Nga Ilir IKONOMI/
Organizata Vatra me qendër në Nju Jork, ka një histori të veçantë. Ajo u krijua në prill 1912 në Boston, nën drejtimin e Fan Nolit dhe Faik Konicës, si bashkim i shumë organizatave më të vogla në komunitetet shqiptare, kryesisht të verilindjes amerikane. Sot, pas më tepër se një shekulli, ajo ende ekziston.
Arësyeja e ekzistencës së saj mund të kërkohet tek gjërat që ajo bëri për Shqipërinë, por edhe te materiali dokumentar që ka lënë pas. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në Nju Jork dhe bisedoi me zotin Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës Dielli, organ i Vatrës.
Zoti Greca thotë se historia e kësaj organizate mbi 100-vjeçare është e dokumentuar me një material të shumtë që ndodhet në këtë ndërtesë të Bronksit.
“Në fakt, edhe vetë komuniteti nuk e di se çfarë pasurie fshihet këtu brenda. Këtu ka dokumente origjinale të paktën që nga viti 1910. Regjistri më i vjetër që ndodhet në Shtëpinë e Vatrës është ai i shoqatës Besa-Besë, një nga shtyllat që krijuan Vatrën. Nga viti 1910 ne kemi të dokumentuar të gjitha takimet që bënte organizata Besa-Besë, marrëdhëniet me Faik Konicën…”
Vatra do të mbahet mend sidomos për fushatat e saj në ndihmë të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Këtu ka dokumentacion të plotë për të gjitha fushatat e mëdha që ka bërë Vatra. Kështu për shembull, është fushata e 3 qershorit 1917, kur vatranët nisën të bashkojnë kursimet e tyre, për të realizuar mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Paqes,” thotë zoti Greca.
“Veprimi i pare që bëri Vatra, është i dokumentuar aty, i vuri një rrogë Mehmet Konicës, që nga viti 1916, dhe e dërgoi atë në Londër. Po ashtu Doktor Turtulli në Gjenevë, Mitat Frashëri, Kostë Çekrezi në Uashington. Të gjithë këta do të lobonin për pavarësinë e Shqipërisë dhe duheshin paguar.”
Ishte koha kur shteti i Shqipërisë kishte gati moshën që ka sot shteti i Kosovës. Qeveria që u formua në Kongresin e Lushnjes, në vitin 1920, nuk mund të funksiononte dot pa financa dhe Vatra ndihmoi përsëri:
“Qeveria e Sulejman Delvinës dërgoi këtu Mithat bej Frashërin, i cili i shoqëruar nga vatranët, brodhi koloni më koloni ku jetonin shqiptarët dhe organizuan atë që quhet huaja kombëtare. Filloi fushata me idenë që të mblidheshin së paku 100 mijë dollarë. Por ajo qe aq e suksesshme saqë shkoi në 198 mijë dollarë, ose rreth 2,8 milion dollarë me paratë e sotme.”
Shtëpia e Vatrës ka një koleksion të mirë të gazetës Dielli, më e vjetra gazetë në gjuhën shqipe që vazhdon të dalë edhe sot. Ajo është kujtesa historike e Vatrës.
“Kjo është një pasuri më vete dhe mua më vjen mirë që shumë studiues shqiptarë, sidomos studentë shqiptarë, veçanërisht ata të Kosovës, vijnë nga universitetet e Evropës dhe bëjnë mbrojtje diplome, duke shfrytëzuar materialet e Diellit këtu.”
Zoti Greca thotë se Vatrës i vijnë vazhdimisht materiale me vlerë nga njerëz të ndryshëm që duan t’i dhurojnë dhe t’i depozitojnë ato në një vend të sigurt:
“Na kanë ardhur fotografi që nuk i kishim patur: piknike të shqiptarëve, apo nga shoqata të tjera që kanë vepruar në SHBA. Por kanë ardhur edhe gazeta të veçuara. Por është një aksion që nuk duhet të njohë kufi kohor.”
Arkivi i Vatrës është jetëshkrimi i saj, që u flet shqiptarëve të Amerikës, sidomos të rinjve, për të kaluarën e këtij komuniteti të gjallë, të larmishëm dhe interesant.(Shko ne Zeri i Amerikes)
Presidentja Jahjaga: Turpi qëndron mbi ata që kryen krimin
Për një muaj me radhë çdo ditë gra dhe burra në çdo cep të Kosovës iu përgjigjen thirrjes së artistes Alketa Xhafa, duke dhuruar fustane për të krijuar instilacionin artistik “Mendoj për Ty” për t’u solidarizuar me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se Kosova nuk ka qytetar për të humbur por do të kujdesen për ato gra, duke i përkrahur për të treguar rrëfimin e tyre sepse turpi nuk qëndron mbi to por mbi ata që kryen krimin.
Jahjaga: Ky fund ka një histori të mbyllur
“ E gjetëm përkrahjen e Vlorës që dha fustanin kur u nënshkrua shpallja e pavarësisë, të vajzave që dhanë fustanin e nusërisë, te Rifat Jasharit që na tha se faji nuk ka qenë i tyre, por dy funde të varura me mbishkrimet personale me kanë prekur shumë se kurrë. E kam një përjetim te hidhur ishte shkruar ne njërin. Ky fund ka një histori të mbyllur nga pranvera e vitit 1998 shkruante në tjetrin”, tha Jahjaga.
E para e vendit tha se turpi nuk rendon mbi to, por mbi ata që kryen këtë krim mizor sepse paqja jonë kurrë nuk do të jet ë e plot pa paqen e tyre.
Jahjaga: Ne komunikuam me njeri-tjetrin në gjuhën universale
“Në këtë vepër të artit publik në formën e 5 mijë fustaneve të varura në këtë stadium futbolli, ne komunikuam me njeri-tjetrin me gjuhen universale të artit pa ndërmjetësim drejtpërdrejt. Çdo ditë u rritem në numër, u bashkuam për t’i përkujtuar dhimbjet e tyre, për t’ua njohur atyre sakrificën, për të iu thënë se nuk janë vetëm”, tha e para e vendit Jahjaga.
Jahjaga tha se paqja jonë kurrë nuk do të jetë e plot pa paqen e tyre dhe se shpreson që të mbijetuarit te ndihen më të lehtësuar.
Jahjaga: Nuk ka ne dhe ata, jemi ne dhe jemi një
“Përjetuam shumë emocione, dëshmuam se Kosova nuk ka qytetar për të humbur se ne nuk i lëm ata pas dhe që në përvjetorin e çlirimit të vendit tonë, në këtë ditë të veçanët me të mbijetuarit e kësaj torture që jetojnë ende me këtë lufte brenda vetes do të jemi bashkë”, tha Jahjaga.
Ajo tha se jetësimi i instilacionit dhe dokumentimi i tij, do të kishte me qenë i pa mundur pa ndihmën dhe mbështetjen e partnereve tanë që mbështetën financiarisht dhe moralisht këtë përpjekje për të nisur këtë diskutim të rëndësishëm.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm ambasador, ministra dhe organizata nga shoqëria civile.V.Rashiti(Bota Sot)
Kombëtarja franceze në Tiranë, sot stërvitje në “Qemal Stafa”
Shqipëria, një barazim dhe katër humbje përballë Francës/
TIRANË, 12 Qershor /Nga Gjergji Mima/ – Kombëtarja francezee futbollit, e cila do të luajë një miqësore ndaj kombëtares shqiptare të shtunën ora 18:00 në “Elbasan Arena”, ka mbërritur dje në aeroportin ‘Nënë Tereza” dhe më pas është akomoduar në hotel “Sheraton”.
Në pritjen e francezëve në aeroportin “Nënë Tereza”, përveç medieve, nuk kanë munguar edhe përkrahësit e kësaj kombëtareje. Tifozë të shumtë kanë nxituar drejt emrave të njohur të futbollit në arenën ndërkombëtare. Më të kërkuarit ishin lojtarët e Juventusit, Paul Pogba dhe Patrick Evra, të cilët nuk kanë kursyer as autografët për tifozët shqiptarë.
Më pas “Gjelat”, e drejtuar nga tekniku Didier Descamps kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin.
Franca, në Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në shtëpinë e saj, kërkon që të shfaqet sa më mirë, pse jo të përvetësojë trofeun që ka 15 vite pa e fituar. Sot në orën 16:30 tekniku francez Deschamps do të zhvillojë konferencë për shtyp dhe më pas rreth orës 18:00 deri ne orën 19:00, Franca do të zhvillojë stërvitjen e fundit në “Qemal Stafa” përpara ndeshjes së të shtunës në”Elbasan Arena”.
Shqipëria, një barazim dhe katër humbje përballë Francës/
Miqësorja e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena” mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe asaj franceze do të jetë e pesta, me bilancin që flet dukshëm në favor të kampionëve të botës në vitin 1998, që kanë fituar katër nga pesë përballjet e mëparshme, por golin e Mërgim Mavrajt në sfidën e “Route de Lorient” vështirë se do ta harrojnë.
Shqipëria më 14 nëntor 2014 zhvilloi padyshim një prej takimeve më të mira të saj në gjithë historinë e kombëtares dhe barazimi 1-1 i marrë në shtëpinë e gjelave ishte konfirmimi i një skuadre gjithmonë në rritje. Gjithsesi, interesant është fakti se francezët për ne janë projektuar si kundërshtarë në eliminatoret e një Europiani edhe pse këtë herë në grupin I Franca ngjendet si një skuadër, pikët ndaj së cilës nuk kanë vlerë për renditjen përfundimtare.
Ndeshja e parë mes dy kombëtareve u luajt më 17 nëntor 1990 në ‘Qemal Stafa’, ku kuqezinjtë humbën me rezultatin 1-0 pas një goli të Bolis, ndërkohë që me një kombëtare pothuajse të shpërbërë në mars të vitit 1991, kuqezinjtë luanin në ‘Parc de Prince’ të Parisit ku mundeshin me rezultatin e thellë 5-0. Soze dhe Papin realizonin nga dy herë për ekipin që drejtohej nga Michel Platini, ndërsa goli i pestë ishte në fakt një autogol i Zmijanit.
20 vjet më pas, dy përfaqësueset përballeshin sërish në eliminatore, këtë herë për Euro 2012. Në “Qemal Stafa” fitonin francezët 1-2 me gola të Benzema dhe M’vila, ndërsa Erjon Bogdani shënonte për Shqipërinë. Ndeshja e kthimit në “Stade de France” ishte sërish një humbje e thellë me rezultatin 3-0 pas finalizimeve të Malouda, Remy dhe Reveiller.
Në total golavarazhi anon nga francezët 12-2, por barazimi i fundit në Rennes dhe rritja e kombëtares shqiptare në gjithë këtë periudhë, mund të jetë ajo e duhura për të synuar një tjetër rezultat pozitiv ndaj francezëve.
Nishani, në Berlin: Nevojë për ruajtjen e vlerave të përbashkëta morale e shoqërore
Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në takimin e 20-të ndërkombëtar të Berlinit. Në njoftimin për shtyp të Presidencës, në këtë takim ishin të pranishëm politikanë nga 50 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kreu i shtetit, gjatë fjalës së tij, u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria është një vend i vogël për nga përmasat e saj gjeografike, por ka në themel të saj një shoqëri multifetare, ku tre besimet kryesore, feja islame, ortodokse dhe ajo katolike bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe e harmoni të plotë. Këto modele bashkëjetese dhe harmonie fetare janë shtylla të qëndrueshme të ndërtesës së vetë shtetit shqiptar. Pa asnjë paragjykim fetar, drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve të institucioneve dhe administratës shqiptare tradicionalisht vijnë nga të gjitha besimet, duke ruajtur kështu me kujdes, ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Por si asgjë që nuk mund të merret thjesht si e mirëqenë, shoqëria shqiptare e ruan me konservatorizëm dhe e promovon ndër breza këtë bashkëjetesë dhe harmoni”, tha Nishani.
Gjithashtu, Presidenti Nishani vlerësoi se mbështetja e Pavarësisë së Kosovës nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (108 vende anëtare të OKB-së) dëshmoi se ishte një vendim i drejtë në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. “Një vendim që nuk drejtohej kundër ndonjë vendi apo etnie tjetër, por rivendosja në vend e një të drejte të mohuar e popullsisë shqiptare të Kosovës. Sot Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime për çështje të ndryshme dhe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arritur marrëveshje të rëndësishme, që ndikojnë jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, por edhe të të gjithë rajonit”, tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin në rajon, Presidenti Nishani theksoi se ngjarja e Kumanovës, tregoi dhe njëherë brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.
“Por me gjithë progresin e bërë nga rajoni, ngjarjet e Kumanovës pak javë më parë në Maqedoni dëshmuan edhe njëherë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë. Ashtu si edhe partnerët ndërkombëtarë jemi shumë të interesuar për zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të besueshme të këtyre ngjarjeve, si dhe për mos shndërrimin e episodeve të tilla të paqarta në burim konflikti të paqenë ndëretnik. Një frymë bashkëpunimi pozitiv vërehet edhe në agjendën e përbashkët evropiane, ku vendet kandidate në Bashkimin Evropian dhe ato potenciale kandidate, po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për hartimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të mirë ekonomik”, tha kreu i shtetit
The New York Times: Maqedonia po qëndron anash në dhomën e pritjes për në Evropë
Gazeta prestigjioze amerikane përmes një shkrimi për Maqedoninë ka shkruar se ky vend gjendet në një udhëkryq me shumë probleme.
“Maqedonia po qëndron anash në dhomën e pritjes për në Evropë, e izoluar për shkak të problemit të emrit, e kërcënuar nga një konflikt etnik dhe e demoralizuar nga ekonomia e dobët që e bën këtë vend me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë. Është e pritshme që mbi 300 mijë qytetarë të braktisin këtë vend gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet në kolumnën e titulluar “Maqedonia në udhëkryq”, e publikuar në Neë York Times, transmeton INA.
“Derisa ky vend po aktëron reforma dhe po gënjen Brukselin me procesin e integrimeve, ky regjim po vazhdon me stilin ballkanik të një ‘demokracie funksionale’. Punësimi në Qeveri është i kushtëzuar me votimin e partisë në pushtet, ndërsa njëri nga televizionet më kritik ndaj partisë në pushtet është mbyllur. Partia në pushtet VMRO-DPMNE i shfrytëzon zgjedhjet për të treguar se si opozitës nuk mund ti besohet dhe se ajo i përgadit zgjedhjet për të siguruar rizgjedhjen e saj”, thekson kolumna e NYT.
Më tej theksohet se Qeveria e mahnitur nga imazhi i saj i krijuar si viktimë e komploteve të huaja, ajo ka krijuar në thelb një retorikë agresive nacionaliste ndaj fqinjëve të saj.
NYT më tej nënvizon se shpërthimi i aferës së përgjimeve nga lideri i opozitës maqeodnase Zoran Zaev ka zbardhur një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, ku pushteti ka ndjekur dhe regjistruar 670 mijë regjistrime telefonike të paligjshme, të telefonave të politikanëve të opozitës, ministrave, krerëve të tjerë shtetëror, gazetarëve, sektorit joqeveritar, klerikëve, etj. Këto përgjime zbardhën aktivitete korruptive dhe kriminale, vjedhje të votave, por edhe fshehje të vrasjeve.
Lidhur me ngjarjen e Kumanovës theksohet në maj, grupe të armatosura të shqiptarëve dhe forcat maqedonase të sigurisë u përleshën në afërsi të qytetit, me ç`rast humbën jetën 22 veta, por me këtë sërish u rikthye frika nga dhuna ndëretnike.
Por, kriza e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me konfliktin e vitit 2001. Zemërimi ndaj elitave ka bashkuar maqedonasit dhe shqiptarët, ndërsa demonstratat janë një nga vendet e rralla, ku shpresa evropiane për një Maqedoni multietnike është realitet.