• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIBRA E MADHE NE NDIHME TE KUMANOVES

May 30, 2015 by dgreca

Këshilli i Komunës Dibër e Madhe në mënyrë unanime voton ndihëmën për Kumanovën/
Nga Dibra Beqir Sina/
Në Komunën e Dibra e Madhe në Maqedoni, në mbledhjen e djeshme Këshilli i Komunës së Dibrës, ka miratuar në mënyrë unanime një ndihmë e caktuar për dbmet e shkatuara nga incidenti në Kumanovë.
Mësohet se BDI – ja, pjesë e kualicionit qeverisës në Maqedoni, ka udhëzuar të gjitha këshillat e komunave, ku ajo drejton – ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Komunës për ndihmë të qytetarëve të Lagjes së Trimave në Kumanovë, pas ngjarjeve të 9-10 maj.
Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe zoti Ruzhdi Lata, na tha dje se megjithëse, ai nuk mori pjesë në këtë votim – Kryetari i Këshillit të Komunës Bashkim Mashkulli me anëtarët e këtij këshilli nga të gjitha subjektet politike kan votuar një zëri ndihmën për Kumanovën.
Kryetari Lata, tha se këtu nuk bëhet fjalë për shifra – por bëhet fjalë për një akt të madh solidariteti me popullin shqiptarë nga Lagjia e Trimave në Kumanovë.
” Ky është rasti i tretë që Komuna Dibër Madhe, voton në mënyrë unanime, u shpreh Lata duke shpjeguar se ata kan votuar më parë edhe për dy gjëra të rëndësishme: e para ka qenë një ndihmë për Kosovën mbas luftës, ndërsa rasti i dytë, ka qenë ai kur Këshilli i Komunës votoi unanimisht shpalljen “Qytetar Nderi i Dibrës së Madhe” të ish Presidentit dhe ish Kryeministrit të Shqipërisë Dr. Sali Berisha
Kryetari Lata, theksojë gjithashtu se jo vetëm Këshillit komunal dhe Komuna Dibër e Madhe, po çojnë ndihma në Kumanovë, por edhe qytetarët e Dibrës, kan mbledhur ndihma dhe i kanë dërguar ato me kamion në Kumanovë, sidomos, për t’u permendur, tha ai janë paketat me ushqime, të ndryshme si Jufkat ( një lloj makaronash tradicionale dibrane) për Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Qytetarët dibran, vazhdoi kryetari i Dibrës, jo vetëm në këtë rast, por, edhe në raste të tjera, kur është lypyr nevoja , sidomos me fatkeqësit natyrore në Shqipëri, kan mbledhur dhe dërguar ndihma atje në solidaritet me popullin shqiptar ”

Filed Under: Rajon Tagged With: Dibra e Madhe:, ne dnihme, te kUmanoves

Tërmetet që tronditën Rilindjen e Ramës

May 30, 2015 by dgreca

nga Andon Dede, Nju York/
Shija e keqe e një skandali/
Me afrimin e, më pas, fillimin e fushatës elektorale u duk sikur poterja mbarëkombëtare Doshi-Frroku-gejt u shua e u la në harresë, por nuk është ashtu. Pasojat e saj janë tepër të ndjeshme edhe as që kanë për t’u shuar ndonjëherë. Me atë që bëri, Tom Doshi, as më shumë e as më pak, realizoi atë që paralajmëroi: tronditi me themel jo vetëm të ashtuquajturën “Rilindje” të Ramës por dhe gjithë koalicionin e majtë në pushtet, tronditje kjo që krijoi të çara jo vetëm përsa i përket qeverisjes aktuale por dhe propagandës marramendëse të Ramës e shpurës së tij politike e mediatike, për “fitoren plebishitare apo dërrmuese” të 23 qershorit 2013, për “një milion grushtat” që mori qeveria e mëparshme e broçkolla të tjera si këto. Duke denoncuar prapaskenat e ardhjes në pushtet të koalicionit anti-Berishë, (se ata s’kanë asgjë të përbashkët jo më me te majtën që pretendojnë, por as me PS-në e mëparshme), Doshi hoqi kapakun e pusetës të gjirizit ku ishin mbledhur ujërat e zeza përmes zgjedhjeve të 2013-ës, duke bërë të shpërthejnë prej saj tërë erërat e qelbura që gjallonin në të, duhmat e së cilës vazhdojnë të ndotin atmosferën e rënduar të politikës shqiptare dhe as që kanë për t’u pastruar ndonjëherë. Dosh-Frrok-gejti, pra, sikur na liroi nga ato fjalime të bezdisëshme deri në dhimbje koke të Ramës e kompani, për “fitoren historike”të qershorit 2013 e për një milion shpullaxhijnjtë që e ulën në karrigen e shumë-ëndëruar. Mjafton të njihesh me intervistën e Doshit në Top Chanel që të informohesh për shumat marrmendëse që ka derdhur ai për atë fushatë. Jo vetëm kaq, por Dosh-Frrok-gejti pati për publikun shqiptar edhe shumë vlera të tjera: ai hapi dritare edhe për afera të tjera të pista të pushtetmbajtësve të sotëm, siç janë p.sh. mënyrat dhe mjetet që u përdorën për t’iu hapur rrugën për në Parlament njerëzve të fortë, qofshin ata gangsterë që s’përtojnë të qëllojnë me grushte edhe në korridoret e Kuvendit, ashtu dhe kontrabandistë e trafikantë të të gjithë llojeve, që turpërojnë jo vetëm karrigen e deputetit ku janë ulur por edhe të gjithë ne që i përkasim atij populli e atij vendi. Skandali tregoi se maxhoranca në pushtet jo vetëm që nuk e lufton krimin por e ka aleat atë sa herë që i intereson, siç janë fushatat zgjedhore. Këtë e favorizon dhe sistemi aktual zgjedhor, rezultat i kompromisit të ndyrë në mes partive kryesore që e miratuan atë krejtësisht të nisura nga interesat e vogla meskine të kryetarëve të tyre, për të ushtruar pushtetin personal edhe në hartimin e miratimin e listave, gjë që lë shteg për filtrimin në Kuvend të të fortëve dhe të inkriminuarve, siç edhe ka ndodhur në dy zgjedhjet e fundit e siç po ndodh edhe aktualisht në zgjedhjet lokale. Justifikimet e Ramës se “nuk i njihnim si të tillë”, se “vërtet nuk flasin në Kuvend, por janë njerëz me influencë në bazë” e profka të tjera si këto të dala boje, nuk i ha më njeri. Parë në këtë prizëm, Dosh-Frrok-gejti na kujtoi edhe njëherë nivelin e ulët ku është katandisur Kuvendi i sotëm e sidomos kushtet e mundësitë që iu janë krijuar kontigjenteve të pista e kriminale për të ardhur aty. Ato i duheshin kryetarit të “Rilindjes” sa për të rrëmbyer votën, në këmbim të jetës komode të deputetit, paçka se kjo i kushton aq shumë popullit e vendit. U bënë tashmë vite e dekada që në politikë e qeverisje tek ne mund të hysh e të dalësh sa herë të duash, të shkelësh ligjin e të mos dënohesh, të flasësh mbarë e prapë nga tribuna e Kuvendit, të përqafohesh e të bësh aleancë me po atë që ke anatemuar pak më parë, e jo vetëm të të mos hyjë asnjë gjemb në këmbë, por, në të kundërtën, të dalësh nga Kuvendi me ofiqe, favore e me pasuri që as të kishte shkuar në mendje para se të hyje atje. Ndaj dhe zhurma që u bë e po bëhet për gjoja dekriminalizmin e Kuvendit s’ka si të mos tingëllojë thjesht si demagogji, përsa kohë që do jetë në fuqi ky sistem elektoral.
Për ne që jemi spektatorë e jo aktorë të këtij skandali, nuk ka shumë rëndësi se si është e vërteta e akuzave që ngre Doshi dhe as se si do të përfundojë ky skandal. Qoftë dhe thjesht ngritja e akuzës për kryetarin e Kuvendit, përbën një njollë turpi që do ta detyronte çdo homolog të tij, edhe në shtetet më diktatoriale të Afrikës, që të jepte dorëheqjen, kurse kryetari i LSI-së, as që u tund nga istikami. Shrapneli i Doshit nuk tronditi me themel vetëm të ashtuquajturën “Rilindje”. Saçmat e tij goditën shumë më gjerë. Ato i nxorrën bojën edhe më tej sistemit tonë të Drejtësisë, duke filluar nga organet e akuzës e duke vazhduar me tërë nivelet e gjykatave e institucioneve të tjera që lidhen me të. Dosh-Frrok-gejti detyroi të shkojë në Prokurori vetë kryemininistri e ministri i brendshëm, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe të lëvizë nga vendi Prokurori i Përgjithshëm, për të vetmen arsye se në akuzat e Doshit u përmend edhe emri i tij. Kjo tregoi se Prokuroria kur do, e bëka malin fushë, siç thotë populli. Parë në gjithë këto vështrime, krahas së keqes së madhe që pati Dosh-Frrok-gejti, duke i vënë një njollë turpi jo vetëm politikanëve e shtetarëve tanë, por dhe tërë popullit e vendit tonë, jo vetëm brenda vendit por dhe shumë më gjerë, në aulat e Parlamentit europian e më tej, pati edhe ky skandal vlerat e tij, se iu hapi sytë njerëzvë për të parë “mbretin lakuriq”, e jo siç përpiqej të dukej ai. Faktet dhe informacionet e bollshme që dolën prej tij e implikojnë keqaz qeverinë e rilindasve jo vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e kriminelëve por dhe në mosveprimin ndaj tyre, siç qe rasti flagrant i heshtjes për informacionin e ardhur nga Brukseli për implikimin në vrasje të deputetit Frroku.

Nga Dosh-Frrok-gejti tek Ben-Blush-gejti

Në vështrim të parë, Doshi me Ben Bliushin janë aq larg njeri tjetrit sa duket si gabim i rëndë t’i vësh së bashku qoftë edhe në një shkrim si ky. Unë nuk njoh asnjerin prej tyre drejtpërsëdrejti, por vetëm mediatikisht, njohje kjo e mjafueshme për të krijuar një ide të saktë për personalitetin e secilit. Megjithatë do të thosha se në gjithë këto që ndodhën, nuk është e vështirë të gjesh dhe shumë pika takimi. Një nga këto, të diskutuara tashmë edhe në media, si nga përkrahësit dhe kundërshatërt e tyre, është fakti se përse e bënë tani ata kundërvënien ndaj Ramës. Me fjalë të tjera, mos vallë Doshi e shpërtheu predhën kur pa se i shkuan dëm tërë paratë dhe sakrificat e tjera që kishte bërë për fushatën e 2013-ës, pra kur pa se jo më që nuk mori ndonjë post të shpresuar por as nuk po ia varte më njeri, madje, për qeveritarët qe kthyer dhe në një njeri të bezdisëhshëm, duke mos i ngritur as telefonin e jo më të kënaqnin kërkesat e tij. Bukur e thoshte në esenë e tij, K.Myftaraj, se Tom Doshi për Ramën e rilindasit e tij, kishte vdekur që më 23 qershor të 2013-ës. Po kështu thonë dhe për Blushin se po ta kishte ulur Rama në ndonjë post ministri, nuk do të fliste e nuk do të shkruante kundër tij. Edhe pse në këto pohime, nisur nga përvoja çerekshekullore e këtij tranzicioni, ka diçka të vërtetë, për temën që po trajtojmë nuk e vlen të merren në konsideratë. Për ne kanë rëndësi të vërtetat e atyre që thonë, diagnozat që japin. Jo se ne, dhe kur them ne, kam parasysh gjithë publikun, nga ata lart e deri tek fshatari më i humbur, nuk i dinim ato, në mos tërësisht, shumicën e tyre, falë tërë këtij rrjeti informatik shurdhues; por ndryshe kur e lexon në gazetë apo e merr vesh nga ekrani i televizorit apo internetit dhe ndryshe kur të vërtetat i dëgjon nga vetë pjestarët e klanit të akuzuar. Ne, fjala vjen, mund të kemi dëgjuar thashetheme sa të duash për një grua imorale, kushdo qoftë ajo, siç ndeshen në blogjet elektronike përditë; por, kur na e thotë këtë vetë punonjësi i hotelit ku ajo kënaq epshet, ndryshon puna, bëhet shumë më e besueshme. E pra, është kjo arsyeja që dhe Doshi dhe Blushi çojnë ujë atje ku kishte aq shumë etje për tu bindur për realitetin e përjetuar, si për zgjedhjet e shumëpërfolura të qershorit 2013 ashtu dhe për qeverisjen e sotme që jo vetëm nuk po rilind gjë, por po na kujton kohën e diktaturës me frikën e panikun që ka ngjallur në popull apo dhe me tërë treguesit e mirëqënies sociale që po njohin vetëm ulje. Treguesi më i qartë e më bindës për këtë është humbja e shpresës dhe largimi masiv i shqiptarëve, siç nuk kishte ndodhur prej kohësh.

Filed Under: Analiza Tagged With: And on Dede, Rilindjen e Ramës, Tërmetet që tronditën

Serbët dhe Etruskët



May 29, 2015 by dgreca

Nga 


Fahri Xharra/
Një shkencë si historia, nuk mund të detyrohet të pësojë imponime të përkundërta me atë liri që duhet të gëzojë mendimi i njerëzve të thjeshtë, dhe aq ma tepër, mendimi i cilësisë më të laltë njerëzore që përfaqësohet nga studiuesit e Iëndëve e shkencave të ndryshme, ku historia zen një vend nga më të randësishmit, sepse na jep kuptimin e vërtetë të jetës, e duke kapërcye kronologjinë e kohërave, ku mijavjeçarët dhe shekujt kthehën në ditë dhe orë, na bën të rijetojmë zhvillimin historik të njerëzimlt drejt për së drejti dhe jo si spektatorë. (Lek Previzi ne Stop injorancës)
Historia është pra histori ,ajo duhet të preket ,të ndihet dhe të përjetohet në cdo kohë mu ashu si ishte. Por ne ku jemi ? Sa i njoim pellazgët , sa i njofim etruskët ?
Dëshira për më shumë “ ndodhi në vitet e fundit, kur çështja pellasgjike filloi të gjejë mbështetjen e studiuesve dhe një popullaritet të dukshëm të njerëzve, veçanërisht të shqiptarve, që e shohin vehtën të rilindur nga thellësia e ngjarjeve të historisë njerëzore, ku ata mund të fitojnë një hapësinë dhe të gjejnë vend të meritueshëm mes popujve që kanë kontribue konkretisht në qytetrimin e kontinentit europian qyshë në agimet e para të formimit të tij. “ Sa knaqësi të lundrosh nëpër histori dhe “duke lëxue fjalitë e skalitura në mërmerë, metalë, baltë të pjekur apo të vizatueme në muret e ndërtesave të vorrezaye etruske, na ngjanë sikur po flasim me ato banorë të hershëm të Italisë, me të njejtën gjuhë të prejardhjes, që asht pellasgjishtja, e ruajtur gjatë mijavjeçarëve nga fiset e pamposhtura shqiptare, që arritën t`u mbijetojnë luftërave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme të huaja, bashkë me traditat, dhe mbi të gjitha, bashkë me gjuhën e tyre të pavdekshme.
Unë nuk dua t`iu mësoj historinë tonë , por e kem dëshirë të madhe që ne kombi më i vjetër i Europës , mos të mashtohemi dhe t`a mohojmë vetvetën për një grusht parash . 
Të mëdhenj jemi ! por, është ligj i natyrës nëse një gjësend nuk e përdorë atëherë tjetri shërbehet me , e bën të veten dhe në fund të quan edhe hajn.

Si e kam cekur edhe në shkrimet tjera , ne po e gjejmë vetën prej kohës së ardhjes së otomanëve këndej pari. Nuk ju dhimbset e jona t`i falet dikujt. Kështu po na mësojnë , kështu po na imponojnë të sillemi Sa me gjakftohtësi i shohim librat serbe plot e për plot me të kaluarën shqiptare e të shkruar si histori serbe; një histori e përvetësuar për të bër një të pa qenë kurrë , si një me traditë dhe themele. Ata poi a shkruajnë vet-vetës “tapitë “ e trashëgimisë së tyre, kurse ne shahemi ,fyhemi dhe lincohemi pse e themi të vërtetën
 .


Ky është libri i fundit Vesna Peshiqit, i autorës shumë të specializuar për falsifikime historike , mbi etruskët ku flasin etruskologët Немировски, Пешић, Палотино, Билбија, Гавела, Орешкин. 
 Dhe ajo shkruan “ Isha dje në Romë , e vizitova Muzeun Etrusk. Dhe ja kë këtu jam para sarkogagut më të bukur ici e bën të pavdek shëm dashurinë
e truskut ( kushëririt të lashtë serb) dhe Rasianit ( serbit )( RIM, PREKJUCE, ETRURSKI MUZEJ. PRED NAJLEPSIM SARKOFAGOM IKADA KOJI OVEKOVECUJE BESMRTNU LJUBAV BRACNOG PARA ETRURACA/RASENA (NASIH ANTICKIH RODJAKA). PODSECAM DA SU VINCANSKO I ETRURSKO PISMO GOTOVO IDENTICNI! — atMuseo Nazionale Etrusco Di Villa Giulia. )
Cilët janë trashëgimtarët e vërtetë të etruskëve, ne shqiptarët apo serbët ? hë de mo , folni !
Fahri Xharra, 29.05.15
Gjakovë


Për të interesuarit për më shumë , lexojeni 


Ja një rishkrim i gjuhës etruske , ne gjuhën e sotme shqipe nga guri etrusk

Blue lines are in Etruscan
Red lines are in Gheg Albanian

1-Te urat tan na la rez ula me va?r.
Te ur?t tan na lan rez ul? m? varr.

2-La-utn Vel?inaš eštla Afuna š’slel, e? ca ru te zan fušl e ri tesn.
Eštrat e Lart-urtni Vel?inas Afuna š’siell, edh ca ru te zan pusn (guvn) e ri teš.

3-Š’te iš Rašneš i pa ama, ?en naper ?i i Vel?ina?uraš araš.
Š’te iš Etrusc i pa cen?, ?in naper ?ir i Vel?inas s’art.

4-Peraš cem ul, mlescul.
Periašt cem ul, mplecsun (mledhun).

5-Zu ci enesci epl tu laru Auleši, Vel?inaš arznal clenši.
Zu ci prifti epr tu lartu Aulesin, birin e ziarrt t’Vel?inas.

6-Ti i ?il šcuna cenu, eplc felic.
Tirr e ?irr (duke folur) šcun cetu, plac – filic (bir).

7-Lar?al, š’Afuneš clen, ?un?ul ?e falaš.
Lar?ali, diali Afunes, dig?ion ?enie fialaš.

8-?ie m’ fušl e Vel?ina.
Xie m’ pus (guv) e Vel?inas.

9-Xin ?a cap, e mu ni clet, ma su.
Xin ta cap, e mu ni cret, ama su.

10-Naper šranc zl?i i falšti Vel?ina.
Naper štancie (šmangie), z??i i folšti Vel?ina.

11-Xut naper penezš, ma su.
Xutet naper pamie, ama su.

12-Ac ni na! Clel Afuna.
A ca na ni! Cli? Afuna.

13-Vel?ina mler zinia.
Vel?inan e mler (mlon) zinia.

14-Inte ma mer cnl.
Ende ma mer levizien.

15-Vel?ina zia, š’aten e tesne.
Vel?ina zi, š’at?er e teš.

16-E ca Vel?ina?uraš! – ?a ura?, e lutes ne Rašne.
E ca trupi Vel?inas! – ?a urata, e lutet ne Rašne.

17-Ce i tesn, š’te iš Rašneš ?im?, špel? uta šcuna; Afuna mena ?en.
Ce i teš, š’te iš Xiu (Xyu) Rašneš, špellt ata šcun; Afuna mrena ?in.

18-Naper ci cnl – ?are, utu še Vel?ina š’atena.
Naper c?t levizie-?are, aty še Vel?inan si at?era.

19-Zu ci enesci i pa špela ne ?i fulum?va.
Zu ci prifti i pa yjt ne rrefime (thenie) špelle.

20-Špel ?i, rene ?i.
Špela ?ir (flet), rene ?ir (flasin).

21-Ešt ac Vel?ina; aci lun, e tu ru ne šcu ne Zea.
Ešt aty Vel?ina; aty lun, e tu ru ne šcu ne Zoti.

22-Zu ci enesci: A ?u mi cš Afunaš, pen ?’na ama Vel?ina?
Zu ci prifti: A ?u mi cuš Afunas, pa t’na qe Vel?ina?

23-Afuna?ur u ni ei n’ zeri una cla?il ?un?ul?l.
Afuna e niu edhe n’zeri nia cli?m c?e dig?ion.

24-I? ca ce?a zi?u?e.
I c?t cena nzi?un (šcru).

Cippus Perusinus in standard Albanian
1-Të urtët tanë, na lanë dritë poshtë në varr.
2-Eshtrat e Lart të Urtit Velthina, -Afuna ç’sjell, dhe ka ruajtur të zënë guvën, e rri tashmë.
3-Si të ish Etrusk i pa qenë, hyn nëpër hir të trupit të artë të Velthinës.
4-Përjashta jemi ulur, bashkë.
5-Zuri ky prifti epër të lëvdojë Aulen, birin e zjarrtë të Velthinës.
6-Fjalë pas fjale erdhën këtu, plak e bir.
7-Larthali, djali i Afunës, dëgjon thënie fjalësh.
8-Hije në guvë e Velthinës.
9-Hyn t’a kapë, e mu në kryet, por s’mund.
10-Nëpër shmangie, zëthi i fliste Velthina.
11-Hutet nëpër pamje, por s’mund.
12-A ka ndonji këtu! – klith Afuna.
13-Velthinën e mbulon terri.
14-Ende ma mer lëvizjen.
15-Velthina zi (terr), si at’herë e tani.
16-I përket trupit të Velthinës! –tha urata, e lutet në Rashne.
17-Në çast, si të ish Hyu Rashnesh, te shpella ata shkuan; Afuna hyn brenda.
18-Nëpër këtë lëvizje – hare, aty sheh Velthinën përsëri.
19-Zuri ky prifti i pa yjet në thënie (rrëfime) shpelle.
20-Shpella thotë (flet), retë thonë (flasin).
21-Është aty Velthina; aty luan, e duke na ruajtur ne, shkon në zoti.
22-Zuri ky prifti: A mi thotë kush Afunës, pa të na qe Velthina?
23-Afuna e njeh madje në zëri klithmën që dëgjon.
24-Këtë kemi



Fahri Xharra, 29.05.15

Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharro, Serbët dhe Etruskët

PO NJERIU LINDË POET O S’MUND TË BËHET KURRË NJË SHKRIMTAR I DENJË

May 29, 2015 by dgreca

….-thotë poetja e re Ariana Bytyçi/
Nga Sokol Demaku/
Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time, Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi, dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre, dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju lutem nje prezentim të shkurtër?
Jam Ariana Bytyçi nga Lipjani, e lindur në Lipjan dhe veprimtaria ime lidhet po ashtu më vendlindjen time.
Përveç se një poete, aktivisate e qështjeve kulturore, do te ishte me interes te mësonim nga ju për rolin e poetëve të rinj në Kosovë?
Gjatë aktiviteteve që ne kemi,duke filluar më 30- të Korrik,ku pas daljes nga shtypi të librit Malli Poetik i Kosovës,nga aty mund të vlerësojme një vrull te aktivistëve të rinjë që janë pjesë e jona aktive dhe shumë produktive,ngase poezit që ata dergojnë në konkursin e librit të vitit janë poezi që mbajnë më vete mesazhe të ndryshme.
Keni kryer shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e Lipjanit përshtypjet e juaja për kohëne shkollimit në shkollë të mesme.
K am kryer Gjimnazin e Shkencave Matematikore,për çudi këto të dyja nuk kanë asnjë gjë të perbashkët,nurmrat dhe poezia,por shoqëria në atë kohë e beri të veten dhe nga Prishtina që kisha regjistruan shkollën e Mjeksisë unë më shumë kënaqësi u ktheva në Lipjan.Kurse sa i përket dallimit në mes kohësh ,mësimit të atëhershem me tani,vërehet dukshëm nje ndryshim i madh për faktin që,,ne kemi qenë më të koordinuar në mësim e libra, kurse tani na kanë pushtuar rrjetet sociale.
Ndiçni studimet në Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, çka ju shtyri ta studjnoni Gjuhën?
Unë në vitin e parë kam regjistruar Menaxhment më Informatik në Universitetin e Tetovës,por dëshira për të shkruar nuk më ka mungu asnjëher dhe vendosa që në Prishtinë të regjistrohem edhe në Letërsi Shqipe që pasioni për të shkruar dhe profesioni në të njëjtën kohë të jenë në rrugë të njejtë.
Ju i jeni përkushtua poezisë, çka ju ka shty në këtë drejtim ta adhuroni poezinë?
Po njeriu o lindë poet o smund të bëhet kurrë një shkrimtarë i denjë.
Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?
Unë kam lind në frymën e poezis,unë ndjejë munges shkrimi,mua çdo gjë më bën të shkruaj,era të frymezon,mëngjesi i hershëm,nata mes yjesh të futë në imagjinatën më të thellë sa nuk do të përfundoj kurrë.
Ju jeni shumë aktive edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore në vendlindjen tuaj në qytwtin e Lipjanit çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Ariana?
Aktivitetet më Lipjanin më lidhin domosdoshmërisht për faktin që,nga “Pegasi “Albania në Tiranë jam zgjedhur Kryetare e Shkrimtarëve për Degën e Lipjanit konkretisht nga Z. Kristaq Shabani,dhe përgjegjësia mbi mua bie mbi bazat e aktiviteteve që organizohen në çdo vit.
Si e kalon një ditë Ariana?
Edhe Ariana si çdo nënë kam angazhime me femijët e mi,dy vajzat Ajzen Afrozen dhe djalin e madh Aronin i cili është në klasën e dytë dhe kërkon përkushtim në veçanti në organizimin dhe përgatitjen e orëve në shkollë.
Ju jeni studente por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfare momentalisht është më inetres për ju?
Për çdo shkrimtar në interes të tyre vie vetëm shprehja e pranimit të shkrimeve të tyre tek lexuesit.
Çka ka botuar deri me tani Ariana dhe çka pret lexuesi ne të ardhmen ga ju?
Përmbledhja e fundit më poezi është botuar ne Korrik,dhe është publikuar në Shtator te vitit 2014-të. Libri ka titullin” Më fal,moj lule ” të cilin e botoi Gazeta Lajm në Prishtinë.
Dhe nga viti kalur e deri më sot shkruaj në Gazeten Lajm në një robrik që quhet “Këndi i Poetit”., dhe në portale të ndryshme në Belgjikë “atunis”,Londer “pilozyba.webly”,Suedi “dituria” ,Prishtinë “lajm”,”mearteka” dhe “botapress”.
Një poet dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është nga natyra e saj Ariana?
Nuk mendojë që një poet ka nevojë të luaj rrolinë e një gazetari,që të kërkoj të dijë gjithqka që ndodh,kjo nuk është në natyren time,unë si individ jam e qetë dhe kryesishtë vizioni im janë punët e mia dhe familja veçanërisht.
Ju jeni edhe nje aktiviste e dalluar në qështjet kulturore, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj?
Aktivitete e mia nuk mungojnë asnjëher dhe në asnjë kohë. Në vitin 2014-të jam kurorëzur me dy çmime gjate aktiviteteve në orët letërare ne Podujev në”Festivali Kombëtar i Letërsisë për të rinj”PROKULT ku më është ndar “Mirënjohje” në konkursin letërar për poezi. Dhe poashtu nga Ministria e Diasporës për pjesëmarrje në “Takimet tradicionale të krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora ” ndanë Mirënjohje Ariana Bytyçit.
Nëse do te kishit mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?
Ne krijuesit kerkojm vetem ndihmë për rrealizimin e projekteve tona nga organet në të cilat ne u drejtohemi,dhe ajo që do të donim të ndryshojm është që vetëm të njifemi si të barabart dhe të marri fund familjarizmi.
Nëse i ipet mundësia Arianës në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri?
Unë mundësin vetes i’a kam dhënë të bëhem krijuese kur tregova më lartë për ndryshimet në profesionë,dhe vetëm mbetet që nga servimet e mia me krijimet që unë do të solli tek lexuesit të mirëpriten dhe të lexohen masivisht si deri më tani.
Përveç studimeve, si e kalon kohën e lirë?
Angazhimet e mia janë të stërmadhuara, femijët e mi,studimet,daljet normal që nuk mungojnë me shoqëri,por kur ndjejë se është koha për të shkruar ku do që gjendesh, në cecular apo në një copë letre do ta shkruash një varg,dhe kjo është koha kur unë ndjehem e liruar.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?
Të lumtur të bën fakti kur punët ecin mbarë dhe finalizohen ashtu si ke parashikur ecurin e tyre,dhe e kunderta e kësaj të acaron.
Ju keni botuar disa tituj kryesisht me poezi, por flisini edhe për një monografi, për çka është fjala këtu?
Pos përmbledhjeve me poezi që kam rrealizuar dhe librit të fundit,e publikimeve në portale,tash së fundmi e kam në shtypë edhe librin me poezi,me motive lufte që ka titullin “Vargu i zemrës sime”.Kurse Monografia rrjedh si rezlutat i Luftës së fundit ne Kosov, ku ne këtë Monografi janë të përfshirë të gjithë dëshmorët qe janë vrarë në luftën e fundit të ardhur nga Diaspora.Projekti është duke u rrealizuar në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?
Për asgjë në botë nuk do ta ndërroja vendlindjen time,Gjuhën më të pasur në botë, dhe njerëzit më të mrekullueshëm që ka Kosova.

Filed Under: Interviste Tagged With: Aiana Bytci, Interviste, Sokol Demaku

U ke futur tmerrin Grida…!

May 29, 2015 by dgreca

Shkruan: Ilir Levonja-Florida/
Të ndenjurat e Gridës…/
U ke futur tmerrin Grida. Çfarë nuk po bëjnë. Po përpiqen të të përdhosin përmes bukurisë. Hera e parë që mu dhimbs edhe Vangjushi. Dukej si një kalli i tharë përbri asaj shpine si rrjedhë uji.
1)Shqiptarët e botës së internetit janë përfshirë në një zhurmë virtuale. Shumë socialistë të mirë. Njerëz të thjeshtë. Kësaj here shumë gra. Ndaj miqësisht atyre po u drejtohem. Grave të anëtarësuara. Po ashtu edhe atyre mendjeve prej trotuari nga koha e diktaturës që, kur lodhnin ndonjë qoshe duke ngrënë fara luledielli. Kur u kalonte aty pari ndonjë vajzë e bukur, vdisnin duke u lëpirë e duke thënë. ”Ec, aty…, të hëngsha gjoksin. Të hëngsha gomat rezervë etj”. Kjo po vazhdon edhe sot. Pa e kuptuar. Ashtu si me nostalgji të fshehur. Si e si të na mbushet mëndja se kështu po e zhvlerësojmë kundërshtarin.
Por për së pari grave. Një kujtesë miqësore. Vërtet duke shpërndarë atë fotomontazh po ia rrisni vlerat Vangjushit? Vërtet, po i kënaqni edhe sytë e burrave tuaj nëpër kafenetë e darkës? Me ”pa vlerën” e asaj fundshpine gruaje? Gjykoni se ata, që u buzëqeshin përmes mobileve, nga kafeneja, do të votojnë Dakon e dhembshur? Vërtet, u duhet profesionit tuaj prej shtëpiakeje, linjat seksi, fustani i ngecur mes të ndenjurave, i një femre.? Thua do të ngrihet shifra e mjerë e përkrahjes suaj sociale. Ngujimi modern, i një shërbyeseje shtëpie. Që ciladoqoftë nga ju, e djathtë apo e majtë. Vërtet i fituat të drejtat, përfaqësimin në vendim marrje, në ndërtimin e të ardhmes. Të ardhmen tuaj pa pensionim. Duke menduar se me shpërndarjen e atij fotomontazhi të ndenjurash. Pikërisht përmes shërbimit të internetit me ofertë? Vërtet u ndreq ai vend me luftën e fokusuar në një grup emrash? Vërtet ju besoni se burrat tuaj, gjysmë Vangjush, gjysmë të rakiosur, do futen në shtrat me dëshirën tek fundshpina juaj? Sidomos pas atij fotomontazhi që ngjall edhe nepsin e të vdekurit. Keqardhje, për rrugën e duhur, apo drejtimin e duhur.
2) Eshtë fakt që rrjetet sociale e kanë mundur prej kohësh shtypin e shkruar. Aq sa hera-herës me keqardhje editorialet i referohen atyre. Deri tek statutet e fb. Si përshëmbull të sharat midis kuvendarëve, vijojnë edhe pasi mbyllet Kuvendi. Vijojnë në shtyp. Kësaj radhe risillen aty përmes statuteve të aktorëve politikëbërës nga bota virtuale e internetit. Këtu përfshihen edhe familjarët. Siç qe rasti i mbrëmshëm midis Berishës, Ballës, dhe Shkelzen Berishës.
Janë përfshirë në një fushatë të pasmesh femre. Po a mund të denigrohet kështu një kandidate? A mund t’ia ulim pikët? Tjetra për çfarë na duhet se kujt i janë, apo nuk janë ato të ndenjura ku fle një fustan, me një vijë të rrëzuar që i kënaq kaq shumë këta sy votuesish? Të Gridës apo të Justyna Steczkowska-s etj?
Po ndërsa shtypit, atij, apo atyre webe tradicionale u duhet zhurma. Nuk e kuptojë përse njerëzit e thjeshtë. Sidomos simpatizantët. Sidomos simpatizanteve. Përse duhet të përfshihen në këtë zhurmë e cila nuk zgjidh ato probleme që konstatuam më sipër?
Përse nuk ndihmojmë për së pari vetveten, ne. Që mbasandaj të kujtohet politika e të na ndihmojë.
A e dini.? Lodrën e botës virtuale ju e keni në dorë. Nuk është aspak e vështirë për të shuar kureshtjen tuaj? Jo aspak. E bëjnë vet njerëzit. Ta tregojnë ata se cila është. Mjaft të jeni të vëmendshëm me njëri-tjetrin. Jo me nervat ndaj socialistit apo demokrates. Justyna Steczkowska. Mjafton të shkosh në Google dhe të kërkosh me këtë emër. Të dalin edhe fotot që po ju çmendin. Ju e keni mundësinë. Ashtu siç jeni mjaft virtuale kur luani Candy Crush Saga. Argëtohuni edhe duke braktisur inatin tuaj. Për të kuptuar ekzistencën tuaj. Ekzistencën e zhurmës që është një vrull ere që nuk i rregullon të drejtat tuaja. Që u la shtëpiake. Fatkeqësisht…

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonaj, te ndenjyrat, U ke futur tmerrin Grida

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3847
  • 3848
  • 3849
  • 3850
  • 3851
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT