• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazetari Ilir Ikonomi u nderua me çmim nga Unioni i Gazetareve

December 20, 2014 by dgreca

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot disa tituj dhe çmime vjetore për kolegët më të spikatur të bashkësisë së shtypit. Shumica e tyre u vlerësuan raportuan mbi vështirësitë ekonomike të vendit. Gazetarë nga televizioni Top Channel, nga televizioni Scan, televizioni News 24 morën çmime për shkrime dhe projekte të ndryshme gazetareske. Unioni nderoi me çmime edhe kolegë gazetarë nga Kosova dhe Maqedonia.
Midis kolegëve të Tiranës çmimi i Karrierës iu dha këtë vit gazetarit të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, Ilir Ikonomi, për rezultatet profesionale në punën këmbëngulëse shumë-vjeçare si reporter dhe si autor librash me rëndësi për shoqërinë dhe kulturën e vendit. Në shenjë respekti për të dhe për redaksinë e “Zërit të Amerikës”, titullin e karrierës atij ia dorëzoi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Zoti Ikonomi ia kushtoi këtë titull kolegëve të redaksisë shqipe në Uashington. Në mesin e urimeve, gjatë fjalës ai tërhoqi vëmendjen mbi vështirësitë që përball sot shtypi shqiptar, si presionet politike dhe autocensura.
Në takimin e Unionit të Gazetarëve morën pjesë shumë gazetarë dhe drejtues redaksish, të cilët folën me shqetësim për gjendjen aktuale të shtypit. Ata theksuan se vështirësitë financiare janë të mëdha dhe kjo e cënon profesionalizmin e tyre. Redaktori i Tv Scan, Urim Bajrami, thotë se shtypi shqiptar ka një mori problemesh që nga ato politike, ekonomike dhe strukturore, dhe ndërkohë që shkruan për gjithë vendin, nuk trajton as problemet e veta, “nuk ndreq as çatinë e vet”.
Një tjetër gazetar i njohur i Tv News 24, Artan Hoxha, thotë se gazetarët në Shqipëri mbeten disa muaj pa ato pagat e tyre minimale, dhe pas kësaj nuk ka se çfarë cilësie dhe profesionalizmi të kërkohet. Sipas tij, në radhët e medias mbizotëron autocensura, që lidhet me diktatin e pronarëve dhe ndërhyrjet e partive politike.
Profesori i Universitetit të Tiranës, Mark Marku, thotë se transparenca dhe profesionalizmi duhen kërkuar te shtypi edhe si standard demokracie. Ai theksoi se një pengesë e madhe është ndërhyrja e konsiderueshme e politikës mbi mediat dhe e pronarëve të tyre me interesa shumëfishe.
Shtypi i shkruar shpërndahet në pak kopje dhe është në kufijtë e mbijetesës dhe ka shumë më tepër faqe se sa gazetarë. Sa më shumë bien financimet aq më shumë shkurtohen gazetarët. Numri i madh i gazetave dhe i televizioneve nuk shkon në raport të drejtë me mosbesimin që ka publiku tek ato, sepse në to mungon dukshëm profesionalizmi dhe përgjegjësia qytetare.(Ilirian Agolli)

Filed Under: Kulture Tagged With: Ilir Ikonomi, me cmim, nderohet

Komuniteti Shqiptar i dha Lamtumiren e fundit te ndjerit Agim Hysen Mulosmanaj

December 20, 2014 by dgreca

Ka ndërruar jetë Agim Mulosmanaj,i biri i Hysen dhe Sheqere Mulosmanaj, nipi i vatranit të vjetër veprimtarit të komunitetit shqiptar në Neë York, zotit Musli Mulosmanaj. Komuniteti shqiptar i ka shprehur ngushëllimet familjes Mulosmanaj gjatë ditës së Shtunë, 20 Dhjetor nga ora 2 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore- • F Ruggiero & Sons Funeral Home, që ndodhet në adresën: 732 Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704.
Ceremonai e varrimit do të nisë në F Ruggiero & son funeral home, të Dielën me 21 Dhjetor, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, për të përfunduar në varrezat në Kensico Cemetery
, New York, që ndodhen në adresën:
273 Lakeview Avenue
Valhalla, NY
(914) 949-0347
***
Varrimi i te ndjerit u be te Dielen me 21 Dhjetor, pas ceremonive fetare qe u zhvilluan në Shtëpinë Mortore- • F Ruggiero & Sons Funeral Home,Yonkers. Ka qene nje pjesmarrje e madhe e komunitetit shqiptar ne kete ikje te parakohshme te Agim Mulosmanaj. Ne varrim ishin dhe personalitete te njohura te komunitetit shqiptar si: Z. Elez Biberaj me zonjen,biznesmenet e veprimtaret e njohur Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, kryetari i Vatres, dr. Gjon Bucaj, zv, kryetari Agim Rexhaj, dhe shume vatrane te tjere, anetare te Keshillit te Vatres dhe shume te tjere. Ceremonine fetare e udhehoqi Elez Osmani. Fjalen e percjelljes e mbajti kryetari i Vatres, Gjon Bucaj. Me pas u shtrua nje dreke epr shpirtine te ndjerit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: AGIM MULOSMANAJ, KA NDWRRUAR JETW

Të hapen Dosjet ! Por, jo nga “Marifetçinjët” dhe “Ogiçët”!

December 20, 2014 by dgreca

«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» ka thënë në librin e tij ” A nation of sheep will beget a government of wolves” një gazetar amerikan Edward R. Morrow ( 1908-1965)/
Nga Beqir SINA-New York/
BENSONHURST BROOKLYN NY : Në Shqipëri, loja me dosjet, po vazhdon! Tani “topin në lojë” e ka marr kryeministri Edi Rama – me Ministrin e tij të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, të cilët, po “luajn” tani me variantin “me hapjen e dosjeve, sipas “Modelit Gjerman”- I cili, ashtu si e kan përgatitur dyshja Rama – Veliaj, duket se nuk është gjë tjetër – përveçse një tjetër “kurth” i mirë-përgaditur, dhe ngritur nga kryeministri dhe këshilltarët e tij – për t’a bërë këtë hapje dosjesh – vetëm sipas “qejfit” dhe interesave të atyre që do të prekeshin nga hapaj e Dosjeve dhe Ligji i Lustracionit. Për, vetë faktin se si kryeministri kësaj radhe e ka shfrytëzuar këtë – Ministër, dështak, edhe në aspektin propogandistik – përkundër faktit që de jure institucionet e tij – të vishen me petkun e demokracisë.
Kështuqë, Ministri Erion Veliaj – bëri gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar dhe që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion- ka deklaruar deputetja Melisa Doda duke shtuar se “Përtej faktit që kjo është një procedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në Qeveri, për të njëjtën çështje”, ka thënë Doda.
Mirëpo : “A thua vallë se nuk ka Shqipëria, dikë tjetër që të “rrekej” me këtë ligj – dhe ta zgjasë edhe më shumë këtë çështje, që sa her afrohen votimet “hapet e mbyllet” duke luajtur me këtë shtresë.
Kryeministri i Shqipërisë, i cili është një”marifetçi”, e di se kë zgjedh dhe përse e zgjedh !- Teksa ka zgjedhur edhe kësaj radhe , atë që e shfrytëzon sa her që i nevojitet – si “modelin e “propogandës mediatike” që përdoret prej tij dhe “tërhiqet nga veshi” – Ose e thënë pak më më popullorçe “ogiçin” e tij – Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili – shihet në televizor dhe gazeta më shumë se çdo ministër tjetër – ndoshta për ironi të faktit edhe më shumë se edhe vet Kryeministri Edi Rama- pa llogaritur këtu presidentin e Republikës zotin Bujar Nishani.
Në Shqipëri – hapja e Dosjeve dhe Ligji i Lustracionit, duket se është kthyer më shumë në një aksion propagandistik dhe një alibi qeveritare më shumë se sa një motivim i sinqertë për pastrimin e shoqërisë nga ish-funksionarët komunistë dhe njerëzit e komprometuar me krimet e diktaturës. Paradoksialisht, hapja e Dosjeve dhe ligji i Lustracionit, gjithmonë në se aprovohet – nuk po bën gjë tjetër, përveçse po arrin të mbrojë ish-at të nomenklaturës; ish-ministrat, ish prokurorët dhe gjykatësit, dhe ish – sekretarët të parë të partisë, në rrethe, dhe spiunët, që morën në qafë dhe ua shkatërruan jetën jo pak por mijëra shqiptarëve, duke i pushkatuar ata edhe pa gjyqe, rrasur nëpër burgje të tmershme, e degdisur nëpër kampe interrnimi.
Dhe, tani për të penalizuar simbas tyre në Shqipëri, dhe për t’ua hapur dosjet ashtu si po propogandohet, kan mbetur vetëm “ish të presekutuarit”!, Sepse, vetëm “atyre u kan mbetur dosjet”, kështu po thonë “marfetçinjët” ato i kan djegur ose shkatërruar dosjet e “peshqeve të mëdhenjë” . Ish kryespiuni i Shqipërisë, Fatos Klosi, thotë me “paturpësi” se pjesa më e madhe e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, janë djegur ose shkatërruar. Dhe, shton ; “Dosjet le të hapen, thotë ish-kryespiuni i Shqipërisë Fatos Klosi, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar”. Atëhere , çfarë ka mbetur simbas tij ? dhe kujt i kan mbetur dosjet……?

Kush i shkatërrojë dhe a e di Klosi,dhe se kush kishte dosje pse nuk e thotë..!

Propaganda e madhe, që po bëhet me hapjen e Dosjeve – duket se është – “një nga llogaritë e bërë gabim”, kjo simbas meje – sidmos, kur ata që po “garjonë’ të bëjnë atë – po mundohen të shfrytëzojnë këtë lloj propogande të “ndyrë” se ne jemi ndryshe. Me shumë propogandë, Qeveria dhe Erjon Veliaj hedh “andej e këndej”, tani ” variantet propogandistike”, të hapjes së Dosjeve – gjoja simbas “Modelit Gjerman”, por që për nga varianti nuk janë gjë tjetër përveçse “është “modeli i parapërgatitur” nga vetë Edi Rama , Erjon Veliaj dhe ata që janë vet me dosje.
Sepse, dihet në se ato janë të besueshme, janë vetëm në qoftëse :”në hapjen e Dosjeve, duhej që të fillohej nga de-komunizimi dhe faktorizimi i atyre, që e përjetuan mbi kurrizin e tyre diktaturën dhe jo defaktorizimi i tyre – siç po bën kjo qeveri qysh se erdhi në pushtet”. Me të ardhur kjo qeveri një vit më parë edhe ata pak të presekutuar, që kishin ndonjë punë – në shtet, polici apo në drejtësi e ndonjë institucion tjetër më të ulët, u bë qe një vit që janë pushuar dhe u larguan nga puan- U “flakën” në rrugë – më keq se në kohën e presekutimit të tyre.
Dhe kjo, erdhi ngaqë “De fakto” Shqipëria, sot po udhëhiqet nga një kastë – “fëmijësh”, që vijnë jo nga brezi i dytë, apo i tretë – por nga bijët e bijat e Bllokut, Nga ata vetë të cilët u lindën dhe u rritën – pra morën edhe edukatën e tyre familjare, të ish Byroistëve dhe ish- anëtarve të KQPPSH – ish- krypolicëve, ish kryegjyqëtarve dhe kryehetusve. Dhe të mos harrojmë se në Partinë Socialiste, sot; ka ende në krye të saj edhe mbetje të shumta ‘komuniste’ dhe “filo-komuniste”, nga ata që janë vetë me Dosje, spiunuan dhe ndoqën nga pas çdo lëvizje të të presekutuarve, duke ua bërë gjithë jetën ferr.
Lidhur me atë çështjen e hapjes së dosjeve, deputetja e respektuar demokrate, Melsia Doda, e ka shkoqitur më së mir këtë fakt, kur ajo tha se :”Ministri Erion Veliaj – bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar – dhe bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Përtej faktit që kjo është një procedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në Qeveri, për të njëjtën çështje”, shkruan Doda. Dhe, kështu Qeveria Rama – ka nisur garën për hapjen e dosjeve! Kur në pyetje vjen se “pse është zgjedhur pikërisht Erion Veliaj” -. A s’ka Shqipëria, njeri tjetër të ndërmerr nisma të tilla, më të besueshme dhe përse pasi tashmë në Kuvend – është dorëzuar një projektligj që pret të shqyrtohet – nuk merret në shqyrtim!
“Së pari, thuhet se në zyrat e Kuvendit, ka një draft të depozituar për ligjin e lustracionit. Një ligj që është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj dhe që ka një përfshirje më të gjerë se ajo që ka hedhur në media varianti Edi Rama – Erjon Veliaj. Ndërkohë, që nuk ka ndodhur kurrë gjatë kësaj kohe, që për sa kohë është një draft në Kuvend, ekzekutivi të marrë konsultime nga qytetarët ose nga shoqatat. Ligji është atje, dhe pret të miratohet dhe më pas nisjen e procesit të lustracionit”, ka deklaruar deputetja Doda.
Së fundi, mendoj se të presekutuarit besojnë se hapja e dosjeve dhe miratimi i legjislacionit të lustrimit në Shqipëri, është e realizueshme – vetëm nese do të ketë edhe angazhimet ndërkombëtare dhe kornizën kushtetuese të Shqipërisë, për parandaluar atë. Dhe, se Akti i Lustrimit duhet të plotësojë kërkesat themelore të tij, duke përfshirë garancitë, domethënë procedurale dhe pajtueshmërisë me superiore në legjislacion dhe zbatimin e tij.

Edhe, nëse happen dosjet dhe miratohet Ligji i Lustracionit !- Jo nga “Marifetçinjët” dhe “Ogiçët”!
Sepse, në Shqipëri, çdo zvarritje “rrekje” pas saj – apo zgjatje e periudhës së hapjes së dosjeve dhe të zbatueshmërisë së legjislacionit të lustrimit, është gjithashtu një problem – Mëpastaj, madje besojë se në kushtet specifike të Shqipërisë, afati kohor për zbatueshmërinë e saj – mund të shkaktojë dhe “vështirësi mbi vështirësi” të tjera, që do të nxjerrin egzekutuesit e tyre, të larë, deri në mbulimin e krimit.
Shqipëria – sot më shumë se çdo vend tjetër – ka nevojë për hapjen e Dosjeve dhe një Akt të Lustrimit, të pastër dhe të ndershëm – por, jo për një garë propogandistike. Hapja e dosjeve dhe miratimi i Ligjit të Lustracionit është në interes të fortë – për çdo qeveri dhe parti e majtë apo e djathtë- qofshin ato që jan në qeveri si edhe ato në opozitë. Shqipëria – sot ka nevojë për hapjen e dosjeve më shumë se çdo vend tjetër, sepse dihet që ajo kaloi një nga diktaturat më të egra në Europë. Asaj i duhet një Legjislacion Lustracioni që do të rritë besueshmërinë, edhe në legjislacionin e Shqipërisë. Një ligj i konceptuar drjetë dho “jo sëmurë” dhe me “plagë” që mund të dëmtojnë edhe më shumë atë “hapjen e Dosjeve për të bër një Akt të pastër të Lustrimit” – Ai që i duhet sot Shqipërisë!
Për më tepër, është për të vënë në vend një të drejtë me anë të një legjislacioni që garanton zbatushmërinë dhe është në përputhshmërinë me sigurinë bazë me standardet e organizatave ndërkombëtare si NATO, e cila mund ta marrë këtë si serioze edhe në Shqipëri, ashtu si ka ndodhur edhe në vendet e tejra si në Poloni, Hungari, Gjermani, Rumani, Bullgari, Lituani e tjerë.
Kurse, për këto dhe të tjera arsye, është më se e nevojshme, që Shqipëria, sot jo vetëm të hapi Dosjet ose të miratojë një Legjislacion të ndershëm i Lustracionit, si një alternativë, që të përfshijë edhe ata që u presekutuan dhe ua shkatëruan jetën – vetëm për bindjet e tyre politike .
Me këtë rast në fund mund t’ju kujtojë edhe një thënje : «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» ka thënë në librin e tij ” A nation of sheep will beget a government of wolves” një gazetar amerikan Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) .

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, opinion, te hapen dosjet

Kombi ka nevojë për atdhedashuri!

December 20, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, por të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.
“Abdullah Klinaku i Partisë së Drejtësisë ka paralajmëruar realizimin e agjendave fetare në Qeverinë Mustafa. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se PD përmes Ministrisë së Mjedisit do t’ua lehtësoj jetën qytetarëve të Kosovës, e veçanërisht muslimanëve.”(Blic)
Ç’janë Tyrqitë? – Një komp i egërë t’ardhmë nga shkretëtirat e Asisë së veriut me nga një hostennë dorë… Na ç’kemi me ta? Amos erthmë me ta?
Jo kurrë! Na s’jemi as Turqias të ardhurë nga shkretëtirat e Asisë. Na jemi m’i vjetri komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’t’Evropësë më tepër se çdo komp.
Sami Frashëri, 1899 (1999: 71-2)
“Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon, s`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qamë foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.(F.K)”
(- Shfuziqimin e vendimit të Ministrit paraprak për rrënimin e Kullës së Jetimëve në Prevallë, sepse ka qenë një vendim tendencioz dhe aspak ligjor.
-. Rishikimin e planeve urbanistike dhe rregullative të qyteteve, të cilët nuk kanë planifikuar edhe vendet për xhamitë, kur besimtarët kryjen namazin.
– Eliminimin e pengesave për ndëtimin e xhamive, sikur se që janë dy xhami në Prishtinë (Veternik dhe Matiçan) plani i Partisë së Drejtësisë )
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…(s`kishte shtet të Kosovës atëherë)
“Mirëpo mendova thellë se si pushtetarët në bashkim të ngushtë me krerët fetarë kanë bërë cmos për të asimiluar shqiptarët edhe fenë e tyre tradicionale. Osmanët kanë favorizuar ata që pranonin fenë myslimane, kanë vështirësuar jetën e të krishterëve me taksa të rënda dhe pengesa të tjera. Dhe në rastin konkret në Maqedoni, afër kohës së sotme, nuk tolerohej të jesh shqiptar ortodoks… Si në Greqi ku “nuk ka ekzistuar” një pakicë shqiptare – të gjithë grekër dhe pikë – Jugosllavia dhe sheti i pavarur i Maqedonisë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të rrënjosur në trurin e njerëzve: “Ju flisni shqip (fatkeqësisht) por ju jeni maqedonas.” Dhe shqiptarët ortodoks të cilët pranuan të bëhen “maqedonas” merrnin përfitime ekonomike dhe shoqërore.(Ullmar Quick)”
Pse jemi aq të lehtë, që të rekrutohemi? Për kë? Kush po na rekruton? Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s`ka formulim tjetër përveç atij që feja s`mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale
Ndezni dritat e civilizuara te ditëve të civilizuara për popullin e civilizuar !
Jam Europë, këndonte dikur një këngë dhe sa e kishim për zemër.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Kombi ka nevojë, për atdhedashuri!

SHKRIMTARI NAUM PRIFTI MUND TË DALË NGA SPITALI PËR KËRSHËNDELLA

December 20, 2014 by dgreca

Shkrimtari i njohur shqiptar dhe ish sekretari i VATRËS, Naum Prifti ndodhet i shtruar në Mount Sinai Hospital, Queens New York/
Prej dhjetë ditësh shkrimtari i njohur shqiptar Naum Prifti, ish sekretar i Vatrës për më shumë se një dekadë, ndodhet i shtruar në një nga spitalet më të mira të Nju Jorkut, Mount Sinai- Queens. Njoftimin ia përcollën editorit të Diellit, miqtë e shkrimtarit Kristaq Dhamo, Illo Foto, Kristaq Papa dhe dr. Skënder Murtezani.
Shkrimtari kaloi caste të vështira pas një humbje kontrolli, por mjekimi intensiv po ia përmirëson gjendjen dhe sipas burimeve familjare, ai mund të dalë nga spitali me rastin e Kërshëndellave.Le të lutemi dhe të shpresojmë!
Shkrimtari po mjekohet në mënyrë intensive dhe duket se shëndeti është në përmirësim e sipër. Ai ndodhet i shtruar në dhomën nr. 604. Është vështirë për t’u lidhur me telefon,por gjithësesi numri i telefonit nga mund të kërkohen të dhëna për shëndetin e tij, është 718-939-7500.
Deri para pak kohesh se të shtrohej në spital shkrimtari gëzonte shëndet të mirë, takohej rregullisht me miqtë në kafe “Milan” në Queens. Madje ai ishte aktiv edhe në veprimtaritë që organizoheshin në komunitet. Dy pjesmarrjet e tij aktive në veprimtaritë në komunitet ishte pjesmarrja në takimin përkujtimor me rastin e 65 vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit, organizuar me 3 tetor 2014 nga dega e Vatrës në Queens, ku mbajti kumtesën e duartrokitur”MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTAR”, si dhe mori opjesë aktive në veprimtarinë e organizuar nga Revista Kuvendi dhe dega e Vatrës në Michigan”DITET E LETERSISE NE MICHIGAN”.
Kontributi i shkrimtarit Naum Prifti në veprimtaritë e komunitetit ka qenë me shumë vlerë.
Vatra dhe Dielli i urojnë shërim të plotë dhe kthim të shpejtë në familje shkrimtarit tonë të dashur.
(dg)

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, mund te dale, Naum Prifti, nga spitali, per Kershendella

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4213
  • 4214
  • 4215
  • 4216
  • 4217
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT