• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË TALLURIT!

August 21, 2020 by dgreca

Nga Ilirjan Blloshmi-“Grigor Petroviç Zapojkin ishte një burrë i ri dhe mjaft popullor. Ai ishte i pajisur me talentin e rrallë që të mbajë pa u përgatitur fjalime në raste martesash ose vdekjesh. Mund të fliste në çdo orë e në çdo gjëndje, në mëngjes i sapo zgjuar nga gjumi, kur ishte esëll, e kur ishte i pirë xurxull. Fjalët i rridhnin nga goja si ujët e musllukut, të bollshme dhe të mrekullueshme. Zapojkini ka në torbën e tij oratorinë me më shumë fjalë tronditëse sesa kanë vagabondët në një pijetore. Një ditë vere teksa rinte në verandën e shtëpisë së tij, dëgjoj mikun e tij Popllavskin teksa i thërriste.

-Hë çfarë ka ndodhur?

-Vishu shpejt dhe hajde! Një nga tanët ndërroj jetë, në këtë minutë po e shoqërojnë në botën tjetër, pra mik i dashur, i duhen disa fjalë nga ti. Të kishte vdekur ndonjë njeri pa rëndësi nuk do të bezdisnim. Por është sekretari, shtylla e një zyre, si të themi. Është e pamundur të varroset një personalitet i tillë pa një fjalim.

-Hë! -tha Zapojkin duke hapur gojën, -sekretari, ai pijaneci!

-Po po, u përgjigj ethshëm Popllavski. Dreka do të jetë e ngjeshur, ashtu siç e do ti… Karrocën do ta paguajmë. Vetëm të lutem hajde.

-Dakort, i tha Zapojkini, le të nisemi. Krehu flokët, mori një pamje melankolike dhe doli me Popllavskin.

-E njoh sekretarin tuaj, -tha Zapojkini. Ishte një finok, por dhe një kafshë e rrallë nga djallëzitë.

Kur dy miqtë arritën tek varrimi, Zapojkini pa Prokop Osipoviç. Në moshë të re Zapojkini kishte bërë burg pa të drejtë, pasi nuk kishte para për t’i paguar ryshfet Osipoviç, e ky i fundit e kish dënuar për një krim që Zapojkini nuk e kishte bërë kurrë. Zapojkini priti sa u qetësuan njerëzit pastaj bëri një hap përpara, hodhi një vështrim të rëndë dhe nisi:

-A duhet t’u besojmë syve dhe veshëve tanë?! Ky arkivol, këto fytyra të mbytura në lot, këto klithma e psherëtima, a mos janë një ëndërr e tmerrshme? Ah! Jo, nuk është një ëndërr dhe veshët nuk na gënjejnë! Ai që shihnim dje, të shkathët, plot shëndet e njomësi, ai që gjer dje, si bletë e palodhur, shtëpinë në sytë tanë mjaltin e tij në koshere e shoqërisë ai që…ai vetë është kthyer sot në pluhur, është bërë hija e vetvetes! Vdekja e pamëshirshme hodhi mbi të kthetrat e saj dërrmuese. Prokop Osipovici ishte i vetëm. I jepej me gjithë shpirt detyrës së tij të ndershme, në punë nuk dinte të kursehej, bile edhe natën pa gjumë rrinte, nuk njihte interes personal, nuk shitej për të holla. Sa inat i kishte ata që donin t’i paguani ryshfete. I shkreti kishte hequr dorë nga dëfrimet, biles kishte hequr dorë nga lumturia e martesës. E dini që deri sa vdiq qëndroi i pamartuar? Po kush mund t’ia zërë vendin që kish në shoqërinë tonë? E shoh sikur ta kisha përpara syve, fytyrën e tij të rruar.

Zapojkini vazhdoi të flasë, por dëgjuesit filluan të pëshpëritin. Fjalimi i tij ju pëlqeu të gjithëve, lotët u derdhën çurkë, por ca gjëra u dukën si të pakuptueshme. E para punës nuk të shpjegohej përse oratori e quajti të ndjerin Prokop Osipovic, ndërkohë ai që ishte shtrirë në varr quhej Kiril Ivanovic. Pastaj i ndjeri kishte qenë tërë jetën me gruan e tij legjitime, dhe kështu nuk mund të quhej beqar. Gjithashtu ai kishte një mjekër të dendur dhe nuk po kuptohej pse oratori foli për fytyrën e tij të rruar.

Ndërkohë që Popllavski ju afrua mikut të tij. -Çfarë bën ore i marrë? Prokop Osipovic është gjalle, -tha ai me një zë të vdekur.

-Kush është i gjallë? Pëshpëriti Zapojkini.

Zapojkini u kthye nga varri dhe po me atë elokuencë, vazhdoj të mbante fjalim. Por Osipovic e ndërpreu me arrogancën që “karakterizon” zyrtarët.

-Mbase për një të vdekur fjalimi juaj ishte më i miri, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur.

-Zotëri ju lutem mos më ndërprisni, ju drejtua Zapojkini -Osipovicit. Po flasim për një njëri që ka ikur nga kjo botë.

Pasi mbaroj ceremonia e varrimit. Popllavski ju drejtua Zapojkinit. -Çfarë dreqin ishte ajo bërë? Si mund të ngatërrosh emrat në këtë mënyrë? Ti je thjesht një i çmendur. Zapojkini rrëkëlleu gotën e tij dhe ju drejtua mikut të tij:

-Fjalimi im ishte i mirë për një të vdekur, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur. Pastaj mik, a nuk ishte Ivanoviç që vdiq nga dy sëmundjet më të përhapura në vendin tonë: prostitucioni dhe alkoolizimi.”

Ky pejzash është shkëputur nga novelat e gjeniut Rus, Anton Çehov. Duket sikur mjeshtri Çehov e ka parashikuar se, në një vend të vogël si Shqipëria, do të lindë një kryeministër që do të tallë dhe do përdorë si t’i dojë kokrra e qejfit. Ashtu si Zapojkini dhe Rama do të përdorë situatën për tu tallur me Shqiptarët, por ndryshe nga Zapojkini, Ramës nuk i ka hyrë në hak asnjë shqiptar i ndershëm. Ndërsa Rama, në rolin e “Osipoviçit”, po përdor postin për të bërë mjekun, policin, juristin, arsimtarin. Edi Rama po na tall si i do qejfi, po na poshtëron sipas “midesë” së tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilirjan Blloshmi, TË TALLURIT

Përkujtohet Bajram Rexhepi, vlerësohet shembull patriotizmi

August 21, 2020 by dgreca

-Para 3 vitesh ndërroi jetë Bajram Rexhepi, kryeministri i votuar në Kuvendin e zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë

-Tituj nga deklarata e intervista: Kryeministri Rexhepi: Gjithçka në Kosovë është me përparësi; Pavarësia e Kosovës kërkon një çast të volitshëm

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 21 Gusht 2020/ Para 3 vitesh ka ndërruar jetë kryeministri i votuar në Kuvendin e zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë, Bajram Rexhepi, i cili më parë pas luftës ishte edhe kryetar i parë bashkie në Mitrovicë.

Në të njëjtën ditë e votim në Kuvend kur u zgjodh Ibrahim Rugova president i parë i Kosovës edhe i pas luftës, Bajram Rexhepi u zgjodh kryeministër në 4 mars 2002 pas zgjedhjeve të para nacionale në Kosovën e lirë që u mbajtën në 17 nëntor 2001. “Gjithçka në Kosovë është me përparësi”, theksonte ai në deklaratën e parë si kryeministër.

“Natyrisht, nuk duhet harruar kurrë se ne duhet t’i ndërtojmë institucionet tona demokratike dhe të krijojmë kushte të domosdoshme që statusi final i Kosovës në fund të jetë aq i lartë”, theksonte kryeministri Rexhepi duke u përgjigjur në pyetjet që të sapozgjedhurve që ua bëra si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, pasi fillimisht urova për zgjedhjen, në 4 mars 2002, pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua. “Presidenti Rugova dhe Kryeministri Rexhepi flasin për Rilindjen”, ishte paralajmërimi në ballinë. Gjatë viteve kisha intervista ekskluzive.

Në një nga intervistat ekskluzive  që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, e botuar në 13 shkurt 2003 me titullin “Pavarësia e Kosovës kërkon një çast të volitshëm”, kryeministri Rexhepi theksonte se Pavarësia, çështja më madhore për të ardhmën e Kosovës, kërkon “çastin më të volitshëm” dhe që subjektet kryesore politike të vendit ta vlerësojnë një gjë të tillë në mënyrë unanime, “në pajtim edhe me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe fuqitë e mëdha europiane”.

I pyetur se, “si e shihni perspektivën e serbëve dhe të komuniteteve të tjera në një Kosovë të pavarur”, ai përgjigjej: “Si perspektivën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ku të gjithë do të jenë të lirë, të sigurtë dhe të mbrojtur nga ligji”.

E, i pyetur “në veçanti, si i vlerësoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë”, kryeministri Rexhepi përgjigjej: “Nuk ka dyshim se raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raportet më të mira se me të gjitha vendet e tjera fqinje. Ky është edhe një realitet i natyrshëm. Shqipëria e ka ndihmuar gjithmonë Kosovën, por, ka dëshmuar gjithashtu se politika e saj e Jashtme është në përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare. Lidhja e Kosovës me Shqipërinë është në interes të zhvillimit ekonomik mbi të gjitha, sepse përmes Shqipërisë ne dalim drejtpërdrejt në kufi me vendet e Bashkimit Evropian, siç është Italia dhe Greqia. Do të thoja se ky është një privilegj i natyrshëm, i cili duhet shfytëzuar në maksimum”.

Bajram Rexhepi ka lindur në Mitrovicë në 3 qershor 1954. Ishte mjek-kirurg, gjatë luftës edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e në Kosovën e sapoçliruar edhe kryetar i Mitrovicës. Ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, në 21 gusht 2017.

PRESIDENTI THAÇI: BAJRAM REXHEPI, NJË FIGURË SHEMBULL E PATRIOTIZMIT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka shkruar:

#NjereztePaharrueshem

Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Bajram Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur.

Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut.

Ishte figurë unifikuese në momentet më të ndjeshme të politikës sonë të brendshme pas çlirimit, duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike si kryeministër i parë i Kosovës.

Bajram Rexhepi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e udhëhoqi shumë vite me radhë.

Angazhimin dhe përkushtimin për fuqizimin e shtetit të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk e ndali në asnjë moment.

Ishim së bashku, si në luftë, ashtu edhe në paqe!

Së bashku fituam shumë beteja, deri para tre vjetësh kur fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke u ndarë vetëm fizikisht prej nesh.

Kontributi, trashëgimia politike dhe patriotike që Bajram Rexhepi ka lënë për brezat e ardhshëm do të jetojë përgjithmonë!

Prehu në paqe, miku im i paharruar! HTH

Filed Under: Politike Tagged With: Bajram Rexhepi, Behlul Jashari, perkujtohet

KOEMAN E DO YLLIN LEO MESSI ME CDO CMIM, POR MESSI PLAS BOMBEN

August 21, 2020 by dgreca

-Leo Messi plas bomben:”Kam me shume deshire te largohem”-

Pergatiti Albano Kolonjari- Superstari argjentinas Leo Messi i tha tranjerit te ri te Barcelones Ronal Koeman se:”ai e sheh veten me shume te predispozuar per tu larguar, dhe se nuk kishte shume deshire per te qendruar ne Camp Nou”, beri te ditur radiostacioni katalanas RAC1. Leo Messi, nderpreu pushimet per t’u takuar me tranjerin Ronald Koeman, por nga ky takim te dyja palet kane qene te pakenaqura. Ne te njejten kohe, sipas RAC1, Messi pranoi se eshte i vetedijshem per veshtiresite me te cilat do te perballet ne rast  largimin nga klubi duke pasur parasysh qe ai eshte akoma nen kontrate me Barcelonen.  Barça nuk pranoi te komentoje takimin midis Koeman dhe Messit, duke thene publikisht se:”projekti i ri me tranjerin Koeman do te filloje nga numri 10″. Kjo bombe e fundit nga Messi vjen ne nje kohe qe Barcelona ende nuk e ka marre veten nga  humbja 8-2 me Bayern Munich ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve. Nje ndeshje qe u prefshi me kritika te renda nga tifozet, ish-lojtaret dhe ekspertet e politikes institucionale dhe sportive te klubit . I pari qe e pesoi ishte tranjeri Setién i cili u shkarkua.  Presidenti i klubit Bartomeu shpreson se projekt i ri sportiv me tranjer Ronald Koeman mund te fitoje tifozet dhe te riktheje Bracelonen tek triumfi.  Sidoqofte, behet e ditur se gjate prezantimit te tij Koeman kishte kerkuar qe te ulej me Messin dhe te zbulonte se çfare po mendonte Argjentinasi. Messi edhe pse eshte 33 vjeç, eshte nje nga futbollistet me te mire te planetin dhe tek Barcelona jane te deshperuar per te ruajtur sherbimet e tij. Vete Koeman tha se:”do te jem i kenaqur nese Messi do te qendronte dhe se kam deshironte te punoj me te”. Josep Maria Bartomeu, Presidenti i Barcelones u shpreh se:”une besoj se Messi do te respektoje kontraten qe ka me ne dhe qe perfundon ne fundin e sezonit te viteti 2021. Une nuk besoj qe ai do te levise nga Katalania perpara ketij sezoni”. Por vete Messi duket i pakenaqur . Hera e fundit qe ai ka fituar Ligen e Kamponeve me Barcelonen eshte pese vjet me pare ne 2015. Kete sezon humbja e titullit kampion ne La Liga, perfomanca e ekipit kane bere qe Messi tashme te shikoje dhe mendoje largimin nga Barça. Sulmuesi argjentinas ka qene shume i sinqerte duke treguar se sa i pakenaqur eshte ai lidhur me drejtimin e klubit dhe rezultate e ekipit.  Por ajo qe tashme eshte e sigurte ne tavolinen e superstarit jane tre oferta, Manchester, Inter dhe nje kthim prapa te Bracelona. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Koeman, Leo Mesii, perplasja

Kumti i dheut për lojën që i bëhet tjetërsimit të Arbdheut…

August 21, 2020 by dgreca

Nga Nue OROSHI-Shpeshherë kumtet e dheut kanë qenë lajme apo njoftime për situatat që kanë ndodhur në  popullin shqiptar.Kumtin e dheut shpeshherë e ka dhënë poeti gjatë vargjeve,shkrimtari gjatë shkrimit të romanit, e shqiptari përmes këngës majekrahut kur ja thoshte në shtatë e shtatëdhjetë.Kumti i dheut sidomos është dhënë edhe si alarm apo kushtrim kur është munduar që të bëhet tjetërsimi i Arbdheut nëpër periudha të ndryshme historike.Edhe sot kur kahjet dhe premisat e orjentimit politik shqiptar kanë marrë tatëpjetën dhe nuk dihet se kah do të shkojnë dhe kah do të orjentohën.Dhe këto orjentime politike mbrenda shqiptare i ngjajnë atij ujit të rrëmbyeshëm i cili gjatë ujitjes së frytit bimor ka dalur nga shtegu dhe ecë i shpërqendruar pa e ditur se çfarë orjentimi është duke marrë.Shpeshherë gjatë historsë tonë kur kemi pasur këso situata të mjegullta intelektualët të përkrahur nga idealistët atdhetarë e kanë dhënë kumtinë e dheut për shpëtimin e Arbdheut.Shumë e lehtë është që ky kumt i dheut të ipet kur ka të bëj më shpëtimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj pavarsisht se nga kanë ardhur.Ata shpeshherë janë kthyer me turp nga trojet shqiptare,por e keqja më e madhe qëndron në faktin se pushtuesit  gjetën dhe po gjejnë argatët e tyre që për interesa të përfitimeve materiale janë në gjendje të shesin çdo pjesë të atdheut. Edhe sot kur jemi afër një përplasje të re botërore nuk dihet saktë se cilën anë do marrin shqiptarët.A do të jenë në anën e shpëtimtarëve të kombit shqiptar apo do të lakojnë rrugën dhe do ti shëndrrojnë trojet Arberore në troje të përplasjeve të fuqive botërore pa e pritur fare as dhënien e kumtit të dheut që e shkruan poeti, as mesazhin e romanit që e shkruan shkrimtari, e as kushtrimin e intelektualëve të atdheut për ta shpëtuar vendin e Arbër dheut.E derisa e shkruaj këtë shkrim më bie ndërmend edhe tjetërsimi i Arberdheut.A thua sa shqiptar e ndiejnë vetën Arbëror në këtë kohë të tjetërsimit historik që po tjetërsohemi para syve tanë.Kush është duke e trazuar rrugën e shkapërderdhjës kombëtare vëtem për të fituar një koc më shumë për ta hedhur tërë orjentimin e shqiptarëve në humnerë e në lumë.E meqenëse kemi mungesë të organizimit kolektiv prapë atëherë duhet të dalin  edhe iniciativa individuale që ti mbrojmë vlerat kombëtare.Këtu dëshiroj të potencoj dy vlera individuale të cilatë duhet të sherbejn si modelë për veprim të përbashkët shoqëror në trojet shqiptare.Njëra është vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Skenderaj.Prapë Drenica nuk dëshiron të dorzohet por një djalë i Prekajve nga Prekazi kishte sjellur këtë monument të Prijesit të Arbrëisë.Vërtetë ishin të pakoordinuar por edhe një veprimtarë nga Llapi në majet e bjeshkëve të Llapit kishte sjellë katër metra të gjatë shpatën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.I ceka këto dy raste individuale për të bërëë me dije opinionin gjithëshqiptar se  Arbëroret nuk do të tjetërsohen, por do të qëndrojnë fortë karrshi  tregtarëve të flamujve që shiten e blehën sa herë t´iu afrohet një fotele, apo sa herë ta kenë një përfitim personal, duke harruar faktin se tjetërsimi i Arbërisë do t´iu kthehët bumerangë këtyre plangprishësve të shqiptarisë.E sot kumti i dheut per lojën që i bëhet tjetërsimit të atdheut duhet të na mbaj fortë të lidhur për njëri-tjetrin për të mos u shkapërderdhur si ato grimcat të cilat pas çdo shpërthimi shkojnë aq larg sa që është e vështirë ti bësh bashkë dhe ti orjentosh në drejtiminë e duhur.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kumti i dheut, Nue Oroshi

Demiraj takon kongresmenin republikan Lee Zeldin…

August 21, 2020 by dgreca

-Ish Ministri i Brendshem demokrat, Kolonel Demiraj e informoi Kongresistin Republikan për situatën në Shqipëri-

Ne takimet e New Yorkut se bashku me nenkryetarin e Vatres z. Alfons Grishaj dhe kryetarin e deges se Vatres ne Michigan z. Mondi Rakaj, udhetoi nga Michigani edhe Kolonel Dritan Demiraj, Ish Minister I Brendshem i Shqiperise.

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përmes një komunikimi ka bërë të ditur takimet e rëndësishme që zhvilloi në Nju Jork.

Të nderuar miq!

Ne daten 17-18 Gusht 2020 se bashku me nenkryetarin e Federates Pan Shqiptare te Amerikes “Vatra”, Pishtarin e Demokracise z. Alfons Grishaj dhe kryetarin e Vatres dega Michigan z. Mondi Rakaj morem pjese ne takimin e organizuar me rastin e vizites se Ministres se Jashtme te Kosoves Znj. Meliza Haradinaj dhe ambasadores Citaku.

Gjate bashkebisedimit me MPJ znj. Haradinaj diskutuam gjeresisht per rritjen e bashkepunimit ne te ardhmen midis dy Ministrive te Mbrojtjes dhe njekohesisht i propozova reformat dhe kurset me te mira te veprimit per nje bashkepunim me te madh midis tyre, ne menyre qe edhe Kosova te behet sa me shpejte pjese e aleances se NATOs.

Padyshim qe rritja e bashkepunimit, investimi i duhur ne rritjen e kapaciteteve operacionale, rritja ndjeshem e buxhetit per mbrojtjen ne te ardhmen dhe angazhimi i forcave te armatosura te Kosoves ne misionet nderkombetare ne bashkepunim me njesite e Forcave te Armatosura te Shqiperise do te rrisin sigurine ne rajon dhe kontributet ne luften globale kunder terrorizmit nderkombetar.

Mendoj se ka ardhur koha per qasje mê gjitheperfshirese e çdo reforme ne mbrojtje duhet bere ne bashkepunim me forcat e armatosura te Republikes se Kosoves dhe ne bashkepunim te ngushte midis dy qeverive. Sigurisht qe kjo nuk ka asnje mundesi qe te realizohet me qeverine ne ikje te Edi Rames, por padyshim qe ky bashkepunim do te jete shume intensiv me qeverine e re demokratike nen drejtimin e Kryeministrit Basha.

Te nesermen me daten 18 gusht në Manhattan, New York u organizua veprimtaria fonmbledhëse për kongresmenin republikan Lee Zeldin, nje nga miqte e mire te Shqiptareve.

Se bashku me ne ishin edhe miqte dhe drejtuesit e Vatres, Presidenti i Nderit i Vatrës Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Mark Mrnaçaj, Dalip Greca (Editori i Diellit), Asllan Bushati, Zef Bala, Dritan Mishto, etj.

Gjate bashkebisedimit me kongresmenin Lee Zeldin diskutova ne lidhje me situaten e re de ekonomike, politike, sociale dhe te sigurise qe ka sjelle drejtimi i korruptuar i qeverise Rama ne Shqiperi.

Ne kete kontekst i bera nje permbledhje te hollesishme per situaten politike ne Shqiperi dhe rrezikut potencial te perdorimit perseri te parave te droges gjate zgjedhjeve te ardhshme vitin tjeter dhe angazhimit te strukturave kriminale per vjedhjen e zgjedhjeve si ne vitin 2016 ne Diber dhe ne vitin 2017 gjate zgjedhjeve te pergjithshme.

Gjithashtu i tregova kongresmenit Zeldin edhe per sasine e madhe te mbjedhjes se droges ne Shqiperi, e cila padyshim qe nuk ndodh pa dijenine e Kryeministrit, drejtuesve te Ministrise se Brendshme dhe te Policise se Shtetit, si nje fenomen “Rilindas” gjithmone perpara zgjedhjeve parlamentare.

Gjate bashkebisedimit e falenderova kongresmenin Zeldin, si një mik i shkëlqyer i shqiptarëve, i dalluar për mbështetjen ndaj komunitetit shqiptar, veçanërisht duke dhënë kontributit të jashtzakonshëm për zgjidhjrn e ceshtjes se vrasjes se vëllezërve Bytyqi nga kriminelet me uniforme qe mbrohen nga ish ministri i kasapit te Ballkanit Miloshevici.

Në fjalën e tij kongresmeni Zeldin ka falenderuar pjesmarrësit për mbështetjen e dhënë dhe theksoi se do te jete vazhdimisht ne mbeshtetje te problemeve dhe shqetesimeve te komunitetit Shqiptar.

Më pas kongresmeni Lee Zeldin iu pergjigj pyetjes se z. Mondi Rakaj, kryetar i degës së Vatrës në Michigan, i cili ngriti ne menyre te veçante problemin e qeverisë socialiste të Shqipërisë dhe kryeministrit të saj që me politikat jo demokratike, ka shkatërruar demokracinë, ka pushtuar ekzekutivin dhe legjislativin, duke përqëndruar të gjithë pushtetet në dorën e tij, ka sjellë krizë ekonomike, ka varfëruar qytetarët, ka rritur krimin, ka nxitur trafikun dhe po zbraz vendin prej qytetarëve të saj.

Z. Rakaj i kujtoi kongresmenit edhe kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj Presidentit të Amerikës Donald Trump më 2016. Ai e pyeti kongresmenin nëse diktatorë të tillë antidemokratë, abuzues të pushtetit do të kenë përkrahjen e Amerikës?

Natyrisht që përgjigja e kongresmenit ishte diplomatike, duke analizuar diktatorët në Korenë e Veriut, Bjellorusi, Kinë, Rusi etj…por nga ana tjeter duke dhene edhe mesazhin se koha e diktatoreve ne vendet demokratike ka ikur nje here dhe pergjithmone.

D.D. New York.

*Publikoi :FAKTOR

Filed Under: Emigracion Tagged With: Informon Kongresistin Lee Zeldin, Kolonel Dritan demiraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 418
  • 419
  • 420
  • 421
  • 422
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT