• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lufta e Putinit kunder Perendimit

February 15, 2015 by dgreca

SI SHIKOHEN GJANAT NGA KREMLINI/
Lufta e Putinit kunder Perendimit/
Revista Ekonomisti/
Perktheu per Diellin: GJON KADELI/
Nder kohe qe Ukraina ndodhet ne flake te luftes, ka ardhun koha qe te kuptohet rreziku i madh qe paraqet Rusia, dhe per t’a perballue ate.
Putinin e kane perqeshun per rrenat (mashtrimet) e vazhdueshme dhe asht perjashtue nga shoket e tij te te njejtit nivel. Ai sundon nji vend ku vlefta e pares ruse dhe ekonomia po bjen me te shpejte.
Kur Putini mori pushtetin ne dore, ai premtoi se deshironte qe vendi i tij te perparonte dhe qe do te zbatohej ligji. Njikohesisht, ai vuni ne dukje deshiren e tij per nji bashkpunim me vendet Perendimore. Por keto gjana , nuk jane ma qellimet e tija, edhe ne paqin qenendonjihere te tilla.
Shikoje boten ne perspektiven e tij, dhe simbas tij ai asht tuej fitue. Ai Ukraines i ka zanun frymen. Ai vazhdon te jete udhehqesi i pakundershtueshem i Kremlinit, tue perdorun taktika e tija kercnuese; si dhe rushfetet, menyrat qe ai preferon. Nderhymja ne Ukraine pati perfitime anesore per te. Kjo gja ka vu ne dukje, se sa i shtrejte asht mosnenshtrimi ndaj Rusise.
Per Putinin,qeveria e Ukraines asht vegel e Perendimit. Kjo krize
tregon se kush zotnon ne Ukraine, vend fqinje e Rusise. Ajo qe asht
edhe ma e bukur asht se ai ka krijue percamje ndermjet kundershtarve
te tij Europian, si edhe midis Europes dhe Amerikes. Qellimi i tij
kryesor asht te percaje, dhe ma ne fund t’a shkaterroje kete aleance.
Putini filloi nji proces nderhymjeje, qe nga Lindja e Mesme, ne
Gjeorgji, dhe mandej shume aventura fatkeqe ne Ukraine.
CFAR DON KREMLINI?
Vjetin qe kali Putini pushtoi Krimene, tuej e ba ate pjese te Rusise,
tuej ndryshue keshtu me force harten e Europes. Mandej luften ne zonen
lindore te Ukraines, ku don te krijoje nji shtet te pamvarun, ne
zonen e Donbase, te cilin ai mund t’a perdori si mjet, per te pengue
zhvillimin e Ukraines. Por keto nderhymje jane vetem perpjekjet e
tija ma te fundit, per te detyrue me dajak (force) ish shtetet
Sovjeitike, qe te bahen perseri pjese e Rusise, tuej perdorun si mjet
detyrues, nderprenjen e enegjise, embagon tregetare, ose luften. Per
Putinin, i vetmi fqij i mire asht i dobti, vasalet jane ma te mire se
aleatet. Vetem nji njeri, qe don t’a verboje vehten, mund te medoje
se, deshira e tij hakmarrese asht dobsue. Heret ose vone, ai mund te
pushtije vendet Baltike, te cilat jane anetare te Bashkimit Europian
dhe te Aleances se NATO-s
Europa Perendimore dhe NATO-ja, jane per Putinin, shenjestrat
perfundimtare. Per te, institucionet Perendimore dhe vlerat njerzore,
jane ma te rrezikeshme se ushtrite. Ai don te pengoje, perhapjen e
tynme, dhe t’i shkaterroje nga permbrenda.
Menyra se si Putini, me ane te diktatures sundon Rusine, ku askush nuk
guxon me e kundershtue,don te thote, se ai ka kohe, dhe dore te lire,
per te vazhdue fushaten e tij. Atij nuk ja vrasin ndergjegjejen,
vuetjet e popullit Rus, per te mberrijte qellimin e tij, ose per te
cue perpara, planet e tija gjeopolitike. Ai e persekuton ate qe e
kundershton, dhe aparati i tij propagandistik, krijon pershtypjen, se
gjoja, ai asht, nji atdhetar i flaket dhe nji nacionalist, i cili,
asht tuej ba cdo perpjekje, per te miren e popullit Rus.
CFAR MASASH DUHEN MARRE RRETH KESAJ CESHTJEJE?
Puna e pare per Perendimin asht per te kuptue problemin. Historiant
dot cuditen, se si, nderkohe qe Ukraina asht ne flaken e luftes,vendet
Perendimore, ende bajne debat, nese me e perjashtue Rusine nga grupi i
vendeve ma te industrializueme te botes G8. Me perdorun parafrazen
(thanjen) e Trotskit, ndoshta vendet Perendimore, nuk kane tregue
interesim per Putinin, por Putini ka qene i intersuem per to.
Hapi i dyte asht qe te perpilohet nji pergjigje, sa ndikuese, dhe po
aq kercenuese. Pjesa e problemit asht se Putini perdor rregulla te
ndryshem; ne te vertete, per te nuk ka rregulla qe nuk mund te
mosperfillen, as vlera te perboteshme, ne te vertete edhe fakte te
pamohueshme, sic asht rasti i rreximit te aeroplanit te Malejzise M417
ne Ukraine. Per te kane randesi vetem interesat. Rusija e Putinit ka
diplloome akademike, persa u perket bezdisje te ambasadoreve te
vendeve te tjera, te vrasjeve te atyne qe e kundershtojne, dhe tuej
pushtue vendet e tjera. Pra, fatkeqesisht keto gjana jane ba,
karakteristike e atij vendi. Vendet Perendimore, nuk mund te bajne nji
gja te tille, pa i vu vehtes nji damke te zeze.
Interpremtimi i tashem i kesaj krize asht, nese armepushimi i tashem
deshto, a duhet te ndihmohet Ukraina me arme. Por cdo njeri qe dyshon
se Putini cane kryet per dame shume te medha njerezore, duhet te
rikujtoje, luften tejet te pergjakeshme, qe u ba kunder popullit
Cecen, i cili po luftonte per te drejtat e tija. Ne te vertete,
kryeqyteti i Cecenise u shendrrue krejtesisht ne germadha, dhe vec
Zoti e din sa njerez humben jeten.
Nji strategji ma e mire asht, me ju shmang metodave te tija barbare,
dhe me u perqendrue, ne nji veprim qe ai, nuk mund t’a perballoje,
domethane, me krijue nji atmosfere mireqenjeje ekonomike, gja qe
njerzit deshirojne. Ma mire se me dergue arme, vendet Perendimore
duhet, qe ne menyren ma te shpejte, t’ japin sa ma shume ndihme
ekonomike Ukraines, per te ja ba te mundun, qe te krijoje shtetin e
vet, keshtu qe te realizoje andrren e saj. Po me aqe shpejtesi, vendet
qe ishin pjese e ish Bashkimit Sovjetik, e qe tash jane pjese e
institucioneve Perendimore, duhet, pa tjeter te perkrahen, te
risigurohen, dhe te krijohen baza ushtarake te NATO-s ne shtetet
Baltike, edhe ne qofte se Putini, bertet se mund te ndigjohet edhe ne
Kup te Qielli, nga zemrimi qe nji gja e tille mund te shkaktoje.
Udheheqsit Perendimore, duhet, patjeter, te ja bajne te qarte Putini,
si edhe popujve te tyne, se ato do t’i mbrojne aleatet e tyne, si edhe
Aleancen e Atlantikut Verior NATO-n, edhe ne qofte se kjo perpjekje,
bahet ne menyre te fshehte, dhe se mund te duket e erret. Nuk jane
vetem aleatet qe cmojne vlerat Perendimore, te njejten gja bajne edhe
shume Ruse, tuej perfshi edhe Putinistet e paturpshem, te cilet
kritikojne kritikojne vendet Perendimore, se gjoja sistemi i tune
ashte ne ramje, por shfrytezojne shkollat dhe tregjet e aksioneve. Ne
te njejten kohe, Perendimi duhet te perdori, cdo mjet qe ka, per te
ndihmue pop[ullin Rus, tuej perfshi edhe ata qe kane simpati per
Rusine, ne vendet Baltike dhe ne Ukraine, qe ata te informohen, rreth
menyrave te pergjakeshme, dhe te fhehta qe perdor Putini, tuej dhane
nen dore edhe rushfete. Duhet t’u bahet e ditun atyne, se Rusia, nji
komb i madh, asht tuej u terhequn zhagas (zvar) ne nji rruge, drejte
nji humnere te pafund, dhe se Rusia do te pritet me kenaqesi ne
Perendim, kur ajo te kete udheheqes te cilet, e trajtojne boten dhe
popullin e tyne me respekt, e jo me perbuzje, pamvaresisht se sa kohe
mund te marri nji gja e till.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon Kadali, Putini kunder Perendimit

Ç`ke, o Abdi Baleta?

February 15, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Ç’kini, mor të mallëkuar,/
Me këtë vënd të bekuar?/
Ç’kini ju me Shqipëtarë/
Që doni t’u bëni varrë? (Çajupi )/
Shqipëri do të thotë : “Atdheu i i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve. Ky komb, sipas tij, vetmohoet, anarkia dhe paqeverisja janë shëmbëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqiave të skllavërisë.( Ph. Fallmerayer)
Shqiptarë.,në karakterin e tyre janë kurdoherë miqësorë, kryengritës, të pa fe, të krishterë(dhe mysliman) të ashpër dhe patjetër të zhdërvjellët,të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak, nuk iu pëlqenin idet e përgjithshme, ndjenjat politike, përveç mendësisë dhe filozofisë për mençurit e botës. (Ph.Fallmerayer).
Dhe ne, cilës valleje po ia mësyejmë? kush po bie intrumentave e ne vetëm po vallëzojmë të pakrye ? Ç`farë “muzike” po na luejnë ?
Që nga vdekja e Skënderbeut janë hiq më pak se 547 vjet. 547 vjet peripeti , vuetje,çkombëtarizim, mërgime , asimilim , dhunë dhe dëshprim. Nga një komb që vetmohohet arrijtëm që anarkija dhe paqeverisja të bëhën shëmbëlltyra kombëtare .
Shqipëtarët me karakterin tonë kryengritës dhe të pa fe , u shndërruam në dele të zezë .
Kadare thotë “Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.” .Jo ,pra!
Por ne po ndryshojmë , po përplasemi dhe vetëtjetërsohemi , dhe po e humbim zhdërvjelltësinë , zgjuarsinë dhe krenarinë të cilën e kishte vërejtur edhe Fallmerayeri në kohën e tij. Kur e vranë Negovanë , Çajupi na shkroi : “Musliman’ e të Krishterë ,Qajni me lot që të tërë!”
Pak historik nga goja e Kadaresë” Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.”
Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare . Një ndër “ pushtuesit “ më të mëdhenj të mediumeve të shkruara , me një qëllim të porositur ishte dhe ende është Abdi Baleta.

Na , psikologjikisht ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerances,por abdibaletët në misonin e tyre duhet pa tjetër të jetësojnë udhërat :” nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.”(I. Kadare)
Por Abdi Baleta ,çirret e përmjerrët : “ Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. “ . Çfarë pshtjellime , çfarë mashtrimesh për të pa informuarin ? Po ku jeton ti or “mik” i shqiptarisë?
Abdi Baleta e ka gjetur qelsin e shpëtimit kombëtar “

Shikoni , sa sa largë dhe në mënurë shumë qëllim keqe i deformon gjërat:” Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet.” . sipas tij u bashkuan shqiptarët katolik me ata ortodoks kundër shqiptarëve musliman ? !? Poshtërsi e Baletës , ish enveristi i përbetuar !
“Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.” ku është qëllimi yt
Abdi Baleta?
Meqë po jetojmë në një kohë shumë amorfe atëherë po i persirës fjalët e Çajupit:
” E gjeçin nga Perëndia
Të ndanë nga Shqipëria!
Ç’kini, mor të mallëkuar,
Me këtë vënd të bekuar?

\
14.02.15. Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Ç`ke or Abdi Baleta?, Fahri Xharra

PLAGA E PLUMBIT

February 15, 2015 by dgreca

CIKËL POEZISH/
NGA LUAN MEMISHAJ/
PLAGA E PLUMBAIT/
Në revoltën e vitit 1997, portreti Ismail Qemalit u godit me plumba./
Këto plumba kush t`idha,/
Ç`qe kjo e madhe hata?/
Ajo dorë si s`u tha?/
Një në zemër, një në ballë,/
Një në trup të kish marrë./
Si u shkrep gryk e dyfekut?/
Me paret e serbit, me fjalët e grekut?/
Me dollarë e me dhramia,/
Me kallashin nga Rusia,/
S`pa qetësi kurrë Shqipëria./

GJERGJ FISHTËS
Që nga shekujt bën jehonë,
Këngë, histori e derte,
Zgjim shpirtrash të kësaj jete,
Tronditej foshnja në djepe,
Je shumë lart e dot nuk preke.

NËNËS FRASHËRIOTE
Që kur solle në këtë jetë,
Jo pak por tre profetë,
Kombi ta borxh për jetë.

VASIL LAÇIT
Atentatori i Perandorit të Italisë fashiste.

Vasil Laçi flak baroti,
Vetëtimë piqerasioti,
Bregasit trima të tërë,
Kryetrim nëna kish bërë,
Dha lavdi kombit të tërë,
Atë djalë që bëri nëna,
Ish një luan me dy zemra.
Trim mbi trima si ai,
Ndali një Perandori.

PROFESOR BARDHOSH GAÇES
Bardhosh Gaçe, Bardhosh Gaçe,
Sorkadh i malit Tërbaçe,
O ti burri plot lezete,
Kombi nder të ka mbi vete,
Folklorin e historinë,
Dritë e nder për Shqipërinë,
Natë e ditë maleve mbete,
Shqipes medaljon i mbete.

MARGARITA XHEPËS
Rritur skenash teatrore,
Gjoksi yt vullkan me role,
Ardhur si ortek dëborë,
Rritur si tërfil me vesë,
I fushës së Myzeqesë.
Ti lulëkuqja në grurë,
Artiste që s`plakesh kurrë,

VAÇE ZELËS
Pse s`këndon dot dhe nje herë?
Si thëllëzë shkele mbi vesë,
Mbi tërfil të Myzeqesë,
Mbretëresh e këngës mbete,
Zogë e shqipes ëngjëllore,
Shqipërinë që shumë e deshe
Me këngë i ngrite Përmendore.

DET DASHURIE
E ç`ndryshim ka një serenatë,
Nga një këngë Labërie?
Dy lumenj që derdhen bashkë
Në një det dashurie.

NËNËS TIME
E pa përtuar e punëmirë,
Që në darkë e në të gdhirë,
S`të dëgjova ankesë kurrë,
Edhe pse gjithnjë e smëmurë.
Nëna ime hanedane,
Punë shumë e sedër madhe,
Si emri që kishje Male,
Të kujtojmë vuajtje e halle.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Luan Memishaj, PLAGA E PLUMBIT

PËRNGJITJA

February 15, 2015 by dgreca

Tregim nga Bajram Karabolli/
Një personazh i ri qe dukur në lokalin tonë: një damë me qenin e vet. Ose një qen me damën e vet. Më sakt një qenie me dy kokë dhe gjashtë këmbë. Njëra kokë ishte përsosmërisht e bukur dhe leshtore. Edhe këmbët që i përkisnin kësaj koke të vogël, ishin të lehta dhe leshtore të katërta. Koka tjetër e madhe e jo dhe aq e bukur, mbështetej mbi dy këmbë të trasha e pa lesh.
Ishte një përngjitje e përsosur. Një lloj i çuditshëm siamezi. Një vepërçudí të tillë mëma-natyrë kurrë s’ka mundur ta bëjë dot.
– Më duket se këto dy kokë ngjajnë me njëra-tjetrën nga turinjtë – tha dikush nga ne.
– Afërmendsh. Nga bashkëjetesa e gjatë – sqaroi shkurt ime motër.
Unë në fillim pata frikë nga kjo qenie. M’u duk si monstër dhe seç ndjeva një si trazim e rrëqethje thellë vetes time. Po ime motër më qetësoi. Pothuaj më qortoi. Sipas saj, isha ende në kohërat shpellore, kur qentë dhe njerëzit jetonin të ndarë. Për pasojë, jo vetëm u qetësova, po fillova të ndjej simpati dhe admirim për këtë qenie moderne që mund ta quajmë… po, sipas rastit: kur vinte me pjesën njerëzore lart, ne e quanim njeriqen; përkundrazi, kur pjesa qenore qëndronte përsipër, e quanim qennjeri.
Në rastin e parë personazhi ynë, dmth njeriqeni, fliste gjuhën tonë, gjuhën njerëzore. Dhe fliste aq shumë, sa nuk i linte radhë askujt. Ne vetëm dëgjonim. Mua më bezdiste kjo gjë, po ime motër, si gjithmonë, e justifikoi dhe e mbrojti personazhin në fjalë. Sipas saj, ai fliste shumë, sepse fliste njëkohësisht për të dy pjesët: për njeriun dhe për qenin, që tani ishin një. Dhe kishte arsye.
Në rastin e dytë, personazhi dukej tepër i pamshëm e impozant. Koka qenore që qëndronte lart, në komandë, fliste një gjuhë lakonike të përbërë vetëm nga dy-tre tinguj. Sa na pëlqente kjo e folur! Ishim gati të braktisnim gjuhën tonë njerëzore, aq të vështirë, e të përdornim atë “idiomë” aq të thjeshtë dhe aq të lezetshme.
Njëherë, një klient u ankua se nuk mund të hynte në një lokal ku rrinin edhe qen. Të gjithë u indinjuam për këtë diskriminim brutal e absurd që i bëhej pjesës më të dashur të personazhit tonë. Bile dikush nga ne e kërcënoi klientin në fjalë me denoncim për shkelje ligji. Kishte ca kohë që parlamenti kishte aprovuar njëzëri ligjin, i cili u jepte qenve të drejta të barabarta me njerëzit. Ne si qytetarë, ishim krenarë për këtë ligj. Një ligj i tillë, jo vetëm u jepte qenve vendin që meritonin në shoqëri, por e vendoste vendin tonë në krye të vendeve më të qytetëruara.
Një ditë, ishte ditë me stuhi, personazhi ynë erdhi me formën njeriqen. Dukej i lodhur dhe fliste më pak se zakonisht. Kjo gjë na çuditi dhe, njëherazi, na shqetësoi. Ndërkohë pamë se, veç gojës, mbylli edhe sytë. Sigurisht e zuri gjumi. Kështu menduam.
Papritur, pjesa qenore, e cila ndodhej poshtë, u shkëput me vërtik, doli jashtë dhe duke thënë diçka të gëzueshme në gjuhën e vet lakonike, dmth duke lehur, ia mbathi nëpër shi, si të kishte shpëtuar nga kushedi ç’lloj prangash.
Në karrige mbeti vetëm pjesa njerëzore, dmth dama.
Të gjithë mbetëm të shtangur nga kjo shpërbërje mizore. Njëri nga ne iu afrua damës për më shumë vrojtim dhe tha se nuk merrte frymë. Një tjetër, që ishte mjek, filloi ta prekte, ku duhej, për ekzaminim. Pastaj mjeku tundi kokën trishtueshëm.
Dama, pa qen, nuk jetonte më.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bajram Karabolli, Perngjitja, Tregim

EKSPEDITAT ARKEOLOGJIKE ITALIANE NE SHQIPERI

February 15, 2015 by dgreca

EKSPEDITAT ARKEOLOGJIKE ITALIANE GËRMUAN DHE EKSPLORUAN NË VITET ‘20-‘40 NË SHQIPERI/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
Abstrakt/
Origjina e Misionit arkeologjik italian në Shqipëri janë të rrënjosura në krizën politike ,që ekzistonte në rajon menjëherë para Luftës së Parë Botërore, shkruan K.Francis.Puna e misionit arkeologjik italian për të gjetur një vështrim historik të lashtësisë kanë ushqyer dhe precedentë më konkrete dhe më veçanërisht për të krijuar jetën e këtij kombi lëvizjet e mëdha të qytetërimit që kanë pas në kontinentin evropian dhe në pellgun e Mesdheut,thotë E. Benvenuto. Mirëpo lufta e dytë botërore (1939-45) dhe izolimi i mëvonshëm i vendit penguan për dyzet vjet. Gërmimet e bëra prej ekspeditave italiane në vitet’ 20-40 të shekullit të XX dhe gjetjet e saj kanë thënë tashmë shumë,megjithatë, që nga pikëpamja e organizimit etnografik dhe sociale dhe politike, si dhe kulturore, mund të njohin më shumë se 3 fazat e historisë së lashtë.Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli .Në vitin 1930, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini, rekrutoi Cardini si prehistorian të misionit. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, Cardini udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore dhe ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore dhe strehime në shkëmb.
Fillimi
Ardhja dhe qëllimi i një misioni arkeologjik italian në viset shqiptare dëshmohet nga të dhënat e AQSH,raporte,fotografi të ruajtur nëpër arkiva,fonde personale,shkrime gazetash etj. Shkurt disa: 1.Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri është themeluar në vitin 1924 nën patronazhin e Ministrisë së Jashtme Italiane. Ajo ishte një element i një programi që synon të zgjerojë hegjemoninë italiane me Adriatikun lindor …(Gilkes & Miraj 2000).2-Prof Pirro Marconi në vitin 1939,shkruan për zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni (ekspoatimet) sic i quan ai.Në pranverën e vitit 1924,thotë Marconi një misioni ynë i veçantë u nisë për në Shqipëri me qëllimin kryesor të këqyrë sipërfaqen e saj sidomos nga pikëpamja vjetërsirave romake. Marconi thotë se këqyrjet që do të kryenin në territorin shqiptar do të hedhin shumë dritë. 3-Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli shkruan . Benvenuto duke sjell një panoramë të përgjitshme të siteve arkeologjie dhe ekspeditave, që përshkruan këtë vend nga fillimi i shekullit të XX. Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-18) Kjo veprimtari studimore u zhvendos në Shqipërinë qendrore dhe ishte pastaj filloi gërmimi i rrënojat e Apolonisë. Në këtë material hidhet dritë për gërmimet të cilat zbuluan murin e qytetit, 4 kilometra të gjatë., teatër, Odeon, një tempull me një portik, banjot,gjimnaz dhe të ashtuquajturit monument i Agonoteti, si një buleuterion (Nekropolin e Apolonisë. Gërmimet u vazhduan nga misioni arkeologjik francez .Pra, ishin gjithashtu duke filluar hulumtim italian, sidomos në punën e Biagio Apke (1899-1955) dhe Roberto Paribeni (1876-1956). Ugolini, në vitin 1924,thotë E.Benvenuti, në hapësirë ​​të shkurtër prej vetëm 48 orë, ai mund të njoftojë zbulimin e tre qendra të jetës së lashtë,tre qytetet e fortifikuara të Epirit të lashtë: Calivò,Mali Aetos dhe Butrinti. Gërmimet italiane (1927-1940) sollën në dritë një rreth të gjerë të mureve me shtatë porta, në mesin e ndërtesave të tjera,teatri auditor me skenën greke dhe romake-s, një vend të shenjtë e Asclepius, nymphs, spa dhe një Pagëzimorja e shekullit. V pas Krishtit . Shkrimi më tej citon se gërmimet, që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit italiane i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini (P. Marconi dhe në fund të D. Mustilli. Në një fushë kaq të re, por në mënyrë të plotë të mundësive, dhe në terren, sidomos në disa zona të pa eksploruara ende. Misioni ishte aktive duke filluar nga rajonet jugore të Shqipërisë, me një program gjithëpërfshirës që jo vetëm kërkimi shkencor, por ai donte frytet e punës së tij për të bërë të gjithë pjesëmarrësit. Së pari, ata shqiptarë që ishin të vetëdijshëm për motivet dhe tema të jetës së kombit të tyre. Ekspedita italiane është kryer në faza të ndryshme dhe të dallueshme, të cilat janë të përfshira në kuadër të një programi të përcaktuar mirë, zbatuar gradualisht. Ajo filloi me eksplorimin në terren, me qëllim të njohë kërkime topografike, nga ajo që mbeti prej pjesësë së dukshme, organizimin e lashtë, për të zbuluar qendrat e veta të jetesës, qyteteve apo kalatë dhe linjat e komunikimit të jetës një koncepti i mënyrës në të cilën natyra ishte zbutur me vullnetin dhe punën e njeriut. Kjo pjesë e parë e punës së tij, Misioni ishte kryer për pjesën jugore të Shqipërisë për të marrë atë në fusha të tjera, veçanërisht në veri, të cilat që ofrohen shumë mundësi për hetime për zgjidhjen e problemit ilire.U gërmua në qendrat e mëdha në të dhëna e mëposhtme ofruara nga mbetjet dhe tradita letrare, duke eksploruar plotësisht, duke kërkuar monumentet, duke studiuar se si është shprehur në organizimin e jetës shoqërore, si në sistemin urban, dhe në mbrojtjen e punimeve të kulturës. Si dëshmi e kësaj dhe punës, raportojnë lavdërimi i Ernest Koliqi, Ministri shqiptar i Arsimit në vitin 1940.
Qendrat e eksploruara nga ekspedita italiane
Gërmimet më të rëndësishme misioni arkeologjik italian e në Shqipëri ishin ato të qytetit të Butrintit dhe Feoniki, fshatrat Cuka, Dema dhe Karalibej, Akropolis dhe kështjellat e Malahuni, malin Aetos dhe Vagaliati, pranë Gjirokastër, në Himarë, në PashaLiman, shpella Spile dhe Velça: këto tjerë kultura parahistorike, greke dhe romake.
Ugolini ka punuar në Phoenicê, në prefekturën jugor të Gjirokastrës, në mes të viteve 1925 dhe 1927, thotë O. Gilkes (‘Një nga akropolet më të madh të botës klasike’ p.sh., në Il Popolo d’Italia 9 / 11/1933. Në dhjetor 1927 u vendos të zhvendoset fokusin e misionit rreth 30 km në jug të vendit bregdetar të Butrintit. Ugolini ishte për të gërmuar këtu deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1936, por pasuesit e tij, Pirro Marconi, Domenico Mustilli dhe Igino Epicoco vazhduan punën deri në 1943. Në vitin 1931 një zyrtar i rregullt u emërua për të punuar me Ugolini. Ky ishte Hasan Ceka, një arkeolog trajnuar në Vjenë, të cilët në periudhën e pasluftës ishte që të bëhet më shumë ose më pak themeluesi i arkeologjisë moderne shqiptare. Ceka vizitoi për periudha të zgjatura në 1930 dhe shkroi raporte të gjera mbi gërmimet.
Çfarë sollën ekspeditat?
Rezultati i tyre qenë gati befasuese .Raportet e Ugolinit për Butrintin dhe Shqipërinë e lashtë treguar zbulimet e Butrintit dhe gërmimet në shpellat prehistorike të Velcës. Synimi ishte ngritja e muzeut në akropol për të mbledhur të gjitha objektet, që rezultuan nga hulumtimet një sasi e konsiderueshme e veprave dhe objekteve nga gërmimet e misionit, janë në Muzeun e Tiranës. Puna e misionit arkeologjik italian për të gjetur një vështrim historik të lashtë ushqyer mirë dhe precedentë më konkrete dhe më veçanërisht për të krijuar jetën e këtij kombi lëvizjet e mëdha të qytetërimit që kanë pas në kontinentin evropian dhe në pellgun e Mesdheut. Mirëpo lufta e dytë botërore (1939-45) dhe izolimi i mëvonshëm i vendit penguan për dyzet vjet. Gërmimet e bëra prej tij dhe gjetjet e saj kanë thënë tashmë na, megjithatë, që nga pikëpamja e organizimit etnografik dhe sociale dhe politike, si dhe kulturore, mund të njohin më shumë se 3fazat e historisë së lashtë 1-parahistori,2-proto-iliro,3-grek-romake. Shkurt për tre fazat:Parahistoria, të cilat nuk kishte asnjë ide e vagët, u zbulua nga zbulimi i kulturës Velça,nga i cili u mblodhën objekte gjenden edhe më shumë rastësisht në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, rajoni i Shkodrës ,në Butrint etj . Që në fillim të mijëvjeçarit të tretë p.e.s Shqipëria ishte e banuar, megjithëse me densitet të ulët, njerëz të kulturës neolitike, me karakteristikat e formave dhe shprehjeve. Shërbyen shpellat banimi dhe fshatra në majat e kodrave dhe maleve, luginat dhe fushat pse ishte strehë e sigurt për shkak të ujërave të bollshme të përfshira, si dhe vendet ishin larg nga deti. Instrumentet u bënë prej stralli apo guri dhe një dritëz e shprehjes artistike është shprehur në dekorimin e anijeve me gravura. Kultura e vjetër shqiptare, që daton në mijëvjeçarit të tretë p.e.s, u sollën në dritë në qytetin Maliqit. Periudha e Neolitit është e përfaqësuar nga mbetjet e kasollet drejtkëndëshe, të bërë nga xunkthe mbuluara me baltë. Përveç kasollet ishin shpërthime, të cilat u gjetën te disa enë, shpesh dekoruar me kujdes. Në fillim të mijëvjeçarit të dytë, popullsia u zhvendos dhe ka prodhuar një qeramikë me dizajnë gjeometrike në të zezë dhe gri, smalt të akseve bronzi, ishin njohës të mirë të vendosur karakteristikave të metaleve.Në Elbasan, Scampa e lashtë, e përmendur edhe nga Ptolemeu gjeografi, një nga peshkopit shek. V, e cila u shkatërrua nga bullgarët në shek. X. Në jug-lindje të Shqipërisë, veçanërisht rajoni i Kolonja-Korçë, objekt i hetimit dhe gërmimet e mëvonshme 1997-2002, e kanë dëshmuar të jenë mbetje të pasura të periudhës protohistorik, duke e mbajtur gjurmët e pranisë së ‘ njeriut në këtë fushë. U gjetën një numër të konsiderueshëm (duke përfshirë edhe atë të Kamenicës, plot 395 varre, në të cilën ishin varrosur edhe skelete 420), daton nga Epoka e Bronzit në fillim të Epokës së Hekurit, 1500-1025 B.C. Faqet e tjera arkeologjike dhe nekropole të tjera u gjetën në, Boboshtica, Kukës, Permetit, Sovjan dhe Vlorë .Lidhur me epokën e hekurit në mijëvjeçarit të parë p.e.s për të shënuar zhvillimin e kulturës lokale, varret tumulare, zbuluar në luginën e lumit Mat gjatë punës në një stacion të energjisë hidroelektrike, ka ofruar dëshmi të tjera të një civilizimi luftarak. Në Gajtan, Tren dhe këto kalatë dhe duket pasi të gjithë, ato ishin të parapara si vendet e vendbanimit të përhershëm, por si vendet e strehimit .Një prej tyre është Antigonea në Gjirokastër, e cila ka një mur masiv të gjatë në të cilën ekziston një port e vetme. Shtëpitë janë shpesh me hajat dhe një varg kolonash, si dhe disa dhoma fqinj dhe dyqane artizanale. Një tjetër qytet sjellë në dritë kohët e fundit është, i dukshëm sidomos për varret monumentale të gdhendura, dhe vlera ormamenti. Feoniki është pas Butrintit, vend i rëndësishme arkeologjik në Shqipëri. Sajti në kodër qëndron i izoluar, ne një pozicion dominues. ‘i rrethuar nga katër organet më të ulëta të ujit dhe është gdhendur në anët me brinjë të mëdha, paraqet fuqishëm dalje gjysmë lartë shkëmbor dhe ka një top relativisht të sheshtë, e cila formon Akropol të madh dhe më të frikshëm të botës klasike, për sa kohë të paktën 1.5km,ndërkohë që baza e kodrës është rreth tre kilometra e gjatë. Prof P.Marconi duke folur për gërmimet në Finiq e cilëson akropolin e këtij siti një ndër më të mëdhatë e botës. Nekropoli ku sipas Marconit është zbuluar edhe një stelë i përkasin shek 3 p.e.s .Në këto ekspedita sipas Marconit është mbledhur lëndë arkeologjike. Në ekspeditën e Marconit ,arkitekti ishte inxhinjeri Roversi. Dalën në dritë, thotë Marconi ose u gjurmuan monumente të ndryshme. Këndon ky vjershëtor i këndshëm shkruan Marconi, i Romës perandorake si Enea duke sjellë më shumë vuajtje në kaq ditë dhe në kaq rreziqe e duke pirtur që e thëna e Zotit të plotësohej pa të ish e mundur të ngrehte në Itali muret e një Troje të re arrin në Butrint…
Kush ishte L.M Ugolini -Drejtori i zgjedhur për misionin e ri italian

Drejtori i zgjedhur për misionin e ri italian Luigi Maria Ugolini ishte, një arkeolog i ri nga Bertinoro në Romagna. Ugolini kishte studiuar në Universitetin e Bolonjës, ku ai prodhuar një tezë Mosha e Bronzit të Fonte Panighina, ndodhet në afërsi të qytetit të tij. Në vitin e tij të parë 1924 bëri dy udhëtime Ugolini në Shqipëri, ku pavarësisht problemeve me xhandarmërinë shqiptare, ai ishte në gjendje për të shqyrtuar faqet e shumta arkeologjike duke përfshirë edhe qytetet jugore klasike të Phoenicê dhe Butrintit. Si rezultat i ekspeditës së parë Ugolini, Paribeni bindi qeverinë italiane për të aplikuar për një koncesion ligjor për të gërmuar në Phoenicê. Si pasojë, në dhjetor 1927 u jepet një leje 30-vjeçare për të studiuar zona të caktuara të Shqipërisë jugore, me kusht, që gërmimet janë kryer në baza vjetore dhe se ata do të hedhin dritë mbi origjinën e ilirëve të lashtë. Në vitin 1928, pas gërmimet në Phoenicê, Ugolini dhe misioni themeluar veten në Butrint, qytet i madh klasike dhe bizantine ndodhet në afërsi të kufirit jugor të Shqipërisë. Si angazhime tij politike dhe publiciteti u rrit, Ugolini ka mbledhur një ekip besnik të specialistë vepër të ndërmarrë shumë hulumtimit arkeologjik dhe regjistrimin teknike e gërmimeve të misionit .Këta ekspertë përfshirë janë :Claudio Sestieri, një student i skulpturës klasike cili më vonë vazhdoi gërmimet me Rey në Apolloni, Dario Roversi Monaco, një inxhinier dhe topograf, që kryen shumë nga anketat e hershme, arriti nga Carlo Ceschi,Luigi Morikone kishte studiuar mbishkrime nga gërmimet dhe Igino Epicoco. Një piktor i talentuar shqiptar ishte i punësuar nga Ugolini për të regjistruar shumë nga mozaikët dhe ndërtesave zbuluar në Butrint. Prof. Pirro Marconi arkeolog ka kryer gërmimet në Butrint, duke përfshirë kulturat helenistike dhe romake e etj. Marconi zvëndësoi Ugolinin si drejtor në vitin 1937, pas vdekjes së udhëheqësit parakohshëm në tetor 1936 në moshën 41, nga dështimi i veshkave. Tragjikisht, Marconi gjithashtu vdiq dy vjet më vonë në një aksident ajror në Formiae afër Napolit, në të cilat të gjithë nga dokumentacioni i gërmimit për vitet 1937-8 humbi gjithashtu .Domenico Mustilli është dorëzuar udhëheqës në vitin 1939, edhe pse arritjet e tij në terren ishin të pakta. Një ekzaminim i fletoreve të Cardinit ka treguar se në vitin 1930 ai ka eksploruar zonën përreth Butrintit në mënyrë që të njoh nga afër veten me mjedisin lokal dhe potencialin e saj arkeologjike. Këtë vit të parë Cardini gjithashtu bëri një përpjekje të koncentruar për të rimarrë informacion sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me vendndodhjen e shpellat dhe vende të interesit arkeologjik. Informacioni i mbledhur lidhet thjesht me pjesën jug-perëndimore të vendit. Cardini bën vetëm një referencë të vetme (nga një vizitë në Dragot dhe shpella Vajzë), të kërkimit shkencor në Shqipëri në vitin 1931. Vizita ishte në vitin 1936, kur ai së pari ka hulumtuar Velçën dhe kryer një studim paraprak të dhjetë shpellave atje .Në 1936 Cardini gjithashtu bëri një ekskursion në gadishullin e Karaburunit, duke përfshirë edhe shpellat e Ravena. Në 1937 u kthye në Velçë ku ai kishte kryer gërmimet sistematike në kuadër të “shpellë pjellore ‘më (shpella 2) .Gërmimet e tij si akset guri, vegla stralli dhe një lloj më parë të panjohur të pikturuar të qeramikës eneolitike (Mustilli, 1941).Qyteti i lashtë, u identifikua nga LM Ugolini, në afërsi të fshatit Finik, rreth gjysmë të rrugës ndërmjet Sarandës dhe Delvinë.Kjo, sipas fjalëve të Polibi ( II , 8, 4), ishte qyteti më i fortifikuar rëndë dhe më të fuqishme të Epirit. Antikat e saj përfshijnë dy pjesë: Akropoli në majë të një kodre të gjatë dhe të ngushtë, me formë karakteristike e bashi i anijes përmbysur, dhe fshati i Finik, në rrëzë të kodrës vetë.
Referime
-Prof Pirro Marconi prill viti 1939-Zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni (ekspoatimet)
– Karen Francis. Institute of Ëorld Archaeology, University of East Anglia, Norëich,
-Oliver J. GilkesInstitute of Ëorld Archaeology University of East Anglia Norëich, UK

Filed Under: Histori Tagged With: DHE EKSPLORUAN, EKSPEDITAT ARKEOLOGJIKE I, Gezim Llojdia, ne Shqiperi, NË VITET ‘20-‘40, TALIANE GËRMUAN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4090
  • 4091
  • 4092
  • 4093
  • 4094
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT