• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fan Noli, mes botës njerëzore dhe hyjnore

March 5, 2015 by dgreca

IN MEMORIAM -50 VJETORI I VDEKJES SË FAN NOLIT/
Esse-nga Raimonda MOISIU/
Ndërsa kthejmë kokën përgjatë viteve, në perëndimin e tyre, dallon gjurmët e arta të kujtesës së një kombi. Janë gjurmë që gjithmonë do të kujtohen si shprehi e ndodhisë në etapa të ndryshme dhe e ekzistencës së tyre, për tu përqendruar në erudicionin e një prej figurave që është çmuar shumë prej shqiptarëve dhe amerikanëve, si një figurë aktive e letrave shqipe, Rilindjes Kombëtare, çështjes kombëtare dhe të të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në trojet etnike shqiptare, por në Amerikë e kudo në botë, Fan Stilian Noli. Ndërsa vitet rrjedhin, aq më shumë rritet edhe ndërgjegjësimi kombëtar për t’u kthyer pas ideve, erudicionit, veprave, penës, së këtij kolosi të letrave shqipe, për të eksploruar në vlerën e tyre. Vepra e Nolit të Madh është shumëdimensionale, e krijuar në përkushtimin dhe vëmendjen, poezi, prozë, publicistikë, pamfletist, eseist, historian, fetare, muzikë, përkthime të shkrimtarëve të shquar të botës, midis atributit të një lideri popullor dhe shpirtëror, midis lavdisë e modestisë që e karakterizonte, gjithmonë sipas kontributit që ai kishte ndërtuar në thënien biblike që shprehte shpesh: “Një popull pa vizion zhduket”. Poliedriku dhe eruditi Fan Noli, nuk u përqendrua vetëm te një pjesë e veçantë e historisë së kombit shqiptar, por ai adaptoi atë pjesë integrale të vlerave dhe historinë e kulturave të tjera, pikërisht asaj amerikane, ku ai jetoi dhe veproi deri ditën që vdiq, – dhe – hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe të ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypje. Muaji mars tashmë është bërë një muaj i veçantë për të përkujtuar, poliedrikun dhe eruditin, Nolin e Madh, dhe krahas tij, ne sjellim në kujtesë një sërë figurash të shquara të letrave shqipe, atdhetarizmit e patriotizmit, si Konica, Pipa, Zef Oroshi, Rexhep Baba Bardhi, Qerim Panariti, Antoni Athanas, Kristaq Trebicka, Petraq Turtulli, Sotir Peci, At Arthur Liolini, Bill Kamenica, Thanas Laskaj, etj. Përgjatë gjithë kësaj kohe, forca e kujtesës, e vizionit, e mendjes dhe e penës së njerëzve të letrave shqipe, nëpërmjet aktiviteteve në dedikim të vlerave kombëtare e historike, sikurse kanë bërë ata vetë dhe pararendësit e tyre. Ata besojnë në parimin bazë e jetësor se vepra dhe kontributi i Nolit flasin shumë, si një domosdoshmëri që vlen edhe në ditët e sotme, ka aftësi universale për të evokuar të kaluarën ngadhënjyese me njerëzoren. Ndërgjegjësimi kombëtar i njerëzve të letrave shqipe, lëviz drejt vizionit të së ardhmes drejt atij vizioni që predikonte Noli i Madh, në ruajtjen e traditës, gjuhës, kulturës, identitetin e tyre, për të treguar se jemi një komb me botë, shpirt e mendim të lirë, ecim, jetojmë, tregojmë me penën e krijimtarinë, organizimin e aktiviteteve me taban kombëtar e historik, se jemi aty, në tokën e mundësisë e demokracisë, dhe kjo është një arsye që ata e përkujtojnë 50- vjetorin e përjetësisë së Nolit tonë të Madh. Është ndjesia më e fuqishme e krenarisë kombëtare, është aftësia e talentit dhe penës së shkrimtarëve, ndjesitë që poetët e prozatorët i koordinojnë me ndjesitë e pararendësve të tyre, si gjënë më të bukur e të shtrenjtë të përjetësimit të vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar ashtu si pati bërë dikur ky uragan i shqiptarisë në Amerikë.

Noli…nuk besoj të ketë patur ndonjë armik personal

Ai ka qenë njeri i letrave dhe i humanizmit të thellë njerëzor, në ato përmasa, saqë nga burrë shteti u bë prift. Të bëhet prift dikush, do të thotë të jetë idealist patjetër, njeri që jeton mes botës njerëzore dhe asaj hyjnore, pra, njeri tolerant, i dhimbsur për njerëzit, i gjendur për ta, dhe, Noli, e pati të thjeshtë krejt të vishte rason e zezë. Me dhënien e meshës së parë në gjuhën shqipe dhe shkëputjen e ortodoksisë shqiptare nga ajo greke, janë dëshmi të një kthese historike në historinë e Rilindjes Kombëtare. Noli ynë i Madh ka qenë kryeredaktori i gazetës më të vjetër shqipe, “Dielli”, President Nderi i Shoqatës Pan Shqiptare “Vatra”, u diplomua në Universitetin e Hawardit, botues i “Adriatic Review”, “Republika” dhe përfaqësuesi i Lidhjes së Kombeve, Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër i Shqipërisë, filozof, botues dhe përkthyes i shumë veprave letrare e fetare, dhe i vlerësuar nga kritika e kohës amerikane, në veçanti nga Presidenti Linden B. Xhonson. Një deklaratë brilante e Fan Nolit i kapërceu me të shpejtë kufijtë e mijëvjeçarit kur ai jetoi. Ai tha se populli shqiptar, me një shumicë dërmuese myslimane, zgjodhi në krye një prift ortodoks, siç vdiq ai. E ku ka kompliment më të bukur, se ky mesazh i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare që mund t’i bëjë dikush popullit të tij se sa ky? Sidomos sot, kur ngado gëlojnë përplasjet fetare? Fan Noli i ka kapërcyer kufijtë e kulturës së intelektualëve të kohës, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Ai është parë si një personalitet i shquar për atributet e një lideri shteti që ai i atribuoi vetes me restaurimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve mbas disa shekuj të pushtimit otoman. Jo vetëm si kishtar, historian, studiues, shkrimtar, eseist, pamfletist por edhe si një burrë shteti, bëri që atdheu i tij të njihej në arenën ndërkombëtare, duke e shquar Nolin si një arkitekt i zgjimit e dinjitetit kombëtar, besimit dhe pika e bashkimit të shqiptarëve, sidomos në Amerikë. Brilantet e tija të veprave origjinale dhe të përkthyera, janë deri më sot, të pakritikueshme nga askush. Si poeteshë dhe publiciste, si një adhuruese e patjetërsueshme e Nolit të Madh, do të vëreja një shembull të mrekullueshëm për mua, për ne, njerëzit e letrave dhe për ata që aspirojnë galaktikën e letërsisë. Në qoftë se ne i themi “çifut” dikujt që është kurnac dhe që i tërheq gjithmonë kërraba nga vetja, Noli i madh ka qenë “çifut” i fjalës së përkorë. Ai ka qenë kur shkruante, si një punonjës i arit apo i zemberekëve të orëve. Aq poezi sa na ka lënë Noli, janë, që të gjitha, të derdhura në flori, ku nuk ke kurajën të heqësh apo të redaktosh, qoftë edhe një rrokje. Mirëpo, Noli, Konica, Mjeda, Migjeni, Fishta, etj, kanë lënë trashëgiminë e tyre që ne jemi të detyruar t’i referohemi, si zotërues të tyre. Pra, duhet të përkulemi me nderim përditë te “Profesor Noli” në përzgjedhjen dhe koncizitetin e fjalëve. Tregojnë se Noli, vetëm për të gjetur fjalën e bukur shqipe “gërdallë”, i ka shkruar letër një shoku të tij të fëmijërisë, që nga Amerika, ndërsa po përkthente Servantesin. Dhe kush na qe më në fund “gërdalla”? E kush tjetër, përveçse Rosinantit. Apo, tjetër. Pas luftës, kur i dërguan Nolit vepra të tjera të Shekspirit, të botuara në atdheun e tij, ai, si i përgëzoi për punën e lavdëruar me gjeniun anglez, i këshilloi nga ana tjetër duke u thënë se; “por, shqipja ka fjalë të tjera më të bukura, more djema”.

Noli, në tërë parametrat ka qenë modern

Kur udhëhoqi revolucionin e njëzetekatrës, i tërë Ballkani ishte monarki, pra, në një mënyrë arkaike e të drejtuarit. Noli, krejt ndryshe, organizoi republikë vendin e qeverisur prej tij, dhe, për më tepër, ai kërkoi të lidhej me pushtetin komunist të Rusisë së Leninit, duke vepruar me një diplomaci marramendëse. Fundja Lenini qe ai që denoncoi traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e vendit tonë, por, nga ana tjetër, në atë kohë, komunizmi sovjetik u bë aspiratë e shumë popujve, shteti qe i madh, dhe nuk ishte aspak keq të kishte edhe simpatinë e kësaj fuqie që po rritej me bum të paparë. Dhe, rrëfanën e kishte…. Noli ishte aq energjik, humanist e reformator, diplomat, njohës i shumë gjuhëve të huaja, historisë e kulturës së popujve të ndryshëm, dhe mbrojtës i flaktë i çështjes kombëtare dhe i të drejtave të patjetërsueshme të kombit shqiptar, kur fati i Shqipërisë ishte në një rrezik të madh për t’i ndarë përsëri kufijtë, ai takohet me Presidentin e SHBA-së të asaj kohe, Wilson, duke i kërkuar mbështetjen e padiskutueshme të tij, dhe falë saj, Noli ynë i Madh do të ndalonte masakrën tjetër që donin të bënin shtetet evropiane me kufijtë e Shqipërisë. Duke e vlerësuar ndihmën e Presidentit Wilson dhe mbështetjen e patriotëve të vjetër dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, përveçse zërit të tij të fuqishëm kombëtar, në Konferencën e Parisit më 1919, ai do ndërgjegjësonte zgjimin e kombit, me vargjet “Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë…” Aktualiteti dhe mesazhi i këtyre vargjeve vazhdon edhe për të sotmen për zgjidhjen e çështjes kombëtare, si një apel që i bëhet botës dhe Evropës për më shumë vëmendje ndaj kombit shqiptar dhe Kosovës, njohjen e Pavarësisë së saj ndërkombëtarisht. Pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Fan Noli e vlerëson si një arritje nga më të mëdhatë e shpirtërore të kombit e çështjes shqiptare. Kur e përzunë forca të financuara nga armiku shekullor i shqiptarëve, shteti serb, Nolin, këtë figurë poliedrike dhe që krahasohej me kokat më të ndritura të kohës, e zëvendësoi një njeri tjetër. Ai, për fat, që nuk e kishte as kulturën, as edukatën, as bagazhin, as elegancën e të qeverisurit dhe as qytetarinë e tij, por ishte një fshatar i zgjuar dhe manovrator nga Burgajeti i Matit, pretendenti se vinte nga familja mbretërore e Topiajve, Ahmet Zogu. Noli i madh u detyrua të ndahej fizikisht nga populli i tij. Atij nuk i mbeti tjetër, veçse atë pjesë të jetës që i kish mbetur, të vishej prift. Pikërisht në Amerikë. Ai e dinte se kush do të bëhej Amerika. Falë kishës së tij, shqiptarët e Amerikës ishin dhe janë të bashkuar më shumë se në asnjë vend tjetër të botës. Nën shembullin e Nolit të madh i mbajnë bashkuar shqiptarët sa e sa klerikë të nderuar si At Arthur Liolini, Federata Panshqiptare Vatra , Gazeta Dielli dhe shumë patriotë dhe atdhetarë të tjerë.
Raimonda MOISIU
Hartford CT USA

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe hyjnore, fan noli, mes botës njerëzore, Raimonda Moisiu

APEN promovoi në Nju Jork, shpirtin e sipërmarrësve profesionist shqiptar

March 5, 2015 by dgreca

Shkruan: Beqir SINA – New York/
MANHATTAN NYC : Të Premten, (27 Shkurt) në njërin prej lokaleve më të njohura në Nju Jork – për mbajtjen e simposiumeve dhe diskutimeve për biznesin – 3 West Club; Manhattan Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Profesionisteve dhe Sipërmarrësve – APEN – organizojë një panel që të përkrahi dhe promovojë komunitetin e profesionistëve dhe sipërmarrësve të rinjë Shqiptaro-Amerikan – duke përfshirë edhe disa prej biznismenëve më të suksesëshme.
Paneli i dikutimeve u hap me prezentimin e pjesmarrësve duke theksuar rolin e APEN-it, në komunitetin tonë, si dhe mënyrat më të sukseshme për t’u angazhuar dhe inkuadruar me organizatën e APEN-it. nga znj. Mediha Kosovrasti – Gega (APEN co-Chair – gjithashtu APEN co-Chair Nick Nikic)
Moderatorët e kësaj konference ishin dy profesionistë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Nju Jork, Etrita Ibroci – Anëtare e bordit te APEN-it; Profesioniste në degën e financave në bankë Europiane (Senior VP, Kepler Cheuvreux) dhe Ken Biberaj – (Chairman, Manhattan Chamber of Commerce Kryetar të Bordit të Drejtorëve) – ish kandidatë për këshillin e bashkisë të Nju Jorkut.
“Interesimi shumë i lartë solli në këtë konferencë rreth 300 musafirë – çka do të tregojë se ky ka qenë një ndër tubimet më të sukseshme që patëm në historin tonë 8 vjeçare” thonë drejtuesit e Apenit nga kjo veprimtari.
Disa prej tyre ishin nga ata që janë bërë edhe pjesë e librit “Histori suksesi shqiptaro-amerikan”, figura të shquara të komunitetit, lider, dhe veprmitar të dalluar, sipërmarrës të lartë nga komunitetit tonë, dhe nga të gjitha fushat të ndryshme ( restorante, modës, të financës, të pasurive të paluajtshme, të ndërmarrësisë social dhe teknologjisë), si :Mark Gjonaj – Assemblyman, Richard Lukaj – Bank Street Group -philanthropist, Adrian Shatku – CEO Unify Communications, Martin Shkreli – Owner/President at Alba Construction, Granit Limani – Entremedia (Founder),Zaim Hajdari – Raymond James group, Ambasador Vlora Çitaku – Kosova delegation, Ambasador Ferit Hoxha – Albania Delegation, Lumi Hadri – restaurant owner; philanthropist
Gjithashtu, ka pasur mysafirë nga, Kosova, Austria, Dallasi, dhe Washington, DC, Bostoni (Mark Kosmo – Financial Services Consultant and Contractor), si dhe disa studentë shqiptarë që studion në universitetin e Harvardit, e të tjerë.
Duke treguar edhe “sekretet” e asaj – se nga ata u frymëzuan, ose si u lindi idea që APEN të promovojë në Nju Jork, shpirtin sipërmarrës shqiptar, moderatoria e kësaj veprimtarie Etrita Ibroci, thotë se: “Komuniteti ynë shqiptar, ka shumë sipërmarrës të sukseshëm në të gjitha fushat, nga fusha e shërbimeve, ndërtimi dhe financa, deri tek kompanitë start-up në teknologji, moda dhe dizajni. Kështu që, ne gjithashtu e dijmë se Shqiptarët integrohen shumë shpejt dhe kanë treguar sukses të vazhdueshëm në udhëheqjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, siç mund të vihet re nga gjithë bizneset e sukseshme jo vetem në ShBA por edhe në vende tjera të Diasporës, ishte natyrisht frymëzim dhe ide për të mbajtur një panel të till”.
Pra, sipas saj qëllimi i tyre, na tregon se ata ishin në gjendje të afrojnë dhe bëjnë së bashku, nën një çati , në format të një paneli plot me diskutime(konferencë afaristësh dhe biznesmenësh), disa prej profesionistëve dhe sipërmarrësve më të dalluar shqiptaro-amerikan, të cilët kan lënë një shenjë të rëndësishëm në lëmit e tyre përkatëse.
Dhe, me, synimin siç tregojë edhe ky panel i cili është që t’i prezantojnë tregimet e tyre të sfidës, punës së madhe, të disa dështimeve, por, edhe të sukseseve të mëdha që kanë kulmuar me arritjen e bizneseve të suksesshme, emra dhe firma globale që po vazhdojnë të rritën në botën e suksesit.
Etrita Ibroci, u shpreh se :” Ne duam të prezantojmë tregimet dhe përvojat e tona, dhe të inkurajojmë një brez të ri, të udhëheqesve të biznesit dhe të udhëheqesve profesionalë, gjithashtu, qëllimi i ketij tubimi ishte të përkrahim dhe promovojm komunitetin Shqiptaro-Amerikan – duke përfshirë disa prej biznismenëve më të suksesëshëm” tha ajo.
Ndërkaq,, shtonë ajo se ata kan pasur edhe një qëllim tjetër, i cili ishte drejtuar tek të rinjtë në komunitetin tonë për të marrë një kuptim të asaj që përfshin ata në sipërmarrjen, për ata që janë të interesuar në ndërmarrësi, të tilla të suksesshme në fushën e afarizmit dhe të biznesit në SHBA.
Në këtë panel mësojmë se është diskutuar edhe për atë si si mund të bëhesh sipërmarrës dhe profesionist i suksesshëm , ose cila ishte mënyra për të bërë atë të njohur nëpërmjet këtij paneli diskutimesh. Si kanë mundur të bëhen të sukseshëm sipërmarrësit e Apenit? dhe si mund të mësohet nga ata? duke u prezantuar ata vetë tregimet dhe përvojat e tyre, që të inkurajojnë një brez të ri të udhëheqesve të biznesit dhe të udhëheqesve profesionalë.

“Gjithashtu, theksojë Ibroci, qëllimi i ketij tubimi ishte të përkrahim dhe promovojm komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përfshirë disa prej biznismenëve më të suksesëshëm”
Në rrëfimet e sukseset e tyre, panelistët nëpërmjet diskutimeve : Louis V. Foundos, Entrepreneur, Finance/Real Estate, Giorgio Kolaj, Co-Founder and President, Famous Famiglia (pizzeria), Tush Nikollaj, CEO & President, Logical Net Corporation (technology), Shpresa Xhakli, Founder, United for Autism, iu përgjigjen edhe disa pyetjeve nga moderatorët dhe disa pyetje të bëra vetë nga publiku.
Auditori me këtë rast ishte mjaft i interesuar të dinte se :” Cili ishte momenti definues që ndikoj ata të angazhohen si sipërmarrës në fushat e tyre të spërmarrëjes – dhe me çfarë mënyrash ata i motivojnë punëtorët? e tyre, cilat nga cilësit i dallojnë nga sippërmarrësit tjerë?- Çfar domethënije, ka të jesh sipërmarrës shqipëtarë në SHBA? dhe cili është mesazhi i tyre për gjeneratat e të rinjëve?
Këtë në mënyrat e tyre, e treguan panelistët e suksesshëm,” se cilat ishin inspiruese dhe motivuese për brezin e ri të sipërmarrësve shqiptarë, që tashmë po e bejnë rrugëtimin e tyre të sipërmarrësisë”.
Ajo që të bie në sy ishte se të gjithë panelistët, theksuan se familja – është gjëja më e rëndësishme dhe shtylla e çdo suksesi – Edhe një temë tjeter, prej tyre e rëndësishme ishte për të treguar se cila ishte mënyra për të besuar në vetvete dhe aftësit e veta dhe “kurr për t’u mos dorëzuar”, edhe përball vështërsive, për të arritur suksesin në mërgim.
Një ndër temat kryesore, që u diskutuan ishte për të ndihmuar njëri tjetrin – posacërisht e theksuar kjo në diskutimin e e tij ,nga zotëri Louis Foundos. Kurse, Tush Nikollaj – theksoj se kurr mos të pranoni kur dikush ju thotë ‘Jo’, por shtojë ai ” Vazhdoni me forca tuaja dhe kërkoni mënyra tjera për të arritur qëllimet”.
Zonjusha Etrita Ibroci, në fund duke folur për të ardhmen e këtyre ngjarjeve nga shoqata e Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Profesionisteve dhe Sipërmarrësve – APEN, thotë se do të angozhohemi edhe më tepër te organizojm tubime te tilla që do te forcojmë platformen tonë.
” Ne jemi nje organizatë, shprehet ajo me një detyrë: krijimin e një tradite të re, në bashkimin e profesionistëve dhe sipermarrësve shqiptarë, ndërkohë, që Misioni i jonë, është ti afrojmë në mes nesh forca të reja rinore, që do të pasqyrojnë dinjitetin e vlerave shqipëtare dhe të shpalosim talentin shqipëtarë”.
Në këtë kontekst, duket qartë se që nga lindja e idesë dhe iniciativës se APEN-it, si shprehet ajo, Apeni, ka pasur fatin të kontaktojë me qindra shqiptarë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me sipermarrës dhe profesionistë me kualifikime impresive, duke perfshirë edhe sfera nga financat, bankimi, ligji, sfera shëndetsore, teknologji e tjerë, gjithmonë duke shpresuar që në të ardhmen APEN, të zgjerojë rrjetin e tyre me profesionist të tjerë te sukseshëm në tërë SHBA dhe diasporën shqiptare.
Messazhi i tyre i qartë është të rrini të lidhur me APEN’in, me platformën e saj, jo vetëm për të mësuar nga kolegët më të suksesshëm – profesionistë dhe sipërmarrës – por edhe që të zbërthejnë rrugët dhe kahjet të ndryshme të bashkëpunimit me kolegë në sektorë të ngjashëm të biznesit, edhe në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare, në Europë dhe SHBA.( photo credits and information from APEN – Albanian Professionals and Entrepreneurs Network)

Filed Under: Komunitet Tagged With: APEN, promovoi ne Nju Jork, sipermarrsit

LUIGJI MARIA UGOLINI DHE FOENIKA ( FINIQI )

March 5, 2015 by dgreca

Shkruan: KOZMA TAHO-CLEARWATER, FLORIDA/
Luigji Maria Ugolini ishte dhe mbetet pa dyshim arkeologu më i suksesëshem dhe më i rëndesishëm që realizoj kërkim zbulimet arkeologjike në trojet e qytetit të lashtë të Butrintit. Pothuaj se gjithçka që është nxjer në dritë deri më sot janë meritë e punës , dashurisë dhe perkushtimit të tij për këtë qytet mitiko –legjendar. Kështu , mund të thuhet se Butrinti është i lidhur me emrin e Ugolinit. Gjithçka e zbuluar mbas tij janë ritushime, shtesa, që nuk mund të harrin sasinë dhe cilësinë e objekteve që ai nxorri në dritë. Ai i kushtoj Butrintit pothuaj tërë veprimtarinë e tij kërkuse e zbuluse arkeologjike . Më gjërë për jetë e tij mund të mësoni në librin “Butrinti i Përjetshëm “ të R. Hodge.
Ugolini erdhi në shqipëri në kuadrin e armatës inteligjente përzgjedhur nga qeveria fashiste e Romës e cila rivendikonte në ato mote Perandorinë e dikurshme Romake . Pra ishte pjese e armatës se “ Gjeneral Gramafonëve “ që u inflitruan në shqipëri dhe punoj nën urdhrat e Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste.Nuk mund të paragjykoj përfundimet e botuara në emër të tij pasi ato janë botuar nga Akademia e Romës Fashiste pas vdekjes së tij .
Ishte një marveshje midis Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste dhe Qeverisë Shqiptare që do ti hapte rrugën kërkim zbulimeve arkeologjike në trojet tona. Akademia e Romës dhe profesor Ugolini do të zgjidhnin për së pari trojet e qytetit të lashtë të Foenikës ( Finiqi i sotëm ). Përse u zgjodh pikërisht Foenika ?
1)—Foenika si kryeqendër e Kaonëve dhe Kryeqytet i Lidhjes Epirote ( mbas rënies së Mbretërisë Molose 230 p.e.s. ) Ishte i pari qytet Ballkanik që ju hapi rrugën duke ju krijuar lehtësi portuale e manovruse ushtrive Romake.
2)—Me ndërmjetësinë e Lidhjes Epirote , në Foenikë është nënshkruar edhe një traktat paqeje ndërmjet ushtive ndërluftuse Romake e Maqedonase . Traktati mban emrin e Foenikës dhe është nënshkruar në vitin 205 p.e.s.
3)—Nisur nga këto ndihmesa Roma i pat akorduar Foenikës “ statusin e qytetit mik “ Ky status lidhej ndër të tjera edhe me një pamvarsi të kufizuar e kontrolluar e cila do te vazhdonte deri rreth vitit 140 p.e.s. kur edhe epirotët do ti bashkengjiteshin nën ndarjes maqedone të Perandorisë Romake .
4)—Burimet e shkruara tregojnë interesimin dhe kujdesin e Senatit Romak për forcimin , ndërtimin , zgjerimin e urbanizimin e Foenikës nën ndikimin e qytetërimit Romak .
5)—Rreth lashtësisë, zanafillave e themelimit të Foenikës , njohurit ishin tepër të kufizuara. Sipas një variant ajo konsiderohej si një themelim i shek. IVp.e.s.prej Mbretit Kalia (historikisht i pa njohur ) në kujtim të atit të tij Feniksit emrin e të cilit edhe mori .
6)—Nga burimet e shkruara vëlen të përmendet një shënim i historianit grek Polibit (200—120 p.e.s.) i cili thotë :-“Foenika është qyteti më i pasur , më i rëndësishem dhe më i fortifikuar i epirit “
Akademia e Romës dhe Prof. Ugolini shpresonin se në foenik do të zbulonin kryesishtë element të qytetërimit Romak dhe ndonjë shtresëzim të kufizuar .
Pamvarsisht nga kjo ekspedida Italiane e Foenikes edhe për aq pakë kohë sa punoj zbuloj material arkeologjik e shtresëzime sensacionale . Ajo arriti të zbuloj dhe mbledhe material arkeologjik që fillonin prej kohes Bizantino –Mesjetare e shkonin deri ne Epoken e Gurit . Dhe pikerisht ne kohen kur mendohej se keto punime do te përshkallëzoheshin Akademia e Romës dhe Prof. Ugolini kërkuan braktisjen e tyre. Kjo do të justifikohej me zbulimin prej Ugolinit të qytetit antik të Butrintit. E vërteta është se Ugolini i pat vizituar Butrintin , Kalivuan dhe Çukën e Ajtoit në Mars te vitit 1924 , dy vjet para se të fillonte gërmimet në Foenikë. Edwin Jascques, autor i librit “ Shqiptaret “ beson se arsyet duhen kërkuar në ato që ekspedita zbuloj ne Foenikë. Ai shkruan :–
“ …….. Duke gërmuar poshtë shtresës romake arkeologet hasën
epigrafe ose mbishkrime, monedha e qeramikë, basoreliefe e
koka statujash të thyera, si dhe vegla pune të epokës së hekurit.
Në një shtresë më te herëshme se kjo, U GJETËN DY ÇEKAN OSE
KOKA SOPATASH PREJ STRALLI TË KOHËS SË GURIT. Ishte hera e
pare që në Shqiperi zbuloheshin dëshmi të një qytetërimi të tillë
te lashtë. Akropoli në majë të kodrës doli se ishte MË I MADHI
NË BOTËN KLASIKE. Muret e tij zgjateshin në trajtë zig-zage deri
në 2-e 2,5km, duke dale kështu shtatë here më tëmëdhej se të
Athinës. Blloqet e medhej prej guri peshonin deri 22 ton sejcili,
prandaj ngjitja e tyre në majë të kodrës, sigurisht, dëshmonte për
një mjeshtri të lartë inxhinerike. Ende qëndrojnë ne këmbë pjesë
muri rreth shtat metra të larta , ku vihen re dhe porta e kulla. “
Edwin Jascques “Shqiptarët “ fq 27
Këto gjetje arkeologjike befasuan jo vetëm Ekspeditën Italiane dhe Akademin e Romës Fashiste por gjithkund inteligjencën Europiane kudo që shkoj ,mbajti leksione e i promovoj M. L. Ugolini. Muret rrethus të Foenikës , edhe pse nuk janë nxjer ende në dritë, tregojnë qart se janë ndërtuar nga mjeshtra që zotrojnë një teknik të lartë ndërtimi të tyre,teknikë që sipas Herodotit e zotronin vetëm popujt pellazgjik. Romakët i quajtën këto mure “Aiakid “ për të na treguar se kush ishin këta mjeshtra. Janë pra pikërisht ata popuj të njohur gjithandej nën emrat Tiren, Tirsen, Tushë, Tuskë ,Toskë,Etrusk etj të cilët të kudo ndodhur në rreth mesdhe kanë lënë gjurmë nepërmjet këtyre mureve rëndom te quajtur megalitik , qyklopik apo Pellazgjik .Çuditërisht , dhe jo pa domethënie volumi dhe numuri më i madh i tyre ndodhet në Epir, ku pothuaj se të gjitha qytetet ishin të rrethuar me to. Po ashtu befasuse për Ekspediten Italiane do të ishte gjetja e veglave prej stralli , të cilat vërtetonin se këto kodra kanë qënë të pëlqyera e banuara prej njeriut qysh ne epokën e gurit në rreth 5000 vjet para erës sonë. Kështu mund të thuhet se tradita popullore e përcjell nëpërmjet miteve , legjendave e gojëdhënave nuk mund të jetë e pa vërtet. Ato bëjnë fjale per një zhvillim qytetërues të lidhur me atë mesdhetar , Pellazgjik , egjeas apo kreto mikenas. Sipas Prof. Dhimiter Pilikës dhe studiusit të shquar arvanitas Aristidh Kola , këtu kanë lindur Kadmi, Feniksi , Kiliksi si dhe më e bukura vdektare Europa. Dijetari dhrovianit Zoto Molosi pranon se këtu pari , në stanet e Kronit në Palavli erdhi Rea dhe lindi Zeusin për ta përcjell nëpermjet Butrintit në Kretë. Kohë më vonë Zeusi do të rikthehej këtu për të rrëmbyer Europen e për tu bashkuar me të ne Kretë duke lën pas dinastin mbreterore të këtij ishulli. Udhëtari , historian e gjeograf greko –helen ,Hekateu , visitor i këtyre trojeve, vendos në keto rrethina qytetin e Baiikesë, ende të pa zbuluar e indetifikuar . Personalisht mendoj se Baiiakea dhe Foenika duhet të jenë i njëjti qytet . Kështu braktisja e Foenikës ishte një tërheqje veshi për ekspeditën italiane , pë të mos zbuluar e publikuar gjëra tej orientimeve dhe detyrave të ngarkuara. Gjykoj se këto mund të kene qënë arsyet e braktisjes së kerkimeve në Foenikë . Zbulimet e më tejëshme mund të binin ndesh me proto e prehistorine e Europes hartuar mbi bazen e qyteterimeve greke e romake . Ato mund të risillnin në dritë emrin e Pellazgeve , të pa dëshiruar nga historianët dhe akademistët e Europës.

Filed Under: Histori Tagged With: Finiqi, Kozma Taho, Ugolini

ADEM JASHARI E ZGJEROJ KONCEPTIN E GUXIMIT NË EMËR TË LIRISË

March 5, 2015 by dgreca

Nga Ramadan Bozhlani/
Nëntori i vitit 1955-të shërbeu si portë hyrëse në këtë planet, në këtë shekull, në këtë popull dhe në një familje shqiptare një qenie të ardhur në trajtë të foshnjës së zakonshme. E qara ia shprehu ndjeshmërinë dhe në asnjë mënyrë nuk u nënkuptua se ishte i destinuar për misionar. Kjo qenie u pagëzua me emrin e njeriut të parë të kësaj bote. Sikur ta parashikonte të ardhmen pagëzuesi, e ta dinte se ky emër do të jetë në harmoni me përmbajtjen dhe me veprimet që e shndërrojnë në njeri të parë, për nga sakrifica specifike në emër të popullit.
Sa më shumë që e thellonin vitet robërinë atij i shërbenin për forcimin e idealit, i cili e ngrit mbi krijesat e tjera njërezore, për ta veçuar për nga vetia e guximit dhe e frymëzimit për atdhedashurin. Ky guxim kolosal e kishte vatërn në zemrën e Adem Jasharit.
Preokupimi kryesor i Adem ishte çlirimi i vendit nga okupatori serb dhe për ketë u angazhua me tëre qenien e tij në organizimin e disa djemve për të formuar ushtrinë çlirimtare, ku më vonë rekrutimit të tij iu përgjigj e gjithë qenia kombëtare. Me disa djem e me vullnet e forcë të madhe filluan demonstrimin e planit strategjik kundër armikut më të pamëshirshëm të kohës, të cilit i shkaktuan viktima dhe dëme në të gjitha format, e deri atje sa u ndje i kërcënuar i tërë pushtuesi si dhe përbindëshi më i madh i Ballkanit Millosheviçi. Millosheviçi i angazhoj të gjithë për identifikimin e asaj ushtrie të cilen e konsideruan si në numër dhe artileri të përmasave superiore, por ai identifikoj vetëm një burrë të patrembur në krye të disa djemve që mbanin në dorë pushkët e ndryshkura, dhe kuraja e tyre i ia futi frikën edhe deri në palcë pushtuesit. Serbia të gjitha kapacitetet ushtarake me 5 mars i koncentroi kundër një familje të përbërë nga pleqtë, gratë dhe fëmijët ku gjithsejt ishin 56 anëtar në krye me Adem Jasharin.
Baca Adem si një burrë që nuk njihte frikë, frikën e shndërroj në dëshirë familjare, për të luftuar kundër armikut duke i thënë fjalët e fundit, para se të fillonte oshtima e armëve që nuk do të pushonte për tri ditë rresht: “ Babë, Nënë, Vëllezër, Motra, Grua, Kunata, Nipa e Mbesa dhe Fëmijët e mi sot jemi të rrethuar nga ata, që çdo ditë nuk pushuan të na vrasin, të na masakrojnë, të na torturojnë, të na dhunojnë, të na robërojnë, e këta janë korbat e zi që e kanë pushtuar Kosovën dhe nuk e lënë të lulëzoj, të buzëqesh dhe të ndjehet e lirë prej shumë vjetëve. Ata kanë synim krijesën shqiptare ta vrasin dhe ta dëbojnë nga ky truall i moçëm ilir. Ky është rasti që na jep mundësinë të hakmerremi për të gjitha vuajtjet e popullit shqiptar, si dhe ky është rasti për të cilin erdha në këtë botë, në këtë popull, në këtë familje që me tërë ju të flijohem për hirë të popullit tonë. Armët në dorë të gjithë, Zoti na ndihmoftë”.
Marsi i 1998-së, shërbeu si port drejt përjetësisë heroike dhe lavdisë të bacës Adem dhe familjes së tij, si dhe për ta kuptuar në mënyrë më specifike nga mbarë njerëzimi se ç’ është më të vërtetë pesha e një njeriu, e një familjes, e një trimërie, e një flijimi, e një përballje, e një qëndrimi, e një luftimi dhe e një misioni madhështor për liri.
Afër shtëpisë ku ranë heroikisht, janë të varrosur të 56 anëtarët e familjes Jashari ku pushojnë ndërgjegjshëm, duke pritur vizitorë nga e gjithë bota, me kurora lulesh në dorë, dhe me fjalët më të lavdishme, për këtë familje heroike. Dashuria ndaj familjes konsiderohet si superiore, ku për hirë të kësaj dashurie kemi me mijëra qenie njërzore të flijuara që nga epoka e gurit. Të martirizohesh për hirë të popullit është vepër heroike, por të flijosh edhe familjen në emër të popullit është kryevepër heroike, kryevepër monumentale, atdhedashuri unikate, mbindjesi njerëzore, akt që e përpunoi konceptin e sakrificës në emër të popullit, akt i pajetërsueshëm dhe i papërsëritshëm.

Filed Under: ESSE Tagged With: Adem Jashari, E GUXIMIT, E ZGJEROJ KONCEPTIN, ne emer te lirise

PROMOVIM NE AMBASADEN SHQIPTARE NE LONDER

March 5, 2015 by dgreca

Në Ambasadën Shqiptare në Londër promovohet libri” “From Albania to Sicili”/
Eshte promovuar ne ambasaden shqiptare ne Londer libri “From Albania to Sicili”. Informacionin e jep ambasadori Mal Berisha ne facebook. Ai shkruan:
Në Ambasadën Shqiptare në Londër, Anglo-Albanian-Association bëri prezantimin e librit “From Albania to Sicili”. Ky libër jep një pasqyrë të jetës së arbëreshëve në jug të Italisë. Adam Yemei, autori i librit i mori pjesmarrësit në një eskursion virtual të bukur në traditën e udhëtarëve britanikë. Z Yemey, antar aktiv i AAA, një udhëtar britanik i viteve ’80 në Shqipëri, vjen me librin e tij të dytë për shqiptarët, kësaj radhe matanë detit Adriatik. Pas Norman Douglas, me librin e tij “Old Calabria”, ky libër jep një përshkrim të detajuar të jetës në ato vise arbëreshe. Një falenderim për AAA dhe autorin Yemey.
Proud to be Albanian.

Filed Under: Kulture Tagged With: Mal Berisha, NE AMBASADEN SHQIPTARE, ne Londer, promovim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4044
  • 4045
  • 4046
  • 4047
  • 4048
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT