisht ndërkombëtar e përbâhet nga elementët e mâposhtëm :
  2. a) Nji popull me natyrë skajshmënisht individualiste e shumë i lidhun me traditat e veta. Nji popull qi, rrethana krejtësisht të pavaruna nga vullneti i vet, e kanë lânë jashtë gjithë pjesës tjetër të botës, e qi, përsa i përket qênies së tij të mbrendëshme, gjindet tânësisht i braktisun në fatin e vet, i detyruem me punue si nji kope skllevnish, pa asnji kriter shkencor e shoqnor, pa mjete të mjaftueshme të teknikës bahkëkohore, pra me nji rendiment shumë të pakët, pa mujtë me pasë për veten e familjen as frutin e punës së vet. Shkurt, nji popull pa mjetet e domosdoshme të ekzistencës e të dinjitetit njerëzor, qi jeton në mjerimin mâ të zi, qi vuen urinë në terror e në pasigurinë e të nesërmes së vet, qi tretet nga sëmundjet ngjitëse, pa pasë mundësi me u pruejtë e me u shëndoshë.
  3. b) Nji regjim i pak aventurierësh kriminelë pa skrupuj, vasalë të Rusisë Sovjetike, të gatshëm me i shërbye pa kushte në gjithshka ajo do të kishte nevojë për ta e për Shqipninë.
  4. c) Nji Jugosllaví komuniste në tre të katërtat e kufîjvet tokësorë të Vêndit, qi kërcnon pavarësinë e tij.
  5. d) Nji Greqí në jugë qi ngul kâmbë në përshpagimet e veta absurde tokësore në dâm të Shqipnís, në rrezik me u shpallun nji ditë të bukur trashigimtare e ligjshme e gjithë perëndorisë bizantine.
  6. e) Në bregun tjetër të detit nji Italí e re qi, pavarësisht nga disa çaste të dhimbëshme të historisë së vonë në marredhâniet me Shqipnín, ka ndihmue, nëpërmjet përfaqësuesish të saj edhe zyrtarë, me ringjallë tek populli shqiptar shpresën dhe miqësinë e vjetër e tradicionale.
  7. f) Anglía qi, megjithë traditën e lavdishme në të mirë të lirisë së popujve ballkanikë, në disa qarqe të saj politike, nuk duket krejt e paprekun nga prirja me i lëshue pé disa kombinimeve në dâm të pavarësisë shqiptare e me përkrahë mëtime të papranueshme tokësore o të tjera në të mirë të ndonji kanakari të vet.
  8. g) Shtetet e Bashkueme t’Amerikës qi, në lâmshin e pamatun të problemeve të mëdha e jetike botnore, me gjasë nuk i japin rândësín e duhun çâshtjes shqiptare e lêhen me u drejtue.
  9. h) B.R.S.S. të cilit, objektivisht në fund të fundit, nuk mund të mos i njohim edhe nji pjesë pozitive, drejtpërdrejtë apo tërthoraz së paku deri tashti në Shqipní, në dobi të tânsísë tokësore të këtij Vêndi, natyrisht edhe për leverdinë e tij diplomatike, politike e ideologjike.
  10. i) Së fundi në mërgim âsht Mbreti i ligjshëm i shqiptarëve e të tjerë t’arratisun antikomunistë, të ndamë në partí e grupe politike e të shpërndamë në Shtete të ndryshme demokratike të botës perëndimore, përveç nji numuri të mirë të pritun në Jugosllavinë titoiste e, pak a shumë, të mbikqyrun në kampet e përqëndrimit mbas prishjes me Tiranën.

Keta janë elementët përbâmës të çâshtjes shqiptare në ditë të sodit. Të shohim tashti si mund të gjindet mënyra mâ e mirë me i shestue këta elementë, për me mbërrîmë në nji zgjidhje qi, krah interesave qenësore të kombit shqiptar, të mund të përkojnë edhe interesat shumë a pak të ligjëshme të të tjerëve, për me hŷ në kuadrin e mundësive praktike.

  1. Nëse çâshtja shqiptare do të qindronte thjesht në nji punë të mbrêndshme të regjimit, populli vetë prej kohësh do t’a kishtë zgjidhë në kah demokratik perëndimor. Por populli shqiptar, megjithë disa paraqitje rrenacake, ka nji ndërgjegje të thellë kombëtare, të shprehun në lidhjen e lindun e të fortë me ndjenjën e racës e në nji gjykim të mprehtë politik. Jo vetëm Mbreti vetë e krenët intelektualë që ndîejnë, përtej dashunisë për atdheun, edhe përgjegjësinë morale të veprimeve të tyne për fatet e Vêndit, nuk nxisin nji revolucion të parakohshëm e të rrezikshëm, por edhe vetë populli ndîen se kushtet e jashtme, të pranishme akoma, pra, qëllimet e dukshme të fqîjve të afërt kundrejt tij, paragjykojnë çdo lëvizje serioze kryengritëse. Ka lajme të sigurta se shumica e oficerëve dhe pothuaj të gjithë ushtarët do t’ishin të gatshëm me u ngritë kundër regjimit komunist, nëse nuk do të përmbaheshin nga frika me vûe në rrezik sovranitetin, tânsinë, madje vetë ekzistencën e Vêndit.
  2. Duke qênë këta gjymtyrët themelorë të çâshtjes i duket Mbretit se Fuqitë e jashtëme të interesueme, fatkeqësisht, janë ende larg të kuptuemit në thellsí të së vërtetës së shprehun në pikën e mâparshme, ose se ata nuk janë ende të binduna, nga pikpamja e tyne, se ka mbërrîtun çasti ose âsht afër për nji veprim vendimtar në Shqipní, edhe se nga ana tjetër, populli i vogël shqiptar vuen nji agoní të ngadalshme.

Sa i përket tânsísë toksore, Mbreti mêndon se qeveria e sotme e Athinës nuk duhet t’a bâjë veshin shurdh ndaj këshillës së Anglo – Amerikanëve, me pranue nji herë e mirë të drejtën e kombit shqiptar mbi Epirin e Veriut, të sanksionueme në mënyrë të përsëritun, nga vêndime ndërkombëtare e të njohuna nga vetë Greqia si përfundimisht të vlefshme për gjithë kohën e regjimeve të ndryshme kombëtare në Shqipní, me të cilët qeveria greke ka qênë në marredhânie të rregullta diplomatike. Nji akt i tillë nga ana greke do të ndreqte shumë gjâna të dobishme për vetë Greqínë, veç asaj të Shqipnís, sepse do t’i hapte rrugët nji marrëveshjeje të përzêmërt dhe nji bashkëpunimi mes Shtetesh të nji zone kompakte të Mesdheut, me Italín në krye, dhe në kuadrin e madh të politikës së Fuqive perëndimore të udhëhequn nga Anglo-saksonët. Nga ana tjetër edhe Tito nuk do t’ishte i pakënaqun nga heqja dorë e grekvet nga pretendimet mbi nji pjesë të territorit shqiptar. Kurrë Jugosllavia nuk do të pranonte nji shkelje të tânsís toksore të Shqipnís nga ana e Greqís, veçse me kusht me pasë ajo vetë pjesën e luanit, me fjalë të tjera ndâmjen e Shqipnís. Por dihet, e shqiptarët janë absolutisht të bindun qi, n’atë rast jo vetëm ekzistenca e tyne kombtare, por edhe nji interes themelor i kombit italian do të ishte njëkohsisht në lojë. Prandej Italia do të vênte në peshore të gjitha mjetet në dispozicion për me asgjësue nji mundsí të tillë të përbindëshme. Nga ana tjetër, cilat do qofshin kërkesat e lojnave diplomatike, të trasha e të rrezikshme, vështirësisht opinioni publik i botës perëndimore do të mund të kapërdinte asgjësimin e thjeshtë të nji Shteti sovran, edhe se të vogël e, për fat të keq të tij pjesëmarrës në sferën kundërshtare, aq mâ tepër se, mjafton me e dashtë, janë të gjitha mundësít për me e shkëputë nga ajo sferë. E gjithë kjo pa mbajtë para sŷsh reaksionin e Rusís.

Mbetet me u shqyrtue i fundit dhe mâ aktuali nga vështrimet diplomatike të çâshtjes shqiptare, ai i nji dore të lirë Titos për nji depërtim politik e ideologjik në Shqipní, si nji shpërblim për me e shtye me pranue dorëzimin Italís të Territorit të lirë të Triestes. Në këtë mënyrë do të kërkohej me bâ me besue të gjithëve, sikur të ishte me të vërtetë ky plan, që rezervat e pambarueshme të nji diplomacije të hollë janë t’afta me zgjidhë problemet mâ të ndërlikueme e mâ të brishta ndërkombëtare me kënaqësín e të gjithë të interesuemve : Shqipnía e shpëtueme nga nji regjim terrorist e uriprûes, Italia e kënaqun nga rimarrja e Territorit të Lirë të Triestes, përfshî edhe zonën B, vetëm Greqia e flîjueme, ndoshta për me qênë e shpërblyeme pale se si e ku, sepse me depërtimin titoist në Shqipní ajo as nuk do të mund të ândrronte Epirin e Veriut, madje do të fillonte t’ândrronte historinë e Stefan Dushanit. Mirë, por përsa i përket shqiptarëve, askush nuk mund të rrêhet se ata do të mbeteshin të paguem nga nji hollësí e tillë diplomatike. Në të kundërt çdo atdhetar shqiptar do t’a quente Vêndin e vet viktimë të nji sajese pazaresh të shitun Jugosllavisë ; i vetmi ndryshim qi do të shifshin shqiptarët ndërmjet kësaj zgjidhjeje e nji ndamjeje të thjeshtë të truellit të tyne të shênjtë, do t’ishte ai i të gjêndunit së bashku të gjithë, përfshî edhe Kosovën, nën nji zotnim të vetëm të huej. Sa i përket Italís, merret me mênd se qeveritarët e saj nuk do të mundnin e nuk do të duhej kurrë me pa në zonën B të Territorit të Lirë të Triestes, qi u takon me të drejtë etnike e historike, shpërblimin në shkëmbim të nji humbjeje të përsosun trifishe : humbje përfundimtare e të gjitha pozitave të saj në gjysishullin ballkanik deri në nji kthesë të favorshme historike, gjithmonë problematike, nji zmadhim i Jugosllavís, Vlona e Sazani në dorë të kësaj rivaleje. Prandej Mbreti âsht i bindun se cilat do qofshin trysnitë për me e shtŷ me pranue nji sistemim të tillë me Jugosllavinë, ajo do të dinte me qindrue e populli shqiptar do t’i ishte mirënjohës. Ka qênë pikërisht kjo bindje e tij qi e ka shtye Mbretin të mos i drejtohet me nji thirrje Kontit Sforca, ajo qi Qeveria italiane vetvetiu do t’ bânte të vetën çâshtjen shqiptare. Megjithatë Mbreti nuk ka mshehun shqetësimin e tij mbi këtê argument, në bisedat e rastit me ndonji personazh amerikan dhe âsht qetësue.

Do t’ishte me të vërtetë çudí qi Tito don me mbyllë sŷtë para dobive qi, në gjêndjen e sotme, do të kishte nga nji Shqipní e lirë e neutrale në vênd të asaj tepër anmiqsore të së sotmes. Po Fuqitë e Mëdha Perëndimore nuk duen apo nuk dijnë me i a tregue këto dobí ? Apo ndoshta Tito ka arsyet e tij të mira – por të pazbulueshme – arsye për me mbyllë sŷtë edhe para nji qartësie të tillë ?

4) Pra shkurt, Mbreti mêndon se në çastin në të cilin Shtetet e Bashkueme t’Amerikës dhe Britania e madhe do të vêndojshin me i dhânë shqiptarëve nji siguri të mjaftueshme për pavarësín dhe tânsín toksore të atdheut të tyne, ai vetë, në bashkëpunim me elementët mâ të spikatun të mërgimit dhe me kryetarët e grupeve do të merrte detyrën me pregatitë e me i paraqitë këtyne Fuqivet nji plan të hollësishëm veprimi e do t’ishte gati, me miratimin e tyne, me vue në zbatim me sigurinë mâ të gjânë të suksesit.

5) Fuqitë perëndimore, deri në këto çaste, janë kufizue me çue në Shqipní ndonji grup t’arratisunish për misione të vogla informimi, në shumicën e rasteve të pregatituna keq, të drejtueme keq, prandej, fatkeqësisht, të flîjuem kot. Jo vetëm aq, por kanë shkaktue viktima të tjera, kanë alarmue regjimin tue e shtye me forcue mbikqyrjen e me rritë terrorin, pa asnji dobi për çâshtjen kombtare. Popullsia shqiptare, për natyrë e mbi të gjitha për përvojën shumë të hidhun që ka pasë e ka akoma, nuk dishron me pa në skenën kombëtare personazhe t’improvizuem. Sot në Shqipní nuk mund të veprohet me sukses veçse n’emën të nji bashkimi kombtar qi do të përfaqësonte të gjitha forcat e gjalla mbrênda e jashtë e njerëz të njohun qi frymëzojnë besim në vênd për autoritetin e tyne moral, prestigjin, urtínë dhe shpirtin e maturísë. Kjo cilësí e fundit ka nji rândsí të veçantë për popullsitë shqiptare qi nuk kanë dashun kurrë ekstremizmat e asnji lloji, për mâ tepër mbas mësimit të tmerrshëm të ekstremizmit komunist.

6) Âsht krijue, nga disa oficerë anglo – amerikanë, nji komitet i çlirimit shqiptar, pa mbajtë para sŷsh asnji realitet shqiptar, as politik, as psikologjik e as praktik. Nji komitet qi ka ndezë mâ shumë mosmarrëveshjet ndërmjet shqiptarëve, në vênd qi t’i bashkonte ata. Mbretit i janë bâ shumë premtime për me ndreqë këtë gabim, por deri tashti nuk âsht bâ kurrgjâ.

Shënim:

Kjo përkujtesë mjaftohet me nji analizë të shkurtën të çâshtjes shqiptare, krejtësisht nga pikpamja shqiptare. Nuk âsht jashtë teme fakti qi ceket edhe nji aspekt i asaj çâshtje në vështrimin mâ shumë t’interesit të përgjithshëm se atij kombëtar. Duem të prekim tërthorazi rândsínë qi paraqet pozita gjeografike e Shqipnisë për Rusinë sovjetike, si nji Vênd bregdetar në detin Adriatik, ose në Mesdhe, aktualisht e vetmja dritare e tij në këtë qêndër jetike të komunikacioneve për Fuqitë perëndimore, që me bazën e Vlonës mund të bâhej, në rast të nji konflikti, së paku, një strehë e mrekullueshme e nëndetseve. Rusia nuk ka vazhdimësí komunikimi tokësor me Shqipnín, por kjo nuk pakson rândsîn e madhe për tê.

[1] Dokumenti është në dorëshkrim me maqinë shkrimi, i shkruar në gjuhën italishte dhe i vënë në dispozicion të Mbretit Zog për veprimtarinë e tij ndërkombëtare. Nuk ka datë por duhet të jetë i viteve të para 50, kur autori jetonte në Aleksandrí t’Egjyptit pranë Mbretit . E përktheu Eugjen Merlika duke u munduar të ruajë gjuhën e Autorit.

Filed Under: Histori Tagged With: Mustafa Kruja, PROMEMORJE[1]

Raporti: Qindra gra dhe fëmijë të detyruar në Sex me “paqeruajtësit” e Kombeve të Bashkuara

June 25, 2015 by dgreca

Ne raport permendet dhe Kosova : Ne raport thuhet se kjo nuk është hera e parë që punëtorët e OKB-së kanë qenë të akuzuar për këto lloje të krimeve. Pasi OKB-ja ka hyrë në misione paqeruajtese me pare ne fusha betejash dhe klonfliktesh si ne Kamboxhia, Mozambik, Bosnja, Sudan dhe në Kosovë, ka pasur një “shpërthim” të trafikimit seksual dhe të raporteve të shumta të abuzimit me femrat sidomoa ato nen moshen – adoleshentet’/
Nga Beqir SINA – OKB /
OKB – NJU JORK : Këtë javë, një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të mbikëqyrjes të Brendshme (OIOS), tregoi se “paqeruajtësit”  qe punojne në Haiti ishin gjetur fajtor për përdhunimin e grave haitian në një shkallë alarmante. Raporti gjithashtu tregoi se një numër i madh i viktimave ishin nën moshën – pra ishin adoleshente.
Sipas raportit, ka pasur 231 femra në Haiti që pretendonin se ishin “perdhunuar” me force seksualisht nga paqeruajtësit e OKB-së, dhe ato janë të detyruar për të kryer akte seksuale në këmbim të ushqimit dhe furnizimet me paketat e ndihmës.
Kjo sipas raportit thuhet se eshte me prekshme :”Për gratë qe jetojne ne zonat rurale, ku uria, mungesa e strehimit, artikuj të kujdesit të fëmijës, medikamente dhe sende shtëpiake janë te përmendur shpesh si ” nevoja shkaktuar, per te nxitur sex me paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara”thekson raporti, duke shtuar se punëtorët e OKB , kane “perdhunuar” gratë dhe vajzat në aktivitete seksuale me “dhurata” joshese, si pakot të kishës “Caritas”, telefona celularë, laptopë dhe parfume, si dhe me para. “
“Në rast të mospagesës, disa gra “shantazhuan” paqeruajtësit duke kërcënuar se ato kishin  për të bere pubilke che “zbuluar pabesi e tyre” përmes mediave sociale,” thoshte raporti
Mirepo, simbas ketij raporti thuhet se kjo nuk është hera e parë që punëtorët e OKB-së kanë qenë të akuzuar për këto lloje të krimeve. Pasi OKB-ja ka hyrë në misione paqeruajtese me pare ne fusha betejash dhe klonfliktesh si ne Kamboxhia, Mozambik, Bosnja, Sudan dhe në Kosovë, ka pasur një “shpërthim” të trafikimit seksual dhe të raporteve të shumta të abuzimit me femrat sidomoa ato nen moshen – adoleshentet.
Vetëm këtë vit, OKB-ja, thekson raporti u kap duke u përpjekur për të mbuluar faktin se punëtorët e tyre kishin përdhunuar vajza dhe djem të pastrehë dhe te verafre në Republikën e Afrikës Qendrore.
Nje gje qe e ka pikasur per keq ky raport (raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të mbikëqyrjes të Brendshme (OIOS), eshte edhe fakti qe permendet ne kete raport se ka pothuajse shumë e shumë raste për të listën e grave te perdhunuara ose te trafikuara per sex, në të cilën te jene, te implikuar edhe figura publike të profilit të lartë(pushtetaret), ne keto vende, ku sherbejne forcat paqeruajtese te OKB – apo edhe zyrtaret e organizatave jo qeveriatre – NGO, te cilat janë akuzuar edhe në akte te pedofilisë apo trafikimit njerëzor raste, te tejra.
Megjithatë, ata pothuajse gjithmonë, “mbrohen” nga imunitetit, duke ju shmangur ndonjë ndjekje ligjore ose berjen publike për shkak se figura publike të profilit të lartë(pushtetaret), nepermjet të kontrollit të tyre të sistemit ligjor dhe media, i kan fshehur faktet ose i kan “fshire” nga ceshtjet e kapuara.
Ka pasur shumë raste në historinë e kohëve të fundit, ku ceshtje te tilla kanë qenë të kapura nga inetrpoli dhe FBI, ku jane kapur deri në “ring – unaza” qe prostitucionin e fëmijët per sex, organizata dhe grupe qe merreshin me organizmin e ketyre rrjeteve.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: femije, OKB, paqeruajtesit, qindra e gra, Raporti OKB, sex

Iu dha lamtumira Ibrahim Bashës, mijëra qytetarë në homazhe

June 25, 2015 by dgreca

Pas ceremonive fetare ne Xhamine Et’hem Beu ne Kryeqytet,në Pallatin e Brigadave prej orës 14 .00 u organizuan homazhe në nderim të Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA -s të vrarë në krye të detyrës mëngjesin e djeshëm(24 Qershor 2015) në Lazarat.Mijëra qytetarë, miq, e familjarë, por dhe përfaqësues më të lartë të shtetit, qeverisë e trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit 31 – vjeçarit, i mbetur i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me një grup kriminal në Lazarat.Në një ceremonial të organizuar në Pallatin e Brigadave për Ibrahim Bashën, mbajtën fjalime, Kryeministri Edi Rama, Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Në orën 16.00 trupi i pajetë i Bashës ështe varrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Rama: Ibrahim Basha, simbol i sakrificës

Kryeministri Edi Rama ka bërë vlerësimet maksimale në homazhet në nder të efektivit të vrarë një ditë më parë në Lazarat.“Ibrahimi sot do të varroset si dëshmor në kohë paqeje. Jemi sot këtu që ta nderojmë atë, edhe pse nderimi ynë nuk mund t’i kthejë atij të ardhmen që ia morën. Jeta e tij ndaloi për shkak të detyrës, ndaj ne jemi këtu për ata që sakrifikojnë jetën e tyre për një vend më të sigurt”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se, të gjithë njerëzit e mbledhur sot në këto homazhe ndodhen përpara një heroi, “provë e gjallë e një vlere të paçmuar, që duhet të na kujtojë se paqja nuk është dhuratë e zotit, por përkushtim dhe sakrificë i njerëzve që nuk i njohim”.“Ndaj përulem me ndjenjën më të thellë të respektit përpara prindërve dhe familjes së Ibrahim Bashës”, ka thënë Rama.“Unë nuk e kam njohur Ibrahimin, as ju që jeni të pranishëm këtu nuk e keni njohur. Ne nuk dimë asgjë për Ibrahimin. Nuk dimë as si u ndje kur iku të luftonte jashtë atdheut, Ne nuk e njohim dhe nuk kemi për ta njohur ndonjëhërë, por erdhem për ta nderuar. Prania jonë është një kujtim për rrugën e tij të re. Fjalët tona nuk mund ta zbusin zemrën e bërë gur të familjes së tij. E ardhmje dhe endrra e tij kanë mbaruar.Duke nderuar këtë njeri që nuk na lidhe asgjë nuk ulemi para një të vdekur, por përpara një simboli të sakrificës. Trupi që kemi përara është shëmbëlltyra e një ideali.Ai ishte në anën e cdo familje shqiptare. Ju familja e Ibrahimit i mësuat vlerën e nderit të respektit dhe të detyrës. Mëund të duket e kotë cdo frymëmarrje teksa djali juaj nuk merr frymë. Mos e troturoni veten me kujtime që ju la. Mendoni sesa shumë familje shqiptare janë mirë falë sakrificave të dajlit tuaj”, vijoi ai.

Ambasadori Lu: Në emër të SHBA, mirënjohje Ibrahim Bashës

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke folur në homazhet në nder të efektivit Ibrahim Basha, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij në misionet paqeruajtëse.“Ne nderojmë kontributin e nëntetar Ibrahim Bashës në Irak e Afganistan. Ai ka marrë medalje për shërbimin e ofruar në këto misione të rrezikshme”, ka thënë Lu.Në emër të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij dhe shqiptarëve.“Sfidat na bëjnë më të fortë, vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë”.

TAHIRI:DORA E PABESE DO TE NDESHKOHET!

Tahiri në homazhet e zhvilluara për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili u vra në Lazarat.“Thonë se heronjtë njihen kur flenë nën dhe’, po ti ishe hero dhe për së gjalli me shokët e tu, të vendit tënd dhe të huaj. E gjithë Shqipëria u shtang se dora e krimit dhe terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd, ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoqë që kanë mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë, siç është dhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën ty. Luftove për të bërë të lirë e të sigurt vende të tjera e popuj të tjerë, po jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë”, vijoi ministri.Tahiri u shpreh më tej: “Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin, drejtësinë. Ajo dorë mori jetën tënde, në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, po ku kanë mbetur ende disa kriminale të përdorur. Në atë fshat që vjet e çliruam nga droga e krimi po që nuk kemi mbaruar ende. Ti dhe shokët e tu dini diçka që nuk e thoni kurrë, dini diçka që publiku nuk e di shpesh, krimit i mjafton të ketë sukses një herë në 100 apo 1000 raste, ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. E djeshmja ishte dita jote e pafat, Ibrahim. Na kanë vrarë të gjithëve nga pak, ajo dorë ka goditur shtetin”, tha Tahiri.

Meta: Shteti të reagojë me forcën e drejtësisë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se, Ibrahim Basha e kreu me nder detyrën e tij, ndaj meriton nderim dhe mirënjohje të përhershme.“Ti dhe kolegët e tu na keni bërë krenarë me kontributin tuaj. Fatkeqësisht, terrorizmi goditi në mënyrë të pabesë. Eshtë detyra jonë, e shtetit dhe shoqerisë, të vendosim drejtësi”, ka thënë Meta.Ai ka shtuar se, “kjo sakrificë sublime duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe një drejtësi të fortë”.Tahiri: Dora e pabesë do të ndëshkohet

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ibrahim basha, Lamtumira e fundit, Lazarat

NJOFTIM PER KOMUNITETIN: NDERROI JETE NE MOSHEN 33 VJECARE VICTOR ZEF MIRI

June 25, 2015 by dgreca

Ne foto: Victor Zef Miri 07/17/ 1981- 06/ 20/2015/

Me zemër të përvlueme lajmërojmë se, mbas nji sëmundje të gjatë e të pashërueshme kaloi në amshim Victor Zef Miri (33), i biri i të ndjerit Zef Dodë Miri.
Viktori ashtë mbijetue nga nana e tij Lena Miri dhe vëllai i tij Tonin Miri. Trupi i të ndjerit do të pushojë në Farenga Brothers Funeral Home, 920 Allerton Avenue, Bronx, New York, të ejtën, më 25 qershor 2015, në ora 2-9 pas dite.Trupi i të ndjerit do të pushojë në Farenga Brothers Funeral Home -920 Allerton Avenue, Bronx, New York , të Ejten 25 Qershor 205 nga ora 2 PM- 9 PM.

Mesha e varrimit të Krishterë do të kremtohet të Premten, 26 Qershor 2015, në ora 11.00 paradite, në Kishën “Zoja e Shkodrës” në Hatsdale, New York, prej ku mbas meshe do të përcillet në varrezat Gate of Heaven Cemetary në Hawthorn, New York(seksioni 26).Victori pushoftë në Paqe, Familjes Zoti i dhashtë forcë!

Trupi i të ndjerit do të pushojë në Farenga Brothers Funeral Home, 920 Allerton Avenue, Bronx, New York, të ejtën, më 25 qershor 2015, në ora 2-9 pas dite.Mesha e vorrimit të krishtenë do të kremtohet të premtën, më 26 qershor 2015, në ora 11 para dite, në Kishën Zoja e Shkodrës, Hartsdale, New York,prej ku, mbas meshës do të përcillet në vorrezat Gate of Heaven Cemetary, në Hawthorne, New York (Section 26).

Viktori pushoft në paqë, familjes Zoti dhasht forcë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, Victor Zef Miri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3782
  • 3783
  • 3784
  • 3785
  • 3786
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT