• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rina Cela Grasset, “Personalitet i Frankofonisë për vitin 2015”

June 19, 2015 by dgreca

Rina Cela Grasset perkthyese letërsie, autore së fundmi, merr Çmimin e Nderit “Personalitet i Frankofonisë për vitin 2015” në Lion te Francës nga Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Z. Dritan Tola. /

Profili/

Rina ka lindur në Elbasan, qytet ku ndoqi shkollimin deri në Universitetin e Letërsisë Aleksandër Xhuvani. Pas studimeve puna e parë e rëndësishme ishte redaktore në Shtëpinë Botuese Toena. Më pas punoi si koordinatore e misionit Secours Catholique – Caritas France për më shumë se tre vite. Në vitin 2002 ndoqi studimet në Universitetin Katolik të Lionit në Francë, ku u diplomua si Inxhiniere e Zhvillimit lokal. Në 2005 ndoqi studimet pasuniversitare dhe mori diplomën Master “Sociologji e Aplikuar për Zhvillimin lokal” në Universitetin Lumière Lion 2. Eshte e martuar dhe dhe ka tre djem, Arditi, Rafaeli dhe Eduarti. /

Intervista /

Liliana Pere – Rina, ju jeni një grua shqiptare e diplomuar në Francë, jepni kontribut te madh per komunitetin shqiptar nëpërmjet angazhimit tuaj në Shoqaten Iliria në Lion të Francës. Nderkohe ju shkruani libra si autore dhe beni perkthime te librave nga gjuha frenge ne Shqip. Sa e veshtire eshte per Rinen ky angazhim i dendur që kërkon impenjim ?

Pergjigje : Rina Cela Grasset

Kur ka pasion, dëshirë dhe vullnet për të ecur përpara, të gjitha vështirësitë kapercehen. Paralelisht me punën dhe me angazhimin në shoqatën Shqiptare Iliria, që prej disa vitesh përkthej letërsi nga gjuha frënge në shqip. Deri tani janë botuar : “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera”, Eric Emmanuel Schmitt, novela, “Ngërdheshja e fundit”, Jacques Bruyas, dramë “Odiseja nga Bagdati”, Eric Emmanuel Schmitt, roman “Gruaja në Pasqyrë”, Eric Emmanuel Schmitt, roman “Tradhtia e Anshtajnit”, Eric Emmanuel Schmitt, dramë • Si autore : Në Francë sapo ka dalë në qarkullim libri “Trésors Albanais” – Thésare Shqiptare”, botuar nga shtëpia botuese “Les passionnés de bouquins”, përmbledhje me proverba Shqip dhe Frëngjisht. Dhe kam në përgatitje e sipër disa libra të tjerë që do të dalin së shpejti në qarkullim në frëngjisht.

Pyetje : Liliana Pere Ju jeni mjaft e angazhuar në Shoqatën Shqiptare Iliria në Lion projektet organizuar rregullisht, aktivitete për të njohur Shqipërinë në Lion. Mund të na flisni pak per aktivitetin e kesaj shoqate ?

Rina Cela Grasset :Në Lion pata fatin t’i bashkohem një komuniteti shqiptarësh të jashtëzakonshëm, të cilët vepronin prej vitesh në Francë dhe Europë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Dua vetëm të përmend faktin se shqiptarët e Lionit mbështetën UÇK-në me të gjitha mënyrat, duke dërguar luftëtarë dhe mjete financiare dhe në gjiri i saj dolën drejtues politikë të UÇK-së dhe të fondit “Vendlindja thërret”. Për mua ishte fat që u bashkova me njerëz të tillë plot vullnet e entuziazëm. Dhe jam e nderuar që me kanë besuar drejtimin e shoqatës sot.

Aktualisht ne punojmë me projekte duke organizuar rregullisht aktivitete për të njohur Shqipërinë në Lion e më gjerë duke komunikuar me publikun francez si psh “Festat Konsullore”, ku mbajmë Stendën e Shqipërisë dhe Kosovës. Marrim pjesë rregullisht në “Forumin e Gjuhëve të huaja” në Lion, ku prezantojmë gjuhën shqipe. Kemi sjellë në Lion trupën teatrale të udhëhequr nga Mirush Kabashi për të marrë pjesë në Festivalin Pranvera Europiane, qe mbledh çdo vit me dhjetëra trupa teatrale që vijnë nga gjithë vendet e Europës. Ne kontaktohemi rregullisht nga shoqata franceze për projekte bashkëpunimi, veme ne dispozicion perkthyes vullnetarë për shoqatat që shoqërojnë emigrantët shqiptarë; ndihmojmë studentët shqiptarë për të ndjekur studimet në Francë; projekti i fundit po bëhet me “Medecins du Monde” – “Mjekët e botës” që kanë projektin e hapjes së një qendre në Shqipëri. Shoqata është e organizuar shumë mirë dhe funksionon pothuajse si konsullatë, duke orientuar udhëtarët e turistët francezë që duan të vizitojnë Shqipërinë si dhe bashkatdhetarët nga Shqipëria dhe Kosova që kanë nevojë për t’u orientuar për proçedura nga më të ndryshmet : për të ndjekur studimet, për t’u martuar, si të veprojnë kur u humbin dokumenta etj. Na vijnë kërkesa për këshilla nga të gjitha cepat e Francës… Një aspekt tjetër i rëndësishëm ështe theksi që veme për të promovuar kulturën shqiptare, duke promovuar autorë shqiptarë të përkthyer frëngjisht si dhe autorët shqiptarë në Francë. Kemi organizuar promovimin e librave të shkrimtarëve Luan Rama, Ylljet Aliçka, Abaz Pllana, Christian Raby et Loik Chauvin. Kemi transmetuar gjithashtu filma shqiptarë në kinematë e qytetit, apo kemi organizuar javën e Shqipërisë në Bashkinë e qytetit kur kemi mbajtur një seri konferencash mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Pyetje :  Çfarë pune bëni konkretisht dhe ku jetoni ?

Rina Cela Grasset :Aktualisht punoj si këshilltare juridike në një strehë për kërkues azili politikë. Jetoj me familjen në Lion të Francës.

Liliana Père: Tashme ju jeni e perfshirë në orbitën shqiptare. Si komunikoni dhe nostalgjia per Shqiperinë?

Rina Cela Grasset :Shqipëria është pjesë e përditshmërisë sime. Përmes librave që përkthej, atij që botova e të tjerët që jam duke shkruar, aktivitetet e projektet që hartoj me Shoqatën Shqiptare Iliria në Lion, gjithçka është në orbitë rreth Shqipërisë e shqiptarëve. Kjo është dhe një nga arsyet se pse Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë më akordoi Çmimin e Nderit “Personalitet i Frankofonisë për vitin 2015”.

Liliana Père :A ndihet Rina e vlerësuar dhe e respektuar në komunitetin francez?

Rina Cela Grasset :Populli ka një fjalë të urtë “Guri i rëndë në vend të vet”. Por, me vullnet, edhe në vend të huaj mund të bëhemi “gur i rëndë”. Vështrimi i të tjerëve është pasqyra më e mirë për të parë vetveten. Kur në sytë e francezëve lexoj vlerësim dhe respekt, për mua kjo do të thotë se jam në rrugën e duhur. Kur ikim nga Shqipëria e kuptojmë se ç’është patriotizmi : të mallëngjehesh kur sheh flamurin shqiptar në një cep ekrani televizori, të ndjehesh keq kur një bashkëkombas sillet keq, të ndjehesh krenare kur një tjetër bashkëkombas arrin suksese. Të punosh për atdheun, për të treguar se cila është Shqipëria e vërtetë, Shqipëria e kulturuar, Shqipëria e emancipuar, është një detyrë kaq e natyrshme që të shtrohet përpara kur je në vend të huaj.

Ju faleminderit Rina, ju uroj suksese perherë dhe më të mëdha.

Liliana Père

Presidente

Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: "Personalitet i Frankofonisë, Liliana Pere, për vitin 2015", Rina Çela Grasset

Po, ne shqiptarët ku jemi ?

June 19, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Për të gjithë ata që pyesin se pse Muslimanët kanë ngecur në zhvillim, Prof.Nexhat Ibrahimi i qaset kesaj teme, jashtëzakonish në mënyrë profesionale, lexojeni me vëmendje!
Perse muslimanet kane ngecur….Lexoni dhe mendoni pak! Të dhena demografike dhe statistikore:

Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë dhe atë:
– 7 milionë në Amerikë
– 5 milionë në Azi
– 2 milionë në Europë
– 100 mijë në Afrikë

Numri i muslimanëve në botë është 1,5 miliardë dhe atë:
– 1 miliardë në Azi / Lindja e afërt
– 400 milionë në Afrikë
– 44 milionë në Europë
– 6 milionë në Amerikë

– Për çdo hebrej ka 107 muslimanë

Përfundimi:
14 milionë hebrejë janë më të fuqishëm se 1,5 miliardë muslimanë
– Për çdo hebrej ka 107 muslimanë

Përse?
Ja disa nga shkaqet:

Personalitetet që kanë dnryshuar rrjedhat e historiesë janë:

Albert Einstein – hebre
Sigmund Freud – hebre
Karl Marx – hebre
Paul Samuelson – hebre
Milton Friedman – hebre

Personalitetet që kanë bërë kthesë në medicine janë:
– Vaccinating Needle: Benjamin Ruben – hebre
– Polio Vaccine: Jonas Salk – hebre
– Leukaemia Drug: Gertrude Elion – hebre
– Hepatitis B: Baruch Blumberg – hebre
– Syphilis Drug: Paul Ehrlich – hebre
– Neuro muscular: Elie Metchnikoff – hebre
– Endocrinology: Andrew Schally – hebre
– Cognitive therapy: Aaron Beck – hebre
– Contraceptive Pill: Gregory Pincus – hebre
– Understanding of Human Eye: G. Wald – hebre
– Embryology: Stanley Cohen – hebre
– Kidney Dialysis: Willem Kloffcame – hebre
Ftuesit e Çmimit Nobel:

Në 105 vitet e fundit 14 milionë hebrej kanë fituar 180 çmime nobelë, derisa 1.5 miliardë muslimanë kanë fituar vetëm tre Çmime Nobel.

Zbulimet që ndryshuan historinë:
-Micro- Processing Chip: Stanley Mezor hebre
-Nuclear Chain Reactor: Leo Sziland hebre
-Optical Fibre Cable: Peter Schultz hebre
-Traffic Lights: Charles Adler hebre
-Stainless Steel: Benno Strauss hebre
-Sound Movies: Isador Kisee hebre
-Telephone Microphone: Emile Berliner hebre
-Video Tape Recorder: Charles Ginsburg hebre
Firmat e fuqishme botërore:

-Polo: Ralph Lauren hebre
-Coca Cola hebre
-Levi’s Jeans: Levi Strauss hebre
-Starbucks: Howard Schultz hebre
-Google: Sergey Brin hebre
-Dell Computers: Michael Dell hebre
-Oracle: Larry Ellison hebre
-DKNY: Donna Karan hebre
-Baskin & Robbins: Irv Robbins hebre
-Dunkin Donuts: Bill Rosenberg hebre

Intelektualët/ politikanët me ndikim:

– Henry Kissinger , US Sec of State hebre
– Richard Levin, President YaleUniver sity hebre
– Alan Greenspan , US Federal Reserve hebre
– Joseph Lieberman hebre
– Madeleine Albright , Formar US Sec of State hebre
– CasperWeinberger , US Sec of Defence hebre
– Maxim Litvinov , USSR Foreign Minister hebre
– DavidMarshal , Singapore Chief Minister hebre
– Isaacs Isaacs, Gov-GenAustralia hebre
– Benjamin Disraeli, British Statesman hebre
– Yevgeny Primakov, Russian PM hebre
– Barry Goldwater , US Politician hebre
– Jorge Sampaio, President Portugal hebre
– Herb Gray, Canadian Deputy – PM hebre
– Pierre Mendes, French PM hebre
– Michael Howard, British Home Sec. hebre
– Bruno Kriesky, Austrian Chancellor hebre
– Robert Rubin , US Sec of Treasury hebre

Mediat globale dhe personalitetet influencuese:

– Wolf Blitzer, CNN- hebre
– Barbara Walters, ABC News hebre
– EugeneMeyer, Washington Post hebre
– Henry Grunwald, Time Magazine hebre
– Katherine Graham, Washington Post hebre
– Josip Lelyeld, New York Times hebre
– Max Frankel, New York Times hebre

Përse hebrenjtë janë aq të fuqishëm në skennë botërore e muslimanët nuk janë?

Ja përse?

– Në tërë botën muslimane prej 57 shteteve, ka vetëm 500 universitete.
– Vetëm në SHBA ka 5.758 universitete
– Asnjë universitet ne tere boten muslimane nuk bene pjese ne 500 universitetet me te mira boterore.
– Arsimimi ne boten kristiane është 90%.
– Arsimimi në botën muslimane është 40%.
– Në 15 shtete me shumicë kristiane arsimimi është 100%
– 98% të popullsisë në vendet kristiane është me shkollë fillore të kryer.
– Vetëm 50% në vendet muslimane kanë kryer shkollën fillore.
– 40% e popullsis[ në vendet kristiane studion ndonjë fakultet.
– Në vendet muslimane vetëm 2% vazhdon studimet në ndonjë fakultet.
– Në vendet me shumicë muslimane 230 shkencëtarë ka në 1 million banorë.
– Në SHBA ka 5000 shkencëtarë në 1 milion banorë .
– Në botpën kristiane ka 1000 teknikë në 1 milionë banorë.
– Në tërë botën arabe ka vetëm 50 teknikë në 1 milion banorë.
– Bota muslimane shpenzon në hulumtime / zhvillim 0,2% për kokë banori.
– Bota kristiane shpenzon 5% në hulumtime/zhvillim për kokë banori.
Përfundimi:
Bota muslimane nuk ka aftësi të prodhojë dije.

Mënyra tjetër për verifikim dhe shkallës dhe shtrirjes së dijes:

– Në Pakistan ka 23 gazeta për 1000 banorë;
– Në Singapor ka 460 në 1000 banorë;
– Në Angli ka 2000 tituk/ libra në njpë millionë banorë;
– Në Egjipt ka 20 tituj në një muilionë banorë.
Përfundimi:

Bota muslimane nuk ka arritur ta shtrijë dijen.
Aplikimi i dijes: Eksporti i prodhimeve HIGH-TECH
– Pakistan 0,9%
– Arabia Saudite 0,2%
– Kuvejti, Maroku dhe Algjeria 0,3%
– Singapori vetëm vetë eksporton 68%

Po , ku jemi ne shqiptarët , eh mo`zo`ma keq për ne !
Ps. ‘Nexhat Ibrahimi’ u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Nexhat Ibrahimi merret edhe me shkrime dhe përkthime. Ka përkthyer mbi 70 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe përkthyer disa qindra artikuj në dhjetëra gazeta e revista në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, ka marrë pjesë në disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetëra recensione kritike.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. (burimi ::https://sq.wikipedia.org/wiki/Nexhat_Ibrahimi

Fahri Xharra , 19.06.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, hebrej, muslimane, ne shqiptaret

PAS PERIUDHES”PUTIN” RUSIA DO TE ORIENTOHET NGA PERENDIMI

June 19, 2015 by dgreca

FJALIMI I MIKHAIL KHODRKHORSKIT NE KESHILLIN ATLANTIK/
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske./
Perktheu Gjon Kadeli/
Gjate nji fjalimi qe ish pasaniku ma i madh Rus Zotni Mikhail Khodorkorski mbajti ne Keshillin Atlantik, me qender ne Uashinton, ai tha se,konflikti ndermjet Rusise dhe Ukraines, nuk ka nji zgjidhje afatshkurte, dhe se ai asht, pjese e nji konflikti te trilluem me Perendimin, kesht qe populli Rus te largoje vemendjen nga korrupcioni
ne mase, dhe nga pa aftesia e elites drejtuese.
Zotni Khodorkorski u tha te pranishemve gjate fjalimit qe mbajti me 17 Qershuer, se nuk do te kete ndonji afrim te vertete, ndermjet Perendimit dhe Rusise, gjat kohes qe ai vend do te sundohet nga Putini.
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske.
Zotni Khodorkorski tha gjithashtu se, marredhanjet Amerikano-Ruse, jane ne nivelin ma te ulet qe nga koha e Luftes se Ftohet, dhe se vete elita Ruse, e krijon nji vecim(izolim) te tille nga Perendimi, si mjet, keshtu qe ajo te mbaje pushtetin ne dore.
Ai shtoi “konflikti i tashem me Perendimin, asht absolutisht krijese artificiale” Ata ne menyre te dishprueme, kane nevoje, per te krijue, nji perfytrim te nji anmiku; keshtu qe vemendja e popullit Rus, te mos merret me ceshtjen e korrupcionit ne mase, si edhe me pa-aftesine e udheheqesve, qe ekziston ne ate vend.
Khodorkorski tha gjithashtu, se parasheh, se mbas periudhes se Putinit, Rusia do te riorientohet drejt Perendimit; megjithse nuk bani ndonji diskutim, se si qeveria e tashme mund  te humb fuqine,Ai theksoi se, Shtetet e Bashkueme dhe vendet  Europiane, duhet, pa tjeter te pergaditen, qe shkalle shkalle t’a mirepresin Rusine ne rradhet e tyne, dhe kjo don te thote, si antare e Bashkimit Europian si edhe e NATOs.(RFE)

Filed Under: Rajon Tagged With: fjalim, Gjon kadeli, Mikhail Khodorkorski

Deklaratë e Vatrës mbi arrestimi e Ramush Haradinajt

June 19, 2015 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e priti me habi lajmin e arrestimit të ish kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga policia sllovene në aeroportin e Lubljanës dje, ndërsa po këthehej nga nji vizitë zyrtare në Gjermani.

Ramush Haradinaj njifet si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për shpëtimin dhe për lirinë e popullit të vet të cilit, ma vonë në liri, i shërbeu me përkushtim edhe si Kryeminstër. Kur u thirr në Hague, i akuzuem për krime lufte, ai e la pozitën e Kryeminstrit, shkoi atje vullnetarisht dhe dëshmoi pafajsinë.

Akuzat për krime lufte kundër Haradinajt i kishte ngritë Serbia, në përpjekje për të fshehë kriminelët e vet dhe krimet e papërshkrueshme, si dhe për të komprometue luftën e drejtë të shqiptarëve, tue i pasqyrue ata si agresorë.

Ndërsa Mladiq, Karaxhiq e të tjerë kriminela fshiheshin për t’i shpëtur drejtësisë, Komandant Haradinaj tregoi superioritetin moral të shqiptarit liridashës dhe, me ndërgjegjen e luftëtarit të lirisë dhe me dinjitetin e shtetarit të vërtetë, u paraqitë në Tribunalin e Hagës dhe dëshmoi pafajsinë.

Kur Millosheviqi kishte sjellë forcat policore nga të gjitha republikat në Kosovë, për të ushtrue dhunën kundër shqiptarëvet në emën të Federatës së Jugosllavisë, zani i parë kundërshtues u ndigjue nga Lidhja e Shkrimtarëve të Sllovenisë, e cila i bani publikisht thirrje qeverisë së republikës që të tërhiqte policët e vet nga Kosova. Dihet, gjithashtu, se profesorët e Universitetit të Lubljanës u kanë hapë dyerët shqiptarëve të Kosovës, kur këta janë ndeshë me pengesa nga profesorët shovenista serbë, gjatë ngritjes së tyne në shkallat e nalta të arsimit.

Tue dijtë këto fakte, nga nji anë, arrestimi i Haradinajt në Slloveni na habitë dhe ngacmon ndjenjen e indinjatës s’onë; ky akt nuk e nderon shtetin demokratik as popullin e qytetnuem slloven. Shpresojmë se qeveria e Sllovenisë do t’i kërkojë falje ish Kryeministrit Haradinaj dhe do t’a përcjellë si mik për në vendin e vet. Nga ana tjetër, qeverija dhe populli i Kosovës nuk duhet të tolerojnë vandalizma as gjeste të tjera joligjore që shkojnë kundër principeve dhe kundër interesit të shtetit të Kosovës. Kemi besim se shqiptarët do t’a ruejnë të pacenueme miqsinë dhe mirënjohjen për popullin slloven.

New York, 18 qershor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: arrestimi, Deklarate e vatres, Ramush Haradinaj

Sulmohen bizneset sllovene ne Kosove

June 18, 2015 by dgreca

Presidentja Jahjaga: Vandalizmi ndaj pronave sllovene dëmton Kosovën/Bizneset sllovene në Prishtinë, IPKO dhe NLB, janë sulmuar nga persona të panjohur. Ndërkohë ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës duke dënuar këtë akt, siç thonë vandal, të drejtuar ndaj bizneseve sllovene në Kosovë.Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme.Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet e rendit që në përputhje me ligjin të trajtojnë aktet e fundit të manifestuara kundër bizneseve dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.

Jahjaga: Vandalizmi ndaj pronave sllovene dëmton Kosovën/

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive sllovene të biznesit, duke i vlerësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë demokratike.Jahjaga, sipas komunikatës së Zyrës së informimit të Presidencës, thekson se “aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cënojnë lirinë”.“Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e presidentes.Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë dhe kërkon nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë./KosovaPress

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: reagon jahjaga, Sulmohen bizneset sllovene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3796
  • 3797
  • 3798
  • 3799
  • 3800
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT