Nga Ilir Levonja-Florida/
Ato 118 apo 120 pika që shtron Blushi, nuk janë vetëm për të majtën. Por edhe për të djathtën. Nuk janë për të gëzuar të djathtëtn dhe hidhëruar të majtën. As edhe anasjelltas nëse do të kishim të djathtën në pushtet. Dhe një Blush të djathtë që t’i konstatojë ato. Ose më saktë të guxojë. Nuk janë as për të demaskuar të majtën. Një frymë e tërë statuore politike që nuk respektohet është prezente prej kohësh në politikën shqiptare. Që nuk ka as kontrata me popullin, e as kontrata mes aleancave. Kësisoj nuk ka se si të bëhet fjalë për ato soj marrëveshjesh mes burrash fisnik. Të cilët janë në fundin e hinkës. Rrethorja e madhe e hinkës është plot me llum. Por janë për të kujtuar popullin që sa në krizë është e ardhmja e vendit tonë për shkak të këtij llumi.
Sikur Shqipëria të kishte ca më shumë Ben Blushë në politikën e saj, nga të dy krahët. Sigurisht tranzicioni nuk do ishte përjetësisht tranzicion. Nuk do kishim eksode të njëpasnjëshme. Nuk do kishim humbje kohe të merreshim me dekriminalizimin e Kuvendit. Por me alencat e Uninonit ku bëjmë pjesë. Nuk do kishim koalicione me 39 vagonë dhe 17 vagonë, por mjaftushëm tri a katër parti. Nuk do të kishim Ndokër herë demokrat, here socialist, herë kristian pa demo dhe herë kristian me demo. Nuk do të kishim minoritarë të Jurgucatit, dhe minoritarë të Himarës. Nuk do kishim çamër të Tahirit, çamër të Muhedinit e së fundi të Idrizit. Nuk do të kishim turq për inat të serbëve dhe maqedonas për inat të shqiptarëve. Nuk do të kishim kryetarë bashkish një tip individi që herë është lësëist, herë demokrat, herë socialist. Dhe asnjeherë i as njërës apo tjetrës palë, e për rrjedhojë as edhe i juaji. Por nuk do të kishim edhe atë lloj drejtësie horror të së dielës ku shqiptarët ngelën duke u parë nëpër gjyqe. Nuk do të valvisnim flamurin e Turqisë në mes të Shkodrës, për inat të flamujve grekë në jugun e Shqipërisë.
Një Blush i vetëm nuk është asgjë. Edhe pse po u thotë të vërtetën. Edhe pse po i flet një populli të tërë. Madje i duhet thënë këtij populli të angazhuar, të çangazhohet. Të kuptojë se demokraci nuk do të thotë të angazhohesh. Por të çangazhohesh. Të jesh qytetar që denoncon. Një tullë e hequr në Korçë, të jeni të bindur që ka plasaritur edhe muret e shtëpisë tuaj. Edhe pse ajo mund të ndodhet në Luginën e Preshevës. Madje u duhet thënë, mbrojeni Blushin. Që të mbroni vetveten.
Po shoh çdo ditë që ka individë të cilët perms parasë së kapur vuajnë si dema të plagosur të blejnë pak sharm aristokracie. Periudhë që ka perënduar. Vendi nuk ka nevojë për aristokratë, por për qytetarë demokratë. Intelektual nuk të bën diploma e blerë, por botkupimi, leximi dënimi më i ashpër që mund t’i bësh vetvetes për të qënë shërbëtor i qytetarisë. Këtë po bën edhe Ben Blushi ndaj mbrojeni Benin.
Një Blush i vetëm, nuk është asgjë. Edhe pse po bën më shumë se të gjithë.
LETËR E PAPËS PALIT TË VI-të, ME RASTIN E 500-VJETORIT TË VDEKJES SË SKËNDERBEUT*
Në rasti n e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Shëjtëria e Tij Papa Pali i VI dha një dokument me rëndësi në formë letre, që ne po e përkthejmë nga origjinali latin në pika kryesore, që jemi më se të sigurtë se do t’ju pëlqejë të gjithë pjesëtarëve të kominitetit tonë. Letra fillon me këto fjalë: “Quinto revoluto saeculo”. Letra u është drejtuar kardinajve De Fustenberg dhe Agagianien nga të cilët mvaren katolikët Shqiptarë dhe Arbreshët e Italisë, duke qenë se këta kardinaj janë zyrtarët e lartë të këtyre dy dikastereve me rëndësi të Selisë së Shenjtë.
“Ky është biri i një toke (thotë Letra e Papës duke folur për Skënderbeun) që ka pasur fatin të jetë e përfshirë nga apostullati i Shën Palit e ndofta e pajisur nga një farë ungjillëzimi nga ky vetë, ndërsa kjo fuguron si Kishë hierarkike ne Shekullin e IV”.
“Shekulli i 15-të, që për kombin shqiptar ishte një periudhë nga më të vështirat e në të njëjtën kohë nga më të bukurat (glorioze) të historisë së tij, për lufta të vazhdueshme, që mbajti kundër kërcënimit të invadimit nga ana e ushtrive Osmane, që duke pasur okupuar kryeqytetin e Perandorisë Byzantine, kërcënonin në të njëjtën kohë Oksidentin (Europën Perendimore). Rezistenca e Shqiptarëve për një të katërt shekulli, qe e rreptë e ngallënyese, veçanarisht për hir te burrërisë dhe të drejtimit të princit (kondotlerit) të tyre, që në këtë ditë është 500-vjetori i vdekjes së tij”.
Me gëzim të madh mësojmë se të gjithë Shqiptarët, si në atdhe, ashtu dhe përjashta janë duke u përgatitur të kremtojnë ketë 500-vjetor me një admirim të ringjallur drejt heroit kombëtar të tyre të madh dhe të paharueshëm. Dhe, kjo Seli e Shenjtë Apostolike me kënaqësi shoqërohet në përkujtimin e fytyrës fisnike (noble) të Gjergj Kastriotit, bir besnik i Kishës që para-ardhësit tonë (predecesorët) e mbuluan me lavdata, që nuk iu drejtuan asnjë heroit tjetër të kohës. Sigurisht për 25 vjete arrijti t’a mbajnë të lirë nga invadimi atdheun e tij e me të, të garantoi një pikë nga më të rrezikshme të krishtianizmit”.
“Papët e ndryshëm që erdhën njëri pas tjetrit gjatë luftës së gjatë e të vazhdueshme, nuk i mohuan prandaj ndihmën e tyre të vazhdueshme e vepronjëse gjer jashta mundësive të tyre”
“Pas vdekjes së heroit dhe okupimit të vendit kombëtar nga i huaji shumë shqiptarë preferuan mërgimin (gurbetin),e shumica(massa),veçanarisht, në vendin e tyre nuk kishin kondita të përshtatshme …Ca shkuan në Greqi , ca të tjerë me shumicë erdhën në Itali, veçanarisht në Kalabri dhe në Siqili, në emigracione të shumta, ku gjetën strehim të mirë në këto vende mikpritëse. Për këta nuk mungoi asnjëherë të interesohej dhe Selia e Shejtë me veprimtari të vazhdueshme e plot kujdes, sipas nevojave të kohëve gjer tani së voni që para-ardhësit tonë (Papët) kanë ndërtuar për këto tri qëndra kishtare të Lungroes ,Piana degli Albanesi e Grottaferata me peshkopë, përveç Seminarit Papnor Italo-Shqiptar “Benedetto XV”(Papa Benedikti I 15-të)”.
“Kujtimi jonë u drejtohet me dashamirësi, Katolikëve, Orthodoksëve dhe Muslimanëve, duke ditur fare mirë se të gjithë këta, të bashkuar në kujtim të traditave historike e të lumtura te atdheut përherë i kanë drejtua sytë drejtë Selisë së Shejtë si mbrojtës të kombit shqiptar e veçanarisht i dijnë dhe i çmojnë shërbimet e mira qe u ka bërë ç’nga koha e Rilindjes Kombëtare gjer më sot”.
“……Zëri jonë lutet që shpirti i të gjithëve të hapet në lartësi drejt këshillave hyjnore dhe aveniri i kombit fisnik shqiptar le të jetë i denjë i kohës së kaluar të lumtur(glorioze) dhe i misionit të shejtë që Zoti i ka caktuar në botë”.
Shënojmë se Dr. Athanas Gegaj kishte përkthyer nga gjuha latine disa pika kryesore të letrës që Papa Pali i VI-të, i kishte drejtuar popullit shqiptar me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Letra është botuar në gazetën “Dielli” më 7 Shkurt 1968. Editori i saj Dr.Gegaj shkruante se: “Vatra” dhe të gjithë shqiptarët i mbeten mirënjohës Shejtërisë së Tij Papës Palit të VI-të, për shprehje fisnike që shkroi në atë Dokument të veçant për Skënderbeun, për popullin shqiptar dhe për bijët e tij kudo në botë. Ky është një Dokument për të cilin krenohemi dhe i mbetemi mirënjohës Selisë së Shejtë, thotë në fund të shkrimit Athanas Gegaj.
*( Më17 Janar 1968) (Përgatiti për botim Gjekë Gjonlekaj)
Një terrorist i shovenizmit grek për Himarën
Nga Kolec TRABOINI/
O Zot na ka mbarue shteti, të rrosh vetë, o krahëthati popull. Po si more të kandidojë Fredi Beleri, një njeri që ka bërë vrasje në një akt terrorist të mirëfilltë në repartin ushtarak në fshatin Peshkëpi më 10 prill 1994 për llogari të qarqeve shovinistëve fqinjë. Për atë ngjarje kemi shkruar gjerësisht në faqet e gazetës shqiptare “Egnatia” që nxirrnim aso kohe në Athinë si emigrantë. Për atë ngjarje kanë qenë indinjuar edhe vetë shtypi e opinioni përparimtar grek të cilin nuk duhet ta ngatërrojmë me krahun ekstremist e ultra shovinist, me plehrat e Greqisë. Dy të vrarë pra në krye të detyrës në mbrojtje të Atdheut, ushtari Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena. Një akt terrorist i një grupi të ndihmuar nga nacionalistët grekë dhe të organizuar nga terroristët e organizatës MAVI, me frymëzues gazetën “Stohos” të banditit Kapsali, ku ndër kryesorët ka qënë edhe Fredi Beleri dhe ky na qenka kandidat për Himaren.
Ju plaçin sytë, o shtetarët tanë që nuk e ndaloni, që nuk ja hiqni nënshtetësinë e ta përzini prej Shqipërisë si qen i lagur. Si nuk keni turp more? I bini popullit tonë të varfër e të urtë (doni t’u merrni edhe shtëpitë kur nuk kanë para të paguajnë energjinë- apo jo more ministri ynë mendjengushtë Gjiknuri), e u përkdhelni bishtin zagarëve të ekstremistëve të Greqisë. O qorra! O guakë ! Bëhuri more të gjallë se na mori shovinizmi grek Atdheun. Po ku është truri i Inteligjent Servicit tonë Visho Ajazi, mese merret. Po Spartaku i Sigurisë Kombëtare në parlament, ku e ka çantën me sekretet e zezonat? Po pse e doni ta krijoni FBI-shqiptare, me mbledh kanaçe në bregdet kur lejoni një vrasës e kriminel antishqiptar të kandidojë për kryebashkiak në Himarë. A mundet për analogji, që një nacionalist shqiptar që ka vrarë dy grekë të shkojnë në Greqi dhe të shpallë kandidaturën për kryebashkiak i Janinës apo i Selanikut?
Kaq soj plehu qenkemi ne që e pranojmë terroristin të garojë në zgjedhje ku në garë duhet të shkojnë ajka e kombit e jo mutsihanet e fqinjëve. Ku je, o Komision i Zgjedhjeve ( KQZ) me çfarë përralliseni, si ja keni pranuar kandidaturën këtij krimineli. A ka ndonjë shqetësim Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. A e kanë menduar si do ta përballojnë një terrorist në pushtet nëse e fiton-blen elektoratin me pensionet e Greqisë, kur ai të kërkojë bashkimin e Himarës me Greqinë? Faqja e zezë, nuk jemi shqiptarë ju more, jo, por me sa po duket, të gjithë të shitur tek greku. Mbase jam gabim po dilni bëhuni të gjallë e na e vërtetoni të kundërtën. Ne ashtu duam, të jeni atdhetarë. Po hë, ne cfare vrime miu jeni futur?!
Mjer populli çfarë bij plangprishës paska rritur. Kjo nuk është Shqipëria që duam ne. Kjo është poshtërim dhe një qëlbësirllëk i pa parë në historinë tonë kombëtare. Çohu, o Faik Konica nga varri e tregoju këtyre memurëve e matrahulëve që na drejtojnë se çfarë janë grekët.
Çohu, o Fan Noli! Çohu edhe ti, o Papa Kristo Negovani, o Martir i Ortodoksisë, që duhej të ishe shenjtor e jo i harruar nga Janullat e partullat e Kishës së pushtuar Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Poshtë armiqtë e Shqipërisë – akoma më poshtë legenat shqiptarë që u shërbejnë atyre të huajve që kërkojnë copëtimin e shkatërrimin e trojeve shqiptare!
KUR SHKRIHEN KËTA KRAHË TË KALBUN ?!
Nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto: Tiranë, Qershor Plenumi i IV i KQ të PPSH-së 1973/
■42 VjetË…ME KRAHË NALTË… KA MBETË “DOSJA” E HAPUN !/
■Nuk mbyllen plagët e 70 vjetëve të Krimeve komuniste ashtusi kujtojnë ata që i hapën!
■Pa u kalbë edhe kockat, këta krahë do të vazhdojnë me qendrue naltë… të ngrimë!
■“Rilindje”, “Ringjallje”, “Rikëthim”, “Ripërmbytje”, “Ripushtim”, “Rivendosje”, “Rizgjedhje” e “RIFILLIM” i rrugës së terrorizmit, barbarizmit, vrasjeve, shkatrrimit kombtar…
■Ky asht mesazhi i këtyne drejtuesëve të shtetit dhe të Popullit Shqiptar, atëherë e sot!
■Trashigimtarët e tyne po vazhdojnë haptas zbatimin e vendimeve që janë ba publike: “Vigjilenca ideologjike, servilizmi partiak, larja e hesapeve, persekucioni kulturor e fetar, zhdukja e talentëve me pikpamje Europjano Perëndimore, hakmarrja deri në idiotësi ndaj miqëve të korrupsionit, persekucion ndaj atyne që guxojnë me thanë të vërtetën, dëbime masive nen masken e “eksodeve” fallco dhe pa asnjë prospektivë, ose menjanime dhe mos sigurim vendi pune per kuadrot që kanë perfundue studimet jashtë shkelqyeshëm, apo kanë guxue me kerkue “Hapjen e Dosjeve” të “plenumeve të KQ të PPSh”, edhe pse krimet e tyne janë të njohuna !”
■A ka nevojë me u hapë “Dosja” nalt? – Jo, ajo asht e hapun tash 70 vjetë.
■Lexoni nga shkrimet e tyne: “Falm Enver që frymë dot s’ të dhashë…”, “Stalini ka thënë: Nuk ka kala që s’ marrin komunistët…”, “Enver Hoxha është i njohur tashme nga mbarë bota si ideator dhe arkitekt i Shqipërisë së re…”. “Enver Hoxha është njëkohësisht i tillë edhe përsa i përket shkencës, artit e literaturës sonë. Mendja e tij e madhe si ideolog, filozof e erudit i rallë, ka qenë një nga faktorët kryesorë që përcaktuan madhësinë e thëmeleve të artit dhe të literaturës së re shqiptare… “Ata shkrimtarë dhe artistë që kanë patur fatin të njohin e të takohen me të, ruajnë përjetë në kujtesën e tyre fuqinë shpirtërore, thellësinë, karakterin inovativ, ngrohtësinë vëllazërore dhe njëkohësisht madhështinë e fjalës së tij…”.
■16 Prill 1990 Ramiz Alia: “Dy gjëra nuk do t’i lejojmë, këto kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive… Këtë kurrën e kurrës, sëpse kjo do të thoshte tradhëti e atdheut, mbaroi pushteti popullor mbaroi revolucioni, e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë çështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private… Kjo do të thotë likujdim i socializmit… Këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë edhe gjak do derdhim. Këtu s’ shkon më dhe s’ do shkojë më tej, s’ mund të shkojë asgjë…” N. Hoxha: “Europa duhet të na pranojë kështu siç jemi!”
“Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).” 2013…Fillon Ripertypja… “Edhe bar do hani…Edhe bar do hani !!!..Edhe…”
■Ka kenë dikur një “urim”: “Ju thafshin krahët e tyne!”
Melbourne, 2015
* Ne vijim te ciklit: Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
“O’sa mirë me qenë Shqiptarë”…
*Rick Elezi – festoi ditëlindjen me një darkë sipas traditës shqiptare… /
* Rick Elezi është i martuar për më shumë se 25 vjet me Shpresa Elezin dhe së bashku burrë dhe grua, ata drejtojnë një kompani e quajtur R.E.M. Residential. Ata mbështesin vazhdimisht aktivitete dhe ngjarje të shumta në komunitet por janë dalluar edhe për aktivitete të bamirëse të tilla :’ Holiday Toy Drive for Blythedale Children’s Hospital and R.E.M.’s own Unite-Help-Give Sandy Relief Initiative duke mbledhur mijëra dollarë ndihma pë komunitetin e ishullit Staten Island gjatë shkatërrimit nga uragani Sandy .
Nga Beqir SINA Yonkers NY/
YONKERS NY : Bashkim Rick Elezi – festoi të shtunë në mbrëmje ditëlindjen e tij, me një darkë, shqiptare, së bashku me gruan Shpresën , vajzën dhe prindërit e tij, anëtarë të afërt të familjes, shok, miq dhe dashamirë, stafin e kompanisë R.E.M duke përfshirë edhe miq e tij amerikan .
Për të festuar ditëlindjen e 50 të, në lokalin e njohur në Yonkers – Nju Jork, “Zuppa”, me pronar shqiptar, mysafirët kaluan një darkë festive plot me muzikë popullore nga të gjitha trevat nën kujdesin e DJ Bex me Bekim Xhaferrin dhe këngëtarit të mirënjohur tropojan Gëzim Nika.
“O’sa mirë me qenë Shqiptarë” ishte kënga e “kryefestës” në ditëlindjen e Rick, e cila më pas është shoqëruar me orë të tëra deri pas mesnate, vetëm me këngë e valle shqiptare, mes një gëzimi e hareje të pa përshkruar.” Gjithkush, ishte me të vërtetë i lumtur dhe kaloi një mbrëmje argëtuese të madhe,” tha njëri prej pjesëmarrsve, teksa uronte ditëlindjen e Rikut.
Mirëpo, “megjithëse, ndoshta ai nuk mund të pëlqej ditëlindjet(sepse, na rriten vitet) dhe të druaj ato sidomos tani që Rick, i mbushi të 50-tat … por, ajo që e kënaq atë dhe e bën më të lumtur – natyrisht që janë gruaja e mrekullueshme Shpresa, princesha e tij vajza Juliana, familja fisnike, nëna dhe babai një patriot i flakët, miqt, shokët dhe dashamirët, por edhe stafi simpatik i kompanisë së tij R.E.M. dhe, kjo darkë shumë e bukur dhe e gëzueshme, për të gjithë ata që morën pjesë të festojnë së bashku në këtë vend të bukur – për të festuar ditëlindjen e Bashkim – Rick Elezit, në lakalin Zuppa në Yonkers Nju Jork”,
Darka e ditëlindjes së Rick Elelzit, ishte një feste familjare, një mbrëmje të gëzueshme e plot hare, si të gjitha ditëlindjet – me ushqim të mirë , specialitete të guzhinës shqiptare, pije dhe muzikë popullore vetëm shqiptare, për të cilën kujdesej DJ Bex, dhe nga një fotografi kujtimi me secilin pjesmarrës.
Kjo ditëlindje – festë e madhe familjare e birit të Tropojës, i lindur në vendorgjinën e tij – dhe i rritur në Amerikë, duket se ka arritur kulmin e dashurisë, për të tregauar se jemi shqiptarë. Në momentin “final” mbylljen e ditëlindjes – një fotografi kujtimi më i bukur isaj, të gjithë së bashku – megjithëse shumica e mysafirëve ishin të lindur në Amerikë, shfaqen me krenari duke berë me dy pëllmbat e dorës kryqëzuar gishtërinjët në formën e simbolit tashmë të njohur të Shqiponjës tonë me dy krena, duke uruar e kënduar “O sa mirë me qenë Shqiptarë” – Gëzuar ditëlindjen Rick Elezi!
Rick Elezi, është i martuar për më shumë se 25 vjet me Shpresa Elezin dhe së bashku burrë dhe grua, ata drejtojnë një kompani e quajtur R.E.M. Residential. Ata mbështesin vazhdimisht aktivitete dhe ngjarje të shumta në komunitet por janë dalluar edhe për aktivitete të bamirëse të tilla :’ Holiday Toy Drive for Blythedale Children’s Hospital and R.E.M.’s own Unite-Help-Give Sandy Relief Initiative duke mbledhur mijëra dollarë ndihma pë komunitetin e ishullit Staten Island gjatë shkatërrimit nga uragani Sandy .
Rick Elezi jeton në Yonkers – Nju Jork së bashku me gruan dhe vajzën e tij.